Ēka mendon pėr Odėn e Llapit, kėtu mund tė votosh
| Fillim | kėrko Odėn | Antarėt | Chat | | http://oda.llapi.com/ | faqja kryesore

» Mirė se vjen Musafir [ Ēasje | Regjistrim ]


Roman - pjesa pare
Fillim
- Kulturė dhe Letėrsi



  shkruaj pėrgjigje | mbrapa te Oda
Shkruar prej shkrimi
imi


Roman - pjesa pare, 22.Jun.2003 19:24




Betty Mahmoody
William Hoffer


Jo pa bijėn time


Pėrktheu Rrahim Rastelica

Lekturoi Shaip Beqiri


Autorja e kėtij romani ishte ndaluar me dhunė nė Teheran nga bashkėshorti i saj iranas, i cili atė e lejonte tė largohej, por vetėm pa tė bijėn...



1

Nė ulėsen e saj pranė dritares, nė bordin e avionit tė British Airways, bija ime e vogėl vazhdonte tė pėrgjumej edhe mė tej. Kaēurrelat e saj ngjyrė kafe nė tė kuqėrremtė, tė cilėt nuk i kishte prerė kurrė, ia mbėrthenin fytyrėn dhe ashtu lirshėm i binin poshtė deri mbi supe.
Shkruajmė pėr 3 gushtin e vitit 1984.
Fėmija im i dashur, loēka e nėnės sė vet, vėrehej se ishte kėputur nga ky fluturim shumė i gjatė. Fluturimin nga Detroiti e kishim filluar tė mėrkurėn nė mėngjes dhe tani, derisa po i afroheshim fundit tė udhėtimit tonė, dielli kishte filluar tė ngrihej lart dhe sa po e ndriēonte ditėn e premte.
Burri im Moody ngriti shikimin e tij nga faqet e librit qė mbante nė prehėr. Ngriti edhe syzet mbi ballė, i cili kaherė kishte filluar t’i bėhej gjithnjė mė i lartė. „Do tė ishte mirė qė tani tė fillosh dhe tė bėhesh gati“, tha ai.
Unė hoqa ngadalė rripin e sigurisė, pastaj mora ēantėn time tė dorės dhe korridorit tė ngushtė u nisa drejtė toaletit, nė pjesėn e prapme tė avionit. Personeli shėrbyes tashmė gjendej atypari dhe bėhej gati pėr aterim, duke mbledhur mbeturinat e ushqimit tek pasagjerėt.
Ky ėshtė njė gabim i madh, thosha unė me vete. Vallė, sikur tė mund tė zbrisja tani nga ky avion! Pas vetes mbylla derėn e toaletit dhe nė pasqyrė vėrejta fytyrėn time, tė njė gruaje shumė afėr panikut. Sapo kisha mbushur tė tridhjetenėntat, moshė kur njė grua si unė tashmė do tė duhej ta kishte kapur jetėn. Po unė si kisha mundur tė lejoja tė humbja kontrollin, pyetja tani?
Fillova tė ndreqja grimin nė fytyrėn time qė tė dukesha sa mė e rregullt, duke dashur njėkohėsisht tė largoja mendjen nga vetja. Nuk mė pėlqente fare qė ndodhesha kėtu, mirėpo pasiqė isha s`mė mbetej tjetėr pėrveē qė nga gjithė kjo mė duhej tė bėja gjėnė mė tė mirė tė mundshme. Mbase kėto dy javė do tė kalonin shpejt dhe kur tė ktheheshim sėrish nė Detroit, Mahtabi do tė fillonte me mėsimet e saj parashkollore nė shkollėn Montesari nė periferi tė qytetit, kurse Moody do tė thellohej pėrsėri nė punėn e tij. Pastaj do ta merrnim nėn pėrkujdesje edhe ndėrtimin e shtėpisė sonė tė ėndrrave. Pra, mė duhej tė pėrballoja kėtu vetėm kėto dy javė, e bindja unė veten.
Nė ēantėn time kėrkova getet e mia tė trasha tė zeza, tė cilat i kisha blerė sipas kėshillės sė Moodyt. I vesha ato dhe rregullova fundin e kostumit tim konservativ me ngjyrė tė gjelbėr tė mbyllur, duke e drejtuar me tė lėmuara. Shikova edhe njė herė figurėn time nė pasqyrė dhe s“desha t’i pėrshkoja me brushė flokėt e mi ngjyrė kafe. Pėrse mė duhej vallė mua tani ky mundim? - pyetja. Rreth kokės lidha shaminė time tė gjelbėr dhe tė trashė, tė cilėn, siē thoshte Moody, do tė mė duhej ta bartja gjithmonė derisa do tė jemi larg shtėpisė, sa me kėto nyja tė lidhura nėn fyt vetja mė dukej si ndonjė grua e moshuar fshati.
Shikova syzet e mia me kujdes dhe vėrejta se shumė mė tėrheqėse dukesha pa to. Megjithatė, mė brente edhe fakti se ēfarė pėrshtypjeje duhej tė lija tek familja e Moodyt, pastaj se sa kisha dėshirė qė tė njihja kėtė vend tė stėrmbushur me halle. Sapo vėrejta se ajo shami tashmė po ma shėmtonte pamjen, nė ēast vura sėrish syzet e mia.
Pastaj u ktheva prapė nė vendin tim.
„Mė duket mė mirė nėse i fshehim me kujdes pasaportat tona amerikane“, tha Moody. „Nėse na i gjejnė kėta, me siguri do tė na i marrin.“
„Por, ēfarė duhet bėrė atėherė?“ e pyeta unė.
Moody filloi tė hezitonte. „Si amerikane qė je, ata me siguri do tė kontrollojnė ēantėn tėnde“, tha ai. „M’i jap mua pasaportat. Jam i sigurt se mua as qė do tė mė kushtojnė ndonjė vėmendje.“
Me gjasė ishte kėshtu, pasiqė burri im i takonte njė familje mjaft tė njohur nė vendin e tij, fakt qė vėrehej edhe nga emri i tij. Ēdo emėr persian nė vete bart njė kuptim tė veēantė dhe ēdo iranas vetėm nga emri i vet i plotė – Sayyed Bozorg Mahmoody – mund tė mėsojė shumė gjėra. „Sayyed“ do tė thotė njė titull religjioz, pėrmes tė cilit mund tė mėsohej prejardhja e drejtpėrdrejtė nga profeti Muhamed prej tė dy anėve tė familjes. Kėshtu pra, Moody kishte njė prejardhje gjenealogjike mjaft tė ngatėrruar, por tė mbėshtetur mirė, tė shkruar nė gjuhėn e tyre Farsi. Prindėrit i kishin dhuruar atij emrin „Bozorg“, me shpresė se ai do tė arrinte ta arsyetonte gjithė madhėshtinė, nderin dhe dinjitetin qė parathoshte ky emėr. Nė tė vėrtetė emri i familjes sė tij ishte Hakim, mirėpo Moody kishte lindur nė njė kohė kur shahu kishte lėshuar njė dekret me tė cilin ndaloheshin tė gjithė emrat islamikė siē ishte i tiji, prandaj i ati i Moodyt ishte shtrėnguar qė ta ndryshonte emrin nė Mahmoody, i cili mė shumė se islamik tingėllonte si njė emėr persik. Ai rrjedh nga emri Mahmud, qė do tė thotė: „i lavdishėm, i bekuar“.
Pėr tė shkėlqyer sa mė shumė emri i tij, tani vihej nė dukje edhe prestigji i tij i kualifikimit. Sado qė bashkatdhtarėt e Moodyt nė mėnyrė zyrtare i urrenin amerikanėt, megjithatė tek tė gjithė ata sistemi amerikan i shkollimit edhe mė tej kishte mbetur mė se i admiruar dhe me siguri Moody nė vendin e tij do tė trajtohej si njė njeri i elitės mė tė privilegjuar.
Zura tė gėrmoja nėpėr ēantėn time dhe sapo i gjeta pasaportat, ia dhashė Moodyt. Ai i futi menjėherė nė xhepin e brendshėm tė sakos.
Avioni ynė zuri tė ateronte mbi Teheran. Motorėt e tij filluan tė reduktonin mbytshėm shpejtėsinė dhe maja e tij po pėrkulej disi jashtėzakonisht thellė, kėshtuqė po ateronim shumė pjerrėt dhe shumė shpejt. „Duhet tė zbresim shpejt pėr shkak tė shkėmbinjve qė rrethojnė tėrė qytetin“, tha Moody. I tėrė aeroplani filloi tė dridhej pėr shkak tė mbingarkesės. Mahtabi u zgjua papritur e frikėsuar dhe zuri tė ma shtrėngonte fuqishėm dorėn, duke mė shikuar me shqetėsim.
„Ēdo gjė ėshtė nė rregull“, iu drejtova asaj. „Sė shpejti do tė zbresim.“
Si kisha mundur unė qė si amerikane t’i lejoja vetes pėr tė fluturuar nė kėtė vend, i cili, ndryshe nga gjithė bota, mbante njė qėndrim tepėr armiqėsor ndaj amerikanėve, madje pa u munduar ta fshehte fare atė? Pėrse e solla unė vallė bijėn time nė kėtė vend tė ngatėrruar keq nė njė luftė kaq tė ashpėr me Irakun?
Sado qė mundohesha, megjithatė nuk mund tė mposhtja kėtė frikė timen tė paqartė, e cila kishte filluar tė mė ngulfaste prej kohės kur nipi i Moodyt, Mammahl Ghodsi, kishte propozuar kėtė udhėtim. Njė pushim dyjavėsh njeriu mund ta pėrballonte kudo, sidomos kur njė pushimi tė tillė i gėzohej dhe pastaj mund t’i kthehej jetės normale. Mirėpo unė isha e preokupuar nga njė parandjenjė tjetėr, pėr tė cilėn tė gjithė miqtė e mi mė siguronin se ishte e pambėshtetur: se si Moody, po tė na shpinte mua dhe Mahtabin njėherė nė Iran, do tė na mbante pastaj me dhunė pėrgjithmonė atje.
Kėtė gjė nuk mund ta bėnte ai kurrsesi, mė siguronin asokohe miqtė e mi. Ndėrkohė Moody ishte amerikanizuar dalngadalė, sa tashmė mė se dy dekada jetonte nė Amerikė. E tėrė pasuria e tij - ordinanca e tij me gjithė vlerėn e saj tė tashme dhe sidomos pasuria e ardhmėrisė sė tij – tani gjendej nė Amerikė. Pėrse do t“i duhej atij vallė qė tė ndėrronte mendje dhe t“i kthehej sėrish jetės sė mėparshme?
Nė njė shkallė racionale tė gjitha kėto argumente ishin tejet bindėse, mirėpo asnjėri nuk e njihte aq mirė personalitetin e tij kontradiktor siē e njihja unė. Moody ishte njė burrė dhe baba shumė i dashur, mirėpo megjithatė, shpeshherė tregohej i gatshėm pėr tė shpėrfillur nevojat dhe dėshirat e familjes sė vet me njė gjakftohtėsi tė mbytur, qė ishte shumė e veēantė pėr tė. Nė kokėn e tij zinte vend njė zgjuarėsi e shkėlqyer pranė njė ngatėrrimi tė errėt psikik. Nė ēėshtjen kulturore ai ishte njė pėrzierje nga lindja dhe perėndimi, sa as vetė nuk e kishte tė qartė se cilės prej kėtyre dy ndikimeve kulturore duhej t’i bindej.
Moody kishte shumė arsye qė, pas kėsaj vizite dyjavėshe, tė na kthente sėrish nė Amerikė, mirėpo nė tė njėjtėn kohė ai e kishte tė hapur mundėsinė dhe tė gjitha tė drejtat e tjera qė tė na mbante me dhunė nė Iran.
Pėrse isha pajtuar unė vallė tė merrja kėtė rrugė, pranė sė cilės e dija se mund tė ndodhte njė gjė kaq e tmerrshme?
Mahtab
Gjatė katėr viteve tė para tė jetės sė saj Mahtabi qe njė fėmijė mjaft i hareshėm, pėrplot gėzime jete; shpirtėrisht qe shumė e afėrt me mua, me tė atin si dhe me lepurushin e saj, njė krijesė trupshtypurur bėrė nga njė stof i lirė, nė gjatėsi rreth njė metėr e njėzet centimetra, me pikla tė bardha mbi sfondin e gjelbėr. Lepurushi kishte edhe shputa gome, kėshtuqė ajo mund ta mbėrthente mbi shputat e veta dhe tė vallėzonte me tė.
Mahtab
Nė Farsi, nė gjuhėn zyrtare tė Republikės Islamike tė Iranit kjo fjalė donte tė thoshte „Rreze hėne.“
Pėr mua Mahtabi ishte njė „Rreze dielli“.
Teksa rrotėt e avionit ranė mbi trasenė e aterimit, vringthi shikova drejt Mahtabit, pastaj drejt Moodyt dhe, nė ēast, m’u bė e qartė gjithēka, pėrse kisha ardhur kėtu, nė Iran.


Dolėm nga avioni drejt e nė njė vapė mbytėse plot zagushi tė nxehtėsisė verore tė Teheranit, sa dukej se do tė na dėrrmonte psikikisht. Pėrmes njė cope tė shkurtėr rruge tė asfaltuar u nisėm drejt njė autobusi qė tashmė po na priste dhe i cili duhej tė na shpinte deri nė terminal. E tėrė kjo vapė tani qė ishte ora jo mė shumė se shtatė e mėngjesit.
Mahtabi u mbėrthye fuqishėm pėr duart e mia, duke vėshtruar kėtė botė tė huaj me sytė e saj tė mėdhenj ngjyrė kafe.
„Mommy“, pėrshpėriti ajo, „mė duhet ta bėj...“
„Mirė. Tani do tė kėrkojmė njė toalet.“ Sapo arritėm nė terminal dhe u futėm nė njė sallė tė madhe pranimi, shqisat na i vėrshoi njė perceptim tjetėr i pakėndshėm – njė kundėrmim mposhtės duhme njerėzore, i cili sa vinte e rritej nga vapa e madhe. E vetmja gjė qė dėshiroja ishte qė tė dilnim sa mė parė prej kėtu, mirėpo nė sallėn e madhe tė udhėtarėve kishte shumė pasagjerė qė ishin arritur nga drejtime tė ndryshme, tė cilėt rrinin ngjeshur njėri pranė tjetrit dhe qė tė gjithė nxitonin duke shtyrė njėri-tjetrin nė drejtim tė njė sporteli tė vetėm tė kontrollit tė pasaportave, qė shėrbente nė tė njėjtėn kohė si dalje e vetme nga kjo sallė.
Edhe ne ishim tė detyruar tė ēanim rrugėn pėrmes turmės pėr tė dalė mbanė, sikundėr tė gjithė pasagjerėt e tjerė. Mahtabin e mbėrtheva nė kraharor pėr ta mbrojtur nga turma. Gjithkund rrotull nesh dėgjohej njė kakofoni zėrash tė ējerrė. Unė dhe Mahtabi ishim bėrė ujė.
E dija qė mė parė se tė gjitha gratė nė Iran ishin tė detyruara tė mbulonin duart, kėmbėt dhe ballin, mirėpo u habita tepėr kur vėrejta se edhe nėpunėset e aeroportit, sikundėr tė gjitha gratė e tjera pasagjere ishin mbėshtjellė gati tėrėsisht me ndonjė gjė, tė cilėn Moody e quante chador. Chadori ėshtė njė shami e madhe nė formė gjysmėhėne, e cila mbulon ballin dhe supet, duke u lidhur nėn fyt, lė tė lirė vetėm sytė, hundėn dhe gojėn. Kjo veshje tė pėrkujtonte atė veshjen e vjetėr tė murgeshave nė kohėt mė tė moēme. Besimtaret mė fanatike iranase e linin tė lirė vetėm njėrin sy. Njė numėr i madh grash kalonin pėrmes sallės sė aeroportit duke bartur nė njėrėn dorė bagazhe tė rėnda plaēkash, ndėrsa me dorėn tjetėr u duhej tė mbanin shaminė nėn fyt. Palėt e gjata tė stofit tė zi tė chadorėve tė tyre, tė lėshuar zvarrė poshtė, po ashtu farfurinin nė gjerėsi. Mua mė fascinonte sė tepėrmi fakti qė tė gjitha kėto gra chadorėt i bartnin me dėshirėn e tyre. Ekzistonin edhe rroba tė tjera, tė cilat po ashtu i pėrmbushnin tė gjitha rregullat tepėr tė rrepta tė veshjes, mirėpo kėto gra myslimane ishin tė vendosura tė bartnin chadorin mbi tė gjitha rrobat e tjera, qoftė edhe nė vapėn qė tė zinte frymėn. Habitesha pa masė me fuqinė dhe pushtetin e botės dhe tė religjionit tė tyre qė binte mbi to.
Na u desh gati gjysmė ore derisa ēamė rrugėn pėrmes asaj turme deri te sporteli i kontrollit tė pasaportave, ku njė nėpunės i vrazhdė dhe fytyrėngrysur kontrolloi pasaportėn tonė iraniane, e cila na legjitimonte qė tė treve, pastaj e vulosi atė dhe na bėri shenjė me dorė qė tė kalonim. Unė dhe Mahtabi e ndoqėm prapa Moodyn, duke u ngritur njė shkallė mė lart, drejt kėndit tė njė salle tjetėr tė madhe tashmė tė stėrmbushur me pasagjerė, ku bėhej dorėzimi i bagazhit.
„Mommy, mė duhet tė lirohem“, tha prapė Mahtabi, duke kėrcyer nga kėmba nė kėmbė.
Moody pyeti njė grua tė mbėshtjellė nė chador, se ku gjendej njė toalet. Ajo tregoi anėn tjetėr tė sallės pėrkundruall dhe nxitoi tutje nė punė tė vet. Unė dhe Mahtabi lamė Moodyn tė priste bagazhin dhe nxituam nė drejtim tė toaletit. Sapo iu afruam hyrjes sė tij, u shtangėm nė ēast, tė trembura sė tepėrmi nga kundėrmimi i madh. Hymė brenda me ngurrim dhe filluam tė kėrkonim njė vend tė lirė nė atė hapėsirė tė errėt, mirėpo gjithė ajo qė vėrenim ishte vetėm njė gropė mbi dyshemenė prej betoni, ku dukej njė ēanak oval porcelani, nė mes tė njė sipėrfaqeje tė rrafshtė. Gjithkund pėrreth mbi dysheme vėreheshin grumbuj tė shumtė tė pėgėrash tė njerėzve, pėrplot miza, pasiqė askush s’ishte lodhur fare t’ia qėllonte nė gropė, apo thjesht as qė ishte kujdesur ndokush pėr atė gjė. „Kėtu kundėrmon neveritshėm!“ shpėrtheu Mahtabi dhe mė tėrhoqi prapa qė tė dilnim jashtė. Pastaj shpejt u kthyem te Moody.
Hallet e Mahtabit vėreheshin qartė, mirėpo ajo nuk donte tė kėrkonte mė tej ndonjė toalet tjetėr. Mė me dėshirė do tė priste derisa tė arrinim nė shtėpinė e tezes sė saj, motrės sė Moodyt, pėr tė cilėn Moody mė kishte folur gjithmonė me njė ton tė lartė veneracioni. Sara Mahmoody Ghodsi ishte matriarkja e familjes, tė cilėn tė gjithė e quanin me plot respekt Ameh Bozorg, qė do tė thoshte: teze e nderuar. E gjithė kjo bezdi do tė kalonte sapo tė arrinim nė shtėpinė e Ameh Bozorgut, mendoja unė.
Mahtabi ishte shumė e molisur, mirėpo e gjora nuk mund tė gjente ndonjė vend ku do tė mund tė ulej. Unė dhe Moody ēmontuam karrocėn e fėmijėve, tė cilėn e kishim sjellė kėtu si dhuratė pėr njėrin nga kushėrinjtė e sapolindur tė Moodyt. E lehtėsuar, Mahtabi u ul nė tė.
Derisa prisnim bagazhin, pėr tė cilin nuk vėrehej dot ndonjė shenjė nėse do tė arrinte me kohė apo jo, drejt nesh erdhi njė britmė: „Daa-iii-xhan!“ dėgjohej britma. „Daa-iii-xhan!“
Sapo dėgjoi kėto fjalė, qė nė farsi thoshin „daja i dashur“, Moody u kthye andej nga vinte zėri dhe, pas pak, ia ktheu edhe ky njė pėrshėndetje tė pėrzemėrt njeriut qė afrohej drejt nesh. Tė dy burrat u pėrqafuan disa herė dhe, kur nė fytyrėn e Moodyt vėrejta lotėt, pėrnjėherė zuri tė mė brente ndėrgjegjja pėrse kisha ngurruar kaq shumė tė merrja kėtė rrugė. Kėtu ishte familja e tij, kėtu kishte rrėnjėt ai. Natyrisht qė ai kishte dėshirė dhe duhej t‘i shihte tė afėrmit e vet. Do t‘u gėzohej atyre pėr dy javė tė tėra dhe pastaj do tė ktheheshim sėrish nė shtėpi.
„Ky ėshtė Zia“, tha Moody.
Zia Hakim filloi tė tundte dorėn time pėrzemėrsisht.
Ky ishte njėri nga ata kushėrinjtė e tij, tė rinj dhe tė panumėrt, tė cilėt Moody qė tė gjithė i fuste nėn njė emėrtim praktik si „nipėr“. Motra e Zias, Malouk, ishte e martuar pėr Mostafanė, tė birin e tretė tė motrės mė tė madhe dhe shumė tė respektuar tė Moodyt. E ėma e Zias ishte motra e nėnės sė Moodyt, ndėrsa i ati i tij qe vėllai i tė atit tė Moodyt, apo ndoshta edhe e kundėrta: marrėdhėniet e tyre familjare pėr mua nuk u bėnė tė qarta kurrė. Emėrtimi si „nip“ mbase ishte emėrtimi mė i thjeshtė pėr ta.
Zia tregohej tepėr kureshtar pėr takimin e parė me gruan amerikane tė Moodyt. Me njė anglishte tė pėrsosur mė shqiptoi njė mirėseardhje nė Iran. „Jam shumė i lumtur qė keni ardhur kėtu“, tha ai. „Kėtė ditė ne e kemi pritur tashmė njė kohė tė gjatė!“ Pastaj Zia tėrhoqi Mahtabin pranė vetes dhe filloi ta mbulonte me puthje dhe pėrqafime.
Ai ishte njė burrė i pashėm dhe me njė fizionomi fisnike nė fytyrėn e tij arabe, me njė buzėqeshje pėrvetėsuese. Ishte mė i gjatė se shumica e burrave tė tjerė iranas qė na rrethonin, tė cilėt nė pėrgjithėsi ishin shtatshkurtėr. Sharmi dhe butėsia e tij ishin tė theksuara. Kjo gjė mė bėri tė shpresoja se kėshtu duhet tė ishte familja e Moodyt. Flokėt e tij tė kuqėrremtė kishin njė tė prerė moderne. Nė trupin e tij bartte njė kostum tė prerė me shije dhe njė kėmishė me jakė tė hapura tė sapohekurosur. Mė e mira nga tė gjitha tek ai ishte pastėrtia.
„Pėrjashta janė duke pritur aq shumė njerėz qė kanė dalė t’ju shohin juve“, tha ai duke ndritur i tėri. „Me orė tė tėra janė kėtu.“
„Po si hyre ti kėtu brenda, pėrmes doganės?“ e pyeti Moody.
„Njė mik imi punon kėtu.“
Ēehrja e Moodyt ndriti pėrnjėherė. Nga xhepi i tij nxori vjedhurazi pasaportat tona amerikane. „Ēfarė na duhet bėrė tani me kėto?“ pyeti ai. „Nuk duam tė na i konfiskojnė.“
„Unė do tė kujdesem pėr to“, tha Zia. „Ndoshta ke me me vete edhe tė holla?“
„Po“, ia ktheu Moody dhe filloi tė numėronte njė shumė tė madhe bankėnotash, tė cilat ia dorėzoi Zias, sė bashku me pasaportat tona amerikane.
Kjo gjė mė bėri pėrshypje. Vetė dukja e Zias dhe gjithė ajo fuqi dhe ai respekt dėshmonin me tė vėrtetė atė ēfarė mė kishte shpjeguar Moody pėr familjen e vet. Shumica e tyre ishin tė shkolluar, disa madje edhe me diploma universitetesh. Nė familjen e tyre kishte mjekė, siē ishte edhe Moody, shumė tė tjerė merreshin me biznes. Ndėrkohė unė e njihja njė numėr tė madh tė kėtyre „nipėrve“ tė tij, tė cilėt mė parė kishin qenė nė vizitė tek ne nė Amerikė dhe, siē vėrehej, qė tė gjithė respektoheshin me tė madhe nga tė tjerėt nė rrethin e tyre.
Megjithatė, as vetė Zia nuk mundi ta pėrshpejtonte tempon e dorėzimit tė bagazhit. Tė gjithė njerėzit lėviznin rrėmujshėm, duke llafosur mes vete pandėrperė, por, siē vėrehej, as kjo nuk ndihmonte. Kėsisoj ne na u desh tė prisnim pėr mė tepėr se tri orė nė atė vapė, sė pari herė pritėm plaēkat tona, pastaj duhej pritur nė njė rend pothuaj tė pafund para doganės. Mahtabi ishte gjithnjė e qetė dhe e durueshme, edhe pse e dija se i duhej pėrballuar mundime ferri pėr t’u liruar. Mė nė fund arritėm nė krye tė radhės, duke u shtyrė dhe duke u ndrydhur; sė pari Moody, pastaj unė dhe pas meje Mahtabi, me karrocėn e fėmijėve pas vetes.
Nėpunėsi doganor filloi tė kontrollonte me kujdes tė madh secilėn valixhe tonėn. Sapo vėrejti valixhen e mbushur pėrplotė me barėra, me pėrshkrim tė detyrurar tė mjekut, ndali frymėn. Ai dhe Moody ia filluan njė diskutimi tė gjallė nė gjuhėn e tyre farsi. Moody mė shpjegoi nė anglishte se i kishte sqaruar doganierit se ky vetė ishte mjek dhe se tė gjitha kėto barėra i kishte sjellė pėr t’ua dhuruar qendrės sė kėtushme medicinale tė furnizimit.
Pasiqė pranė doganierit tashmė ishte nxitur dyshimi, ai filloi tė shtrojė edhe pyetje tė tjera. Moody kishte sjellė me vete edhe shumė dhurata tė tjera pėr familjarėt e tij, tė cilat tani duhej shpaqetuar dhe kontrolluar. Doganieri hapi valixhen tonė me rroba dhe aty vėrejti lepurushin e Mahtabit nga stofi, si njė barrė mė tepėr, tė cilėn u desh ta merrnim nė ēastin e fundit. Ishte ky njė lepurush me pėrvojė tė madhe udhėtimi, i cili tashmė na kishte shoqėruar pėr nė Kanadė, Mexiko dhe nė Texas. Nė ēastin kur donim tė largoheshim nga shtėpia nė Detroit, Mahtabi vendosi tė mos merrte rrugė pėr nė Iran pa e marrė me vete edhe mikun e saj mė tė afėrm.
Doganieri lejoi tė merrnim me vete koferin me rroba dhe – pėr kėnaqėsinė e Mahtabit – edhe lepurushin e saj. Pjesa tjetėr e bagazhit do tė na dėrgohej mė vonė, tha ai, pasi tė jetė kontrolluar mė imtėsisht.
Tė lehtėsuar kėsisoji, diku rreth katėr orė pas aterimit tė aeroplanit tanė, pas nesh lamė godinėn e aeroportit.
Pėrnjėherė Moodyn e mbėrtheu njė turmė e madhe njerėzish, tė gjithė tė veshur nė rroba festive, ndėrsa gratė edhe me ferexhetė e tyre, tė cilėt tani sė bashku e tėrhiqnin pėr kostumin e tij duke ulėritur deri nė qiellė nga gėzimi. Mė tepėr se njėqind kushėrinj filluan tė ndrydheshin rreth nesh, duke bėrtitur, duke u ējerrė, duke ia shkundur dorėn. Tė gjithė ata e puthnin dhe e pėrqafonin; mė puthnin edhe mua, e puthnin Mahtabin. Me vete kishin sjellė lule, tė cilat mua e Mahtabit na i linin nė duar, sa saora ato qenė mbushur pėrplot lule.
Pėrse vallė mė duhet ta bart tani unė kėtė shami tė marrė? thosha unė nė vete. Flokėt e mi mė ishin ngjitur pėr koke dhe, ashtu e djersitur ujė, mė shkonte mendja se edhe unė duhej tė kundėrmoja njėsoj, si tė gjithė kėta.
Moodyt filluan t’i rridhnin lotė gėzimi kur nė pėrqafim iu hodh Ameh Bozorg. Edhe ajo ishte e mbėshtjellė nė njė chador tė trashė dhe tė zezė, mbėshtjellėse qė e mbanin tė gjitha gratė njėsoj, mirėpo unė e njoha atė menjėherė nga fotot, pasiqė hunda e saj nė formė shkabe ishte e pamundur tė tė lejonte ta ngatėrroje me ndonjė grua tjetėr. Ishte kjo njė grua krahėgjerė dhe me eshtra tė thekur, e cila duhej tė ishte e njė moshe me Moodyn, i cili tashmė kishte mbushur tė dyzet e shtatat. Ajo e mbante edhe mė tej nė pėrqafimin duke e shtėrnguar gjithnjė fuqishėm. Pastaj duart e saj i hodhi mbi supet e tij, kurse me kėmbėt e saj kėrceu lart, duke u shkėputur nga toka ato i mbėrtheu pėr trupin e tij sikur tė mos donte t’i lironte mė.
Nė Amerikė Moody ishte kualifikuar pėr anesteziolog, pėr shėrbimin kirurgjik, si njė mjek mjaft i nderuar me tė ardhura vjetore diku rreth njėqind mijė dollarė, kurse kėtu tani ishte vetėm ai ēuni i vogėl i Ameh Bozorgut, sikur para shumė kohėsh. Prindėrit e Moodyt, qė tė dy mjekė, kishin vdekur kur ai kishte mbushur vetėm gjashtė vjet, kėshtuqė motra e tij kishte qenė e detyruar ta rriste sikur ta kishte pasur bir tė saj. Kthimi i tij pas njė mungese dhjetėvjeēare e pushtoi pa masė, sa nė fund tė afėrmit e tjerė ishin tė detyruar t’i shkėputnin nga pėrqafimi.
Mė pas Moody na prezantoi, ndėrsa ajo filloi tė na mbyste me pėruljen e saj, duke mė pėrqafuar mua fuqishėm dhe duke mė puthur njėkohėsisht dhe gjatė tėrė kėsaj kohe duke llafosur diēka nė farsi. Hunda e saj ishte aq e madhe sa nuk mund tė besoja nėse ishte njė hundė e vėrtetė. Ajo shquhej tepėr, duke filluar nga mesi i tė dy syve tė saj ngjyrė gėshtenje nė tė gjelbėr, tė cilėt shkėlqenin nga lotėt, ndėrsa nė gojėn e saj vėreheshin dhėmbė tė gjatė e tė zgjyrosur.
Mė pas Moody na prezantoi edhe para burrit tė saj, Haxhi Babės, duke shtuar se emri i tij do tė thoshte „Baba qė ka vizituar Mekėn“. Ai ishte njė burrė fytyrėgrysur dhe shtatshkurtėr, i veshur nė njė kostum ngjyrėhiri, pantallonat e tė cilit i mbulonin kėpucėt nga pėlhura. Ai nuk tha gjė, por tėrė kohėn mbeti ta mbante ngulitur shikimin e tij mbi tokė, me qėllim tė vetėm qė sytė e tij tė futur thellė nė fytyrėn e rrudhur tė mos ndeshnin nė shikimin tim. Mjekra e tij e bardhė dhe e mprehtė ishte njė kopje ekzakte e mjekrės qė spitullonte Ayatollah Khomeinin.
Nė ēast ndjeva mbi kokėn time tek tė vihej njė kurorė e rėndė lulesh, mė e madhe se sa vetė unė, e cila varej pezull mbi supet e mia. Ky duhet tė ishte njė lloj sinjali dhe pas kėsaj e tėrė turma u nis pėrnjėherė drejt vendparkimit dhe tė gjithė filluan tė nxitonin drejt njė grupi veturash tė vogla dhe nė formė karakatine, qė tė gjitha tė ngjyrosura nė tė bardhė dhe tė ngjashme me njėra-tjetrėn. Nė disa prej tyre filluan tė kacavareshin nga gjashtė anėtarė, shtatė, tetė, madje edhe deri nė dymbėdhjetė syresh, kėshtuqė mė pastaj nė to mund tė vėreje vetėm kėmbė dhe duar.
Mua, Mahtabit dhe Moodyt na prinin pėrpara, nė mėnyrė solemne, drejt njė veture tė veēantė, njė Chevy tė madh, ngjyrėtirkiz dhe tė pastruar mirė, tė prodhimit diku rreth viteve tė shtatėdhjeta. Ne u ulėm nė karriget e prapme. Ameh Bozorg zuri vend nė ulėsen e parė, pranė tė birit tė saj, tė cilit, si fėmijės mashkull dhe mė tė moshuarit, iu kishte dhėnė nderi tė na voziste. Zoreh, e bija e saj e madhe e pamartuar, u ul pranė sė ėmės dhe tė vėllait.
Me veturėn e stolisur me vargje tė shumta lulesh tė ndryshme, filluam rrugėn tonė, duke u larguar nga ky procesion i zhurmshėm i aeroportit. Gjatė rrugės kaluam pėrreth kullės gjigande Shayad, tė mbėshtetur mbi katėr trarė, tė harkuar nė mėnyrė mjaft elegante, e cila, e stolisur me mozaikė ngjyrėtirkiz, shkėlqente nėn rrezet e diellit tė mesditės. Kėtė kullė e kishte ngritur shahu nė shenjė tė arkitekturės sė lashtė persike. Moody mė kishte shpjeguar mė parė qė Teherani ishte i njohur edhe pėr kėtė kullė impresionuese, e cila shtrihej nė periferi sikur tė ishte njė lloj roje e qytetit.
Pasiqė lamė prapa kullėn, lakuam mbi njė rrugė tė shpejtė dhe Hosseini nė ēast shtypi pedalin e gazit pėr tė parakaluar tė tjerėt me Chevyn e vjetėr, duke vozitur kėshtu me njė shpejtėsi diku rreth njėqind e tridhjetė kilometra nė orė.
Derisa vazhdonim rrugėn mė tej, Ameh Bozorg u kthye papritur drejt meje dhe mė hodhi njė paqetė tė mbėshtjellė me letėr dhuratash. Paqeta qe mjaft e rėndė.
I hodha Moodyt njė shikim pyetės. „Hape“, tha ai.
E hapa paqetėn dhe nė tė vėrejta njė pallto tė madhe dhe mjaft tė gjatė, e cila me siguri do tė mė mbulonte deri tek zogthėt e kėmbėve. Palltoja ishte e prerė pa asnjė shije mode, madje nuk kishte as mė tė voglėn shtesė tė belit. Siē mė shpjegonte Moody, kjo pėlhurė, nga e cila ishte qepur palltoja, ishte njė pėrzierje mjaft e shtrenjtė leshrash, mirėpo mua mė dukej se ishte mė parė njė prodhim najloni, apo ndonjė material tjetėr artificial. Palltoja ishte mjaft e hollė, por e thurur tepėr imtė, kėshtuqė isha e bindur se do tė duhej ta ngriste edhe mė tepėr kėtė temperaturė tė vapės verore. Ngjyra e saj mė dukej e tmerrshme: njė ngjyrė ulliri nė tė pėrhirtė tė ēelėt. Nė paqetė vėrejta edhe njė shami tė gjerė koke tė gjelbėr, shumė mė e trashė se kjo qė bartja tani mbi kokėn time.
Ameh Bozorg vazhdonte tė qeshte papushuar, duke dashur tė tregonte zemėrgjerėsinė e saj. Ajo tha diēka qė Moody e pėrktheu: „Palltoja quhet manto. Kėso palltosh bartim ne kėtu. Ndėrsa shamisė i thonė rusari dhe nė Iran ajo duhet bartur gjithmonė jashtė shtėpisė.“
Kėtė gjė nuk ma ka kishte thėnė mė parė njeri. Asokohe, kur Mamahli, i biri i katėrt i Ameh Bozorg dhe Haxhi Babės, gjatė vizitės sė tij tek ne nė Michigan, kishte propozuar kėtė udhėtim, mė kishte thėnė: „Nė vende publike ti duhet tė bartėsh mėngė tė gjata, njė shami mbi kokė dhe ēorape tė zeza“, mirėpo pėr njė pallto tė gjatė dhe tepėr tė nxehtė nė kėtė vapė tė tmerrshme verore nuk kishte thėnė asnjė fjalė.
„Mos u mėrzit ti pėr kėtė“, tha Moody. „Ajo ta ka dhuruar kėtė vetėm si dhuratė dhe ti duhet ta bartėsh vetėm kur tė largohesh nga shtėpia.“
Mirėpo mua edhe kjo mė brengoste. Kur Hosseini lakoi veturėn e tij nga rruga e shpejtė, fillova t’i vėshtroj gratė qė pėrvidheshin pėrmes trotuarėve tė Teheranit, mbi tė cilėt gėlonte njė masė e madhe njerėzish. Tė gjitha ato ishin tė mbėshtjella tėrėsisht qė nga koka deri tek kėmbėt dhe shumica e tyre bartnin chadorė tė zez mbi palltot dhe shamitė e veta, tė cilat u ngjanin mantos dhe rusarit qė sapo i mora unė dhuratė, kishin tė njėjtėn ngjyrė - kafe dhe tė pėrhirtė. Ēfarė do tė bėnin me mua nėse nuk do t’i vishja, pyetja veten. Do tė mė burgosnin vallė? I bėra kėtė pyetje Moodyt dhe ai m’u pėrgjigj me „Po“.
Brenga ime pėr rregullat e veshmbathjes sė kėtushme mė kaloi nė ēast, sapo Hosseini filloi tė parakalonte veturat e tjera nė trafikun teharanas pėrmes rrugėve mjaft tė ngushta dhe tė bllokuara nga automjetet, tė cilat sapo kishin filluar tė ngecnin njėra pas tjetrės. Tė gjithė vozitėsit mundoheshin tė gjenin ndonjė zbraztėsi dhe, sapo ta gjenin atė, futeshin nė tė dhe nė ēast fillonin tė shtypnin mbi pedalin e gazit, duke i rėnė njėkohėsisht edhe borisė. I irrituar tepėr nga ngecja, Hosseini futi makinėn e tij nė marshin e prapmė dhe nė mėnyrė brutale filloi ta ngiste Chevyn prapa, pėrmes njė rruge njėkahėshe. Ndėrkohė mund tė vėrehej edhe epilogu i numrit tė madh tė karambolazheve: Vozitės tė shumtė dhe pasagjerė tė tjerė qėndronin nė rrugė duke u ējerrė nė njėri-tjetrin. Herė pas here madje grushtoheshin midis veti.
Me ndihmėn e pėrkthimit tė Moodyt, Ameh Bozorg mundohej tė mė shpjegonte se si, zakonisht, ditėve tė premte i tėrė trafiku ishte shumė mė i qetė, pasiqė kjo ditė ishte ditė feste myslimane, nė tė cilėn tė gjithė anėtarėt e familjeve tuboheshin nė shtėpinė e anėtarit mė tė vjetėr tė familjes pėr ta kaluar kohėn e lirė duke u lutur. Mirėpo tani ishte koha kur duhej filluar me lutjet e tė premtes, tė cilat mbaheshin nė xhami, nė qendėr tė qytetit, tė udhėhequra nga njė njeri i shenjtė, njėri ndėr burrat mė tė shenjtė tė fesė islame. Zakonisht kėtė detyrė e kryente presidenti Hoxhatoleslam Seyed Ali Khamnei (kėtė nuk duhet ngatėrruar me Ayatollah Ruhollah Khomeinin, i cili, si prijės religjioz, nė kierarkinė fetare qėndron edhe mė lart se vetė presidenti), i cili ndihmohej nga Hoxhatoleslam Ali Akbar Hashemi Rafsanxhani, zėdhėnės i parlamentit. Jo mijėra, por – sipas Ameh Bozorg – miliona njerėz merrnin pjesė nė lutjet e tė premtes.
Tėrė kėtė skenė Mahtabi e duronte mjaft e qetė dhe herė pas here sytė e saj tė shqyer i mbėrthente tek lepurushi i saj, sidomos atėherė kur e shikonin tė tjerėt, apo edhe kur bėhej ēfarėdo zhurme dhe kundėrmimi i kėtyre njerėzve tė kėsaj bote tė panjohur. Se sa kishte nevojė pėr tė shkuar nė toalet, kėtė e dija shumė mirė.
Rreth njė orė mė vonė, kohė kur jeta jonė varej vetėm nga mėshira e Hosseinit, ndaluam para shtėpisė sė nikoqirėve tanė, Haxhi Babės dhe Ameh Bozorg. Moody mundohej tė mė shpjegonte se si shtėpia e motrės sė tij gjendej nė njėrin nga kuartet mė tė njohura, vetėm dy blloqe shtėpish larg ambasadės kineze. Shtėpia ishte e rrethuar dhe e mbrojtur nga rruga pėrmes njė gardhi drurėsh tė gjelbėr dhe pėrmes shufrave mjaft tė dendura prej hekuri. U futėm brenda pėrmes njė porte dykrahėshe metalike, nė njė oborr tė ēimentuar.
Unė dhe Mahtabi e dinim qė mė parė se brenda nė shtėpi s’duhej hyrė mbathur. Kėsisoji ne tė dyja imituam Moodyn dhe zbathėm kėpucėt tona, tė cilat i lamė pėrjashta nė oborr. Ndėrkohė nė shtėpi tashmė kishte arritur njė numėr i madh tė afėrmish, gjė qė vėrehej nga numri i madh i kėpucėve tė llojllojshme qė mbulonin njė pjesė tė gjerė tė oborrit. Nė oborr vėreheshin gjithashtu edhe tri skara gazi, pranė tė cilave ngarendnin disa shėrbėtorė tė angazhuar nergut pėr kėtė rast.
Hymė brenda vetėm nė ēorape, nė njė shtėpi mjaft tė madhe, tė ndėrtuar nga betoni dhe me pullaz tė rrafshtė, nė njė sallė shumė tė gjerė, e cila ishte sė paku dy herė mė e madhe se njė dhomė e rėndomtė amerikane e pritjes. Muret dhe dyertė nga druri masiv i arrės ishin mbėshtjellė me njė shtresė tjetėr tė hollė dhe tė mrekullueshme druri tė sė njėjtės ngjyrė, ndėrsa pjesėn mė tė madhe tė dyshemesė e mbulonin, njėri mbi tjetrin, tre – katėr qilima shumė tė ēmuar persikė. Mbi qilimė tashmė vėreheshin tė shtruara disa sofra, pastaj mushama tė tjera tryezash, tė stampuara me mostra lulesh tė larme. Pėrveē njė televizori tė vogėl nė njė qoshe, nė sallė nuk vėrehej dot ndonjė mobilje tjetėr.
Pėrmes dritares, qė gjendej nė fund tė dhomės, hodha njė shikim pėrvjedhės mbi pishinėn qė gjendej prapa shtėpisė, nga ku shihej tė vezullonte uji i kaltėr dhe i ndritshėm. Edhe pse nuk notoja me ndonjė ėndje tė veēantė, uji i ftohėt nė kėtė ditė tė sotme mė dukej tepėr sfidues.
Trumba tė shumta familjarėsh tė afėrm dhe tepėr dėrdėllitės filluan tė ndrydhnin njėri-tjetrin duke zbritur nga veturat dhe duke hyrė nė sallė pas nesh. Moody gulonte dukshėm dhe me krenari pėr gruan e tij amerikane dhe vetėm shkėlqente, derisa tė afėrmit e tij e mbulonin Mahtabin me pekule.
Ameh Bozorg na priu drejt dhomės sonė, nė njė krah tjetėr tė shtėpisė, i cili shtrihej mėnjanė pjesės tjetėr, nė tė majtė nga salla e madhe. Ishte kjo njė dhomė e vogėl nė formė katrore, e pajisur me dy shtretėr tė ngjitur bashkė, dyshekėt e tė cilėve vėrehej se ishin dėrrmuar nė pjesėt e tyre tė mesme. E vetmja pajisje e mobiljeve qė vėrehej brenda qe njė dollap i madh dhe i zbrazėt druri.
Menjėherė kėrkova njė toalet pėr Mahtabin nė fund tė korridorit, ku gjendej dhoma jonė e fjetjes. Sapo hapa derėn, unė dhe Mahtabi u zbrapsėm prapa, kur vumė re bumballat mė tė majme qė kishim parė ndonjėherė nė jetėn tonė, tė cilat lėviznin pandėrprerė mbi dyshemenė e lagėsht prej mermeri. Mahtabi nuk deshi tė hynte fare, mirėpo ndėrkohė, nevoja e saj ishte bėrė apsolute dhe mė tėrhoqi brenda edhe mua. Sė paku kjo banjo kėtu kishte njė toalet tė ngjashėm me toaletėt tanė amerikanė, pastaj kishte edhe bide. Nė vend tė letrės sė toaletit nė mur vėrehej varur vetėm njė zorrė uji.
Banjos i vinte era myk, mirėpo njė kundėrmim tjetėr dhe shumė mė i neveritshėm hynte brenda pėrmes dritares, afėr njė toaleti tjetėr persik tė hapur, qė ishte tek toaleti ynė. Megjithatė ky toalet ishte njė pėrmirėsim i dukshėm kundrejt pajisjeve sanitare nė aeroport, kėshtuqė edhe me ndihmėn time, mė nė fund Mahtabi u lirua.
U kthyem nė dhomėn e madhe, ku Moody ishte duke na pritur. „Ejani me mua“, tha ai. „Dua t’ju tregoj diēka.“
Unė dhe Mahtabi i shkuam prapa dhe dolėm jashtė shtėpisė, nė oborr.
Papritmas Mahtabi zuri tė piskasė. Njė pellg gjaku i freskėt dhe i ndritshėm shtrihej mes nesh dhe rrugės. Mahtabi mbuloi fytyrėn e saj me duar.
Krejtėsisht i qetė, Moody filloi tė shpjegojė se si familja e tij kishte tė blerė njė dele nga njė tregtar rruge, tė cilėn tani sapo e kishin prerė pėr nderin tonė. Nė tė vėrtetė kjo ceremoni duhej kryer para arritjes sonė, nė mėnyrė qė ne tė mund tė kalonim pėrmes gjakut tė freskėt, para se tė hynim sė herė nė shtėpi. Tani ne na duhej tė hynim edhe njė herė nė shtėpi, tha ai, dhe kėsaj here duke kaluar pėrmes pellgut tė gjakut.
„Dėgjo”, i thashė unė,“ ti mund ta bėsh kėtė, mirėpo gjepura tė tilla unė nuk bėj dot.“
Moody m’u drejtua mjaft qetė, por me vendosmėri: „Ti duhet tė bėsh kėtė. Ti duhet t’u tregosh respekt kėtyre njerėzve. Pastaj i tėrė ky mish deleje do t’u ndahet njerėzve tė varfėr.“
Mua mė dukej se ky tė ishte njė zakon i marrė, mirėpo megjithatė, nuk doja ta lėndoja askė. Nė fund u pajtova me njė ēikė ngurrim. Ngrita Mahtabin lart nė duart e mia, ndėrsa ajo nė ēast zhyti fytyrėn e saj nė kraharorin tim. Menjėherė fillova t’i shkoj Moodyt prapa, duke kaluar mbi pellgun e gjakut nga rruga dhe drejt nė oborr, derisa tė afėrmit e tij gjatė kėsaj kohe kėndonin njė dua. Tani ishim tė mirėseardhur edhe nė mėnyrė oficiele.
Filluan tė ndahen dhuratat. Ishte gjė e zakonshme qė njė nuseje iranase nga familja e bashkėshortit t’i dhurohet ndonjė stoli ari, kurse unė, ndonėse nuk isha mė nuse, dija mjaft pėr doket shoqėrore tė kėtyre njerėzve. Megjithatė nė takimin tonė tė parė mund tė prisja edhe ndonjė dhuratė tė tillė ari. Sidoqoftė, Ameh Bozorg e injoroi kėtė zakon dhe kėshtu, ajo i dhuroi vetėm Mahtabit dy byzylykė ari, ndėrsa mua – asgjė! Ishte kjo njė lloj kritike mjaft e ashpėr pėr mua. Tani e dija mirė qė ajo ishte hidhėruar tepėr nė Moodyn qė pėr nuse tė kishte marrė njė amerikane.
Pastaj mua dhe Mahtabit ajo na dhuroi nga njė chador dekorativ, tė cilėt do tė duhej t’i bartnim brenda nė shtėpi. Chadori im ishte ngjyrė kremi dhe me njė mostėr lulesh ngjyrė pjeshke, ndėrsa i Mahtabit i bardhė, me sytha gonxhesh ngjyrė rozė.
Unė murmurita njė fjalė tė paqartė falėnderimi pėr dhuratat.
Tė bijat e Ameh Bozorg, Fereshteh dhe Zoreh, nxitonin andej-kėndej, duke shėrbyer mysafirėt mė tė lartė me cigare dhe me ēaj. Nė ēdo kėnd rreth nesh vraponin fėmijė tė shumtė duke u ējerrė me zė tė lartė, mirėpo nga tė rriturit nuk pėrfilleshin dot fare.
Ishte koha e pasdites sė hershme. Derisa gratė sillnin gjellėrat dhe i shtronin mbi sofra, tė cilat mė parė ishin rregulluar mbi qilima, mysafirėt filluan tė zinin vendet e tyre mbi dyshemenė e sallės sė madhe. Para tyre u shtruan sallata tė panumėrta, tė garnuara me rrepė, tė prera bukur nė formė trėndafilash, pastaj karrota tė pėrgatitura nė mėnyrė profesionale nė formė pishash. Kudo mbi dysheme filluan tė shpėrndahen shumė tenxhere tė mbushura pėrplot me kos, pastaj enė tė tjera tė shumta me pogaēe tė holla, me copa tė mėdha djathi tė fortė dhe tabllo tė shumta me pemė tė freskėta. Kėtyre iu shtua mė vonė edhe sabzi (enė me borzilok tė freskėt, nenexhik dhe fletė tė gjelbra preshi) dhe me kėtė e gjithė panorama me ngjyra tė ndryshme u bė e plotė.
Shėrbėtorėt nga jashtė sollėn enė tė tjera, duke bartur me kėtė rast edhe gjellėrat e tyre tė pėrgatitura nga njė restorant. Dy kusi tė mėdha, tė mbushura pėrplot me oriz – njėra me oriz tė zakonshėm tė bardhė, kurse tjetra me oriz tė gjelbėr, tė zierė sė bashku me sabzi dhe me fasule tė mėdha dhe tė gjelbra, tė cilat dukeshin sikur fasule lima – ishin pėrgatitur sipas shijes iranase, mu ashtu siē edhe mė kishte shpjeguar Moody para shumė kohėsh: sė pari orizi duhej zier, pastaj pėr njė kohė duhej fėrguar dhe avulluar nė vaj, derisa tė mos formohej njė kore ngjyrė kafe. Pastaj kjo komponentė kryesore e ushqimit iranian kompletohej pėrmes salcave tė shumta dhe tė ndryshme, tė cilat kėta i quanin khoresh, qė pėrbėheshin nga perime e mėlmesa tė ndryshme dhe herė-herė nga copėza tė vogla mishi.
Shėrbėtorėt filluan ta ndanin orizin mbi tabaka, duke e kriposur orizin e bardhė, njė pjesė me kokėrrza tė vogla tė tharta rrushke dhe pjesės tjetėr duke i vėnė pėrmbi rripa lėngu tė verdhė shafrani. Mė pas tabakatė me oriz i sollėn nė sallė dhe i vendosėn pranė gjellėrave tė tjera tė shumta. Pėr kėtė rast ishin pėrgatitur dy lloj khoreshi: njėri prej tė cilėve nė shtėpinė tonė ēmohej si mė i kėndėshmi, qė pėrgatitej nga domatet, patėllxhanat dhe nga copėzat e imta tė mishit tė qengjit, ndėrsa tjetri ishte pėrgatitur nga mishi i deles, domatet, qepėt dhe nga disa kokėrrza tė verdha tė bizeles.
Ushqimi kryesor qe mishi i pulės, njė delikatesė e shijshme iranase, i cili sė pari zihej sė bashku me qepė dhe pastaj fėrgohej nė vaj.
Tė gjithė iranasit tashmė qenė ulur mbi dysheme, disa kėmbėkryq e tė tjerėt galiē, duke u mbėshtetur nė njėrin gju, filluan t’u hidheshin gjellėrave pėrmbi, me njė grykėsi tė jashtėzakonshme, duke u sjellė kėshtu si kope egėrsirash. Takėmet e vetme tė ushqimit, me tė cilat mund tė shėrbeheshe, qenė lugėt e mėdha, tė ngjashme me garuzhdat. Disa prej tyre herė pas here shėrbeheshin me to, por herave tė tjera vetėm me duart, thjesht duke e ndarė mė dysh njė copė bukė, e cila pėrdorej pastaj nė vend tė lugės; tė tjerėt nuk donin ta mundonin veten me lugė fare. Vetėm disa sekonda mė pas gjithkund pėrreth mbi dysheme vėreheshin pjesė tė ndryshme ushqimi. Nga gojėt e tyre llomotitėse pėrtypej pandėrprerė, duke spėrkatur dhe pėshtyrė thėrrmija tė shumta ushqimi nė tė gjitha anėt, mbi sofra dhe mbi qilima, madje edhe mbi vetė kusitė e shėrbimit. Kėto skena, qė tė tretnin apetitin, shoqėroheshin pėrmes disonancės nė gjuhėn farsi, sa thuaja ēdo fjalė e tyre mbaronte me Insh Allah - „dhashtė Allahu“. Ishte e qartė se s’ishte e nevojshme tė pėrdorej kaq shpesh emri i Allahut dhe njėkohėsisht tė spėrkatej me pėshtymė e thėrrmija tė ndryshme ushqimi nga tė gjitha anėt.
Asnjėri prej tyre nuk fliste gjė nė anglishte dhe njėkohėsisht nuk ēonte mendjen tek unė dhe Mahtabi.
U mundova tė ha, mirėpo mė vinte vėshtirė tė pėrkulesha pėr tė arritur gjellėrat dhe njėkohėsisht tė mbaja drejtpeshimin pėr tė ndenjur ulur. Fundi i ngushtė i kostumit tim nuk ishte qepur nė atė mėnyrė qė tė mund tė ulesha mbi dysheme dhe tė haja darkė. Mirėpo, mė nė fund, ia dola disi qė ta mbushja njė pjatė pėr vete.
Moody mė kishte mėsuar qė mė parė tė zieja gjellėra iranase, tė cilat unė dhe Mahtabi i pėlqenim shumė, madje jo vetėm ato, por edhe gjellėra tė tjera tė ndryshme, nga shumė vende islamike. Mirėpo, sapo e shijova atė ushqim festiv, vėrejta se ishte i yndyrshėm tej ēdo mase. Nė Iran vaji ēmohej si shenjė pasurie, madje edhe vetė vaji pėr gatim. Pasiqė sot ky rast ishte i tillė, me arsye tė veēantė, tė gjitha gjellėrat notonin nė bollėk vaji. Kėshtuqė as unė dhe as Mahtabi nuk ngrėnėm thuaja gjė nga kėto gjellėra, por mbetėm vetėm tė shponim nėpėr sallata tė shumta, pasiqė ndėrkohė na ishte shuar tėrė apetiti.
Neverinė tonė nga ushqimi e fshehnim mjaft lehtė, ngase e tėrė familja vėmendjen tashmė ia kishte pėrkushtuar Moodyt. Unė e kuptoja kėtė, madje edhe e arsyetoja, mirėpo prapėseprapė, ndjehesha njė ēikė e vetmuar dhe e izoluar.
Megjithatė, kėto ngjarje tė jashtėzakonshme tė kėsaj mbrėmjeje tė pafundme nuk mė ndihmonin qė ta zbusja disi frikėn time rrėqethėse, nėse Moody do tė provonte tė zgjaste vizitėn tonė dyjavėshe pėrtej datės sė caktuar tė kthimit tonė. Natyrisht qė Moody tregohej i entuziazmuar qė shihte familjen e tij, mirėpo mėnyra e tillė e jetės sė kėtushme tani nuk i pėrshtatej stilit tė tij. Ai ishte njė mjek dhe ishte tepėr i ndėrgjegjshėm pėr higjienėn. Ai dinte tė ēmonte mirė edhe tė gjitha gjėrat e shėndosha ushqimore. Moody ishte shumė mė i ngritur se tė gjithė kėta njerėz kėtu dhe, mes tjerash, ishte i dhėnė pas komfortit. Pastaj ai kėnaqej shumė me bisedat nė rrethin e miqve. Ai kishte edhe njė dėshirė tjetėr: tė bėnte gjumė nė mesditė nė ulėsen e tij tė dashur kalavitėse. Tani kėtu, i ulur mbi dysheme, dukej vetėm njė zevzek, pasiqė nuk ishte mėsuar tė rrinte ulur kėmbėkryq. Ishte e pamundur, - pėr kėtė isha mė se e sigurt, - qė ai tė mund ta parapėlqente mė shumė Iranin se sa Amerikėn.
Unė dhe Mahtabi ndėrronim pandėrprerė shikimet tona, tė cilat thoshin shumė. Ky pushim nuk ishte gjė tjetėr, pėrveē se njė ndėrprerje e shkurtėr e jetės sonė amerikane, pėrndryshe tėrėsisht normale. Kėtė edhe mund ta pėrballonim, mirėpo kjo nuk duhej doemos edhe tė na pėlqente. Qė prej kėtij ēasti ne do tė fillonim t’i numėronim ditėt tona derisa tė fluturonim pėr nė shtėpinė tonė.
Dreka zgjaste dhe zgjaste. Derisa tė rriturit vazhdonin tė pėrtypnin dhe tė pėrpinin ushqimet e tyre, fėmijėt pėrreth bėheshin gjithnjė e mė tė trazuar dhe nė fund zunė tė grindeshin, duke hedhur njėri mbi tjetrin gjėra tė ndryshme ushqimore, pastaj vraponin andej-kėndej pėrreth sofrave, duke rrėshqitur herė pas here mbi enė me gjellėra me kėmbėt e tyre tė zbathura dhe tė pėrlyera dhe gjatė tėrė kohės duke ulėritur deri nė qiell me zėrat e tyre ējerrės. M’u kujtua se disa prej kėtyre fėmijėve ishte e mundur tė ishin me tė meta tė lindura, apo tė lėngonin nga deformime tė tjera tė ndryshme. Nė fizionominė e disave prej tyre vėreheshin pėrshtypje tė zbrazėta dhe tė ēuditshme, sa mbeta tė pyetja nėse e gjithė kjo qė vėreja kėtu ishte pasojė incesti. Moody ishte munduar disa herė mė parė tė mė shpjegonte qė kjo gjė nė Iran nuk kishte kurrfarė ndikimi negativ nė shėndet, mirėpo unė isha e bindur se njė numėr i madh i ēifteve tė martuara dhe tė pranishme nė kėtė sallė nė mes vete ishin kushėrinj dhe kushėrira, madje-madje edhe shumė tė afėrt.
Pas njė kohe, Reza, i biri i pestė i Haxhi Babės dhe Ameh Bozorg, mė prezantoi gruan e tij, Esseyn. Unė e njihja mirė Rezan pasiqė ai pėr njė kohė tė gjatė kishte jetuar tek ne nė Corpus Christi, nė Texas. Edhe pse asokohe prezenca e tij tek ne pėr mua kishte qenė njė ngarkesė e padurueshme, me ē’rast unė i kisha shtruar Moodyt njė ultimatum qė kishte tė bėnte me natyrėn time, pra qė ta largonte atė nga shtėpia jonė – tani kėtu, nėn kėto rrethana, pėr mua ai ishte mjaft i afėrt, njėri nga tė rrallėt qė fliste me mua nė anglishte. Essey kishte studiuar nė Angli, kėshtuqė edhe ajo fliste nė njė anglishte tė pranueshme. Nė prehrin e saj ajo pėrkundte njė foshnjė.
„Reza flet papushuar pėr ty dhe pėr Moodyn“, tha Essey. „Ai ėshtė tepėr mirėnjohės pėr atė qė keni bėrė ju tė dy pėr tė.“
E pyeta Esseyn pėr foshnjėn e saj dhe, nė ēast, fytyra e saj mori njė pamje tepėr serioze. I biri i saj, Mehdiu, kishte lindur me tė meta, me kėmbė tė kthyera nga prapa, ndėrkohė qė edhe nė kokėn e tij vėreheshin tė meta, balli i tij ishte tepėr i madh pėr fytyrėn e tij. E dija mirė qė Essey ishte kushėrira e Rezas, siē ishte edhe grua e tij. Ne tė dyja biseduam vetėm pėr disa ēaste para se ta tėrhiqte Reza atė nė anėn tjetėr tė sallės.
Mahtabi u mundua pa sukses tė vriste njėrėn prej mushkonjave, kurse ajo la nė ballin e saj njė njollė tė trashė dhe tė kuqe. Zagushia e madhe e kėsaj mbrėmjeje tė gushtit ishte e padurueshme pėr ne. Siē kisha shpresuar mė parė, shtėpia e tyre ishte e pajisur me njė rregullues ajri, i cili gjatė tėrė kohės ishte i kyēur, mirėpo Ameh Bozorg, pėr njė arsye tė njohur vetėm pėr tė, nuk kishte mbyllur as dyert dhe as dritaret e parrjetuara pėr mbrojtje nga mizat, kėshtuqė me kėtė gjė ajo vetėm sa i ftonte ato qė tė futeshin brenda.
Vėreja qė edhe Mahtabi nuk ndjehej mirė, njėsoj si unė. Njė njeriu nga perėndimi mėnyra e zhvillimit tė njė muhabeti tė zakonshėm iranian mund t’i duket e ngjashme me njė lloj diskutimi tė nxehtė, i shoqėruar me kakaritje shpuese dhe me gjestikulime mjaft tė shtrira, me ē’rast ēdo gjė pėrfundon me Insh Allah.
Mė kapluan dhembje tė mėdha koke nga erėrat e gjellėrave tė yndyrshme dhe nga kundėrmimet e njerzėve, pastaj nga dėrdėllitja e lartė e gojėve tė panumėrta, por edhe nga ndikimi i diferencės kohore, kėshtuqė ishte e qartė se tani tė gjitha kėto kėrkonin haraēin.
„Unė dhe Mahtabi mė me dėshirė do tė shkonim tė flenim“, iu drejtova burrit tim. Tani sapo kishte rėnė muzgu i parė dhe pothuaj tė gjithė kusherinjtė e Moodyt gjendeshin ende kėtu, por Moody e dinte mirė qė ata donin tė llafosnin me tė e jo me mua.
„Nė rregull“, tha ai.
„Kam dhembje tė padurueshme“, i thashė. „Ke ti ndonjė gjė me vete kundėr dhembjes?“
Moody kėrkoi ndjesė pėr njė ēast nga tė afėrmit e tij. Mua dhe Mahtabin na pėrcolli deri nė dhomėn tonė tė fjetjes, ku kėrkoi njė bar kundėr dhembjeve me pėrshkrim tė detyruar nga mjeku, tė cilin e kishte pėrvjedhur pa e vėrejtur doganieri. Nė dorėn time mė zgjati tre hape tė tilla, ndėrsa vetė u kthye prapė pranė familjes e tij.
Unė dhe Mahtabi u zvarritėm mbi shtrat, tė lodhura aq shumė sa as edhe dyshekėt e shpuar nė mes, pastaj as ēarēafėt e mykur dhe as jastėkėt gėrvishtės nuk e pengonin dot gjumin tonė. E dija mirė qė Mahtabin do ta zinte gjumi me tė njėjtėn lutje si mua, qė nė kokėn time sillej papushuar midis kėtyre dhembjeve tė padurueshme: O Zot i madh, na mundėso qė t’i kalojmė sa mė shpejt kėto dy javė.



2

Mėngjesin e ardhshėm shumė heret, diku rreth orės katėr Haxhi Baba trokiti mbi derėn e dhomės sonė tė fjetjes dhe pėrshpėriti diēka nė gjuhėn farsi.
Jashtė, nė rrugė, pėrmes altoparlantit dėgjohej njė zė i ējerrė dhe i zgjatur i njė azani, i cili ftonte besimtarėt pėr tė kryer detyrat e tyre religjioze.
„Ėshtė koha pėr t'u falur“, tha Moody, duke hapur gojėn dhe duke shtrirė krahėt e tij pėr t‘u kėndellur nga gjumi dhe pastaj u nis drejt banjos, ku filloi tė bėnte njė pastrim ritual. Sė pari filloi tė spėrkaste nėnkrahėt e tė dy duarve, pastaj vazhdoi me ballin dhe hundėn dhe, nė fund, edhe me anėn e sipėrme tė shputave tė kėmbėve.
Ndjeja dhembje nė tėrė trupin tim pas natės sė kaluar nė lugun e thellė tė dyshekut tė hollė dhe fare pa susta. Mahtabi, e cila ishte shtrirė mes meje dhe Moodyt, flinte edhe mė tej, por duke mos mundur tė rehatohej nė tė ēarėn nė mes tė dy shtretėrve tė bashkuar tok, pasiqė e torturonin ajkėt e forta tė shtratit. Tani kishte rrėshqitur nė anėn time tė lugut tė dyshekut dhe flinte aq thellė, sa nuk mund ta lėvizja vendit. Ne tė dyja mbetėm tė shtrira ngjitur njėra me tjetrėn, edhe pėrkundėr vapės sė madhe, pra edhe atėherė kur Moody u largua nė sallė pėr t'u falur.
Pas pak kohėsh zėri i tij u shkri me zėrat e tjerė; me atė tė Haxhi Babės, Ameh Bozorg, tė bijave tė tyre, Fereshteh dhe Zoreh dhe Maxhidit tridhjetėvjeē, birit tė tyre mė tė vogėl. Tė pesė bijtė e tjerė dhe e bija Ferree tashmė jetonin nėpėr shtėpitė e tyre.
Nuk di pėr sa kohė zgjatėn lutjet e tyre, pasiqė ndėrkohė mė kishte kapluar gjumi, kėshtuqė nuk vėrejta Moodyn fare kur u kthye sėrish nė shtrat. Megjithatė, frymėzimi religjioz familjar nuk kishte pėrfunduar ende. Haxhi Baba mbeti edhe mė tej zgjuar nė dhomė, duke kėnduar nga Kurani me zė tė lartė, duke i dhėnė me tėrė takatin e tij. Nė anėn tjetėr tė shtėpisė, nga dhoma e fjetjes sė saj, dėgjohej Ameh Bozorg: edhe ajo kėndonte nga Kurani. Kėshtu ata tė dy vazhduan me orė tė tėra, derisa nė fund zėri i tyre filloi tė fitonte njė ton hipnotizues.
Ndėrkohė Haxhi Baba kishte pėrfunduar me pėrdėllimin e tij dhe kishte vajtur nė punė para se tė zgjohesha unė. Ai me tė bijtė posedonte si pronė njė firmė biznesi pėr Import-Export tė emėrtuar si H.S. Ghodsi me tė bijtė.
Ideja e parė qė mė shkoi ndėr mend ishte tė futem nėn dush dhe t‘i largoja tė gjitha gjurmėt e vapės sė ditės sė djeshme. Sapo hyra nė banjo vėrejta se nuk kishte peshqirė fare. Moody tha se mbase Ameh Bozorg nuk kishte fare peshqirė, kėshtuqė, si zėvendėsim, me vete mora njėrin nga ēarēafėt e shtratit, tė cilin gjatė natės e kishim pėrdorur ne tė tre. Pastaj mbi murin e banjos mungonte edhe dushi varės; uji rridhte thjesht mbi dyshemenė e pjerrtė nga mermeri, vetėm pėrmes njė tube tė thjeshtė uji, mirėpo edhe pranė kėtyre strapacimeve uji kėnaqte me tė vėrtetė me freskinė e tij.
Mahtabi bėri dush menjėherė pas meje, pastaj nė banjo hyri Moody, derisa unė vishja me mjaft kujdes fundin tim dhe bluzėn e mbėrthyer deri nė fyt. Nė fund mbi fytyrė vura edhe njė ēikė Make-up, ndėrsa flokėt e mi i kreha me shumė kujdes, sepse, siē mė kishte shpjeguar Moody mė parė, brenda nė shtėpi, nė rrethin e familjarėve, mua nuk do tė mė duhej tė mbulohesha.
Ameh Bozorg vėrehej se ishte e zėnė me punė nė kuzhinė, e mbėshtjellė nė njė chador tė zakonshėm, tė zbukuruar me motive tė ndryshme. Pasiqė gjatė tėrė kohės i duhej tė punonte me tė dy duart, shaminė valėvitėse tė saj e kishte lidhur mė poshtė pėr trup, duke e mbajtur mjaft shtrėngueshėm nėn sqetulla, ndėrsa pėr t’u siguruar mė mirė qė tė mos i rrėshqiste fare, ishte e detyruar qė njėkohėsisht tė mbante shtrėngueshėm edhe krahėt e saj.
E mbėrthyer kėshtu punonte nė kėtė dhomė, e cila nė tė kaluarėn me siguri duhej tė kishte qenė e mrekullueshme, sikundėr edhe tėrė shtėpia, mirėpo tani godina gjendej nė rrezik tė rrėnohej. Mbi muret e saj vėreheshin shtresime sendimentesh tė yndyrshme prej disa dhjetėra vitesh. Dollapėt e mėdhenj tė metaltė, tė cilėt u pėrngjanin atyre dollapėve amerikanė tė kuzhinave tė mėdha, tashmė ishin ndryshkur. Nė dhomė vėrehej edhe njė lavaman dopio nga metali me rezistencė ndryshku, nė tė cilin vėrehej njė pirg i lartė enėsh tė papastra, ndėrsa kova dhe tenxhere tė tjera, nga tė gjitha llojet, qenė grumbulluar mbi anėn e rrafshtė tė lavamanit dhe mė tej, mbi njė tavolinė tjetėr tė vogėl nė formė katrore. Pasiqė sipėrfaqja e rrafshtė ishte mjaft e vogėl, ajo shfrytėzonte edhe dyshemenė e kuzhinės nga mermeri, nga njė ngjyrė kafe tė ndritshme, e cila ishte e mbuluar pjesėrisht nga njė qilim ngjyrė kuq e zi. Mbi tėrė sipėrfaqen e dyshemesė vėreheshin mbeturina tė ndryshme gjellėrash, spėrkamė yndyre tė ngjitura dhe gjurmė tė tjera tė mezidukshme sheqeri. U befasova me tė vėrtetė kur nė kuzhinė vėrejta tė gjendej edhe njė frigorifer i kombinuar pėr ftohje dhe ngrirje i prodhimit „General Electric“ dhe njė tjetėr vetėm pėr ngrirje i kompletuar me njė aparat akulli. Por vetėm pas njė vėshtrimi nė kėto aparate brenda tyre mund tė vėreje njė kaos tjetėr, nga shumė enė tė tjera, tenxhere tė ndryshme pa kapakė, nėpėr tė cilat ishin hedhur lugė tė mėdha shėrbimi. Mes tjerash, kuzhina ishte e pajisur edhe me njė lavatriēe tė prodhimit italian dhe me njė telefon tė vetėm pėr gjithė shtėpinė.
Gjėja qė mė befasoi mė sė shumti ishte kur Moody filloi tė mburrej se si Ameh Bozorg kishte pastruar shtėpinė e saj ekstra vetėm pėr nderin tonė. Tani mbeta tė pyetja se vallė si duhej tė dukej kjo shtėpi kur tė ishte e papastruar.
Njė shėrbėtore e mplakur dhe e imtė, dhėmbėt e kalbur tė sė cilės i pėrshtateshin gjendjes sė chadorit tė saj ngjyrė blu nė tė mbyllur, reagonte me indiferencė ndaj urdhrave tė Ameh Bozorg. Plaka vuri mbi dyshemenė e kuzhinės njė tabllo tė mbushur me ēaj, djathė e bukė dhe mė pas filloi t’i servirė kėto gjėra mbi dyshemenė e dhomės sė madhe. Ēaji shpėrndahej nė njė radhė tė kategorizuar rreptė, nėpėr estekanėt, gota tė vogla ēaji, tė cilat nuk ishin madje as sa njė e treta e gotave normale: sė pari Moodyt, si burrit tė vetėm tė pranishėm brenda, pastaj Ameh Bozorg, si gruas mė tė lartė nė kierarkinė e tyre, pastaj mua dhe nė fund Mahtabit.
Ameh Bozorg filloi ta ėmbėlsojė ēajin e saj duke gėrmuar nė tė lugė pas luge, duke lėnė pas vetes vrragė njė gjurmė tė madhe sheqeri mbi qilim, qė nga ena e sheqerit e deri te gota e saj me ēaj, sikur tė dėshironte kėshtu t’i ftonte bumballat pėr mėngjes.
Ēaji m'u duk tepėr i ngrohtė dhe tepėr i fortė, por mė befasoi shija shumė e kėndshme e tij. Sapo e shijova ēajin, Ameh Bozorg murmuriti diēka drejt Moodyt.
„Ti nuk i ke hedhur fare sheqer ēajit tėnd“, tha ai.
Nė zėrin e Moodyt vėrejta njė ton tjetėr, tė mė drejtohej krejt ndryshe nga ai toni nė shtėpinė tanė, disi nė mėnyrė formale, ngjashėm me njerėzit qė nuk e zotėrojnė mirė gjuhėn angleze. Tani kishte kohė tė gjatė qėkur Moody ishte mėsuar tė fliste si njė njeri i vėrtetė amerikan. Pėrse vallė ky ndryshim tani? - fillova tė pyetja nė heshtje. Mos vallė ky tani zuri tė ndjehet i shpėrfillur dhe se sė pari i duhej tė mendonte nė gjuhėn farsi para se t'i pėrkthente mendimet e veta nė anglisht? Me zė tė lartė iu pėrgjigja pyetjes sė tij.
„Mua nuk mė nevojitet sheqeri. Ky ēaj qenka me shije tė mrekullueshme, edhe pa sheqer fare.“
„Kjo ėshtė duke u shqetėsuar pėr ty“, ma ktheu ai. „Por unė i thashė qė ti je mjaft e ėmbėl dhe se ty nuk tė duhet sheqer fare.“
Nė sytė e thellė tė Ameh Bozorg vėrehej qartė tė mos e vlerėsonte fare kėtė shaka. Tė pi njeriu ēaj pa sheqer pėr te ishte diē e patakt, mirėpo mua aq mė bėnte pėr kėtė. Edhe unė vetė ia ktheva kunatės sime njė shikim xixėllues dhe vazhdova ta rrufisja ēajin tim duke u zgėrdhirė.
Buka qė na u servua pėrpara ishte njė bukė e patharmė dhe mjaft e pashijshme, e thatė dhe e shtypur, pastaj me njė konsistencė tė fllashkėt dhe ngjitėse. Pėrndryshe mua dhe Mahtabit na pėlqen shumė djathi i deleve, mirėpo Ameh Bozorg nuk ishte e vetėdijshme se pėr ta ruajtur shijen dhe freskinė e djathit atė mė parė duhej futur dhe lėnė nė ujė. Djathi i saj kundėrmonte ngjashėm me kėmbėt e pista, mirėpo megjithatė unė dhe Mahtabi kapėrdimė aq sa mundėm.
Mė vonė, po atė mėngjes, pranė meje mbeti tė rrijė ulur pėr kohė tė gjatė Maxhidi, biri mė i ri i tyre. Maxhidi dukej tė ishte njė njeri shpirtmirė dhe i pėrzemėrt, ndėrsa anglishtja e tij ishte pėr t'u akceptuar, sepse ai kishte pėr tė treguar shumė gjėra. Ne duhej ta vizitonim pallatin e Shahut, pastaj parkun Mellat, nė tė cilin gjendej njė raritet i Teheranit: njė lėndinė e gjerė, e kultivuar me bar. Mes tjerash ai kishte dėshirė qė tė na shoqėronte gjatė blerjeve.
Mirėpo, pėr kėtė ne do tė na duhej tė prisnim edhe njė kohė.Kėtė e kisha tė qartė pasiqė ditėt e para duhej kushtuar pritjes sė vizitorėve tė shumtė, tė afėrmve dhe miqve tė tjerė tė Moodyt, nga larg dhe nga afėr, tė cilėt kishin dėshirė tė madhe ta shihnin atė dhe familjen e tij.
Po atė mėngjes Moody insistoi qė tė bėja njė telefonatė me prindėrit e mi nė Michigan, mirėpo kėtu kishte njė problem tjetėr. Tė dy bijtė e mi, Joe dhe John, tė cilėt gjatė kėsaj kohe jetonin tek ish burri im nė Michigan, e dinin qė ne gjendeshim kėtu, mirėpo unė i kisha detyruar ta heshtnin kėtė gjė. Unė nuk doja qė kėtė ta mėsonin edhe Mom dhe Dad, pasiqė kjo do t‘i brengoste sė tepėrmi. Vetė Dad kohėt e fundit luftonte me sėmundjen e tij, e cila ishte diagnostikuar si njė kancer i pashėrueshėm zorrėsh, kėshtuqė, duke mos dashur t’i ngarkoja prindėrit e mi, atyre u kisha shpjeguar se ne do tė venim vetėm deri nė Europė.
„Por, unė nuk doja t’u tregoja atyre se ne kishim ardhur nė Iran“, i thashė Moodyt.
„Sidoqoftė, ata tashmė qėmoti e dinė se ne jemi nisur pėr kėtu“, tha ai.
„Jo, ata nuk dinė gjė pėr kėtė. Unė u thashė atyre se ne do venim vetėm deri nė Londėr.“
„Kur u takuam pėr herė tė fundit dhe gjatė ndarjes me ta unė u tregova tė vėrtetėn, se ne do tė udhėtonim pėr nė Iran“, tha Moody.
Kėsisoji pra telefonova. Nga largėsia gati e gjysmės sė rruzullit tokėsor dėgjova zėrin e nėnės sime dhe menjėherė, pas pėrshėndetjeve tona, e pyeta pėr shėndetin e Dad.
„Ai ndjehet mjaft mirė“, tha Mom. „Hemoterapia ėshtė duke i ndihmuar shumė.“
Nė fund tė bisedės i shpjegova se si nė kėtė ēast unė isha duke telefonuar nga Teherani.
„Oh, Zoti im!“ ofshani ajo. „Kėsaj gjėje iu kam frikėsuar sė tepėrmi.“
„Por mos u brengosni ju fare. Kėtu janė duke shkuar tė gjitha punėt nė rregull, ashtu siē ėshtė mė sė miri“, e gėnjeva unė. „Mė datėn shtatėmbėdhjetė ne do tė jemi prapė nė shtėpi.“
Pastaj i zgjata receptorin Mahtabit dhe nė ēast vėrejta t’i shndritnin sytė sapo dėgjoi zėrin e dashur tė gjyshes sė saj.
Pasi qė mbaruam bisedėn, u ktheva drejt Moodyt dhe fillova ta fajėsoja atė. „Ti mė gėnjeve!“ i thashė. „Ti mė the mė parė se ata e dinin pėr ku kemi fluturuar, mirėpo ata nuk dinin gjė pėr kėtė.“
„Po, po. Unė u kam treguar atyre“, tha ai duke rrudhur supet.
Mė kaploi njė ndjenjė paniku. Vallė ėshtė e mundur qė mos ta kenė kuptuar mirė prindėrit e mi? Apo mbase tani sapo e zura Moodyn duke gėnjyer?
Tė afėrmit e Moodyt vazhdonin tė na vizitonin trumba-trumba, duke u ndrydhur me shumicė nė dhomėn e madhe tė pritjes si nė drekė ashtu edhe nė darkė. Sapo hynin nė derė, tė gjithė burrave u ofroheshin pizhama komode, tė cilat i vishnin me tė shpejtė nė njėrėn nga dhomat e tjera dhe pastaj ktheheshin prapė nė dhomėn e pritjes. Ameh Bozorg mbante pėrherė tė gatshme njė sasi tė madhe chadorėsh pėr vizitoret, tė cilat me njė shkathtėsi shtanguese liroheshin nga chadorėt e tyre pėr nė rrugė dhe, sapo hynin brenda, me tė shpejtė hidhnin mbi vete tjetrin me ngjyra tė ngrohta, tė modeluar pėr ndenja nė rrethin e tė afėrmve, duke mos lejuar qė t’u shihej fare as edhe pjesa mė e vogėl e fytyrės sė tyre.
Koha mė e madhe e vizitave u kushtohej ngrėnieve dhe bisedave tė pandėrpera. Edhe gjatė llafosjeve tė tyre meshkujt ushtronin papushuar dhe nė heshtje lutjet e tyre tė pandėrprera, duke mbajtur ndėr duar tespihe tė ndryshme nga plastika, qelqi, apo prej gurėsh tė tjerė tė ēmuar, duke u shėrbyer me to pėr tė numėruar tridhjetė e tri herė, pėrsėritjet e Allahu akbar - Zoti ėshtė i madh.
Nė rastet kur mysafirėt vinin nė vizitė heret nė mėngjes, ceremonisė sė tyre tė mėrzitshme tė ndarjes ia fillonin diku rreth drekės, duke hedhur mbi vete sėrish rrobat e tyre tė rrugės, pastaj zinin tė puthen e tė pėrqafohen, duke bėrė hapa para drejt derės sė daljes dhe vazhdonin tė dėrdėllitnin sėrish, tė pėrqafonin sėrish njėri-tjetrin, pastaj bėnin edhe disa hapa pėrpara duke u ējerrė mė zė tė lartė dhe duke mos pėrfunduar me kėtė ceremoni edhe pėr njė gjysmė ore apo madje edhe njė orė tė tėrė. Si duket asnjėrit prej tyre as qė i shkonte mendja t’i pėrmbahej ndonjė orari tė caktuar kohor.
Sidoqoftė, nė fund edhe ia dilnin tė largoheshin disi, diku rreth pasdites sė hershme, pasiqė kėto orė ishin tė rezervuara pėr gjumė tė mesditės, i cili ishte mė se i preferuar pėr shkak tė vapės, por dhe pėr shkak tė orarit tė rreptė tė lutjeve.
Nėse mysafirėt vinin nė mbrėmje, atyre u duhej tė rrinin deri thellė nė natė, pasiqė duhej pritur njė kohė tė gjatė pėr tė ngrėnė, derisa tė kthehej Haxhi Baba nga puna e tij - gjė qė nuk ndodhte kurrė para orės dhjetė - dhe vetėm atėherė fillonin tė shtroheshin ushqimet nė dhomėn e mbushur pėrplot me burra tė veshur nė pizhama dhe me gra tė mbėshtjella nė chadorė.
Natyrisht se mua as qė mė shkonte mendja se duhej ta mbėshtjellja kokėn time brenda nė shtėpi, mirėpo disa prej vizitorėve dukej se ishin mė religjiozė se sa tė tjerėt, kėshtuqė herė pas here isha e detyruar edhe tė mbulohesha. Njė mbrėmje, kur papritur ia behėn disa mysafirė tė paftuar, Ameh Bozorg u fut me tė shpejtė nė dhomėn tonė tė fjetjes dhe mė hodhi njė chador tė zi, duke kėrritur diēka drejtė Moodyt.
„E hidh mbi kokė menjėherė“, urdhėroi Moody. „Kanė ardhur disa mysafirė tė shoqėruar me njė bartės turbani.“ Njė bartės turbani ėshtė njė njeri i cili udhėheq njė masxhed - xhami dhe i cili ėshtė i rangut tė ngjashėm me njė prift tė krishterė, apo me njė meshtar dhe, pasiqė ky nė vend tė aba-sė bart njė petk hoxhe nė formė pelerine dhe njė mbulesė tjetėr koke, e cila kėtij i sjell kėtė nofkė, pėr kėtė pra quhet bartės turbani dhe, si i tillė, ėshtė pėr t'u dalluar lehtė nga iranasit e tjerė, tė cilėt bartin rroba tė thjeshta apo ndonjė pardesy tjetėr, mirėpo pa kapelė mbi kokė. Njeriu me turban mbi kokė ėshtė njė person i respektuar lart.
Pėr kėtė unė nuk kisha mundėsi ta kundėrshtoja urdhrin e Moodyt. Mirėpo, sapo vura chadorin bezdisės mbi kokėn time, nė ēast vėrejta se sa i papastėr ishte. Velloja, e cila mbulonte pjesėn e poshtme tė fytyrės, ishte e pėrlyer me jargė tė thara. Nė tėrė ekonominė shtėpiake tė familjes nuk vėreja fare madje njė faculetė tė vetme stofi, apo ndonjė faculetė tjetėr letre, por e gjithė ajo qė vėreja unė ishte qė tė gjitha gratė nė vend tė faculetave pėrdornin kėto shami. Kundėrmimi i shamisė qe i tmerrshėm.
Bartėsi i turbanit quhej Aga Marashi. Gruaja e tij ishte motra e Haxhi Babės, mirėpo edhe me Moodyn ishte nė njė lidhje tė largėt gjaku. Duke u futur brenda mjaft i pasigurt, i mbėshtetur pėr njė shkop tė gdhendur me dorė, filloi tė lėkundet i tėri nėpėr dhomė; tė tre gjysmėkuintalėt e tij vėrehej se ishin njė ngarkesė tepėr e rėndė pėr tė. Shumė ngadalė u lėshua poshtė nė dysheme, duke rėnkuar nga lodhja dhe, pasiqė nuk mundi tė ulej kėmbėkryq si tė gjithė tė tjerėt, zgjati kėmbėt e tij mjaft tė mėdha dhe i shtriu nė formė V-je, duke kėrrusur pranė kėsaj supet e tij tė gėrmuqura. Nėn petkun e tij tė zi nė dysheme lėshohej stomaku i tij i madh. Zoreh solli me tė shpejtė njė kuti me cigare pėr ta nderuar mysafirin e lartė.
„Mė sill ēaj“, urdhėroi ai nė mėnyrė harbute dhe nė ēast zuri tė ndezte cigaren e re nga duqi i cigares tjetėr, tė djegur thuaja tėrėsisht. Pastaj u kollit fort dhe dihati me zhurmė, duke mos i shkuar mendja qė ta vinte dorėn para gojės.
Ēaji iu servir nė ēast. Aga Marashi filloi tė gėrmojė nė estekanin e tij njė lugė sheqer tė mbushur plot, duke thithur vazhdimisht cigaren e tij. Pastaj u kollit edhe njė herė dhe futi prapė njė lugė tjetėr me sheqer nė gotėn e tij. „Mua mė duhet tė bėhem pacient yti“, iu drejtua Moodyt. „Mė duhet ta shėroj diabetin tim.“
Nė kėtė ēast u gjenda nė dilemė se cila gjė mė neveriste mė tepėr: ishte vallė ky chadori i pėrlyer, tė cilin isha e detyruar ta mbaja ngjitur pėr fytyrėn time, apo ishte ky njeri, ky bartės turbani, pėr nderin e tė cilit mė duhej ta bartja atė.
Gjatė tėrė vizitės mbeta tė rrija ulur dhe nė heshtje, duke luftuar me vetveten qė tė mos villja. Mė nė fund, kur mysafirėt tanė u larguan, nga vetja hodha chadorin dhe fillova t'i shpjegoja Moodyt se ndjehesha e tmerruar nga gjendje johigjienike kėtu. „Kėto gra chadorin e pėrdorin edhe pėr t’i pastruar hundėt“, u ankova para tij.
„Nuk ėshtė e vėrtetė kjo qė thua ti“, ma ktheu ai. „Ti je vetėm duke gėnjyer.“
„Pa shiko kėtu, tė lutem.“
Vetėm atėherė kur pa shaminė Moody u bind qė unė ia thosha tė vėrtetėn. Pastaj mbeta tė pyetja se ēfarė gjėrash tė ēuditshme duhej tė silleshin nė kokėn e tij nė atė ēast? Vallė, i vinte kėtij kaq lehtė qė tė rikthehej sėrish nė ambientin e fėmijėrisė sė tij dhe qė tani tė gjitha kėto gjėra t'i dukeshin kaq tė natyrshmet derisa unė tė mos ia tėrhiqja vėrejtjen?
Ditėt e para unė dhe Mahtabi kohėn mė tė madhe e kalonim nė dhomėn tonė tė fjetjes dhe dilnim prej saj vetėm atėherė kur urdhėronte Moody, kur arrinte ndonjė mysafir i ri. Nė dhomėn toė sė paku mund tė rrinim ulur nė shtrat, nė vend se tė rrinim ulur nė dysheme. Gjatė kėsaj kohe Mahtabi luante me lepurushin e saj ose me mua. Kohėn mė tė madhe ndjenim peshėn e gjithė asaj vape tė madhe, dhe atė kohė nuk mund ta shtynim dot, ndėrkaq ndjeheshim njėkohėsisht edhe mjaft tė palumtura.
Vonė pasdite nė televizionin shtetėror iranas jepeshin lajme nė gjuhėn angleze. Moody mė tėrhiqte vėrejtjen pandėrprerė pėr kėto lajme tė pėrditshme dhe unė fillova t’u gėzohesha atyre, mirėpo jo pėr shkak tė pėrmbajtjes sė tyre, por thjesht vetėm pėr atė qė mund tė dėgjoja diēka nė gjuhėn time. Lajmet duhej tė fillonin nė ora katėr e gjysmė dhe zgjatnin diku prej pesėmbėdhjetė deri nė njėzetė minuta, mirėpo emetimet nuk fillonin kurrnjėherė nė kohė tė saktė.
Kapitulli i parė i lajmeve fillonte me raportimet e pashmangshme mbi luftėn e pandėrprerė me Irakun. Pėr ēdo ditė raportohej mbi fitoret madhėshtore kundėr ushtarėve irakianė dhe pėr vrasjen e njė numri tė madh tė tyre, ndėrsa pėr vrasjen e ushtarėve iranianė nuk bėhej fjalė fare, por nė vend tė kėsaj emetoheshin fotografi tė djemve dhe tė vajzave tė reja tė zellshme duke marshuar nė luftėn e shenjtė (burrat iranianė luftonin; gratė zienin ushqimet, mirėpo herė pas here merrnin edhe detyrėn, - pėrndryshe nė kėtė luftė detyrė e burrave -, tė pėrgatitjes dhe pjekjes sė bukės nė furrė), tė nxituar nga thirrjet patriotike pėr vullnetarė tė tjerė. Pastaj vijonin lajmet nga Libani - pasiqė njė grup i fuqishėm dhe tepėr ekstrem shiitėsh nga Libani gėzonin pėrkrahjen e drejtpėrdrejtė tė shtetit iranas pėr shkak se kishin mbetur shumė besnikė Aytollah Khomeinit. Krejt nė fund vijonte njė pėrmbledhje treminutėshe lajmesh nga e tėrė bota; nė rend tė parė vinin lajmet negative
 
Vlersim i shkrimit:
   
imi


RE: Roman - pjesa dytė, 22.Jun.2003 20:04


Pėrgatitja e gjellėrave zgjati tėrė ditėn dhe, nė fund, arrita ta pjek njė misėrok, i cili me tė vėrtetė qe tepėr i thatė, viskoz dhe i pashijshėm, mirėpo Reza, Essey dhe tė ftuarit e tjerė mbetėn tė entuziazmuar, sa edhe mua m’u desh tė pranoja se edhe vetė qeshė ashtu, se ishte njė ushqim i vėrtetė festiv, sidomos kur mė duhej tė krahasoja gjellėrat e tyre tė yndyrshme dhe tė papastra qė na qenė servirur deri tash nė Iran.
Moody tregohej mjaft krenar me mua.


Mė nė fund erdhi edhe dita e fundit e vizitės sonė. Maxhidi insistonte qė mėngjesin e kėsaj dite ta kalonim nė parkun e afėrm, Mellat.
Qe kjo njė ide e mirė. Maxhidi ishte me tė vėrtetė njeriu mė simpatik prej tė gjithė familjarėve tė Ameh Bozorg dhe ishte i vetmi njeri nga sytė e tė cilit shndriste jetė. Maxhidi dhe Zia - i cili mė kishte impresionuar qė nė aeroport - tė dy sė bashku posedonin njė fabrikė tė prodhimit tė kozmetikės. Prodhimi mė i rėndėsishėm i tyre ishte njė deodorans, mirėpo nga i tilli nė familjen e Ameh Bozorg nuk diktohej gjė.
Dukej qė ky biznes Maxhidit i jepte mjaft kohė tė lirė, tė cilėn ky e shfrytėzonte duke u harbuar andej-kėndej me shumė fėmijė tė fisit tė tij. Ky ishte i vetmi njeri, ndėr tė gjithė njerėzit e tjerė tė rritur, qė tregonte sadopak kujdes pėr fėmijėt. Unė dhe Mahtabi i vumė nofkėn „shakatar“.
Pikniku nė parkun Mellat ishte paraparė vetėm pėr ne tė katėrt - pėr mua, Mahtabin, Moodyn dhe Maxhidin. Ky piknik qe kėnaqėsia mė e madhe qė mund ta paramendoja, gjėja mė e bukur qė mė ndodhi nė ditėn e fundit tė kėtyre dy javėve, tė cilat mė dukeshin tė pafundme. Unė dhe Mahtabi tashmė kishim filluar tė numėronim edhe orėt para nisjes sonė.
Parku ishte njė oazė e vėrtetė, njė fushė e mbushur me bar tė gjelbėr dhe e rrethuar nga lule kopshti. Mahtabi tregohej mjaft e lumtur qė zbuloi njė vend tė tillė, ku mund tė vraponte e gėzuar. Ajo dhe Maxhidi luanin tė lumtur duke vrapuar para nesh, ndėrsa unė dhe Moody u shkonim prapa ngadalė.
Se ēfarė kėnaqėsie tė madhe do tė mė ofronte ky park sikur tė guxoja ta largoja nga vetja kėtė shall dhe kėtė pallto qesharake. Sa e urreja kėtė vapė dhe kėtė kundėrmim mposhtės tė kėtyre njerzėve tė pistė, i cili mund tė futej madje edhe nė kėtė parajsė. Vallė sa i urryer mė qe bėrė Irani!
Papritur vėrejta Moodyn se mė mbante pėr dorėn time, qė ishte njė shkelje e lehtė e rregullave dhe normave shiite, i cili dukej mjaft i menduar dhe i pikėlluar.
„Para se tė niseshim nga shtėpia jonė ka ndodhur diēka“, tha ai. „Ti nuk di asgjė pėr kėtė.“
„Po ēfarė ka ndodhur vallė?“
„Mua mė kanė larguar nga puna.“
Nė ēast hoqa dorėn time nga dora e tij, duke dyshuar menjėherė se ky ishte vetėm njė truk i tij dhe, duke nuhatur rrezikun, fillova tė ndieja se po mė kthehej sėrish ajo frika ime. „Po pėrse?", e pyeta unė.
„Nė klinikė donin qė nė vend timin ta punėsonin njė njeri tjetėr pėr tė ardhura shumė mė tė ulėta se tė miat.“
„Ti je duke gėnjyer“, ia ktheva unė me helm. „Kjo ēfarė thua ti nuk mund tė jetė e vėrtetė fare.“
„Po, po. E vėrtetė ėshtė.“
U ulėm mbi bar dhe vazhduam bisedėn. Nė fytyrėn e Moodyt vėreja shenja tė thella tė depresionit, i cili e mundonte tashmė dy vitet e fundit. Moody ishte larguar nga vendlindja e tij shumė i ri dhe ishte nisur drejt perėndimit pėr tė provuar fatin e vet. Gjatė tėrė kohės kishte punuar punė tė rėnda sa pėr tė fituar tė holla dhe mė pas pėr tė investuar pėr studimet e tij, duke u kualifikuar nė fund si mjek chiropraktik. Mė pastaj kishte specializuar edhe pėr anesteziolog dhe, si i tillė, kishte hapur praksisin e vet. Pastaj ne tė dy sė bashku kishim udhėhequr praksisin e tij, sė pari nė Corpus Christi dhe mė pas nė Alpena, qytezė nė pjesėn veriore tė siujdhesės jugore tė Michiganit. Gjatė kėsaj kohe ne kishim jetuar mjaft mirė derisa nuk filluan telashet. Pjesėn mė tė madhe tė kėtyre problemeve i kishim nxitur ne vetė, edhe pse Moody e kundėrshtonte kėtė. Disa prej vėshtirėsive tė tjera qenė krijuar pėrmes paragjykimeve raciste; tė tjerat vinin nga vetė tersllėku. Mirėpo, cilido qė tė ishte shkaktari, tė ardhurat e Moodyt patėn rėnė nė mėnyrė drastike, ndėrkohė qė edhe nami i tij profesional qe komprometuar me tė madhe sa ne u detyruam tė largoheshim nga Alpena jonė shumė e dashur.
Mė pas Moody u punėsua pėr mė tepėr se njė vit nė njė klinikė nė Detroit, nė lagjen e katėrmbėdhjetė tė qytetit, punė qė e pranoi vetėm atėherė kur e detyrova unė. Si duket edhe ky vend i ri i punės tani kishte marrė fund. Mirėpo megjithatė, e ardhmja jonė nė asnjė mėnyrė nuk dukej tė ishte e errėt. Kėtu, nė kėtė park, po thaja lotėt nga faqet e mia duke u munduar ta ngushėlloja.
„Por, me kėtė nuk ėshtė bėrė nami“, i thashė unė. „Ti me siguri mund tė gjesh ndonjė vend tjetėr pune, por edhe unė do tė punėsohem prapė.“
Moody ishte i dėshpėruar edhe mė tej dhe tėrė kohėn shikimi i tij dukej i turbullt dhe i zbrazėt, siē ishte pjesa mė e madhe e iranasve tė tjerė.
Pasdite vonė unė dhe Mahtabi, tė trazuara sė tepėrmi, ia filluam njė aventure: paqetimit tė gjėrave tona! E gjithė ajo ēfarė dėshironim mė sė tepėrmi ne tė dyja nė kėte botė ishte qė tė arrinim nė shtėpinė tonė. Kurrė mė parė nė jetėn time nuk kisha pasur dėshirė kaq tė tmerrshme pėr t‘u larguar nga diku si tash nga ky vend. Vetėm edhe njė darkė iranase! thosha me vete. Vetėm edhe njė mbrėmje nė mesin e kėtyre njerzėve, gjuhėn dhe doket e tė cilėve nuk i kuptoja dot.
Ne na duhej tė gjenim disi vend tė mjaftueshėm nė valixhet tona pėr tė gjitha gjėrat tona tė vlefshme, tė cilat gjendeshin tė mbledhura grumbull para nesh, mirėpo tėrė kjo pėr ne tė dyja do tė thoshte vetėm njė punė e kėndshme. Gjatė kėsaj kohe vėreja se si edhe sytė e Mahtabit shndritnin nga gėzimi. Ditėn e nesėrme - kėtė e dinte mirė ajo -, sė bashku me lepurushin e saj do tė lidhej pėr ulėsen e aeroplanit me rripin e sigurimit dhe do tė fluturonte pėr nė shtėpinė e saj.
Megjithatė, njė pjesė imja ndante shqetėsimin e Moodyt. Moody e dinte mirė se sa e pėrbuzja unė vendlindjen e tij dhe familjen e tij, mirėpo mua nuk mė dukej e arsyeshme qė tė mos e theksoja tė vėrtetėn dhe tė mos i shprehja pėrshtypjet e mia tė gėzimit tim tė madh pėr fundin e pushimeve tona. Sidoqoftė, unė doja qė edhe ai tė bėhej gati.
Kur u ktheva prapė nė dhomėn e vogėl dhe tė zhveshur nga tė gjitha pajisjet, pėr t‘u siguruar mos vallė kishim harruar ndonjė gjė pas vetes, brenda vėrejta Moodyn duke ndenjur ulur mbi shtrat dhe duke vrarė edhe mė tej mendjen e tij. „Eja tani“, i thashė. „Na ndihmo qė t'i bėjmė gjėrat gati dhe t’i paqetojmė.“
Pastaj hodha njė shikim mbi valixhen e tij tė mbushur pėrplot me barėra me pėrshkrim tė detyruar, tė cilat i kishte sjellė pėr t’ua falur mjekėve tė kėtushėm. „Ēfarė do tė bėsh tani me kėto?“ e pyeta.
„Nuk kam ide fare“, ma ktheu ai.
„Po pėrse nuk ia fal tė gjitha kėto Hosseinit?“ i propozova unė. I biri mė i madhi i Haxhi Babės dhe Ameh Bozorg ishte njė farmacist mjaft i suksesshėm.
Nga larg u dėgjua tingėllima e telefoni, mirėpo unė as qė ia vura veshin. Mė duhej tė bėja paqetimin e gjėsendeve tona.
„Unė nuk kam vendosur ende se ēfarė mė duhet tė bėj me kėto“, ma ktheu ai. Zėri i tij dukej i urtė, por disi i huaj dhe tėrė kohėn dukej se ishte i menduar thellė.
Para se tė vazhdonim me bisedėn, Moodyn e ftuan tė paraqitej nė telefon, nė kuzhinė. Unė i shkova pas. Telefonuesi ishte Maxhidi, i cili ishte larguar mė parė pėr ta siguruar terminin pėr fluturimin tanė. Tė dy burrat biseduan pėr disa ēaste nė gjuhėn farsi dhe mė pas Moody tha nė anglishte: „Atėherė, tė lutem, bisedo ti me Bettyn.“
Duke marrė receptorin nga dora e burrit tim filloi tė mė kaplonte njė parandjenjė e ligė. Pėrnjėherė e gjithė kjo mė dukej se ngėrthente nė njė mozaik tė vetėm dhe tė tmerrshėm. Sė pari, doli haptas tėrė ai gėzim mposhtės i Moodyt, i cili e pushtoi gjatė takimit tė sėrishėm me familjen e tij dhe simpatia e tij e hapur ndaj revolucionit islamik. Duhej t'i kisha shoshitur gjėrat pak mė tepėr atėherė kur Moody tregonte tėrė atė gatishmėri mendjelehtė pėr tė shpenzuar tė hollat tona. Dhe ato mobiljet qė blemė kėtu? Pastaj m'u kujtua qė Maxhidi mund tė mos kishte aranzhuar fare transportin e tyre pėrmes anijes. Mos vallė qe ajo vetėm njė rastėsi kur sot nė mėngjes Maxhidi u zhduk sė bashku me Mahtabin dhe na lanė qė unė dhe Moody tė mund tė bisedonim tė papenguar? Filluan tė mė kujtoheshin tė gjitha ato bisedat e fshehta nė farsi mes Moodyt dhe Mammalit, atėherė kur Mammali jetonte nė shtėpinė tanė nė Michigan. Unė kisha filluar tė dyshoja qė atėherė se kėta tė dy planifikonin ndonjė komplot kundėr meje.
Isha e bindur se njė gjė e tmerrshme ishte duke ndodhur edhe para se ta dėgjoja Maxhidin tė mė thoshte nė telefon: „Ju nuk mund tė udhėtoni nesėr.“
U mundova tė mos lejoja qė tė vėrehej paniku nė zėrin tim dhe e pyeta: „Ēfarė do tė thuash ti me kėtė: ne nuk mund tė udhėtojmė nesėr?“
„Sė pari, udhėtimi duhet konfirmuar tri ditė mė parė, duke sjellė mė parė pasaportat nė aeroport qė pastaj tė mund tė fluturohet. Ju nuk i keni dorėzuar me kohė pasaportat tuaja.“
„Po unė nuk kam ditur gjė pėr kėtė. Unė nuk bart pėrgjegjėsi pėr kėtė.“
„Sido qė tė jetė, ju nuk mund tė fluturoni nesėr.“
Nė zėrin e Maxhidit vėrehej pėrēmimi, sikur tė dėshironte tė thoshte se gratė - posaēėrisht ju gratė nga perėndimi - nuk do tė kuptoni kurrnjėherė se si funksionojnė gjėrat nė kėtė botė. Nė fjalėt e tij vėrehej edhe diēka tjetėr, njė saktėsi e ftohtė. Fjalėt e tij tingėllonin sikur t'i kishte mėsuar mė parė pėrmendsh. Prej kėtij ēasti Maxhidin nuk doja ta shihja me sy.
Nė receptor piskata me zė tė lartė: „Atėherė, kur niset aeroplani i parė nga kėtu, me tė cilin mund tė fluturojmė ne?“
„E, kėtė nuk e di unė. Mė duhet tė pyes edhe njė herė.“
Sapo lėshova dėgjojėsen pėrnjėherė m‘u duk se i tėrė trupi im kishte mbetur pa gjak dhe s’mė kishte mbetur as fuqia mė e vogėl. Parandieja qartė se kėtu nuk ishte nė pyetje ajo ēėshtja e thjeshtė e mėngėsive burokratike lidhur me pasaportat tona, por nė pyetje ishte gjithsesi diēka shumė mė e thellė.
U nisa menjėherė drejt dhomės sonė tė fjetjes, duke tėrhequr pas vetes edhe Moodyn.
„Ēfarė ėshtė duke ndodhur kėtu?“ kėrkova nga ai tė mė sqaronte.
„Asgjė, asgjė. Ne do tė fluturojmė me aeroplanin e parė tė mundshėm.“
„Po pėrse nuk je kujdesur ti pėr pasaportat tona?“
„Qe ky njė lėshim yni. Asnjeriut nuk i kishte shkuar mendja pėr kėtė.“
Tani me tė vėrtetė sapo filloi tė mė kaplojė paniku. Unė nuk doja ta humbja kontrollin mbi veten, mirėpo dalngadalė ndieja se tėrė trupi im zuri tė dridhej. Pastaj edhe zėri filloi tė mė ngrihej dhe tė shndėrrohej nė zė ējerrės, duke mos pasur fuqi ta kontrolloja mė. „Unė nuk tė besoj ty!“ u ējerra mbi tė. „Ti je duke mė gėnjyer. I sill kėtu tani pasaportat tona dhe i paqeto plaēkat tuaja. Ne do tė nisemi pėr nė aeroport dhe do t'u shpjegojmė atyre se nuk kemi ditur fare pėr kėtė afat treditor dhe pastaj ndoshta do tė na lejojnė tė fluturojmė me aeroplanin tonė. Nėse jo, atėherė do tė mbetemi atje derisa tė mund tė nisemi.“
Moody heshti disa ēaste. Pastaj mori frymė thellė. Ne tė dy kohėn mė tė madhe gjatė kėtyre shtatė viteve tė martesės sonė e kishim kaluar duke u munduar qė t'u shmangemi konflikteve. Kėshtu ne tė dy ishim shndėrruar nė mjeshtėr tė kulluar tė mėnjanimit tė problemeve, gjithmonė atėherė, kur para nesh shtroheshin probleme tė tilla, nė jetėn tonė tė pėrbashkėt.
Pra, Moody ishte i vetėdijshėm se sa larg mund tė shkonte dhe t'i lejonte vetes tė fshehte tė vėrtetėn, mirėpo unė qė tani e dija se ēfarė i duhej atij tė mė thoshte.
U ul nė shtrat pranė meje dhe u mundua ta vinte dorėn mbi belin tim, mirėpo unė e refuzova. Pas kėsaj filloi tė fliste i qetė dhe pa iu dridhur zėri fare, nė tė cilin hetohej madje edhe njė dozė e lartė e fuqisė sė tij. „Unė me tė vėrtetė nuk kam idenė se si mė duhet tė ta shpjegoj ty kėtė", tha ai nė fund. „Dua tė them se ne nuk do tė udhėtojmė fare pėr nė shtėpi. Tash e tutje ne do tė jetojmė kėtu.“
Edhe pse unė qė mė parė e parandieja fundin e tillė tė kėsaj bisede, megjithatė, kur mė nė fund i dėgjova kėto fjalė, nuk munda tė frenohem.
Kėrceva nė ēast nga shtrati. „Gėnjeshtar! Gėnjeshtar! Rrenacak!“ fillova tė bėrtas unė. „Si mund tė ma bėsh ti kėtė gjė? Ti e di mirė qė unė kam ardhur me ty kėtu vetėm pėr njė arsye tė vetme. Ti duhet tė mė lejosh tė kthehem nė shtėpinė time!“
Fillova tė hungėrij mbi tė edhe para Mahtabit, e cila nuk ishte nė gjendje tė kuptonte kėtė ndryshim tė pėrnjėhershėm dhe kėto sjellje tė ngrysura tė tė atit tė saj: „Unė nuk jam i detyruar nė asnjė mėnyrė tė tė lejoj tė kthehesh nė shtėpi. Tani e tutje ti do tė bėsh vetėm atė ēfarė tė them unė dhe ta dish se tani e tutje ti do tė jetosh kėtu.“ Papritmas mė ngjeshi njė grusht mbi gjoksin tim dhe unė u rrėzova nga prapa mbi shtrat. Ējerrjet e tij filluan tė marrin njė ton tė pacipė, sa pastaj veē sa nuk filloi tė qeshte, thua se ndjehej si njė ngadhėnjimtar gėzimlig nė kėtė luftė tonėn tė pashpallur dhe tė pandėrprerė. „Tani e tutje ti do ta kalosh jetėn tėnde kėtu. E ke tė qartė ti kėtė? Ti nuk do tė largohesh kurrnjėherė nė jetėn tėnde nga Irani. Ti do tė mbetesh kėtu derisa tė vdesėsh.“
E mpirė e tėra nė heshtje u shtriva mbi shtrat. Lotė tė mėdhenj filluan tė rrokulliseshin mbi faqet e mia derisa dėgjoja kėto fjalė tė Moodyt, tė cilat mė dukej sikur tė vinin nga ana tjetėr e njė tuneli.
Mahtabi filloi tė dėneste dhe tė mbėrthehej pėr lepurushin e saj. I tėrė ky realitet i hidhur dhe i tmerrshėm ishte tronditės dhe qė tė ngrinte. Ishte e mundur vallė tė ndodhte me tė vėrtetė njė gjė e tillė? Ishim tani unė dhe Mahtabi tė ndalura peng? Ishim tani ne tė arrestuara nga ky njeri i tėhuajur dhe i urryer, i cili kohė mė parė kishte qenė njė bashkėshort dhe njė baba me shumė dashuri?
Megjithatė, duhet tė gjendet njė rrugėdalje nga kjo ēmenduri. Me njė ndjenjė dhe njė lloj indinjate tė ndershme isha e bindur se madje edhe vetė Allahu nė mėnyrė ironike ishte nė anėn time.
Lotė tė mėdhenj zemėrimi dhe frustrimi shpėrthenin nga sytė e mi kur u largova me vrap nga dhoma jonė e fjetjes dhe dola para Ameh Bozorg dhe disa anėtarėve tė tjerė tė pranishėm tė familjes, tė cilėt si rėndomė qė tė gjithė rrinin ulur rreth e pėrqark.
„Tė gjithė ju jeni gėnjeshtarė!“ fillova tė piskas para tyre.
Mirėpo, si duket, asnjėri nuk kuptonte se ēfarė ishte duke e munduar gruan e Moodyt nga Amerika. Unė mbeta tė mė kėmbė para tė gjitha kėtyre fytyrave armiqėsore, ndonėse nė ato ēaste e ndieja veten tė pafuqishme dhe qesharake.
Filloi tė mė rridhnin hundėt. Lotė tė mėdhenj mė shkonin rrėke mbi faqe, ndėrsa pranė meje nuk kisha faculetė fare, madje as vetėm njė faculetė letre, kėshtuqė u detyrova tė fryja nga hunda nė shallin tim, sikundėr qė bėnin tė gjithė anėtarėt e tjerė tė familjes sė Moodyt. Mė pastaj, piskata me njė zė tė ējerrė: „Kėrkoj nga ju qė nė kėte ēast tė tubohet e tėrė familja. Unė dua tė bisedoj me ju. Madje menjėherė!“
Pėrnjėherė porosia ime filloi tė pėrhapet mė tutje dhe pa vonuar tė gjithė familjarėt morėn urdhėr tė tuboheshin.
Sė bashku me Mahtabin qėndroja nė dhomėn e fjetjes me orė tė tėra, duke qarė dhe duke luftuar tė mos villja, duke u gjendur pezull mes hidhėrimit dhe paralizės. Pas pak kohėsh Moody kėrkoi nga unė librezėn e ēeqeve, tė cilėn ia zgjata me pėrulje.
„Ku janė ēeqet e tjerė?“ pyeti ai. Ne tė dy kishim gjithsej tri konto.
„Unė kam marrė me vete vetėm njėrin“, ia ktheva unė. Kėto fjalė e qetėsuan, kėshtuqė nuk u mundua fare pėr ta kontrolluar ēantėn time tė dorės.
Pastaj mė la vetėm, ndėrsa unė po e mblidhja guximin dhe fuqinė time pėr t'u pėrgatitur dhe planifikuar mbrojtjen time.


Nė orėt e vona tė mbrėmjes, pasiqė Haxhi Baba kishte mbaruar me punėn e tij dhe ndėrkohė ishte kthyer nė shtėpi, pra pasi qė tė kishte ngrėnė darkė dhe pasiqė, mė nė fund, e tėrė familja i ishte bindur apelit tim dhe ishte tubuar e tėra, unė hyra nė sallė po jo pa u siguruar mė parė se isha mbėshtjellė mirė dhe nė mėnyrėn mė korrekte, sipas tė gjitha rregullave tė tyre tė veshjes. Planin tim tashmė e kisha ngulitur nė kokėn time. Tė gjitha shpresat e mia do t‘i vija nė moralin religjioz, siē e personifikonte kėtė rreptė Haxhi Baba. Pėr tė drejtėsia dhe padrejtėsia ishin gjėra tė konturuara qartė.
„Reza“, iu drejtova unė atij, duke u munduar qė zėri im tė tingėllonte qetė, “tė lutem e pėrkthe kėtė qė dua t‘i them unė Haxhi Babės.“
Njeriu i moshuar, sapo dėgjoi emrin i tij, pėr njė ēast ngriti vėshtrimin dhe, mė pas uli kokėn si gjithmonė, ngaqė besimi i tij i thellė nuk e lejonte tė mė shikonte direkt nė fytyrė.
Duke shpresuar se fjalėt e mia do tė pėrktheheshin nė farsi nė mėnyrė korrekte, e dėshpėruar thellė dhe me fuqinė time tė fundit, shpėrtheva me strategjinė time tė mbrojtjes. Haxhi Babės i shpjegova qė unė nuk kisha ardhur kėtu, nė Iran, me dėshirėn time dhe se qė mė parė e kisha pasur tė qartė se, menjėherė pas arritjes sime nė Iran do tė braktiseshin tė gjitha tė drejtat e mia themelore, si njė grua amerikane. Mu nga kjo frikėsohesha unė, duke qenė e sigurt se Moody do tė bėhej sunduesi im apsolut sa kohė qė do tė rrija nė Iran.
Pėrse kisha ardhur unė kėtu?, i shtrova pyetje vetes nė mėnyrė retorike.
Unė kisha ardhur kėtu qė tė njihesha me familjen e Moodyt dhe t“u ofroja mundėsinė atyre qė ta shihnin Mahtabin. Ekzistonte edhe njė arsye tjetėr shumė mė e thellė dhe mė e tmerrshme e ardhjes sime kėtu, por atė as qė mundja dhe as qė e peshoja ta zbėrtheja nė fjalė dhe ta shprehja para familjes sė Moodyt. Nė vend tė kėsaj fillova t`u tregoja njė tregim mbi blasfeminė e Moodyt.
Nė shėpinė tonė nė Detroit, kur e kisha konfrontuar Moodyn me frikėn time pėr njė mundėsi tė tillė, pra tė ndalimit tim me dhunė kėtu, ai kishte reaguar me reaksionin e tij tė vetėm, me tė cilin mund ta dėshmonte qėllimin e tij tė ndershėm.
„Atėbotė Moody u betua mbi Kuranin se nuk do tė mė detyronte nė asnjė mėnyrė tė mbetesha kėtu kundėr dėshirės sime“, thashė unė duke pyetur veten se sa kishte dėgjuar dhe kuptuar vallė Haxhi Baba nga gjithė kjo qė thosha unė. „Ju jeni njė njeri me besim tė lartė nė Perėndinė. Si mund tė lejoni ju tė ma bėjė ky kėtė gjė, sidomos tani qė ėshtė betuar mbi Kuranin?“
Moody mori fjalėn pėr njė ēast tė shkurtėr dhe e pohoi si tė vėrtetė shpjegimin tim pėr betimin e tij mbi Kuranin. „Mirėpo, tashmė mua mė ėshtė falur“, tha ai. “Perėndia do tė mė falė mua, sepse, po tė mos kisha vepruar kėshtu, atėherė ti nuk do tė vije me mua.“
Vendimi i Haxhi Babės qe i menjėhershėm dhe i prerė. Pėrmes fjalėve tė pėrkthyera nga ana e Rezas ai tha: „Ne do t'i bindemi vetėm dėshirės dhe vendimit tė Da“ixhanit, ēfarėdo qė tė jenė ato.”
Tėrė kėtė ligėsi e ndjeva tė tėrėn nė shpirtin tim. Kėsisoji pra, unė ua ktheva nė mėnyrė verbale, edhe pse e dija se tė gjitha argumentet e mia ishin tė kota.
„Ju nuk jeni asgjė tjetėr pėrveē njė bandė gėnjeshtarėsh!“ piskata me zė tė lartė. „Tė gjithė ju pėr kėtė gjė keni ditur qė mė parė. Ky paska qenė vetėm njė truk. Ju e keni planifikuar kėtė me muaj tė tėrė dhe pėr kėtė unė ju urrej tė gjithėve!“ Tani fillova tė qaja me vrull, ndėrsa fjalėt e mia shpėrthenin deri nė qiell. „Dhe njė ditė unė do tė hakmerrem. Ju pėrdorėt Islamin tuaj vetėm sa pėr tė realizuar qėllimet tuaja, duke qenė tė sigurt se unė do ta respektoj atė. Ju do ta paguani pėr kėtė. Vetė Perėndia do t’ju dėnojė ju tė gjithėve!“
Vėrehej se si e tėrė familja nuk u jepte aq rėndėsi mallkimeve tė mia, por qė tė gjithė vetėm shkėmbenin mes vete shikimet e tyre komplotiste, duke treguar njėkohėsisht kureshtje tė mėsonin se sa kishte Moody pushtet mbi gruan e tij amerikane.



3

Unė dhe Mahtabi mbetėm tė qanim me orė tė tėra, derisa atė, mė nė fund, kapitja e mbėrtheu nė njė gjumė tė thellė. Unė ndenja zgjuar tėrė natėn, sa koka mė ushtonte papushuar. Kėtė njeri, i cili flinte nė anėn tjetėr tė shtratit, e pėrbuzja dhe njėkohėsisht ia kisha frikėn.
Nė mes tė ne tė dyve Mahtabi vėrehej se po dėneste nė gjumė dhe kjo ma plaste zemrėn. Si mund tė flinte Moody aq thellė dhe aq qetė vallė, pranė bijės sė tij kaq tė frikėsuar? Si mund t“ia bėnte ai kėtė gjė Mahtabit?
Unė sė paku kisha provuar njė rrugėdalje, mirėpo Mahtabi e shkretė pėr gjithė kėtė nuk kishte ēfarė tė thoshte. Ajo ishte vetėm njė vogėlushe e pafajshme katėrvjeēe, e zėnė peng nga realiteti brutal i njė martese tė turbullt dhe tė pazakontė, e cila ishte shndėrruar disi nė njė melodramė - unė edhe mė tej nuk e kisha tė qartė tėrėsisht se si -, si njė lloj dukurie anėsore e rrjedhave tė mistershme tė ngjarjeve politike botėrore.
Gjatė tėrė natės mbeta duke qortuar veten. Vėrtetė, si mund tė lejoja dhe ta sillja atė kėtu?
Mirėpo unė e dija pėrgjigjen. E si mund tė mos e sillja, vallė?
Sado qė kjo mund tė tingėllonte e pazakontė, mua mė dukej qė mundėsia e vetme pėr ta mbajtur Mahtabin sa mė larg Iranit ishte qė ta sillja njėherė kėtu, pėr njė kohė tė caktuar. Dhe tani kjo orvatje zhgėnjyese u tregua e gabuar.
Unė nuk kisha treguar kurrnjėherė ndonjė interes tė veēant pėr politikėn, apo pėr intrigat e tjera ndėrkombėtare. E gjithė ajo qė doja unė ishte qė vetėm nė familjen time tė mbretėronte lumturia dhe harmonia. Mirėpo kėtė natė, nė tė cilėn nė mendjen time shplanin mijėra kujtime, vėreja se si edhe ata muajt e pakėt tė lumturisė sonė nuk kishin qenė pa vuajtje.


Me tė vėrtetė qe dhembja ajo qė na bashkoi mua dhe Moodyn para mė tepėr se dhjetė vjetėve, dhembja qė fillonte nga ana e majtė e kokės sime dhe mė pas pėrhapej me tė shpejtė nėpėr tėrė trupin tim. Nė shkurt tė vitit 1974 filluan tė mė torturonin sulme tė rėnda tė migrenės, tė cilat mė shkaktonin edhe marramendje, pastaj vjellje dhe njė ndjenjė tė pėrgjithshme ligėshtimi. Dhembjet ishin tė tmerrshme, edhe vetėm po t‘i hapja sytė. Madje edhe zhurma mė e vogėl provokonte dhembje tė rėnda, tė pėrcjella me ngėrēe nėn zverk dhe teposhtė, drejt unazave tė boshtit kurrizor, ndėrsa pėr tė fjetur mundja vetėm me ndihmėn e barėrave tė rėnda.
Shqetėsimet e mia ishin posaēėrisht tė bezdishme, pasiqė isha e bindur qė tani, nė moshėn time njėzetetetėvjeēe, mė nė fund, duhej tė isha nė gjendje t‘ia filloja jetės sime. Mė parė unė qeshė martuar qė nė bankat shkollore dhe isha ngatėrruar nė njė lidhje me mungesė dashurie, e cila mė vonė pėrfundoi me njė shkurorėzim tė bezdisshėm. Mirėpo, pas kėsaj, pėr mua filloi njė fazė e re stabiliteti dhe lumturie, madje madje si rezultat i drejtpėrdrejtė i strapacimeve tė mia. Puna ime nė ITT Hancock, nė qytetin e vogėl Elsie, mu nė zemėr tė Michiganit, pėr mua premtonte njė karrierė me perspektivė nė lėmė tė manaxhimit. Para se tė arrija nė detyrėn e tashme, isha e punėsuar nė vendin e punės pėr tė nxjerrė llogarinė e ndėrrimit tė natės, nė tė cilin udhėhiqja me tėrė personelin zyrtar dhe ku isha e varur drejtpėrsėdrejti nga drejtori i ndėrmarrjes, punė qė e bėja me shumė zell. Rroga ime mjaftonte qė ta siguroja vatrėn timen familjare nė mėnyrė modeste e tė rehatshme me tė dy bijtė e mi, Joe dhe John.
Pranė shoqatės lokale pėr tė goditurit nga atrofia muskulare ushtroja edhe njė aktivitet tjetėr honoforik, qė ishte mjaft mirėnjohės, duke ndihmuar kėsisoji koordinimin e aktiviteteve tė tyre tė ndara pėr njė vit tė tėrė, qė pastaj arrinin kulminacionin e tyre nė emisionin maratonik televiziv tė Jerry Lewisit. Me njė maj tė vitit tė kaluar edhe vetė u prezantova nė televizion, nė Lansing. Tėrė kohėn ndjehesha shumė mirė dhe e kėnaqur me aftėsinė time tė pėrfituar sėrish pėr t’i dalė zot jetės sime.
Tė gjitha kėto paralajmėronin njė pėrparim tė dukshėm drejt njė synimi njė ēikė tė turbullt, mirėpo megjithatė njė synimi tė vėrtetė, tė cilin e kisha ėndėrruar si tinejxhere. Rreth e pėrqark meje vėreja shumė punėtorė, gra dhe burra, tė cilėt, sipas mendimit tim, tregoheshin tė kėnaqur me fitimet e tyre mjaft modeste. Mirėpo unė doja diēka mė tepėr nga jeta ime, ndoshta sė paku njė diplomė kolegji, apo njė karrierė tė njė raportuesje gjyqesh, ndoshta njė firmė timen personale, mbase - kush mund ta dijė se ēfarė? Unė doja diēka mė tepėr, se njė jetė me perspektivė tė mėrtyer, tė cilėn e pikasja kudo pėrreth vetes.
Pikėrisht nė kėtė kohė filluan tė mė mundonin kokėdhembjet. Ditė tė tėra pėrpjekjet e mia tė vetme ishin qė t‘i hiqja qafe kėto dhembje paralizuese dhe pėr faqe tė zezė.
E dėshpėruar pa masė dhe duke kėrkuar ndihmė, nė fund u drejtova tek Dr. Roger Morris, mjeku ynė shtėpiak tashmė njė kohė tė gjatė, i cili po atė pasdite mė udhėzoi qė tė vija nė spitalin e qytetit, nė Carson City, njė klinikė pėr chiropraktikė nė perėndim tė Elsies, rreth njė gjysmė orė vozitjeje nė autostradė.
Rrija e shtrirė nė dhomėn time private me perde tė lėshuara dhe me drita tė fikura, e mbėrthyer kruspull nė formė fetusi dhe dėgjoja mjekėt me shumė mosbesim tek shqyrtonin si tė mundshme se unė lėngoja nga njė tumor nė tru.
Prindėrit e mi erdhėn me auto nga Banisteri pėr tė mė vizituar dhe me vete kishin sjellė edhe Joen dhe Johnin e vogėl, edhe pse tė dy nuk qenė rritur ende pėr njė gjė tė tillė.
Isha e lumtur qė i shihja tė dy bijtė e mi, mirėpo vetė kjo shkelje e rregullave mbi vizitat nė spital mė fuste frikėn edhe mė tepėr. Tė nesėrmen, kur prifti ynė erdhi nė vizitė, shpreha dėshirėn pėr ta pėrpiluar njė testament.
Rasti im ishte mjaft i koklavitur. Mjekėt mė pėrshkruanin seancė tė pėrditshme psikoterapike, me njė trajtim shtesė manipulimi. Pas kėsaj mė kthenin prapė nė dhomėn time tė errėsuar dhe tė qetė. Terapia e manipulimit ėshtė njėra ndėr dallimet kryesore ndėrmjet chiropraktikės dhe mjekimit tė pėrgjithshėm alopatik, e cila ushtrohet nga mjekė tė rėndomtė, tė parapėrgatitur posaēėrisht pėr kėtė gjė. Njė terapeut chiropraktik ėshtė i kualifikuar njėsoj sikundėr edhe tė gjithė mjekėt e tjerė, mirėpo nė konceptin teorik ai dallohet shumė nga ata. Mjekėt chiropraktikė punojnė nė tė njėjtit lėmenj tė medicinės moderne, sikundėr edhe mjekėt e tjerė tė zakonshėm - siē janė, pėr shembull, anesteziologėt, pastaj kirurgėt, gjinekologėt, mjekėt pėr fėmijė dhe neurologėt -, tė pėrmendim vetėm disa prej tyre. Mirėpo njė mjek chiropraktik pėrfaqėson njė metodė tė tėrė dhe tė veēantė mjekimi. Qėllimi i terapisė sė manipulimit ėshtė tė bėhen zbutjet e dhembjeve nė mėnyrė natyrale, duke stimuluar pjesėt e goditura tė nervave dhe njėkohėsisht tė relaksohen muskujt e tendosur me dhembje. Nė tė kaluarėn kjo metodė pėr mua qe treguar gjithmonė e suksesshme, pra m’i lehtėsonte dukshėm lėngimet e mia tė ndryshme, kėshtuqė ma shtonte shpresėn se edhe kėsaj radhe kjo gjė do tė ndikonte mirė, sepse, pasiqė isha shumė e dėshpėruar, unė kėrkoja vetėm lehtėsimin e dhembjeve.
Nga vuajtjet torturuese nuk i vura mendjen fare mjekut asistent, i cili hyri brenda pėr t‘ia filluar trajtimit tė parė manipulativ. Gjatė kėsaj kohe unė rrija shtrirė me fytyrėn drejt dyshemesė, mbi njė tavolinė tė mbėshtjellė me sfungjer tė fortė, e cila pėr njė ēast neutralizoi trysninė, sapo duart e tij filluan tė pėrpunonin muskulaturėn time tė shpinės. Fėrkimet e tij qenė tė buta, ndėrsa sjelljet tė afėrta.
Mė pas ai mė ndihmoi tė kthehem e tė shtrihem nė shpinė, pėr tė vazhduar trajtimin e tij nė fytin tim dhe pėr ta pėrsėritur trajtimin edhe nė muskulaturėn e supeve. Etapa e fundit e kurimit konsistonte nga njė rrotullim i beftė e i qėllimshėm i qafės, me ē“rast mjeku provokonte njė zhurmė kėrcitėse, sepse gjatė kėsaj kohe nga unazat e boshtit kurrizor lirohej njė gas dhe nė ēast ndihej lehtėsimi.
Derisa rrija e shtrirė nė shpinė, fillova ta vėshtroja doktorin pėr sė afėrmi. Ai dukej tė ishte diku rreth gjashtė vite mė i moshuar nga unė, njėkohėsisht mė i moshuar se shumica e mjekėve tė tjerė asistentė. Flokėt e tij tashmė kishte zėnė tė tėholloheshin. Mosha e tij i shkonte nė favor atij vetė, ngaqė pjekuria e tij i mundėsonte autoritet. Ky doktor nuk ishte edhe aq i hjeshėm, mirėpo shtati i tij i rrastė dhe i fuqishėm linte efekt tėrheqės. Njė palė syze me sens intelektual vėreheshin mbi fytyrėn e tij me tipare tė lehta arabe. Lėkura e tij ishte pėr njė nuancė mė e errėt se imja. Pėrveē theksit tė lehtė, qėndrimi dhe personaliteti i tij dukeshin nė tėrėsi amerkanė.
Ky mjek quhej Dr. Sayyed Bozorg Mahmoody, mirėpo kolegėt e tij e quanin thjesht me nofkėn e tij: Moody.
Trajtimet e Dr. Mahmoodyt u shndėrruan nė rreze shprese tė qėndrimit tim nė klinikė. Ato ulnin pėrkohėsisht dhembjet e mia, ndėrkohė qė edhe vetėm mungesa e tij sado e shkurtėr tek unė ndikonte nė mėnyrė terapeutike. Ishte ky mjeku mė i pėrkushtuar qė kisha takuar ndonjėherė. Unė e takoja atė ēdo ditė gjatė ushtrimit tė manipulimit, ndėrkohė qė edhe ai kthehej nė dhomėn time disa herė gjatė ditės vetėm sa tė pyeste: „Si ndjeheni ju?“ dhe pastaj, vonė nė mbrėmje, sa pėr tė thėnė: „Natėn e mirė“.
Njė radhė testesh tė ndryshme pėrjashtuan mundėsinė e ekzistimit tė tumorit nė tru dhe kėshtu mjekėt erdhėn nė pėrfundim qė unė lėngoja nga njė formė e rėndė migrene, e cila, eventualisht, do tė zhdukej vetvetiu. Diagnoza qe mjaft e vagullt, mirėpo, siē vėrehej, e drejtė, pasiqė dhembjet e mia zunė tė qetėsoheshin brenda vetėm disa javėsh. Nė fund tek unė nuk mbeti asnjė shenjė nga ky aksident, madje nuk mbeti as edhe shenja mė tė vogėl pasuese trupore, mirėpo qė kėtej jeta ime po ndryshonte nė mėnyrėn mė dramatike.
Ditėn e fundit tė qėndrimit tim nė klinikė, derisa Dr. Mahmoody ishte duke ushtruar trajtimin e tij tė fundit manipulativ, papritur m’u drejtua me fjalėt: „Mua mė pėlqen parfumi juaj. Unė e lidh gjithnjė kėtė aromė tė kėndshme me vetė juve.“ Ai mendonte nė Charlie, ujin e toaletit, tė cilin e pėrdorja gjithmonė. „Gjithmonė nė mbrėmje, kur tė nisem pėr nė shtėpi, e ndiej ende erėn e parfumit tuaj nė duart e mia.“
Mė pas mė pyeti nėse do tė mund tė mė telefononte nė shtėpi dhe qė tė mėsonte se si ia kaloja. „Natyrisht“, ia ktheva unė. Pastaj, me shumė kujdes, shkroi adresėn time dhe numrin tim tė telefonit.
Nė fund, kur pėrfundoi me trajtimin e tij, u pėrul lehtė dhe mė puthi mbi buzė. Atėherė nuk kisha idenė fare se ku do tė mund tė shpinte njė puthje e tillė e thjeshtė fare.


Moody nuk fliste me shumė dėshirė pėr Iranin. „Unė nuk do tė kthehem kurrė atje“, thoshte ai. „Tashmė unė kam ndryshuar i tėri, ndėrkohė qė edhe familja ime nuk mė kupton. Thjesht, tash e tutje unė nuk kam vend pranė tyre.“
Edhe pse Moody parapėlqente tepėr Amerikan Way of Life, megjithatė e urrente shahun, pasiqė ai e kishte amerikanizuar Iranin sė tepėrmi. Ajo qė i ngriste nervat mė sė tepėrmi ishte se tani nuk mund tė bleje nė ēdo cep tė rrugės chelokebab - njė ushqim i njohur iranas qė gatitej nė ēast nga mishi i qengjit dhe orizi, por nė vend tė kėsaj nė ēdo anė mbinin si kėrpudhat pas shiut McDonald dhe rostiēeri tė tjera perėndimore. Tani ai vend nuk i ngjante atij, nė tė cilin ishte rritur ky.
Moody kishte lindur nė qytetin Shustar, nė jugperėndim tė Iranit, mirėpo pas vdekjes sė prindėrve tė tij ishte shpėrngulur nė tė njėjtėn krahinė tek e motra e tij, nė Khorrhamshahr. Irani ėshtė njė vend tipik i botės sė tretė, nė tė cilin ekzistojnė dallime tė thella ndėrmjet shtresės sė lartė shoqėrore dhe tė asaj tė ultės. Po tė kishte lindur ai nė ndonjė familje tė shtresės sė ulėt, ka tė ngjarė qė jetėn do ta ēonte mu si kėta varfanjakė tė panumėrt tė Teheranit dhe do t‘i duhej tė vegjetonte nė ndonjė kasolle tė vogėl provizore, tė ngritur nga materiale tė ndryshme ndėrtimore, tė mbledhura nėpėr rrugė. Pastaj do tė ishte detyruar tė jetonte nga lėmosha dhe tė lutej pėr ndonjė punė rasti. Mirėpo familja e tij kishte qenė me fat dhe kishte qenė e bekuar tė ishte e pasur dhe me nam; kėshtu pra, ai kishte gėzuar mbėshtetjen finansiare dhe mundėsinė qė menjėherė pas mbarimit tė shkollės sė lartė tė hulumtonte dhe tė kujdesej vetė pėr fatin e tij. Edhe ky pra, nga jeta e vet kėrkonte diēka mė shumė.
Asokohe iranasit e pasur largoheshin nga vendi i tyre trumba-trumba. Pushteti i shahut mbėshteste me tė madhe arsimimin nėpėr vende tė huaja, duke shpresuar se oksidentializimi i vendit do ta ēonte kėtė shtet pėrpara. Mirėpo kjo strategji nė fund u tregua vetėm si njė goditje bosh, pasiqė iranasit kryeneēė kundėrshtonin me kokėfortėsi tė pranonin kulturėn perėndimore. Madje madje disa prej tyre, qė tashmė me dhjetėra vite jetonin nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, shpeshherė qėndronin tė izoluar, duke iu bashkuar kryesisht emigrantėve iranas, duke dashur me kėtė gjė tė ruanin nė ēdo mėnyrė religjionin e tyre islamik dhe tė gjitha doket e tyre persike. Me njė rast unė pata takuar njė grua iranase, e cila pėr njėzet vite me radhė jetonte nė Amerikė dhe nuk dinte dot se si dukej njė leckė pėr tharje enėsh. Kur i tregova asaj njė tė tillė, iu duk se kishte zbuluar diēka tė mrekullueshme.
Ajo qė i vuri nė trans studentėt iranas ishte fakti se vetė populli iranas do tė mund ta zgjidhte sistemin qeverisės dhe se kjo ndėrgjegjje politike, gjithnjė nė rritje, ishte ajo qė nė fund mundėsoi rėnien e shahut.
Pėrshtypjet e Moodyt qenė mjaft atipike. Gjatė kohės gati njėzetvjeēe ai kishte pranuar mbi vete shumė gjėra nga mėnyra e tė sjellit dhe maniret e shoqėrisė perėndimore, kėshtuqė tani ai nuk ishte mė si njė numėr i madh i bashkatdhetarėve tė tij dhe qėndronte gjithnjė larg politikės. Ai kishte hasur kėtu njė botė qė dallonte shumė nga bota e tij e fėmijėrisė, pra kishte hasur njė botė qė ofronte mirėqenie, kulturė dhe dinjitet njerėzor dhe qė tejkalonte gjithė atė ēfarė ofronte shoqėria iranase. Pra, dėshira e Moodyt ishte me tė vėrtetė qė t‘u mbetej besnik parimeve perėndimore.
Nė fillim kishte marrė rrugėn pėr nė Londėr, ku dy vitet e para kishte mėsuar vetėm gjuhėn angleze. Pasiqė mė 11 korrik tė vitit 1961, me ndihmėn e njė vize studentėsh kishte arritur nė SHBA, sė shpejti kishte diplomuar pėr herė tė parė nė Northeast Missouri State University dhe, mė pas, pėr disa vite me radhė, kishte dhėnė mėsim nga lėnda e matematikės nė disa prej shkollave pėr shkollim vijues. Si njė njeri me njė inteligjencė tė lartė, i cili me tė vėrtetė ishte i gatshėm qė tė diplomonte nė ēdo lėmė studimesh, ndėrkohė kishte zbuluar se tė gjitha kėto interese tė tij tė larmishme e detyronin tė pėrpiqej nė mėnyrė tė palodhshme pėr tė arritur rezultate sa mė tė mira. Mė vonė kishte zbuluar se po i pėlqente profesioni i inxhinerit, sa kishte zėnė tė ngrohte prapė bankėn shkollore, duke punuar njėkohėsisht nė njė firmė tė drejtuar nga njė biznesmen turk. Si njėra ndėr furnizueset e NASA-sė, kjo firmė kishte marrė pjesė edhe nė Programin Apollo. „Unė kam dhėnė kontributin tim dhe kam ndihmuar pėr ta shpėnė njeriun nė Hėnė“, thoshte Moody shpeshherė me plot krenari.
Pasiqė kishte mbushur tė tridhjetat, kishte filluar tė trazohej sėrish. Tani interesimi i tij qe pėrqendruar pėr njė profesion tjetėr, tė cilin bashkėkombėsit e tij e nderonin mė sė tepėrmi dhe tė cilin mė parė e kishin ushtruar edhe tė dy prindėrit e tij tashmė tė vdekur. Pra, ai kishte vendosur tė bėhej mjek. Mirėpo edhe pranė tė gjitha diplomave tė tij akademike, tė vlerėsuara ndėr mė tė shkėlqyerat, megjithatė i refuzohej regjistrimi nė shumė fakultete tė mjekėsisė vetėm pėr arsye tė moshės sė tij. Nė fund u pranua nė Kansas City College pėr t‘u kualifikuar si mjek-chiropraktik.
Nė kohėn kur ne tė dy filluam tė argėtohemi, tashmė ai sapo ishte duke pėrfunduar pjesėn praktike tė profesionit tė tij nė Carson City dhe dėshira e tij ishte qė tė fillonte sa mė shpejt stazhin e tij si mjek - asistent nė klinikėn pėr chiropraktikė. Pastaj kishte nė plan qė pranė kėsaj klinike tė kryente edhe specializimin pėr mjek-anesteziolog.
„Pėr ty do tė ishte mė mirė qė tė aftėsohesh pėr mjek tė praksės sė pėrgjithshme“, i thash unė njė ditė. „Ti disponon me njė talent tė rrallė pėr tė shkuar me pacientėt.“
„Por, me profesionin e anesteziologut mund tė fitohet mjaft“, ma ktheu ai duke dėshmuar kėshtu se sa ishte amerikanizuar. Mė pas atij iu lejua edhe Karta e Gjelbėr, e cila i mundėsonte ta ushtronte profesionin e tij nė ēdo vend tė Shteteve tė Bashkuara dhe e cila i ofronte mundėsinė pėr tė shtruar kėrkesėn pėr shtetėsinė amerikane.
Si duket, dėshira e tij ishte qė t‘i shkėpuste nė tėrėsi tė gjitha lidhjet e veta familjare. Tashmė nuk u shkruante fare tė afėrmve madje as edhe njė letėr tė vetme; madje madje as edhe motrės sė tij, Ameh Bozorg, e cila ndėrkohė ishte shpėrngulur nga Khorramshahri pėr nė Teheran, mirėpo kjo mungesė e tillė kontaktimi me familjen e vet mė brengoste njė ēikė. Edhe unė vetė kisha ca probleme me tė afėrmit e mi, mirėpo prapėseprapė i mbetesha besnike bindjes sime tė thellė mbi lidhjet e natyrshme.
„Ti do tė duhej t‘u telefonoje herė pas here“, i thosha unė shpeshherė. „Ti je mjek dhe ti mund t‘i lejosh vetes njė gjė tė tillė - pėr tė telefonuar me Teheranin sė paku njė herė nė muaj.“
Isha unė ajo qė e inkurajoja tė vizitonte vendlindjen e tij dhe, si rrjedhojė, kur nė muajin korrik pėrfundoi vitin e tij tė praktikumit, jo me aq entuziazėm bėri njė vizitė dyjavėshe tek motra e tij, Ameh Bozorg. Tėrė kohėn sa qėndroi atje mė shkruante ēdo ditė pėr tė mė treguar se sa i mungoja. Edhe unė mbeta e habitur mjaft se sa mė mungonte edhe mua ai dhe me kohė vėreja se isha nė rrugėn mė tė mirė pėr t’u dashuruar.
Gjatė kohės sė praktikumit tė tij prej tri vitesh si asistent ne tė dy takoheshim rregullisht, ndėrsa Moody mė bėnte mua korte, siē ishte nė modė asokohe. Ēdoherė kur vinte nė vizitė tek ne, me vete sillte edhe ėmbėlsira pėr Joe dhe John, ndėrsa pėr mua lule, pastaj stoli tė ndryshme dhe parfum.
Dhuratat e tij bartnin gjithnjė edhe njė notė tė tijėn personale. Ish burri im nuk u jepte rėndėsi fare ditėve tė festave, mirėpo Moody kujdesej edhe pėr shkasin mė tė vogėl, madje shpeshherė duke skicuar plane nergut pėr kėtė. Pėr ditėlindjen time mė dhuroi njė kuti melodike, tė punuar filigran, tė zbukuruar me njė reliev me njė nėnė duke pėrkundur fėmijėn e saj nė prehėr. „Sepse ti je njė nėnė aq e dashur“, tha ai. Pastaj ēdo mbrėmje e pėrdorja kėtė kuti pėr ta vėnė Johnin nė gjumė me melodinė e Brahmsit, „Nina nana“. Pėrnjėherė jeta ime filloi t‘i ngjante njė qilimi mbi tė cilin rigonin trėndafila tė kuq.
Mirėpo unė e bėra tė qartė vendosmėrinė time tė mos martohesha sėrish. „Unė dua ta kem lirinė time“, i thashė atij. „Nuk dua tė lidhem dot edhe njė herė me ndokė.“ Asokohe edhe ai ishte i tė njėjtit mendim.
Gjatė kohės sė praktikumit tė tij si asistent pranė klinikės pėr chiropraktikė nė Detroit Moody punonte edhe nė tė zezė, si mjek i praksės sė pėrgjithshme nė Fourteenth Street Clinic. Ndėrkohė unė u ktheva nė Elsie dhe iu pėrkushtova shtėpisė sime dhe detyrave tė mia si zonjė e ekonomisė sime shtėpiake, me aq zell si kurrė mė parė. Pranė kėsaj fillova ta pėrmbushja edhe njėrėn nga ėndrrat e mia tė rinisė, duke u regjistruar nė njė Lansing Community College nė Owosso, ku fillova studimet pėr menaxhment tė industrisė dhe ku tani shėnoja njė radhė tė gjatė prej notave dhjetėshe.
Kur gjatė fundjavave ishte i lirė, Moody gjithnjė merrte rrugė nė kohėzgjatje prej tri orė e gjysmė pėr tė mė vizituar mua dhe tė dy ēunat e mi, duke u shfaqur para nesh i ngarkuar gjithnjė me duart plot dhurata. Fundjavat e tjera, kur i duhej tė punonte nė kujdestari, unė veja tek ai dhe banoja nė apartamentin e tij.
Puthjet e Moodyt mė bėnin qė t‘i harroja tė gjitha. Ishte ky njė dashnor i ėmbėl dhe i butė, pėr tė cilin pėrzemėrsia dhe ėndjet e mia ishin tepėr me rėndėsi, sikundėr tė ishin edhe tė tijat. Deri mė tani asnjė njeri nuk mė kishte tėrhequr fizikisht kėsisoji, kėshtuqė shpeshherė ne tė dyve na dukej sikur tė mos ishim mjaft afėr njėri-tjetrit. Tėrė natėn flenim tė pėrqafuar dhe ngjitur njėri pėr tjetrin.
Ne kalonim jetė tė gjallė dhe tė lumtur. Si njė baba i kohėpaskohshėm, Moody tregohej shumė i mirė ndaj ēunave tė mi. Ne tė dy, sė bashku me Joen dhe John, shpeshherė bėnim pikniqe nė kopshtin zoologjik, apo nė ndonjė ekskursion tjetėr nė natyrė, ndėrsa herė pas here udhėtonim edhe pėr nė Detroit nė festa tė ndryshme tė grupeve etnike, pranė tė cilave krijonim njohuri tė reja mbi kulturėn lindore.
Moody mė shpjegonte se si pėrgatiteshin gjellėrat islamike, tė cilat pėrbėheshin kryesisht nga mishi i qengjit, nga orizi dhe nga shumė pemė dhe perime tė freskėta, mbi tė cilat pastaj hidheshin edhe salca tė ndryshme ekzotike, sa shumė shpejt bijtė e mi, miqtė e mi, por edhe unė vetė ndjenim oreks tė madh pėr kėto ushqime.
Pa e vėrejtur kėtė gjė aq shumė, unė zura tė pėrpiqesha tė bėja ēmos pėr t‘i pėlqyerė Moodyt. Me gjithė dėshirė e vija apartamentin e tij nė rregull, pastaj bleja gjėra pėr tė dhe zieja pėr tė. Nė apartamentin e tij pėr beqarė vėrehej qartė se ishte e nevojshme nje dorė gruaje.
Vetė Moody kishte shumė pak miq, mirėpo miqtė e mi sė shpejti u bėnė edhe miq tė tij. Ai dispononte me njė koleksion tė madh librash magjistarė dhe tė shakave tė ndryshme, tė cilėt filloi t‘i shfrytėzonte si njė burim pėr tė mbetur nė qendėr tė vėmendjes tė tė gjithė neve gjatė tubimeve tona miqėsore, nė mėnyrė tė thjeshtė dhe pa e bezdisur askė.
Me kohė, Moody mė shpjegonte diēka mė tepėr mbi disa rregulla themelore tė islamit, ndėrsa unė impresionohesha nga objeksionet e ngjashme parimore dhe tė pėrbashkėta tė islamit me traditat e tė krishterėve dhe ēifutėve. Allahu i islamėve ėshtė qenia mė e lartė, tė cilėn unė dhe anėtarėt e tjerė tė kishės sime tė lirė metodiste e konsiderojmė pėr Zot. Edhe myslimanėt besonin qė Mozesi ishte njėri nga profetėt e dėrguar nga Perėndia, ndėrsa Thora ishte ligji i ēifutėve, i dhuruar po ashtu nga Perėndia. Ata madje besonin qė edhe Jesusi ishte njė profet i Zotit dhe se Dhiata e Re ishte libėr i shenjtė. Sipas besimit tė tyre Muhamedi ishte profeti i fundit dhe mė i rėndėsishmi, i zgjedhur drejtpėrsėdrejti nga Perėndia dhe se Kurani i tij, si libri mė i ri i shenjtė, kishte pėrparėsi ndaj Dhiatės sė Re dhe tė Vjetrės.
Siē shpjegonte Moody, islami ishte i shkapėrderdhur nė sekte tė shumta. Siē mund tė ekzistonin edhe tė krishterė tė ndryshėm, baptistė, katolikė apo luterianė, edhe parimet religjioze tė disa myslimanėve tė veēantė mund tė dallonin me tė madhe nga njėri-tjetri. Familja e Moodyt i takonte sektit tė myslimanėve shiitė, pėr tė cilėt nė perėndim thuaja nuk dihet fare. Ai mė shpjegonte qė kėta ishin fundamentalistė fanatikė. Edhe pse sekti i tyre nė Iran ishte mbizotėrues, megjithatė pranė qeverisė properėndimore, tė instaluar nga shahu, kėta nuk dispononin ndonjė ndikim tė veēantė. Moody nuk praktikonte mė tej kėte formė ekstreme tė islamit, nė tė cilėn ishte edukuar mė parė.
Edhe pse refuzonte pėr tė ngrėnė mish derri, megjithatė me gjithė dėshirė ēonte ndonjė gotė alkool dhe vetėm herė pas here para vetes nxirrte qilimin e tij pėr t‘u falur dhe pėr tė ushtruar me kėtė detyrėn e tij religjoze.


Sapo arrita nė Detroit pėr vizitėn e rėndomtė tė fundjavės, nė apartamentin e Moodyt tingėlloi telefoni. Moody bisedoi shumė shkurt me njė njeri e pastaj m’u drejtua: „Si duket ėshtė njė rast urgjent. Do tė kthehem sa mė shpejt qė tė mundem.“
Ende pa u larguar mirė nga shtėpia, vrapova jashtė drejt veturės sime, nga e cila njėrėn pas tjetrės nxora ulėset palosėse dhe i futa brenda, pastaj disa arka tė tjera me enė, gota pėr verė dhe disa tabllo me gjellėra tė ndryshme persike, tė cilat i kisha pėrgatitur mė parė nė shtėpinė time nė Elsie.
Pas pak kohe arritėn edhe Dr. Gerald White me gruan e tij, tė cilėt me vete sollėn edhe gjellėra tė tjera, tė cilat i kisha lėnė unė mė parė tek ata; ndėr tė tjera edhe njė tortė, mbi tė cilėn kisha porositur qė tė stoliset nė mėnyrė tė veēantė njė flamur iranas me ngjyrė kuq-bardh-gjelbėr, me njė mbishkrim tė shkruar nė farsi: „Urimet mė tė pėrzemėrta pėr ditėlindje“.
Brenda filluan tė arrinin edhe tė ftuar tė tjerė, qė tė gjithė sė bashku ishin diku rreth tridhjetė veta, me tė cilėt qė mė parė kishim planifikuar tė arrinim nė kohė tė saktė, qė duhej tė pėrfundonte nė mungesė tė Moodyt. Kėshtu kur u kthtye ai, tė gjithė miqtė tashmė gjendeshin nė atmosferė festive.
„Befasi!“, filloi tė brohoriste masa e njerėzve.
Moody filloi tė ngėrdheshet nė tėrė fytyrėn dhe gėzimi i tij qe edhe mė i madh, kur filluam tė kėndonim: „Happy Birthday“.
Ai kishte mbushur tė tridhjetenėntat, mirėpo nė kėtė ēast reagonte me entuziazėm tė njė ēuni tė bankave shkollore. „Por, si keni mundur ta rregulloni ju tėrė kėtė“, pyeste ai. „Mua mė mbetet vetėm tė habitem se si keni mundur ju t‘ia arrini njė gjėje tė tillė.“
Unė e ndienja veten mjaft tė kėnaqur, sepse e tėrė kjo me tė vėrtetė u zhvillua nė mėnyrė perfekte; e kisha bėrė unė qė ai tė ndjehej i lumtur.
Gjithė kjo pastaj u shndėrrua nė qėllimin tim thelbėsor tė jetės sime, sidomos tani kur kishin kaluar dy vite qė kur ne tė dy ishim bashkė. Moody ishte shndėrruar nė vetė qendrėn e vėmendjes sime, kėshtuqė pėr mua edhe pėrditshmėria humbi mrekullinė e saj, pasiqė mua mė dukeshin interesante vetėm fundjavat.
Madje edhe planet e mia pėr karrierėn time u zbehėn shumė. Unė sapo kisha filluar tė ngjitem lart nė karrierėn time, duke ushtruar njė detyrė qė mė parė e bėnte njė burrė, mirėpo megjithatė fitoja mė pak tė holla. Mes tjerash e kisha gjithnjė e mė vėshtirė qė t‘i hiqja qafe orvatjet dhe lajthitjet e njė punėtori tė lartė tė firmės, tė cilit i qe mbushur mendja se si unė, pasiqė isha grua e pamartuar, duhej t’i gjunjėzohesha gjithsesi disponimit tė tij. Nė fund ai mė bėri tė kuptoja se si unė nuk do tė mund tė pėrparoja mė tej nėse nuk do tė futesha nė shtratin e tij.
Ky teatėr pėr mua bėhej gjithnjė e mė i padurueshėm dhe mu pėr kėtė fundjavat mė duheshin edhe mė tepėr qė tė gjendesha pranė Moodyt dhe tė pushoja njė ēikė nga ky ankth. Kjo fundjavė, pra, ishte njė e tillė, e lumtur, sepse unė jo qė e kisha befasuar vetėm Moodyn, por edhe veten time. Pastaj ndjehesha edhe mjaft krenare pėr atė qė edhe nga kjo largėsi kisha qenė nė gjendje ta organizoja kėtė ndenjė. Tani isha njė nikoqire e zellshme e njė shoqėrie prej mjekėsh dhe grash tė tyre, shtresė e lartė shoqėrore qė dallohej tepėr nga ajo bota ime e qytetit provincial.


Nė janar tė vitit 1977 Moody mė shpalli ofertėn e martesės. Tri vite mė parė njė gjė tė tillė do ta refuzoja pa hezituar fare, madje ngado qė do tė vinte ajo, si nga Moody, ashtu edhe nga ēdo njeri tjetėr, mirėpo tani e kisha tė qartė qė unė tashmė kisha ndryshuar rrėnjėsisht. Tashmė e kisha shijuar dhe e kisha jetuar lirinė time dhe kisha ardhur nė pėrfundim se isha nė gjendje tė kujdesasha pėr familjen time. Por tani e tutje nuk mė pėlqente tė jetoja vetėm dhe urreja faktin nėse do tė mbetesha e dėmkosur vetėm pėr shkak se isha njė grua e ndarė.
Unė me tė vėrtetė e doja Moodyn dhe e dija mirė qė edhe ai mė donte mua. Gjatė tri viteve, sa ishim bashkė, ne tė dy nuk pėrjetuam madje edhe njė grindje tė vetme. Dhe tani gjendesha para sfidės pėr t“ia filluar njė jete tė re, si bashkėshorte e ndėrgjegjshme dhe si nėnė e tillė. Pastaj gėzohesha mjaft qė mund ta luaja rolin e njė nikoqireje tė pėrkryer gjatė tubimeve tė shumta shoqėrore, pranė tė cilave ne tė dy do tė quheshim si Dr. Mahmoody dhe gruaja e tij dhe si tė tillė edhe do tė ftoheshim. Ndėrkohė ndoshta do t‘i pėrfundoja edhe studimet e mia nė kolegj, pastaj ndoshta edhe do tė kemi dhe njė fėmijė tonin tė pėrbashkėt.


Shtatė vite mė vonė, derisa kėtė natė tė tmerrshme dhe tė pagjumė rrokullisesha andej-kėndej nė shtrat, pranė bijės sime dhe pranė burrit tim, tė cilin kohė mė parė e kisha dashuruar, njė shkas i pasmė m‘i hapi sytė. Vallė, tėrė kėtė kohė ekzistonin aq shumė dėshmi pėr njė pėrfundim tė tillė, tė cilat unė vetėm i kisha shpėrfillur.
Mirėpo nuk bėhet jeta duke vėshtruar nga prapa. Unė e dija mirė se evokimet e tė kaluarės nuk do tė mė ndihmonin dot. Tani unė dhe Mahtabi gjendeshim tė arrestuara nė njė vend tė huaj dhe tė gjitha arsyet qė na mundėsuan kėtė mizerje nė kėtė ēast ishin tė dorės sė dytė. Ajo ēfarė ishte me rėndėsi tani ishte realiteti i ditėve qė ishin para nesh.
Ditėt?
Javėt?
Muajt?
Por sa kohė tė gjatė vallė do tė na duhet tė durojmė ne kėtu? Unė nuk isha nė gjendje ta ēoja mendjen mė tej dhe tė mendoja mbi njė shtrirje tė tillė kohore prej disa vitesh. Me siguri qė Moody nuk do tė na bėnte e as nuk do tė mund tė na bėnte njė gjė tė tillė. Ai do tė duhej ta vėrente tėrė kėtė pisllėk kudo rreth tij dhe se ky pisllėk duhej ta neveriste. Pastaj do t“i bėhej e qartė se e ardhmja e tij profesionale ėshtė nė Amerikė e jo nė kėtė vend tė prapambetur, tė cilit i duhej qė tė mėsonte edhe mė tej pėr rregullat mė themelore tė higjienės, pastėrtisė dhe tė rendit shoqėror. Moody do tė ndryshojė gjithsesi mendjen e tij. Pastaj do tė na shpjerė prapė nė shtėpi, mirėpo pa vėnė re gjė nga ana ime se, sapo tė shkel unė nė tokėn amerikane, pas vetes do ta tėrheq Mahtabin pėr dore dhe do tė nxitoj pranė avokatit tė parė.
Por ēka vallė nėse ai nuk ndryshon mendjen fare? Me siguri se do tė gjendet ndonjė njeri qė tė na ofrojė ndihmė. Prindėrit e mi? Miqtė e mi tė qytetit tim? Policia? Ministria e Jashtme? Unė dhe Mahtabi ishim qytetare amerikane, kurse Moody nuk ishte. Ne do tė duhej tė gėzonim tė drejta tona tė caktuara. Pra, ne duhet ta gjejmė ndonjė rrugėdalje dhe t‘i parashtrojmė kėto tė drejta tona diku.
Por si?
Vallė, edhe sa kohė do tė zgjasė tėrė kjo?


4

Pasiqė Moody e bėri tė ditur prarazi se tani e tutje ne do tė mbeteshim tė jetonim nė Iran, ditė tė tėra filluan tė kalonin vetėm nė njė mjegull ankthi.
Disi ia dola qė natėn e parė tė mbetesha e kthejllėt, sado qė mendjen e kisha tė pėrpirė, madje munda tė bėja njė evidencė tė gjendjes sime financiare. Vėrtet Moody kishte kėrkuar nga unė librezėn e ēeqeve, mirėpo kishte harruar tė pyeste se sa kisha unė tė holla tė gatshme me vete. Sapo hapa ēantėn time tė dorės nė tė zbulova njė pasuri tė vogėl, pėr tė cilėn ne tė dy kishim harruar tėrėsisht pėr shkak tė blerjeve tė tona tė shumta. Unė disponoja diku rreth dyqind mijė rialė dhe njėqind dollarė nė valutė amerikane. Rialėt ishin me vlerė rreth dy mijė dollarė, ndėrsa dollarėt amerikanė ishte e mundur tė shndėrroheshin nė njė vlerė shtatė herė mė tė lartė po tė ndėrroheshin nė tregun e zi. Fsheha nė ēast thesarin tim nėn dyshekėt e hollė tė shtratit. Tė nesėrmen herėt nė mėngjes, derisa Moody dhe anėtarėt e tjerė tė familjes sė tij kėndonin lutjet e tyre, nga vendi i fshehtė nxora tė hollat dhe i futa nėn palėt e shumta tė fustanėve tė mi, duke dashur kėshtu tė sigurohesha pėr ēdo eventualitet nėse do tė na ofrohej ndonjė rast i papritur gjatė ditės. Kėto tė holla ishin gjėja e vetme qė posedoja unė, tė cilat mund tė ishin edhe shpėtimi im. Vėrtet unė nuk kisha idenė se ēfarė mė duhej tė bėja me to, mirėpo ndoshta njė ditė do t’ia dilja tė paguaja me to lirimin tim. Dikur ndoshta unė dhe Mahtabi do tė shpėtonim disi nga ky arrest, thosha me vete.
Ky ishte njė arrest. Moody kishte pranė vetes pasaportat tona amerikane dhe ato tė tjerat iranase sė bashku me certifikatat tona tė lindjes. Pa kėto dokumente tė rėndėsishme ne nuk do tė mund tė largoheshim nė asnjė mėnyrė nga Irani, edhe po tė arratiseshim nga shtėpia.
Me ditė tė tėra unė dhe Mahtabi nuk dilnim fare nga dhoma e fjetjes. Mua filluan tė mė mundonin edhe njė mori sėmundjesh; tėrė kohėn haja vetėm njė sasi tė vogėl orizi tė rėndomtė, tė bardhė. Edhe pse isha mjaft e lodhur dhe e ligėshtuar, megjithatė nuk mund tė fleja. Moody mė jepte ilaēe pandėrprerė.
Kohėn mė tė madhe na linte vetėm, duke dashur kėsisoji tė na jepte kohė pėr t’u pajtuar me fatin tonė dhe qė tani e tutje pjesėn tjetėr tė jetės sonė ta kalonim kėtu, nė Iran. Ndaj meje tani mė shumė sillej si njė rojė burgu se sa si bashkėshort, kishte pėrbuzje, mirėpo vėrehej lehtė se ishte i bindur nė mėnyrė tė palogjikshme qė Mahtabi, e cila sapo gjendej para ditėlindjes sė saj tė pestė, do t‘i pėrshtatej pa ndonjė vėshtirėsi tė madhe kėsaj pėrmbysjeje tė jetės sė saj. Pastaj mundohej qė ta pėrfitonte qoftė edhe me dredhi pėrkrahjen e saj, mirėpo ajo rrinte gjithnjė e tėrhequr dhe me shumė mosbesim. Gjithmonė, kur ai donte ta merrte pėr dore, ajo e tėrhiqte dorėn e vet nga e tija dhe nė ēast kapej pėr timen. Nė sytė e saj ngjyrėgėshtenjė pasqyrohej rrėmuja pėr atė se si ishte e mundur qė Daddy i saj tani, kaq papritur, tė jetė shndėrruar nė armikun tonė.
Mahtabi dėneste nė gjumė ēdo natė duke u frikėsuar madje tė shkonte vetėm nė toalet. Tani tė dyjat lėngonim nga jashtėqitjet dhe nga ngėrēet nė stomak, kėshtuqė nė pjesėn mė tė madhe, si tė ditės ashtu edhe tė natės, ishim tė detyruara ta kalonim nė toalet, i cili tashmė ishte shndėrruar nė vendstrehim tonin, ku na shoqėronin gjithnjė bumballat gėluese. Kėtu pra tė dyjat sė bashku, tė sigurta dhe tė papenguara, murmuronim njė lutje solemne: „I madhi Zot, tė lutemi tė na ndihmosh qė tė shpėtojmė nga kjo gjendje e vėshtirė. Tė lutemi, na mundėso tė gjejmė njė rrugė tė sigurt pėrmes sė cilės do tė mund tė largoheshim pėr nė Amerikė, tek familja jonė.“ Pastaj unė i bėja tė qartė papushuar se si ne tė dyjave na duhej tė mbeteshim gjithmonė sė bashku, nga qė frika ime mė e madhe ishte se si Moody do tė mund ta ndante atė nga unė.
Nė mendjen time sillej vetėm Kurani i pėrkthyer anglishte nga Dr. phil. Rashad Khalifa, imami i xhamisė sė Tucsonit nė Arizonė, tė cilin ma kishin lėnė kėtu nė dispozicion si njė lloj frymėzimi. E dėshpėruar pa masė mundohesha tė gjeja diēka me ēfarė do tė merresha dhe kėsisoji pritja me afsh derisa pėrmes dritareve tė dhomės sonė tė fjetjes pa llamba tė mos depėrtonin rrezet e para tė agimit dhe tė filloja tė lexoja. Kėndimet nė vete tė Haxhi Babės nė dhomėn e madhe gjėmonin nė prapaskenė, derisa lexoja librin e shenjtė tė islamit dhe me mjaft shqetėsim kėrkoja vendet qė definonin marrėdhėniet mes burrit e gruas.
Secilėn herė, kur nė Kuran ndeshja ndonjė rresht nė tė cilin nė njė mėnyrė dukej tė shtjellohej gjendje ime dhe ku shkruhej pėr tė drejtat e gruas dhe tė fėmijėve, unė ua tregoja kėtė Moodyt dhe anėtarėve tė tjerė tė familjes.
Nė suren (kapitullin) 4, strofa 35, vėrejta njėrėn ndėr kėshillat shqetėsuese tė Muhamedit:

Burrat duhet tė parapėlqehen nga gratė (pasiqė kėta bartin pėrgjegjėsi pėr to), pasiqė Allahu i ka krijuar njėri pėr tjetrin me tė gjitha tė mirat dhe u ka dhuruar hijeshi tė gjithėve. Gratė e ndershme duhet tė jenė tė bindura, besnike dhe tė urta, kėshtuqė mė pas Allahu do t’i mbrojė ato. Mirėpo ato gra, nga tė cilat keni frikė se pėrmes sjelljeve jo tė mira tė tyre do t‘ju zemėrojnė, ai i qorton ato, i largon nga ju, i mbyll nėpėr dhomat e tyre dhe i pėrmirėson. Mirėpo, nėse gratė tuaja u binden juve, atėherė ju nuk duhet tė kėrkoni rast dhe tė mbani mėri ndaj tyre; Allahu ėshtė i madh dhe i mėshirshėm.

Edhe nė strofėn vijuese 36 gjeta njė arsye tjetėr shprese:

Nėse i frikėsoheni ndarjes mes bashkėshortėve, atėherė duhet ngarkuar gjyqtarėt e paqes, si nga ana e familjes sė tij, ashtu edhe nga familja e saj, tė cilėt mė pas do tė hulumtojnė ndonjė mundėsi ujdie tė qetė bashkimi dhe kėsisoji Allahu do tė jetė pėr ta hirėplotė, sepse Allahu ėshtė i gjithėdijshėm dhe i gjithėfuqishėm.

„Neve do tė duhej tė na ndihmonin tė dy familjet tona pėr problemet tona“, iu drejtova Moodyt duke ia treguar vargjet.
„Por, nė familjen tėnde nuk ka myslimanė“, ma ktheu ai. „Familja jote nuk vlen kėtu.“ Pastaj shtoi: „Mes tjerash, ky ėshtė problem yti e jo yni.“


Tė tillė ishin kėta myslimanėt shiitė, tė cilėt lajkėtoheshin edhe mė tej me suksesin e revolucionit tė tyre dhe tė cilėt stoliseshin, duke u mbėshtjellė nė mantelin e tyre fodull tė fanatizmit. Dhe, si guxoja unė vallė, si e krishterė qė isha, pastaj si njė amerikane, por edhe si njė grua, ta peshoja dhe ta prezantoja interpretimin tim tė Kuranit mbi pikėpamjet e vetė Imamit Reza, pastaj tė Ayatollah Khomeinit, Haxhi Babės, por edhe tė vetė burrit tim? Secili prej tyre ishte i mendimit qė unė, si gruaja e Moodyt qė isha, duhej tė isha njėkohėsisht edhe robinė e tij dhe ai tė kishte tė drejtė tė bėnte me mua ēfarėdo qė tė donte.
Ditėn e tretė tė arrestit tonė, kur tashmė do tė duhej tė kishim arritur nė shtpinė tonė, nė Michigan, Moody mė detyroi qė t’u telefonoja prindėrve tė mi. Para se t’ia filloja bisedės me ta, mė parė mė shkroi atė ēfarė mė duhej t‘u thosha dhe pastaj qėndronte pranė meje pėr ta dėgjuar me shumė kujdes bisedėn tonė. Sjelljet e tij qenė mjaft kėrcėnuese, sa tė mė detyronin t‘i bindesha.
„Moody ka vendosur qė tė rrimė kėtu edhe pėr disa kohė“, u shpjegova unė prindėrve tė mi. „Ne nuk do tė kthehemi nė shtėpi edhe njė kohė tė caktuar.“
Mom dhe Dad u shtanguan.
„Por ju mos u brengosni fare“, vazhdova unė, duke u munduar qė zėri im tė tingėllonte sa mė i qetė. „Ne do tė jemi nė shtėpi sė shpejti. Edhe nėse mbetemi edhe njė ēikė kėtu, ne megjithatė do tė kthehemi me kohė.“
Si duket, kėto fjalė i qetėsuan. Mua nuk mė pėlqente tė gėnjeja, mirėpo me Moodyn pas shpinės sime nuk kisha zgjidhje tjetėr. Vallė, sa ndjehesha e pėrmalluar tė gjendesha pranė tyre dhe t’i shtėrngoja nė pėrqafimin tim Joe dhe John. Vallė, do ta shihja unė ndonjėherė tjetėr nė jetėn time ndonjėrin prej tyre.


Dita mė ditė Moody bėhej gjithnjė e mė turivarur. Kohėn mė tė madhe rrinte i vrenjtur, ndėrkohė qė filloi ta kėrcėnonte edhe Mahtabin njėsoj si mua. Ndonjėherė mundohej tė sillej mė i afėrt dhe mė i butė. Mbase, mendoja unė, edhe vetė ai ishte ngatėrruar dhe ishte futur nė kėtė rrėmujė mu si unė. Herė pas here mundohej tė mė ndihmonte dhe tė mė pėrshtatej. „Kėtė mbrėmje Betty do tė pėrgatis darkė pėr ne tė gjithė“, i tha njė ditė Ameh Bozorgut.
Mė vonė mė mori me vete nė treg. Edhe pranė gėzimit tim fillestar mbi rrezet e ngrohta tė diellit, tė gjitha zhurmat e padurueshme, pastaj vėshtrimet e huaja dhe kundėrmimet nė qytet, mė dukeshin mė tė urryera se kurrė mė parė. Kaluam disa blloqe godinash banimi dhe arritėm pranė njė shitoreje mishi, ku na shpjeguan vetėm kėtė: „Ne do tė furnizohemi me mish tjetėr tė freskėt sot pasdite rreth orės katėr. Pra, ejani atėherė.“ Edhe nėpėr dyqanet e tjera na pritėn me tė njėjtat fjalė. Pasdite pėrsėritėm edhe njė herė ekspeditėn dhe, nė fund, diku nja tre kilometra larg shtėpisė, gjetėm mish tė pjekur demi nė njė dyqan.
Nė kuzhinėn e Ameh Bozorg, tė tėrėn tė rrokullisur, u mundova tė bėja mė tė mirėn qė dija, duke filluar mė parė tė gėrvishtja dhe tė pastroja tė gjitha veglat dhe enėt e tjera tė kuzhinės, qė tė mund tė pėrgatitja njė gjellė tė njohur amerikane, por edhe tė injoroja vėshtrimet e errėta tė kunatės sime.
Tė njejtėn mbrėmje, pasiqė mbaruam me darkėn, Ameh Bozorg iu sul vėllait tė saj mė tė ri me ndikimin e saj tė ngjashėm me qėndrimin e njė nėne: “Stomakėt tanė nuk e pėlqejnė mishin e demit“, i tha ajo Moodyt. „Tani e tutje nė kėtė shtėpi nuk do tė pėrgatitet mė mish demi.“
Nė Iran mishi i demit trajtohej si mish i pavlerė, mirėpo atė ēfarė Ameh Bozorg donte tė thoshte nė tė vėrtetė ishte qė unė kinse tė kisha zierė njė gjellė, e cila ishte nėn dinjitetin e saj. Moody, si i pazoti qė ishte pėr t‘i kundėrshtuar motrės sė tij, s’bėri vėr me gojė. Ishte mė se e qartė se Ameh Bozorg kundėrshtonte ta pranonte edhe ndihmėn mė tė vogėl nė shtėpinė e saj, tė cilėn unė doja ta ofroja gjatė ditės. Nė tė vėrtetė mua mė pėrbuzte e tėrė familja, disa prej tyre ma kthenin shpinėn sapo futesha nė dhomė, apo thejsht mė shikonin me hidhėrim. Fakti qė unė isha njė grua amerikane dukej tė peshonte mė rėndė se sa pozita ime e dyshimtė si bashkėshorte e Moodyt.
Javėn e parė tė arrestit tonė me mua fliste miqėsisht vetėm Essey. Njė ditė, derisa ajo dhe Reza ishin nė vizitė tek ne, arriti qė pėr njė ēast tė mė skajonte anash. „Me tė vėrtetė mė vjen shumė keq pėr ty“, tha ajo. „Ti mė pėlqen mua, por ne qė tė gjithė kemi marrė urdhėr tė rrimė larg teje. Ne nuk guxojmė tė ulemi pranė teje dhe tė flasim me ty. Mė vjen shumė keq pėr atė se ēfarė duhet tė pėrjetosh ti, mirėpo unė nuk mundem t“i lejojė vetes dhe tė bie nė konflikt me gjithė familjen.“
Vallė, shpresonte Ameh Bozorg qė mua tė duhej tė jetoja nė izolim dhe nė pėrbuzje pėr kohė tė pakufizuar? pyeteja unė. Ēfarė ishte duke ndodhur nė tė vėrtetė nė kėtė familje tė ēmendurish.
Si duket, Moodyt i pėlqente tė jetonte nga zemėrgjerėsia e familjes sė tij, kėshtuqė vetėm herė pas here dhe nė mėnyrė tė turbullt murmurinte diēka pėr t‘u kujdesur tė gjente ndonjė punė. Mirėpo, pėrfytyrimi i tij pėr ta bėrė kėtė ishte vetėm qė ta urdhėronte ndonjėrin prej nipėrve tė vet pėr t‘u interesuar pranė pushtetit pėr mundėsinė e njohjes sė licencės sė tij tė mjekut. Ai ishte mjaft sigurt se njė diplomė e njė puntėori medicinal, tė kualifikuar nė Amerikė, do t‘i mundėsonte lehtė futjen e menjėhershme nė sistemin e kėtushėm shėndetėsor. Pra, dėshira e tij ishte qė tani e tutje profesionin e vet ta ushtronte kėtu.
Vėrehej qartė se si, pėr njeriun mesatar iranas, koha nuk kishte ndonjė rėndėsi tė veēantė, kėshtuqė edhe Moody filloi t‘i pėrshtatej mjaft lehtė kėsaj dukurie tė tij tė mėparshme. Tani edhe ai vijonte ta kalonte kohėn e tij duke dėgjuar radion, pastaj duke lexuar gazeta tė ndryshme dhe duke biseduar me orė tė tėra me motrėn e tij Ameh Bozorg. Mua dhe Mahtabin na merrte tepėr rrallė nė ndonjė shėtitje tė shkurtėr, mirėpo gjithnjė bėhej i kujdesshėm qė tė mbante njėrin sy tė hapur. Herė pas here nė mbrėmje, kur sigurohej mė parė se familja e tij do tė kujdesej pėr mua, sė bashku me nipėrit e tij bėnte ndonjė vizitė tek tė afėrmit e tjerė. Me njė rast mori pjesė edhe nė njė demonstratė antiamerikane dhe mė pas nė shtėpi u kthye duke bartur me vete disa parulla tė marra kundėr Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės.
Ditėt kalonin - ditė tė panumėrta, tė dėshpėruara, tė nxehta, tė mėrzitėshme, tė frikshme dhe tė liga. Unė thellohesha nė njė malankoli gjithnjė e mė tė rėndė; sa e gjithė kjo mė dukej sikur do tė vdisja. Haja vetėm pak dhe flija me njė gjumė tė shqetėsuar, edhe pse Moody mė jepte papushuar barėra pėr qetėsim. Pėrse nuk mė ndihmon dot, vallė, njeri?
Gjatė njė mbrėmjeje tė javės sė dytė tė arrestit tonė u gjenda rastėsisht pranė telefonit kur filloi tė tingėllonte. Nė mėnyrė instinktive ngrita dėgjuesen dhe pėrnjėherė tėrė trupin ma pėrshkoi tmerri sapo dėgjova zėrin e nėnės sime nga Amerika. Ajo mė shpjegoi se kishte provuar shumė herė tė mė merrte nė telefon, mirėpo tani nuk dėshironte tė harxhonte kohė sė koti me llafe tė parėndėsishme, por me njė frymė shpėrtheu dhe mė tregoi numrin e telefonit dhe adresėn e pėrfaqėsisė sė interesave amerikane pranė ambasadės zvicerane nė Teheran. Zemra ime pothuaj pushoi sė rrahuri, ndėrsa numrat mbeta t‘i mbaja mend. Vetėm disa sekonda mė pas Moody mė hoqi dėgjuesen nga dora dhe ndėrpreu lidhjen.
„Ti nuk ke leje qė tė flasėsh me ta, pėrveē atėherė kur tė jem unė pranė“, urdhėroi ai.
Mė pas, gjatė natės, u mundova ta gjeja njė lloj kodi sado tė thjeshtė dhe t‘i shifroja adresėn dhe numrin e telefonit tė ambasadės, kėshtuqė pastaj tė gjitha kėto i notova nė librezėn time tė adresave, tė cilėn e mbaja fshehur nėn dyshek sė bashku me tė hollat e mia. Gjatė netėve tė tjera, si masė tjetėr sigurie, nė mendje vazhdoja t‘i pėrsėritja numrat. Mė nė fund, mė doli njė mundėsi shpėtimi. Unė isha qytetare amerikane dhe me siguri se ambasada do tė kishte mundėsi qė mua dhe Mahtabin tė na nxirrte nga kėtu - vetėm po tė gjeja unė disi mundėsinė tė vija kontakt me ndonjė nėpunės tė arsyeshėm.
Rasti i parė m‘u ofrua menjėherė, qė nė pasditen e nesėrme. Moody u largua nga shtėpia pa i dhėnė rėndėsi tė madhe tė mė tregonte se ku po shkonte. Ameh Bozorg dhe anėtarėt e tjerė tė familjes ishin thelluar nė matufosjen e tyre tė pėrditshme, ngjashėm me gjumin e drekės siesta. Zemra ime filloi tė rrahte fuqishėm nga frika, derisa u pėrvodha nė kuzhinė, pastaj ngrita receptorin dhe fillova tė formoj numrin qė tashmė e kisha mėsuar pėrmendsh. Sekondat mė dukeshin tė gjatė sa orėt derisa pritja qė nė anėn tjetėr ndonjėri ta ngrente dėgjuesen. Telefoni tingėlloi - njėherė, dy herė, tri herė; kurse unė mbeta vetėm tė lutesha qė tė dilte ndokush sa mė shpejt. Dhe papritur, m’u atėherė kur mė nė fund dikush ngriti dėgjuesen, nė kuzhinė u fut Fereshteh, e bija e Ameh Bozorg. U mundova tė bėhesha e qetė. Ajo nuk kishte biseduar kurrnjėherė me mua anglisht, kėshtuqė isha e sigurt se nuk do ta kuptonte bisedėn fare.
„Alo“, pėrshpėrita unė me njė zė tė mbytur.
„Flisni mė me zė, ju lutem“, u dėgjua tė thotė njė zė femre nė anėn tjetėr tė telefonit.
„Por, unė nuk mund tė flas me zė mė tė lartė. Ju lutem tė mė ndihmoni. Unė gjendem kėtu e arrestuar!“
„Duhet tė flisni me zė mė tė lartė. Nuk dėgjoheni fare.”
Fillova tė luftoja kundėr lotėve tė dėshpėrimit dhe pėshpėrita diēka me zė mė tė lartė. „Mė ndihmoni! Unė jam kėtu njė e ndalur peng!“ thashė unė.
„Duhet tė flisni mė me zė“, tha gruaja nė anėn tjetėr dhe vari dėgjuesen.
Vetėm dhjetė minuta mė vonė, pasiqė Moody u kthye nė shtėpi, u fut rrėmbimthi brenda nė dhomėn tonė tė fjetjes, pastaj mė ngriti lart nga shtrati dhe nė mėnyrė brutale filloi tė mė shkundte andej-kėndej. „Me kė ke biseduar ti nė telefon?“ donte tė dinte ai.
Mbeta e habitur. Unė vėrtet e dija se e tėrė familja e tij ishte kundėr meje, mirėpo nuk kisha pritur nga Fereshteh tė mė spiunonte kaq shpejt, sapo tė kthehej ai nė shtėpi. U mundova nė ēast qė ta trilloja
 
Vlersim i shkrimit:
   
imi


RE: Roman - pjesa tretė, 22.Jun.2003 20:08


pjesa tretė

Vėrtet unė e dija mirė qė Moody kishte dėshirė tė mė ngacmonte, mirėpo kohėt e fundit unė e kisha vėshtirė ta veēoja realitetin nga fantazia e tij sadiste. Thjesht, ky nuk ishte mė ai njeriu me tė cilin isha martuar unė. Si mund ta dija unė se ēfarė i pėrgjigjej kėtu realitetit?
“Eja”, m‘u drejtua ai. „Eja tė vemė mbi pullaz.”
„Pėrse?”
„Tė shikojmė demonstrimet.”
Njė demonstratė kėtu mund tė jetė vetėm antiamerikane. “Jo” iu pėrgjigja unė. “Nuk dua tė vij me ju.”
Pa thėnė njė fjalė mė tepėr, tėrhoqi Mahtabin pas vetes dhe tė dy bashkė dolėn jashtė dhomės. Ajo filloi tė qante me zė nga befasia dhe nga frika, duke u orvatur tė pėrpilitej andej-kėndej nė shtėrngimin e tij tė fuqishėm, mirėpo ai e pėrmblodhi edhe mė tepėr dhe sė bashku me tė u nis pas familjes sė tij drejt pullazit.
Sė shpejti u dėgjua njė zhurmė e tmerrshme, e cila vėrshonte brenda pėrmes dritares sė hapur.
“Marg bar Amrika!” ulėrinin zėrat nė kor nga tė gjitha pullazet pėrreth. Ndėrkohė kėta zėra kushtrimi i njihja shumė mirė, pasiqė mund t’i dėgjoje pandėrprerė nė emisionet e lajmeve iranase: “Poshtė Amerika!”
“Marg bar Amrika!” Ējerrjet bėheshin gjithnjė e mė tė zėshme dhe gjithnjė mė me afsh. Mbulova veshėt, mirėpo ulėrima e fanatikėve nuk pushonte as mė tej.
“Marg bar Amrika!”
Thirra me zė tė lartė Mahtabin, e cila atė ēast gjendej mbi pullaz nė pėrqafimin e hekurt tė tė atit tė saj, sė bashku me anėtarėt e tjerė tė familjes sė tij, i cili tani nga ajo kėrkonte tė kthehej kundėr vendit tė saj.
“Marg bar Amrika!” Nė Teheran pėr ēdo mbrėmje dhe pėrnjėherė ngriheshin deri nė katėrmbėdhjetė milionė zėra sikur tė ishte njė. Kėto kėndime dėshpėruese, tė bezdisshme dhe tė frikshme, tė cilat ushtonin prej pullazi nė pullaz, duke formuar kėsisoji njė kreshendo, qytetarėt i zhvendosnin nė njė dehje hipnotike kolektive, mirėpo mua kėto vetėm sa mė ēanin shpirtin.
“Marg bar Amrika! Marg bar Amrika! Marg bar Amrika!”


“Nesėr do tė udhėtojmė pėr nė Ghom”, mė lajmėroi Moody.
“Ē’ėshtė ky Ghom?”
“Ghomi ėshtė qendra religjioze e Iranit. Njė qytet i shenjtė. Nesėr ėshtė e premtja e parė e muajit Muharram, muajit tė pikėllimit. Aty gjendet edhe njė varr-monument. Nesėr ti duhet tė bartėsh njė chador tė zi.”
Menjėherė m’u kujtua vizita jonė nė Rey, ai pikniku me plot traumė, i cili pėrfundoi me rrahjen e Mahtabit nga i ati i saj. Po pėrse vallė u duhej kėtyre tė na tėrhiqnin zvarrė mua dhe Matabin, nė njė shtegtim tė tillė qesharak tė tyre?
“Unė nuk dua tė vij me ju”, thashė unė.
“Ne do tė shkojmė tė gjithė sė bashku”, ma ktheu ai.
Unė i njihja mjaft mirė zakonet e fesė islame qė tė mund ta kundėrshtoja bindshėm. „Por, unė nuk mund ta vizitoj njė monument-varr tė tillė”, iu drejtova atij, „sepse edhe unė kam zakonet e mia.”
Moody rrudhi ballin, sepse ēdo zakon imi e pėrkujtonte qė, edhe pas pesė viteve, qė kurė kishte lindur Mahtabi, unė edhe mė tej nuk isha nė gjendje t’i falja fėmijėn e dytė: njė djalė.
„Ne do tė shkojmė tė gjithė sė bashku.”
Tė nesėrmen nė mėngjes unė dhe Mahtabi u zgjuam tė deprimuara sė tepėrmi. Mahtabi lėngonte nga jashtėqitja, shenjė kjo e tendosjes, nėn tė cilėn gjendej papushuar, por qė edhe unė vetė po i pėrshtatesha dalngadalė.
„Por ajo ėshtė e sėmurė”, i thashė Moodyt. „Ajo ka nevojė tė rrijė nė shtėpi.”
„Ne do tė udhėtojmė”, pėrsėriti ai ashpėr.
E thelluar nė melankolinė time, fillova tė vishem nė uniformė; sė pari pantallona tė zez, pastaj ēorape tė gjata tė zeza, njė manto mėngėgjatė tė zezė, ndėrsa kokėn e mbėshtolla me njė rusari po ashtu tė zezė. Mbi gjithė kėtė pajisje isha e detyruar tė hidhja edhe chadorin e zi, tepėr tė urryer.
Ne na duhej tė udhėtonim me veturėn e Mortezasė, njėrit prej nipėrve tė Moodyt, sė bashku me Ameh Bozorg dhe bijėn e saj, Fereshteh, pastaj me Mortezanė dhe gruan e tij, Nastaran dhe bijėn e tyre, Nelufarin e ėmbėl dhe tė hareshme, duke u ndrydhur qė tė gjithė nė ulėset e prapme. Vetėm pėr tė kaluar mbi autostradė na u deshėn orė tė tėra, pastaj pėr tė arritur nė cak edhe dy orė tė tjera, kohė kur vijonim rrugėn goditjepritės pas goditjepritėsi, pranė veturave tė tjera tė stėrmbushura me besimtarė, duke kaluar pėrmes njė krahine qė dukej tė ishte e shkretė mu sikundėr shpirti im nė kėtė ēast.
Qyteti Ghom ishte i mbuluar i tėri me njė pluhur tė ndritshėm, me njė ngjyrė tė kuqe nė tė gėshtenjtė dhe me rrugė tė paasfaltuara, kėshtuqė veturat e turmave tė tubuara shtjellonin rrotulla resh tė pluhurit qė tė zinte frymėn. Sapo filluam tė zbritnim nga vetura vėrejtėm se si mbi rrobat tona, tashmė tė squllura nga djersa, ishte mbledhur njė shtresė pluhuri dhe dukeshin tepėr tė papastra.
Nė mes tė njė sheshi tė gjerė gjendej njė pishinė me pėrmasa olimpike, me njė numėr tė madh lavamanėsh uji, pranė sė cilės tashmė ishin rrethuar shumė shtegtarė, tė cilėt ēirreshin me zė tė lartė duke u munduar tė afroheshin pranė brezit tė lavamanėve pėr tė kryer ritualet e parapėrgatitjes pėr t‘u falur, duke larė kėshtu pjesėt e caktuara tė trupit tė tyre. E tėrė turma nuk tregonte dot shenja tolerance ndaj vėllezėrve bashkėbesimtarė, por qė tė gjithė vetėm sa pėrdornin bėrrylet e tyre pėr t‘i krijuar kėshtu vend vetes, ndėrsa disave prej tyre u ndihmonin edhe hapat e kujdesshėm pėr tė zėnė vend pranė rrethit tė ujit. Aty-kėtu dėgjohej edhe ndonjė gurgullimė dhe spėrkamė e beftė, tė shoqėruara nga ulėrima e ndonjė besimtari tjetėr, tė cilit pastaj si me pahir i hidhej ndonjė pagėzim.
Pasiqė as mua dhe as Mahtabit nuk na shkonte mendja tė merrnim pjesė nė kėtė ritual fetar, ne nuk u munduam fare tė pastroheshim nė kėtė ujė tė ndotur, por mbetėm tė prisnim tė tjerėt.
Mė vonė filluam tė ndahemi sipas gjinive. Unė dhe Mahtabi u shkonim prapa Ameh Bozorg, Fereshteh, Nastaran dhe Nelufar drejt sallave tė mėdha tė xhamisė, tė ndara vetėm pėr femra. Pasiqė pėr tė gjitha ne nuk u gjend vend pėr t‘u kėrrysur dhe pėr t‘i zbathur kėpucėt tona, u detyruam t‘i nxirrnim ato ashtu nė hap dhe t‘i hidhnim mbi njė grumbull kėpucėsh qė sa vinte e rritej.
Fėmija im, tė cilin e ndrydhnin nga tė gjitha anėt, sapo u futėm nė njė sallė grandioze, muret e sė cilės ishin tė veshura me njė numėr tė madh pasqyresh, filloi tė mbėrthehet fuqishėm dhe frikshėm pėr duart e mia. Nga altoparlantėt buēiste muzikė islamike, mirėpo zėri i ējerrė nga altoparlantėt nuk mjaftonte tė mbyteshin mijėra zėra grash, qė tė gjitha tė mbėshtjella nė chadorė tė zez, tė cilat rrinin ulur mbi dysheme duke kėnduar lutjet e tyre, duke goditur nė tė njėjtėn kohė me fuqi mbi gjokset e tyre, ndėrsa lotėt u shkonin rrėke faqeve.
Pasqyret gjigante ishin tė stolisura me ar e argjend dhe shkėlqimi i kėtyre metaleve fisnike reflektohej prej njėrės pasqyrė nė tjetrėn, ndėrsa vezullimat e tyre krijonin njė kontrast tė mprehtė kundruall chadorėve tė zez dhe grave qė luteshin. E tėrė kjo pamje dhe ky sfond zhurmues tani sapo krijonin njė iluzion hipnotik.
“Beshin”, tha Ameh Bozorg, “uluni”.
Unė dhe Mahtab u ulėm, ndėrsa Nastaran dhe Nelufar mbetėn tė qėndronin galiē pranė nesh.
“Beshin”, pėrsėriti Ameh Bozorg. Me ndihmėn e disa gjesteve dhe disa fjalėve tė thjeshta nė farsi, u mundua tė mė sqaronte se unė duhej tė shikoja drejt pasqyrave, ndėrsa ajo dhe Fershteh u nisėn drejt njė salle tjetėr pranė, ku gjendej njė arkivol i madh i stolisur sė tepėrmi.
Fillova tė vėshtroja drejt pasqyrave dhe vetėm pas pak ēasteve zura tė ndieja se si edhe vetė po rrėshqisja nė njė lloj transi. Kėto pasqyra, tė cilat reflektonin pandėrprerė pasqyra tė tjera, krijonin njė iluzion pafundėsie, mirėpo ishte muzika islamike, pastaj goditjet ritmike tė grave mbi gjokse dhe kėndimet e tyre vajtuese qė mė kthenin sėrish arsyen time. Kjo pėrvojė duhej tė ishte mjaft mbėrthyese pėr kėta besimtarė.
As vetė nuk di se sa kohė kishte kaluar, kur papritur vėrejta qė Ameh Bozorg dhe e bija e saj, Fereshteh, tashmė ishin kthyer nė sallėn ku prisnim unė, Mahtab, Nastaran dhe Nelufar. Gruaja e moshuar u nis drejt meje duke piskatur diēka nė farsi me zė tė lartė sa mundej dhe filloi tė tregonte drejt fytyrės sime me gishtin e saj koskėmadh.
Ēfarė duhet tė kem bėrė tani? mbeta tė pyetja unė, ndėrkohė qė nuk kuptoja asgjė nga fjalėt e Ameh Bozorg, pėrveē njėrės: “Amrika.”
Lotė mėrie filluan tė rridhnin nga sytė e saj. Pastaj futi dorėn nėn chador dhe filloi tė shkulte flokėt, ndėrsa me dorėn tjetėr herė godiste mbi kraharorin e herė mbi kokėn e vet.
Me njė lėvizje tė ashpėr dore kėrkoi t‘i shkonim pas dhe kėshtu tė gjitha ne filluam tė largohemi nga Masxhedi drejt oborrit, duke ndaluar vetėm pėr njė ēast sa pėr t‘i gjetur sėrish kėpucėt tona.
Moody dhe Mortazaja tashmė kishin mbaruar me lutjet e tyre dhe na prisnin ne. Ameh Bozorg u nis menjėherė drejt Moodyt duke u ējerrė me zė pa pushuar me goditjet mbi gjoks.
“Ēfarė ka ndodhur?” e pyeta.
Moody u kthye drejt meje me shikimin e tij plot hidhėrim. “Pėrse ngurove tė shkoje pranė haramit?”
“Por unė nuk kam ngurruar tė bėj gjė. Mė thuaj, tė lutem, ēka ėshtė ky haram?”
“Varr. “Haram” ėshtė njė varr. Pėrse nuk shkove pas tij tė vizitosh varrin?”
“Por ajo mė urdhėroi mua vetėm tė ulem dhe tė vėshtroj pasqyrat.”
Tani mė dukej se kjo ishte vetėm njė reprizė e asaj fiaskos, kur ishim nė Rey herėn e kaluar. I tėrbuar siē ishte, Moody vazhdonte tė ziente mė tej, ndėrsa unė kisha frikė tė madhe se do tė mė rrahte, kėshtuqė nė ēast e sigurova Mahtabin duke e strehuar pas vetes. Ishte mė se e qartė qė ma kishte hedhur plaka e poshtėr. Pra, dėshira e saj ishte qė mes meje dhe Moodyt tė mbillte farėn e mėrisė.
Prita derisa Moody tė bėnte njė pauzė nga batėrdia e fjalėve tė tij. Butė aq sa munda, por me gjithė vendosmėrinė time, iu drejtova: “Tė lutem qetėsohu dhe mendo mirė se ē’je duke thėnė. Vetė ajo mė urdhėroi qė tė ulem dhe tė rri duke vėshtruar drejt pasqyrave.”
Moody u kthye drejt motrės sė tij, e cila edhe mė tej luante lojėn e saj nė mėnyrė dramatike. Pastaj ata tė dy ndėrruan disa fjalė nė farsi dhe, mė pas, Moody u kthye drejt meje dhe tha: “Ajo tė ka thėnė ty se ti duhet tė ulesh dhe tė vėshtrosh pasqyrat, mirėpo me kėtė nuk ka menduar se ti duhet tė rrish gjithnjė nė tė njėjtin vend.”
Sa e urreja unė kėte grua tė poshtėr! “Por as Nastarani nuk shkoi pas tyre”, i tėrhoqa unė vėrejtjen. “Pėrse nuk ėshtė e hidhėruar ajo nė Nastaranin, por vetėm nė mua?”
Moody i shtroi edhe kėtė pyetje Ameh Bozorg. Edhe mė tej ishte i hidhėruar tepėr me mua, sa para se ta kishte tė qartė rėndėsinė e fjalėve tė veta, filloi tė pėrkthente fjalėt e motrės sė tij nė kėtė mėnyrė: “Nastaran ka rregullat e saj”, tha ai. “Ajo nuk mundet...” Pėrnjėherė iu kujtua se edhe unė tė kisha rregullat e mia.
Me pėrjashtim nga herat e tjera, kėsaj radhe logjika e tij mundi ēmendurinė e tij, kėshtuqė qėndrimi i tij pėr njė ēast u shndėrrua nė sjellje tė afėrt dhe mė pas zemėrimin e tij filloi ta zbrazte mbi motrėn e tij. Pastaj tė dy kėta vazhduan tė grindeshin pėr njė kohė tė gjatė dhe tė diskutonin njėri me tjetrin nė mėnyrė tė ashpėr, derisa ne tė tjerėt ndrydheshim nė auto dhe vazhdonim rrugėn drejt shtėpisė sė vėllait tė saj.
“Unė i thashė se ajo nuk ėshtė e drejtė”, tha Moody me njė zė tashmė shumė tė butė ngushėllues. “Ti nuk e kupton dot gjuhėn tonė, por unė me tė vėrtetė i thashė se ajo nuk tregon durim tė mjaftueshėm ndaj teje.”
Edhe njė herė mė zuri nė moskujdesin tim. Sot ishte me mirėkuptim tė plotė, por si vallė do tė sillet nė tė ardhmen?


Filloi edhe viti shkollor. Ditėn e parė tė fillimit tė mėsimeve tė gjithė mėsuesit e Teheranit dilnin nė rrugė sė bashku me tė gjithė fėmijėt pėr tė demonstruar nė mėnyrė masive. Pranė shtėpisė sė Ameh Bozorg parakalonin qindra nxėnės, duke marshuar drejt njė shkolle nė afėrsi, duke skanduar tė gjithė sė bashku parulla plot mėri: “Marg bar Amrika!” dhe duke ia shtuar kėsaj edhe njė tjetėr, njė parullė pėr njė armik tjetėr: “Marg bar Israil!”
Mahtabi ishte strehuar nė dhomėn tonė tė fjetjes dhe mbante veshėt mbyllur me duart e saj, mirėpo megjithatė zėrat i dėgjonte prapė. Ē’ishte edhe mė keq, njė shembull i tillė mbi rėndėsinė dhe rolin e shkollės nė jetėn e njė fėmije tė pėrulur dhe tė dėgjueshėm iranas, tė atin e tij e inspironte pa masė. Pra, Moody kishte vendosur ta detyronte Mahtabin qė tė bėhej njė vajzė e nėnshturar iranase. Disa ditė mė pas papritur tha: “Mahtabi do tė shkojė nesėr nė shkollė.”
“Kurrsesi. Ti nuk guxon ta bėsh kėtė!” piskata unė, ndėrsa Mahtabi mbėrthehej pėr duart e mia. Mua mė mbetej vetėm tė paramendoja se ēfarė frike tė tmerrshme do tė duhej tė pėrjetonte ajo po ta ndanin nga unė. Pastaj tė dyja ne e kishim mjaft tė qartė se fjala “shkollė” do tė thoshte qėndrim pėr kohė tė gjatė.
Moodyt nuk i bėri pėrshtypje britma ime dhe kundėrshtimi im. Unė dhe Mahtabi mbetėm tė grindemi me tė edhe pėr disa ēaste, mirėpo e gjithė kjo s’kishte dobi.
Krejt nė fund, kur vėrejta se tė gjitha lutjet tona nuk ndihmonin fare, i thashė: “Sė pari dua ta shoh shkollėn.” Moody u pajtua.
Tė nesėrmen heret pasdite ne tė tre u nisėm pėr ta inspektuar shkollėn. Sapo vėrejta godinėn moderne mbeta e shtangur nga pastėrtia dhe nga kopshti i bukur e i mbajtur mirė, ku kishte madje edhe njė pishinė me toalet, e ngjashme me tė gjitha shkollat amerikane. Moody shpjegoi qė kjo ishte njė parashkollė private. Kur njė fėmijė iranas arrinte nė moshė tė mjaftueshme tė pjekurisė, sa pėr ta filluar klasėn e parė, atij apo asaj i duhej ta vizitonte njė shkollė shtetėrore. Ky ishte viti i fundit qė Mahtabi kishte mundėsi t‘ia fillonte me parashkollimin e saj, ndėrsa dėshira e Moodyt ishte qė ajo t’ia fillonte kėtu para se tė kalonte nė ndonjė shkollė tjetėr mė tė rreptė shtetėrore diku nė rrethinė.
Unė tashmė qėmoti kisha vendosur qė bija ime tė arsimohej nė Amerikė, mirėpo frenova veten derisa Moody bisedonte me drejtorin e parashkollės dhe pėrkthente pyetjet e mia.
“Mbase kėtu flet edhe ndonjė tjetėr anglisht?” pyeta unė. “Mahtabi nuk di ende tė flas mirė farsi.”
“Po”, u dėgjua zėri i drejtorit . “Mirėpo ajo nuk gjendet kėtu tash.”
Mė vonė Moody shpjegoi se dėshira e tij ishte qė Mahtabi t’ia fillonte kėtu menjėherė, qė pasditen e nesėrme, mirėpo drejtori tha se duhej pritur sė paku gjashtė muaj, pasiqė tashmė pėr aq kohė ekzistonte njė listė e pritjes.
Mahtabi psherėtiu nga lehtėsimi sapo dėgjoi drejtorin ta thoshte kėtė, pasiqė me kėtė brenga e saj zgjidhej nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė. Mirėpo gjatė rrugės, duke u kthyer pėr nė shtėpi tė Ameh Bozorg, nė kokėn time filloi zukamė. Nėse Moody megjithatė do ta realizonte planin e tij, atėherė nė radhė tė parė unė do ta ndieja veten tė mposhtur. Ky do tė ishte njė hap konkret drejt institucionalizimit tė jetės sonė nė Iran, mirėpo ndoshta ky do tė ishte edhe njė mesohap tjetėr, njė hap shansi drejt lirimit tonė. Madje madje ishte kjo edhe njė ide e mirė pėr tė krijuar njė lloj fasade normaliteti. Gjatė tėrė kohės Moody ishte mjaft vigjilent, kėshtuqė ēdo veprim imi atė e bėnte tė dyshonte. Nėn kėto objeksione aktualisht unė nuk shihja ndonjė shans pėr tė ndėrmarrė ndonjė hap qė mua dhe Mahtabit do tė na ndihmonte pėr t‘u larguar nga Irani. Mirėpo e kisha tė qartė se me kohė mua mė duhej ta sillja Moodyn nė ate gjendje qė ai ta ulte kujdesin ndaj meje dhe qė ta bindja se tani e tutje do tregohesha e gatshme pėt ta vijuar jetėn time kėtu, nė Iran.
Tėrė pasditen dhe mbrėmjen, e arrestuar nė dhomėn time tė fjetjes - pėr ne tė dyja tashmė tė shndėrruar nė qeli burgu -, mundohesha ta ujdisja ndonjė plan pėr tė kaluar nė aksion. Mendja mė ishte bėrė rrėmujė, mirėpo veten e detyroja tė mbetesha e arsyeshme. E dija mirė qė sė pari mė duhej tė kujdesesha pėr shėndetin tim, sepse, e torturuar kėsisoji nga sėmundjet e ndryshme dhe nga depresionet, pastaj pa ngrėnė mjaft dhe pa fjetur thuaja fare, tashmė shpėtimin tim e kėrkoja nė medikamentet e Moodyt. Pra, tani e tutje me kėtė duhej marrė fund.
Mua mė duhej qė nė ēdo mėnyrė ta bindja Moodyn qė tė shpėrnguleshim nga shtėpia e Ameh Bozorg. E gjithė familja e saj ndaj meje sillej vetėm si rojė burgu. Gjatė tėrė kohės prej gjashtė javėsh, sa jetonim ne tė tre kėtu, Haxhi Baba dhe Ameh Bozorg mė trajtonin me pėrbuzjen e tyre mė tė thellė, e cila madje vetėm sa vinte e rritej. Haxhi Baba, ndėr tė tjera, nga unė kėrkonte qė tė filloja dhe tė merrja pjesė edhe nė ceremonitė e tyre tė pėrditshme tė lutjeve tė pandėrprera. Ishte njė ēėshtje kjo, qė mes tij dhe Moodyt me tė vėrtetė nxiste grindje. Moody i shpjegonte atij se si unė sapo isha duke studiuar Kuranin dhe se vetė unė, me tempon tim, gjendesha nė rrugė tė mbarė tė mėsoja diēka mė tepėr mbi islamin dhe se tani pėr tani nuk dėshironte tė mė detyronte tė falesha. Mė pas, kur e shoshitja tėrė kėtė, mė shkonte mendja se Moody me tė vėrtetė kishte filluar tė krijonte bindje dhe tė shpresonte se si unė do tė aklimatizohesha me kohė.
Me siguri dėshira e tij nuk ishte qė familja e tij tė jetonte nė kėtė mėnyrė mjaft primitive. Tashmė kishin kaluar gjashtė javė tė tėra qė kur ne tė dy nuk bėnim dashuri, ndėrkohė qė edhe Mahtabi nuk mund ta fshihte dot antipatinė ndaj tij. Diku nė thellėsinė e trurit tė tij Moody duhet tė kishte krijuar njė pėrfytyrim tė tijin fantastik, qė ne tė tre njė ditė do tė pajtoheshim dhe se mė tej do tė jetonim njė jetė tė rehtshme kėtu nė Teheran. Mundėsia e vetme pėr ta kufizuar vigjilencėn e tij ishte pėr ta bindur se edhe vetė unė ndaja tė njėjtin pėrfytyrim dhe se me kohė do ta kuptoja vendimin e tij dhe dėshirėn e tij qė tani e tutje tė jetonim nė Iran.
Gjatė meditimeve tė mia se ēfarė mė duhej tė ndėrmerrja, mua vetėm sa mė kaplonin dyshime tė reja. Lufta ime pėr tė krijuar mundėsi pėr t‘u liruar, nga unė kėrkonte aftėsitė e njė aktorje tė klasit tė parė. Pra, mua mė duhej ta bindja Moodyn tė besonte se unė e dashuroja atė edhe mė tej, edhe pse ndėrkohė me gjithė mend lutesha pėr vdekjen e tij.
Planin tim e fillova qė ditėn e nesėrme. Pėr herė tė parė, pas disa javėsh, rregullova flokėt e mi dhe nė fytyrėn time vura njė ēikė Make-up. Pastaj zgjodha njė fustan tė bukur, njė fustan ngjyrėkaltėr nga pambuku pakistanez, me mėngė tė gjata dhe me njė volant nė fund. Moody vėrejti menjėherė ndryshimin dhe, kur i thashė se do tė dėshiroja tė bisedoja me tė, ai u pajtua nė ēast. Pastaj ne tė dy u nisėm drejt pjesės sė prapme tė kopshtit tė shtėpisė, pranė pishinės, ku do tė ishim tė papenguar.
“Unė nuk jam duke u ndjerė mirė kohėt e fundit”, fillova bisedėn. “Dita mė ditė vetėm sa vjen e ligėshtohem. Madje nuk kam fuqi as pėr ta shkruar edhe emrin tim.”
Moody tundi kokėn nė shenjė pohimi, duke treguar me kėtė rast njė ndjenjė tė sinqertė ngushėllimi.
“Tani e tutje unė nuk dua tė pėrdor barėrat e tua.”
Mody u pajtua. Si mjek chiropraktik qė ishte, ai qė moti ishte kundėr pėrdorimit tė tepėrt tė barėrave. Pastaj tha se gjatė tėrė asaj kohe tė vėshtirė pėr mua, ai donte vetėm tė mė ndihmonte, mirėpo tani mbase ishte koha me tė vėrtetė pėr tė ndėrprerė kėtė gjė.
E inkurajuar nga pėrgjigjja e tij, thashė: “Mė nė fund, unė edhe kam vendosur qė tani e tutje tė jetojmė nė Teheran dhe se, qė nga ky ēast, dua qė ta kapim sė bashku jetėn tonė. Pra, prej tani dua ta sjell jetėn tonė nė rregull.”
Fizionomia e Moodyt ndryshoi nė ēast, duke treguar shenja vigjilence, por unė vijova mė tej.
“Dua tė filloj dhe tė krijoj kushte pėr jetėn tonė kėtu, mirėpo mua mė duhet ndihma jote. Unė nuk mund ta arrij kėtė vetėm dhe sidomos jo nėse na duhet tė jetojmė edhe mė tej nė kėtė shtėpi.”
“Por, megjithatė, ti duhet tė pėrshtatesh dhe tė jetosh kėtu”, tha ai me njė zė ca mė tė lartė. “Ameh Bozorg ėshtė motra ime dhe unė ia kam borxh respektin.”
“Por unė nuk mund ta duroj dot atė”, ia ktheva unė dhe nė ēast filluan tė mė rridhnin lotėt faqeve dhe papritur fillova tė nxirrja nga vetja flakė e vrer: “Unė e urrej pa masė atė grua. Ajo ėshtė e papastėr, ėshtė njė grua e pistė. Ēdoherė kur tė futesh nė kuzhinė vėren ndonjėrin qė rri mbi shporet dhe ha mbi tė dhe si spėrkat sėrish ushqimin nė enė. Pastaj kėta servirin ēajin kėtu, por pastaj nuk i pastrojnė fare gotat, ndėrsa nėpėr ushqime vėrehen pandėrprerė mori brumbujsh, nė oriz madje edhe krimba. Kjo shtėpi kundėrmon pa masė. Do ti qė tė jetosh edhe mė tej kėtu?”
Megjithatė, edhe pranė planeve tė mia tė thurura me mjaft kujdes, fillova tė bėja gabime dhe ta nxitja inatin e tij. “Por ne duhet tė jetojmė patjetėr kėtu”, hungėroi ai.
Kėsisoji vazhduam tė grindemi tė pezmatuar gati tėrė kohėn e paradites, ndėrsa unė mbeta qė gjatė tėrė kohės tė pėrpiqesha dhe ta detyroja disi ta ndryshonte qėndrimin e tij dhe ta bindja se sa e pistė ishte shtėpia e Ameh Bozorg. Mirėpo ai e mbronte edhe mė tej me kėmbėngulje motrėn e vet.
Nė fund vėrejta se kishte dėshtuar tėrė plani im, kėshtuqė u mundova tė pėrmbahesha dhe tė mos bija nė pozitėn e njė gruaje tė mposhtur, tė cilės i duhej ta mirrte nismėn nė anėn e saj. Me dorėn time ngrita zgripin e kthyer tė fundit tim tė trashė dhe fillova tė fshij lotėt me anė tė volantit. “Tė lutem” thashė unė, “unė vetėm dua tė tė bėj tė lumtur, dua ta bėj tė lumtur edhe Mahtabin. Tė lutem, vepro diēka dhe mė ndihmo. Ti duhet tė mė ndihmosh mua dhe tė mė largosh nga kjo shtėpi, nėse duhet t’ia fillojmė tani nga fillimi dhe tė vazhdojmė jetėn tonė nė Teheran.”
Moody filloi tė reagonte me fjalė mė tė buta. Ai e dinte mirė qė unė e flisja tė vėrtetėn, mirėpo nuk kishte idenė se si t’ia arrinte dhe nė tė njėjtėn kohė t‘i bėnte tok dėshirat e gruas dhe tė motrės sė tij. “Por, ne nuk kemi ku tė shkojmė diku tjetėr”, tha ai nė fund.
Unė isha pėrgatitur edhe pėr kėtė. “Pėrse nuk e pyet ti Rezan nėse do tė mund tė jetonim tek ai.”
“Por ti nuk e do Rezan.”
“Po si, po si. Ai ėshtė duke u sjellė mjaft mirė me mua qė kur jemi kėtu, nė Iran. Edhe Essey, gjithashtu.”
“Hėmm, pra”, pėsherėtiu Moody. “Por unė nuk kam ide nėse kjo gjė mund tė realizohet.”
“Po ai na ftoi sa e sa herė pėr ta vizituar nė shtėpinė e tij”, ia bėra unė me dije.
“Tė gjitha ato ftesa janė vetėm njė taraf. Me kėtė ai nuk e ka pėrnjėmend.” Taraf ėshtė njė fjalė mirėsjelljeje nė gjuhėn farsi, me tė cilėn ofrohet ftesa, mirėpo nuk mendohet pėrnjėmend.
“Atėherė, pranoje edhe kėtė taraf”
Ditėve nė vijim nuk i hiqesha qafe Moodyt, duke ia pėrsėritur kėtė gjė, duke u shtirur njėkohėsisht se unė me tė vėrtetė mundohesha tė tregohesha e afėrt me familjen e tij. Disponimi im vėrtet qe pėrmirėsuar menjėherė, pasiqė kisha mėnjanuar barėrat e Moodyt, ndėrsa edhe vullneti im ishte mė i fuqishėm qė ta mirrja me plot seriozitet kėtė synim tė vėshtirė para vetes. Mė nė fund, njė ditė Moody mė lajmėroi qė kėtė mbrėmje Reza e kishte ndėrmend tė kthehej nė vizitė tek ne dhe tė mė lejonte ta pyesja nėse ne do tė mund tė shpėrnguleshim tek ai.
“Natyrisht se ju mund tė banoni tek unė”, tha Reza, “por sonte ėshtė e pamundur, sepse ne tashmė jemi ftuar nė njė vizitė tjetėr.” Taraf.
“Atėherė ne mund tė vijmė nesėr?” vazhdova tė insistoja unė.
“Natyrisht. Nesėr do ta huazoj njė veturė dhe do tė vij t’ju vozis.” Taraf.
Moody lejoi qė tė mbledhja vetėm disa plaēka nga rezervat tona tė pakta tė garderobės sonė. Edhe pse mė urrente pa masė, Ameh Bozorg vėrehej se ishte ofenduar thellė pėr shkak tė largimit tonė nga shtėpia e saj. Moody mundohej tė linte pėrshtypjen se vizita jonė te Reza dhe Essey kinse do tė ishte vetėm njė vizitė e shkurtėr, duke mos marrė me vete pjesėn mė tė madhe tė rrobave tona, mirėpo gjatė ditės ishte i detyruar qė t’u shmangej ose qė t’u bėnte ballė shikimeve tė errėta dhe plot vrer tė motrės sė tij.
Kaloi ora dhjetė e mbrėmjes, ndėrsa Reza nuk erdhi ende tė na merrte pėr nė shtėpinė e tij. Mė vonė insistova te Moody tė mė lejonte ta thėrrisja nė telefon. Derisa formoja numrin nė aparatin telefonik, ai vėshtronte prapa supeve tė mia. “Ne jemi duke pritur ende”, i thashė Rezas. “Ti nuk vjen dot tė na marrėsh.”
“Oh, mė fal, por ne ishim tė zėnė tėrė ditėn”, ishte pėrgjigjja e Rezas. “Por do tė vij nesėr, me siguri.” Taraf.
“Kurrsesi. Unė nuk mund tė pres deri nesėr. Tė lutem, pėrse nuk mund tė vijmė ne tek ti qė sonte?”
Nė fund, Reza u bind se me tė vėrtetė duhej ta pėrmbushte premtimin e tij. “Mirė”, tha ai nė fund. “Tani do tė vij tek ju.”
Menjėherė, sapo doli Reza nė derė, unė isha e gatshme tė dilja jashtė, mirėpo ai i lejoi vetes qė tė humbaste ca kohė duke hedhur mbi vete njė pizhamė salloni dhe duke filluar tė pijė ēaj, tė hajė pemė dhe tė llafosė pandėrprerė me tė ėmėn e vet, Ameh Bozorg, ndėrsa nė fund rituali i ndarjes me famijarėt e tij zgjati edhe njė orė tė tėrė, duke vazhduar me pėrqafime, me puthje tė tjera dhe me pėrfolje gjėrash tė kota.
Mesnata kishte kaluar qė moti, kur ne, mė nė fund u futėm furishėm nė veturėn e tij dhe pėr disa ēaste morėm rrugėn nė drejtim tė jugut dhe pak mė vonė arritėm pranė njė shtėpie dykatėshe qė shtrihej pranė njė rrugice tė ngushtė, tė cilėn Reza e kishte sė bashku me tė vėllain e tij, Mammalin. Reza dhe Essey banonin poshtė, nė katin e poshtėm me tė bijėn e tyre trevjeēe, Maryam dhe birin e tyre katėrmuajsh, Mehdiun. Mammali, gruaja e tij Nasserine dhe i biri i tyre Amiri banonin lart, nė katin e dytė.
Kur arritėm nė shtėpinė e tyre, Eessey tashmė ishte e zėnė e tėra duke u munduar ta pastronte shtėpinė e saj me mjaft rrėmujė dhe kjo gjė sqaronte arsyen e zvarritjes sė Rezas. Tė dy kėta nuk kishin llogaritur fare nė vizitėn tonė, duke mbetur tė bindur nė taraf. Megjithatė Essey shprehu me mjaft pėrzemėrsi mirėseardhjen tonė.
Tashmė ishte bėrė tepėr vonė, kėshtuqė unė u drejtova menjėherė nė dhomėn tonė tė fjetjes dhe vesha njė kėmishė nate. Pastaj nėn dyshek fsheha tė hollat dhe notesin tim me adresa. Pasiqė vura Mahtabin nė shtratin e saj dhe pasiqė e kaploi njė gjumė i thellė, kalova nė fazėn e dytė tė planit tim.
Thirra Modyn nė dhomėn e fjetjes dhe ia fėrkova lehtė dorėn. “Tė dua shumė qė na solle kėtu”, i thashė.
Ai vuri duart e tij mbi mua dhe mė pėrqafoi duke dashur me kėtė tė kėrkonte inkurajim. Kishin kaluar tani gjashtė javė tė tėra. Iu ngjita pėr trupi dhe u ngrita lart, duke ngritur fytyrėn time qė ta lejoja tė mė puth.
Ēastet e mėpastajme mė duhej qė me tėrė fuqinė tė pėrmbahesha tė mos villja, mirėpo megjithatė ia dola disi tė trilloja kėnaqėsinė time. E urrej! E urrrej! E urrej! pėrsėrisja nė vete, nė heshtje, gjatė kėtij akti tė tmerrshėm.
Mirėpo, nė fund, kur pėrfundoi gjithė kjo, i pėshpėrita: “Tė dua.”
Taraf!!!


6

Nė mėngjes Moody u zgjua heret dhe filloi tė bėnte dush sipas rregullit islam, pėr tė shplarė para namazit tė gjitha gjurmėt e seksit. Zhurma nga dushi pėr Rezan dhe pėr Esseyn, por edhe pėr Mammalin dhe Naserinen nė katin e lartė, duhej tė ishte shenjė se unė dhe Moody shkonim mirė.
E tėrė kjo, natyrisht, nuk ishte e vėrtetė fare. Seksi me Moodyn qe vetėm njėri prej atyre pėrjetimeve tė shumta, ndėr mė tė padėshiruarat dhe ndėr mė makabret, tė cilat mė duhej t’i duroja nė luftėn time pėr tė shpėtuar. Pėr kėtė isha e bindur.
Mėngjesin e parė te Reza dhe Essey, Mahtabi filloi tė luante me Maryamin trevjeēe dhe me koleksionin e saj tė madh tė lodrave, tė cilat ia kishte dhuruar xhaxhai i saj qė jetonte nė Angli. Maryam kishte madje edhe njė kolovajzė nė kopsht, nė pjesėn e prapme tė shtėpisė.
Oborri i shtėpisė ishte njė ujdhesėz e vogėl dhe e izoluar nė qendėr tė kėtij qyteti gėlues prej njerėzve. Shtėpia ishte e rrethuar nga njė mur i lartė tullash mbi tri metra, i cili jo vetėm qė rrethonte kolovajzėn, por nga tė panjohurit mbronte edhe njė cedėr, pastaj njė dru tjetėr shege dhe njė numėr tė madh shkurresh trėndafili, ndėrsa hardhi tė shumta rrushi ngjiteshin pėrpjetė tij.
Shtėpia shtrihej nė mes tė njė blloku tė mėrzitshėm banesash tė pangjyra, tė ndėrtuara nė mėnyrė monotone dhe tė gjitha tė ngjitura njėra me tjetrėn pėrmes njė muri tė pėrbashkėt. Secila shtėpi kishte kopshtin e saj me njė madhėsi dhe njė formė tė njėjtė, njėri me tjetrin, tė ngjashėm me atė tė shtėpisė sonė. Nė pjesėn e prapme tė kopshteve vijonte njė bllok tjetėr shtėpish, tė rradhitura edhe ato ngjitur njėra pas tjetrės.
Essey ishte njė grua shtėpiake, e cila nė disa pikėpamje nuk mund tė krahasohej nė asnjė mėnyrė me Ameh Bozorg, edhe pse njė krahasim i tillė mund tė ishte vetėm relativ. Edhe pse ajo tėrė mbrėmjen e fundit e kishte kaluar duke pastruar shtėpinė e saj, po tė krahasohej kjo shtėpi me standardin amerikan me tė vėrtetė edhe mė tej ishte e pistė. Nė ēdo kėnd gėlonin bumballa, kėshtuqė ēdoherė qė na duhej tė dilnim jashtė, sė pari duhej t‘i shkundnim mirė kėpucėt para se ti mbathnim. I tėrė ky kaos mbėshtetej edhe nga kundėrmimi i urinės, pasiqė Essey foshnjėn e saj, Mehdiun, e linte mbi qilim dhe tė pambėshtjellė nė pelena, i cili pastaj lirohej kur donte. Vėrtet Essey e largonte mejėherė pisllėkun e tij, mirėpo urina depėrtonte thellė nė qilim.
Mbase pėr shkak qė kjo erė e rėndė i erdhi deri nė hundė - edhe pse kėtė nuk e pranonte kurrė -, mėngjesin e parė Moody na ftoi mua, Mahtabin dhe Maryamin qė tė shėtitnim nė park, i cili shtrihej nė afėrsi, vetėm disa blloqe larg shtėpisė. Menjėherė, sapo dolėm nga dera e shtėpisė dhe qitėm hapat tanė tė parė mbi trotuarin e ngushtė, i cili shtrihej mes shtėpive dhe rrugicės sė ngushtė, ai filloi tė tregohej mė vigjilent duke u kthyer tė veneronte nė tė gjitha anėt nė mos ishte duke na vėshtruar ndonjeri.
Unė mbeta ta injoroja dhe fillova tė inspektoja tė gjitha detajet e ambientit tim tė ri. Kjo mustėr e kėtyre blloqeve tė shėpive - dy rrjeshta shtėpish me pullaze tė rrafshta, tė ngjeshura njėra pas tjetrės - pėrsėritej pandėrprerė dhe aq larg sa tė kapte syri. Qindra, madje ndoshta edhe mijėra njerėz, ndrydheshin tok nė kėto blloqe tė pakta shtėpish mu nė qendėr tė qytetit, duke u dhėnė gjallėri me ato vėrshėllima sokaqeve tepėr tė ngushta.
Kjo ditė e bukur nė fund tė shtatorit nė vete bartte shenjat e para tė vjeshtės. Sapo arritėm nė park vėrejtėm menjėherė qė ky ishte njė ndryshim mjaft i kėndshėm nė krahasim me ato radhėt e blloqeve monotone dhe tė pafundme tė shtėpive. Parku pėrfshinte njė terren me bar tė rritur, me madhėsi diku rreth tri blloqe shtėpish, i mbjellė nė parcela me tė vėrtetė tė bukura lulesh dhe drunjėsh tė mbajtur mirė. Brenda tij vėreheshin edhe disa shatėrvanė dekorativė, tė cilėt gjatė kėsaj kohe nuk punonin fare, pasiqė qyteti nuk kishte energji tė mjaftueshme elektrike, madje as pėr tė mirėmbajtur amvisėritė, ndėrkohė qė pushteti nuk mund tė lejonte luksin e harxhimit kot sė koti tė energjisė pėr tė aktivizuar pompat vetėm sa pėr tė spėrkatur pa kurrfarė nevoje ujin.
Mahtabi dhe Maryami dėfreheshin tė lumtura duke u luhatur nė kolovajza dhe duke rrėshqitur mbi njė rrėshqitėse fėmijėsh. Mirėpo e tėra kjo zgjati vetėm njė copė herė dhe, mė pas, Moody urdhėroi se duhej tė ktheheshim nė shtėpi.
“Po pėrse vallė?” e pyeta unė. “Kėtu e kemi shumė mė mirė se sa nė shtėpi.”
“Duhet tė kthehemi”, ma ktheu ai vrazhdė.
Heshta pasiqė qėllimi im ishte t‘i pėrmbahesha planit tim dhe tė mėnjanoja nė ēdo mėnyrė ēfarėdo grindje.
Derisa ditėt kalonin, unė i pėrshtatesha disi kėsaj atmosfere fėrfėruese nė banesėn e re, nė kėtė ambient tė gjallėrishėm dhe tė pafund tė kėtij mjedis tė ri, nė tė cilin gjatė tėrė ditės, pėrmes dritareve dėgjoheshin kakarisjet e tregtarėve tė ndryshėm shetitės.
“Ashkhali! Ashkhali! Ashkhali!” ēirrej mbledhėsi i plehrave derisa afrohej me karrocėn e tij tė zhurmshme, duke hedhur hapat e tij pėrmes pisllėkut me kėpucėt e veta tė gjera dhe me ēorape tė grisura. Sapo e dėgjonin zėrin e tij, gratė shtėpiake nxitonin nė ēast tė hedhnin plehrat e tyre mbi trotuar. Nė ditė tė caktuara ky mbledhės plehrash kthehej prapė dhe, pasiqė mė parė kishte mbledhur me anė tė njė fshese provizore, tė mbaruar nga bimė tė mėdha dhe tė dėmshme, mbledhur tok pėr njė shkopi, fillonte tė fshinte pjesėt e shpėrndara qė ndėrkohė i kishin shkulur dhe shpėrndarė nė tė gjitha anėt macet dhe minjtė e mėdhenj. Mirėpo, nė vend qė plehun kutėrbues ta largonte nga rruga, ai vetėm sa e shtynte me fshesė drejt kanalit tė mbushur me ujė ndanė rrugės, tė cilin, siē vėrehej, nuk e pastronte dot njeri.
“Namakieh!”, ēirrej herėn tjetėr shitėsi i kripės, duke shtyrė karrocėn e tij para vetes, ngarkuar me njė grumbull tė madh, topa-topa, kripe tė lagėsht. Me tė dėgjuar kėtė sinjal gratė mblidhnin copa e thėrmija tė tjera tė bukės bajate dhe i kėmbenin me kripė. Kėtė bukė shitėsi i kripės e shiste pastaj si ushqim pėr kafshėt.
“Sabzi!”, bėrtiste me zė tė lartė njė burrrė tjetėr, i cili pėrmes sokakut tė ngushtė ngiste ngadalė kamionin e tij tė vogėl, tė ngarkuar me spinaq, majdanoz, borzilok dhe me tė gjitha perimet e tjera, tė cilat mund tė gjendeshin nė kėtė stinė. Herė pas here, pėr ta paralajmėruar praninė e tij, ai pėrdorte edhe njė megafon. Herave tė tjera, kur ia behte ai tėrėsisht papritur, Esseyt, sė pari i duhej ta hidhte mbi vete chadorin e saj dhe mė pas dilte jashtė me vrap pėr tė blerė perime, tė cilat shitėsi i sabzit i maste nė kandar.
Ardhjen e tregtarit tė deleve e paralajmėronin blegėrimat e frikshme tė njė kopeje prej dhjetė deri nė dymbėdhjetė dele, dombėt e tė cilave luhateshin tė varura porsi dhjami nėn fyt. Shpeshherė vėrehej qė delet ishin tė shenjuara me rrathė tė spėrkatur me sprej ndriēues pėr t’i dalluar mė lehtė pronarėt e tyre. Nė tė shumtėn e rasteve tregtarėt e deleve ishin vetėm tregtarė ndėrmjetėsues.
Herė pas here, kėtej pari kthehej edhe mprehėsi i gėrshėrėve, njė njeri i tėri i leckosur.
Essey mė shpjegonte se tė gjithė kėta njerėz ishin tmerrėsisht tė varfėr dhe me siguri jetonin nė ndonjė kasolle tė thjeshtė.
Gratė e tyre duhej tė ishin ato lypsaret, ndėr mė mizoret, tė cilat trokitnin mbi dyer tė shtėpive dhe si lėmoshė kėrkonin ndonjė kafshatė buke, apo ndonjė rial. Tė mbėshtjella nė chadorė lecka-lecka, tė cilėt i mbanin ngjitur pėr fytyrėn e tyre, duke lėnė kėshtu tė zbuluar vetėm njėrin sy, ato kėrkonin ndihmė. Essey ua hapte derėn gjithnjė dhe ēdoherė gjente diēka pėr t’u dhėnė, ndėrkaq gruaja e Mammalit, Nasserine, vetėmsa i dėbonte.
Nė pėrgjithėsi kėtu ngjante njė simfoni e rrallė, njė simfoni e tė mallkuarve, nė tė cilėn vėrehej se si burra dhe gra luftonin vetėm pėr ekzistencė.
Unė dhe Essey pėlqenim njėra-tjetrėn aq sa mund tė duhen dy njerėz nė kushte tė tilla tė pazakonta. Sė paku ne tė dyja bisedonim lirshėm. Ishte njė lehtėsim i madh tė jetoje nė njė shtėpi ku qė tė gjithė flisnin gjuhėn angleze. Nė tė kundėrtėn nga shtėpia e Ameh Bozorg, kėtu Essey pranoi madje duke m‘u falėnderuar, ndihmėn time nė punėt e saj shtėpiake.
Ishte kjo njė amvise me mungesė tė planifikimit tė saj paraprak tė ekonomisė shtėpiake, mirėpo, si gatuese, ishte mjaft e ndėrgjegjshme. Gjithmonė, kur i ndihmoja pėr tė pėrgatitur gjellėrat, isha mjaft e impresionuar kur vėreja se si kishte rregulluar frigoriferin e saj me kujdesin mė tė madh qė kisha parė ndonjėherė. Perime tė ndryshme dhe mishra tė pastruara, tė copėtuara dhe tė bėra gati pėr pėrdorim tė menjėhershėm, ishin ndarė nė mėnyrė tė pastėr dhe tė rregullt, tė mbėshtjella nė qese plastike pėr tė mbetur tė freskėta pėr kohė mė tė gjatė. Ajo planifikonte menynė e tėrė pėr njė muaj mė parė, ndėrsa nė murin e kuzhinės kishte varur edhe njė copė letre me shėnime ushqimesh. Gjellėrat ishin tė matura nė porcione tė sakta dhe tė pėrgatitura me kujdes, sipas rregullave parimore tė higjienės. Ne tė dyja sė bashku kalonim orė tė tėra duke u munduar qė, para se ta zienim orizin, mė parė t‘i mėnjanonim tė gjithė brumbujt.
Sa e ēuditshme ishte kjo gjė qė e ndieja veten kaq tė entuziazmuar, qė nga gjella ime t’i largoja kėta insektė brejtės! Vetėm pėr kohėn prej dy muajsh, qė kur gjendeshim kėtu, priotritetet e mia ndėrruan nė mėnyrėn mė drastike. Tani e kisha tė qartė se sa mė kishte llastuar stili amerikan i jetės, kėshtuqė tani edhe gjėrat mė tė parėndėsishme mė shqetėsonin pa masė. Gjėrat kėtu ndodhnin ndryshe, prandaj edhe zura tė mėsoja se me tė vėrtetė ngjarjet e vogla tė ditės nuk do tė duhej tė ndikonin nė ato mė tė rėndėsishmet. Nėse brumbujt shėtitnin pėrmes orizit, atėherė ata duhej mėnjanuar. Nėse foshnja urinonte mbi qilimin persik, pisllėku pastrohej menjėherė. Sapo kthehej njeriu nga parku, atij i duhej tė drejtohej menjėherė lart nė dhomė.


Njė ditė Zoreh erdhi me Ameh Bozorg nė vizitė. Ajo na dhuroi njė jastėk, pėr tė cilin, nga gėzimi, Moody u shqetėsua tepėr. Pastaj mė shpjegoi se si kėtu ishte zakon qė me largimin e mysafirit tė shtėpisė, atij t‘i dhurohej ndonjė gjė. Pra, aludimi ishte mė se i qartė. Largimin tonė nga shtėpia e saj dhe vizitėn tonė tek Reza dhe Essey, Ameh Bozorg nuk e trajtonte si tė pėrkohshėm. Ajo ishte ofenduar tepėr pasiqė ne e kishim turpėruar mikpritjen e saj.
Mirėpo, pėr ta diskutuar pak mė tepėr kėte ēėshtje, nuk patėm rast: Zoreh refuzoi ēajin e ofruar tė Esseyt, duke shpjeguar: “Duhet tė kthehemi sa mė shpejt, sepse mua mė duhet ta shpjerė nėnėn time deri nė hammum.”
“Pėr njė gjė tė tillė ishte edhe koha e fundit”, murmuroi Moody. “Tashmė tetė javė, qė kur jemi ne kėtu, ajo pėr herė tė parė sot bėnte dush.”
Nė mbrėmje telefonoi Zoreh. “Tė lutem Da’ixhan, eja sa mė shpejt” i tha ajo Moodyt. ”Nėna ėshtė e sėmurė.”
Reza u ngrit menjėherė dhe u nis pėr te motra e tij, e cila jetonte vetėm disa blloqe larg shtėpisė sė tij, nga e cila huazoi veturėn dhe u kthye prapė pėr ta vozitur Moodyn, i cili nė ato ēaste tregohej krenar qė, mė nė fund, bėnte njė vizitė mjekėsore shtėpiake.
Mė vonė, kur u kthye nė shtėpi natėn vonė, filloi tė shante nė llogari tė motrės sė tij. Ameh Bozorg, e kapitur nga mundimi i banjos, ishte kthyer nė shtėpi dhe kishte filluar tė ankohej menjėherė pėr dhembje nyjash. Pastaj e kishte urdhėruar Zoreh qė tė pėrziente kėnė dhe ujė dhe me to tė pėrgatiste njė kremė shėruese, me tė cilėn pasataj kishte lyer ballin dhe duart.
Moody e kishte ndeshur tė mbėshtjellė me shumė rroba dhe tė mbuluar me shumė ēarēafė, duke dashur me kėtė gjė kinse pėrmes djersitjes tė lirohej nga demonėt. Mė pas ai i kishte dhėnė vetėm njė injeksion kundėr dhembjeve.
“Ajo nuk kishte qenė e sėmurė pėrnjėmend”, hungėroi Moody. “Mirėpo vėrehej qartė se dėshira e saj ishte vetėm pėr ta tėrhequr vėmendjen se kishte bėrė dush.”


Mikpritja dhe mirėsjellja e Rezas ndaj meje mė befasuan tepėr. Asokohe, kur unė e pėrzura nga shtėpia ime, nė Corpus Christi, ai qe larguar duke sharė, mirėpo tani, si duket, i kishte harruar tė gjitha tendosjet nga e kaluara mes ne tė dyve dhe - edhe me pėrkrahjen e tij pėr revolucionin iranian - megjithatė tėrė kohėn e tij tė kaluar nė SHBA e kishte mbajtur nė kujtim tė mirė.
Njė mbrėmje Reza deshi tė sillte njė ēikė hukamė amerikane nė jetėn tonė, duke na ftuar tė gjithėve pėr tė ngrėnė picė. Unė dhe Mahtabi u shqetėsuam pa masė, mirėpo, sapo u shėrbyem me picat, na u ndėrpre i tėrė apetiti. Fundi i picave ishte pėrgaditur nga lavashi, petė e hollė dhe e thatė buke, e njohur pėr tė gjithė iranasit. Picat ishin tė lyera me njė shtresė salce domatesh dhe mbi tė ishte hedhur yndyrė nga mishi i qengjit bologna. Djathi nuk vėrehej fare. Shija e picave ishte pėr ibret, mirėpo prapėseprapė hėngrėm aq sa mundėm, ndėrsa Rezas iu falėnderova nga zemra pėr gjestin e tij pėrzemėrt.
Edhe nipi i Moodyt ndjehej i lumtur, qė iu kishte ofruar mundėsia pėr ta dėshmuar bujarinė e tij, duke u krenuar se si edhe ai ishte mėsuar me zakonet perėndimore tė tė ushqyerit. Pasiqė mbaruam me darkėn, ai propozoi diēka qė pėrshtatej me planet e mia. “Unė kam dėshirė qė ti t’i shpjegosh Esseyt se si pėrgatiten gjellėrat amerikane”, tha ai.
Pėr ta mėsuar Esseyn pėr tė pėrgatitur gjellė me pure patatesh, apo pėr tė pjekur biftek, ne tė dyjave me siguri se do tė na duhej tė bėnim ekskursione mjaft tė gjera pėr tė blerė harxhe tė ndryshme, qė vėshtirė gjendeshin kėtu. Me tė shpejtė pranova ofertėn para se tė kundėrshtonte Moody. Ditėt nė vijim atij i duhej tė na shoqėronte mua dhe Esseyn pėr disa kilometra larg nėpėr tregje tė ndryshme tė Teheranit, ndėrsa unė me shumė vigjilencė mundohesha tė orientohesha nėpėr qytet. Kėshtu pra mėsova se si mund tė sigurohej njė taksi ngjyrė portokalli, nė vend tė atyre telefontaksive tė shtrenjtė dhe vėshtirė pėr t‘u rezervuar. Vozitės i njė taksi ngjyrė portokalli mund tė ishte secili teheranas, tė cilit i duhej vetėm qė tė posedonte njė auto dhe tė ishte i disponuar pėr ta fituar ndonjė rial, duke futur nė veturėn e tij dyzina pasagjerėsh, tė cilėt pastaj ndrydheshin brenda derisa vetura e tij tė kalamendej pėrmes rrugėve kryesore tė qytetit.

 
Vlersim i shkrimit:
   
imi


Vėrejtje!, 22.Jun.2003 20:15


Nėse ju pėlqen romani, shkojmė mė tutje ...
 
Vlersim i shkrimit:
   
LLapijani


RE: Roman - pjesa pare, 23.Jun.2003 02:20


Te pershendes zoteri i nderuar se der me sote askush nuke ka bere shkerim mete mire ne kete faqe dhe te them diqka te lutem vazhdo me vazhdimin e ketij romani dhe mose u vono pore qyshe neser ne mbremje te jete pjesa e tjeter .te falemenderoj tung nga LLapijani.
 
Vlersim i shkrimit:
   
imi


vazhdojme me tutje me romanin, 23.Jun.2003 09:22


Tė gjitha taksitė ngjyrė portokalli vozitnin pak a shumė nėpėr marshruta tė caktuara, tė ngjashme me ato tė autobusėve.
Prania e pandėrprerė e Moodyt gjatė shėtitjeve tona tė furnizimit qe mjaft e bezdisshme. Unė shpresoja se nė fund njė ditė ai do ta shpengonte mbikėqyrjen e tij dhe se do tė mė lejonte tė dilja nė treg vetėm me Esseyn. Njė ditė mbase do tė na lejonte edhe vetėm mua dhe Mahtabit qė tė dilnim vetėm. Mė pastaj do tė mė ofrohej shansi qė tė veja kontakt pėrsėri me ambasadėn dhe tė mėsoja diēka nėse Helen kishte ndonjė postė pėr mua, apo ndoshta ata nga Ministria e Jashtme kishin arritur tė ndėrmerrnin ēfarėdo ndihme tė mundshme.
Pėr nga natyra Moody ishte njeri mjaft pėrtac. Unė isha e bindur se po ta bindja atė hap pas hapi se unė isha nė rrugė e sipėr pėr t’iu pėrshtatur dhe pėr t’iu bindur jetės sė mėtejme nė Teheran, nė fund ai do tė ndjehej i bezdisur pėr tė na shoqėruar mė tej, pranė “shėtitjeve tona nė punė grash.”
Diku rreth fundit tė javės sė dytė tė qėndrimit tonė nė shtėpinė e Rezas dhe Esseyt, unė megjithatė vėreja se nuk mbetej mjaft kohė. Secila ditė e re nė vete sillte shenja tė qarta se pėr mikpritėsit tanė ne ishim njė barrė e bezdisshme. Maryam ishte njė fėmijė egoist dhe nuk tregohej e gatshme tė ndante lodrat e saj me Mahtabin. Vėrtet Essey nuk ndryshoi fare nė pėrzemėrsinė e saj, mirėpo prapėseprapė vėrehej qartė se prezenca jonė nė banesėn e tyre nuk ishte e mirėseardhur mė tej. Edhe Reza mundohej tė mbetej i afėrt, mirėpo, sapo kthehej nė shtėpi, ashtu i molisur nga orėt e tepėrta tė punės si llogaritės nė ndėrmarrjen Import-Export tė Haxhi Babės, nė fytyrė i vėrehej vetėm zhgėnjim, sidomos pėr shkak tė pasivitetit tė Moodyt. Pra, punėt tani kishin marrė tatėpjetėn. Asokohe nė Amerikė atij i pėlqente tė jetonte nė llogarinė e Moodyt, ndėrsa kėtu Reza nuk mund tė pajtohej dhe ta mbante Da’ixhanin nė shpenzimet e veta. Pra, ftesa e tyre megjithatė kishte qenė vetėm njė taraf.
Moody ia mori pėr ligėsi mbamendjen e shkurtėr Rezas, mirėpo nė vend se tė gjente mbėshtetje mė tė theksuar brendapėrbrenda familjes sė tij, atij iu desh tė vendoste me ngurrim. “Ne nuk mund tė rrimė kėtu”, m’u drejtua njė ditė. “Ne erdhėm kėtu vetėm pėr disa ditė, sa pėr ta ndjerė ti veten pak mė mirė, mirėpo tani duhet tė kthehemi. Nuk guxojmė t‘i lėndojmė mė tepėr ndjenjat e motrės sime.”
Mė pėrshkoi tmerri dhe paniku. Fillova ta truaja Moodyn po tė mė kthente sėrish tek Ameh Bozorg dhe po tė mė ngujonte nė shtėpinė e saj tė tmerrshme, mirėpo ai qėndronte i pamėshirshėm. Edhe Mahtabi tmerrohej njėsoj mu si unė. Edhe pse ajo dhe Maryam gjatė tėrė kohės grindeshin, megjithatė kjo shtėpi e tėrheqte pa masė. Nė mbrėmje unė dhe ajo filluam tė lutemi nė banjo qė mė nė fund tė ndėrhynte dhe tė na ndihmonte vetė Perėndia.
Dhe ai e bėri kėtė! Nuk e kam tė qartė nėse Moody bisedoi me ta kur e vėrejti disponimin tonė tė zymtė, por Mammali dhe Nasserine zbritėn poshtė pėr tė na ofruar njė aranzhman tė ri. U befasova tepėr kur dėgjova Nasserinen tė fliste pėr mrekulli nė gjuhėn angleze - njė sekret tė cilin e kishte mbajtur fshehur nga unė.
“Mammalit i duhet tė punojė tėrė ditėn, ndėrsa mua pasdite mė duhet tė ndjek ligjėratat nė universitet”, shpjegoi ajo. “Neve na duhet ndonjėri pėr t‘u kujdesur pėr foshnjėn tonė.”
Mahtabi filloi tė klithte nga gėzimi. Amiri, i biri njėvjeēar i Nasserinės, ishte njė fėmijė mjaft i kthjellėt e inteligjent dhe Mahtabi luante me tė me mjaft kėnaqėsi. Pranė kėsaj kėnaqte edhe ēėshtja se ai bartte pelena.
Nė Amerikė unė e kisha urrejtur Mammalin shumė mė tepėr se sa Rezan. Gjatė tėrė kohės sė qėndrimit tim nė Iran Nasserine ma kishte kthyer gjithnjė me tė keq, ndėrkohė qė tani tregohej mundėsia pėr t‘u vendosur nė banesėn e saj nė katin e lartė tė shhtėpisė dhe me kėtė gjė tė shpėtonim dhe tė mos ktheheshim tek Ameh Bozorg – dhe ku oferta, me tė vėrtetė nuk qe njė taraf. Kėta tė dy donin qė ne tė banonim tek ata, mirėpo ishte e qartė se edhe ata kishin nevojė pėr ne. Vėrtet Moody u pajtua me ndėrrimin e vendbanimit, mirėpo njėkohėsisht, duke mė tėrhequr vėrejtjen qė kjo ishte vetėm zgjidhje e pėrkohshme dhe se nė tė ardhmen ne do ktheheshim gjithsesi nė shtėpinė e motrės sė tij.
Atėherė ne kishim sjellė me vete vetėm disa nga plaēkat tona dhe tani pėr ne qe shumė lehtė pėr t‘u paqetuar dhe pėr t’u shpėrngulur lart.
Sapo zvarritėm lart plaēka e katandi, po atė ēast vėrejtėm Nasserinėn tė kishte filluar tė valėviste mbi kokėn e tė birit tė saj njė sitė plot me fara tė djegura, me erė tė rėndė pėr ibret, me qėllim qė para se tė flinte t‘ia largonte syrin e lig. Unė nė vete mendoja se do tė ishte shumė mė mirė po t‘i kėndohej njė nina-nana dhe t‘i jepej njė gotė e ngrohtė qumėshti, mirėpo e mbajta tė kyēur gojėn.
Mammali dhe Nasserine na ofruan nė mėnyrėn mė tė njerėzishme dhomėn e tyre tė fjetjes, pasi qė, siē supozoja, kėta tė dy do tė flenin poaq rehatshėm mbi dyshemenė e dhomės tjetėr si tė flenin nė shtratin e tyre dopio. Me tė vėrtetė ata tregonin pėrbuzje tė plotė pėr mobiljet. Nė kuzhinėn e tyre gjendej vetėm njė tavolinė e gjatė dhe njė dyzinė tjetėr karrigesh, ndėrsa nė dhomėn e pritjes vėreheshin mobilje moderne pėr ndenja, tė mbėshtjella nė stof kadifeje tė gjelbėr. Mirėpo, prapėseprapė, kėta injoronin tė gjitha reliktet e ndikimit properėndimor tė shahut, duke mbajtur tė mbyllura dyert e dhomave tė tjera dhe duke parapėlqyer tė ulen mbi dyshemenė e paradhomės sė tyre, ku hanin dhe njėkohėsisht kalonin kohėn tjetėr. Paradhoma ishte e pajisur vetėm me njė qilim persik, pastaj me njė aparat telefoni, njė televizor tė prodhimit gjerman dhe me asgjė tjetėr.
Nasserine kujdesej ta mbante banesėn e saj edhe mė pastėr se sa Essey, mirėpo sė shpejti erdha nė pėrfundim qė kjo ishte njė gatuese e tmerrshme; ajo nuk dinte asgjė pėr higjienėn, pastaj nuk dinte asgjė pėr pėrgatitjen e gjellėrave, kurse fare pak pėr shijen e tyre, mirėpo as qė ēante kokėn pėr kėto gjėra. Kur blente ndonjė kofshė qengji, apo sė paku kur kishte fat dhe fuste nė dorė ndonjė gjel tė ri, tė gjitha kėto i mbėshtillte thjesht nė letėr gazetash, madje tė gjitha tok me pendla dhe me tė brendshmet, duke i hedhur ashtu nė frigoriferin pėr ngrirje. Po ai mish pastaj nxirrej e shkrihej edhe katėr-pesė herė dhe i njėjti pastaj ngrihej prapė derisa tė mos harxhohej i tėri. Rezervat e saj ishin ndėr mė tė papastrat qė kisha vėrejtur unė ndonjėherė, nėpėr tė cilat jo vetėm qė shėtitnin brumbuj tė zinj, por nėpėr gjėrat e saj ushqimore vėreheshin tek lėviznin edhe krimba tė bardhė. Nasserine as qė ēante kokėn pėr ta larė dhe pastruar orizin para se ta ziente.
Pėr fat tė mirė menjėherė m‘u nda detyra e gatueses. Dėshira e Mammalit ishte qė tė pėrgatiteshin mė tepėr gjellėra iranase, mirėpo unė sė paku mund tė sigurohesha qė tė gjitha gjėrat ushqimore tė ishin tė pastra.
Mė nė fund fillova tė merrem me diēka. Derisa Nasserine vijonte me kurset e saj nė universitet, unė merresha me punėt shtėpiake: gjatė kėsaj kohe thithja pluhurin me aparatin thithės, pastaj fshija orenditė, pastroja enėt me fėrkim dhe gėrvishtje. Mammali ishte njėri nga anėtarėt udhėheqės tė njė ndėrmarrje farmaceutike iranase dhe kjo pozitė i mundėsonte tė depėrtonte deri tek gjėrat mė tė rralla, siē edhe konstatova mė vonė. Depoja e rezervave tė Nasserinės ishte e pajisur me gjėra shumė tė kėndshme, siē ishin pėr shembull dorezat e ndryshme tė gomės, dyzina shishe me shamponė tė lėngėt dhe mė tepėr se njėqind paqeta tė tjera tė gjėrave pėr pastrim, tė cilat ishte e pamundur t‘i gjeje nė tregun e lirė.
Nasserine u shtang kur mėsoi se si ishte e mundur tė laheshin edhe muret e shtėpisė dhe se ngjyra fillestare e mureve tė shtėpisė sė saj kishte qenė e bardhė nė vend tė ngjyrės sė tashme, tė gjelbėr. Vėrehej se ishte mė se e kėnaqur me banuesen e saj tė re dhe me nėpunėsen e saj shtėpiake, sepse tani e tutje asaj i mbetej mė tepėr kohė e lirė jo vetėm pėr studimet e saj, por edhe qė tė mund tė ushtronte mė tepėr orė lutjesh dhe kėndimi tė Kuranit. Nasserine ishte mė tepėr religjioze se Essey, e cila edhe brenda nė shtėpinė e saj gjatė tėrė ditės mbetej e mbėshtjellė nė chador.
Me tė vėrtetė iranasit janė tepėr tė prirur qė nė ēfarėdo mėnyre ta komplikojnė jetėn e tyre. Pėr shembull, njė ditė Moody mė mori me vete pėr tė blerė sheqer, ndėrsa mė pas kjo detyrė u shndėrrua nė njė aventurė, pėr tė cilėn humbėm thuaja tėrė ditėn. Iranasit dallojnė mjaft mes tyre nė parapėlqimin e llojeve tė ndryshme tė sheqerit pėr ēaj. Ameh Bozorg, pėr shembull, pėlqente sheqerin e hapėrdarė, tė cilin e shkapėrderdhte nėpėr dysheme duke mos u trazuar fare. Mammali parapėlqente mė parė ta fuste njė gur sheqer nėn gjuhėn e tij, drejtpėrdrejt pas dhėmbėve dhe mė pas ta rrufiste ēajin pėrmes tij.
Njė ditė Mammali i zgjati Moodyt disa triska pėr ushqime, me tė cilat mund tė blenim rezerva tė tė dyja llojeve tė sheqerit, madje madje pėr disa muaj. Pronari i dyqanit kontrolloi triskat, pastaj filloi tė gėrmonte mbi sheqer dhe mė pas me njė lopatė hoqi disa kilogramė sheqer nė formė rėre nga njė grumbull i madh, tė mbledhur togė nė mes tė dyshemesė, thua se me kėtė dėshironte tė ftonte insekte tė ndryshme. Pastaj pėrmes ēekanit pronari shkoqi njė copė tjetėr sheqeri, nga njė bllok tjetėr mjaft mė i madh.
Mė pas nė shtėpi nga i tėri ky sheqer mua m’u desh tė formėsoja “katrorė”: Sė pari copat mė tė mėdha tė sheqerit i theva nė copa tė imta, pastaj me ndihmėn e njė vegle nė formė darėsh preva sheqerin nė formė katrorėsh. Pasiqė pėrfundova kėtė punė, nė shuplakat e duarve tė mia mbetėn fluska tė shumta.
E preokupuar tėrė kohėn me punė tė ngjashme, mė kalonin ditė tė tilla tė pashpresa tė tetorit tė vitit 1984, mirėpo megjithatė konstatova qė tashmė kisha bėrė njė hap para: Moody shpengonte gjithnjė e mė tepėr vigjilencėn e tij. Sipas mendimit tė tij unė zieja shumė mė mirė gjellėrat iranase se sa tė gjitha gratė e tjera iranase, ndėrkohė qė i duhej tė pajtohej se mua mė duhej tė bėja shėtitje mjaft tė shtrira pėr t‘u furnizuar nėpėr tregjet nė afėrsi tė shtėpisė sonė dhe pėr tė siguruar mishėra tė freskėta, pastaj pemė e perime tė llojllojshme dhe bukė. Pėr ēdo mėngjes, pasi qė t‘i veshnim mirė Mahtabin dhe Amirin pėr t‘i mbrojtur nga koha e ftohėt e vjeshtės, ne sė bashku fillonim me rrugėn tonė duke vizituar shumė dyqane nė rrethinė.
Ndėrkohė zbulova njė dyqan, njė lloj kombinimi nga piceria dhe nga dyqani i hamburgerėve, nė tė cilin u treguan tė gatshėm qė mua, vetėm pse isha njė grua amerikane, tė mė ndanin dy kilogram nga njė lloj djathi i rrallė iranas, i ngjashėm me djathin mozzarella, nga i cili mė pas pėrgatita njė imitacion picash, madje mjaft tė ngjashme me picat tona amerikane. Pronari i dyqanit gjysmėpiceri - gjysmėhamburger thoshte se madje vetėm mua do tė mė shiste nė ēdo kohė kėtė lloj dhjathi. Ishte kjo hera e parė qė pėrkatėsia ime nacionale mė sillte dobi.
Ditėt e para tė marshimeve tona hulumtuese Moody rrinte gjithnjė pranė meje, duke mė vėshtruar me shumė kujdes, mirėpo pėr fatin tim nė qėndrimin e tij sė shpejti vėrejta shenjat e para tė bezdisjes.
Nė njė rast ai i lejoi Nasserines tė mė shoqėronte pėr tė dalė sė bashku pėr tė blerė lesh, me tė cilin do t‘i thurja Mahtabit njė pulover. Mė pastaj ne tė dyja kaluam tėrė kohėn e paradites duke kėrkuar qė tė gjenim ndonjė dyqan pėr tė blerė shtiza pėr thurje, por pėr fat tė keq pa sukses. “Duhet tė kesh shumė fat pėr tė gjetur shtiza”, tha Nasserine. “Por unė do t‘i huazoj ty tė miat.”
Dalngadalė unė e sillja Moodyn nė gjendje qė tė bindej vetė se prania e tij e pėrhershme gjatė furnizimit me gjėra ushqimore pėr tė ishte vetėm njė barrė e kotė. Kėshtu pra fillova tė aranzhoja ēaste tė tilla qė gjithmonė kur pėrgatitja darkėn t’ua bėja me dije se kinse mė mungonin shtojca tė pashmangshme pėr rregullimin e shijes sė gjellėrave. “Mua mė duhet tė dal menjėherė tė blej fasule”, thosha nė njė rast. Herėn tjetėr djathė, pastaj bukė, mė vonė edhe keēap, tė cilin iranasit e adhuronin shumė.
Vetėm disa ditė mė vonė disponimi i Moodyt ndėrroi pėrnjėherė nga njė arsye tė panjohur pėr mua, me ēehren e tij tė vrenjtur dhe mjaft kėrcėnuese. Megjithatė, si duket ai ishte i mendimit se me tė vėrtetė mua mė kishte futur frikė tė mjaftueshme. Njė ditė, derisa ishte i preokupuar me problemet e veta, filloi tė hungėrinte se nuk kishte kohė tė mė shoqėronte nė treg. “I kryen ti punėt e tua pa mua”, mė tha. Por kėtu doli njė problem tjetėr. Moody nuk dėshironte qė unė tė disponoja me tė holla, pasiqė kjo gjė nė njė mėnyrė do tė thoshte njė lloj lirie, mirėpo ai nuk dinte ende asgjė pėr atė thesarin tim tė fshehur nėn dyshekėt e shtratit tonė. Kėshtu ai mė urdhėroi: “Sė pari interesohu se sa kushtojnė tė gjitha gjėrat dhe pastaj eja kėtu prapė dhe unė t‘i jap tė hollat. Pastaj ti do tė kthehesh nė treg pėr t’i blerė ato.”
Ishte kjo njė detyrė e vėshtirė dhe mjaft e guximshme qė doja t’ia dilja nė ēdo mėnyrė. Tė gjitha gjėrat ushqimore shiteshin tė matura vetėm pėrmes peshės nė kilogram, ndėrkohė qė pėr mua ashtu e kėshtu masa dhe pesha e tyre mbetėn gjithnjė tė mistershme, mu sikundėr gjuha e tyre farsi. Nė fillim mora njė laps e njė copė letėr dhe tė gjithė shitėsve ua ofroja tė mė shkruanin ēmimet e tyre, mirėpo dalngadalė zura tė mėsoja edhe vetė dhe t‘i lexoja numrat e tyre persikė.
Kjo pėrvojė e re dhe e komplikuar e furnizimit i pėrshtatej nė tėrėsi planit tim dhe dėshmohej si njė hap pėrpara, pasiqė gjatė kėsaj kohe mund tė largohesha dy herė nga Mody, edhe pse vetėm pėr kohė tė shkurtėr.
Gjatė shėtitjeve tė para tė furnizimit, nė mungesė tė Moodyt, unė iu bindesha nė tėrėsi instruksioneve tė tij, pasiqė nuk doja nė asnjė mėnyrė ta ngacmoja dyshimin e tij, por edhe qė ta shqetėsoja fare. Mes tjerash isha e frikėsuar se ai mbase ishte duke mė pėrgjuar dhe se ashtu spiunonte qėllimet e mia. Mė vonė, kur shėtitjet e mia u shndėrruan nė shėtitje rutinė, fillova ta zgjatja gjithnjė e mė tepėr kohėn e mungesės sime, duke u ankuar herė pas here pėr atė se dyqanet ishin tė mbushura pėrplot me njerėz dhe arsyetohesha me shėrbimin e tyre mjaft tė ngadalshėm. Tė gjitha kėto arsyetime ishin bindėse pėr njė qytet tė tillė ēfarė ishte Teherani, ku jetonte njė numėr kaq i madh njerėzish. Mė nė fund, gjatė shėtitjes sime tė katėrt apo tė pestė, vendosa tė rrezikoja dhe tė telefonoja nė ambasadėn zvicerane. Kėsisoji, nėn fustanin tim fsheha disa rialė dhe u nisa me vrap duke hequr prapa vetes Mahtabin dhe Amirin rrugės teposhtė dhe fillova tė kėrkoja ndonjė kabinė telefonike, me shpresė se, kur ta gjeja atė, gjithēka do tė jetė nė rregull.
Sė shpejti hasa nė njė kabinė, mirėpo menjėherė konstatova qė monedhat e mia nuk bėnin punė, pasiqė aparati nė kabinė pranonte vetėm me njė dohezari, qė ishte njė modhedhė dyrialėshe, nė vlerė prej njė gjysmė centi amerikan, tė cilin ishte mjaft vėshtirė ta gjeje. Menjėherė nxitova drejt dyqaneve tė shumta, tė radhitura njėra pas tjetrės dhe qė tė gjithė pronarėve u zgjatja kartėmonedhėn time duke belbėzuar: “Dohezari?” Shumica e dyqanxhinjve tregoheshin tė zėnė me punėt e tyre, apo thjesht vetėm mė injoronin, derisa nuk u futa nė njė dyqan me rroba burrash.
“Dohezari?” iu drejtova shitėsit.
Pas banakut tė dyqanit filloi tė mė vėshtronte njė burrė shtatlartė, me flokė tė zez, i cili mė pyeti: “Flisni ju anglisht?”
“Natyrisht. Ju lutem, mua mė duhen para tė imta pėr tė telefonuar.”
“Por ju mund tė shėrbeheni me telefonin tim”, tha ai.
Ky njeri quhej Hamid, i cili nė ēast filloi tė mė shpjegonte me krenari se kishte qenė disa herė nė SHBA. Mė pas, derisa Hamidi vazhdoi me shėrbimin e blerėsve tė tij, unė fillova tė telefonoja nė ambasadė dhe, pėr fat timin, nė aparat qe Helen.
“Pra, ju i paskėt marrė lajmet mė tė reja nga ne”, tha ajo e gėzuar.
“Cilat lajme?”
“Doni tė thoni se juve nuk ju ka informuar fare bashkėshorti juaj qė ju duhet tė na telefononi?”
“Jo.”
“Oh”, reagoi Helen e befasuar. “Por ne kemi provuar disa herė tė vėmė kontakt me ju. Prindėrit tuaj tashmė janė nė kontakt me Ministrinė e Jashtme dhe nga ne kanė kėrkuar qė tė dėshmojmė pėr saktėsinė e adresės tuaj dhe tė mėsojmė nėse ju dhe bija juaj jeni shėndoshė e mirė. Unė kam biseduar disa herė nė telefon me kunatėn tuaj, por ajo thoshte vazhdimisht qė ju gjendeni nė pushime nė Detin Kaspik.”
“Po unė nuk kam qenė nė Detin Kaspik kurrnjėherė nė jetėn time”, i shpjegova unė.
“Pastaj, kunata juaj thoshte se ishte e sigurtė se sė shpejti do tė ktheheni nga deti, prandaj mu pėr kėtė ia bėra me dije se mė duhej tė bisedoja me ju menjėherė.” Helen mė shpjegoi mė tej qė qeveria iraniane i kishte lejuar Ministrisė sė Jashtme Amerikane qė tė kryente disa gjėra tė imta pėr ne. Pėr shembull, Moody do tė detyrohej ta informonte nė ēdo ēast familjen time se ku gjendeshim unė dhe Mahtabi dhe me kėtė Ministria jonė e Jashtme tė mund tė mbikėqyrte mbarėvajtjen tonė. Pastaj Helen mė tregoi se ajo ndėrkohė i kishte shkruar Moodyt dy letra rekomande, nė tė cilat e kishte urdhėruar qė tė na sillte ne tė dyjave deri nė ambasadė. Letrėn e parė e kishte injoruar, mirėpo mu sot ai kishte biseduar me tė me telefon nė vend tė pėrgjigjes nė letrėn e dytė. “Ai nuk ėshtė i gatshėm pėr bashkėpunim”, tha Helen.
Kėtė ēast mė kaploi frika. Pra, Moody ishte i informuar mirė pėr gjithė ato qė janė duke ndėrmarrė prindėrit e mi nė mėnyrė ligjore pėr tė mė ndihmuar. Vallė, ishte kjo arsyeja e indisponimit tė tij gjatė kėtyre ditėve tė fundit?
Nuk pata guxim tė zvarritja mė tej kthimin tim nė shtėpi. Pastaj mua mė duhej tė bleja edhe bukė. Mirėpo, sapo lėshova kufjen, Hamidi insistoi qė tė bisedonim edhe njė ēikė.
“Ju mundon ndonjė problem?” pyeti Hamidi.
Deri nė kėtė ēast unė nuk i kisha rrėfyer asnjė njeriu kėtu pėr historinė time, pėrveē atyre nė ambasadė. Kontaktet e mia tė vetme me njerėzit e kėtushėm iranas ishin ato me anėtarėt e familjes sė Moodyt; deri mė tani mundėsia ime e vetme pėr tė krijuar pėrshtypjen time personale mbi qėndrimin e iranasve ndaj amerikanėve ishte vetėm ajo pėrmes sjelljeve dhe reaksioneve tė anėtarėve tė familjes sė tij ndaj meje. Tė gjitha sjelljet e tyre ishin me ndjenja armiqėsore dhe shpotitėse ndaj vendit tim. Ishin vallė tė tillė tė gjithė iranasit? Pronari i dyqanit tė picerisė provizore ishte njė njeri krejt tjetėr. Por si mund t‘i besoja unė vallė, ēfarėdo njeriu iranas?
Gėlltita frikėn duke qenė e vetėdijshme qė, heret a vonė, do tė mė duhej tė kontaktoja gjithsesi me ndokė jashtė rrethit familjar tė Moodyt dhe kėsisoji, nė ēast, shpėrtheva me tėrė historinė time para kėtij njeriu tė huaj.
“Unė do t’u ndihmoj juve gjithmonė, po tė kem mundėsi”, mė siguroi Hamidi. “Duhet ta dini se nuk janė tė gjithė iranasit tė ngjashėm me bashkėshortin tuaj. Nėse ju duhet tė telefoni, atėherė ju mund tė shėrbeheni kėtu nė ēdo kohė.” Mė pas shtoi: “Madje, nėse mė lejoni, unė do tė interesohem pėr disa gjėra kėtu. Unė kam disa miq pranė shėrbimit shtetėror pėr ndarjen e pasaportave.”
Iu falėnderova Zotit qė mė takoi me Hamidin. Pastaj, sė bashku me Mahtabin dhe Amirin, nxitova menjėherė drejt nanit, dyqanit tė bukės, ku mė duhej tė bleja lavash pėr darkė. Ky pra duhej tė ishte gjoja qėllimi i largimit tim nga shtėpia. Tani, si gjithherė mė parė, duhej tė prisnim nė njė rresht gjarpėror, i cili lėvizte pėrpara shumė ngadalė dhe kėsisoji, gjatė kohės sė pritjes, mund tė vėrenim se si brenda pėrgatitnin bukėn katėr punėtorė. Pėrgatitja e bukės fillonte prapa, nė pjesėn e fundme tė sallės, ku gjendej njė govatė e metaltė tepėr e madhe, e lartė diku rreth njė metėr e njėzet centimetra, e mbushur me brumė tė begatshėm buke, me njė diametėr diku rreth njė metėr e tetėdhjetė centimetra.
Njėri prej punėtorėve me dorėn e tij tė majtė mori njė sasi brumi nga govata e hekurt dhe e hodhi mbi njė peshore dhe mė pas, me ndihmėn e njė thike tė mprehtė, filloi ta ndante atė nė rreth njėzet porcione tė njėjta. Ky burrė punonte nė mėnyrė ritmike dhe djersitej tepėr nga temperatura e lartė, e cila pėrhapej nga njė shporet i hapur nė fund tė sallės. Pastaj brumin e hidhte mbi dyshemenė nga ēimentoja, tė shtruar mė parė me miell, mbi tė cilėn tashmė punonin dy burra tė tjerė me kėmbėt e tyre tė zbathura.
Njė punėtor tjetėr ishte ulur mbi dysheme nė pozitė kėmbėkryq, duke u luhatur andej-kėndej, thua se kėndonte pėrmendsh Kuranin. Ky njeri nga dyshemeja ngrente lart topthat nga brumi i lagėsht duke i ngjeshur dhe rrotulluar mė tej mbi njė grumbull tjetėr mielli, duke vazhduar me ngjeshjen edhe pėr disa herė, derisa topthave tė mos ua jepte njė formė tė rrumbullakėt, tė cilėt nė fund t’i hidhte qė tė gjithė prapė mbi dysheme, duke krijuar njė radhė rrotullash brumi pak a shumė tė rregullta.
Njė punėtor tjetėr merrte disa nga kėta toptha dhe i hidhte mbi njė terplote tė vogėl dhe tė rrafshtė druri. Nė vend tė tėholluesit pėr petė ai shėrbehej me njė kunj tė shkurtėr druri, me tė cilin ngjeshte brumin derisa formonte njė petė tė rrafshtė, tė cilėn mė pas e hidhte lart nė ajėr pėr disa herė, duke e pritur sėrish me skajin e tėholluesit, derisa peta tė binte poshtė. Pastaj me njė lėvizje tė shpejtė dore e vėrviste brumin majtas-djathtas, mbi njė stekė si kube, tė mbuluar me lecka stofi, tė cilėn e mbante njė njeri tjetėr, i katėrti me radhė.
Njeriu i katėrt qėndronte brenda nė njė gropė tė hapur nė mes tė dyshemesė nga ēimentoja, tė cilit i shiheshin vetėm koka, supet dhe duart. Brezi i dyshemesė pėrreth buzėve tė gropės ishte i mbuluar nga disa lecka stofi pėr ta mbrojtur atė nga nxehtėsia, e cila pėrhapej nga furra e hapur pranė. Pėrmes lėvizjeve ritmike tė tij ky burrė nxirrte pandėrprerė jashtė furrės nga njė porcion tė lavashit tė pjekur.
Kėsaj radhe ne na u desh tė prisnim tej mase pėr ta blerė bukėn tonė, kėshtuqė fillova tė brengosesha qė tani se si do tė reagonte Moody.
Mė nė fund, kur erdhi radha ime, hodha tė hollat mbi dyshme, pastaj ngrita lavashin e sapopjekur dhe ashtu tė papaqetuar e mora me vete dhe u nisėm pėr nė shtėpi.
Derisa nxitonim rrugės, Mahtabit i shpjegova qė tė mos i fliste asgjė Daddyt pėr Hamidin dhe pėr bisedėn time telefonike. Mirėpo kėshilla ime ishte e panevojshme, pasiqė bija ime pesėvjeēe tashmė kishte kohė qė e kishte tė qartė se cili ishte miku dhe cili armiku i saj.
Moody nuk deshi tė besonte qė njė shėtitje e thjeshtė imja pėr tė blerė bukė mund tė zgjaste kaq shumė kohė. Pėr ta mėnjanuar hidhėrimin e tij, gėnjeva kinse kishim ndenjur pėr kohė tė gjatė nė radhė dhe nė fund, kur erdhi radha jonė, ne na mbeti tė konstatonim se nuk kishte mbetur bukė mė, kėshtuqė qemė tė detyruara tė venim nė dyqanin tjetėr.
Kėtė ēast nuk e kisha tė qartė nėse ai dyshonte nė arsyetimin tim, apo nėse vallė e kishin trazuar mė tepėr letrat nga ambasada. Sidoqoftė, gjatė ditėve tė ardhshme Moody filloi tė bėhej gjithnjė e mė grindavec dhe gjatė tėrė kohės mė kėrcėnonte haptazi.
Mė pas ndodhi edhe njė problem tjetėr, i nxitur nga njė letėr e nėnės sime tė brengosur. Deri mė tani Moody ishte kujdesur qė tė gjitha letrat e shkruara nga anėtarėt e shqetėsuar tė familjes sime dhe tė miqve tė tjerė tė mos arrinin nė duart e mia, mirėpo nga njė arsye mjaft e paqartė ai mė ofroi njė zarf tė pahapur fare, tė adresuar nė emrin tim, tė shkruar me dorėshkrimin tė nėnės sime. Ishte kjo hera e parė qė shihja shkrimin e saj prej se gjendeshim nė Iran. Moody u ul pranė meje dhe, derisa e hapja letrėn, filloi tė hidhte shikimin e tij mbi supet e mia. Nė letėr shkruante:

E dashura Betty, e dashura Mahtab!

Ne jemi duke u brengosur pa masė pėr ju. Qysh para se tė niseshit pėr nė rrugė, unė pashė njė ėndėrr se si do tė ndodhte njė gjė e tillė dhe se ai vetėm sa do t‘u shpjerė juve atje dhe mė pas nuk do t’ju lejojė tė ktheheni nė shtėpi. Unė nuk ta kam thėnė kurrė kėtė, pasiqė nuk dėshiroja tė ngatėrrohem.
Por tani unė pashė njė ėndėrr tjetėr, nė tė cilėn Mahtabi kishte humbur njėrėn kėmbė pranė shpėrthimit tė njė bombe. Nėse ndonjėrės prej ju tė dyjave ju ndodh diēka, ai do t‘ju bartė tėrė jetėn nė ndėrgjegjen e tij. E tėrė kjo ėshtė vetėm faji i tij...

Moody rrėmbeu letrėn nga dora ime. “Kėto janė vetėm dokrra”, u ēorr ai. “Herave tjera nuk do tė lejoj qė tė marrėsh fare ndonjė letėr tjetėr nga familja jote, apo tė telefonosh me ta.”
Ditėt e ardhshme ai u kujdes tė na shoqėronte gjatė shėtitjeve tona tė furnizimit, gjė qė mė fuste frikėn nė palcė sapo duhej tė kalonim pranė dyqanit tė Hamidit.


Dukej se Moody kishte harruar fare se pranė kėsaj botės sė tij nė Iran ekzistonte edhe njė botė tjetėr, mirėpo papėrgjegjėsia e tij e solli atė kėtu nga gjysma tjetėr e botės.
Para se tė largoheshim ne nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, Moody filloi tė harxhonte tė holla si i marrė. Pa dijeninė time, me zemėrgjerėsinė e tij mė tė madhe kishte blerė dhurata pėr tė gjithė tė afėrmit e tij nė njė vlerė mbi katėr mijė dollarė, duke i paguar pėrmes kartėkredisė. Kohė mė parė ne tė dy kishim nėnshkruar nė Detroit njė kontratė pėr blerjen e njė shtėpie, mirėpo tani atje nuk gjendej dot njeri qė qiradhėnėsit tonė do t’i paguante gjashtėqind dollarėt e kontraktuar nė muaj, ndėrkohė qė askush tjetėr nuk kujdesej edhe pėr zhdėmtimin e shpenzimeve tona tė tjera anėsore tė shtėpisė, kėshtuqė ėshtė e mundshme qė ne tashmė tė gjendeshim madje edhe nė gjendje jolikuide pranė zyrės sė financave.
Ne edhe mė tej dispononim me tė holla tė kursyera nė kontot tona, tė grumbulluara me vite tė tėra, nga ajo kohė kur Moody punonte nė vende mjaft lukrative. Nė mėnyrė tė fshehtė Moody kishte tėrhequr shuma tė larta tė hollash nga kontot tona tė bankės para se tė niseshim pėr nė Iran, mirėpo pasurinė tjetėr tė patundshme nuk kishte dashur ta bėnte likuide, pasiqė kjo mua do tė mė tėrihqte vėrejtjen pėr planet e tij tė vėrteta. Ne tė dy posedonim edhe njė shtėpi tė madhe dhe tė bukur, tė pajisur pėrplot me mobilje tė shtrenjta, pastaj dy automobilė dhe njė banesė tjetėr nė Corpus Christi. Pra, deri mė tani ne kishim krijuar disa dhjetėra mijėra dollarė pasuri dhe tani Moody kishte vendosur pakthyeshėm qė tėrė kėtė kapital ta transferonte disi nė Iran.
Moody nuk ishte nė dijeni fare qė unė sapo kisha reaguar me instruksione kundėrvėnėse pranė Ministrisė sė Jashtme. Madje ky nuk bėnte as edhe pėrpjekjen mė tė vogėl pėr tė pėrmbushur pagesat e tij tė detyrueshme nė Amerikė, por para sė gjithash dėshira e tij ishte qė tash e tutje tė mos rridhte asnjė cent prej tė hollave tė tij nė arkėn shtetėrore amerikane. “Nuk do tė paguaj kurrė mė madje as metelikun mė tė vogėl tatim pėr Shtetet e Bashkuara”, betohej ai nė mėnyrė solemne. “Me kėtė kam pėrfunduar unė. Tash e tutje ata nuk do tė marrin asgjė nga tė ardhurat e mia.”
Megjithatė, Moody e dinte mirė se nėse ne nuk do t’i paguanim me kohė llogaritė tona tė pashlyera, kreditorėt tanė eventualisht do tė na paditnin dhe do tė kėrkonin nga ne tė gjitha tė hollat e tyre dhe, si shtesė, interesin dhe taksat pėr vonesėn e kėtyre pagesave, kėshtuqė, sa mė shumė qė kalonin ditėt, pasuria jonė tkurrej gjithnjė e mė tepėr.
“Prindėrit e tu do tė duhej tė shitnin pasurinė tonė dhe, mė pas, tė na i dėrgonin tė hollat!” qarravitej ai, thua se e tėrė mizoria e tij financiare ishte faji im dhe se prindėrit e mi ishin tė obliguar ta sillnin nė rregull kėtė mizori tė tijėn.
Ishte gjė tipike pėr Moodyn paaftėsia e tij pėr tė ndėrmarrė diēka dhe se me secilėn ditė tė re kėtu kthimi ynė pėr nė SHBA bėhej mė i pabesueshėm. Kėshtu ai vetėm sa e bėnte jetėn e vet dhe tonėn aq lesheli sa nuk ishte e mundur pėr ta kthyer mė nė rregull.
Nė shtėpi, nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, ai me siguri do tė akuzohej nga kreditorėt dhe - kėtė duhet ta kishte tė qartė ai - unė do tė ndahesha menjėherė prej tij.
Deri mė sot kualifikimet e tij mjekėsore nė Iran qenė tė pavlera. I tėrė ky presion, i cili tani ishte ngarkuar mbi tė, vinte dhe bėhej gjithnjė e mė i padurueshėm, gjė qė pranė njerzėve tė tij nxiste irritim madh. Unė dhe Mahtabi tėrhiqeshim gjithnjė para tij, duke u munduar qė t‘i shmangeshim ēfarėdo kontakti me tė, sa herė qė na jepej shansi. Sytė e imtė tė Moodyt sinjalizonin rrezik tė madh.


Njė ditė punėtorėt e kanalizimit filluan tė riparonin ujėsjellėsin nė fqinjėsi dhe kėsisoji ne ishim tė detyruar tė rrinim dy ditė tė tėra pa ujė, gjė qė ndikoi qė pirgu i enėve tė palara tė vinte e tė rritej. Mė e keqja ishte qė unė nuk kisha mundėsi t‘i pastroja si duhet gjėrat ushqimore. Kur Mammali dėgjoi pėr ankesėn time, premtoi se mbrėmjen e ardhshme do tė na ftonte nė ndonjė restorant. Pasiqė familjarėt e Moodyt thuaja nuk dilnin fare tė hanin nėpėr restorante, tani ne duhej tė na priste njė ngjarje jo e rėndomtė. Pasditen e ardhshme unė dhe Mahtabi, nė vend se tė merreshim me pėrgatitjen e darkės, filluam tė rregullohemi sa mė mirė qė ishte e mundur nė kushte tė tilla.
Tė gjithė tashmė ishim bėrė gati kur Mammali u kthye nga puna, mirėpo ai erdhi tepėr i lodhur dhe i tėri turivarur. “Jo, ne nuk do tė dalim”, hungėroi ai. Ishte ky pra sėrish vetėm njė taraf.
Ne tė dyja mbetėm tė zhgėnjyera: Tashmė ishim mėsuar qė nė asnjė mėnyrė jeta kėtu tė mos na ofronte asgjė pėr t’u gėzuar. “Po ne mund tė marrim njė taksi dhe tė dalim pa tė”, i thashė unė Moodyt, derisa unė, ai dhe Mahtabi, rrinim ulur nė paradhomė.
“Jo, nuk do tė dalim”, kundėrshtoi ai.
“Tė lutem!”
“Jo. Ne jemi duke jetuar nė shtėpinė e tyre dhe nuk mund tė dalim vetėm. Por, pasiqė ata nuk duan tė dalin, atėherė na ziej ti diēka pėr tė ngrėnė.”
Nė kėtė ēast zhgėnjimi nuk munda tė pėrmbahesha dhe tė bėhesha e kujdesshme. Nuk mė shkonte mendja fare nė pafuqinė time, sepse nga unė shpėrtheu mėria dhe hidhrimi, tė mbledhura xhėngė nė mua pėr shumė kohė, sa fillova tė bėrtisja dhe tė shaja me zė: “Po dje u morėm vesh tė venim nė restorant. Dhe tani Mammali nuk ėshtė i disponuar.”
Kėtė ēast Mammali mė dukej tė ishte arsyeja kryesore e mjerimit tim. Ai ishte njeriu i parė qė na ftoi ta vizitonim Iranin. Edhe sot e kėsaj dite nuk mund t‘i harroj zgėrdhirjet e tij idioteske, kur nė Detroit mė siguronte se familja e tij nuk do tė lejonte kurrė njė gjė tė tillė, nėse Moodyt do t‘i shkonte mendja tė mė mbante me dhunė kėtu, nė Iran.
U ngrita nė kėmbė dhe fillova ta shikoja Moodyn nga lart dhe, me njė frymė, nxora njė breshėri fjalėsh: “Ai ėshtė njė gėnjeshtar. Mammali ėshtė gėnjeshtar, madje shumė i poshtėr!”
Moody kėrceu nė kėmbė, ndėrsa fytyra e tij fillojė t‘i shtrembėrohej nga tėrbimi. “Ti je duke e quajtur Mammalin gėnjeshtar?”, murmuroi ai.
“Po. Unė e quaj atė gėnjeshtar tė poshtėr”, ia ktheva unė duke u ējerrė. “Dhe ti...edhe ti je i tillė. Tė dy ju flisni vazhdimisht gjėra...”
Kėtė shpėrthim tė zemėrimit tim e ndėrpreu grushti i tij i pėrmbledhur, duke mė goditur nė anėn e djathtė tė tėmthit. Nė ēast humba drejtpeshimin tim dhe u kalamenda nė njėrėn anė, duke u shtangur pėr njė ēast, mirėpo pa ndjerė dhembje fare. Menjėherė vėrejta se nė dhomė ia behėn Mammali dhe Nasserine pėr tė mėsuar pėr arsyen e trazimit, ndėrsa nė anėn tjetėr dėgjoja Mahtabin tė ēirrej tmerrshėm dhe sharjet e Moodyt plot vrer. Mė pastaj e tėrė paradhoma filloi tė mė sillej para syve.
U zvarrita disi deri nė dhomėn e fjetjes, duke shpresuar se sė paku kėtu do tė gjeja vendstrehim, ku do tė mund tė mbyllesha pėr njė kohė derisa tė mos kalonte tėrbimi i Moodyt. Mahtabi mė erdhi pas duke qarė dhe ulėritur. Ashtu mbi thembra sė bashku me Mahtabin arrita disi deri nė dhomėn e fjetjes, mirėpo edhe Moody nxitonte pas nesh. Mahtabi u mundua tė futet mes ne tė dyve, mirėpo Moody e shtyri fuqishėm nė njerėn anė. Trupi i saj i vogėl u pėrplas pėr muri dhe nga dhembja filloi tė piskaste deri nė qiell, ndėrsa mua, sapo desha tė pėrkulesha drejt saj, Moody mė hodhi mbi shtrat.
“Ndihmė!” u ēora unė me zė tė lartė. “Mammal, mė ndihmo.”
Me dorėn e tij tė majtė Moody filloi tė mė shkulte pėr flokėsh, ndėrsa me grushtin e dorės sė djathtė godiste si me ēekan mbi tėmthin tim.
Mahtabi provoi edhe njė herė tė mė dilte nė ndihmė, mirėpo ai e shtyri sėrish anash.
U mundova tė dilja disi nga pėrqafimi i tij i hekurt, mirėpo ai ishte tepėr i fuqishėm pėr mua. Pastaj vazhdoi tė mė rraht duke mė goditur me shuplakėn e tij mbi fytyrė. “Unė do tė tė vras!” ziente ai i ekscituar tmerrshėm.
U mundova ta largoja nga vetja duke u orvatur t’ia ktheja edhe unė me goditjet e mia dhe nė ēast u lirova pjesėrisht, duke dashur tė pėrvidhesha, mirėpo ai mė goditi mbi shpinė aq fuqishėm, sa nė tėrė kurrizin mė pėrshkuan dhembje tė mėdha paralizuese.
Derisa Mahtabi rrinte ulur nė njė qoshe dhe dėneste, unė gjendesha nė mėshirėn e kėtij tė ēmenduri, i cili vazhdonte tė ndjehej edhe mė superior, duke mė goditur nė duar, pastaj duke mė hequr pėr flokėsh, duke mė goditur edhe mbi fytyrė dhe gjatė tėrė kohės duke mos harruar mallkimet dhe sharjet e tij dhe duke pėrsėritur gjithnjė: “Do tė tė vras! Unė do tė tė vras!”
“Ndihmė!” vazhdova tė bėrtas unė edhe pėr disa herė. “Ju lutem, mė ndihmo ndokush.”
As Mammali dhe as Nasserine nuk donin tė ngatėrroheshin. Madje as Reza dhe Essey, tė cilėt me siguri e dėgjonin tėrė kėtė rrėmujė dhe ējerrjet e mia.
Nuk mė kujtohet se pėr sa kohė kishte vazhduar ai me zbrazjet e tij tė mllefit mbi mua, por unė vetėm prisja se kur do ta humbja vetėdijen dhe prisja vdekjen qė ai po ma premtonte.
Dalngadalė vrulli i goditjeve tė tij filloi ta humbte fuqinė dhe, mė pas, bėri edhe njė pauzė tė shkurtėr sa tė ngopej frymė, mirėpo tėrė kohėn duke mė mbajtur fuqishėm dhe ngjitur pėr shtrati. Nė prapaskenė dėgjoja Mahtabin tė dėneste nė mėnyrė histerike.
“Da’ixhan”, u dėgjua tė thėrriste njė zė i qetė maatanė derės. “Da’ixhan.” Ishte ky zėri i Mammalit. Mė nė fund.
Moody ngriti kokėn dhe nė ēast u duk sikur t‘i kthehej vetėdija e turbulluar. „Da’ixhan“, pėrsėriti edhe njė herė Mammali. Nė mėnyrė tė qetė Moody u largua nga unė dhe filloi t’i printe Mammalit jashtė, drejt paradhomės.
Mahtabi vrapoi menjėherė drejt meje dhe, nė ēast, futi fytyrėn e saj nė gjirin tim. Tė dyja ne ndanim sė bashku dhembjet tona jo vetėm nga goditjet dhe kontuzionet mbi trupat tanė, por njėkohėsisht edhe ato tė tjerat: dhembjet mė tė thella shpirtėrore, tė cilat vinin thellė nga brenda. Vazhduam tė qanim tė dyja sa mezi mbusheshim frymė, duke mos qenė nė gjendje asnjėra prej nesh tė nxirrnim madje njė fjalė tė vetme pėr njė kohė tė gjatė.
Tėrė trupin tim e ndieja sikur tė ishte njė njollė e vetme, e murrėtyer. Nga goditjet e fuqishme tė Moodyt mbi kokėn time vėreheshin tė fryra edhe dy gunga tė mėdha, tė cilat me tė vėrtetė mė futnin frikėn dhe dyshoja nė mos kisha pėsuar ndonjė lėndim ca mė serioz.
Pas disa ēasteve nė dhomė hyri Nasserine duke ecur nė majė tė gishtėrinjve, shembull tipik pėr gratė e nėnshtruara iranase, duke mbajtur chadorin e saj ngjitur pėr koke me dorėn e majtė. Unė dhe Mahtabi dėnesnim edhe mė tej. Nasserine u ul pranė nesh mbi shtrat dhe vuri dorėn e saj mbi supet e mia. „Mos u brengos shumė“, tha ajo. „Tani tė gjitha janė nė rregull.“
„Nė rregull thua ti?“, iu drejtova unė duke mos u besuar veshėve tė mi. „Ėshtė kjo pėr ty nė rregull nėse mė rrah ai kaq shumė? Vallė, ėshtė nė rregull kur ai thotė se do tė mė vrasė?“
„Por, ai nuk do tė tė vrasė ty“, tha Nasserine.
„Mirėpo, ai pėrsėrit gjithnjė se me tė vėrtetė do ta bėjė kėtė. Pėrse nuk ndėrhyre ti tė mė ndihmosh? Pėrse nuk ndėrmore asgjė?“
„Mė fal, por ne nuk mund tė ndėrhyjmė“, shpjegoi ajo. “Ne nuk mund ta kundėrshtojmė dhe tė kthehemi kundėr Da’ixhanit.“
Tė gjitha kėto fjalė Mahtabi i regjistronte me seriozitetin e saj mė tė madh dhe, kur nė sytė e saj tė njė fėmije tė mbushur lotė, vėrejta tė mundohej ta mėsonte tėrė kėtė, nė kokėn time mė erdhi njė ide e tmerrshme, e cila bėri tė mė pėrshkonin edhe njė herė tė ngjethura tė ftohta nėpėr tėrė kurrizin tim tė torturuar. Ēfarė do tė ndodhte vallė nėse do tė mė vriste Moody mė tė vėrtetė? Ēfarė do tė ndodhte me Mahtabin? Mos do ta vriste vallė ai edhe atė? Apo ndoshta, pasiqė ishte e mitur dhe e dėgjueshme, njė ditė kėtė tė ēmendur ajo do ta merrte pėr njė njeri normal? Mos vallė do tė shndėrrohet ajo nė njė grua siē janė Nasserine dhe Essey dhe do t‘i duhet ta mbulojė dhe ta fshehė bukurinė e saj, shpirtin dhe mendjen e saj, pėrmes njė chadori? Mbase, mė vonė, Moody do ta martonte me njėrin nga kushėrinjtė e saj, i cili pastaj do ta rrihte e do ta linte me barrė dhe, mė pastaj, ajo do ta sillte nė kėtė botė njė fėmijė tė deformuar dhe me sy tė tharė?
„Ne nuk mund ta kundėrshtojmė Da’ixhanin tonė“, pėrsėriti Nasserine. „Por, tani, e gjithė kjo mori fund dhe tė gjitha gjėrat do tė rregullohen. Tė gjithė burrat janė kėshtu.“
„Kurrsesi“, ia ktheva unė. „Nuk janė tė gjithė burrat tė tillė.“
„Po, po. Tė gjithė ata janė tė tillė“, mundohej tė mė bindte ajo. „Mammali bėn me mua tė njėjtėn gjė. Edhe Reza me Esseyn gjithashtu. Tė gjithė burrat kėtu janė tė tillė.“
Oh, Zoti im, mendova unė. Por, pėr ēka vallė duhej ne tė bėheshim gati dhe tė prisnim nė tė ardhmen?



7

Me ditė tė tėra mbeta duke ēaluar dhe e pafuqishme madje tė bėja qoftė edhe ekskursionet mė tė shkurtra deri nė treg. Mes tjerash nuk dėshiroja tė mė vėrenin as tė tjerėt nė kėtė gjendje, pasiqė edhe nėn rusarin tim vėreheshin qartė plagėt e murrėtyera turpėruese.
Mahtabi rrinte edhe mė tej e rezervuar ndaj tė atit tė saj dhe pėr ēdo natė qante nė gjumė.
Ditėt kalonin dalngadalė, ndėrsa marrėdhėniet mes nesh vazhdonin tė ishin gjithnjė tė tensionuara. Moody qėndronte gjithnjė i mėrrolur dhe arrogant, ndėrsa unė dhe Mahtabi jetonim nė frikė tė vazhdueshme - dėshprimi ynė dhe ngathtėsia duroheshin gjithnjė e mė vėshtirė. Goditjet e tij brutale mė bėnin tė qartė se ēfarė na priste nė tė ardhmen. Lėndimet e mia ishin dėshmia mė e qartė qė Moody ishte ēmendur me tė vėrtetė, sa mund edhe tė mė vriste mua - neve - vetėm po ta nxiste ēkado qoftė zemėrimin e tij tė flakėt. Pėr t‘i ndjekur nė kėtė kohė planet e mia tė vagullta tė lirimit, pėr mua do tė thoshte se duhej tė rrezikoja edhe mė shumė sigurinė tonė. Jeta jonė tani e tutje varej vetėm nga disponimi i Moodyt.
Gjithmonė, kur mė dukej se kisha nevojė pėr t‘u marrė me tė, apo tė flisja me tė, pastaj ta shikoja, tė mendoja pėr tė, - kėtė e bėja me vendosmėri. Unė e njihja mirė kėtė njeri. Vite tė tėra kisha bėrė sehir se si ky njeri zhytej nėn hijen e kėsaj ēmendurie. Unė tash nuk mund t‘i lejoja vetes sime dhe tė arsyetohesha me atė - ”por unė, megjithatė, tė gjitha kėto i kam ditur mė parė”, sepse kjo mė bėnte tė ndieja vetėdhembsuri paralizuese, mirėpo fakti qė i kisha lejuar vetes tė mė anashkalonte kjo gjė e tė kaluarės sime, pėr mua dukej fatale. Vallė, po pėrse nuk iu binda unė asokohe frikės sime para se tė futeshim nė nė aeroplan pėr nė Teheran? Kur mė kujtohej tėrė kjo - gjė qė ndodhte shpesh -, kisha ndjenjėn si kurrė mė parė qė tani kisha rėnė nė grackė.
Unė tash mund t‘i numėroja tė gjitha arsyet se pėrse kishim ardhur ne kėtu - ato financiare, pastaj ato ligjore, emocionale, madje madje edhe ato mjekėsore. Por, tė gjitha kėto pėrfundonin vetėm nė njėrėn: unė kisha sjellė Mahtabin kėtu, nė Iran, pėr t‘i siguruar asaj pikėrisht lirinė, mirėpo tani ironia dukej mė se e qartė.
A do tė mundem vallė unė t‘i pėrshtatem ndonjėherė kėsaj jete nė Iran dhe ta kursej Mahtabin prej rrezikut? Kurrsesi. Pėr mua ishte e parėndėsishme qė Moody kohė pas kohe mundohej tė sillej mė i njerėzishėm dhe me njė lloj sensi pajtues. E dija mirė se ēmenduria e tij do t‘i shfaqej prapė nė mėnyrė periodike dhe tė pashmangshme. Kėshtu, pėr t’i shpėtuar jetėn Mahtabit, mua mė duhej qė ta vija edhe jetėn time nė lojė, edhe pse sė voni ai demonstroi mjaft bindshėm gatishmėrinė e tij se sa trajtim serioz kėrkonte ky rrezik.
Pėr shkak se vėrente se ishte largė asaj pėr ta thyer vullnetin tim, zemėrimi i tij i fundit dhe eksplodues, vetėm sa e kishte kalitur mė tepėr. Pranė gjithė atij sinqeriteti tim ndaj detyrimeve tė mia tė pėrditshme shtėpiake, secili mendim dhe veprim imi i drejtoheshin vetėm njė qėllimi tė vetėm.
Mahtabi mė inkurajonte pėr kėtė synim.
Nė ato ēaste, kur ne tė dyja gjendeshim vetėm nė banjo, ajo dėneste me zė tė ulėt dhe lutej qė unė t’ia dilja disi tė gjeja ndonjė mundėsi pėr ta larguar ate nga Daddy i saj dhe ta shpurja nė Amerikė. “Unė e di si mund tė ikim ne pėr nė Amerikė”, tha ajo njė ditė. “Kur ta marrė gjumi Daddyn ne do tė pėrvidhemi dhe do tė shkojmė drejt nė aeroport dhe pastaj do tė futemi nė njė aeroplan."
Pėr njė vogėlushe pesėvjeēe jeta mund tė jetė shumė e thjeshtė, por edhe shumė e komplikuar.
Lutjet tona bėheshin gjithnjė mė tė zjarrta. Edhe pse vizitat e mia kishės pėr vite tė tėra nuk qenė tė rregullta, prapėseprapė kisha besim tė madh nė Perėndinė. Unė nuk mund ta kuptoja tani se pėrse vallė na kishte ngarkuar ai ne me kėtė barrė kaq tė rėndė, mirėpo e dija mirė se pa ndihmėn e tij ne nuk do t’ia dilnim ta hidhnim kėtė barrė nga supet tona.
Njė ndihmė e vogėl erdhi edhe nga Hamidi, pronari i dyqanit tė rrobave tė burrave. Sapo u futa nė dyqanin e tij herėn e parė, pasiqė mė kishte rrahur Moody, ai mė pyeti: “Ēfarė ka ndodhur me ju?”
Ia tregova tė gjitha.
“Ai duhet tė jetė njeri i ēmendur” tha ai duke llafosur shumė ngadalė dhe me urtėsi. “Ku banoni ju? Unė do tė mund ta dėrgoja ndokė andej pari qė tė kujdeset pėr ju.
Ishte kjo njė alternativė qė duhej peshuar, mirėpo, pas njė shoshitjeje tė kujdesshme, ne tė dy e kishim tė qartė se Moody do tė mund ta vėrente, qė unė kisha miq tė fshehtė.
Pas njė kohe, kur gjendja ime filloi tė pėrmirėsohet njė ēikė dhe kur mblodha guximin tė dilja pak mė shpesh jashtė shtėpisė, secilėn herė shfrytėzoja rastin dhe kthehesha nė dyqanin e Hamidit pėr tė telefonuar me Helen nė ambasadė dhe pėr ta shoshitur me mikun tim tė ri, qė e njoha kohėn e fundit, tėrė kėtė gjendje timen tė rėndė.
Mė parė Hamidi kishte qenė njė oficer i ushtrisė sė shahut, kurse tani atij i duhej ta fshihte kėtė me shumė kujdes. “Iranasit qė moti dėshironin tė ndodhte revolucioni”, shpjegonte ai tepėr i qetė. “Mirėpo kjo” -, shtrinte ai dorėn e tij drejt rrugės duke dashur tė tregonte mbi turmėn e qytetarėve iranas gėzimhumbur, tė cilėt papushuar nxitonin pėrmes rrugėve tė republikės islamike tė Ayatollahut -, “kjo nuk ėshtė ajo ēfarė dėshironim ne.”
Edhe vetė Hamidi ishte duke u munduar tė gjente ndonjė mėnyrė pėr t‘u larguar nga Irani, sė bashku me familjen e tij, mirėpo atij sė pari i duhej qė t‘i rregullonte njė mori ēėshtjesh tė tjera tė pakryera; duke filluar nga shitja e dyqanit tė tij familjar, pastaj tėrė pasurinė e tij tė patundshme ta shndėrronte nė tė tundshme dhe tė ndėrmierte masa tė tjera paraprake sigurimi. Mirėpo, ai kishte vendosur tė arratisej para se ta kapte e kaluara e tij.
“Unė kam shumė miq me ndikim nė SHBA”, m’u drejtua ai. “Ata janė duke bėrė atė ēfarė mund tė bėjnė kėtė ēast pėr mua.”
Familja ime dhe miqtė e mi nė Amerikė bėnin ate ēfarė mundnin, i shpjegova unė, mirėpo, siē vėrehej, pėrmes kanaleve zyrtare nuk ishte e mundur tė arrihej shumė.
Mundėsia pėr ta shfrytėzuar telefonin e Hamidit qe njė ndihmė e madhe. Edhe pse tė gjitha ato informacione, tė cilat i merrja apo nuk i merrrja nga ambasada, ishin demoralizuese, prapėseprapė ishte kjo lidhja e vetme me vendlindjen time. Miqėsia ime me Hamidin mė shėrbente gjithashtu edhe pėr njė qėllim tjetėr. Po bindesha se ekzistonin edhe shumė iranas tė tjerė qė edhe tani preferonin mėnyrėn e jetesės perėndimore dhe tė cilėve, megjithė mallkimin zyrtar qė i bėhej Amerikės nga ana e regjimi aktual tė qeverisė sė tyre, megjithatė u ngriheshin flokėt pėrpjetė.


Sa mė shumė qė kalonte koha, mua mė bėhej gjithnjė e mė e qartė se Moody nuk ishte njė sundimtar i tillė i gjithėpushtetshėm, siē e konsideronte ai veten nė fantazinė e tij tė errėt. Ndėrkohė ai nuk ndėrmerrte asgjė pėr tė luftuar dhe pėr t’iu ndarė licenca e punės si mjek nė Iran. Nė rastet mė tė shpesha kualifikimi i tij nė Amerikė do t‘i mundėsonte prestigj tė sigurt, mirėpo kėtu, nė zyrat e qeveritarėve tė Ayatollahut, mu pėr kėtė ndeshej nė pengesa.
Mirėpo as pranė prijsėve tė kierarkisė sė koklavitur tė familjes sė vet nuk mund tė thuhej assesi se ai kosiderohej i shtresės sė tyre mė tė lartė. Ai ishte i detyruar t’u bindej kushėrinjve tė vet mė tė moshuar, sikundėr qė edhe atyre mė tė rinjve u duhej t’i bindeshin kėtij. Ai nuk mund tė anashkalonte obligimet dhe detyrat e veta familjare, gjė qė ndodhte nė tė mirėn time. Tė afėrmit e familjes sė tij pyetnin tė habitur se ēfarė ishte duke ndodhur me mua dhe Mahtabin. Dy javėt e para nė kėtė vend ai na i kishte prezantuar tė gjithė familjarėve e vet, ndėrsa tani shumė prej tyre shprehnin dėshirėn tė na takonin sėrish, kėshtuqė Moody e kishte tė qartė se nuk do tė mund tė na fshihte gjithnjė.
Jo me shumė dėshirė Moody pranoi ftesėn pėr vizitė nė darkė tek Aga („zotėri“) Hakim, tė cilit Moody i detyronte respekt tė lartė. Kėta tė dy ishin kushėrinj mes vete, madje tė rangut tė parė dhe qė tė dy kishin rrėnjė tė njėjta nė trungun e tyre tė pėrbashkėt gjenealogjik mjaft tė koklavitur. Pėr shembull, i biri i motrės sė Aga Hakimit ishte i martuar me motrėn e Esseyt, ndėrsa e bija e motrės sė tij ishte e martuar me tė vėllain e Esseyt. Zia Hakimi, tė cilin nė fillim e njohėm nė aeroport, ishte nipi i Aga Hakimit - i rangut tė parė, tė dytė, apo ndoshta edhe tė tretė. Ndėrkaq, Khanom (“zonjė”) Hakim, gruaja e tij, ishte gjithashtu njėra nga kushėrirat e Moodyt. Pra, kėtij zinxhiri tė ngatėrruar nuk i dihej fundi.
Tė gjitha kėto lidhje farefisnore ofronin mjaft respekt, mirėpo pushteti i Aga Hakimit mbi Moodyn nė rend tė parė qėndronte nė argumentin e statusit tė tij si njė njeri, bartės i turbanit, si Mullah mė i lartė i masxhedit nga Niavarani, nė afėrsi tė pallatit tė shahut. Mes tjerash ai ligjėronte edhe nė shkollėn e lartė teologjike tė Teheranit, njėkohėsisht ishte njėri ndėr autorėt mė tė njohur tė librave mbi islamin, i cili po ashtu posedonte edhe njė numėr tė madh veprash tė Tagatie Hakimit, gjyshit tė tij dhe tė Moodyt, tė pėrkthyera nga arabishtja nė gjuhėn farsi. Gjatė kohės sė revolucionit ai kishte qenė prijėsi kryesor i suksesshėm nė pushtimin e pallatit tė shahut, prandaj pėr kėtė vepėr nė Newsweek ishte botuar edhe fotografia e tij. Khanom Hakim bartte me krenari nofkėn e saj: Bibi Haxhi, “Grua qė ka vizituar Mekėn”.
Moody nuk kishte kurrfarė arsyeje ta refuzonte ftesėn pėr darkė tė Hakimėve. “Ti duhet tė bartėsh chadorin e zi” tha ai. “Pa tė nuk mund tė hysh fare nė shtėpinė e tyre.”
Shtėpia e Hakimėve nė Niavaran, kuart mjaft elegant, nė pjesėn e veriut tė qytetit, ishte moderne dhe me hapėsirė tė mjaftueshme, mirėpo thuaja e tėra e pamobiljuar. Unė i gėzohesha shumė kėtij pikniku, mirėpo rregullat e tyre tė veshėmbathjes mė iritonin sė tepėrmi, kėshtuqė nga kjo vizitė prisja vetėm njė ndenjė tė bezdishme nė shoqėrinė e njė bartėsi tė turbanit.
Aga Hakimi ishte njė njeri thatanik dhe disa centimetra mė i gjatė se Moody. Ai bartte njė mjekėr tė dendur tė larme, ndėrsa mbi fytyrėn e tij vėrehej njė zgėrdhirje e pandėrprerė e njė lloj ngadhėnjyesi. Ishte veshur i tėri me rroba tė zeza, me turbanin e tij gjithashtu tė zi. Ky ishte njė detaj me rėndėsi tė veēantė, sepse numri mė i madh i bartėsve tė turbanėve i kishin ata tė bardhė. Turbani i zi i Aga Hakimit donte tė thoshte qė ai tė ishte pasardhės i drejtpėrdrejtė i vetė profetit Mohammed.
Pėr habinė time, ai nuk e ndjente veten aq tė shenjtė sa tė mos mė shikonte drejt nė fytyrė derisa fliste me mua.
“Pėrse bart ti chadorin?” mė pyeti ai me ndihmėn e pėrkthimit tė Moodyt.
“Mendoja se mė duhet.”
Vėrejtjet e Aga Hakimit pėr Moodyn duhet tė ishin tė sikletshme, megjithatė atij i duhej tė pėrkthente mė tej. “Pėr ty chadori duhet tė jetė veshje e pazakontė. Chadori nuk ėshtė veshje islame, por persike. Nė shtėpinė time ti nuk je e detyruar tė mbėshtillesh me chador.” Mua mė pėlqeu ky njeri.
Aga Hakim filloi tė pyeste pėr familjen time nė Amerikė; ky qe njeriu i pari nė Iran qė mė shtronte pyetje tė tilla. Unė i shpjegova se si im atė ishte i sėmurė rėndė nga kanceri dhe se tėrė kohėn isha e brengosur pa masė pėr tė, pėr nėnėn time dhe pėr bijtė e mi.
Gjatė kėsaj kohe ai vetėm tundte kokėn nė shenjė ngushėllimi. Ky burrė dinte mirė pėr rėndėsinė e lidhjeve dhe afrisė familjare.


Kohėt e fundit Moody mbante diēka fshehur pėr Mahtabin derisa ia prezantoi atė nė mėnyrėn e tij tipike, tė pandjenjė. Pa kurrfarė parapėrgatitje njė mėngjes iu drejtua me fjalėt: “Pra, Mahtab, prej ditės sė sotme ne do tė shkojmė nė shkollė.”
Mua dhe Mahtabit filluan tė na pėrshkonin lotėt nėpėr faqe, sepse kjo do tė thoshte se ne tė dyja duhej tė ndahemi, qoftė vetėm pėr njė kohė tė shkurtėr. “Mos e detyro kėsisoji!”, fillova ta lusja unė.
Mirėpo Moody mbeti i ngurt. Ai ishte i mendimit se Mahtabit i duhej tė fillonte tė mėsohej pėr t’u kujdesur qė tani pėr veten e saj dhe pėr kėtė gjė shkolla duhej tė ishte vetėm hapi i parė i pashmangshėm. Ndėrkaq ajo kishte mėsuar tė fliste mjaft mirė nė farsi sa tė kuptohej me fėmijėt e tjerė. Pra, tani ishte koha pėr t’ia filluar shkollės.
Moody nuk kishte durim tė priste mė tej nė atė parashkollėn private, tė cilėn e kishim inspektuar mė parė. Mbesa e tij, Ferri, e cila edhe vetė ishte mėsuese, tashmė e kishte paraqitur Mahtabin nė njė klasė parashkollore shtetėrore. Moody thoshte se ishte tepėr vėshtirė pėr ta siguruar njė vend tė lirė pėr parashkollim, por, nė sajė tė lidhjeve tė mbesės sė tij, mė nė fund ia kishte arritur tė rezervonte njė vend.
“Tė lutem mė lejo edhe mua tė vij me ju”, iu luta unė dhe ai u pajtua.
Tė veshura mirė, pėr t‘u mbrojtur nga era e mprehtė e vjeshtės, e cila frynte nga malet e anės veriore tė qytetit, ne tė tre nxituam rrugės, disa blloqe larg shtėpisė sė Mammalit dhe pas pak kohe kaluam nė rrugėn Shariati, qė ishte rruga kryesore, ku Moody ndaloi njė taksi ngjyrė portokalli. Menjėherė u futėm brenda, ku gjendeshin edhe njė gjysmė dyzine iranasish tė tjerė dhe menjėherė zumė tė kalamendemi rrugės drejt cakut tonė, qė s’ishte mė shumė se dhjetė minuta larg shtėpisė sonė.
Medresa Zainab ishte njė godinė e rrafshtė, e ndėrtuar dhe e lyer me njė lloj ēimentoje me ngjyrė tė gjelbėr nė tė errėt tė turbullt, e cila nga jashtė i ngjante njė kalaje. Goca tė moshave tė ndryshme, tė gjitha tė veshura nė tė zeza apo nė tė gjelbėr tė errėt, me kokat dhe fytyrat tė mbuluara me rusari, nxitonin brenda. Duke hezituar, unė dhe Mahtabi i venim pas Moodyt drejt njė korridori tė errėt dhe, sapo ai hyri brenda, nė ēast i tėrhoqi vėmendjen njė gruaje rojė. Kjo ishte njė shkollė e dedikuar vetėm pėr femra. Ajo gruaja rojė e shkollės trokiti menjėherė mbi derėn e sekretareshės, pastaj e hapi ate pėr njė pėllėmbė dhe i alarmoi tė gjitha femrat e tjera se sė shpejti brenda do tė hynte njė burrė.
Derisa Moody bisedonte me drejtoreshėn e shkollės nė sekretariat, unė dhe Mahtabi rrinim anash mjaft tė frikėsuara. Drejtoresha e shkollės mbante tepėr ngjeshur chadorin e saj mbi fytyrė dhe, derisa fliste Moody, ajo e nguliste vėshtrimin e saj tė pėrqendruar mbi dysheme dhe vetėm herė pas here hidhte shikimin nė drejtim timin, mirėpo burrin tim, i cili gjatė kėsaj kohe fliste me tė, nuk e shikonte fare. Mė pas Moody u kthye drejt meje dhe hungėroi: “Ajo po thotė se gruaja ime nuk duket tepėr e lumtur.” Nė sytė e tij vėrejta se urdhėronte qė tė tregohesha kooperative, mirėpo megjithatė, - kur ishte nė pyetje Mahtabi im -, unė gjeja fuqinė time tė brendshme pėr tė kundėrshtuar.
“Mua nuk mė pėlqen kjo shkollė fare”, thashė unė. “Mirėpo sė pari dua ta shoh klasėn nė tė cilėn do tė caktohet ajo.”
Moody vazhdoi tė bisedonte me drejtoreshėn. “Khanom Shahien - kjo ėshtė drejtoresha - do ta tregojė ty klasėn”, tha Moody. “Kjo shkollė ėshtė vetėm pėr vajza; burrave nuk u lejohet tė futen brenda nė dhomat e shkollės”.
Khanom Shahien ishte njė grua e re, diku rreth tė njėzet e pesave, mirėpo, ndonėse e mbuluar nėn chador, vėrehej se ishte njė grua atraktive. Sytė e saj, tė cilėt shndritnin me njė pėrzemėrsi tė sinqertė, ndeshnin shikimet e mia xixėlluese dhe plot armiqėsi. Ishte ajo njė grua e rrallė iranase, e cila mbante syze. Ne tė dyja u kuptuam aq sa ishte e mundur nė kushte tė tilla, me ndihmėn e gjesteve dhe me ndihmėn e disa fjalėve tė thjeshta nė farsi.
Sapo vėrejta pajisjet e shkollės dhe aktivitetet e kėtyre grave, u tmerrova nė ēast. Duke parakaluar pėrmes korridoreve tė ndotura tė shkollės pėr tė arritur deri nė klasė, kaluam pranė njė portreti tė madh tė Ayatollahut me fizionomi tė mllefosur dhe pranė pllakatave tė tjera tė panumėrta, pėrmes tė cilave dėshirohej tė shprehej e gjithė madhėshtia e luftės. Poza mė e preferuar e kėtyre fotografive ishte ajo e njė ushtari trim tė kavalerisė, i cili, duke u kėnaqur nėn rrezet e diellit, qėndronte pranė armės sė tij dhe nėn famėn e fashės sė tij tė stėrngopur me gjak.
Nxėnėset nė klasė rrinin nė bankat e tyre tė gjata, tepėr ngjeshur njėra pranė tjetrės. Edhe pse e kuptoja tepėr pak gjuhėn farsi, ishte mjaft lehtė tė mėsohej metoda e mbajtjes sė mėsimit tė tyre kėtu, ku ligjėrimi zhvillohej pėrmendsh, me ē’rast mėsuesja deklamonte mjaft thatė njė fjali dhe pas saj tė gjithė fėmijėt e pėrsėritnin atė me zė nė kor.
Unė isha e bindur se tashmė i kisha parė kushtet tepėr tė rėnda higjienike qė mund t‘i ndeshje nė Iran, mirėpo ajo qė kisha parė unė nuk ishte e tėra, derisa nuk kisha parė toaletin e kėsaj shkolle, tė vetmin toalet pėr tė pesėqind nxėnėset. Toaleti pėrbėhej nga njė kabinė e vetme me njė dritare tė lartė dhe tė hapur, pėrmes sė cilės mund tė futeshin lirshėm si era, shiu e dėbora, ashtu edhe miza tė ndryshme e mushkonja. Aborti i nevojtores ishte vetėm njė gropė e hapur nė mes tė dyshemesė sė toaletit, nė tė cilėn, siē vėrehej, mund tė qėllohej rastėsisht dhe vetėm herė pas here. Nė vend tė letrės tė toaletit kabina ishte e pajisur me njė zorrė, nga e cila rridhte pandėrprerė ujė i akullt.
Sapo u kthyem sėrish nė sekretariat, iu drejtova Moodyt: “Nuk largohem dot nga kėtu derisa edhe ti tė mos e vėshtrosh shkollėn. Unė nuk mund tė paramendoj qė ti mund tė lejosh qė bija jote t‘i vijojė mėsimet nė njė shkollė tė tillė.”
Moody pyeti nėse ishte e mundur qė edhe ai vetė ta inspektonte shkollėn.
“Kurrsesi”, u pėrgjigj Khanom Shahien nė farsi. “Kėtu nuk mund tė hyjnė burrat.”
Zėri im bėhej gjithnjė mė i lartė dhe ējerrės, njė zė nėne tė sikletosur. “Ne nuk lėvizim nga kėtu derisa tė mos e vėshtrosh shkollėn edhe ti!”, pėrsėrita unė.
Mė nė fund drejtoresha u pajtua, duke urdhėruar mė parė njėrėn prej rojave qė tė shkonte pėrpara pėr t‘i paralajmėruar mėsueset e tjera dhe nxėnėset se tani do tė hynte nė mbretėrinė e tyre tė ndaluar njė burrė. Pastaj Moody u nis drejt brendisė sė shkollės pėrmes korridoreve tė ndotura, ndėrsa unė dhe Mahtabi prisnim nė sekretariat.
“Me tė vėrtetė ke tė drejtė”, u pajtua Moody kur u kthye. “Thėnė tė drejtėn edhe mua nuk mė pėlqen kėtu. Ishte tmerr atje, mirėpo tė gjitha shkollat janė tė tilla kėtu, kėshtuqė ajo megjithatė le ta vijojė shkollėn kėtu. Madje kjo shkollė ėshtė shumė mė e rregullt se ajo qė kam vijuar unė si fėmijė.”
Tėrė kėtė Mahtabi e dėgjonte nė heshtje, por me sy tė pėrlotur. Pastaj ofshani kur dėgjoi Moodyn tė thoshte: “Kėtu nuk ėshtė e mundur tė pranohet sot, por do t’ia fillojė prej ditės sė nesėrme.”
Derisa ktheheshin nė shtėpi me taksi, Mahtabi filloi ta luste me pėrulje duke rėnė nė gjunjė tė atin e saj qė tė mos e detyronte tė vente nė shkollė, mirėpo ai qėndronte i ngurtė. Tėrė pasditen ajo mbeti duke qarė nė prehrin tim, ndėrsa mė vonė nė banjo filloi tė lutet: “Tė lutem, i madhi Zot, mundėso tė ndodhė diēka qė tė mos mė duhet tė shkoj nė atė shkollė.”
Derisa i pėrgjoja lutjet e fėmijės tim, mua mė erdhi njė ide, e cila mbase mund tė ishte vetėm njė frymėzim apo njė gjė e rastit. Fillova t‘i shoshitja tė gjitha qė nga fillimi, se si e kisha mėsuar unė atė tė lutet, pastaj i shpjegoja me fjalėt mė tė thjeshta: “Unė jam e bindur se Zoti do tė dėgjojė lutjet tuaja, mirėpo Zoti shpesh edhe nuk i dėgjon lutjet tona ashtu siē kemi dėshirė ne. Ndoshta ti me tė vėrtetė duhet tė shkosh nė shkollė, sepse mbase vetė Zoti e do ashtu. Pastaj mund tė ndodhė qė nga e tėrė kjo tė dalė diēka e mirė pėr ne, pasiqė ti duhet tė shkosh nė shkollė.”
Megjithatė, Mahtabi ishte e dėshpėruar, mirėpo mua mė pushtoi njė lloj rehatie. Ndoshta me tė vėrtetė mund tė lindte diēka nga e gjithė kjo. Qė tė dyja ne e urrenim atė shkollė, sepse pėr ne ajo ngjallte diēka kėrcėnuese dhe tė humnershme, mirėpo unė e kisha tė qartė se vajtja e saj nė shkollė do tė zgjaste gjashtė ditė nė javė, qė nga ora tetė e mėngjesit e deri nė mesditė. Ēdo ditė, pėrveē tė premtes, ne do tė kishim njė arsye mė tepėr pėr t’u larguar nga shtėpia dhe, vallė, kush mund tė parashikonte se ēfarė mundėsish mund tė lindnin nga e gjithė kjo?


Mėngjesin e ardhshėm ne tė tre u zgjuam shumė herėt, sa vetė ky zgjim mė ofronte njė arsye tjetėr pėr optimizėm nė tė ardhmen. Ndėrkohė Moody kishte zgjeruar statusin e tij nė mesin e vet familjar, nga Da’ixhani nė rolin e njė mjeshtri tjetėr, atij spiritual. Kohėt e fundit ai zgjohej shumė herėt, para se tė lindte dielli qė tė sigurohej nėse tė gjithė tė tjerėt (pėrveē Mahtabit dhe meje) i bėnin nė lutjet e tyre. Kjo ishte njė ēėshtje krejt formale, pasiqė Nasserine dhe Mammali ishin besimtarė mjaft tė bindur dhe assesi nuk lejonin tė harronin dot tė mos falnin ndonjė vakt. Mirėpo dėshira e Moodyt ishte qė ta zgjerone autoritetin edhe mbi Rezan dhe Esseyn, tė cilėt nė kėtė ēėshtje ishin paksa mė tė pakujdesshėm. E gjithė kjo ishte e bezdishme posaēėrisht pėr Rezan, pasiqė atij i duhej tė fillonte njė ditė pune mjaft tė gjatė, derisa Moody vetėm sa zvarritej prapė drejt shtratit tė vet.
I molisur nga lutjet e pėrditshme, Moody tashmė kishte bėrė shprehi qė ēdo paradite tė kthehej sėrish nė shtrat dhe tė flinte deri nė orėn dhjetė apo njėmbėdhjetė. Unė e kisha mė se tė qartė qė njė ditė ky orar i ri i shkuarje-ardhjeve tė Mahtabit nė shkollė do t‘i vinte deri te hunda dhe se sė shpejti do tė lejonte ta shoqėroja Mahtabin vetėm unė dhe e dija qė me kėtė gjė mua do tė mė zgjerohej liria e veprimit.
Edhe pse kisha njė shpresė tė tillė, kėtė mėngjes disponimi im qe mjaft i tendosur. Mahtabi heshtte derisa e pėrgatitja pėr shkollė, duke e mbuluar me tė njėjtin rusari ēfarė i bartnin tė gjitha gocat e tjera. Derisa arritėm nė sekretariat ajo nuk foli asnjė fjalė. Sapo njėra prej punėtoreve ndihmėse tė shkollės i shtriu dorėn pėr ta hequr nga unė dhe pėr ta udhėzuar pėr nė klasėn e saj, Mahtabi shpėrtheu me njė britmė deri nė qiell, kurse lotėt e mbledhur tashmė pėr njė kohė nė sytė e saj, filluan t‘i rridhnin rrėke. Ajo edhe mė tej ishte mbėrthyer fuqishėm dhe me kokėfortėsi pėr cepin e palltos sime.
Kur shikimi im takoi atė tė Moodyt, nė sytė e tij nuk vėrejta asnjė shenjė ngushėllimi, por vetėm kėrcėnim.
“Mahtab, ti duhet tė shkosh me tė”, i thashė unė duke luftuar me veten time qė tė ruaja qetėsinė. “Gjithēka ėshtė nė rregull tani. Ne do tė kthehemi prapė tė tė marrim ty. Dhe mos u trazo shumė.”
Ndihmėsmėsuesja hoqi Mahtabin pas vetes me kujdes tė posaēėm, ndėrsa Mahtabi luftonte tė ruante guximin. Edhe kur ne tė dy u nisėm pėr nė shtėpi, dėgjonim ende bijėn tonė qė qante me zė tė lartė pėr shkak tė ndarjes nga ne. E gjithė kjo ma kėpuste zemrėn, mirėpo nė kėtė ēast nuk mund ta kundėrshtoja kėtė tė marrė, i cili vetėm shtrėngonte dorėn time dhe mė printe pėrjashta drejt nė rrugė.
Nė shtėpi u kthyem me njė taksi ngjyrė portokalli. Spo arritėm vėrejta Nasserinen qė na priste pėr tė na dhėnė njė lajm. “Sapo telefonuan nga shkolla”, tha ajo. “Mahtabi ėshtė duke bėrė vikamė tė madhe. Ju duhet tė ktheheni sa mė shpejt dhe ta merrni prapė.”
“Ti je fajtore pėr tė gjitha!” u kthye Moody drejt meje duke u ējerrė. “Ti e ke bėrė tė tillė. Ajo nuk ėshtė mė njė fėmijė normal. Ti je njė krijesė vetjake.”
I dėgjoja kėto sharje nė heshtje, sepse nuk dėshiroja tė rrezikoja dhe tė nxisja acarim tjetėr tė panevojshėm. Unė fajtore? Me gjithė dėshirė do tė shpėrtheja: Ti je ai qė tėrė jetėn ia ke bėrė lesheli! Por u pėrmbajta, duke qenė e vetėdijshme se, megjithatė, fjalėt e tij ishin pjesėrisht tė sakta. Unė me tė vėrtetė e kisha tepruar me kujdesin tim ndaj Mahtabit. Gjatė tėrė kohės kisha frikė t’i ndaja sytė nga ajo, madje edhe vetėm pėr njė ēast, duke u drojtur se Moody dhe familja e tij nė mendjen e tyre ishin duke bluar ndonjė plan djallėzor pėr tė na shkėputur njėrėn nga tjetra. Isha unė fajtore pėr kėtė? Nėse me tė vėrtetė ekziston ndonjė situatė e tillė, e cila nga njė nėnė kėrkon pėrkushtueshmėri dhe guxim, atėherė ishte pikėrisht kjo.
Moody doli me nxitim nga shtėpia dhe vetėm disa ēaste mė vonė u kthye duke e hequr zvarrė Mahtabin e frikėsuar shumė. “Nesėr do tė shkosh prapė nė shkollė!” e urdhėroi ai ashpėr. “Dhe do tė rrish atje fill vetėm. Dhe vaj halli pėr ty nėse qan.”
Tėrė pasditen dhe mbrėmjen mundohesha tė llafosja me tė kokė mė kokė, aq sa na lejohej kjo gjė. “Ti duhet ta bėsh kėtė gjithsesi” e kėshilloja unė. “Bėju e fortė dhe bėju njė gocė e rritur. Ti e di mirė qė edhe Perėndia do tė jetė me ty.”
“Por unė iu luta Zotit qė ai ta gjente njė rrugėdalje dhe tė mos shkoja nė shkollė”, thoshte Mahtabi duke qarė. “Ai nuk i dėgjoi fare lutjet e mia.”
“Ndoshta po”, e pėrkujtova unė. “Ndoshta me tė vėrtetė duhet tė ketė arsye pėrse ti duhet tė shkosh nė shkollė. Ti mos mendo kurrė se je vetėm Mahtab, sepse Perėndia ėshtė gjithmonė me ty. Ai do tė kujdeset pėr ty. Dhe mos harro kurrė: Nėse ti ndonjėherė do tė jesh e frikėsuar kur tė jesh vetėm dhe nuk di se ēfarė ėshtė duke ndodhur, atėherė thjesht, ti duhet vetėm tė lutesh. Ti nuk duhet kurrė t‘ia vėsh mendjen se ēfarė thonė tė tjerėt, ti vetėm lutu. Nė fund gjithēka do tė jetė nė rregull.”
Me gjithė kėshillat e mia, mėngjesin e ardhshėm Mahtabi u zgjua shumė e frikėsuar dhe duke qarė. Zemra ime vetėm sa nuk kėputej kur Moody zuri ta veshte vetė dhe ta hiqte zvarrė pėr nė shkollė. Mua ma ndaloi t‘i shoqėroja ata. Jehona e piskamės sė saj plot frikė vazhdoi tė kumbonte nė zemrėn time edhe pėr njė kohė tė gjatė pas largimit nga unė. E nevrikosur, fillova tė shėtitja pandėrprerė andej-kėndej dhe nė fyt pėrpija njėlloj lėmshi duke pritur me padurim kthimin e Moodyt.
Nė atė ēast, sapo u kthye vetėm, Essey i doli pėrpara dhe e ndaloi mu para shkallėve pėr ta lajmėruar se nga shkolla kishin telefonuar pėrsėri dhe se i duhej kthyer patjetėr qė ta merrte Mahtabin. Ajo nuk donte tė bindej nė asnjė mėnyrė qė tė rrinte nė shkollė. Ējerrja e saj e kishte ngritur mė kėmbė tėrė shkollėn.
“Tani do ta sjell unė”, m’u drejtua mua plot inat. “Do t’i jap dajak tė tillė qė herėn tjetėr me siguri do tė rrijė atje.”
“Tė lutem mos i bėj gjė”, i thashė nė ēastin kur ai me nxitim doli nga shtėpia.
Nuk e rrahu fare, por nė vend tė kėsaj, gjatė tėrė rrugės pėr nė shtėpi, mėrinė e vet e kishte pėrqendruar mė tepėr mbi mua, se sa mbi Mahtabin, sepse, si duket, drejtoresha e shkollės kishte kėrkuar nga ai diēka, qė ky nuk ishte i gatshėm ta bėnte.
“Ato kėrkojnė nga ti qė ta shoqėrosh nė shkollė”, tha ai dhe shtoi: “Ti do tė mbetesh pranė saj derisa ajo tė jetė nė klasė. Sė paku disa ditė. Vetėm nėn kėto kushte janė tė gatshme ta pranojnė aty.”
Si duket, me tė vėrtetė filloi tė lėvizte diēka! belbėzova nė vete. Isha e ēakorduar e tėra dhe njėherėsh e pikėlluar pėr shkak se Moody e detyronte atė me dhunė ta vijonte kėtė shkollė iranase, por papritur, si duket, doli shansi pėr t‘u larguar rregullisht nga shtėpia.
Sado qė Moody nuk kishte besim, pasiqė nuk kishte alternativė tjetėr, u zotua pėr rregulla sa mė tė rrepta. “Ti do tė rrish nė sekretariat dhe nuk do tė guxosh tė largohesh fare derisa tė mos kthehem unė t’ju marrė pėr nė shtėpi”, tha ai. “Dhe telefonin nuk guxon ta pėrdorėsh nė asnjė mėnyrė.”
“Nė rregull”, ia ktheva unė, por nė zemėr e mendoja me taraf.
Mėngjesin e ardhshėm qė tė tre u futėm nė njė taksi dhe vijuam drejt shkollės. Mahtabi ishte e frikėsuar ende, por ishte shumė mė e qetė se sa nė dy mėngjeset e mėparshme. “Nėna jote do tė rrijė kėtu”, i tha Moody duke treguar drejt njė karrigie nė korridor para sekretariatit. “Ajo do tė rrijė kėtu tėrė kohėn, derisa ti tė jesh nė klasė.”
Mahtabi tundi kokėn duke i lejuar ndihmėmėsueses qė ta hiqte pėr dore dhe t‘i printe drejt klasės. Nė mes tė rrugės, derisa ecte pėrmes korridorit tė errėt, pėr njė ēast ktheu kokėn prapa dhe, kur vėrejti se isha ulur nė karrige, vazhdoi tutje. “Ti do tė rrish kėtu derisa tė kthehem unė”, tha Moody pėrsėri dhe u largua.
Koha e mėngjesit vijoi tė hiqej zvarrė me shumė ngadalė, ndėrsa unė nuk kisha asgjė me vete me se do tė kaloja kohėn. Tė gjitha korridoret filluan tė zbrazeshin dhe nxėnėset u futėn nėpėr klasat e tyre, kurse nė veshėt e mi zuri tė depėrtonte leksioni i parė i mėngjesit. “Marg bar Amrika!” jehonte tani nga tė gjitha klasat. “Marg bar Amrika! Marg bar Amrika!” Kjo parullė e politikės oficiele tė Republikės Islamike tė Iranit u futej nė kokė pandėrprerė, si me ēekan, nxėnėseve kokulura, parullė kjo, e cila njėherėsh vriste edhe veshėt e bijės sime tė pafajshme. “Vdekje Amerikės!”
Pasi qė pėrfunduan me ritualet politike, nė korridor u dėgjua gumėzhima e uljes sė nxėnėseve nėpėr bankat e tyre, pėr t’ia filluar me mėsimin rutinor pėrmendsh. Nė tė gjitha klasat, madje edhe nė ato tė nxėnėseve mė tė rritura, mėsueset filluan tė kėndonin pyetjet e tyre, ndėrsa tė gjith
 
Vlersim i shkrimit:
   
imi


vazhdim i romanit, 23.Jun.2003 09:36


“Po”, tha ai. “Do ta bėj kėtė gjė me gjithė dėshirė.” Vėrejta Moodyn se si tani e ndjente veten sėrish si mjek, gjė qė nuk kishte ndodhur me muaj tė tėrė. “Unė do tė shkruaj pėr ju njė letėr”, propozoi ai. “E di mirė se kujt duhet t’i drejtoheni. Madje madje unė kam me vete edhe letėr amerikane pėr shkrim”. Pastaj u mendua pėr njė ēast dhe shtoi: “Mua mė duhet vetėm njė makinė shkrimi”.
“Unė mund t’jua siguroj makinėn”, tha Judy.
Pas kėsaj kėmbyem numrat e telefonit dhe caktuam kohėn pėr t’u takuar prapė, pas njė kohe tė caktuar, kėtu, nė po kėtė park. Rruga e shkurtėr pėr nė shtėpi, pas kėsaj ngjarjeje, mė dukej mė freskuese. Edhe Moody dukej se ishte me disponim mė tė mirė. Atij i kishte bėrė aq shumė pėrshtypje nami i tij i ringjallur, saqė nuk i kishte shkuar fare nė mend qė unė sapo kisha biseduar fshehurazi me njė grua amerikane.
Judy filloi tė punonte shpejt. Vetėm dy ditė mė vonė telefonoi nė shtėpi dhe na ftoi mua dhe Mahtabin qė tė takoheshim nė park. Unė kisha fare pak shpresė se Moody do tė lejonte qė tė dilnim vetėm ne tė dyja, mirėpo kėsaj radhe ai qėlloi i zėnė pisk dhe i duhej tė sillej nė tjetėr mėnyrė. Si duket, ai nuk i frikėsohej fare njė komploti tė mundshėm, mirėpo prapėseprapė insistonte tė na mbante nėn kontroll.
Kėsaj radhe nė park Judyn e shoqėronte njė burrė tjetėr, njė njeri iranas shtatulėt, diku rreth tė tridhjetave, para tė cilit na prezantoi. Ky burrė quhej Rashid dhe ishte udhėheqės administrativ i njė klinike tė madhe tė qytetit. Mody u entuziazmua tepėr pėr faktin se edhe kėsaj radhe do tė mund tė zhvillonte bisedė profesionale nga lėmi i tij i medicinės, kėshtuqė nė ēast filloi ta bombardonte atė me pyetje tė shumta mbi procedurėn e fitimit tė liēencės pėr tė punuar si mjek nė Iran. Ndėrkohė unė dhe Judy filluam prapė tė ecnim para tyre, pėr tė mundur tė bisedonim kokė mė kokė.
“Mos u mėrzitni ju fare”, m’u drejtua ajo. “Tani edhe Rashidi ėshtė i njoftuar me gjendjen tuaj dhe ai do tė kujdeset me pėrpikėri se ēfarė duhet dhe ēfarė nuk duhet tė flasė me bashkėshortin tuaj. Ne shpresuam se do tė mund tė bisedonim vetėm, pa praninė e tij, mirėpo Rashidi e di mirė se ēfarė duhet bėrė qė t’ia largojė vėmendjen bashkėshortit tuaj dhe qė ne tė dyja tė llafosim tė papenguara.” Pastaj nė dorėn time futi disa pulla postale. “Kėto i keni pėr tė dėrguar ndonjė letėr, nėse do tė gjeni ndonjė kuti postare”, tha mė tej.
Mė pas filloi tė mė shpjegonte pėr hapin tjetėr tė planit tė saj. Nė njėrėn prej mbrėmjeve tė ardhshme vjehrra e saj kishte nė plan tė pėrgatiste njė darkė pėrshėndetėse pėr tė dhe pėr fėmijėt e saj, kėshtuqė Judy ishte kujdesur qė tė ftoheshim edhe ne. Kishte huazuar edhe njė makinė shkrimi, me tė cilėn Moody do tė shtypte letrėn pėr Aliun, duke shpresuar se nė rrėmujėn e darkės unė do tė mund tė gjeja rast pėr tė biseduar vetėm me Rashidin, sepse, kėshtu fliste ajo: “Ai njeh kėtu njė njeri, i cili pėrmes Turqisė kontrabandon njerėz jashtė Iranit.”
Dy ditėt e fundit, gjatė tė cilave prisja me padurim tė vizitoja Judyn nė darkė dhe eventualisht tė mėsoja diēka mė tepėr pėr mundėsinė e largimit nga Irani, hiqeshin zvarrė dhe tepėr ngadalė. Ėshtė e vėrtetė vallė se kėta njerėz u mundėsojnė tė tjerėve tė arratisen? I vozisin kėta me auto? Cilat duhet tė jenė motivet e tyre? Pėrse vallė rrezikonin qė tė dėnoheshin me dėnimet mė tė larta nga ligjet, tė cilat i kishte instaluar vetė Ayatollahu kundėr ēfarėdo cenimi tė ligjeve islame? Mos vallė do tė kushtonte kjo shumė shtrenjtė? Vallė, do tė na duhen mua dhe Mahtabit pasaportat tona?
Oh, Zoti im, lutesha unė qė ta inskenohej ajo ndenjė asisoji, qė gjatė tubimit tė kem rast tė bisedoj vetėm me Rashidin.
Ndėrkohė vendosa ta shfrytėzoja Judyn si njė korriere timen. Fillova tė shkruaja letra pėr prindėrit e mi, pastaj pėr Joe dhe John, tė cilėve u tregoja se sa i doja dhe se mė mungonin tepėr, pėr t’ua pėrshkruar edhe imtėsirat mė tė vogla mbi gjendjen tonė aktuale. Mė pas, kur i lexova letrat edhe njė herė, vėrejta se sa depresive ishin dhe se trishtueshėm tingėllonin. Pastaj pėr pak qė nuk i shqeva, mirėpo prapėseprapė, vendosa t‘i postoja, sepse, mė nė fund, ato vetėm sa pasqyronin disponimin tim tė vėrtetė personal.
Pastaj shkrova edhe njė letėr pėr vėllain tim Jim dhe pėr gruan e tij Robin, nė tė cilėn u parashtroja njė plan duke u sqaruar brengėn e Moodyt se sa kishte rėnė ai nė ngushticė tė madhe pėr tė holla. Kėtu tashmė ne kishim harxhuar njė shumė tė madhe tė hollash, ndėrsa ai nuk kishte siguruar ende punė. E tėrė pasuria jonė gjendej nė Amerikė dhe se mbase Moodyt i duhej ta bėnte vetėm njė kėrkesė tė thjeshtė ndjese qė tė mund tė kthehej prapė. Kėsisoji pra unė u propozova atyre se do tė ishte mirė qė Jim tė telefononte kėtu dhe tė thoshte se si gjendja shėndetėsore e babait tim ishte pėrkeqėsuar tepėr dhe se ne duhej tė ktheheshim gjithsesi “nė vizitė” nė Amerikė. Pastaj Jim do tė shpjegonte se si tėrė familja do tė merrte pėrsipėr shpenzimet e fluturimit tonė me avion dhe se ndoshta kjo gjė - ky fluturim gratis pėr nė shtėpi - do t‘i mundėsonte atij rrugėdalje nga kjo mizori financiare.
Ndenja nė shtėpinė e vjehrrės sė Judyt pėr mua qe mjaft informative. Menjėherė, sapo u futėm nė shtėpi, dėgjuam tinguj tė muzikės amerikane. Brenda nė sallė e tėrė skena ofronte njė pamje tejet tė papritur: Myslimanėt shiitė vallėzonin Rock’n Roll! Tė gjitha gratė bartnin fustana perėndimi dhe asnjėra prej tyre madje as qė lodhte mendjen pėr t’u mbėshtjellė nė chador, apo pėr ta mbuluar sadopak kokėn me rusari dhe kėshtu tė gjithė mysafirėt, pa dijeninė e tyre, u shndėrruan nė bashkėkomplotistė tė mi. Tė gjithė ata e ndjenin veten tepėr tė nderuar qė nė tė kremten e tyre kishin tė pranishėm njė mjek amerikan, kėshtuqė Moody nė ēast u rrethua nga tė gjitha anėt me dėgjues tė vėmendshėm. Moodyt i shndriste ēehrja nga ky respekt i lartė. Pas pak kohe Judi mė priu drejt njė dhome gjumi, ku unė mund tė shkruaja edhe njė letėr tjetėr, ku tashmė priste Rashidi.
“Unė kam njė mik i cili kontrabandon njerėz pėr nė Turqi”, tha ai. “E gjithė kjo do tė kushtonte tridhjetė mijė dollarė.”
“Tė hollat nuk luajnė rol tė rėndėsishėm”, ia ktheva unė. “Qėllimi im ėshtė tė largohem nga kėtu sė bashku me bijėn time.” Isha e sigurt se familja ime dhe miqtė e mi do tė siguronin gjithsesi dhe me dėshirė ēfarėdo shume qė duhej paguar. “Kur mund t’ia fillojmė me kėtė?” pyeta unė me afsh.
“Nė kėtė ēast ai miku im gjendet nė Turqi, ndėrsa sė shpejti do tė vėshtirėsohet edhe moti. Nuk jam i sigurt se ju do tė mund tė merrni rrugė gjatė kėtij dimri, sidomos jo para kohės sė shkrirjes sė dėborės. Mė thirrni, ju lutem, pas dy javėsh. Ndėrkohė unė do tė informohem pėr tė gjitha.”
E shifrova numrin e tij tė telefonit dhe e shėnova nė librezėn time tė adresave.
Rashidi doli nga dhoma, ndėrsa unė dhe Judy mbetėm brenda edhe pėr njė kohė mjaft tė gjatė, edhe pse kishte kohė qė kisha pėrfunduar me shkrimin e letrės sė Moodyt. Herė pas here vėshtroja mbi supet e mia, nė drejtim tė derės, nga frika se Moody do tė hynte brenda dhe tė mė kėrkonte, mirėpo ai nuk u duk fare.
Tė gjitha letrat qė i shkrova unė ia dorėzova Judyt dhe ajo mė premtoi se do t’i dėrgonte nė Frankfurt. Pastaj, derisa i ndihmoja gjatė punės sė kėndshme tė paqetimit tė gjėrave tė ndryshme pėr rrugėn qė mirrte nesėr pėr t’u larguar nga Irani, ne tė dyja vazhdonim tė bisedonim gjerė e gjatė mbi Amerikėn. As Judy dhe as unė nuk dinim fare nėse ajo do tė arrinte tė bėnte ndonjė gjė pėr mua, apo nėse miqtė e Rashidit do tė mund tė na largonin nga Irani dhe tė na transferonin pėrtej kufirit me Turqinė, mirėpo vėrehej qartė qė ajo kishte vendosur ta bėnte atė tė mundshmen. “Unė kam edhe miq tė tjerė, me tė cilėt do tė vė kontakt”, tha nė fund ajo.
Nė mbarim tė mbrėmjes Moody u gjend nė njė entuziazėm tė shfrenuar. “Rashidi mė premtoi njė vend pune nė klinikėn e tij.” Atij i shndriste tėrė fytyra. “Tani mua mė mbetet vetėm tė verifikoj se si qėndron ēėshtja me lejen time tė punės.”
Tashmė kishte kaluar mjaft kohė kur, mė nė fund, u pėrshėndetėm dhe u larguam. Unė dhe Judy u ndamė me lotė nė sy njėra nga tjetra, duke mos qenė tė sigurta nėse do tė shiheshim ndonjėherė tjetėr nė jetė.


Ameh Bozorg kishte bėrė zakon qė pėr ēdo tė premte nė shtėpinė e saj ta mblidhte tėrė familjen pėr ta festuar kėtė ditė fetare, mirėpo kohėt e fundit vėrehej se Moody ndjehej gjithnjė e mė pak i interesuar pėr ta vizituar motrėn e tij. Njė ditė shpjegoi qė pėr tė premten e ardhshme ne kishim plane tė tjera.
Siē e deshi fati tė enjten nė mbrėmje Ameh Bozorg ishte shtruar nė shtrat e sėmurė pėr vdekje. “Nėna ėshtė duke dhėnė shpirt”, i tha Zoreh Moodyt nė telefon. “Duhet tė vish sa mė shpejt dhe t’i kalosh ēastet e fundit me tė.”
Vėrtet Moody dyshonte pėr njė dredhi tė re tė motrės sė tij, mirėpo prapėseprapė ishte i brengosur dhe qė tė tretė nxituam me taksi pėr nė shtėpinė e saj. Sapo arritėm nė shtėpi, Zoreh dhe Fereshteh na prinė drejt dhomės sė fjetjes sė nėnės sė tyre, ku Ameh Bozorg rrinte e shtrirė nė mes tė dyshemesė, me kokėn e mbėshtjellė me shumė lecka, sikur ta kishte vėnė njė turban mbi te dhe njėkohėsisht ishte mbuluar me shumė batanie, nė njė shtresė tė trashė diku mė se njėzet centimetra. Nga balli i saj rridhte djersė, tė cilėn herė pas here e fshinte me dorė, ndėrsa nga dhembjet thyhej mė dysh, duke rėnkuar pandėrprerė nė farsi: “Po vdes. Unė jam duke vdekur.”
Maxhidi dhe Reza tashmė gjendeshin pranė saj, ndėrsa tė afėrmit e tjerė ishin nė rrugė e sipėr.
Moody e kontrolloi detajisht motrėn e tij, mirėpo pa mundur tė gjente dot ndonjė shenjė sėmundjeje. Mė pas u kthye drejt meje dhe mė pėshpėriti se ishte ajo djersitur kaq shumė me siguri pėr shkak tė mbėshtjelljes me batanie tė trasha, se sa qė kishte shenja tė ndonjė temperature me ethe. Sidoqoftė, ajo vazhdonte tė ulėrinte edhe mė tej nga dhembjet, duke u ankuar se ndjente dhembje nė tėrė trupin e saj dhe duke pėrsėritur pandėrprerė: “Unė po vdes.”
Zoreh dhe Fereshteh i pėrgatitėn njė supė nga mishi i pulės, tė cilėn mė pas e sollėn nė dhomėn e vdekjes, ndėrkohė qė Ameh Bozorg pėrgjonte secilin anėtar tė familjes nėse lutej me afsh dhe me shpirt, pėr ta ngushėlluar dhe pėr t’i ndihmuar qė tė mblidhte veten. Maxhidit, tė birit tė saj mė i vogėl, ia doli disi qė mbi buzėt e saj tė sillte njė lugė tė mbushur pėrplot me supė, mirėpo ajo edhe mė tej e mbante gojėn mbyllur dhe refuzonte ta gėlltiste supėn.
Mė nė fund, Moodyt ia doli disi ta bindte tė motrėn qė ta merrte vetėm njė lugė supė dhe, sapo filloi ta gėlltiste supėn, tė gjithė spektatorėt pėrreth, tė cilėt gjendeshin nė dhomė, shpėrthyen me njė britmė triumfuese.
Tėrė natėn dhe ditėn e nesėrme vazhduam me rojė pranė shtratit tė gruas sė sėmurė. Herė pas here Haxhi Baba fuste kokėn e tij pėrmes derės, mirėpo kohėn mė tė madhe e kalonte duke u falur dhe duke kėnduar Kuranin.
Unė, Moody dhe Mahtabi gjatė tėrė kohės rrinim tė trazuar dhe me mjaft padurim, sepse ishte e qartė se Ameh Bozorg vetėm shtirej. Unė dhe Mahtabi shprehėm dėshirėn qė tė largoheshim nga kėtu, mirėpo Moody u gjend sėrish nė pozitėn e luftės mes respektit ndaj familjes sė tij dhe arsyes sė shėndoshė, herė pas here madje edhe tė kthjellėt. Ameh Bozorg mbeti e shtrirė nė shtratin e saj tė vdekjes gjatė tėrė mbrėmjes tė sė premtes, kur ne duhej tė ishim diku krejt tjetėr.
Pastaj u ngrit nga shtroja duke iu falėnderuar vetėm Allahut dhe, si shenjė falėnderimi, paralajmėroi se do tė ndėrmerrte njė rrugė shtegtimi pėr nė qytetin e shenjtė Meshed, nė verilindje tė vendit, ku gjendej njė varr-masxhed, i njohur shumė pėr aftėsitė e tij shėruese. Tė shtunėn gjithė farefisi e shoqėroi Ameh Bozorg deri nė aeroport, mirėpo tani mjaft tė gjallėruar. Gratė filluan tė qanin nga brenga, ndėrsa burrat i rrėshqisnin tespihet e tyre pėrmes gishtėrinjve, duke u lutur njėkohėsisht qė tė ndodhte mrekullia.
Edhe vetė Moody luante kėtė lojė sikundėr tė tjerėt, duke pėrmbushur obligimet e tij familjare, mirėpo, menjėherė, sapo mbetėm vetėm, hungėroi: “Ajo vetėm sa ėshtė duke u shtirur nė gjithė kėtė gjė me kokėn e vet.”


Muaji tetor mbaroi dhe kaluam nė ditėt e para tė nėntorit. Ngricat e mėngjesit, tė cilat depėrtonin nė banesėn tonė tė pangrohur mjaft, paralajmėronin se dimri nė Teheran do tė mund tė ishte i ftohtė kallkan, mu ashtu siē qe pėrcėlluese vera qė shkoi. Natyrisht se ne kishim ardhur kėtu tė papėrgatitur pėr dimėr dhe tani posaēėrisht Mahtabi kishte nevojė pėr njė pallto dimri. Pėr habinė time Moody kundėrshtoi pėr tė blerė pallto, ndėrsa mua mė la tė kuptoja se ai kishte vėshtirėsi me tė hollat.
Ndėrkohė plani im me vėllain Jim dėshtoi. Dy javė pasiqė i kisha dorėzuar Judyt letrat e shkruara, ai telefonoi nė shtėpinė e Mammalit duke iu pėrmbajtur nė tėrėsi instruksioneve tė mia. I sqaroi Moodyt se babai im ishte tepėr i sėmurė dhe se tėrė familja ime kishte mbledhur tė hollat pėr tė paguar biletat tona tė fluturimit. “Do ti qė unė t’jua dėrgoj biletat?” e pytei Jim Moodyn. “Cilėn datė mė duhet ta shėnoj nė to?”
“Ky ėshtė njė truk!” filloi tė ēirret Moody nė telefon. “Ajo nuk do tė fluturojė fare pėr nė shtėpi. Unė jam vetė qė nuk e lejoj tė vij tek ju.”
Pastaj pėrplasi receptorin mbi aparat dhe, mė pas, hidhėrimin e tij e pėrplasi mbi mua.
Tė acaruar kėsisoji vazhduam tė grindemi edhe pėr tė hollat. Nga oferta e Rashidit pėr t’u punėsuar nė klinikėn e tij nuk doli asgjė. Unė edhe ashtu qė nė fillim kisha dyshuar se edhe ajo ofertė kishte qenė vetėm njė taraf.
Sidoqoftė, procedura pėr t’iu lejuar leja pėr punė mbetej edhe mė tej pezull, mirėpo tani ai filloi tė pohonte se unė isha fajtore pėr ate sqė ky nuk mund tė gjente punė.
“Mua mė duhet tė rri vazhdimisht kėtu nė shtėpi dhe tė kujdesem pėr ty”, thoshte ai dhe vėrejtjet e tij grindavece bėheshin gjithnjė mė tė palogjikshme. “Mua mė duhet tė angazhoj rojė pėr ty. Ti je ajo shkaktarja qė unė nuk kam mundėsi tė lėviz lirshėm, por edhe nga CIA jam duke u hetuar. Me siguri se ti duhet tė kesh ndėrmarrė diēka, qė ty dhe Mahtabin t’ju kėrkojnė njerėzit e tu.”
“Ēfarė tė ka sjellė ty te kjo ide, qė njerėzit e mi tė jenė duke mė kėrkuar?” e pyeta unė.
M’u pėrgjigj vetėm duke mė hedhur njė shikim qė i shpjegonte tė gjitha. Por, sa mund tė dinte ky vallė? pyeteja veten. Unė isha nė dijeni qė mė parė se nga ambasada tashmė ishin nė kontakt me tė, mirėpo ai nuk e dinte qė edhe unė e dija kėtė. Apo ndoshta edhe e dinte?
Por unė e kisha tė qartė se ky me tė vėrtetė kishte mjaft vėshtirėsi personale.
Pastaj donte tė dinte se sa mund tė kishte besim nė mua. Kur do tė mund tė ishte i sigurt vallė, - nėse do tė mund tė ishte fare ndonjėherė - se unė nuk do tė provoja tė arratisesha nė ēfarėdo mėnyre? Mė nė fund, kur do tė arrinte tė mė nėnshtronte tė tėrėn?
Asokohe Moody mė kishte kėrcėnuar dhe ma kishte hedhur pėr tė ardhur nė Iran. Tani ai nuk dinte fare se ēfarė duhej bėrė me mua.
”Ti do t’ua shkruash njė letėr atyre nė Amerikė”, tha ai. “Do t’u shkruash prindėrve tuaj dhe do t’u thuash se atyre u duhet t’i dėrgojnė tė gjitha gjėrat tona kėtu pėrmes anijes.”
Ishte tepėr vėshtirė pėr ta pėrpiluar njė letėr tė tillė, sidomos kur mbi kokėn time rrinte Moody duke vėshtruar se ēfarė shkruaja unė. Mirėpo, mua mė duhej t’i bindesha urdhrit tė tij, por isha e sigurt se prindėrit e mi assesi nuk do ta pėrmbushnin kėtė kėrkesė tė tijėn. Mė nė fund, kur mbarova me kėtė, Moody tha se tani mund tė blenim pallto pėr Mahtabin dhe se Nasserine dhe Amiri do tė duhej tė na shoqėronin gjatė shėtitjes.
Moody vendosi tė rrinte nė shtėpi, duke qenė i sigurt se Nasserine, si spiune qė ishte, do tė mė mbante mirė nė sy. Ai u zvarrit lart drejt dhomės sė fjetjes pėr tė vazhduar me dremitjen e tij tė pasdites, ndėrsa ne bėheshim gati pėr nė qytet. Sapo deshėm ta hapnim derėn e daljes sė shtėpisė, tingėlloi telefoni.
“Ėshtė pėr ty”, tha Nasserine, duke mė vėshtruar me dyshim. “Ėshtė njė zojė qė flet anglisht”, tha ajo, duke mė ofruar receptorin dhe duke mbetur pranė meje pėr tė pėrgjuar derisa flisja.
“Hallo?”
“Kėtu ėshtė Helen”, u pėrgjigj njė zė nė anėn tjetėr. U shtanga nga habia qė ndokush nga ambasada kishte vlerėsuar tė mė telefononte, mirėpo nė ēast e detyrova veten qė para Nasserines ta fshehja shqetėsimin dhe habinė time.
“Mė duhet tė flas me ju gjithsesi”, u dėgjua tė thoshte Helen.
“Ju e keni gabuar numrin e telefonit”, ia ktheva unė.
Helen injoroi vėrejtjen time, edhe pse e kishte tė qartė nė tėrėsi gjendjen time tė vėshtirė. “Vėrtet unė nuk desha t’ju telefonoja nė shtėpi, mirėpo disa njerėz tashmė kanė rėnė nė kontakt me ne dhe duan tė flasin me ju patjetėr, kėshtuqė mua mė duhej t’ju telefonoja. Pra, mė telefononi, ju lutem, sa mė parė, apo ejani kėtu nė ambasadė sa mė shpejt qė tė mundeni.”
“Nuk ju kuptoj fare ēfarė jeni duke thėnė”, gėnjeva unė. “Ju keni gabuar numrin e telefonit.”
Nė ēast, sapo vara receptorin, Nasserine u kthye nė anėn tjetėr dhe mbi thembrat e saj nxitoi drejt dhomės sonė tė fjetjes dhe zgjoi Moodyn nga gjumi i tij tė pasdites. U zemėrova pa masė nė tė, por nė atė ēast nuk kisha mundėsi tė grindesha me tė, ngaqė Moody shpėrtheu menjėherė me tėrė tėrbimin kundėr meje.
“Nga kush ishte telefonata?” pyeti ai.
“Ku ta di unė”, ia ktheva duke belbėzuar. “Ishte njė grua e panjohur. Unė nuk e njoha fare.”
Moody doli i tėri nga fiqiri. “Ti e di saktėsisht se kush ishte ajo!” piskati ai. “Dhe kėtė dua ta di unė qė tani.”
“Po unė nuk di se kush ishte ajo” ia ktheva unė, duke u munduar tė isha sa mė e qetė dhe njėkohėsisht duke u futur mes tij dhe Mahtabit pėr ēdo rast, nėse do tė fillonte me dhunėn e tij. Nasserine, kjo spiune islamike, e cila fuste hundėt gjithkund, tėrhoqi Amirin drejt njė qosheje tjetėr tė dhomės.
“Dua tė di gjithė atė ēfarė tha ajo grua”, urdhėroi Moody.
“Ishte njė grua, e cila pyeti se a ėshtė Betty nė shtėpi? Unė iu pėrgjigja: ‘po’, ndėrsa ajo vazhdoi: ‘a jeni ju dhe Mahtabi mirė?’ Unė iu pėrgjigja: ‘Po, ne jemi mirė’ dhe me kaq pėrfundoi biseda, pasiqė u ndėrpre edhe lidhja telefonike.”
“Ti e di mirė se kush ishte ajo grua”, vazhdoi ai me dyshimin e tij.
“Jo, nuk e di se kush ishte ajo.”
Pėr shkak turbullimit tė shkaktuar nga ndėrprerja e gjumit si dhe tė kapacitetit tė tij tė dyshimtė gjykues, Moody u mundua ta shtjellonte kėtė ēėshtje ca mė me logjikė. Moody e dinte qė moti se njerėzit nga ambasada ishin duke u pėrpjekur qė tė venin kontakt me mua, mirėpo ai nuk kishte haber fare qė edhe unė e dija kėtė gjė. Mė nė fund iu desh tė bindej qė unė me tė vėrtetė isha e painformuar, mirėpo megjithatė mbeti i xhindosur edhe mė tej, duke dyshuar se dikush - me siguri njerėzit nga ambasada - kishin filluar tė hetonin gjurmėt e mia deri nė shtėpinė e Mammalit.
“Tė kesh kujdes”, i tha ai Nasserinės.
Nė mbrėmje, kur Mammali u kthye nga puna, kėtė vėrejtje ia pėrsėriti edhe atij. “Ndonjėri ėshtė duke pėrcjellė gjurmėt. Mbase ėshtė e mundur qė kėta tė takohen diku, nė ndonjė rrugė tė fshehtė.”
Nė ditėt nė vijim kjo telefonatė nė kokėn time provokoi shumė rrėmujė. Ēfarė duhej tė ishte vallė aq me rėndėsi qė Helen tė merrte guximin dhe tė mė telefononte nė shtėpi? Helen ishte e vetėdijshme pėr rrezikun qė duhej t’i nėnshtroheshaa unė nė trazirat me Moodyt, mirėpo ēfarėdo qė tė ketė ndodhur, isha e sigurt se ia vlente. Gjatė tėrė javės nuk bėja gjė tjetėr pėrveē qė rrija e ngarkuar me supozime, pasiqė telefonata ngriti nė masė edhe vigjilencėn e Moodyt, kėshtuqė tani, gjatė shėtitjeve tė furnizimit me gjėra ushqimore, ai kujdesej tė mė vinte pas apo tė urdhėronte Nasserinen pėr vėmendje. Zvarritja e tillė ishte mjaft torturuese, por mbase ishte e mundur qė gjėrat e lirisė kishin filluar tė lėviznin, mirėpo unė nuk kisha mundėsi tė zbuloja kėtė.
Mė nė fund, gjatė njė pasdite tė bekuar, derisa Nasserine ishte nė universitet, ndėrsa Moody ishte me disponim tė lig dhe shoqėrimin tanė pėr nė treg e trajtonte vetėm si humbje kohe, papritur lejoi tė dilnim vetėm.
Menjėherė nxitova pėr nė dyqanin e Hamidit, nga ku i telefonova Helen. “Tė lutem, duhet tė keni kujdes”, tha Helen. “Kėtu, nė ambasadė, para disa ditėsh ishin dy gra, tė cilat u interesuan pėr t’u informuar pėr gjendjen tuaj. Ato tashmė kanė biseduar me familjen tuaj nė Amerikė dhe tani duan tė provojnė qė t’ju largojnė nga kėtu, duke mos qenė tė vetėdijshme se pėr ēfarė flasin”. Pastaj vazhdoi: “Ju lutem, ejani kėtu, nė ambasadė, sa mė parė qė tė mundeni. Ne na duhet tė bisedojmė pėr disa gjėra mjaft tė rėndėsishme.”
Kjo bisedė telefonike mė bėri edhe mė tė shqetėsuar se mė parė. Cilat mund tė ishin ato dy gra tė mistershme vallė? Mos vallė, Judy kishte arritur tė mbruante ndonjė komplot tė fshehtė pėr mua dhe pėr Mahtabin qė tė na largonte nga Irani? A i njihja unė kėta njerėz sa duhet, aq sa t’u besoja? Ishin kėta tė informuar mirė, apo dispononin kėta me ndonjė rreth me ndikim kėtu, sa pėr tė pasur pėrkrahje? Helen nuk ishte e bindur shumė pėr kėtė gjė, por megjithatė kishte rrezikuar, madje duke qenė e vetėdijshme se me kėtė do ta provokonte edhe hidhėrimin e Moodyt, vetėm pėr tė ma tėrhequr vėrejtjen nga prania e kėtyre njerzėve nė Teheran. Por edhe unė vetė nuk isha e sigurt nė kėta njerėz. E gjithė kjo, ēfarė ishte duke ndodhur tani, dukej kaq e mistershme. Si mė duhej mua tė reagoja ndaj kėsaj intrige nė tė cilėn tashmė isha ngatėrruar?
Disa ditė mė pas, pas bisedės me Helen, gjatė njė mėngjesi tė dhjetorit, ditė qė paralajmėronte fillimin e njė dimri tė hidhur, nė derė tė hyrjes u dėgjua njė trokitje. Nė katin e poshtėm derėn e hapi Essey dhe nė derė u duk njė grua shtatlartė dhe thatanike, e mbėshtjellė nė chadorin e saj tė zi, e cila shprehu dėshirėn pėr tė biseduar me Dr. Mahmmoodyn. Essey i priu gruas sė panjohur drejt katit tonė, ku unė dhe Moody tashmė po prisnim para derės sė banesės tė Mammalit. Edhe pranė chadorit tė saj vėrehej qartė qė ajo nuk ishte njė iranase, mirėpo unė nuk mund t’ia qėlloja pėrkatėsisė sė saj nacionale.
“Ju lutem, dua tė flas me Dr. Mahmoodyn”, tha ajo.
Moody mė shtyri lehtė anash dhe mė urdhėroi qė tė futeshaa nė banesė. Pastaj doli nė korridor, lart mbi shkallėt, duke mė lėnė mua ngujuar, mirėpo unė nė ēast, vura veshin nė derė tė dėgjoja se ēfarė flisnin.
“Jam njė grua nga Amerika”, tha ajo, me njė anglishte perfekte. “Kam njė problem tė madh. Dua tė them se jam e sėmurė nga diabeti. Ju lutem, a mund tė mė bėni ju njė kontroll tė gjakut?”
Mė pas vazhdoi tė shpjegojė se ishte e martuar me njė njeri iranas nga qyteti Meshed, mu nga ai qyteti ku gjatė kėsaj kohe Ameh Bozorg gjendej nė shtegtimin e saj shėrues. Burri i saj kishte shkuar ushtar nė luftė kundėr Irakut, ndėrsa ajo kishte kohė qė jetonte kėtu, nė Teheran, tek familja e burrit tė saj.
“Me tė vėrtetė jam shumė e sėmurė”, tha ajo pėrsėri. “Nė familjen e burrit tim nuk dinė gjė pėr diabetin. Mė ndihmoni, ju lutem.”
“Por, unė nuk mund t’jua kontrolloj gjakun menjėherė”, tha Moody, ndėrsa nė theksin e zėrit tė tij vėreja se si mundohej tė rrihte mendjen pėr tė pėrqasur tė gjitha mundėsitė, pasiqė nuk kishte leje pune pėr nė Iran; ndėrkaq para tij gjendej njė paciente qė i duhej ndihma. Ky ishte i papunė, prandaj kishte nevojė qoftė edhe pėr njė paciente tė vetmen. Pastaj, javėn e kaluar, njė grua e panjohur ishte munduar tė vinte kontakt me mua; kurse tani njė grua tjetėr e panjohur gjendej para derės sė shtėpisė. “Ju duhet tė vini kėtu nesėr heret, diku rreth orės nėntė”, iu drejtua ai gruas. “Dhe nuk duhet tė hani asgjė, gjatė tėrė mbrėmjes.”
“Nesėr heret nuk kam mundėsi tė vij kėtu, sepse kam ligjėrata tė Kuranit”, tha ajo.
Kjo pėrgjigje e saj, nga ana tjetėr e derės, m’u duk mjaft e pavėrtetė. Nėse kjo jetonte kėtu, nė Teheran, vetėm pėr njė kohė tė shkurtėr - vetė shpjegoi se kėtu ishte jo mė tepėr se njė muaj - atėherė pėrse i duhej tė regjistrohej pėr tė vijuar studimet nga Kurani? Dhe, nėse me tė vėrtetė ishte e sėmurė nga diabeti, atėherė pėrse nuk u bindej kėshillave tė mjekut?
“Ma jepni numrin e telefonit tuaj”, i tha Moody. “Unė do t’ju telefonoi juve dhe pastaj do tė merremi vesh pėr ndonjė termin tjetėr.”
“Unė nuk mund t’jua jap numrin tim tė telefonit”, iu pėrgjigj gruaja e panjohur. “Familja e bashkėshortit tim nuk di qė unė kam vizituar njė mjek amerikan, kėshtuqė do tė mund tė mė ndodhnin telashe.”
“Por, si erdhėt ju kėtu atėherė?” e pyeti Moody nė mėnyrė tė vrazhdė.
“Me njė telefontaksi. Taksi im ėshtė duke pritur nė rrugė.”
Mė kapluan tė ngjethura. Unė nuk doja qė Moodi tė mėsonte se si ishte e mundur qė njė grua amerikane tė mund tė orientohej kaq lehtė nėpėr rrugėt e Teheranit.
Pasiqė gruaja e panjohur u largua, Moody mbeti i thelluar nė mendime gjatė tėrė kohės sė pasdites. Mė vonė dikur i telefonoi edhe Ameh Bozorg nė hotelin e saj nė Meshed pėr ta pyetur nėse i kishte treguar ajo ndokujt, qė i vėllai i saj ishte njė mjek nga Amerika; por ajo i tha se nuk e kishte bėrė kėtė gjė!
Nė mbrėmje filloi t’ua tregonte kėtė ngjarje tė ēuditshme Mammalit dhe Nasserinės, pa u merakosur fare qė edhe unė e dėgjoja bisedėn dhe pastaj shpjegoi edhe arsyet e dyshimit tė tij. “Jam i sigurt se ajo grua, nėn rrobat e saj kishte pasur edhe mikrofon”, tha Moody. “Unė jam i sigurt se ajo ishte angazhuar nga CIA.”


Vallė, ishte e mundur njė gjė e tillė? Mos ajo grua me tė vėrtetė mund tė ishte njė agjente e CIA-sė?
E mbėrthyer pėr muri si njė bishė e egėr, gjatė tėrė kohės rrija e preokupuar vetėm me njė mendim nė kokė, pra me idenė e lirimit tim dhe tė bijės sime. Mendjen e vrisja papushuar duke peshuar thellė nė shpirt tė gjitha pasojat e ēdo ngjarjeje dhe bisede. Pas meditimeve rrėnjėsore, erdha nė pėrfundim se mė duhej tė dyshoja nė tezėn e Moodyt. Qasjet e asaj gruaje tė huaj, vetėm sa pėr t’u njoftuar, ishin pėrgatitur nė mėnyrė mjaft amatore. Pastaj, ēfarė interesash duhej tė kishte CIA pėr tė na liruar dhe pėr tė na nxjerrė nga Irani mua dhe Mahtabin? Mos vallė ishte CIA aq e fuqishme dhe e gjithėpranishme siē pohojnė legjendat pėr tė? Madje mua mė dukej e pamundur qė agjentėt amerikanė mund tė ishin fare aktivė nė Iran, pasiqė kėtu nė ēdo skutė ishin tė pranishėm agjentė tė shumtė tė Ayatollahut, pastaj ushtarė, policė dhe pasdaranė tė tjerė tė panumėrt. Mė dukej sikur numri mė i madh i amerikanėve tė matur, madje edhe unė vetė, me tė vėrtetė kishim mbiēmuar sė tepri fuqinė e qeverisė sonė gjatė acarimit dhe grindjeve me kėtė regjim tė tėhuajtur dhe fanatik.
Sipas mendimit tim mė afėr mendsh ishte qė kjo grua pėr gjendjen time nė ngushticė tė ishte informuar mė parė nga mikesha ime Judy, apo ndoshta nga tregtari Hamid, mirėpo nuk kisha mundėsi ta dija saktėsisht kėtė gjė; e gjithė ajo qė mund tė bėja unė ishte qė tė prisja dhe tė shihja se ēfarė do tė ngjante nė tė ardhmen.
Pasiguria nė mua shkatonte tendosje psikike dhe mė trazonte pa masė, por tani pėr herė tė parė vėreja tė funksiononte strategjia ime tashmė mjaft e shtrirė. Unė do tė ndėrmarr gjithmonė vetėm atė, ēfarė do tė mund tė bėja dhe, heret a vonė, me siguri do tė ndeshem nė njerėz tė pėrshtatshėm pėr tė mė ndihmuar. Tėrė kohėn, - kėtė e kisha tė qartė, - do tė mė duhet t’i fsheh mirė orvatjet e mia para vigjilencės sė gjithėpranishme tė Moodyt.
Njė ditė, derisa isha nė rrugė pėr nė treg, me tė shpejtė u pėrvodha deri nė dyqanin e Hamidit pėr tė telefonuar me Rashidin, me atė mikun e Judyt, i cili mė kishte premtuar mė parė se do tė vinte kontakt me njerėzit qė merreshin me kontrabandim pėr nė Turqi.
“Ai nuk pranon fare qė tė marrė fėmijė me vete”, tha Rashidi.
“Ju lutem, mė lejoni mua tė bisedoj me tė”, iu luta unė. “Unė vetė do ta bart Mahtabin. Pėr kėtė ai nuk duhet tė shqetėsohet fare.”
“Ėshtė e pamundur. Madje ai thoshte se nuk ishte i gatshėm as juve, si grua qė jeni, t’ju marrė me vete, sepse kjo gjė edhe pėr vetė burrat ėshtė mjaft e vėshtirė. Rrugės nėpėr tė cilėn i bie ai duhet ecur mė kėmbė pėrmes bjeshkėve sė paku katėr ditė. Pra ėshtė e pamundur tė arrihet dhe tė kalohet matanė edhe me njė fėmijė si ngarkesė”
“Po unė jam mjaft e fuqishme”, ia ktheva Rashidit, duke i besuar gėnjeshtrės sime vetėm pėr gjysmė. “Pastaj jam edhe nė formė tė mirė, kėshutqė unė do ta bart vetė fėmijėn tim, gjatė tėrė rrugės. Me tė vėretė ky nuk do tė duhej tė ishte ndonjė problem i rėndėsishėm. Mė lejoni ju, sė paku, tė flas vetė me atė njeri.”
“Por kjo nuk do tė ndihmonte asgjė, sepse bjeshkėt janė mbuluar me njė shtresė tė lartė dėbore. Ju, ashtu e kėshtu, gjatė dimrit nuk mund tė kaloni nė Turqi.”
Derisa dhjetorit i pakėsoheshin ditėt, Moody urdhėroi se duhej tė injoroja festėn e Kėrshėndellave, e cila afrohej dita mė ditė. Pastaj thoshte se nuk lejonte qė Mahtabit t’i bleja edhe njė dhuratė tė vetme, apo nuk guxonim tė festonim nė ēfarėdo mėnyre tjetėr. Asnjėri nga gjithė farefisi ynė nė Iran nuk i kuptonte Kėrshėndellat si ditė feste.
Mbi Teheranin filloi tė shpėrthente njė dimėr i ashpėr nga drejtimi i bjeshkėve tė afėrta. Erėra tė ftohta shtillnin rrotull masa tė mėdha dėbore duke krijuar shtigje tė larta. Pėr shkak tė rrugėve tė ngrira akull, ngrihej gjithnjė numri i aksidenteve, tė cilat nė trafikun e pafund krijonin ngecje tė gjata, mirėpo kėto aksidente nuk ndikonin thuaja aspak qė tė kufizohej sadopak shpejtėsia, apo qė tė ftoheshin njė ēikė kokat e nxehta tė vozitėsve.
Ndėrkohė, Moodyn e kapluan ethe me temperaturė. Njė mėngjes u zgjua me kohė pėr tė na shoqėruar deri nė shkollė, mirėpo, pėr shkak tė strapacimit nga ftohja, gjatė ngritjes nga shtrati filloi tė rėnkonte.
“Ti ke temperaturė”, i thashė unė dhe i vura dorėn mbi ballė.
“Ky acar...”, hungėroi ai. “Sikur t’i kishim tani kėtu palltot tona tė dimrit. Prindėrit e tu do tė duhej tė ishin mė tė ndėrgjegjshėm dhe tė na i dėrgonin kėtu ato rroba.”
Kėtė akuzė egoiste dhe qesharake desha ta injoroja, sepse atė ditė nuk dėshiroja nė asnjė mėnyrė t’ia filloja ndonjė grindjeje tė panevojshme, duke nuhatur shansin pėr tė ndėrmarrė diēka dhe pėr ta pėrmirėsuar gjendjen time aktuale. Derisa i krehja me furēė flokėt e Mahtabit dhe mundohesha tė qėndroja sa mė esull, u ktheva drejt Modyt dhe i thashė: “Ne do tė mund tė shkonim nė shkollė edhe pa ty.”
Me tė vėrtetė Moody ndihej pėr faqe tė zezė dhe pėr tė qenė nė gjendje tė dyshonte, mirėpo ai ishte i mendimit se unė nuk do t’ia dilja ta kryeja kėte detyrė vetėm. “Por ti nuk di as se si duhet ndaluar njė taksi”, tha ai.
“Po si, po si. Unė mund ta siguroj njė taksi madje shumė lehtė. Unė tė kam vėrejtur ty ēdo ditė se si e bėn kėtė gjė.” Pastaj i shpjegova se si do tė nisesha drejt rrugės Shariati dhe pastaj do tė bėrtisja: “Seda Zafar”, qė do tė thotė se ne na duhet taksi, i cili do tė voziste drejt rrugės Zafar.
“Mirėpo, ti duhet tė jesh shumė kėmbėngulėse”, tha Moody.
“Unė mund tė jem madje edhe shumė kokėfortė”
“Nė rregull, pra.” tha ai duke u pajtuar dhe u kthye menjėherė nė anėn tjetėr pėr tė vazhduar gjumin e tij.
Nė ajrin e freskėt tė mėngjesit nuhatej njė fllad i akullt, por mua aq mė bėnte pėr tė. Ne na u desh tė prisnim njė kohė tė gjatė, derisa nė fund tė mos ndalonte taksi ynė, pėr ēfarė mua m’u desh ta rrezikoja edhe jetėn time, duke kėrcyer para rrotave tė tij. Megjithatė kisha pėrshtypjen se ia kishim dalė. Pra, unė me tė vėrtetė mund tė orientohesha mirė nėpėr rrugėt e Teheranit dhe ky ishte vetėm hapi i parė nė kėtė drejtim, qė kur tė ishte e nevojshme sė pari tė mund tė largoheshim nga qyteti dhe pastaj edhe nga vetė ky vend.
Sapo taksi ynė u mbush pėrplot me iranas tė tjerė, vozitėsi filloi tė gjarpėronte pėrmes trafikut, herė duke shtypur pedalin e gazit deri nė fund e herėn tjetėr duke ndaluar nė ēast, duke fishkėlluar gomat, me ē’rast i birte borisė sė tij sikur tė ishte njė i ēmendur dhe njėkohėsisht duke i quajtur “sag” tė gjithė vėllezėrit e tij islamė, sharje qė ishte mjaft e rėndė dhe do tė thoshte “qen”.
Nė fund arritėm me kohė para shkollės, duke mos pėsuar aksident fare. Por, katėr orė mė vonė, kur ne tė dyja bėheshim gati qė tė merrnim rrugė pėr nė shtėpi, duke pritur mė parė para shkollės pėr tė siguruar njė taksi ngjyrė portokalli, pėrmes trasės sė djathtė tė rrugės, pranė meje u pėrvodh njė veturė, njė Pakon i bardhė, (prodhim i njohur automobilash iranas), nė tė cilin qenė tė ulura katėr gra, qė tė gjitha tė mbėshtjella nė chadorė tė zinj. Pėr habinė time, njėra prej grave, e ulur para, pranė shoferit, zuri ta hapte dritaren nga ana e saj dhe filloi tė piskaste drejt meje disa fjalė nė farsi.
Vallė donte ajo tė mė pyeste pėr ndonjė rrugė? pyetja veten.
Vetėm disa metra para nesh vetura ndaloi mbi trotuar dhe tė gjitha gratė kėrcyen pėrnjėherė nga vetura dhe nxituan me vrap drejt meje, duke i mbajtur pandėrprerė ngjeshur pėr fyti chadorėt e tyre dhe qė tė katrat njėzėshėm filluan tė ēirreshin mbi mua.
Nuk mund tė pėrfytyroja fare se ēfarė kisha bėrė sa t’i trazoja kaq shumė kėto gra, derisa Mahtabi nuk filloi tė mė sqaronte arsyen.
“Duhet ta rregullosh rusarin tėnd”, tha ajo.
Me tė prekur kėrkova shallin tim dhe vėrejta se disa nga flokėt e mi mė ishin pėrvjedhur jashtė, kėshtuqė nė ēast ula mė poshtė mbi ballė rusarin tim.
Pėrnjėherė gratė enignatike, siē erdhėn ashtu edhe u larguan, duke kėrcyer menjėherė nė Pakonin e tyre dhe nė ēast u zhdukėn tej. Pastaj bėra me dorė drejt njė taksi ngjyrė portokalli, me tė cilin unė dhe Mahtabi morėm rrugėn pėr nė shtėpi. Moody krenohej pėr atė se si unė ia kisha dalė vetėm ta gjeja rrugėn deri nė shkollė dhe tė kthehesha prapė nė shtėpi, ndėrsa unė vetė isha e kėnaqur nė heshtje, duke qenė e vetėdijshme se me kėtė gjė kisha arritur diēka mjaft tė rėndėsishme. Megjithatė, ne tė dyja mbetėm tė irrituara prej atyre katėr grave nga Pakoni i bardhė.
Ditėn e nesėrme Mrs. Azahr zgjodhi enigmėn. “Unė ju vėrejta dje kur patėt probleme me ato gratė”, tha ajo. “Unė i vėrejta ato se si vinin drejt juve, derisa ju orvateshit tė ndalonit ndonjė taksi para shkollės. Unė desha qė t’ju dilja nė ndihmė, mirėpo ndėrkohė ato u larguan.”
“Po kush ishin ato gra, vallė?” e pyeta unė.
“Pasdarėt. Ishin ato pasdarėt femra.”
Shih vallė, po kėtu ekzistoka edhe barazia. Edhe policia sekrete, e pėrbėrė nga femrat, kishte autoritet aq tė madh, sa t’i detyronte tė gjitha gratė t’u pėrmbaheshin rregullave tė veshjes nė rrugė, mu sikur policia antagoniste e pėrbėrė nga meshkujt.


Dita e 25 e dhjetorit qe dita mė e vėshtirė nė jetėn time. Atė ditė nuk ndodhi asgjė e jashtėzakonshme dhe mu kjo ishte arsyeja e shqetėsimit tim, pasiqė nuk kisha kurrfarė mundėsie qė Mahtabit t’i ofroja sadopak kėnaqėsinė e Kėrshėndellave, mirėpo edhe unė, nė rrethana tė tilla, nuk dėshiroja tė bėja ndonjė gjė qė tė provokoja mė shumė mallin e saj pėr vendlindjen. Gjatė tėrė ditės vėmendja ime mbeti e pėrqendruar tek shtėpia ime, nė Michigan, tek Joe dhe John dhe tek prindėrit e mi. Moody nuk mė lejoi t’u telefonoja, madje as vetėm sa pėr t’ua uruar Kėrshėndellat. Kishin kaluar javė tė tėra qėkurė kisha biseduar herėn e fundit me Helen nė ambadsadė, atėherė kur mė tėrhoqi vėrejtjen pėr ato gratė e panjohura dhe misterioze, tė cilat interesoheshin pėr mua. Pastaj nuk kisha mėsuar asgjė tė re, mbi gjendjen shėndetėsore tė babait tim dhe asgjė tė re pėr tė dy bijtė e mi.
Nė Teheran festa e shenjtė nuk pėrfillej fare nė mėnyrė zyrtare, qė do tė thotė se pėr Mahtabin kjo ditė do tė ishte ditė e rėndomtė mėsimi. Moody, i cili edhe mė tej ishte i ftohur, thoshte se unė nuk isha bashkėshorte e mirė, pasiqė tėrė kohėn mė duhej tė rrija nė shkollė pranė Mahtabit. “Herė pas here ti do tė duhej tė kthehesh nė shtėpi dhe tė mė ziesh ndonjė supė pule.” Thoshte ai.
“Por, ti e di mirė qė Mahtabi nuk rri dot vetėm nė shkollė”, ia ktheva unė. “Ti e di kėtė. Pėrse nuk i thua ti Nasserinės, qė ta pėrgatisė ajo njė supė?”
Moody rrotulloi sytė. Tė dytė e dinim mirė se ēfarė gatuese e pistė dhe e tmerrshme ishte Nasserine.
Shpresoj se njė supė e saj tė ta zėrė frymėn, mendoja unė nė vete. Apo temperatura e lartė. Madje unė edhe lutesha pėr kėtė: I madhi Zot, mundėso qė kėtė njeri ta gjejė njė taksirat. Mundėso qė trupin e tij ta shqyejė njė bombė, apo ia shkakto njė infarkt. Isha e vetėdijshme se kjo ishte poshtėrsi qė lutesha pėr gjėra tė tilla, mirėpo prapėseprapė, mallkime tė tilla mė pėrshkonin kokėn time papushuar.
Kur arritėm nė shkollė tė gjitha mėsueset ndaj meje treguan anėn e tyre mė tė mirė, duke dashur tė mė dispononin njė ēikė. “Me shumė mot Kėrshėndellat!” tha Mrs. Azahr, duke ma dhuruar njė paqetė qė e hapa menjėherė dhe nė tė gjeta njė botim tė ilustruar pėr mrekulli tė Rubairave tė Omar Khajamit, njė botim i kufizuar, teksti i tė cilit ishte shtypur nė gjuhėn angleze, franceze dhe nė farsi.
Khanom Shahien ishte njė grua myslimane aq fanatike, sa qė nga ajo nuk llogaritja qė festėn e Kėrshėndellave ta konsideronte diēka tė posaēme, mirėpo u habita pa masė kur mė dhuroi njė koleksion librash islamikė, tė cilėt nė mėnyrė tė detajuar parashtronin rregullat dhe urdhrat mbi lutjet dhe faljet e tyre fetare, mbi tė kremtat e tyre tė shenjta dhe ritualet e tjera tė fesė islame. Libri, i cili mė tėrhoqi vėmendjen sė tepėrmi, ishte pėrkthim i kushtetutės iranase nė gjuhėn angleze. Kėtė mėngjes dhe nė ditėt e tjera nė vijim fillova ta studioja me zell atė libėr, duke u munduar tė hulumtoja nė tė kryesisht ato pasazhe ku flitej mbi tė drejtat e grave.
Nė njėrin ndėr kapitujt e librit diskutoheshin edhe problemet e ēifteve bashkėshortorė. Si dukej, njė grua iranase, kur gjendej nė konflikt me bashkėshortin e saj, sipas kushtetutės, asaj i duhej tė paraqitej nė njė zyrė tė caktuar tė ministrisė sė posaēėme pėr kėtė gjė. Pastaj do tė hetohej i tėrė buxheti familjar dhe, mė pas, do tė merreshin nė pyetje qė tė dy, si burri ashtu edhe gruaja dhe, nė fund, qė tė dytė do tė duhej t’i bindeshin vendimit tė prerė tė gjykatėsit, i cili - natyrisht - duhej tė ishte i nacionalitetit iranas. Me pėrbuzje hodha kėtė strategji.
Fragmenti tjetėr mbi tė ardhurat e ndryshme dhe mbi pasurinė e pėrbashkėt ishte mjaft i qartė. Burrit i takonin tė gjitha, ndėrsa gruas asgjė, madje duke pėrfshirė kėtu edhe fėmijėt. Pas shkurorėzimit, tė gjithė fėmijėt jetonin tek i ati i tyre.
Qėllimi i kushtetutės ishte qė, mundėsisht, tė pėrshkruante imtėsirat mė decidive nė jetėn e njė individi, madje edhe ēėshtjet mė intime tė femrave. Pėr shembull, ishte vepėr penale nėse njė grua ndėrmerrte diēka pėr parandalimin e barrės kundėr dėshirės sė burrit tė saj. Kėtė gjė unė e dija edhe mė parė, pasiqė pėr kėtė mė kishte treguar Moody, duke theksuar se kjo vepėr ishte njėra ndėr veprat mė kapitale penale. Tė gjitha kėto qė i lexoja nė kėtė libėr tek unė nxisnin njė shpėrthim valėsh tmerri. Unė isha e vetėdijshme qė ndėrkohė kisha thyer shumė nga kėto ligje tė tyre dhe me siguri edhe nė tė ardhmen do tė vijoja ta bėja atė gjė. Nė tė vėrtetė mua mė qetėsonte fakti qė unė nė trupin tim bartja - dhe kėtė pa e ditur Moody fare - njė spirale kundėr barrės, e cila me tė vėrtetė mund tė rrezikonte edhe jetėn time. Vallė, do ta vrisnin kėta kėtu njė grua vetėm pse ajo pėrdorte mjete pėr pengimin e shtatzėnisė? Unė e dija qė tani pėrgjigjen e vėrtetė. Nė kėtė vend burrat ishin tė gatshėm tė bėnin ēfarėdo qė tė donin me gratė e tyre.
Njė fragment tjetėr nga kushtetuta e tyre mė zgjoi kureshtjen dhe mė shtoi llahtarinė. Nė kėtė pasus shpjegohej se nė rast se mė parė vdiste burri, tė gjithė fėmijtė nga lidhja martesore nė asnjė mėnyrė nuk mund tė mbeteshin nėn kujdesin dhe nėn pasurinė e sė vejės, por ata duhej t’i takonin familjes sė burrit. Pra, po tė vdiste Moody tani, atėherė Mahtabi nuk do tė mė takonte mua, por, si e mitur, do tė duhej t’u takonte tė afėrmve tė tij tė gjallė dhe tė futej nėn tutelėn e tyre, pra tė Ameh Bozorg. Menjėherė pas kėsaj i ndėrpreva lutjet e mia pėr vdekjen e samėparshme tė Moodyt.
Nė asnjė pasus tė kushtetutės iranase nuk ekzistonte as informacioni mė i vogėl, qoftė edhe njė udhėzim apo njė njoftim mė i vogėl mbi njė ligj, njė linjė politike apo thjesht njė program publik, i cili do tė ofronte edhe mė tė voglėn shkėndijė pėr njė shpresė timen. Ky libėr vetėm sa dėshmonte atė qė unė nė mėnyrė instinktive e dija qė moti: Pa lejen e Moodyt pėr mua dhe Mahtabin nuk ekzistonte dot ndonjė mundėsi legale pėr t’u larguar nga ky vend. Ekzistonin edhe shumė eventualitete tė tjera tė ndryshme, sidomos mundėsia e ndarjes nga ai, apo vdekja e tij, tė cilat nė mėnyrė automatike do ta mundėsonin dėbimin tim nga ky vend, mirėpo me kėtė gjė unė do ta humbja Mahtabin pėrgjithmonė.
Unė do tė vdisja mė parė se sa ta lejoja njė gjė tė tillė. Unė madje kisha ardhur kėtu, nė Iran, vetėm sa pėr ta penguar kėtė mundėsi tė tmerrshme, e cila tani ishte shndėrruar nė realitet. Nė heshtje tė thellė vazhdova ta pėrsėritja pėrbetimin tim. Unė do t’ia dilja tė largohesha nga kėtu. Qė tė dyjat. Nė ēdo mėnyrė. Herdo-kurdo.


Disponimi im filloi tė ngrihet njė ēikė derisa afrohej Viti i Ri. Tani nuk isha e detyruar tė rrija tėrė ditėn ulur nė banesėn e Mammalit, ndėrsa nė shkollė kisha krijuar njė rreth tė ri tė mikeshave tė mia. Tė gjitha ato ishin gra tė sinqerta, pastaj edhe nxėnėse tė mira dhe mirėnjohėse tė gjuhės angleze. Sa mė pėrkiste mua, e dija se secilėn fjalė tė re qė e mėsoja nė farsi do tė mė ndihmonte pėr t’u orientuar brenda ose jashtė Teheranit. Pastaj, isha e bindur se viti i ardhshėm 1985 do tė ishte viti kur unė dhe Mahtabi do tė ktheheshim nė shtėpi. Madje unė as nuk mendoja pėr asgjė tjetėr pėrveē kėsaj.
Si edhe mė parė, Moody qėndronte i paparashikueshėm, i cili herė pas here shndėrrohej nė njeri tė pėrzemėrt, ndėrsa herave tė tjera bėhej kėrcėnues dhe i vrazhdė, mirėpo nė pėrgjithėsi ishte i kėnaqur me atė qė kohėve tė fundit ne kishim rregulluar jetėn tonė kėtu, duke mos cekur mė tej mundėsinė e kthimit tonė tė sėrishėm nė shtėpinė e Ameh Bozorg. Siē edhe shpresoja, Moody bėhej gjithnjė e mė pėrtac, kėshtuqė sė shpejti nė shkollė lejoi tė veja vetėm me Mahtabin, ndėrsa nė mesditė vinte tė na shoqėronte gjithnjė e mė rrallė. Sa kohė qė ne tė dyja ktheheshim nė shtėpi nė kohė tė saktė, ai ishte gjithnjė mė i kėnaqur, ndėrkohė qė mobiliteti im gjithnjė nė rritje mė mundėsonte tė shpresoja mė shumė.
Edhe Khanom Shahien kishte vėrejtur se si Moody kohėt e fundit dukej rrallė para shkollės. Njė ditė, me ndihmėn e Mrs. Azahr, ajo filloi njė bisedė mjaft diskrete me mua.
“Mė parė ne i kemi premtuar burrit tuaj tė mos ju lejojmė tė shėrbeheni me telefon, apo tė mos largoheni nga godina e shkollės”, tha ajo. “Pra, kėtyre gjėrave ne jemi tė detyruara t’u pėrmbahemi.”
“Por”, vazhdoi ajo, “ne nuk i kemi premtuar atij se do t’i tregojmė nėse ju do tė vonoheni ndonjėherė nė shkollė. Ne nuk do t’i tregojmė nėse vonoheni njė herė. Ju mos na tregoni ne se ku do tė shkoni, sepse, po tė na pyetė ai pėr kėtė gjė, atėherė ne duhet t’i tregojmė gjithsesi. Mirėpo, nėse ne nuk e dimė, atėherė nuk jemi tė detyruara t’i themi asgjė.”



9

I leqendisur nga ethet dhe nga temperatura e lartė dhe duke u bėrė mė i ngurtė dita mė ditė, Mody filloi tė mos ia varte veshin pėr tė mė kontrolluar aq shumė. Si duket tėrė kohėn ishte i bindur se mėsueset iranase do tė mė mbikėqyrnin vetėm sa pėr ta respektuar dėshirėn e tij, kėshtuqė vėrehej dukshėm se nuk i frikėsohej asgjėje.
Njė ditė u vonova njė ēikė nė shkollė vetėm sa tė testoja reagimin e mėsueseve. Nuk ndodhi asgjė: Khanom Shahien mbajti fjalėn e dhėnė. Kėtė kohė tė vonesės sime e shfrytėzova pėr tė telefonuar me Helen nė ambasadė, e cila mė tėrhoqi edhe njė herė vėrejtjen pėr ato gratė enigmatike, tė cilat, sipas tė gjitha gjasave, ishin tė vendosura pėr tė mė ndihmuar nė ēdo mėnyrė. Helen tha qė duhej nė ēdo mėnyrė tė mė takonte personalisht, mirėpo unė ngurroja pėr shkak tė rrugės shumė tė gjatė dhe tejet tė rrezikshme, sepse edhe ngecja mė e vogėl e trafikut pėr mua mund tė ishte me pasoja fatale.
Mirėpo, dita mė ditė bėhej gjithnjė mė e qartė se sa e pashmangshme ishte tė veproja. Pėr shembull, kohėt e fundit mė shqetėsonte edhe mėnyra se si Maryam dhe Mahtabi luanin sė bashku. Tė dy vogėlushet me kėnaqėsi mbaronin kukullat dhe enėt e tyre, duke bėrė lojėn e tyre tė shtėpiakeve. Njė ditė Maryam iu drejtua papritmas Mahtabit nė farsi: “Shiko, nga andej ėshtė duke ardhur njė burrė!” dhe, nė ēast, tė dy ēupėzat filluan tė mbuloheshin me chadorėt e tyre.
Mu pėr kėtė njė mėngjes u mata mirė pėr tė vepruar dhe pėr tė ndėrmarrė diēka. Unė dhe Mahtabi u nisėm nė rrugėn tonė tė zakontė pėr nė shkollė, drejt rrugės Shariati, ku si zakonisht i bėnim me dorė ndonjė taksie ngjyrė portokalli. Sapo arritėm aty, u ktheva disa herė me radhė rreth e rrotull, pėr t’u siguruar qė tė mos mė shihte Moody apo ndonjė tjetėr.
“Mahtab”, i thashė unė, “tani ne do tė shkojmė pėr nė ambasadė, mirėpo ti nuk guxon t’i tregosh kėtė babait.”
“Chash”, ma ktheu Mahtab, duke pėrdorur kėtė fjalė pohimi nė gjuhėn farsi pa vetėdijen e saj, gjest ky qė vetėm sa mė detyronte tė veproja sa mė shpejt dhe sa mė vendosmėrisht. Edhe Mahtabi dėshironte tė largohej sa mė shpejt nga Irani, mirėpo dita mė ditė i duhej tė pranonte edhe copėza tė imta tė kulturės iranase. Ishte mė se e qartė se dalngadalė Mahtabi pėrshtatej madje edhe pėrkundėr vullnetit tė vet.
Sė shpejti gjetėm njė zyrė tė telefon-taksive. Menjėherė, me ndihmėn e pėrkthimit tė Mahtabit, fillova t’i sqaroja vozitėsit rrugėn drejt pėrfaqėsisė amerikane, pranė ambasadės zvicerane. Pas njė vozitjeje tė gjatė dhe tė mundimshme, duke pėrshkuar kėshtu pėrgjatė tėrė qytetin dhe duke iu nėnshtruar proceseve torturuese tė kontrollimeve tė legjitimimeve personale dhe kontrollimeve tė tjera trupore, nė fund u gjendėm nė zyrėn ku ishte Helen.
Me tė shpejtė gėlltita me sy letrat nga Joe dhe John, nga prindėrit e mi. Letra e Johnit mė preku posaēėrisht. “Tė lutem, kujdesu mirė pėr Mahtabin dhe mos lejo kurrė tė largohet nga ti”, shkruante ai.
“Gjėrat kanė filluar tė lėvizin”, tha Helen. “Tė paktėn, janė duke lėvizur hap pas hapi. Tani edhe Ministria e Jashtme ėshtė nė dijeni se ku jeni ju duke jetuar dhe ėshtė duke bėrė gjithė ē’ėshtė e mundshme.”
Hmmm, sa shumė jam duke ua parė hajrin mė shkoi mendja.
“Mes tjerash, edhe njė grua amerikane ka informuar konsulatin amerikan nė Frankfurt pėr rastin tėnd”, shtoi Helen.
Judy!
“Tė gjithė janė duke bėrė atė ēfarė ėshtė e mundur.”
Por pėrse vallė gjendeshim edhe mė tej tė ndaluara peng unė dhe Mahtabi? do tė ēirresha me gjithė dėshirė.
“Edhe njė gjė, qė mund ta bėjmė ne pėr ju, ėshtė qė t’ju sigurojmė pasaporta tė reja amerikane”, vazhdoi Helen. “Kėto pasaporta do tė lėshohen nga ambasada amerikane nė Zvicėr. Natyrisht se ato nuk do jenė tė pajisura me viza tė vėrteta, mirėpo megjithatė, njė ditė mbase do tė mund t’ju shėrbejnė. Ne do t’i ruajmė kėtu pėr ju.”
Pastaj ne na u desh njė gjysmė ore e tėrė pėr tė plotėsuar formularė tė ndryshėm tė domosdoshėm pėr lejimin e pasaportave tona tė reja.
“Tani mua mė duhet tė bisedoj me ju serizishtė pėr ato dy gratė, tė cilat qenė kėtu mė parė dhe tė cilat pyetnin pėr ju”, tha Helen. “Kohė mė parė ato kishin biseduar me familjen tuaj nė Amerikė, por, ju lutem, duhet tė jeni shumė e kujdesshme. Ato gra nuk janė tė vetėdijshme se pėr ēfarė flasin. Ju nuk duhet tė bėni asgjė ēfarė do tė kėrkojnė ato nga ju, sepse me siguri se mbi qafėn tuaj vetėm sa do tė hidhni shumė telashe tė reja.”
Tė dyja ato gra ishin nga Amerika dhe qė tė dyja tė martuara me burra iranas. Trisha ishte e martuar pėr njė pilot, ndėrsa tjetra, Suzanne, ishte gruaja e njė nėpunėsi tė lartė tė pushtetit. Tė dyja kėto shijonin lirinė e pakufizuar pėr tė bredhur poshtė e lart, nėpėr tėrė vendin, por edhe pėr t’u larguar nė ēdo kohė nga Irani, mirėpo tani ato ishin pėrqendruar nė gjendjen time tė praptė dhe donin tė mė ndihmonin patjetėr.
“Si mund tė vė kontakt unė me ato gra?” pyeta unė.
Helen rrudhi ballin nga brenga, sepse unė doja patjetėr ta provoja kėtė mundėsi, mirėpo frustrimi im pėr pafuqinė e enteve zyrtare dhe kompetente tek unė ngrihej nė mėnyrė tė dukshme, kėshtuqė nė fytyrėn time ajo lexonte lehtė frikėn time dhe dėshpėrimin tim.
“Ejani pas meje, ju lutem”, tha Helen.
Unė dhe Mahtabi i shkuam pas drejt zyrės sė shefit tė saj, njė Mr. Vincop, zėvendėskonsul i ambasadės.
“Ju lutem mos i dėgjoni nė asnjė mėnyrė se ēfarė thonė ato zonja”, mė kėshilloi ai. “Ato gra duhet tė jenė tė ēmendura dhe nuk dinė fare se ēfarė janė duke bėrė. Kur qenė kėtu, filluan tė shpjegonin se si njėri nga planet e tyre ishte qė juve mė parė t’u kidnaponin nga rruga dhe, mė pas, t’u nxirrnin nga vendi, mirėpo ato nuk kanė ide fare se si ta bėjnė kėtė. Atyre u duket kjo vetėm si njė sekuencė nga filmat aventurierė, por nga kjo nuk mund tė dalė asgjė e mirė.”
Nė tė vėrtetė jeta ime ishte shumė mė e komplikuar se ēfarėdo filmi tjetėr aventurier. Ishte e mundur qė tė ngjanin tė gjitha. Por, pėrse vallė, sė paku nuk duhej tė flisja me kėto gra? Pastaj nė kokė mė erdhi edhe njė ide tjetėr: “Ēfarė mendoni ju pėr mundėsinė e largimit pėrmes Turqisė?” pyeta unė, duke menduar nė ate mikun e Rashidit, i cili kontrabanonte njerėz pėrmes bjeshkėve.
“Kurrsesi”, u pėrgjigj Mr. Vincop rreptė. “Kjo rrugė ėshtė mė se e rrezikshme. Ekzistojnė kėtu shumė njerėz qė pohojnė se janė tė sigurt qė mund t’ju largojnė jashtė vendit. Ata jua marrin tė hollat, ju sjellin ju deri pranė kufirit, pastaj ju dhunojnė dhe, nė fund, ju vrasin, apo nė rastin mė tė mirė ju dorėzojnė te policia. Kjo mundėsi pėr ju nuk ėshtė e mundshme fare, sepse me kėtė ju do ta vinit nė rrezik edhe jetėn e bijės suaj. Me tė vėrtetė kjo rrugė ėshtė tepėr e rrezikshme.”
Mahtabi zgurdulloi sytė nga frika, ndėrsa zemra ime filloi tė rrahte me tė shpejtė. Deri mė sot Mahtabi nuk dinte fare se kthimi pėr nė shtėpi do tė mund tė ishte i rrezikshėm pėr shėndetin, madje edhe pėr vetė jetėn. Ajo u mblodh e tėra dhe mė tulatur nė prehrin tim.
Tėrė kėsaj Helen i shtoi edhe njė rrėfim tjetėr. Para ca kohėsh njė grua iranase, sė bashku me tė bijėn e saj kishte provuar tė largohej pėrmes kėsaj rruge pėr nė Turqi, duke paguar me kėtė rast kontrabandistėt pėr ta shpėnė pėrtej kufirit. Kėta kontrabandistė, sapo ishin afruar pranė kufirit me Turqinė, e kishin braktisur kėtė grua sė bashku bijėn e saj mu nė mes tė bjeshkėve. E bija i kishte vdekur nga pasojat e ftohjes dhe urisė, ndėrsa ajo vetė e tėra e ēorientuar, kishte arritur tė shpėtonte dhe tė arrinte deri nė njė fshat. Nė fund, asaj nuk i kishte mbetur asnjė dhėmb nė gojė.
“Nga tė gjitha rrugėt e largimit nga vendi, kjo rrugė, pėrmes Turqisė, ėshtė mė e rrezikshmja”, tha Helen. Pastaj shtoi edhe kėtė: “Ju mund tė ndaheni nga burri juaj. Unė do tė mund ta sillja dhe ta shtroja ēėshtjen tuaj edhe pranė Kombeve tė Bashkuara, pastaj tė hapja procesin e ndarjes dhe tė arrija tė rregulloja leje pėr ju qė, pėr arsye humanitare, tė largoheni nga ky vend. Pra, me kėtė ju do ta fitonit lejen pėr t’u kthyer nė Amerikė.”
“Pa bijėn time nė asnjė mėnyrė!” ia ktheva unė ashpėr.
“Ju jeni ēmendur”, tha Helen. Pastaj, nė praninė e Mahtabit, shtoi: “Pėrse nuk largoheni ju thjesht dhe nuk e lini atė kėtu? Largohuni nga ky vend. Harrojeni bijėn tuaj.”
Unė nuk u besoja veshėve tė mi nėse ishte e mundur qė Helen tė jetė aq pa ndjenja dhe ta thoshte kėtė para Mahtabit. Si duket ajo nuk kishte ide se ēfarė do tė thoshte lidhja e thellė shpirtėrore mes njė nėne dhe bijės sė saj.
“Mommy, ti nuk do tė shkosh pėr nė Amerikė dhe tė mė lėsh mua kėtu!” filloi tė qante Mahtabi.
E shtrėrgova edhe mė fuqishėm pėr kraharorin tim dhe e sigurova se kurrėn e kurrės nuk do tė lejoja qė ajo tė mbetej kėtu. Njė ēast i tillė mua vetėm sa mė forcoi nė vendosmėrinė time pėr tė vepruar. Madje sa mė urgjentisht!
“Dua tė vė kontakt me ato dy gratė”, iu drejtova me kėmbėngulje atyre tė dyve.
Helen rrotulloi sytė, ndėrsa Mr. Vincop u kollit lehtas, por me nervozė. Edhe unė vetė nuk u besoja fjalėve tė mia. Nuk e besoja dot se isha ngatėrruar kaq thellė nė kėto intriga.
Mė pas pėr disa minuta mbretėroi njė heshtje e thellė. Mė nė fund, kur kuptuan se unė isha e patundur, Mr. Vincop tha pėrmes njė ofshame: “Ėshtė detyrė jona qė t’ju ofrojmė kėto informata, mirėpo unė ju kėshilloj me sinqeritetin tim mė tė thellė qė tė mos vini kėtė kontakt me to.”
“Unė do t’i provoj tė gjitha mundėsitė”, ia ktheva. “Mua mė duhet t’i gjurmoj tė gjitha shanset e mundshme.”
Pastaj mė dha numrin e telefonit tė Trishės dhe unė i telefonova menjėherė.
“Jam duke ju telefonuar nga zyra e zėvendėskonsullit nė ambasadė” i thashė.
Gėzimi i Trishės, qė mė nė fund dėgjonte zėrin tim, qe tepėr i madh.
“Pikėrisht mbrėmjen e kaluar kam biseduar me nėnėn tuaj!” tha ajo. “Me tė kemi biseduar pėr ēdo ditė. Tėrė kohėn ajo vetėm qan dhe me tė vėrtetė ėshtė dėshpėruar thellė. Ajo do qė tė ndėrmarrim diēka dhe ne e kemi siguruar se do tė bėjmė gjithė atė ēfarė mundemi. Ne jemi duke pritur kohė tė gjatė pėr tė vėnė kontakt me ju. Mė thoni se si mund tė takohemi ne?”
Mė pas i shoshitėm tė gjitha mundėsitė. Nesėr unė do t’i thosha Moodyt se pasdite do tė kthehem nė treg pėr tė blerė gjėra dhe se ishte e mundur qė do tė vonoheshim pakėz mė shumė se zakonisht. Nėse ai nuk do tė tregonte mosbesimin e tij, atėherė unė do t’i telefonoja Trishės dhe do ta konfirmoja takimin tonė. Unė dhe Mahtabi do tė jemi njė ēerek pas orės dymbėdhjetė pranė derės sė prapme tė parkut Karosh. Pastaj Trisha dhe Suzane do tė vinin me njė Pakon tė bardhė.
“Nė rregull”, tha Trisha. “Ne do t’ju presim atje.”
Pėrballė entuziazmit tė saj edhe unė u bėra ashtu, por njėkohėsisht mė kaploi edhe dyshimi. Ēfarė duhej tė ishte motivi i saj nė tėrė kėtė gjė? Mos vallė dėshironte ajo tė holla nga unė, apo ishte vetėm njė aventuriere? Kisha njė parandjenjė se mė duhej tė besoja nė motivet e saj, mirėpo sa ishte e mundur tė merrej vesh ajo nė kėtė ēėshtje? Nė anėn tjetėr, ndieja optimizėm, i cili nė kėtė ēast mė duhej mė shumė se kurrė. I gėzohesha pa masė kėtij takimi dhe njėkohėsisht pyetja veten se ēfarė mund tė dilte nga e gjithė kjo.
Derisa ulja receptorin, Helen u kryqua.


“Ēfarė thoni ju, doni nesėr tė hamė pica?” pyeta unė.
“Po!” thanė njėzėri Moody, Mammali dhe Nasserine, duke mos vėrejtur asnjėri prej tyre se unė sapo kisha gatuar dredhinė.
Tėrė natėn e kalova e paqetė. Shumė pyetje pėrshkoheshin nė kokėn time dhe nuk mė linin tė fleja. Sillesha unė tani si njė grua racionale apo jo? Vallė, mė duhej t’u pėrmbahesha kėshillave tė pėfaqėsuesve tė ambasadės, apo ta vazhdoja luftėn time me tė gjitha mjetet pėr t'u liruar nga kėtu? E sillja unė me kėtė edhe Mahtabin nė rrezik? Pastaj kisha vallė tė drejtė ta bėja kėtė? Ēfarė do tė ngjante sikur tė zbuloheshim? Do tė mė kthenin prapė tek Moody apo - ē’ėshtė edhe mė keq - sė pari do tė mė pėrdhunonin mua njėherė dhe pastaj do t’ia dorėzonin Mahtabin atij, qė kėtu e trajtojnė si pronarin e saj legjitim, pra tė atit tė saj? Ishte kjo ėndrra mė e poshtėr nga tė gjithat ankthet e mia. Por unė nuk ndieja madje as edhe dėshirėn mė tė vogėl pėr t’u kthyer vetėm nė Amerikė.
Mė dukej pothuaj e pamundur qė nė mendjen time t’i peshoja tė gjitha rreziqet e mundshme. Sapo kishte filluar tė agonte dhe Moody deshi tė ngrihej nga shtrati pėr t’u bėrė gati pėr lutjet dhe faljet e tij, ndėrsa unė ende isha zgjuar, edhe mė tej mjaft e lėkundur. Moody u kthye prapė nė shtrat dhe nė ēast vazhdoi tė kredhet, duke u munduar tė pėrmblidhet pėr trupin tim, pėr tė kėrkuar njė ēikė ngrohtėsi kundėr acarit tė atij mėngjesi dimėror. Unė u shtira kinse isha nė gjumė, mirėpo sė shpejti vendosa se mė duhej tė largohesha sa mė shpejt nga ky njeri i urryer!
Dy orė mė vonė, derisa Moody edhe mė tej flinte nė shtratin e tij tė ngrohtė, unė dhe Mahtabi bėheshim gati pėr tė marrė rrugėn pėr nė shkollė. “Ndoshta sot do tė vonohem njė ēikė”, thashė unė ashtu kalimthi. “Mė duhet tė kthehem nė dyqanin e picave dhe tė blej djathė.”
“Hėėmmmph”, murmuriti Moody, por kėtė unė e kuptova vetėm si miratim.
Nė mesditė, kur tė gjitha klasėt parashkollore mbaruan mėsimin e tyre, Mahtabi tashmė ishte bėrė gati dhe ndjehej e shqetėsuar njėsoj si unė, mirėpo, si duket, ishte nė gjendje ta fshihte kėtė mė mirė se unė. Menjėherė u futėm nė njė taksi dhe nxituam drejt parkut Karosh, ku edhe gjetėm nė njė kabinė telefonike.
“Ne jemi kėtu”, i thashė Trishės.
“Do tė arrijmė pėr pesė minuta.”
Njė Pakon i bardhė, i ngarkuar brenda me dy gra dhe me disa fėmijė tė tjerė ējerrės, ndaloi para nesh nė kohė tė saktė. Menjėherė, nga ulėsja e parė pranė shoferit, kėrceu njė grua, e cila nė ēast mė mori pėr dorė dhe mė tėrhoqi drejt automobilit. “Ejani pas meje”, tha ajo. “Ju do tė veni menjėherė me ne.”
Hoqa dorėn time nga dora e saj. “Por ne duhet tė bisedojmė njėherė”, i thashė unė. “Ēfarė keni ju nė plan tė bėni ne?”
“Ne jemi duke ju kėrkuar me javė tė tėra”, ma ktheu ajo, “dhe tani duam t’ju marrim me vete.” Mė hoqi prapė pėr dore, ndėrsa me dorėn tjetėr tė lirė filloi ta tėrhiqte edhe Mahtabin.
E tmerruar, Mahtabi filloi tė zbrapsej, duke u ējerrė me zė tė lartė.
“Ju duhet tė vini me ne menjėherė!” tha gruaja. “Ju nuk keni zgjidhje tjetėr. Ose do tė vini me ne tani, ose ne nuk do t’ju ndihmojmė fare.”
“Ju lutem, mė dėgjoni njėherė. Sė pari unė nuk ju njoh ju fare. Mė thoni mua prej kujt keni mėsuar pėr ne. Ēfarė keni nė plan tė bėni me ne?”
Gruaja filloi tė fliste shpejt, duke u munduar njėkohėsisht ta qetėsonte Mahtabin. Derisa fliste, vėshtronte rreth e rrotull pandėrprerė, duke shpresuar se kjo skenė nuk do t’ua tėrhiqte vėmendjen policisė apo pasdarėve.
“Unė jam Trisha”, tha ajo. “Pėr ju na ka treguar Judy, me tė cilėn jemi nė kontakt tė pėrditshėm. Pastaj ne bisedojmė pandėrprerė me familjen tuaj. Dhe ne e dimė mirė se si mund t’ju transferojmė jashtė vendit.”
“Po si, pra?” insistova unė ta dija kėtė.
“Sė pari, ne do t’ju vendosim nė njė banesė, ku ju do tė fshiheni diku rreth njė muaj, apo ndoshta vetėm disa ditė, ndoshta disa orė, kėtė nuk e dimė as ne me siguri, por jemi mė se tė sigurta se do t’ju largojmė nga kėtu.”
Nė kėtė ēast nga pakoni i bardhė doli edhe ngasja e veturės, e cila donte tė dinte pėr arsyen e hezitimit tonė, tė cilėn unė e identifikova menjėherė si atė “tė sėmurėn nga sheqeri”, e cila kohė mė parė ishte nė vizitė tek Moody dhe tė cilėn Trisha e prezantoi si Suzanne.
“Mirė, nė rregull. Por, ju lutem tė mė shpjegoni ēfarė keni ju nė plan?” i pyeta tani tė dy gratė. “Natyrisht se edhe unė dua tė bashkėpunoj me ju.”
“Ne i kemi shoshitur tė gjitha”, mundohej tė mė bindte Trisha. “Por nuk duam t’jua zbusim telat juve”
Nė ato ēaste nė kokėn time shpėrthenin njė mori pyetjesh, kėshtuqė nė fund vendosa tė mos futesha nė veturėn e kėtyre grave tė acaruara dhe mjaft tė ēuditshme, para se tė merrja mė parė disa pėrgjigjje mė tė sakta dhe tė rėndėsishme. “Ju lutem, shkoni tani nė shtėpitė tuaja dhe punoni edhe mė tej nė kėtė plan tuajin”, u thashė atyre. “Unė do tė takohem pėrsėri me ju kur tė keni pėrfunduar nė tėrėsi me planin tuaj dhe vetėm atėherė do tė vij me ju.”
“Por ne tėrė kohėn nuk kemi bėrė gjė tjetėr pėrveē qė kemi qenė tė preokupuara me atė se si t’ju gjejmė ju dhe se tėrė kohėn kemi punuar mbi planin pėr t’ju larguar nga kėtu. Tani ja qė shansi juaj ėshtė kėtu. Ejani qė tani, apo gjithė kėtė duhet ta harroni.”
“Ju lutem shumė! Mė lejoni vetėm njėzet e katėr orė pėr sa ju, ndėrkaq, do tė punoni edhe mė tej nė kėtė plan tuajin.”
“Kurrsesi. Oferta jonė vlen ose tani, ose kurrė mė.”
Vazhduam tė grindemi nė rrugė edhe pėr disa minuta, mirėpo megjithatė unė nuk isha nė gjendje t’i zija besė njė vendimi tė tillė tė nxituar pėr lirimin tonė. Ēfarė do tė ndodhė vallė po qe se unė dhe Mahtabi do tė fsheheshim nė ndonjė banesė dhe kėto gra tė mos mund tė organizonin fare arratisjen tonė? Sa kohė do tė mund tė mbetej pa u zbuluar njė grua amerikane me bijėn e saj, nė kėtė vend ku urrehen pa masė tė gjithė amerikanėt?
Mė nė fund thashė: “Okay. Lamtumirė!”
Trisha u kthye prapa dhe hapi derėn e veturės e tėrbuar e tėra nga inati. “Ju nuk doni tė largoheni fare nga burri juaj”, tha ajo. “Ju nuk do tė largoheni kurrė nga ai. Ju jeni duke deklaruar kėtė vetėm sa pėr t’i bėrė njerėzit tė besojnė se ju, kinse, doni tė largoheni nga kėtu. Ne nuk ju besojmė fare. Nė realitet, dėshira juaj ėshtė qė tė mbeteni kėtu.”
Menjėherė pas kėsaj vetura e tyre u zhduk nė morinė e trafikut tė gjallė tė Teheranit.
Nė mėnyrė paradoksale unė dhe Mahtabi ishim tė vetmuara dhe tė izoluara nė mesin e kėtyre iranasve tė panumėrt, tė cilėt ecnin mė kėmbė trumba-trumba, secili rrugės sė vet. Fjalėt lumė tė Trishės plot vrer tingėllonin ende nė veshėt e mi. Por, pėrse nuk e shfrytėzova vallė kėtė rast pėr tė shpėtuar dhe pėr t’u liruar? Mos vallė isha vetėm duke u vetėmashtruar gjatė tėrė kohės, kur besoja se herdo kurdo do tė mund tė arratisesha, apo edhe se kėtė do ta bėja vetėm sė bashku me Mahtabin?
Ishin kėto pyetje nga mė tė ankthshmet. Mua dhe Mahtabit ndoshta sapo na u tregua shansi qė tė shpėrthenim menjėherė, me shpejtėsi shigjete, me atė Pakonin e bardhė nė njė vend tė panjohur, drejt njė ardhmėrie tė pasigurt dhe mbase tė rrezikshme. Nė vend tė kėsaj tani nxitonim drejt dyqanit tė picave, ku mė duhej tė bleja djathė qė t’i pėrgatitja burrit tim njė ushqim tė posaēėm pėr shijen e tij.


10

Ne takoheshim rregullisht me familjen e Aga dhe Khanom Hakimit. Kėtė bartės tė turbanit e simpatizoja fort, sepse ai tregonte mirėkuptimin dhe besimin e tij mė tė shėndoshė. Edhe Moody e kishte nė zemėr atė, pasiqė Aga Hakim, pėrmes lidhjeve tė tij nga e kaluara, tė kohės sė studimeve tė tij, mundohej t’i gjente ndonjė vend pune si mjek i pėrgjithshėm, apo sė paku si ndonjė ligjėrues. Pastaj Aga Hakim pėrkrahte Moodyn duke e inkurajuar t’i vinte vetes pėr detyrė qė nė shtėpi t’i pėrkthente nė gjuhėn angleze tė gjitha veprat e gjyshit tė tij, tė cilat Aga Hakim i kishte pėrkthyer dikur nga gjuha arabe nė gjuhėn farsi.
Moody bleu njė makinė shkrimi dhe ma bėri me dije se tani e tutje do tė merrja detyrėn e sekretareshės sė tij dhe menjėherė i hyri punės pėr ta pėrkthyer librin „I ati dhe fėmija“, nė tė cilin parashtroheshin pikėpamjet e Tagatie Hakimit mbi kėtė temė.
Sė shpejti tryeza e bukės e Mammalit dhe Nasserines, e pėrdorur tepėr rrallė, u mbush me grumbuj tė lartė dorėshkrimi. Moody rrinte ulur pranė njėrit cep tė tryezės dhe mbi letėr shkruante pėrkthimin e tij, tė cilin pastaj ma jipte mua pėr ta shtypur.
Gjatė kėsaj pune tonė tė pėrbashkėt fillova t’i pėrfytyroja mė qartė pėrfytyrimet e Moodyt. Sipas pikėpamjeve tė Tagatie Hakimit vetėm i ati kishte pėrgjegjėsi pėr ta edukuar fėmijėn e vet, duke e urdhėruar atė tė ishte shumė i matur dhe me plot respekt, tė mendonte nė mėnyrė “tė drejtė” dhe ta ēonte jetėn sipas parimeve tė Islamit. Nė tėrė kėtė proces nėna nuk ushtronte madje as rolin mė tė vogėl.
Ne tė dy punuam me javė tė tėra nė kėtė detyrė tė rėndėsishme. Gjyshi i Modyt shkruante me njė stil tė rallė didaktik gojtar, tepėr tė mbingarkuar. Ēdo pasdite, pasiqė kthehesha me Mahtabin nga shkolla, nė shtėpi mė priste njė grumbull i ri fletėsh, ndėrsa Moody kėrkonte nga unė qė t’i shtypja menjėherė, sepse kėtė projekt ai e trajtonte si jashtėzakonisht tė rėndėsishėm.
Nė njė vend fjalėt e Tagatie Hakimit mė tronditėn tepėr. Nė kėtė libėr ai shoshiste deri nė hollėsi detyrimet e fėmijės ndaj tė atit dhe, duke dashur ta shpjegonte kėtė varėsi, ai tregonte njė histori tė njė babai para vdekjes, dėshira e tė cilit ishte qė ta shihte pėr herė tė fundit tė birin. Gjatė leximit tė kėtij rrėfimi mua filluan tė mė rridhnin lotėt faqeve dhe tė gjitha shkronjat filluan tė mė mjegulloheshin para syve. Tashmė im atė gjendej i shtrirė nė shtratin e vdekjes, ndėrsa mua do tė duhej tė isha pranė tij.
Moody vėrejti lotėt e mi.
“Ēfarė ke ti?” pyeti.
“Ky tregim pėr babain para vdekjes...” ia ktheva unė duke dėnesur. “Si mund tė mė mbash kėtu, tė mė mbash larg babait tim derisa ai kėto ēaste gjendet para vdekjes? Ti nuk u pėrmbahesh madje as atyre detyrave tė cilat vetė gjyshi yt i parashtron kėtu.”
“Por, mos vallė ėshtė i ati yt njė mysliman?” pyeti ai me sarkazėm.
“Natyrisht se jo.”
“Atėherė nuk ėshtė me rėndėsi kjo”, ma ktheu ai. “Yt atė nuk vlen kėtu.”
Menjėherė vrapova nė dhomėn tonė tė fjetjes, duke dashur tė mbetem vetėm dhe tė qaj. Kjo vetmi mė dėrrmonte aq shumė, sa nuk mund tė ngopesha madje as me frymė. Para syve tė mi tė mbyllur filloi tė mė shfaqej fytyra e babait tim, tė cilin tani e dėgjoja tė mė thoshte: “Kur ka vullnet, gjendet edhe rrugėdalje.”
Me siguri se duhet tė ekzistonte njė rrugėdalje nga e gjithė kjo, thosha me vete. Me siguri duhet tė ekzistojė mundėsia.


Gjatė njė vizite tek Aga Hakim ai dhe Khanom Hakim propozuan se do tė ishte mirė qė unė dhe Mahtabi t’i ndiqnim ligjėratat mbi Kuranin, tė cilat mbaheshin ēdo tė enjte pasdite nė masxhed Hossaini Ershad pėr tė gjitha gratė qė flisnin gjuhėn angleze. Me kėtė kėshillė ata vetėm sa dėshmonin sėrish vullnetin e tyre tė mirė ndaj meje. Ishte mė se e sigurt se dėshira e tyre e vėrtetė ishte qė unė duhej tė konvertohesha nė besimin e tyre, mirėpo kjo dėshirė shprehte vetėm atė interesin mė tė sinqertė pėr fatin dhe pėr mbarėvajtjen time, pasiqė pėr ta mu kėto ishin frytet e Islamit. Nė anėn tjetėr, ky propozim duhej ta pėrkujtonte Moodyn se edhe atij i duhej tė mė lejonte doemos tė dilja s
 
Vlersim i shkrimit:
   
imi


RE: Roman - vijim i romanit, 23.Jun.2003 09:57


Tė gjithė ne luteshim qė ky sulm ajror tė mbetej vetėm njė kujtim i sė kaluarės dhe qė tė mos pėrsėritej mė. Nga lajmet e radios Moody ishte bindur se ky tė ishte rasti vendimtar qė ushtria e shenjtė shiite tė kalonte nė kundėrofensivė dhe tė ushtronte hakmarrje tė furishme dhe rrėnjėsore mbi marionetat amerikane.
Pėrmes propagandės gojore pothuaj tė gjithė qytetarėt e Teheranit kishin dėgjuar se disa dyzina – ndoshta edhe qindra njerėz – kishin humbur jetėn gjatė kėtyre sulmeve ajrore, mirėpo lajmet oficiele shtetėrore flisnin pėr njė numėr tė pėrgjithshėm prej vetėm gjashtė tė vrarėsh, duke shtuar pranė kėtij lajmi edhe atė se ky sulm ajror i aviacionit irakian nė mėnyrė ironike kishte dėshmuar qė vetė Allahu ishte rreshtuar nė anėn e Republikės Islamike tė Iranit. Sepse njėra nga bombat irakiane, pa dyshim e drejtuar nga vetė Allahu, kishte shkatėrruar pikėrisht njė depo tė Munafakinėve, tė cilėt qenė ngritur kundėr Khomeinit, duke themeluar njė lėvizje rezistence dhe duke mbėshtetur edhe mė tej shahun. Policia, e cila kishte hetuar rrėnojėn e kėsaj depoje, jo vetėm qė kishte zbuluar depo tė madhe armėsh dhe municioni, por nėn kėto gėrmadha kishte diktuar edhe aparate destilimi pėr prodhimin e alkoolit tė ndaluar nė mėnyrėn mė tė rreptė.
Kjo ishte njė dėshmi e paluhatshme, thoshin pushtetarėt, se prej tash me siguri Allahu do tė kujdesej qė Irani ta fitonte kėtė luftė dhe si shtesė nga faqja e dheut do t‘i fshinte tė gjithė Munafakinėt djallėzorė.
Nė tėrė qytetin u proklamua gjendje e jashtėzakonshme lufte. Njė numėr i madh centralesh elektrike qenė dėmtuar, kėshtuqė qytetarėve u tėrhiqej vėrejtja tė harxhonin rrymė sa mė pak qė ishte e mundur. Kėtė natė – dhe tė gjitha netėt mė pas – i tėrė qyteti duhej tė errėsohej jo vetėm pėr tė kursyer energji elektrike, por edhe si masė tjetėr sigurie. Tani e tutje rrugėt nuk do tė ndriēoheshin fare, ndėrsa nėpėr shtėpi lejohej vetėm ndriēimi i hapėsirave tė mbyllura dhe me intenzitet shumė mė dobėt, madje edhe atėherė kur nga jashtė nuk vėrehej gjė. Moody iu pėrshtat kėsaj me shpejtėsi, duke bartur me vete njė bateri tė vogėl xhepi pėr ndriēim.
Pasuan ditėt me shumė biseda, shumė pyteje, shumė kureshtje. Netėt ishin plot ankth e tendosje. Nė javėt vijuese sulmet ajrore filluan tė pėrsėriteshin pėr ēdo tė dytėn ditė apo tė tretėn, mirėpo mė pas sulmet filluan tė pėrsėriteshin pėr ēdo natė. Ēdo mbrėmje, sapo errėsohej, Mahtabi fillonte tė ankohej nga dhembjet nė lukth. Kohėn mė tė madhe e kalonim sė bashku dhe mė sė shpeshti nė banjo, duke u lutur, duke qarė dhe duke u dridhur nga frika. Pastaj, kur mbaronim me lutjet tona, venim tė flenim nėn tryezėn mjaft solide tė ushqimit, nėn cepat e sė cilės varnim ēarēafė pėr t‘u mbrojtur nga ciflat eventuale bredhėse tė qelqit. Tė gjithė ne lėngonim nga pagjumėsia. Sulmi ajror ishte vepra mė e llahtarshme dhe mė e pėshtirė, nga tė gjitha veprat e shėmtuara qė mund tė paramendoja unė.


Njė ditė, pas pėrfundimit tė mėsimit, unė dhe Mahtabi zbritėm nga taksia nė rrugėn Shariati dhe iu kushtuam detyrės sonė tė pėrditshme, pėr tė blerė bukė. Kėtė ditė donim tė blenim barbari, njė lloj buke e thartuar, e cila gatuhej nė govatat ovale tė gjata rreth gjashtėdhjetė centimetra. Po tė hahej kjo bukė e freskėt dhe e nxehtė, kishte njė shije shumė mė tė mirė se lavashi i njohur.
Kėtė ditė u desh tė prisnim nė njė radhė bukur tė gjatė para nannit, dyqanit tė bukės. Ashtu tė plogėshta, ne tė dyja veneronim pėr mė tepėr se njė gjysmė ore procesin tashmė tė njohur tė prodhimit konvejer. Njė grup burrash punonte shpejt, duke matur brumin, duke e ngjeshur dhe mė pas, pėr njė kohė tė caktuar, e linin anash derisa tė fryhej. Kur tėrė ky brumė ishte i gatshėm, njė burrė tjetėr vazhdonte ta ngjeshte edhe mė tej, derisa nė fund t‘i jepte njė formė tė gjatė dhe pėrfundimtare, mbi tė cilėn mė pas, pėrmes gishtėrinjve, hapte qoka tė gjata sa gishtėrinjtė e tij, derisa krijoheshin fryrje mbi tė. Tjetri bukėpjekės pėrmes njė lopate tė rrafshtė, tė ngjitur pėr njė bisht tė gjatė, diku rreth dy metra e gjysmė, ngriste lart kėtė kulaē buke dhe e fuste nė njė furrė tė skuqur dhe pastaj lopatėn e tėrhiqte prapa.
Derisa pritnim nė radhė, vėrejta se rezervat e brumit harxhoheshin dalngadalė. Pėr njė ēast njėri prej burrave nė atė konvejer filloi tė bėhej gati pėr tė pėrgatitur njė tog tjetėr brumi, duke hedhur njė zorrė uji nė njė govatė shumė tė madhe, ku lėshoi ujin tė rridhte. Pasiqė e dinte qė derisa tė mbushej govata me ujė duhej tė kalonin disa minuta, ky njeri filloi me pauzėn e vet. Pas pak ēasteve u nis drejt toaletit, njė dhomė e vogėl dhe e mbyllur, mu nė mes tė dyqanit. Sapo hapi derėn pėr tė hyrė brenda, tė gjithėve na u morėn mendėt nga kundėrmimi i rėndė. E tėrė kjo u pėrsėrit edhe njė herė, kur pas disa minutave ai doli prapė.
Vallė, ka ndėrmend ky njeri tani tė pastrojė duart para se t’ia fillonte punės sė tij? pyetja unė veten. Brenda nė dyqan nuk vėrehej fare lavamani.
Pėr neverinė time, bukėpjekėsi u nis drejt govatės sė madhe dhe filloi t‘i pastronte duart e tij nė ujin me tė cilin duhej pėrgatitur brumin tjetėr.
Nuk mė mbeti tepėr kohė tė merresha mė tej me kėtė gjė, sepse pėrnjėherė filluan tė dėgjoheshin ulėrimat e alarmeve, tė cilat paralajmėronin sulmet ajrore dhe vetėm pas disa sekondave filluan tė dėgjoheshin buēitjet e motorėve tė avionėve luftarakė, tė cilėt me shpejtėsi tė rrufeshme afroheshin nė drejtimin tonė.
Mendja ime pushoi sė punuari, ndėrsa logjika ime mundohej ta mposhtte panikun. Na duhej, vallė, tani tė kėrkonim strehim kėtu, apo do tė duhej tė nxitonim pėr nė shtėpi? Nė ēast m’u kujtua se kėsaj radhe ishte tepėr e rėndėsishme t’i dėshmoja Moodyt qė ne tė dyja edhe pa tė mund tė kujdeseshim pėr veten tonė dhe kėshtu mė pas tė na lejonte tė shėtitnim pa prezencėn e tij.
„Nxito Mahtab!“ iu drejtova me zė tė lartė. „Duhet tė arrijmė sa mė shpejt nė shtėpi.“
„Mommy, unė kam frikė!“ piskati ajo.
E mbėrtheva fort fėmijėn tim tė dashur dhe e ngrita lart nė kraharorin tim. Se nga mė erdhi njė forcė pėr tė vrapuar nga rruga Shariati drejt njė rruge tjetėr anėsore dhe vijova tė nxitoja mė tej, duke hedhur hapat sa mė shpejt qė mundja pėrmes njė labirinti sokaqesh tė ngushta, tė cilat ēonin drejt rrugicave tė tjera tė tėrthorta pėr nė shtėpinė tanė. Gjithkund pėrreth dėgjoheshin buēimat e motorėve tė avionėve, si tė ishte kjo ftesė vdekjeje nga vetė engjėlli i vdekjes, pastaj dėgjoheshin shpėrthime tė tjera tė raketave kundėrajrore dhe dridhma tė jashtėzakonshme kur bombat qėllonin caqet e tyre, pastaj britma dhe ulėrima njerėzish tė lėnduar pėr vdekje.
Nė tė gjitha anėt, mbi rrugė e pėrreth, binin mori thėrrmijash nga raketat kundėrajrore, disa nga tė cilat madje mjaft tė mėdha, sa tė mund tė vrasin njeriun. Ne vraponim gjithnjė mė tej.
Mahtabi zhyti kokėn e saj nė kraharorin tim, ndėrsa me gishtėrinjtė e saj nguliste thellė mbi supet e mia. „Mommy, kam frikė! Kam frikė tė tmerrshme!“ dėneste ajo.
„Tani do tė bėhet mirė, gjithēka ėshtė nė rregull“, ia ktheva unė me zė tė lartė, duke ngritur zėrin tim edhe mė tepėr se sa vetė rrapėllima dhe njėkohėsisht duke vrapuar. „Lutu, Mahtab! Lutu!“
Mė nė fund arritėm nė lagjen tonė dhe u kalamendėm para dyerve tė hyrjes. Moody tashmė ishte duke pritur, duke vrojtuar jashtė nė rrugė dhe shihej se ishte brengosur mjaft. Sapo u afruam pranė tij, Moody hapi derėn me rrėmbim dhe na tėrhoqi brenda fuqishėm dhe qė tė tre nė ēast nxituam nė sallėn e poshtme tė hyrjes sė shtėpisė, ku menjėherė u desh tė mbėshtetemi me shpinė nė murin prej blloqeve tė betonit, duke u ngjeshur dhe duke shtyrė njėri-tjetrin, pėr tė kėrkuar mbrojtje derisa tė kalonte gjithė ky llahtar.


Njė ditė doja tė dilja nė park dhe me vete mora Mahtabin dhe foshnjėn e vogėl, Amirin, karrocėn e tė cilit e shtyja para vetes. Pėr tė arritur deri tek fusha pėr dėfrim e fėmijėve, na duhej qė sė pari tė kalonim pranė njė fushe tjetėr volejbolli, ku sapo ishte duke u zhvilluar njė lojė e gjallė. Pėrafėrsisht njėzet ēuna nė rritje e sipėr bėnin rrėmujė nėn rrezet e diellit tė kėsaj dite tė ftohtė tė pranverės sė hershme.
Derisa Mahtabi luhatej me kėnaqėsi nė njėrėn nga kolovajzat, pas meje dėgjoja gugatjet e ēunave tė rinj dhe tė trazuar nga ana e fushės sė volejbollit. Pas pak kohėsh vėrejta se si katėr apo pesė kamioneta tė markės Nissan me shpejtėsi bllokuan hyrjen e parkut tė gardhuar. Pasdarėt! mė shkoi mendja, duke qenė e bindur se kėta duhej tė ishin kėtu pėr tė kontrolluar ēdo njeri qė gjendej nė park.
Menjėherė kontrollova veshjen time. Mantili im ishte i mbėrthyer mirė, rusari im nė vendin e vet, mirėpo prapėseprapė nuk kisha dėshirė tė ndeshesha me pasdarėt, kėshtuqė vendosa qė sa mė shpejt tė nisesha pėr nė shtėpi. Ftova Mahtabin dhe u nisėm menjėherė.
Derisa para vetes shtyja karrocėn pėr fėmijė tė Amirit dhe Mahtabin e hiqja ngathtas pranė vetes, mora rrugėn drejt portės sė parkut. Sapo iu afruam fushės sė volejbollit, vėrejta se atė ditė viktima tė pasdarėve do tė ishin kėta tinejxherė, tė cilėt mė vonė u detyruan tė viheshin para tytave tė pushkėve tė ngritura lart, duke u varur mbi karroseritė e kamionetave. Tė gjithė ēunat iu bindėn atyre nė heshtje.
Vėshtruam edhe pėr njė kohė kėta tė rinj derisa zvarriteshin qė tė gjithė mbi kamionetė, duke u larguar pastaj tutje.
Ēfarė do tė ndodhte me ta? pyetja unė. E shqetėsuar dhe e tmerruar, nxitova menjėherė pėr nė shtėpi.
Essey hapi derėn dhe mė lejoi tė hyja brenda. Mė vonė asaj dhe Rezas u tregova pėr gjithė ate qė kisha vėrejtur, ndėrsa Reza filloi tė supozonte: „Mbase kjo ka ndodhur pėr shkak qė ata janė tubuar ashtu sė bashku“, tha ai. „Ėshtė kundėrligjore pėr t‘u tubuar nė grupe pa leje tė posaēme.“
„Por, ēfarė do tė nodhė, vallė, me ta?“ pyeta unė.
Reza rrudhi supet. „Nuk di gjė“, tha ai pa ndonjė shenjė shqetėsimi nė zėrin e tij.
Edhe Moody tėrė kėtė histori e kaptoi nė heshtje. „Nėse i kanė marrė me vete pasdarėt, atėherė me siguri se ata duhet tė kenė bėrė diēka tė ndaluar“ tha ai.
Mrs. Azahr reagoi krejt ndryshe kur dėgjoi pėr kėtė ndodhi, pėr tė cilėn i fola tė nesėrmen, sa ishim nė shkollė. „Gjithmonė, kur pasdarėt vėrejnė ndonjė grup tė rinjsh, ata i marrin nė ēast dhe i dėrgojnė nė luftė“, tha ajo e prekur sė tepėrmi. „Kėtė gjė ata e ushtrojnė edhe nėpėr shkolla. Herė pas here pasdarėt vozisin Nissanėt e tyre pranė ndonjė shkolle tė tė rinjve, pastaj i rrėmbejnė ēunat dhe me ta krijojnė luftėtarė. Mė pas familjet e tyre nuk i shohin kurrė mė.“
Sa e urreja kėtė luftė! Ishte aq e pakuptimtė ajo. Unė nuk mund ta kuptoja dot kėtė vend, njerėzit e tė cilit ishin aq tė etur pėr tė vrarė tė tjerėt, por njėkohėsisht edhe aq tė gatshėm pėr tė vdekur. Kjo ėshtė njėra nga dallimet e mistershme kulturore – edhe pėr vetė amerikanėt – mes njerėzve tė matur amerikanė dhe atyre tė tjerėve me njė kulturė relativisht tė ulėt. Pėr Mammalin dhe Nasserinen jeta e njeriut ishte – pra edhe jeta e tyre – jo edhe aq e vlefshme. Vdekja ishte njė pėrditshmėri kėtu dhe mu pėr kėtė ishte kjo njė ngjarje mė pak e mistershme. E, ēfarė mund tė bėnte tjetėr njeriu pėrveē t‘i lutej Allahut dhe t‘i besonte atij? Zatėn, ē’ishte mė e keqja, tė gjitha kėto gjėra nuk ishin tė pashmangshme. Guximi i tyre pėrballė kėtyre bombardimeve nuk ishte vetėm hipokrizi, por mė parė mund tė ishte dėshmi se pranė njė ideologjie tė tillė, nė rastet ekstreme, mund tė lindnin terroristė martirė.
E gjithė kjo u dėshmua mjaft qartė dhe nė mėnyrė mjaft impresionuese njė pasdite tė sė premtes, derisa ne, si zakonisht, gjendeshim nė vizitė tek Ameh Bozorg pėr ta festuar kėtė ditė tė shenjtė duke u lutur deri nė pakufi. Televizori ishte ndezur pėr tė transmetuar nga qyteti lutje-faljet e sė Premtes, mirėpo unė nuk i vija mendjen tepėr atij transmetimi, derisa nuk dėgjova se si Moody dhe Mammali ngritėn zėrat e tyre dhe u shtangėn. Ameh Bozorg filloi tė kukaste me zė.
„Janė duke bombarduar lutje-faljet e tė Premtes!“ tha Moody.
Transmetimi i drejtpėrdrejtė tregonte njė masė tė madhe besimtarėsh duke u ndrydhur mes vete dhe duke shtyrė njėri-tjetrin nėpėr vendet publike dhe, nga paniku, tė gjithė tė trullosur, vetėm sa silleshin rreth e rrotull duke u munduar tė largoheshin nga ky vend. Mė pas kamerat filluan tė ktheheshin drejt qiellit dhe dėshmonin se atje lart me tė vėrtetė fluturonin aeroplanėt ushtarakė irakianė. Nė tė gjitha anėt shpėrthimet e bombave linin pas vetes gropa tė mėdha dhe numėr tė madh njerėzish tė vrarė e tė plagosur.
„Haxhi Baba gjendet atje“, mė shpjegoi Moody. Ēdo tė premte ai bėnte lutjet e tij nė atė xhami.
Nė kėto ēaste, nė kėtė kuart tregtar tė Teheranit, zotėronte njė tollovi e jashtėzakonshme. Spikerėt shqiptonin lajmet e tyre tė pasakta mbi numrin e viktimave tė kėsaj katastrofe, mirėpo ky sulm ajor, i kalkuluar me mjaft mjeshtėri, me tė vėrtetė ishte njė fitore e pastėr materiale dhe emocionale e irakianėve.
E tėrė familja priste me ankth nėse Haxhi Baba do tė kthehej nė shtėpi. Kaloi ora dy, pastaj dy e gjysmė. Haxhi Baba nuk kthehej kurrė mė vonė se nė kėtė kohė nga lutjet e tij tė sė Premtes.
Ameh Bozorg nuk deshi tė humbaste kohė, por menjėherė mori qėndrimin e saj pikėllues, duke filluar tė vajtonte me zė dhe tė shkulte flokėt e saj. Ndėrroi edhe chadorin e saj tė larmė me njė chador tjetėr tė bardhė, pastaj u ul mbi dysheme dhe zuri tė lexonte Kuranin, mėrzitshėm dhe plot monotoni, herė duke vajtuar e herė duke u ējerrė.
„Kjo ėshtė duke u ēmendur“, tha Moody pėr motrėn e tij. „E gjithė ajo ēfarė mund tė bėjmė ne ėshtė tė presim. Edhe ajo do tė duhej tė priste derisa tė arrinte lajmi nėse ai ka vdekur me tė vėrtetė.“
Tė gjithė tė afėrmit dolėn jashtė dhe u radhitėn pranė rrugės pėr tė parė nėse kryeplaku i familjes ishte duke iu afruar shtėpisė. Kaluan orė tė tėra nė pritje tė tensionuar, e cila ndėrprehej vetėm nga britmat rituale tė Ameh Bozorg, tė cilės, si dukej, i pėlqente tė lajkatohej nė pozitėn e re tė tė vesė sė njė martiri.
Ishte ora diku rreth pesė kur Fereshteh hyri furishėm brenda nė shtėpi dhe lajmėroi: „Ai sapo ėshtė duke u ngjitur rrugės pėrpjetė.“
Tėrė farefisi u tubua pranė dyerve tė hyrjes dhe qė tė gjithė filluan tė ndrydheshin dhe tė ngjiteshin pėr Haxhi Babėn kur ai u fut brenda. Hyri ngadalė dhe fare pa fjalė, me vėshtrimin e tij tė pėrqendruar mbi dysheme. E gjithė turma e tij familjare filloi tė largohej anash pėr t‘i lejuar atij njeriu tė shenjtė tė ecte mė tej. Nė tė gjitha pjesėt e rrobave tė tij vėreheshin shenja gjaku dhe pjesė tė imta mishrash njerėzorė. Pėr habinė e tė gjithėve, ai u nis menjėherė drejt banjos, tė rregulluar amerikanēe, pėr tė bėrė dush.
Mė vonė Moody bisedoi me tė dhe pastaj mė shpjegoi: „Ai ėshtė tepėr i shqetėsuar pėr shkak qė nuk ėshtė vrarė edhe vetė. Dėshira e tij ishte qė edhe ky vetė tė bėhej martir, si vėllai i tij.“
Vetė Moody nuk ndante kėtė mendim tė verbėr dhe kokėkrisur tė familjes sė tij, duke pasur frikė tė tmerrshme nga vdekja. Nė kohėn kur Teherani ishte pajtuar me realitetin e luftės, forcat civile tė mbrojtjes kishin proklamuar instruksione tė reja. Kėshtu, gjatė ēdo sulmi ajror, secili do tė duhej tė strehohej nė njė hapėsirė tė mbyllur dhe tė shtrihej mbi dysheme pėr t‘u mbrojtur. Pra, neve na u desh tė niseshim drejt shtretėrve tanė dhe tė pushonim ashtu tė paqetė, nė pritje tė atij sinjali tė frikshėm, i cili pastaj tė gjithėve na detyroi tė nxitonim rrėmbimthi nė sallėn e hyrjes, rrėzė shkallėve tė shtėpisė.
Nė kėtė strehė Moody nuk mund ta fshihte dot panikun e tij, madje as para Rezas dhe para Mammalit, por kukaste pandėrprerė para kėtij llahtari, i cili i shkaktonte frikė paralizuese. Mė pas mundohej qė tėrė ligėsinė e tij ta fshihte pėrmes shpėrthimit tė zemėrimit tė tij kundėr amerikanėve, mirėpo, megjithatė, pas ēdo sulmi tė ri, fjalėt e tij bėheshin gjithnjė e mė boshe.
Herė pas here pėr njė ēast takoheshin shikimet tona tė shkurtra dhe me mirėkuptim tė ndėrsjellė. Moody e dinte mirė qė vetėm ai ishte pėrgjegjės pėr kėtė ngushticė tonėn, mirėpo tani nuk kishte ide fare se ēka mund tė ndėrmerrte kundėr kėtij llahtari.



11

Nė Iran tė gjithė njerėzit bėjnė dush njė herė nė vit.
Arsyeja pėr kėtė ėshtė Nouruzi, Viti i Ri Persik, festė qė nė kėtė vend zgjat dy javė tė tėra, me ē’rast gratė pastrojnė shtėpitė e tyre. Nouruzi pritet me gjithė afsh edhe nga shitėsit e kėpucėve, pasi qė pėr kėtė festė kėtu tė gjithė blejnė kėpucė tė reja. Gjatė kėtyre dy javė punohet shumė pak, pasiqė tė gjitha familjet tėrė kėtė kohė e kalojnė duke ngrėnė ushqime festive, pastaj duke pirė ēaj nėpėr tubime tė ndryshme dhe duke pritur dhe pėrcjellė me pėrzemėrsi mysafirėt dhe tė afėrmit e vet tė shumtė. Sipas njė kierarkie familjare, familjet i nėnshtrohen njė rregulli tė rreptė gjatė kėmbimit tė vizitave tė tyre tė ndėrsjella dhe tė pėrditshme farefisnore.
Festa e Nouruzit bie mė 21 Mars, pikėrisht nė ditėn e fillimit tė pranverės. Njė mbrėmje ne tė tre u tubuam sė bashku me Rezan, Mammalin dhe me familjet e tyre, pranė „Haft sin“ (“shtatė herė S”), nė njė sofre, ku ishin vėnė ushqime simbolike, emri i tė gjithave fillonte me germėn S. Nė qendėr tė vėmendjes qėndronin disa vezė tė renditura mbi njė pasqyrė. Sipas legjendės persike i tėrė rruzulli tokėsor ėshtė i vendosur mbi brirė tė njė demi dhe pėr ēdo vit ky dem zhvendos ngarkesėn e tij prej njėrit bri nė bririn tjetėr. Momenti mė i saktė, kur duhet t’ia fillojė viti i ri persik, mund tė dėshmohet nėse vėshtrohen vezėt e vendosura mbi pasqyrė, sepse nė ēastin kur ky dem zhvendos planetin tonė nga njėri bri nė tjetrin, atėherė vezėt lėvizin.
Edhe kėtu countdown pėr Vitin e Ri, tė cilin prisnim tani, filloi ngjashėm me atė nė Amerikė mė 31 dhjetor. Edhe ne prisnim ēastin kur dielli do tė duhej tė hynte nė yllėsinė e dashit, ndėrkohė qė tė gjitha shikimet tona drejtoheshin mbi vezėt.
Pėrnjėherė e tėrė dhoma u shndėrrua nė skėterrė dhe njė sirenė alarmi pėr mbrojtje kundėrajrore filloi tė paralajmėronte rrezikun nga avionėt luftarakė qė vinin me shpejtėsi tė madhe. Nė ēast tė gjithė ne nxituam drejt strehimit tanė nė paradhomė, sepse edhe kėsaj radhe ishim tė detyruar ta pėrjetonim tėrė llahtarin e bombardimeve. Isha mė se e sigurt se pėr kėtė festė tė Nouruzit vezėt kishin lėvizur me tė vėrtetė.
Sado tė tmerrshme tė ishin sulmet ajrore, megjithatė jeta kėtu, siē edhe mund tė konstatonim, me tė vėrtetė zhvillohej e tėra nė mėnyrė tė zakonshme, kėshtuqė edhe kėrcėnimet e aviacionit irakian iranasve nuk mund t’ua ndalnin kremtimet e tyre. Siē edhe ishte paraparė, raundi i parė i festave filloi ditėn e nesėrme dhe, natyrisht, odiseada jonė farefisnore duhej tė fillonte sė pari nga shtėpia e patiarkut dhe matriarkės sė fisit. Kėshtu, tė gjithė ne, Reza, Essey, Maryam, Mehdi, Mammal, Nasserine, Amir, Moody, Mahtabi dhe unė filluam tė ngjeshemi dhe tė ndrydhemi nė veturėn e Mammalit, duke nxituar drejt shtėpisė sė Ameh Bozorg pėr tė marrė pjesė nė kėtė ngjarje tė madhe. Unė nuk ndjehesha e disponuar pėr kėtė festė.
Nė momentin kur sapo hymė nė shtėpi, drejt nesh me vrap u afrua motra hundėshkabė e Moodyt dhe, nė ēast, filloi ta mbyste atė me puthje e me pėrqafime. Pastaj u kthye drejt Mahtabit dhe e pėrqafoi me shumė dashuri. Para se tė mė dhuronte edhe mua njė puthje tė shpejtė nė faqe, nė mėnyrė instinktive ngrita njė grimė rusarin tim qė ta pengoja njė grimė kontaktin tim me buzėt e saj.
Pėr kėtė festė tė madhe Ameh Bozorg kishte pėrgatitur njė mori dhuratash pėr tė gjithė. Moodyt i dhuroi njė dollap librash me dyer prej pllakash xhami. Pastaj Mahtabit i dhuroi njė fustan nga mėndafshi i vėrtetė, importuar nga Mekka, tė qepur bukur mu pėr shtatin e saj. Ameh Bozorg nuk pushoi fare edhe pėr disa minuta tė tjerė, duke nxituar nėpėr shtėpinė e saj mjaft e gėzuar, duke u ndarė nė tė gjitha anėt tė gjithėve dhurata mjaft tė shtrenjta - pėrveē meje. Kėtė mospėrfillje timen nga ana e saj Moody nuk e vėrejti fare, por edhe mua aq mė bėnte.
Kalova kėtu njė pasdite tė turbullt dhe melankonike, e vetmuar nė kėtė shtėpi tė burgut tim tė mėparshėm. Asnjėrit prej tyre nuk i shkonte mendja madje as vetėm pėr tė marrė mundimin tė bisedonte njė ēikė me mua nė gjuhėn time. Mahtabi mbahej tėrė kohėn ngjitur pėr mua, nga friga nė mos i duhej qoftė vetėm njė ēast tė vetėm tė gjendej nė pėrqafimin e Ameh Bozorg.
Ditėt kalonin, por festat e mėrzitshme vetėm sa vijonin tė zvarriteshin. Njė mėngjes, derisa bėheshim gati pėr tė filluar me vizitat e tjera, unė vesha njė kostum leshi ngjyrė kafe tė ēelėt dhe njė xhaketė tė gjatė treēerkėsh, e cili i ngjante njė palltoje. Nėn tė bartja edhe ēorape tė trasha tė gjata deri nė gju, ndėrsa kokėn e mbulova me rusari. “A duhet qė mbi kėtė xhaketė tė hedh edhe njė manto?“, pyeta Moodyn.
“Natyrisht se jo”, ma ktheu ai. “Do tė duhej vėshtruar shumė me kujdes qė tė mund tė vėrehej se kjo xhaketė nuk ishte njė manto.”
Kėsaj radhe pėr vizitėn tonė tė detyrueshme ndėr kushėrinj tė ndryshėm na voziste Maxhidi. Vonė pasdite ai kishte nė plan tė kryente ndonjė punė tė tijėn, kėshtuqė pastaj unė, Mahtabi dhe Moody ndaluam njė taksi dhe u kthyem pėr vizitė tek Aga dhe Khanom Hakim.
Kur deshėm tė largoheshim nga Hakimėt dhe tė nisemi pėr nė shtėpi, tashmė kishte filluar tė errėsohej. Na duhej tė kalonim vetėm disa blloqe shtėpish dhe tė dilnim nė rrugėn kryesore, mbi tė cilėn zhvillohej trafik shumė i gjallėrishėm dhe sa tė kap syri, ku do tė duhej pritur ndonjė taksi. Mirėpo taksi tė lirė nuk mund tė vėrenim dot.
Papritur nė trotuar ndaloi njė kamionetė e bardhė e markės Nissan, duke fishkėlluar gomat, shoqėruar edhe nga njė pakon tjetėr, i cili po ashtu ishte i bardhė dhe nė ēast pėrjashta kėrcyen katėr burra me mjekra dhe tė veshur nė uniformat ngjyrė ulliri tė pasdarėve. Njėri prej tyre iu sul Moodyt, ndėrsa tė tjerėt vunė nė shėnjestėr armėt e tyre. Nė tė njėjtėn kohė katėr femra tė tjera tė policisė pasdar, tė mbėshtjella nė uniformat e tyre dhe tė mbuluara nė chadorė tė zez, u vėrsulėn drejt meje dhe filluan tė ēirreshin nė mua.
Molla e sherrit ishte kostumi im ngjyrė kafe nė tė ēelė; kėtė e dija mirė. Pra, megjithatė, ishte dashur qė ta veshja njė manto mbi xhaketėn time.
Burrat pasdaranėt filluan ta hiqnin zvarrė Moodyn drejt Nissanit, mirėpo ai kundėrshtonte nė mėnyrė instinktive, duke ua kthyer edhe ai me zė tė lartė nė gjuhėn farsi.
Merreni me vete nė burg! brohorisja unė nė vete. Ēojeni nė arrest!
Moody dhe pasdarėt vazhduan tė grindeshin edhe pėr njė kohė, derisa mbi mua gratė e forcave tė policisė pasdar ēirreshin me sharjet e tyre, mu tek veshi im. Pėrnjėherė tė gjithė ata u larguan ashtu siē erdhėn, duke kėrcyer sėrish nė automjetet e tyre dhe duke nxituar mė tej.
„Ēfarė u shpjegove ti atyre?“ pyeta Moodyn.
„U thashė qė ti kėtu tė gjendesh pėr vizitė dhe se nuk njeh mirė rregullat e veshjes“, tha ai.
„Por, ti vetė mė sigurove qė unė mund tė dilja kėsisoji.“
Moody pranoi se kishte gabuar: „Mua nuk ma merrte mendja se do tė mund tė ndodhte njė gjė e tillė. Pra, tani e tutje, kur tė dalėsh nė rrugė, ti duhet tė bartėsh ose manto, ose njė chador.“ Pastaj u mundua ta kthente nė vend dinjitetin e vet. „Madje ti edhe i njeh kėto rregulla“, filloi tė ziente ai nga inati. „Herave tė tjera mos lejo kurrė qė tė tė ndalojnė pėr kėso gjėrash.“
Mė nė fund, diku rreth fundjavės, Mammali dhe Nasserine u treguan tė gatshėm qė tė gostisin farefisninė e tyre. Unė dhe Nasserine filluam tė pastronim. Moody dhe Mammali vajtėn nė treg dhe sollėn pemė e perime pa hesap, pastaj ėmbėlsira tė ndryshme, arra, lajthi dhe njė mori gjėrash tė tjera. Ne tė dyja ziemė ēaj me litra tė tėra, duke llogaritur kėshtu se atė ditė pėr vizitė do tė vinin me qindra mysafirė.
Ellen dhe Hormozi qėlluan rastėsisht kėtu, kur nga jashtė, pėrmes altoparlantėve filloi tė jehonte azani - thirja pėr t‘u falur. Kjo ftesė e pėrditshme pėr t‘u falur nė jetėn e njerėzve tė Teheranit dėgjohet kaq depėrtuese tri herė nė ditė. Madje ėshtė e parėndėsishme se ku gjendet njeriu nė atė ēast, apo ēfarė ėshtė duke bėrė, pasiqė kohėt e caktuara pėr t‘u falur nuk lejohet tė harrohen kurrsesi. Teorikisht, njeriu mund tė falej nė ēdo kohė, mirėpo Allahu u dhuron shpėrblime tė larta atyre qė pėrmbushin menjėherė detyrat e tyre tė lutjeve, nė kėto kohėra tė caktuara.
„Mė duhet njė chador“, tha Ellen duke kėrcyer nė kėmbė. Edhe besimtarėt e tjerė, - nė mesin e tyre edhe Ameh Bozorg, - iu bashkuan tė tjerėve dhe pas pak ēasteve nė dhomėn e afėrt filloi tė jehonte ajo mėrmėritja monotone e lutjeve tė tyre.
Mė vonė Ameh Bozorg bėri me dije qartazi se sa shumė i pėlqente Ellen. „Ma sha Allah“, iu drejtua Moodyt. „Lavdi Allahut. Sa mirė nga ajo qė falet me kaq ndėrgjegje. Vetė Allahu do ta shpėrblejė atė.“
Dikur gjatė ditės, derisa festa ishte duke vijuar deri nė pafund, Moody u thellua nė bisedė me njėrin prej kushėrinjve tė Nasserinės, i cili edhe vetė ishte mjek. „Pėrse nuk punon ti?“ e pyeti Dr. Marashi.
„Ēėshtja e lėshuarjes sė dokumentacioneve pėr leje pune ėshtė duke vazhduar edhe mė tej“, ia ktheu Moody.
„Atėherė, nėse mė lejon ti, unė do tė bisedoja me njerėzit nė spital. Ne, ashtu-kėshtu, kemi nevojė urgjente pėr njė anesteziolog.“
„Vėrtet? Mund tė bėsh ti diēka pėr mua?“ pyeti Moody, me zėrin e tij plot optimizėm.
„Kryemjeku i spitalit ėshtė njė miku imi“, u pėrgjigj Dr. Marashi. „Unė do tė bisedoj me tė dhe do tė shoh se ēfarė mund tė bėjė ai.“
Moody mbeti tepėr i lumtur, duke qenė i vetėdijshėm se sa e rėndėsishme ishte po tė kishte njeriu kėtu ndonjerin nė pozitė me ndikim dhe me lidhje tė mira me autoritetet zyrtare. Mė nė fund, ky vend pune dukej se ishte me tė vėrtetė njė shans i madh. Vėrtet Moody ishte njė pėrtac i madh, mirėpo fundi-fundit ai ishte njė mjek i kualifikuar, i cili ishte i etur njėsoj si pėr tė holla ashtu edhe pėr statusin qė e gėzonte mjeku nė Iran.
Sapo fillova tė bluaja nė mendjen time pėr kėtė zhvillim tė ri, menjėherė e kisha tė qartė se kjo do tė mund tė ishte edhe nė tė mirėn time, sepse me siguri edhe unė do tė disponoja me njė liri sado e ēalė qė do tė ishte ajo. Dalngadalė edhe Moody bindej se sa e bezdishme ishte pėr tė po tė mė ruante mua nė ēdo kohė. Atij i duhej tė mė lejonte mua sadopak liri dhe bashkė me kėtė jetėn e tij pėrplot brenga ta bėnte mė pak tė komplikuar.
Pra, nėse Moody do tė fillonte tė punonte, atėherė me siguri qė shanset e mia pėr tė lėvizur mė tepėr do tė rriteshin. Madje, mbase do tė ngrihej edhe vetėgjykimi i tij i vagullt.


Nouruzi kaloi nė javėn e dytė, duke vazhduar me atė, siē e quanin kėta „pushim“, nė bregdetin Kaspik, i cili shtrihej nė veri tė Teheranit dhe i cili shenjonte njė pjesė tė kufirit Rusi – Iran. I vėllai i Esseyt ishte i punėsuar nė ministrinė e Edukimit Islamik, qė merrej pėrcaktimin e rregullave tė tė jetuarit, njė institucion qeveritar i cili kishte konfiskuar tėrė pasurinė e shahut. Tani ky lumzonte nga madhėshtia pėrrallore dhe kėsisoji, tėrė familjes sė tij i ofroi qė t‘i kalonte pushimet nė njėrėn nga pallatet e ish shahut.
Po tė gjendesha unė kalimthi dhe pėr njė kohė tė shkurtėr nė Iran, mbase tėrė kėtė do ta trajtoja ndryshe, disi si njė gjė ekzotike. Njė villė e shahut! Mirėpo tani unė nuk isha aq e marrė, sa t‘u besoja pėrrallave tė tyre mbi shkėlqimin e Republikės sė Ayatollahut.
Qė nė fillim iluzionet e mia pėr t’iu gėzuar njė pushimi njėjavor nė njė pallat tė shahut nuk qenė tė tilla sa tė mė duhej tė merrja rrugė nė atė mėnyrė dhe tė jem njėra prej gjithsej njėzet e gjashtė udhėtarėve nė vetėm tri vetura. Gjėja e vetme qė i gėzohesha ishte se me kėtė rast mė ofrohej shansi pėr tė mėsuar diēka mė tepėr pėr krahinat, ngase Irani ishte njė vend me hapėsirė tė gjerė dhe unė nuk mund ta dija se sa rrugė dhe sa territor do tė na duhej kapėrcyer mua dhe Mahtabit, nėse njėherė do tė donim tė largoheshim nga ky vend. Kėshtu, gjatė tėrė rrugės unė vėshtroja me gjithė vėmendje rrethinėn, duke ngulitur nė kokėn time sa mė shumė detaje mbi kėto treva, duke mos qenė e sigurt nėse dhe sa do tė mund tė ndihmonte e gjithė kjo.
Mirėpo, sa mė tepėr qė linim prapa rrugėn, aq mė shumė mė kthehej kurajoja. Tė gjitha kėto krahina me tė vėrtetė ishin me njė hijeshi tė mrekullueshme, mirėpo hijeshia e vargmaleve vetėm sa tė trazonte, sepse ato si duket ishin edhe mė tė larta dhe mė shkėmbore se vetė bjeshkėt e Rocky Mountains, nė perėndim tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės. Kėto vargmale bjeshkėsh mbėrthekonin Teheranin nga tė gjitha anėt, duke lėnė njė pėrshtypje se ky qytet gjendej i tėri nė njė lloj gracke. Nga kėndvėshtrimi im, i kufizuar mjaft nė kėtė auto tė stėrmbushur, gjatė kohės vėreja se si bjeshkėt bėheshin gjithnjė mė tė larta dhe se shndėrroheshin nė bjeshkė shkėmbore. Fillova tė thellohesha nė melankoli dhe nė heshtje tė flas vetė me vete.
Ndoshta ėshtė e mundur qė gjatė kėsaj jave tė ngjanin edhe gjėra tė befshme dhe tė gėzueshme, tė cilat mua dhe Mahtabit do tė na mundėsonin qė tė arratisemi nga kėtu. Pastaj ne do tė mund tė fshiheshim si udhėtarė ilegalė, nė njėrėn nga anijet e kėtushme dhe pėrmes Detit Kaspik tė venim pėr nė ... Rusi.
Pėr mua ishte krejt njėsoj se ku do tė zbarkonim ne! kėmbėngulja unė kokėngjeshur. Qėllimi im ishte vetėm qė tė largohesha nga kėtu.
Meditimet e mia mė ngarkonin edhe me njė konkluzion tė frikshėm dhe pėrfundimtar, duke vėrejtur veten mirė se dita mė ditė po bėhesha gjithnjė mė pesimiste, mė e hidhur dhe me panik. Edhe Moody ndjehej i irrituar njėsoj, ndėrsa unė pyetja nėse ndikonte ky njeri pa dashje dhe pavetėdijshėm nė rėnien e kurajos sime, tanimė thuaja tė humbur tėrėsisht. Mė pėrshkoi njė e ngjethur e ftohtė. Acarimi tashmė ishte deponuar si nė mua, ashtu edhe nė Moodyn, tani qė ky presion kėrcėnonte qė unė tė dėshtoja, ta peshoja edhe mė tej dhe nė fshehtėsi kėtė plan timin tė mbruar me shumė kujdes.
Nėse sė shpejti nuk do ndodhte ndonjė gjė nė tė mirėn tonė, atėherė - frikėsohesha unė -, me siguri do tė ndodhte diēka shumė e tmerrshme.
Gjatė vendosjes sonė nė pallatin e shahut atė e gjetėm ashtu siē pritej, tė plaēkitur tė tėrin. Tė gjitha gjėrat qė tė kujtonin kulturėn perėndimore ishin mėnjanuar, nė veēanti mobiljet. Me siguri qė nė tė kaluarėn kjo godinė duhet tė ketė qenė njė villė impozante, mirėpo tani ajo dukej se ishte vetėm njė rrėnojė e zbrazėt. Pas darkės tė gjithė ne, tė njėzet e gjashtėt sa ishim, u vendosėm nė njė dhomė tė vetme dhe qė tė gjithė filluam tė rradhitemi mbi dysheme, thjesht krah mė krah dhe tė provonim tė bėnim gjumė. Pasi tė gjithė burrat gjendeshin nė tė njėjtėn dhomė – me tė vėrtetė Aga Hakim ishte shtrirė mu pranė meje –, unė isha e detyruar qė gjatė tėrė natės tė qėndroja e veshur nė uniformėn time, duke u munduar qė tė gjeja njė pozitė mė tė rehatshme, e mbėshtjellė e tėra nė manton time, ndėrsa kokėn tė mbėshtjellė nė mėnyrėn mė tė rregullt me rusarin tim.
Atė natė tė hershme pranverore filloi tė frynte njė puhi e akullt, e cila nga ana e detit depėrtonte brenda nė dhomė, pėrmes dritareve tė hapura. Gjatė tėrė natės nga acari unė dhe Mahtabi u dridhėm duke u rrokullisur mbi dysheme, ndėrkohė qė tė gjithė familjarėt e tjerė iranas flenin me rehatinė e tyre si tė ishin foshnja.
Tė nesėrmen nė mėngjes ne na u desh tė mėsonim se si, e tėrė rrethina lėngonte nga njė thatėsi e madhe, sa si masė kursimi tė ujit tė pijshėm gjatė kohės mė tė madhe tė ditės ndėrpritej i tėrė rrjeti i furnizimit, me pėrfundim qė mua mė duhej qė mėngjesin e parė tė „pushimit“ tim ta kaloja nė oborr, duke pėrgatitur me gratė e tjera sabzi dhe sallata tė ndryshme, duke i pastruar sė bashku tė gjitha kėto nė njė ujė tė akullt, nė njė kovė tė vetme, ndėrsa disa prej burrave qėndroni ende tė shtrirė nėpėr skutat e dhomės duke fjetur; njė numėr tjetėr syresh vazhdote tė sorollatej rreth e rrotull nėpėr kopsht, duke vėshtruar nė drejtim tonin se si punonim.
Mė vonė burrat shkuan pėr tė kalėruar; kurse grave nuk u lejohej tė merrnin pjesė nė kalėrim.
Ne gratė dolėm tė shėtitnim pėrgjatė bregdetit, mė parė me siguri tė bukur, tani tė mbuluar me shtresa plehėrash tė shumta dhe gjithėfarė bėrlloku tjetėr.
Java vazhdoi tė zvarritej tutje, duke provokuar nė mesin e familjarėve bela dhe ofendime tė njėpasnjėshme. Unė dhe Mahtabi mbaheshim mjaft mirė, pasi e dinim se nuk bėnte ndryshe. Ndėrkohė ne ishim mėsuar me kėtė.
Ditėt e para tė pranverės me vete sollėn njėkohėsisht si optimizėm ashtu edhe depresion. Sė shpejti e tėrė dėbora do tė shkrinte nėpėr bjeshkėt pėrreth. Vallė, ishte e mundur qė ai miku i Rashidit tė na transferonte ne tė dyjave deri nė Turqi? Kjo kohė e butė tani ofronte edhe hapėsirė tė mjaftueshme pėr tė vepruar.
Megjithatė, ky ndėrrim stinėsh theksonte nė mėnyrė tė pamėshirshme kohėzgjatjen e mbajtjes sime peng. Tash kishin kaluar shtatė muaj tė tėrė prej kur unė dhe Mahtabi mbaheshim me dhunė nė Iran.


Pas kthimit tonė nė Teheran Moody u informua se ishte pranuar nė vendin e punės nė spital. Ky lajm e bėri tė tėrin pėr vete dhe nga gėzimi zuri tė kėrcente gjerė e gjatė shtėpisė, duke pėrqafuar dhe shkundur herė pas here Mahtabin, ndėrsa mua mė dhuronte buzėqeshje, pėrndryshe mjaft tė rralla, pastaj mundohej tė bėnte shaka dhe i tėri shkėlqente nga mirėsjellja, dashuria dhe kujdesi, tė cilat mė parė – para shumė kohėve – tek unė ndikonin nė mėnyrė aq tėrheqėse.
„Por dokumentet e mia nuk janė ende nė rregull tė tėrat“, mė rrėfeu Moody. „Mirėpo, nė spital duan ta injorojnė kėtė dhe, megjithatė, duan tė mė pranojnė nė punė, sepse atyre u duhet nė mėnyrė urgjente njė anesteziolog. Njė ditė, kur tė gjitha dokumentet e mia tė jenė nė rregull, atėherė nė spital do tė mė paguajnė tė gjitha orėt e mia tė shėrbimit.“
Gjatė ditės entuziazmi filloi ta braktiste. Pastaj u thellua nė meditime, mendimet e tė cilit mund t‘i lexoja lehtė. Si ishte e mundur tė punonte vallė dhe njėkohėsisht tė mė mbante nėn kontrollin e vet? E lija tė qetė pasi nuk doja t‘i jepja shkas dhe t’i shkonte mendja qė unė kisha ndonjė arsye sa tė mė duhej mė tepėr liri pėr tė lėvizur. Me siguri se ndėrkohė do tė ndodhte diēka. Orari i shėrbimit tė tij nė spital nuk ishte pėrcaktuar ende. Moodyt nuk i duhej tė largohej pėr ēdo ditė nga shtėpia, por, edhe nėse i duhej, prapėseprapė unė do tė isha nėn kontrollin e tij, pėrmes Nasserines, e cila do t‘i raportonte mbi vajtje-ardhjet e mia. Mua mė duhej tė kthehesha nga shkolla e Mahtabit nė shtėpi dhe menjėherė, drejtpėrdrejt tė kujdesesha pėr Amirin derisa Nasserine tė vizitonte ligjėratat e saj nė universitet. Pėrjashtim nga ky orar ishte vetėm dita e enjte, dita e ligjėratave mbi Kuranin, kėshtuqė atė ditė asaj i duhej tė kujdesej qė pėr Amirin tė gjente ndonjė zėvendėsim tjetėr.
Gadi sa nuk ndieja se si nė kokėn e tij po kėrcisnin kėto mendime. Mund tė mė besonte ky tani e tutje? Atij i duhej ta bėnte kėtė, apo, nė tė kundėrtėn, i duhej tė harronte vendin e punės.
„Ditėt e enjte ti do tė kthehesh menjėherė nė shtėpi“, tha ai. „Unė do tė tė kontrolloj ty.“
„Nė rregull“, i premtova unė.
„Okay“, ma ktheu ai dhe fytyra e tij u kthjell menjėherė, i lumtur qė do tė fillonte tė punonte sėrish.


Kėtė lirinė time tani e shfrytėzoja vetėm nė raste tė rralla, atėherė kur ia vlente tė rrezikoja. Moody ishte nė gjendje tė angazhonte tėrė farefisin e tij pėr tė mė spiunuar. Madje ishte e mundur se i kishte ngarkuar tė gjithė ata pėr ta verifikuar nė mėnyrė sporadike tė gjithė aktivitetin tim. Herė pas here e bėnte vetė kėtė, duke u shfaqur befas para shkollės, nė rastet kur tė largohej mė herėt nga spitali, apo kur kishte ditė tė lira dhe na shoqėronte deri nė shtėpi. Pra, mua mė duhej qė nė ēdo ēast tė isha syēelė.
Mu pėr kėtė mė duhej qė t‘i pėrmbahesha pikė pėr pikė kėtij orari tė lėvizjes sime, tė cilit mund t‘i shmangesha vetėm pėr qėllime tė caktuara.
Njė ditė njėra nga mėsueset e shkollės hyri nė zyrė tė sekretariatit, derisa nxėnėset ishin duke bėrė pauzėn e tyre dhe nė ēast zuri vend pranė meje nė bangė. Kėtė grua e njihja vetėm kalimthi, mirėpo mjaft shpesh e kisha vėrejtur tė mė buzėqeshte miqėsisht. Ne tė dyja i tundėm kokėn njėra-tjetrės nė shenjė pėrshėndetjeje.
Pas pak ēasteve gruaja filloi tė vėshtronte pėrreth nė dhomė pėr tė qenė e sigurt qė tė mos na vėshtronte ndonjėri dhe pastaj mė pėrshpėriti anash, nga cepi i gojės; „Nagu (mos thuaj gjė), nagu, Mrs. Azahr.“
Tunda kokėn nė shenjė pajtimi.
„Unė fola burrin tim juve“, tha ajo duke u munduar tė gjente fjalė, „ajo don tė ndihmon juve.“ Nė gjuhėn farsi nuk ekzistojnė fare pėremrat pėr „ai“ dhe „ajo“. Iranasit fjalėt e tyre vetėm sa i bėjnė lesheli. Pastaj mėsuesja uli shikimin e saj mbi kraharor dhe, pa rėnė nė sy, nga petkat e saj tė bujshme, me shpejtėsi nxori njėrėn dorė dhe e zgjati drejt meje. Shikoi edhe njė herė pėrreth, pėr t‘u siguruar se nuk e kishte vėrejtur njeri dhe, po aq me shpejtėsi, preku dorėn time dhe mė pas, e tėrhoqi prapė. Nė shuplakėn e dorės sime u gjend njė copė letėr, nė tė cilėn qe shkarravitur njė numėr, si duket, i telefonit.
„Ju thirrni“, pėrshpėriti mėsuesja. „Zonja.“
Teksa nxitoja me Mahtabin rrugės pėr nė shtėpi, rrezikova qė pėr disa ēaste tė kthehesha nė dyqanin e Hamidit, pėr ta shtjelluar kėtė gjurmė enigmatike. Pasi qė u rashė numrave tė telefonit, nė anėn tjetėr tė receptorit u dėgjua zėri i njė gruaje nė gjuhėn angleze, e cila u prezantua si Miss Alavi, e cila u gėzua pa masė qė mė dėgjonte. Pastaj shpjegoi se si ajo punonte pėr burrin e asaj mėsueses, e cila kėsaj dhe tė ėmės i kishte treguar tė gjitha pėr mua dhe pėr situatėn time nė ngushticė.
„Pasiqė unė mė parė kam studiuar nė Angli dhe e flas mirė gjuhėn angleze, ai mė pyeti nėse unė do tė mund tė bėja ndonjė gjė qė t‘ju ndihmoja disi“, shpjegoi mė tej. „Unė iu pėrgjigja se do tė mundohem.“
Edhe kjo ishte njė dėshmi tjetėr se nuk duhej futur tė gjithė njerėzit nė Iran vetėm nė atė kategorinė e fanatikėve dhe urrejtėsve tė pamėshirshėm tė Amerikės. Miss Alavi ishte e gatshme pėr tė ofruar ndihmė tė parezervė dhe me kėtė ndoshta tė rrezikonte edhe tė burgosej, madje edhe ta vinte jetėn e saj nė rrezik.
„Si mund tė takohemi ne?“ pyeti ajo.
„Mua mė duhet tė pres derisa tė mė ofrohet shansi.“
„Atėherė, kur tė keni shans pėr t‘u takuar me mua, unė do tė rregulloj kėtu qė ta shfrytėzoj pauzėn time tė drekės dhe me veturėn time do tė vij saora tek ju, kudo qė tė jeni.“
„Nė rregull“, ia ktheva unė.
Zyra e saj gjendej shumė larg shtėpisė sė Mammalit, pastaj larg edhe nga shkolla e Mahtabit dhe gjithashtu larg nga masxhedi, ku ditėve tė enjte mėsohej Kurani. Do tė jetė tepėr vėshtirė pėr ta aranzhuar njė takim dhe pėr tė siguruar kohė tė mjaftueshme tė njohjes si duhet. Unė mund tė dyshoja mbi motivet e Miss Alavi, por jo edhe nė atė se, kjo grua tė mbetej gojėkyēur, sepse vetė serioziteti i fjalėve tė saj nė mua ngjallte besim tė atypėratyshėm.
Ditėt zvarriteshin dalngadalė dhe shndėrroheshin nė javė, derisa unė pėrpiqesha tė gjeja shans dhe rrugė sa mė efektive dhe tė sigurt pėr tė organizuar kėtė takim. Pra, qė kur Moody kishte filluar me punėn e tij unė zbulova se tė gjitha laqet e rrjetit tė tij tė kontrollit ishin rrudhur edhe mė shumė. Nasserine ishte gjithnjė syhapur, madje edhe mė tepėr se vetė burri im. Secilėn herė, kur hyja nė derė, ajo menjėherė shikonte orėn e saj.
Mirėpo, struktura e sistemit mbikėqyrės tė Moodyt duhej tė dėshtonte pashmangshėm, sepse nė kėtė qytet katėrmbėdhjetėmilionėsh ishte e pamundur qė nė ēdo kohė tė kontrollonte ēdo hap timin. Njė ditė sė bashku me Mahtabin u ktheva nga shkolla drejt nė shtėpi dhe vėrejta se si, tashmė, Nasserine ishte duke na pritur me padurim, pasiqė asaj i duhej tė shkonte patjetėr nė universitet, ku sapo e kishin ftuar tė merrte pjesė nė njė tubim tė posaēėm dhe kėsisoji, asaj i duhej ta linte Amirin pranė meje. Ajo u largua me nxitim. Moody punonte nė spital. Reza dhe Essey ishin nė vizitė tek tė afėrmit e tyre.
Menjėherė i telefonova Miss Alavi. „Unė mund tė takohem me ju qė tani“, i thashė.
„Menjėherė do tė bėhem gati dhe do tė nisem“, u pėrgjigj ajo.
Pastaj i pėrshkrova rrugėn se si mund tė arrinte deri nė park, i cili shtrihej vetėm disa lagje larg shtėpisė sonė. „Por, si do t‘u njoh unė ju?“ e pyeta.
„Unė bart njė pallto tė zezė, pantallona tė zi dhe njė shall tė zez dhe njė petk zije. Nėna ime ka vdekur para pak kohėsh.“
„Oh, mė vjen keq.“
„Ėshtė nė rregull“, tha ajo.
Mbi njė copė letėr shkrova ca fjalė pėr Moodyn. Orari i punės sė tij nė spital nuk ishte caktuar ende. Atij i duhej tė lajmėrohej qė heret nė mėngjes nė sallėn e operimit, mirėpo nuk e dinte kurrė saktėsisht se kur do tė kthehej pasdite nė shtėpi. Herė-herė ndodhte tė kthehej vonė, madje edhe rreth orės njėmbdhjetė tė natės, mirėpo, megjithatė, ishte e mundur tė kthehej edhe nė ēdo kohė.
„Fėmijėt janė duke u grindur njė ēikė“, i shkrova atij. „Do tė largohem me ta pėr disa ēaste nė park.“
Mahtabi dhe Amiri ndjeheshin gjithmonė tė lumtur dhe brohoritnin kur mund tė dilnim nė park. Mahtabit mund t‘i besoja verbėrisht, ndėrsa Amiri ishte vetėm njė foshnjė. Pra, nga ana e tyre nuk mė duhej tė brengosesha tepėr, por ajo qė mė fuste frikėn nė palcė ishte reaksioni i Moodyt, pėr kėtė vendim timin pėr t‘u larguar nga shtėpia e pėr tė dalė nė park, pa shoqėrimin dhe pa lejen e tij. Tani mė mbetej vetėm tė shpresoja qė kėtė takim ta lija pas vetes dhe qė tė arrija nė shtėpi, para se tė kthehej ai.
Fėmijėt dėfreheshin mjaft tė lumtur, duke u luhatur nė kolovajzė dhe duke ndarė gėzimin e tyre me fėmijėt e tjerė. Pas pak ēasteve, njė grua e veshur e tėra nė tė zeza vėrehej se po afrohej nė drejtim timin. Rregullat dhe mėnyra e veshjes iranase e bėnte tė vėshtirė pėr t’ia qėlluar moshėn e ndonjė gruaje tjetėr, mirėpo, aq sa mund tė vėreja unė, kjo grua mund tė ishte diku rreth tė pesėdhjetave, ndoshta pak mė e re. Ajo u ul pranė meje nė bangėn e parkut.
„Unė i lashė burrit tim nė shtėpi njė copė letėr tė shkruar“, i thashė shpejt. „Por ėshtė e mundur qė ai tė shfaqet kėtu nė ēdo ēast.“
„Nė rregull“, tha Miss Alavi. „Nėse duket ai, atėherė unė do tė shtirem se disa nga kėta fėmijė kėtu kinse janė tė mitė.“ Ajo me shikimin e saj rroki njė grua e cila ishte ulur nė anėn e kundėrt tė parkut, pastaj u nis drejtė saj dhe atje zhvilloi njė bisedė tė shkurtėr me tė nė gjuhėn farsi. „I shpjegova asaj gruas se, nėse burri juaj shfaqet rastėsisht kėtu, unė do tė shtirem kinse kėtu, nė park, jam me tė dhe me fėmijėt e saj, e jo me juve. Ajo u pajtua.“
Gruaja e panjohur e pranoi kėtė pa fjalė. Dalngadalė filloja tė mėsoja se edhe iranasve u pėlqenin intrigat. Tė gjithė kėta, qė nė tė kaluarėn ishin mėsuar tė jetonin me tinėzi dhe intriga tė ndryshme, ndoshta edhe nė kohėn e shahut, mu sikur tani, nė kėtė tė Ayatollahut. Komplotet dhe kundėrkomplotet ishin kėtu ushqim i tyre i pėrditshėm, madje jo vetėm me sjelljet e tyre oficiele ndaj shtetit tė tyre, por edhe vetė nė mesin e tyre familjar. Pra, kjo qė Miss Alavi e luti gruan e panjohur pėr ndihmė, atė nuk e befasoi dhe nuk e shqetėsoi fare. Madje ishte e mundur qė kjo intrigė vetėm sa t‘ia bėnte ditėn ca mė interesante.
„Mė tregoni mua se si keni arritur ju kėtu?“ pyeti Miss Alavi. „Pėrse jeni ju kėtu nė Iran?“
Unė fillova me historinė time, duke u munduar qė t‘i bija sa mė shkurt dhe i fola vetėm pėr gjėrat mė tė rėndėsishme.
„E kam tė qartė problemin tuaj“, m’u drejtua Miss Alavi. „Gjatė kohės sa studioja nė Angli edhe unė vetė isha njė e huaj dhe tė tjerėt ndaj meje silleshin gjithmonė si me njė tė huaj, edhe pse unė nuk doja tė isha e tillė. Dėshira ime ishte tė mbetesha nė Angli, mirėpo mua mė duheshin njerėz pėr tė mė ndihmuar pėr kėtė gjė, por ata njerėz nuk deshėn dhe isha e detyruar tė kthehesha sėrish nė Iran. E gjithė kjo mua dhe nėnėn time na pikėlloi pa masė, kėshtuqė mė pas, ne tė dyja vendosėm t‘u ndihmojmė tė gjithė tė huajve kėtu, nė vendin tonė, nėse eventualisht do tė kemi mundėsi. Dhe tani unė do t‘ju ndihmoj juve dhe jam shumė e bindur se mund t‘ju ndihmoj.“
Mbajti frymėn pėr njė ēast, pėr ta kthyer kontrollin e saj mbi veten dhe vazhdoi mė tej.
„Nėna ime vdiq para dy javėsh“, vijoi ajo. „Kėtė e dini ju. Para se tė vdiste ne kemi biseduar shumė herė pėr ju. Shpeshherė mė thoshte: ,Ty nuk tė ka ndihmuar njeri, sa ishe si e huaj nė Angli’. Pastaj mė detyroi qė t‘i premtoja se unė do t‘u ndihmoja tė huajve gjithmonė kur tė kem mundėsi, prandaj tani mė duhet ta pėrmbush fjalėn e dhėnė. Pastaj kjo ėshtė edhe dėshirė imja.“ Miss Alavi filloi tė fshinte lotėt nga faqet e saj, me kėndin e petkut tė saj.
„Por si?“ e pyeta unė. „Ēfarė mund tė bėni ju pėr mua?“
„Unė kam njė vėlla, i cili jeton nė Zahidan, nė kufi me Pakistanin. Unė do t’i...“
„Mommy! Mommy! Mommy!“ e ndėrpreu Mahtabi, duke nxituar drejt nesh me vrap. „Daddy ėshtė kėtu!“
Vėrejta Moodyn qė rrinte anash, jashtė gardhit nga hekuri i farkuar, i cili mbėrthekonte tėrė parkun, duke mos shqitur sytė nga unė. Nė fytyrėn e tij vėreheshin rrudha tė thella dyshimi. I zemėruar bėri me dorė, duke dashur tė bėnte me dije se duhej t‘i afrohesha.
„Ju lutem, rrini ju tė qeta“, u pėrshpėrita unė Miss Alavis dhe Mahtabit. „Mos lejoni tė nxisni dyshim. Mahtab, largohu prapė tek kolovajzat dhe vazhdo tė luash prapė.“
U ngrita nga banga dhe u nisa drejt Moodyt, duke iu gėzuar gardhit qė na ndante.
„Ēfarė je duke bėrė kėtu?“ murmuroi ai.
„Paj, shiko tė lutem se ēfarė dite e bukur ėshtė“, ia ktheva unė. „Sapo nuk ka ardhur pranvera dhe unė desha tė dilja nė park me fėmijėt.“
„Kush ėshtė ajo grua e ulur pranė teje?“
„Nuk e njoh fare. Edhe ajo ėshtė kėtu me fėmijėt e saj.“
„Por, ti ishe duke biseduar me tė. Di ajo tė flas anglisht?“
Isha e sigurt qė Moody kishte qenė bukur larg, nga ku nuk ishte e mundur qė veshi i tij tė kapte bisedėn tonė, prandaj gėnjeva: “Jo, jo, nuk flet. Por, unė ushtroja njė ēikė nė farsi me tė.“
Moody shikoi edhe njė herė me mjaft dyshim nė tė gjitha anėt, mirėpo tė gjithė ajo qė vėrente ishin fėmijėt, tė cilėt luanin dhe dėfreheshin duke u ējerrė me zė tė lartė, nėn kujdesin e nėnave tė tyre. Miss Alavi dhe ajo gruaja tjetėr iranase, tanimė u ishin afruar kolovajzave, nė dukje pėr t‘u dėfryer me fėmijėt e tyre. Asgjė nuk dėshmonte pėr njė intrigė tė mundshme. Pra, ai mė kontrolloi dhe unė isha aty, mu nė atė vendin qė i shkrova. Pastaj, pa thėnė njė fjalė, u kthye prapa dhe u nis pėr nė shtėpi.
Unė u ktheva drejt fushės sė lojėrave. Mbajta frymėn pėr njė ēast, sa t‘u jepja nga njė hov kolovajzave tė Mahtabit dhe tė Amirit. Me dėshirė do ta ktheja kokėn time dhe tė veneroja nėse Moody nė ato ēaste ishte duke vėshtruar kah unė apo jo, mirėpo mbeta tė luaja kėtė rol timin tė dėfrimit me fėmijėt. Pas pak ēasteve u nisa prapė drejt bangės dhe u ula nė tė, ndėrsa Miss Alavi priti edhe disa minuta para se tė zinte vend prapė pranė meje.
„Ai u largua“, tha ajo.
Miss Alavi i hodhi sėrish njė shikim gruas tjetėr dhe i tundi kokėn nė shenjė mirėnjohjeje. Edhe ajo i tundi kokėn, pasiqė tashmė ishte ngatėrruar nė kėtė lojė, pa ditur fare arsyen e kėsaj intrige, mirėpo kėtė ajo e bėnte me dėshirėn e saj. Vallė, ēfarė torturash tė pėrditshme u duhej tė duronin kėto gra, mė shkoi mendja.
Por mendja ime u kthye prapė tek brengat e mia personale. „Vėllai juaj?“ e pyeta unė pėr tė mos humbur kohė.
„Ai jeton nė Zahidan, pranė kufirit me Pakistanin. Unė do tė bisedoj me tė dhe do ta pyes nėse ai, po qe se unė ju shpie ju deri nė Zahidan, do tė ketė mundėsi tė kujdeset pėr ju dhe t‘u shpjerė pėrtej kufirit.“
„Mund ta bėjė ai kėtė?“
Miss Alavi uli njė ēikė zėrin e saj. „Tėrė kohėn ai merret vetėm me kontrabandimin e njerėzve pėrtej kufirit.“
Nė ēast mė erdhi disponimi. Fillova tė analizoja tė gjitha rrethanat qė mundėsuan takimin tonė dhe menjėherė e kisha tė qartė se e tėrė kjo, qė nga fillimi, kishte qenė larg asaj sa tė quhej vetėm ēėshtje e rastit, siē mė dukej mua nė fillim. Mėsuesja nė shkollė dhe burri i saj duhej ta dinin mirė se Miss Alavi nuk ishte vetėm njė grua e thjeshtė, njė grua e cila donte tė mė ndihmonte vetėm pse e fliste gjuhėn angleze.
Ata, pra, e dinin mirė pėr tė vėllain e saj! Natyrisht se unė nuk isha e vetmja grua qė mbahesha me dhunė nė Iran. Nėse jeta ime pėr mua kėtu ishte kaq e padurueshme, atėherė me siguri se duhet tė ekzistonin miliona njerėz tė tjerė, sikundėr edhe unė, tė cilėt nė kėtė kohė ndanin fatin tim. Nė kėtė vend pėr kohė tė gjatė nė pushtet ishin instaluar vetėm qeveri represive; mu pėr kėtė ishte e logjikshme qė nė kėtė vend gjatė, kėsaj kohe tė organizohej njė grup i tillė njerėzish profesionalė, nga individė tė ndryshėm qė mendonin hollė e hollė, detyra e tė cilėve ishte tė bartnin njerėz pėrtej kufirit tė shtetit tė tyre. Mė nė fund, pra, unė vura kontakt mu me njėrin prej kėtyre kontrabandistėve profesionalė.
„Por, sa do tė kushtonte e gjithė kjo?“
„Mos u mėrzitni ju pėr tė holla. Tė gjitha do t‘i paguaj unė vetė, sepse kėtė ia kam premtuar nėnės sime dhe, nėse ju, njė ditė tė keni dėshirė tė m’i ktheni tė hollat, atėherė nė rregull. Mirėpo pėr kėtė unė nuk brengosem fare.“
„Kur do tė mund tė nisemi, pra?“ e pyeta unė mjaft e shqetėsuar. „Si ėshtė e mundur qė tė arrijmė deri nė Zahidan?“
„Ne do tė nisemi sa mė parė qė ėshtė e mundur“, m’u pėrgjigj ajo. „Mua mė duhet tė kujdesem sė pari pėr dokumentet tuaja dhe qė ju dhe bija juaj tė mund tė fluturoni pėr nė Zahidan.“ Pastaj filloi ta shtjellonte planin e saj, duke mė shpjeguar tė gjitha detajet dhe duke theksuar posaēėrisht njė ēėshtje: Kjo do tė duhej bėrė sa mė urgjent, kjo ishte mė e rėndėsishmja. Kur t‘i pėrgatisim tė gjitha, atėherė, para se tė nisemi, do tė duhej tė siguronim edhe disa orė pėrparėsie para se ta vėrente Moody mungesėn tonė. Kėshtu pra, sė pari do tė duhej tė shkonim deri nė aeroport, tė futeshim nė bordin e avionit dhe tė fluturonim pėr nė Zahidan, ku menjėherė do tė venim kontakt me vėllain e Miss Alavi – tė gjitha kėto duhej kryer para se tė bindej Moody definitivisht pėr arratinė tonė dhe para se tė alarmonte policinė.
Si dukej, dita mė e pėrshtatshme pėr t‘u arratisur do tė ishte dita e enjte. Moody do tė ishte nė punė. Unė dhe Mahtabi, sipas orarit tė pėrditshėm, paradite duhej tė ishim nė shkollė, ndėrsa pasdite nė ligjėrata tė Kuranit. Pra, kėtė ditė, para se Moody ta diktonte mungesėn tonė, ne do tė mund tė ishim nė Zahidan.
Ky plan ishte shumė mė i arsyeshėm dhe shumė mė profesional se plani i mbruar nga Trisha dhe Suzanne. Pastaj, Helen dhe Mr. Vincop nga ambasada atėherė shprehėn mendimin e tyre se rreziku mė i madh nė planin e parė pėr t‘u arratisur qėndronte nė atė se, ne na duhej qė sė pari tė fshiheshim nė Teheran pėr njė kohė, si nga Moody, ashtu edhe nga policia. Miss Alavi konfirmoi se njė veprim i tillė nuk kishte shumė kuptim, sepse policia e aeroportit do ta zbulonte e para arratinė e njė gruaje amerikane dhe tė fėmijės sė saj. Pra, ishte tepėr me rėndėsi qė ta linim prapa aeroportin e Teheranit, por edhe ate tė Zahidanit, para se tė lajmėrohej nė polici mungesa jonė.
„Edhe pėr sa kohė mund tė nisemi?“ e pyeta unė prapė, e trazuar edhe mė tepėr.
„Diku pas dy javėsh“ u pėrgjigj ajo. „Sė pari mė duhet tė flas me vllain tim, ndėrsa ju duhet tė mė telefononi tė dielėn, natyrisht nėse do tė keni mundėsi. Mundohuni tė rregulloni tė gjitha dhe qė tė takohemi sėrish kėtu, nė kėtė park dhe pastaj do t‘i shtjellojmė tė gjitha detajet e tjera.“


Ishte tepėr vėshtirė pėr ta fshehur gėzimin tim, por megjithatė ishte me rėndėsi tė jashtėzakonshme, - ishte jetike qė kėtė gėzim mos ta vėrente jo vetėm Moody, Mammali, Nasserine dhe armiqtė e mi tė tjerė, por kėtė mos ta vėrente as edhe bija ime. Ndėrkohė Mahtabi ishte shndėrruar – kur do tė ishte e nevojshme – nė njė aktore tė shkėlqyeshme, mirėpo nuk e peshoja dot ta ngarkoja edhe me kėtė plan sekret, por tė mrekullueshėm. Kur tė vijė koha pėr t‘u larguar, atėherė do t‘i tregoja. Mė parė kurrsesi.
Sapo u kthyem nga parku nė shtėpi vėrejtėm Moodyn se ishte thelluar nė mendime, gjė qė mė bėri qė edhe unė tė pandehem nė mendimet e mia, tė cilat nė kokė mė vlonin mė tepėr se ato fasulet qė ishin duke u zierė pėr darkė.
Mu nė mes tė meditimeve tė mia ngriva papritmas. Mė ra ndėrmend ajo qė mė kishin treguar Helen dhe Mr. Vincop, mbi ato tmerret e ushtruara nga kėta trafikantė njerėzish.
Por, ata mė pėrshkruan mua vetėm pėr tmerret e kontrabandistėve nė kufi me Turqinė!, doja tė kundėrshtoja unė. Kėta tė tjerėt mua do tė mė largonin pėrmes kufirit me Pakistanin.
Megjithatė, kėta njerėz janė vetėm kontrabandistė. Ata tė dhunojnė. T‘i vjedhin tė hollat. Ata tė vrasin, apo tė dorėzojnė te forcat e pasdarėve.
Mos vallė tė gjitha kėto tregime tė tmerrshme i pėrhapnin vetė njerėzit e pushtetit pėr t’i dekurajuar qytetarėt e tyre? Apo ndoshta tė gjitha kėto janė edhe tė vėrteta?
Miss Alavi mė bėri pėr vete shumė lehtė, mirėpo unė nuk e njihja fare tė vėllain e saj si dhe njerėzit e tjerė qė pranė kėtyre aventurave vinin jetėn e tyre nė rrezik. Ndjeva njė dėshirė tė pėrzier me panik, pėr ta vizituar Helenėn nė ambasadė dhe pėr ta shqyrtuar me tė kėtė plan tė ri dhe pėr tė marrė nga ajo ndonjė kėshillė, apo vetėm pėr ta peshuar sė bashku dhe mė mirė besnikėrinė e Miss Alavi.
Tė nesėrmen, derisa unė dhe Mahtabi shkonim nė shkollė, mora guximin dhe ndalova nė dyqanin e Hamidit, nga ku i telefonova Helenės dhe i shpjegova tė gjitha mbi lidhjen time tė re, mirėpo prapėseprapė, nė telefon duhej tė isha e kujdesshme.
„Ejani tek unė“, tha Helen. „Do tė ishte mirė qė tė shihemi qė sot, natyrisht nėse ėshtė e mundur. Mes tjerash unė kam edhe disa letra pėr ju nga familja juaj, pastaj kėtu kanė arritur edhe pasaportat tuaja tė reja. Ju lutem ejani qė sot kėtu.“
„Do tė provoj“, i thashė.
Por si vallė? Pikėrisht kjo ditė ishte ditė e rrezikshme, sepse Moody ishte i lirė, ndėrsa unė nuk isha e sigurt se nė ēfarė kohe do tė dukej, apo nėse do tė dukej fare para shkollės.
Mora edhe njė herė telefonin e Hamidit dhe telefonova nė zyrėn e Ellen, tė cilės i thashė se tani ishte koha pėr ta aktivizuar planin tonė dhe tė mė ndihmonte pėr tė arritur deri nė ambasadėn zvicerane.


Mė vonė, po atė mėngjes, Ellen telefonoi nė shtėpi dhe bisedoi me Moodyn, tė cilin e pyeti nėse unė dhe Mahtabi do tė mund ta shoqėronim atė pasdite nė qytet pėr tė blerė gjėra. Ajo do kthehej deri nė shkollė dhe do tė na merrte me vete pėr drekė dhe pastaj ne tė tria do tė dilnim tė blenim rroba pėr stinėn e pranverės.
Moody u pajtua!
Kėsisoji pra, unė dhe Ellen sapo ia filluam me pjesėn e dytė tė planit tonė. Pas pak kohėsh nė zyrėn e sekretariatit tė shkollės tingėlloi telefoni dhe njėra nga nėnpunėset e zyrės ngriti receptorin, tė cilin ia zgjati menjėherė Khanom Shahien. Kjo grua filloi tė fliste nė farsi, mirėpo, pasiqė pėr disa herė shqiptoi emrin tim, Betty, isha e sigurt se fliste me Ellen.
Ishte ky njė lloj testimi pėr tė vėrejtur nėse Khanom Shahien do tė mė lejonte tė bisedoja nė telefon. Mirėpo nuk lejoi. Ellen qe e detyruar t‘i telefononte edhe njė herė Moodyt nė shtėpi dhe ta detyronte atė tė thėrriste nė shkollė, pėr t’u lejuar kėtyre grave tė mė lejonin tė bisedoja nė telefon.
Mė nė fund biseduam. „Tė gjitha janė nė rregull“, tha Ellen, por me njė tė dridhur tė theksuar nė zėrin e saj. „Unė do tė vij t’ju marr para shkollės.“
„Okay“, i thashė unė dhe e pyeta: “Si duket, me ty diēka nuk ėshtė nė rregull?“
„Jo, jo. Tė gjitha janė nė rregull“, tha ajo, mė njė zė pak mė tė ashpėr.
Nuk kaluan as pesėmbėdhjetė minuta dhe nė telefon u lparaqit prapė Ellen. „Unė tani sapo i telefonova Moodyt dhe i shpjegova qė ndėrkohė tė ka ndodhur diēka tjetėr. Dua tė tė them se sot pasdite ne nuk mund tė takohemi fare.“
„Por, ēfarė ka ndodhur tani?“
„Unė kam ndėrruar mendimin tim dhe pėr kėtė mė duhet tė flas me ty patjetėr.“
U hidhėrova tepėr nė Ellen, sepse kėtė ditė mė duhej nė ēdo mėnyrė tė kthehesha nė ambasadė, mirėpo nuk mund ta bėja kėtė gjė pa qenė e sigurt se mė arsyetonte ndokush.
Por, ēfarė vallė, duhet tė ketė dėshtuar tani? pyetja unė. Si do tė mund tė arrija nė ambasadė tani?
Tė nesėrmen nuk m’u ofrua shans fare pėr tė vajtur nė ambasadė, sepse Moody ishte i lirė edhe atė ditė edhe disponimi i tij qe pėr faqe tė zezė. Ai na shoqėroi mua dhe Mahtabin deri nė shkollė, ku, nė fund, para se tė ndahej nga ne, shqiptoi disa urdhra duke theksuar qė nuk guxonim tė ktheheshim nė shtėpi pa tė dhe se nė mesditė ai do tė kthehej vetė tė na merrte prapė.
Erdhi dreka dhe kaloi, por Moody nuk u duk fare. Pasi kaloi goxha njė kohė, unė dhe Mahtabi filluam t‘i hidhnim njėra-tjetrės shikime pyetėse dhe shqetėsuese. Mos vallė ishim ne tani para ndonjė sprove? Ne nuk kishim ide fare se ēfarė duhej bėrė.
Kaloi njė orė e tėrė, kurse Moody nuk dukej edhe mė tej. „Do tė ishte mė mirė tė nisemi pėr nė shtėpi“, iu drejtova Mahtabit.
E shqetėsuar tepėr nė mos ketė ndodhur ndonjė gjė, ēfarė gjendjen tonė edhe ashtu tė komplikuar do ta bėnte edhe mė delikate, ne nuk deshėm tė humbnim kohė dhe, kėshtu, nė ēast i bėra me dorė njė taksie ngjyrė portokalli qė tė ndalonte. Sapo taksia ndaloi pėr tė zbritur ne nė stacionin tonė, nė rrugėn Shariati, nxituam menjėherė drejt shtėpisė, pa iu shmangur asnjė ēikė marshutės sonė qė tė rrezikonim diēka, duke u frikėsuar se si, ndoshta, Moody ishte duke na pėrcjellė.
Por, sapo hymė brenda nė shtėpi, vėrejtėm Moodyn qė ishte duke qarė, shtrirė mbi dyshemenė e paradhomės.
„Ēfarė ka ndodhur?“ e pyeta.
„Nelufar“, ma ktheu ai. „Ėshtė rrėzuar nga ballkoni i shtėpisė. Ejani tani. Nxitoni tė shkojmė atje.“



12

Nelufari ishte njė ēupėz e vogėl nėntėmbėdhjetėmuajshe e Mortezait, tė birit tė dytė tė Haxhi Babės e Ameh Bozorg dhe gruas sė tij, Nastaran. Ishte ai fėmija i lezetshėm qė atėherė, pėr ditėlindjen e Mahtabit, pa dashje ia shkatėrroi tortėn. Me kukurisjet e saj dhe me dėrdėllitjet e njė fėmije tė vogėl dhe tė zgjuar, pėr mua dhe Mahtabin ishte njė fėmijė shumė i dashur.
Reagimi im qe i drejtpėrdrejtė, me dhembje tė thellė dhe me brengosje pėr shėndetin e saj, mirėpo papritur, nė kokėn time filloi tė tingėllonte njė zile alarmi. Kujdes! Mos vallė ishte kjo vetėm njė grackė? Kishte zier Moody ndonjė plan tjetėr dhe tani donte tė na zvarriste nė ndonjė vend tjetėr?
Por ēfarė na mbetej ne tjetėr pėrveē t‘i shkonim prapa dhe tė kalonim edhe njė herė nė rrugėn Shariati, ku menjėherė u futėm nė njė taksi. Frika ime mė bėnte tė isha e kujdesshme. Mos vallė tashmė Ellen i ka treguar Moodyt pėr fshehtėsinė tonė? Ndoshta atij i kanė telefonuar nga ambasada? Mos ka ndėrmend tė na fshehė nė ndonjė strehim tjetėr, para se tė mund ta alarmonim ne ndokė?
Gjatė rrugės na u desh tė ndėrronim dy taksi. Derisa vijonim nė rrugėn tonė pėr tek prindėrit e Nelufarit, tėrė kohėn rrija duke u lutur nė heshtje qė Mahtabi tė mos reagonte nė asnjė mėnyrė, qė ajo ta njihte kėtė kuart, pėrmes tė cilit tani sapo ishim duke kaluar, relacion qė pėr ne ishte relativisht i njohur, i cili ēonte drejt pėfaqėsisė sė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, pranė ambasadės zvicerane.
Me tė vėrtetė spitali, para tė cilit duhej zbritur ne, gjendej pothuaj pėrballė ambasadės!
Moody urdhėroi tė nxitonim drejt nė sallėn e pranimit, ku ai menjėherė pyeti pėr dhomėn ku duhej tė ishte shtrirė Nelufar. Pėrmes njohjes sime tė mangėt tė gjuhės farsi, mėsova se kishte ndodhur njė problem, kėshtuqė Moody u gjend i detyruar tė thirrej nė autoritetin e tij si mjek qė ishte dhe tė anashkalonte pengesat burokratike. Mirėpo ai seē u ngatėrrua me portierin edhe pėr disa ēaste, me tė cilin po bėnte njė bisedė mjaft tė acaruar, prandaj mė tha me vonesė mua: „Juve nuk u lejohet tė hyni brenda. Ti nuk je duke bartur chador, por edhe Mahtabi po ashtu.“
E kuptova menjėherė dilemėn e Moodyt, sepse po tė futej ai brenda pėr ta vizituar Nelufarin, atėherė atij i duhej qė neve tė na linte vetėm, pa mbikėqyrjen e askujt nė kėtė sallė tė pritjes, mu pėrballė ambasadės! Menjėherė e kuptova se tė mos bėhej fjalė pėr ndonjė grackė, porse Nelufari ishte lėnduar me tė vėrtetė. Kėsisoji, pėr njė ēast i harrova krejt brengat e mia. Mė dhembsej nė zemėr ajo ēupėz e vogėl, por njėkohėsisht mė dhembseshin edhe prindėrit e saj. Nė fund, nė mėnyrė instinktive, Moody u bind se pėrgjegjėsia familjare ishte mė me interes, se sa sigurimi i familjes. Natyrisht se ai nuk dinte qė edhe unė e dija mirė se nė cilin kuart tė qytetit gjendeshim ne. „Rrini kėtu“, urdhėroi ai dhe nxitoi tutje, pėr tė mėsuar pėr gjendjen e Nelufarit tė lėnduar.
Ishte kaq e ēuditshme qė gjithė kjo kishte rastisur kaq afėr ambasadės dhe njėkohėsisht tė ishe e pafuqishme pėr tė vepruar. Pėr t’u pėrvjedhur deri tek Helen vetėm pėr disa minuta natyrisht se nuk ia vlente tė rrezikoje dhe tė sfidoje hidhėrimin e Moodyt.
Vetėm pas pak ēastesh Moody u kthye prapė. „Kėtu nuk gjendet njeri“, tha ai. „Morteza e ka transferuar Nelufarin nė njė klinikė tjetėr, ndėrsa Nastaran ėshtė kthyer nė shtėpi. Tani ne do tė shkojmė sėrish tek ajo.“
Nxituam menjėherė drejt shtėpisė sė tyre, e cila gjendej krejt nė afėrsi, duke parakaluar mu pranė ambasadės. Derisa kalonim pranė asaj godine, e detyrova veten tė mos shikoja drejt saj, ndėrsa nė heshtje mundohesha tė ndikoja disi edhe tek Mahtabi, qė edhe ajo tė ishte e qetė, sepse nuk doja nė asnjė mėnyrė qė Moody tė vėrente se ne e njihnim mirė tabelėn e varur mbi godinė.
Shtėpia e Mortezas dhe Nastaranit gjendej vetėm njė bllok shtėpish pas ambasadės zvicerane. Kur arritėm nė shtėpi atje tashmė ishin mbledhur njė numėr i madh grash, pėr tė shprehur keqardhjen e tyre, ndėr tė cilat edhe e mbesa e Moodyt, Fereshteh, e cila sapo pėrgatiste ēaj. Nastaran endej andej-kėndej nėpėr shtėpi dhe herė pas here dilte nė ballkon, pėr tė parė nėse burri i saj ishte duke ardhur me lajmet mė tė reja pėr tė bijėn.
Ēupėza e vogėl kishte rėnė poshtė, mbi kalldėrm, nga kati i tretė i shtėpisė, nga i njėjti ballkon i rrethuar me njė parmak tė metaltė, tė lartė vetėm pesėdhjetė e pesė centimetra. Pėr qytetarėt e Teheranit kėta ballkonė dhe tragjeditė e tilla ishin tipike dhe nė ndėrlidhje mes vete.
Kaluan dy orė tė tėra plot me nervozė dhe me llafosje ngushėlluese. Mahtabi kishte ngjeshur tėrėsisht kokėn e saj pėr kraharorin tim, me fytyrėn mjaft serioze. Tė dyja ne ishim pėrqendruar vetėm mbi atė fėmijė tė vogėl dhe tė ėmbėl dhe qė tė dyja luteshim pandėrprerė, duke pėshpėritur qė Perėndia ta shpėtonte Nelufarin e vockėl.
U mundova ta ngushėlloja sadopak Nastaranin dhe ajo e dinte qė unė kėtė e bėja thellė nga zemra, ngase ngushėllimi im i njė nėne buronte thellė nga shpirti im.
Rasti e deshi qė unė dhe Mahtabi dolėm sė bashku me tė nė ballkon, kur ajo deshi tė vėshtronte nėse nė rrugė dukej i shoqi. Nė fund tė oborrit vėrejtėm Mortezanė duke u afruar, duke ngarendur pėrbri tė dy vėllezėrve tė tij. Nė duart e tyre bartnin ca paketa kartoni tė mbushura me faculeta letre, tė cilat ishte vėshtirė t’i gjeje nė treg.
Pėrnjėherė Nastarani shpėrtheu me njė britmė tė tmerrshme, sa tė tė ngjethte mishtė, sepse kėtė pamje e interpretoi drejt. Ato faculeta duhej pėrdorur pėr t’i tharė lotėt.
Vrapoi drejt derės dhe qėndroi aty, para shkallėve, pėr tė pritur burrat. „Morde! Vdiq!“ shpėrtheu Morteza pėrmes lotėve. Nastarani u rrėzua mbi dysheme dhe humbi vetėdijen.
Vetėm pak ēaste mė vonė e tėrė shtėpia u mbush pėrplot me farefisin e pikėlluar dhe qė tė gjithė filluan me ritualet e veta, duke goditur mbi kraharorė me grushtet e tyre dhe duke u ējerrė deri nė qiell.
Qanim edhe ne, Moody, unė dhe Mahtabi.


Ngushėllimet e mia pėr Nastaranin dhe pėr Mortezanė ishin tė vėrteta, mirėpo, derisa nata e gjatė vazhdonte nė pikėllim tė thellė dhe me derdhje lotėsh, herė pas here pyetja se si do tė mund tė ndikonte kjo tragjedi nė planet e mia. Ajo ditė ishte e martė, ndėrsa ditėn e diel mua mė duhej tė takohesha me Miss Alavi nė park. Por, a do t’ia dilja unė vallė tė takohesha me tė, apo tash e tutje jeta jonė, pėr shkak tė kėsaj tragjedie, duhej tė mbetej nė pėshtjellim e sipėr? Mua mė duhej qė tė gjeja njė telefon nė ēdo mėnyrė dhe t’i telefonoja asaj, por edhe Helen nė ambasadė. Pastaj mė duhej patjetėr tė mėsoja pak mė shumė se ē’kishte ndodhur ndėrkohė me Ellen?
Mėngjesin e ardhshėm tė gjithė ne veshėm petka tė zeza dhe filluam tė bėhemi gati pėr tė shoqėruar familjarėt e panumėrt pėr nė varreza. Trupi i pajetė i Nelufarit tė vogėl gjatė tėrė natės kishte mbetur i shtruar mbi akull dhe tani, zakoni i tyre e donte qė, kėtė mėngjes, prindėrit e saj t’ia bėnin njė larje rituale, derisa tė afėrmit e tjerė tė kėndonin lutje tė posaēme pėr kėtė rast. Nė fund, trupin e Nelufarit e mbėshtollėn nė njė ēarēaf tė thjeshtė, tė bardhė, pastaj ashtu e shpurėn nė varreza.
Derisa bėheshim gati pėr kėtė ditė zije, para nesh, nė dhomėn tonė tė fjetjes nė shtėpinė e Mammalit, iu drejtova Moodyt me fjalė: „Pėrse nuk rri unė nė shtėpi dhe tė kujdesem pėr tė gjithė fėmijėt, derisa ju tė tjerėt tė shkoni nė varrim?“
„Kurrsesi“, ma ktheu Moody. „Ti do tė vish patjetėr.“
„Por, unė nuk dua qė tėrė kėtė ritual ta shohė edhe Mahtabi. Pastaj jam e sigurt qė do tė ndihmoja mė tepėr nėse rri nė shtėpi pėr t‘i ruajtur fėmijėt.“
„Jo!“
Mirėpo, sapo arritėm nė shtėpinė e Nastaranit, unė pėrsėrita menjėherė propozimin tim nė praninė e Moodyt dhe tė tjerėve, sa tė gjithė e pranuan kėtė ide si shumė tė arsyeshme, kėshtuqė Moody u detyrua tė pajtohej; brenda vetes, nė shpirtin e tij, ai ishte ngarkuar tepėr, duke dyshuar nė mua se mos
 
Vlersim i shkrimit:
   
LLapijani


RE: Roman - pjesa pare, 23.Jun.2003 20:42


tE LUTEM ZOTERI I NDERUAR TE VAZHDOSH ME KETE ROMAN DERI NE FUND SE METE VERTET JA KE PIKAT SE TE GJITHE NE KETE FAQE I RROKIN DO TEMA QE ASE QENI NUK I HAN E KESI SHKERIMI ENDE SKAME LEXUAR TE LUTEM TE VAZHDOSH ME VAZHDIMIN E KETIJ ROMANI QE KA MUNDESI SONTE.
 
Vlersim i shkrimit:
   
ariniron


RE: Roman - pjesa pare, 25.Jun.2003 16:36


hi po je i cmendur ti apo ssi eshte muahbeti
kush ka nerva me lexuar gjithe ket faqe
ter diten ?
 
Vlersim i shkrimit:
   
mili


RE: Roman - pjesa pare, 25.Jun.2003 17:07


hi po je i cmendur ti apo ssi eshte muahbeti
kush ka nerva me lexuar gjithe ket faqe
ter diten ?
Nuk di se ēka e quan ti ēmenduri!? Nėse nuk ke nerva me lexue dtėrė ditėn, atėherė lexoje tėrė natėn. E nėse tė ka hmubur "ymydi", shko balit e mytu nė pusat e Surkishit.
 
Vlersim i shkrimit:
   
LLapijani


RE: Roman - pjesa pare, 25.Jun.2003 17:08


Hej o Ariniron une e di se kushe je dhe te theme se te qmendurit nuke lexojne pore ata njerez me dy kokrra mend ne koke pse qka ke me ba tjeter pose me lexue diqka ne gjuhen shqipe se edhe ashtu tjeter ne Angli ske qka ban e mose e trego vehten se je nje i prapambetur se nuke je se ky roman ashte se pari here i perkthyer ne gjuhen Shqipe nga i nderuari Zoteri Rastelica dhe me vjene shume mire qe zoteriu e perktheu se do me zhanen se edhe ne kemi njerez te menqur dhe me dije se nje kesi romani te perkthehet duhet kohe dhe dituri.
 
Vlersim i shkrimit:
   
imi


RE: Roman - Megjithatė vazhdojmė tutje me romanin ...., 25.Jun.2003 17:25


Ne tė dy vazhduam ta fyenim njėri-tjetrin edhe pėr njė kohė tė gjatė, para se Hormozi ta nxirrte Moodyn pėrjashta pėr tė bėrė njė shėtitje vetėm sa pėr ta shtendosur, duke pėrdorur njė pretekst banal kinse i duhej tė blente cigare pėr Ellen.
Ellen shfrytėzoi kėtė rast tė mė pėrpunonte mua me disa kėshilla tė matura. „Mos thuaj mė tej asnjė fjalė tė rėndė“, tha ajo. „Rri e qetė dhe vetėm hesht. Lėre ti atė le t‘i thotė tė gjitha tė ligat pėr ty, lėre tė thotė ēfarė tė dojė dhe, tė lutem, mos iu pėrgjigj fare, sidomos mos i thuaj ndonjė fjalė ofenduese. Sillu mirė me tė, sepse me tė vėrtetė ėshtė e parėndėsishme se ē‘thotė ai.“
„Mirėpo, ai thotė shumė gjėra tė pavėrteta pėr mua.“
„Duhet ta dish se tė gjithė burrat iranas me tė vėrtetė xhindosen tepėr nėse flet keq pėr ta“, mė tėrhoqi vėrejtjen Ellen.
Grindjet tona morėn flakė prapė, sapo nė shtėpi u kthyen Moody dhe Hormozi. E neveritur tepėr, tani nga vetja ime, u mundova t‘u bindesha kėshillave tė Ellen, kėshtuqė m‘u desh madje ta kafshoja edhe gjuhėn time derisa e dėgjoja Moodyn e inatosur tė pėrplaste mbi fytyrėn time tė gjitha gjepurat e tij. Fjalėt e tij nuk mund tė mė lėndonin fizikisht, ndėrsa Ellen dhe Hormozi mė parė mė kishin premtuar strehim nė shtėpinė e tyre. Kėsisoji vendosa tė qėndroja e pėrulur dhe t‘i lejoja Moodyt ta zbrazte gjithė hidhėrimin e tij tė ēmendur.
Si duket e gjithė kjo filloi tė funksiononte. Dalngadalė Moody filloi tė qetėsohej, ndėrkohė qė gjatė tėrė pasdites Hormozi mbeti ta pėrpunonte atė nė mėnyrė diplomatike dhe t‘i fashiste disi kėto grindje tonat. Hormozi donte qė ne tė dy tė pajtoheshim menjėherė. Dėshira e tij ishte qė ne tė dy tė ishim tė lumtur, duke qenė i vetėdijshėm se njė martesė e pėrzier ishte e mundur tė funksiononte. Mė nė fund, ai vetė ishte i lumtur. Edhe Ellen ishte e lumtur, apo tė paktėn dukej ashtu.
Mė nė fund Moody tha: „Mirė. Tani pra ne do tė shkojmė nė shtėpi.“
„Jo, jo“, tha Hormoz. „Ju duhet tė rrini kėtu derisa tė mos i sqaroni tė gjitha.“
„Kurrsesi“, hungėroi Moody. „Ne do tė shkojmė nė shtėpi qė tani. Ne nuk mund tė rrimė mė gjatė kėtu.“
Pėr tmerrin tim Hormozi u pėrgjigj: „Nė rregull. Mirėpo, ne do tė ishim tė lumtur nėse do tė rrinit kėtu.“
„Por, ju nuk mund tė mė detyroni mua qė t‘i shkoj pas“, fillova tė qaja unė. „Ju u premtuat edhe...“, kafshova gjuhėn tė mos thosha „atyre nga ambasada“ dhe vazhdova, „ju mė premtuat se do tė mė mbroni. Ju nuk mund tė lejoni qė tė detyrohem tė shkoj me tė nė shtėpi.“
„Por, ai nuk do tė tė bėjė gjė“, tha Hormoz, duke shikuar Moodyn drejt nė sy. „Tė gjitha kėto janė vetėm fjalė boshe“, shtoi ai me njė buzėqeshje tė lehtė.
„Ejani tani“, pėrsėriti Moody.
„Okay“, u pajtua Hormozi.
Mahtabi ishte ngurtėsuar e tėra nė prehrin tim. Vallė, na duhej tani t’i dorėzohemi nė ēdo mėnyrė kėtij tė ēmenduri? Kėtij njeriu qė sot u betua se do tė mė vriste?
„Nxitoni“, hungėronte Moody.
Derisa Moody bėhej gati pėr t‘u nisur, pėr njė ēast pata rastin tė mbetesha vetėm me Ellen. „Tė lutem, lajmėrohu“, dėnesja unė. „Unė jam e bindur se do tė ndodhė diēka.“


Nė rrugėn Shariati kėrcyem jashtė taksisė ngjyrė portokalli, mu para njė dyqani tė frutave. Edhe nė tėrė llahtarin e kėsaj dite, Mahtabi vėrejti nė vitrinė njė frutė tė rrallė.
„Dredhėza!“ klithi ajo.
Nuk e dija se edhe nė Iran kishte dredhėza.
„Daddy, do tė blejmė dredhėza?“ pyeti Mahtabi. „Tė lutem.“
Moody u zemėrua edhe mė tepėr. „Ty nuk tė duhen dredhėzat“, tha ai. „Janė tė shtrenjta ato.“
Mahtabi filloi tė qante.
„Nxitoni tani, tė arrijmė nė shtėpi!“, hungėroi Moody dhe mė pas tė dyjave na shtyri nė rrugicėn anėsore.



14

Sa net pa gjumė kisha kaluar unė vallė deri mė tani nė kėtė kuart tė trishtuar? Edhe kjo ishte njėra ndėr ato, por, nė tė vėrtetė, mė e vėshtirė se tė gjitha tė tjerat.
Moody mbante qėndrim injorues gjatė tėrė mbrėmjes, duke biseduar vetėm me Mammalin dhe Nasserinen, me njė lloj toni komplotues. Kur, mė nė fund, thellė pas mesnate erdhi nė shtrat, unė edhe mė tej isha e zgjuar nga frika, mirėpo shtiresha kinse isha duke fjetur.
Si duket atė e zuri gjumi menjėherė, mirėpo unė megjithate rrija me mosbesim dhe, mė pas, derisa nata e errėt ikte shumė ngadalė, frika ime vetėm sa vinte e rritej. Mua nuk mė mbetej shpresė fare tė prisja ndihmė nga Mammali dhe nga Reza, por edhe nga asnjė njeri tjetėr kėtu, ndėrkohė qė nga Moody mund tė prisja vetėm shpėrthimet e tij tė befta tė ēmendurisė tashmė gjithnjė nė rritje e sipėr. Frika mė mbante tė zgjuar - frika se si ai do tė ngrihej nga gjumi i tij i paqetė dhe se do tė hidhej mbi mua me njė thikė nė dorė, ndoshta me njė copė litar, apo mbase edhe duarthatė. Ndoshta do tė provonte edhe tė mė jepte njė inxheksion me veprim tė shpejtė.
Secila minutė zgjaste deri nė pafundėsi. Veshėt e mi pėrgjonin ēdo zhurmė, andralla ime ziente, ndėrsa nė duart e mia ndieja dhembje, pasiqė mbėrtheja shtrėngueshėm dhe ngjeshur bijėn time, derisa nė kokėn time silleshin lutje tė paprera derisa prisja orėn time tė fundit, e tėra e pafuqishme pėrballė burrit tim tė ēmendur.
Pas njė pafundėsie tė tėrė, mė nė fund u dėgjua tė thirrej azani nga altoparlantėt e qytetit dhe vetėm pas disa minutash e dėgjoja Moodyn qė kėndonte lutjet e tij nė paradhomė, sė bashku me Mammalin dhe Nasserinen. Mahtabi rrotullohej nė shtrat e shqetėsuar. Vezullimet e para tė njė agimi tė ftohtė filluan tė shpėrthenin dhe tė thyenin kėtė natė tė llahtarshme.
Mahtabi u zgjua dhe u ngrit tė bėhej gati pėr tė shkuar nė shkollė - ajo qė tani dridhej nga frika dhe me duart e saj shtypte barkun, duke u ankuar nė dhembje, sa i duhej tė pėrgatitjet gjatė e me ndėrprerje nga lirimet e shumta nė banjo.
Tani unė e dija, isha e sigurt nė zemrėn time se cili tė ishte plani i ardhshėm i Moodyt. Kėtė mund ta shihja nė sytė e tij, por edhe ta dėgjoja nė zėrin e tij, derisa e detyroi Mahtabin tė ngutej dhe atėherė kur m’u drejtua mua me fjalėt: „Unė do ta shoqėroj sot pėr nė shkollė. Ti do tė rrish kėtu.“ Unė dhe Mahtabi gjatė tėrė kohės prej kėtyre tetė muajve tė fundit ishim aleate tė pandara, nė luftėn kundėr ėndrrės grandioze tė Moodyt pėr tė na transformuar nė njė familje iranase. Sė bashku, ne tė dyja do tė mund ta kundėrshtonim, mirėpo tė ndara me siguri se do tė mposhteshim.
„Nėse ai do tė tė marrė me vete, atėherė ti duhet tė shkosh me tė patjetėr“, i thashė Mahtabit mjaft butė dhe me lotė nė sy, derisa kėtė mėngjes pėrqafonim njėra-tjetrėn nė banjo. „Ti duhet tė jesh e mirė me Daddyn tėnd, madje edhe atėherė nėse tė largon dhe tė ndan nga unė dhe nuk tė sjell prapė kėtu. Por ti mos i trego fare ndonjėrit qė ne kemi qenė ndonjėherė nė ambasadė dhe mos i tregoi askujt se kemi provuar ndonjėherė tė arratisemi. Madje edhe nėse tė rrahin ti mos u thuaj asgjė, sepse, po qe se u tregon ti, atėherė ne nuk do tė largohemi kurrė nga kėtu. Thjesht, ti duhet ta ruash kėtė fshehtėsi vetėm si tė tonėn.“
„Por, unė nuk dua qė ai tė mė ndajė nga ti“ qante Mahtabi.
„Unė e di kėtė. Edhe unė nuk do tė mund ta pėrballoja njė gjė tė tillė, mirėpo, nėse ai megjithatė e bėn kėtė, ti mos u brengos tepėr. Mendo gjithmonė qė tė mos jesh kurrė vetėm. Thjesht, ti vetėm mendo nė atė se si Zoti ėshtė gjithmonė pranė teje, pa i dhėnė rėndėsi se sa e vetmuar tė ndjehesh. Ti vetėm lutu kur tė ndjesh frikė dhe mendo gjithmonė se unė nuk do tė largohem kurrė nga ky vend pa ty. Kurrėn e kurrės. Por, njė ditė, ne do tė largohemi gjithsesi nga kėtu.“
Kur, nė fund, Mahtabi qe veshur dhe bėrė gati pėr t‘u nisur pėr nė shkollė, megjithatė ajo tashmė ishte vonuar mjaft. Moody kishte veshur kostumin e tij tė kaltėr nė tė errėt, me vija tė holla dhe vėrehej se ishte i padurueshėm dhe se donte tė nisej. Edhe ai vetė do tė arrinte mjaft vonė nė spital. Kapardisja e tij bėnte me dije se ishte i acaruar mjaft dhe i gatshėm pėr tė shpėrthyer sėrish, ndėrkohė qė Mahtabi ndezi fitilin atėherė, kur ai sapo donte tė dilte pėrjashta derės me gjithė tė, mirėpo ajo filloi tė rėnkonte sėrish dhe tė vraponte nė banjo pėr tė kėrkuar lehtėsim. Moody nxitoi nė ēast pas saj dhe e tėrhoqi prapa, mu para derės.
„Ajo ėshtė tepėr e sėmurė!“ u ēora unė. „Ti nuk mund t’ia bėsh kėtė.“
„Po, po. Madje do ta shohėsh edhe vetė se si mund ta bėj“, hungėroi ai.
„Tė lutem, mė lejo tė vij sė bashku me ju.“
„“Jo!“ Nė kėtė ēast e goditi Mahtabin me njė flakareshė dhe ajo piskati me zė.
Nga koka ime u larguan prapė tė gjitha mendimet e mia pėr sigurinė time vetiake dhe, ashtu e tmerruar, iu sula Moodyt qė ta shkėputja nga ai dhe ta mbroja Mahtabin nga tė gjitha tmerret e panjohura, tė cilat sapo e prisnin dhe e tėrhoqa fuqishėm nga dora e tij, ndėrsa thonjtė e mi shqyen njė tė ēarė nė kostumin e tij.
Moody shtyri anash Mahtabin dhe u kthye drejt meje dhe duke mė pėrplasur mbi dysheme u hodh edhe vetė mbi mua. Pastaj, me duart e tij mė hoqi pėr koke dhe filloi tė mė godaste disa herė pėr dysheme.
Mahtabi vrapoi nė kuzhinė duke u ējerrė qė ta thėrriste Nasserinen. Moody u kthye drejt saj pėr njė ēast dhe e pėrcolli me vėshtrimin e tij duke u larguar, ndėrsa unė shfrytėzova kėtė rast pėr t‘u mbrojtur. Me thonjtė e mi ia gėrvishta fytyrėn, ndėrsa me gishtėrinjtė ia shkulja flokėt. Tė dytė luftuam edhe njė kohė tė gjatė mbi dysheme, para se tė mė mposhtte me njė goditje tė tij tinėzare mbi fytyrė, me grushtin e tij tė mbledhur.
Pasiqė Mahtabi nuk gjeti askė nė kuzhinė, vazhdoi tė vraponte pėrmes paradhomės, drejt dhomės sė fjetjes sė Mammalit dhe tė Nasserines.
„Ju lutem, mė ndihmoni! Ndihmė!“ piskatja unė. Mahtabi shkundte derėn e dhomės sė fjetjes, mirėpo ajo ishte e mbyllur. Asnjė zė nuk dėgjohej nga andej, asnjė ofertė pėr tė mė ndihmuar.
Pėrmes frustrimit tė mbledhur dhe nga hidhėrimi im, pėr tėrė kėta tetė muajt kėtu, ia dola disi qė ta befasoja Moodyn me fuqinė time rezistuese. Duke e goditur me shqelma, duke ia ngulur dhėmbėt dhe duke ia kėrkuar sytė e pėr t’ia gėrvishtur dhe duke u munduar qė t‘ia rrasja gjurin nė bark, ia dola tė pėrfitoja gjithė vėmendjen e tij.
„Vrapo poshtė, tek Essey!“ i piskata Mahtabit.
Mahtabi qante dhe ēirrej njėkohėsisht. Ajo brengosej pėr jetėn time njėsoj, siē brengosej edhe pėr jetėn e saj dhe nuk dėshironte kurrsesi tė mė linte vetėm me kėtė njeri tė ēmendur tė quajtur Daddy, tė cilin filloi ta tėrhiqte nga prapa dhe ta godiste me grushtet e saj tė vegjėl, nė gjithė pafuqinė dhe me dėshpėimin e saj. Me duart e saj e pushtoi pėr ijesh dhe mundohej ta shkėpuste nga unė, ndėrsa ky, i hidhėruar, e goditi dhe e shtyu anash.
„Vrapo, Mahtab!“ pėrsėrita unė. „Vrapo tek Essey.“
Fėmija im i tmerruar mė nė fund u zhduk jashtė derės dhe vrapoi teposhtė, derisa unė dhe Moody vazhdonim tė luftonim mė tej. Dhe unė isha e sigurt se kjo luftė do tė ishte lufta jonė e fundit.
Moody kafshoi aq fuqishėm dorėn time, sa filloi tė mė rridhte gjak. U ēora me tė madhe dhe u shmanga disi nga mbėrthimi i tij, duke e goditur pėr krahu dhe duke e shtyrė anash, mirėpo kjo gjė atij vetėm sa i shkaktonte mė shumė hidhėrim se dhembje, kėshtuqė mė ēoi lart me tė dy duart e tij dhe mė pėrplasi mbi dyshemenė e thatė. Unė rashė nė shpinėn dhe nė ēast ndjeva se nėpėr tėrė trupin mė shpėrthyen dhembje.
Tani nuk mund tė lėvizja fare, ndėrsa ai ndenji mbi mua edhe disa minuta, duke sharė dhe duke mallkuar si njė i shfrenuar dhe duke u kėrrusur pėrpara pėr tė mė goditur. Pastaj filloi tė mė shkulte flokėt dhe tė mė pėrplaste pėr dysheme dhe, ndėrkohė, njė xhufkė e tėrė flokėsh tė miat mbeti nė duart e tij.
Pėr njė ēast mbajti frymėn dhe u mundua tė ngopej me tė. Unė rrija e shtrirė duke dėnesur dhe duke mos mundur tė lėvizja fare.
Pėrnjėherė u ngrit nė kėmbė dhe vrapoi drejt sheshit tė shkallėve, para banesės. Dera e rėndė e drunjtė u mbyll me rrapėllimė dhe pastaj dėgjova se si nė bravė sillej ēelėsi, tė cilin, duke dashur tė sigurohej sa mė mirė, e rrotulloi dy herė. Pasa pak ēastesh dėgjova Mahtabin tė ēirrej. Vėrtet zhurmat dėgjoheshin ca si tė mbytura, pėrmes dyerve dhe sheshit tė shkallėve, i cili ēonte teposhtė drejt banesės sė Esseyt, mirėpo megjithatė, edhe kėta zėra mė thyenin zemrėn. Pastaj pushuan tė gjitha.
Kaluan disa minuta derisa mund ta ngritja trupin dhe tė mund tė ulesha, por kaluan edhe shumė tė tjerė derisa mund tė ngrihesha nė kėmbė. U zvarrita deri nė dhomėn e banjos, duke mposhtur dhembjen, nėn brengėn e tmerrshme pėr Mahtabin. U futa brenda dhe ia dola disi qė, me gjithė ato dhembje tė zjarrta qė mė shponin shpinėn edhe nė lėvizjen mė tė vogėl, tė kacavaresha mbi toalet dhe tė ngrihesha nė majė tė gishtėrinjve, sa ngjeshja veshin nė galerinė e ventilimit, e cila lidhte kėtė dhomė me dhomėn e banjės nė banesėn e poshtme. Pėrmes kėtij komunikimi mund ta dėgjoja Moodyn nėse ankohej pėr mua para Esseyt, duke hungėruar tė gjitha mallkimet dhe kėrcėnimet e mundshme. Essey i pėrgjigjej me tė butė dhe nė mėnyrė tė matur, ndėrsa Mahtabit nuk i dėgjohej zėri.
E gjithė kjo vazhdoi kėsisoji edhe pėr disa ēaste tė tjera. Me gjithė dėshirė do tė piskatja nga dhembjet nė shpinė, tė cilat vetėm sa vinin e rriteshin nga mundimet e qėndrimit nė majė tė gishtėrinjve, mirėpo kėto ēaste unė nuk mund t‘i lejoja vetes dhe t’ua varja veshin torturimeve tė mia. Biseda poshtė bėhej gjithnjė mė e qetė, kėshtuqė nė fund nuk mund tė veēoja mė tej fjalėt e tyre nė farsi. Pastaj pėrnjėherė dėgjova Mahtabin tė ēirrej.
Veshėt e mi ndiqnin kėtė piskamė kur ajo doli nga banesa e Esseyt nė korridor dhe kur vazhduan tė largoheshin pėrjashta, pėrmes derės sė shtėpisė. Dera e hekurt u mbyll me njė goditje tė tmerrshme, duke lėnė pas vetes njė jehonė tė mbytur, tė ngjashme me ato tė dyerve tė burgut.
Pasiqė me shumė mundime u zvarrita prapa nga toaleti, vrapova menjėherė drejt dhomės sė fjetjes sė Mammalit dhe Nasserines, ku gjeta ēelėsin dhe hapa derėn. Dhoma ishte e zbrazėt. Nė ēast nxitova drejt dritares, e cila vėshtronte nga pjesa e jashtme e shtėpisė. Pastaj m’u desh qė ta shtypja hundėn time pėr fletėn e xhamit, ndėrsa ballin ta ndrydhja pėr kangjellat e hekurta tė dritares, vetėm sa ta kapja njė vėshtrim tė fundit poshtė, para se tė largoheshin. Poshtė ishte Moody. Mėnga e tij e shqyer tashmė ishte qepur sėrish - natyrisht nga Essey. Nė njėrėn dorė mbante Mahtabin shtrėngueshėm, duke e pushtuar kėsisoji nėn dhunėn e tij, edhe pse ajo shqelmonte papushuar dhe mundohej tė lirohej nga mbėrthimi i tij. Me dorėn tjetėr tė lirė Moody shpalosi karrocėn pėr fėmijė tė Amirit, e hodhi Mahtabin brenda nė tė dhe ia lidhi shtrėngueshėm duart dhe kėmbėt.
Veten e ndjeva plotėsisht tė thyer dhe tė mposhtur nga mundėsia e tmerrshme se si nuk do ta shihja kurrė mė Mahtabin. Madje isha e bindur thellė pėr kėtė gjė. U vėrvita rreth vetes dhe vrapova nė dhomėn tanė tė fjetjes dhe nga dollapi nxora kamerėn 35 milimetėrshe dhe u ktheva sėrish pranė dritares, tamam me kohė, sa ta shkrepja njė foto mbi tė dytė, derisa po largoheshin teposhtė drejt rrugės Shariati. Mahtabi ēirrej edhe mė tej, mirėpo Moody ishte i pamėshirshėm ndaj protesteve tė saj.
Tė dytė i shihja edhe mė tej pėrmes mjegullnajės sė lotėve, madje edhe atėherė kur kishte kaluar kohė qė nuk shiheshin mė fare. Mahtabin nuk do ta shoh kurrė mė, pėrsėrisja unė nė vete.
„Ėshtė me ty ēdo gjė nė rregull?“
Ishte Essey qė mė drejtohej me zė pėrmes galerisė sė ventilimit nė dhomėn e banjos. Me siguri se duhet tė mė kishte dėgjuar derisa mundohesha ta pastroja gjakun nga trupi im.
„Po“, ia ktheva unė. „Tė lutem, dua tė flas me ty.“ Por ne nuk mund tė bisedonim kėsisoji, sepse na duhej tė ēirreshim pėr ta kuptuar njėra-tjetrėn. „Tė lutem, largohu prapa nė oborr, nga ku do tė mund tė bisedoja me ty“, iu luta unė.
Hoqa zvarrė trupin tim tė torturuar deri nė ballkonin e prapmė dhe vėrejta Esseyn duke pritur nė oborr. „Pėrse i lejove Moodyt tė futej brenda?“ e pyeta unė, duke dėnesur rėndė. „Pėrse nuk doje ta mbroje Mahtabin?“
„Po ata hynė brenda pėrnjėherė, qė tė dy“, shpjegoi Essey. „Ajo ishte fshehur nėn shkallėt, mirėpo ai e diktoi dhe e mori brenda, me vete.“
Mahtabi e gjorė! qaja unė pėrbrenda. Pastaj iu ktheva Esseyt: „Tė lutem tė mė ndihmosh.“
„Reza tashmė ka shkuar nė punė“, tha Essey. Nė sytė dhe nė qėndrimin e saj me tė vėrtetė mund tė vėrehej njė ngushėllim i sinqertė, por njėkohėsisht edhe rezervimi i njė gruaje tė nėnshtruar iranase. Ajo do tė bėnte pėr mua gjithė atė ēfarė mundej, mirėpo nuk ia merrte mendja tė bėnte diēka kundėr dėshirės sė burrit tė saj, apo tė Da‘ixhanit tė saj. „Mė vjen shumė keq, por ne tė dyja nuk mund tė bėjmė gjė.“
„Ėshtė mirė Mahtabi? Ku ėshtė ajo tani?“
„Unė nuk di fare se ku do ta shpjerė ai.“
Tė dyjat e dėgjuam kur zuri tė qante me zė Mehdiu, foshnja e vogėl e Esseyt. „Mė duhet tė futem brenda“, tha ajo.
U ktheva prapa nė banesė. Tė telefonoj nė ambasadė! mendova nė ēast. Por, pėrse vallė, nuk e bėra kėtė qėmoti? Edhe po tė mos i gjeja aty Helen apo Mr. Vincop, unė kisha numrat e tyre privatė. U nisa me nxitim drejt kuzhinės - por atje nuk vėrehej se kishte mė telefon.
Njohuria se mos Moody do t‘i ketė planifikuar tė gjitha ngjarjet e kėtij mėngjesi, me precizitetin e tij mė tė skajshėm, mė bėhej gjithnjė e mė e qartė. Ku qe Mammali? Ku qe Nasserine? Ku ishte tani telefoni? Gjendja ime ishte edhe mė serioze se sa qė isha frikėsuar. E detyrova veten t‘i shoshisja tė gjitha gjėrat me logjikė, qė tė mund tė gjeja mundėsi pėr tė kaluar nė kundėrsulm.
Tashmė me pėrvojėn e njė bishe tė ngujuar nė kafaz, nė mėnyrė instinktive fillova ta hulumtoja rrethinėn time. Unė nuk kisha fare ndonjė plan tė caktuar, mirėpo e dija mirė se mė duhej tė kėrkoja tė gjtha pikat e dobėta tė kėsaj gracke tė re tė Moodyt. U ktheva prapė nė ballkon, mirėpo hodha menjėherė idenė pėr tė kėrcyer poshtė, pasiqė, edhe pas kėsaj, unė prapėseprapė do tė mbetesha e ngujuar sėrish nė oborrin e prapmė tė Esseyt dhe tė Rezas, i cili ishte i rrethuar nga njė mur i lartė prej tullash tė pjekura.
Nė njėrėn anė tė ballkonit shtrihej njė parvaz i ngushtė, i gjerė vetėm disa centimetra, i cili ēonte drejt shtėpisė njėkatėshe tė fqinjit. Unė vėrtet mund ta arrija kėtė parvaz nga dhoma jonė e fjetjes dhe nga aty ndoshta do tė mund tė kėrceja mbi pullazin e fqinjit, por ē’tė bėja pastaj? A do tė jetė e hapur fare dera e ballkonit tė fqinjit? A do tė gjendet ndonjėri nga fqinjėt nė shtėpi? Vallė, do tė mė dilnin nė ndihmė kėta fqinj, apo do ta thėrrisnin policinė? Dhe, edhe po tė mund tė lirohesha unė, atėherė vallė, ēfarė do tė ndodhte me Mahtabin?
Nė kokėn time, nė tė cilėn ndieja dhembje pulsive nga goditjet e fuqishme tė Moodyt, tani ziente rrėmujshėm ēdo frikė dhe tė gjitha ndodhitė e mundshme.
Tėrėsia e izolimit tim gati sa nuk mė zinte frymėn. Mua mė duhej kontakt - ēfarėdo kantakti - me jashtė. Nė ēast nxitova nė dhomėn e Mammalit dhe Nasserines dhe u afrova pranė dritares, e cila gjendej nė anėn e rrugės, nga e cila mund tė vėshtroja jashtė. Pėrjashtė gjallėronte spektakli i pėrditshmėrisė mė tė zakonshme, i painfluencuar dhe i papenguar nga fatkeqėsia ime personale. Tani mė dukej tepėr e rėndėsishme pėr t‘iu afruar sa mė pranė kėtyre burrave dhe grave, tė cilėt, secili pėr vete, merrej me punėt e veta.
Dritarja ishte siguruar me shkopinj hekuri, me njė distancė mes tyre diku rreth dhjetė centimetra, para tė cilėve drejt pjesės sė brendshme tė shtėpisė gjendej njė fletė xhami, e cila ma pengonte shikimin. Trotuari nėn mua ishte i gjerė vetėm tridhjetė centimetra dhe ishte i ngjitur i tėri pėr shtėpinė, kėshtuqė mund ta shihja drejtpėrdrejt.
Po t’ia dilja ta largoja kėtė fletė xhami, atėherė do tė mund ta mbėshtetja kokėn mbi shkopinjtė e hekurt dhe tė pėrgjoja fshehurazi poshtė mbi trotuar. Fleta e xhamit mbahej ngjitur pėrmes njė numri tė shumtė vidhash dhe unė fillova tė hulumtoja nėpėr banesė pėr tė gjetur ndonjė kaēavidhė. Pasiqė nuk e gjeja dot atė, nė fund mora njė thikė nė kuzhinė qė ta pėrdorja nė vend tė saj.
Sapo largova fletėn, u afrova krejtė ngjitur sa tė mund tė vėshtroja poshtė. Tani mund ta shihja tėrė kėtė paradė tė pėrditshmėrisė, duke vrejtur njerėzit qė kalonin andej-kėndej, por ēfarė kisha arritur unė me kėtė vallė? Asnjėri prej kėtyre njerzėve poshtė nuk mė ndihmonte dot. E dėshpėruar tepėr, e vendosa fletėn prapė nė vendin e saj, qė tė mos vėrente Moody asgjė.
Pasiqė u ktheva nė paradhomė, konstatova qė Moody kishte mundėsi tė mė ngujonte edhe mė shumė. Tė gjitha dyert e brendshme tė banesės qenė tė pajisura me dryna. Ai mund tė mė ngujonte nė paradhomė po tė donte. Menjėherė fillova tė hulumtoja edhe njė herė nėpėr tėrė banesėn, pėr tė gjetur ndonjė vegėl tjetėr - ndonjė armė ndoshta - dhe nė fund mora njė zhvoshkė tė mprehtė nga kuzhina, tė cilėn e fsheha nė sallė, nėn njė qilim persik, sė bashku me kaēavidhėn. Nėse do tė mė ngujonte Moody kėtu, atėherė unė do tė mund t‘i shfrytėzoja kėto dy vegla, pėr t’i larguar gozhdat nga manteshat nė dyer.
Vazhdova edhe mė tej me bastisjen e banesės dhe ndėrkohė m’u kujtua dritarja e brendshme nė mur, nė mes tė dhomės sė ngrėnies dhe sheshit tė shkallėve, nė katin e dytė. Moody e kishte harruar tėrėsisht kėtė dalje. E mbuluar pėrmes njė perdeje, kjo dritare nuk i binte nė sy askujt.
Dritarja nuk ishte e mbyllur me dry dhe u hap lehtė, sapo e preka. Futa kokėn time dhe fillova t‘i vlerėsoja me hamendje shanset e mia. Me tė vėrtetė unė mund tė kacavaresha lehtė dhe tė arrija deri nė sheshin e shkallėve, mirėpo mė pas do tė mbetesha edhe mė tej e ngujuar brenda derės sė hekurt, e cila ishte e kyēur gjithnjė. Vėshtrova shkallėt, tė cilat prej kėtij sheshi ēonin nė katin e dytė, pėrskaj banesės sė Mammalit dhe Nasserines dhe mė pas drejt pullazit. Unė do tė mund ta arrija lehtė pullazin e rrafshtė dhe pastaj tė kėrceja mbi njėrėn nga godinat fqinje, por ē’tė bėja pastaj? A do ta lejonte vallė ndonjėra nga fqinjet njė grua amerikane, qė gjatė arratisė sė saj, tė futej nė shtėpinė e saj dhe mė pas tė kalonte nė rrugė? Por, edhe po tė ndodhte kjo, unė edhe mė tej do tė mbetesha pa Mahtabin.
Lotė tė mėdhenj filluan tė pėrshkonin fytyrėn time. Unė e dija qė jeta ime kishte mbaruar, e dija mirė qė Mody kishte mundėsi ta shuante ekzistimin tim nė ēdo ēast, madje e kisha tė qartė se pėr kėtė ishte i gatshėm, ndėrkohė qė e kisha tė qartė se mė duhej ta mbroja edhe njė jetė tjetėr. Me nxitim kėrkova librezėn time tė adresave dhe fillova t‘i shfletoja fletėt dhe, nė ēast, shleva disa nga numrat e telefonit. Edhe pse numrat ishin tė shifruar, megjithatė nuk doja ta sillja nė rrezik askė, qė tashmė kishte bėrė edhe mundin mė tė vogėl pėr tė mė ndihmuar.
Shumė copėza letrash gjendeshin mes fletėve tė librezės sime me adresa, me numra tė pashifruar telefoni. Tė gjitha kėto copėza letre i dogja nė njė sitė dhe pastaj shpuzėn e mbetur e hudha nė toalet dhe lirova ujin.
E kapitur nga tė gjitha ato qė pėrjetova kėtė ditė tė tmerrshme, nė fund u shtriva mbi dysheme dhe, ashtu e mpirė, mbeta mbi tė duke mos ditur as vetė pėr sa kohė. Mbase edhe dremita njė ēikė.
Pas ca kohėsh, papritur mė trembi njė zhurmė e njė ēelėsi nė bravėn e derės sė katit tė dytė. Para se tė mblidhja kohė pėr tė reaguar, nė derė u duk Essey, duke bartur njė tabak me ushqim.
„Ha, tė lutem“, tha ajo.
Mora tabakanė dhe iu falėnderova pėr ushqimin, duke u munduar t‘ia filloja bisedės me tė, mirėpo Essey ishte e frikėsuar dhe e rezervuar. Nė ēast u kthye tė largohej jashtė derės dhe, para se ta mbyllte pas vetes, me zė tė ulėt tha: „Mė vjen shumė keq.“ Zhurma e ēelėsit, i cili tani rrokullisej nė bravė jehonte ende nė kokėn time. Tabakanė me ushqim e barta nė kuzhinė dhe gjithė ushqimin e lashė tė paprekur fare.
Kaluan orė tė tėra frustrimi derisa Moody nuk u kthye pak para drekės. Vetėm.
„Ku ėshtė ajo?“ u ēora unė mbi tė.
„Ty nuk tė duhet ta dish kėtė“, u pėrgjigj ai zymtė. „Mos u brengos ti fare. Tani e tutje unė do tė kujdesem pėr tė.“
Pastaj mė shtyri anash, duke ēapitur rėndė hapin e tij drejt dhomės sė fjetjes. Pėr njė ēast i lejova vetes tė kėnaqesha me njė kėnaqėsi perverse, kur mbi tėrė fytyrėn e tij vėrejta gjurmėt e thonjve tė mi, mirėpo kjo ndjenjė u zhduk menjėherė, pėrballė varrėve tė mia shumė mė tė thella. Vallė, ku ėshtė tani fėmija im?
Moody u kthye shpejt nė paradhomė, sė bashku me disa palė rroba tė Mahtabit nė duar dhe me njė kukull, tė cilėn ia patėm dhuruar ne pėr ditėlindjen e saj.
„Ajo do ta ketė pranė vetes kukullėn e saj“, tha ai.
„Ku ėshtė ajo? Tė lutem, mė lejo ta shoh .“
Pa mė thėnė njė fjalė, mė shtyri anash dhe doli jashtė, duke mbyllur derėn dy herė pas vetes.


Mė vonė, pasdite, derisa pėr shkak tė dhembjeve shpuese tė shpinės rrija shtrirė dhe mbledhur kruspulluar nė shtrat, dėgjova tingėllimėn e kėmbanės sė derės. Dikush priste jashtė mbi trotuar. Vrapova nė ēast pranė citofonit, pėrmes tė cilit mund tė flisja me secilin qė kthehej pėr vizitė. Ishte Ellen. „Kėtu jam e ngujuar“, i thashė unė. „Prit pak. Tani do tė dal nė dritare dhe prej atje do tė mund tė bisedojmė.“
Largova me tė shpejtė fletėn e xhamit nga dritarja dhe mbėshteta kokėn pėr shkopinjtė e hekurt. Ellen ishte jashtė me fėmijėt e saj, Maryam dhe Aliun. „Unė u ktheva kėtu pėr tė tė vizituar“ tha ajo dhe shtoi: „Aliu ėshtė i etur dhe i duhet tė pijė diēka.“
„Por unė nuk mund tė tė jap asgjė pėr tė pirė“, i shpjegova Aliut. „Unė jam e ngujuar kėtu.“
Natyrishtė se tė gjitha kėto i dėgjonte edhe Essey dhe shpejti u duk nė trotuar, me njė gotė ujė pėr Aliun.
„Ēfarė mund tė bėjmė ne?“, pyeti Ellen. Edhe Essey me gjithė dėshirė do ta dinte pėrgjigjen nė kėtė pyetje.
„Largohu tani dhe kthehu kėtu sė bashku me Hormozin“, propozova unė. „Mundohuni tė bisedoni me Moodyn.“
Ellen u pajtua dhe filloi tė trembte fėmijėt e saj nėpėr trotuarin e stėrmbushur me njerėz, ndėrsa cepat e chadorit tė saj tė zi fėrfėrinin nė erėn pranverore.


Tė njėjtėn pasdite me mua bisedoi edhe Reza. Ai rrinte pėrjashta nė oborr, derisa unė rrija nė ballkon. Unė tashmė e dija qė Essey kishte njė ēelės, mirėpo Reza hezitonte pėr t‘u ngjitur lart nė banesėn e epėrme.
„Reza“, i thashė. „Unė gjithmonė kam ēmuar mirėsinė tėnde ndaj meje, qė kur jam kėtu, nė Iran. Ti madje ke qenė mė i afėrt me mua ,se sa tė gjithė tjerėt, sidomos pas asaj ēfarė ka ndodhur mė parė nė Amerikė.“
„Tė falemnderit“ tha ai. „Je mirė ti?“
„Ah, tė lutem. Mė ndihmo! Unė jam e bindur se ti je njeriu i vetėm qė mund tė bisedosh me Moodyn. Vallė, do ta shoh unė edhe njė herė Mahtabin?“
„Mos u brengos tepėr. Natyrisht se do ta shohėsh prapė. Ai me siguri nuk do ta mbajė atė larg teje. Pastaj ai tė do ty, ai e do Mahtabin. Dėshira e tij nuk ėshtė qė Mahtabi tė rritet vetėm. Ai vetė ėshtė rritur pa tė atin dhe pa tė ėmėn e vet, kėshtuqė kėtė gjė ai nuk ia do edhe Mahtabit.“
„Tė lutem, bisedo me tė“, iu luta unė.
„Por unė nuk mund tė flas me tė. Ēfarėdo qė tė vendosė ai, ai duhet tė jetė vetėm vendimi i tij. Unė nuk mund t’i them atij se ēfarė duhet bėrė.“
„Tė lutem, megjithatė provo. Qė sonte.“
„Jo, jo. Kėtė mbrėmje jo“, tha Reza. „Mua mė duhet tė shkoj nesėr me punė pėr nė Resht dhe kur tė kthehem pas disa ditėsh, nėse deri atėherė nuk do tė ketė ndryshuar asgjė, ndoshta do tė mund tė bisedoja me tė.“
„Tė lutem mos u largo nga kėtu. Tė lutem rri kėtu. Unė kam frikė dhe nuk dua tė mbetem vetėm.“
„Po mua mė duhet tė largohem gjithsesi.“
Vonė pasdite Essey hapi derėn time. „Eja poshtė“ tha ajo.
Poshtė ishin Ellen dhe Hormoz. Edhe Reza. Derisa Maryam dhe Aliu dėfreheshin me fėmijėt e Rezas dhe tė Esseyt, ne tė tjerėt mundoheshim tė gjenim ndonjė zgjidhje pėr kėtė dilemė aktuale. Nė tė kaluarėn tė gjithė kėta njerėz mbanin anėn e tij dhe i ndihmonin nė luftėn e tij kundėr meje, mirėpo kėta vepronin sipas motiveve tė arsyeshme vetėm pėr ta. Ishin kėta myslimanė tė ndėrgjegjshėm dhe qė tė gjithėve u duhej t‘i respektonin tė drejtat e Moodyt pėr tė sunduar me familjen e tij. Mirėpo, kėta njėkohėsisht ishin edhe miq tė mi dhe qė tė gjithė e donin tepėr Mahtabin. Madje edhe nė kėtė republikė tė mallkuar islamike e dinin se njė baba dhe njė bashkėshort shpeshherė mund tė shkonte tepėr larg e ta tepronte nė shumė gjėra.
Asnjėri prej nesh nuk dėshironte tė drejtohej nė polici; mė sė paku unė. Para Rezas dhe Esseyt nuk doja ta diskutoja ēėshtjen e ambasadės me Ellen dhe Hormozin. Madje, edhe po ta bėja kėtė, e dija mirė se kėta do ta refuzonin nė ēdo mėnyrė dhe ēfarėdo kontakti tjetėr me nėpunėsit amerikanė, apo ata zviceranė.
E gjithė kjo na bėnte tė ndjeheshim tė zėnė pisk. Me tė vėrtetė nuk mund tė bėhej asgjė tjetėr pėrveē tė provonim tė bisedonim nė mėnyrė tė arsyeshme me Moodyn, por qė tė gjithė e dinim se me tė nuk ishte e mundur tė diskutohej me maturi. Tani jo. Mbase edhe kurrnjėherė tjetėr.
Tėrė kohėn mundohesha ta ndrydhja zemėrimin tim nė rritje e sipėr. Rraheni! Ngujojeni! Mė largoni mua dhe Mahtabin nė shtėpi, pėr nė Amerikė! Doja tė ēirresha dhe tė shpėrtheja me kėtė zgjidhje tė arsyeshme, tė kėsaj rrėmuje tė llahtarshme. Mirėpo mua, megjithatė, mė duhej t’i vėshtroja gjėrat nga kėndi i tyre. Pra, mua mė duhej ta gjeja njė mesozgjidhje, tė cilėn do ta mbėshtetnin edhe kėta. Por si duket njė zgjidhje e tillė nuk ekzistonte fare.
Mu nė mes tė bisedės sonė dėgjuam tė hapej dera e shtėpisė dhe tė mbyllej prapė. Reza doli nė korridor pėr tė parė kush ishte dhe, pas pak ēastesh, nė dhomė hyri sė bashku me Moodyn.
„Si ke ardhur ti kėtu?“ donte tė dinte ai. „Ē’kėrkon ti kėtu poshtė?“
„Essey kishte njė ēelės“ i shpjegova unė. „Ajo mė solli kėtu.“
„Ma sill kėtu!“ piskati ai. Essey iu bind me pėrulje.
„Nė rregull ėshtė Da’ixhan“, iu drejtua Reza butė, duke u munduar tė ndikonte mbi tė dhe ta qetėsonte ēmendurinė e pamohueshme tė Moodyt.
„Ēfarė kėrkojnė kėta kėtu?“ tha ai, duke gjestikuluar dhe duke treguar nė drejtim tė Ellen dhe Hormozit, sikur tė ishte njė i marrė.
„Kėta janė duke u munduar tė tė ndihmojnė“, thashė unė. „Ne kemi probleme. Ne na duhet ndihmė.“
„Ne nuk kemi probleme“, ziente Moody. „Ti ke probleme.“ Pastaj u kthye drejt Ellen dhe Hormozit. „Shporruni nga kėtu dhe na lini tė qetė“, tha ai. „Gjithė kjo juve nuk ju hyn nė punė. Madje nga ju kėrkoj qė tani e tutje tė mos keni asgjė me tė.“
Pėr tmerrin tim, Ellen dhe Hormoz u ngritėn nė ēast mė kėmbė pėr t‘u larguar. „Ju lutem, mos u largohuni“, i luta unė ata. „Unė jam duke u frikėsuar se do tė mė rrahė prapė. Ky do tė mė vrasė. Dhe, nėse mė vret, kėtė nuk do ta mėsojė dot asnjeri. Ju lutem, mos u largoni. Mos mė lini kėtu vetėm.“
„Ne duhet tė ikim“ tha Hormozi. „Ai thotė se ne duhet tė shkojmė nga kėtu dhe kjo, pra, ėshtė dėshira e tij.“
Sapo u larguan ata, Moody mė tėrhoqi fuqishėm lart dhe mė mbylli.
„Ku janė Mammali dhe Nasserine?“ e pyeta unė me nervozizėm.
„Pėr shkak tė sjelljeve tė tua tė poshtra ata nuk mund tė duronin mė tej tė rrinin kėtu“, tha Moody. „Tani jetojnė tek prindėrit e Nasserines. Ata janė dėbuar nga shtėpia e vet.“ Zėri i tij filloi tė ngrihej. „Kjo nuk u hyn nė punė atyre. Madje asnjeriu nuk guxon t‘i hyjė nė punė asgjė jona. Pėr ty do tė ishte mė mirė qė tė mos flasėsh me askė pėr kėtė. Tani e tutje unė vetė do t’i marr gjėrat nė dorė dhe ēdo gjėje dhe ēdo njeriu do t‘i dal zot.“
E frikėsuar tepėr t‘i kundėrshtoja, rrija ulur e heshtur derisa ai ziente edhe mė tej dhe shante tmerrshėm. Sė paku nuk mė rrahte.
Tė dytė mbetėm sė bashku tėrė natėn nė banesė, shtrirė nė tė njėjtin shtrat, por me shpinė tė kthyer dhe larg njėri-tjetrit, aq sa ishte e mundur. Moody flente, ndėrsa unė rrokullisesha dhe lėvizja trupin tim andej-kėndej nga dhembjet dhe mundohesha tė gjeja ngushėllim, edhe pse njė gjė e tillė nuk ekzistonte pėr mua. Isha e brengosur pėr Mahtabin, pėr tė cilėn qaja dhe nė mendjen time mundohesha tė flisja me tė. Tėrė kohėn vetėm lutesha e lutesha papushuar.
Nė mėngjes Moody filloi tė vishej pėr punė dhe zgjodhi njė kostum tjetėr, jo atė qė ia kisha shqyer njė ditė mė parė. Para se tė nisej rrėmbeu edhe lepurushin e Mahtabit.
„Ajo do qė edhe kėtė ta ketė pranė“, tha.
Pastaj u zhduk.



15

Mbeta e shtrirė dhe duke qarė me zė edhe njė kohė tė gjatė pasiqė Moody u largua: „Mahtab! Mahtab! Mahtab!“ Trupin tim e ndieja se ishte vetėm njė njollė e murrėtyer. Nė nėnpjesėn time tė kurrizit ndieja dhembje tė rralla nga pėrplasja mbi dysheme, kur mė kishte hedhur Moody pėr tė. Tėrė kohėn rrija me trupin katullaq nga dhembjet.
Duhet tė kenė kaluar orė tė tėra kur pėrjashta nė oborr dėgjova njė zhurmė tė njohur. Ishte fishkėllima e njė zinxhiri tė ndryshkur, i cili gėrryente mbi njė puterkė, zhurmė kjo e kolovajzės sė Maryamit, lojė e adhuruar e Mahtabit. Ngadalė u ngrita nė kėmbė dhe arrita disi deri nė ballkon duke ēaluar, pėr tė parė se kush ishte ai qė dėfrehej jashtė.
Ishte Maryam, e bija e Esseyt, e cila sapo u kėnaqej rrezeve tė diellit tė mėngjesit tė prillit. Ajo vėrejti se unė e vėshtroja dhe me zėrin e saj fėmijėror dhe tė virgjėr pyeti: „Ku ėshtė Mahtabi?“
Nga lotėt dhe dėnesja nuk munda t‘i pėrgjigjesha.
Nga njė arsye, tė cilėn e dija vetėm unė, unė e kisha sjellė me vete Mahtabin nė Iran, pra pėr ta shpėtuar, kurse tani e humba. Mė mbėrtheu njė terrim dhe fillova tė zihesha nė mendjen time. Mua mė duhej qė nė ēfarėdo mėnyre tė mundshme ta mblidhja tok gjithė kurajon dhe vendosmėrinė time. Vallė, mė kishte rrahur Moody aq tepėr sa nuk isha nė gjendje mė pėr t‘i kundėrshtuar? U tmerrova nga pėrgjigjja e mundshme.
Natyrisht se mė sė tepėrmi mė brengoste pyetja se ēfarė ishte e mundur tė ketė bėrė Moody me Mahtabin, mirėpo edhe njė enigmė tjetėr, poaq e madhe dhe poaq shqetėsuese, qė mė vriste mendjen, ishte se si mund t’ia bėnte ai asaj gjithė kėtė gjė? Po edhe mua? Ky Moody, tė cilin sapo e njihja mirė tani, thjesht nuk ishte i njėjti njeri me tė cilin isha martuar unė.
Vallė, ēfarė kishte dėshtuar tani? E dija kėtė, por edhe nuk e dija. Shumė nga faktet mund edhe t‘i identifikoja. Pastaj mund t‘i theksoja tė gjitha ngritjet dhe rėniet e ēmendurisė sė Moodyt, gjatė tetė viteve tona tė kaluara nė martesė me tė, si dhe t‘i sillja ato nė varėsi me vėshtirėsitė e tij profesionale. Madje disa ngritjeve tė caktuara dhe rėnieve tė tjera unė mund edhe t‘ua pėrcaktoja hapėsirat kohore, tė cilat asokohe qenė ndėrlidhur drejtpėrdrejt me ngjarjet e paparashikueshme politike.
Si nuk munda unė vallė, ta parashikoja kėtė mjerim dhe ta pengoja me kohė? Tani mua mė pushtonin tė gjitha kėto njohuri tė reja mbėrthyese.
Tetė vite mė parė, kohė kjo kur Moody gjendej pak para pėrfundimit tė kohės sė tij prej tri vitesh si asistent nė spitalin e Detroitit pėr chiropraktikė, ne na u desh tė ndesheshim me njė zgjidhje mjaft tė rėndė. Pėr ne kishte arrritur koha qė tė planifikonim sė bashku jetėn tonė tė pėrbashkėt, ose tė ndaheshim. Nė fund, vendosėm tė mbeteshim bashkė dhe morėm rrugėn menjėherė pėr nė Corpus Christi, pėr t‘u informuar mė mirė pėr ndonjė vend pune nė klinikėn pėr chiropraktikė, ku njė anesteziolog sapo kishte hapur praksisin e tij dhe ku kishin nevojė edhe pėr njė mjek tjetėr. Njė parallogari reale premtonte tė ardhura vjetore diku rreth njėqind e pesėdhjetė mijė dollarė, kėshtuqė kjo perspektivė e njė shume kaq tė lartė tė hollash na bėri tė na merreshin mendėt.
Njė pjesė imja vėrtet nuk dėshironte tė ndahej nga prindėrit e mi nė Michigan, mirėpo pjesa tjetėr, ajo mė e madhja, ishte e gatshme t‘ia fillonte njė jete tė re dhe tė lumtur, me bollėk dhe nam tė lartė shoqėror.
Joe dhe sidomos Johni gjashtėvjeē ishin tepėr tė lumtur pranė kėsaj ideje.
Para kurorėzimit Joe m’u drejtua: „Mommy, unė nuk jam i sigurt nėse do tė mund tė jetoj sė bashku me Moodyn.“
„Po pėrse vallė?“ e pyeta unė.
„Ai mė sjell aq shumė ėmbėlsira sa me siguri do tė mė prishen dhėmbėt.“
Unė vetėm qesha kur vėreja se si Joe e kishte kėtė gjė pėrnjėmend. Ai pra lidhte ėmbėlsirat dhe shakatė me Moodyn.
Pranė tė gjitha motiveve tė arsyeshme, tė cilėt synonin martesėn, ishte edhe fakti i pamohuar qė unė dhe Moody duheshim me tė vėrtetė. Pėr t‘u larguar nga ai dhe pėr t‘i lejuar atij tė nisej vetėm pėr nė Corpus Christi, ndėrsa unė tė mbetesha vetėm nė Michigan dhe ta hiqja me zor njė jetė relativisht tė pangjyrė, do tė ishte vėrtet njė alternativė jashtė ēdo mendjeje.
Kėsisoji pra ne tė dy vumė kurorė me 6 Qershor tė vitit 1979, nė rrethin tonė mė tė afėrt, nė njė masxhed nė Houston. Pasiqė u murmuritėn disa fjalė nė farsi dhe disa tė tjera nė anglisht, unė u shndėrrova nė njė mbretėreshė tė nderuar dhe tė adhuruar nė jetėn e Moodyt.
Moody filloi tė mė mbyste me lule dhe dhurata tė tjera intime, duke mė befasuar me to pandėrprerė. Nė mesin e postės sė rėndomtė dhe tė pėrditshme gjendej gjithmonė edhe njė kartolinė, apo ndonjė letėr tjetėr dashurie, e punuar nga vetė ai, tek tė cilat gjendeshin tė ngjitura me ngjitės fjalė tė prera nga gazeta tė ndryshme. Para miqve tanė Moody mė adhuronte me gjithė dėshirė. Me njė rast, gjatė njė dreke, mė dhuroi njė trofe tė madh, i cili shkėlqente nga ngjyra e tij e artė dhe e kaltėr, me tė cilin duhej tė dėshmohesha si „gruaja mė e mirė nė botė“. Koleksioni im i kutive melodike vetėm sa vinte e rritej. Gjithmonė, kur i jepej rasti, mė mbulonte me dhurata librash, nė secilėn prej tė cilėve shkruheshin dėshmitė e tij personale pėr besnikėrinė. Madje ishte e pamundur tė kalonte qoftė vetėm njė ditė e vetme dhe tė mos provonte tė ma shprehte enkas dashurinė e tij.
Sė shpejti u dėshmua se sa me menēuri kishte vepruar Moody derisa kishte specializuar. Profesioni i anesteziologut ėshtė njė lėmė mjaft lukrativ nė medicinė, mirėpo megjithatė Moodyt pothuaj nuk i duhej tė punonte fare; atij i duhej vetėm tė mbikėqyrte mbi njė grup anesteziologėsh tė tjerė tė kualifikuar, gjė qė kėtij njėherash i mundėsonte tė mjekonte edhe tre apo katėr pacientė tė tjerė nė ditė, tė cilėve mė pas, nė llogaritė e tyre, u pėrshkruante madje edhe shuma tė larta astronomike. Ndryshe ditėt i kalonte tė qeta. Nė mėngjes i duhej tė ishte pranė operimeve nė spital, mirėpo shpeshėherė nė shtėpi kthehej qė nė mesditė, pasiqė nuk ishte i detyruar tė rrinte nė zyrė mė tej, ndėrkohė qė rastet urgjente ishte e mundur t‘i ndante me kolegėt e tjerė.
Pasiqė vetė, qė nga rinia e tij nė Iran, i takonte shtresės sė atyre mė tė lartė, Moodyt i erdhi lehtė tė rrėshqiste nė rolin e njė mjeku tė pasur amerikan dhe kėshtu, nė Corpus Christi blemė njė shtėpi tė bukur me hapėsirė tė gjerė, nė njė kuart tė tė pasurve. Nė fqinjėsinė tonė banonin mjekė tė ndryshėm, mjekė tė dhėmbėve, juristė dhe njerėz tė tjerė, qė tė gjithė akadamikė.
Mody punėsoi nė shtėpi edhe njė vajzė tė re, pėr tė mė kursyer mua nga detyrimet mė tė thjeshta shtėpiake dhe qė me kėtė unė tė mund tė merresha me kualifikimin tim pėr manaxhere dhe t‘i jepja shans edhe talentit tim organizativ.
Ditėt e mia ishin tė mbushura me detyra shumė tė lezetshme, siē janė ato tė shkrimit tė llogarive tė pacientėve, apo udhėheqja e librave tė kontove nė ordinancėn e Moodyt; ku kisha edhe kėnaqėsinė tjetėr tė kujdesesha pėr vatrėn time familjare. Pasiqė pranė vetes kisha edhe vajzėn e re pėr punėt mė tė vėshtira shtėpiake, vetė isha e lirė t’u pėrkushtohesha detyrave tė mia tė edukimit, tė cilat mė jepnin kėnaqėsi tė madhe.
Nė shtėpinė tonė ktheshin shpesh vizitorė tė ndryshėm, kryesisht pasiqė kjo gjė na bėnte qejf, ndėrsa herave tė tjera pėr faktin se kėto lidhje miqėsore pėr karrierėn e njė mjeku janė tepėr tė rėndėsishme. Para shkuarjes sonė atje, nė Corpus Christi, anesteziologu tjetėr kishte qenė i tejngarkuar me punė. Tani tregohej mjaft mirėnjohės pėr lehtėsimin, mirėpo mjekėt nga vetė natyra e tyre, mė me dėshirė duan tė kenė rrethin e tyre tė veēantė tė shoqėrimit, kėshtuqė tani, me praninė e Moodyt, filloi edhe njė lloj lufte e njė konkurence tė prajshme. Vėrtet, kėtu kishte mjaft punė pėr tė dytė, mirėpo megjithatė, ne kishim nevojė tė mbėshtetnim mirė lidhjet e tilla profesionale, pėrmes tubimeve tė shumta shoqėrore. Mjekėt, tė cilėt qarkullonin dhe punonin nė kėtė rreth, ishin amerikanė apo tė tjerė, tė huaj, tė cilėt, sikur edhe Moody, mė parė kishin arritur nga vendet e tyre pėr tė studiuar dhe pėr tė punuar nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Kėtu mund tė vėreje shumė tė tillė nga Irani, pastaj nga Arabia Saudite, nga Pakistani, nga Egjipti dhe tė tjerė nga vende tė ndryshme. Tė gjithė ne me dėshirė mėsonim gjėra tė reja mbi zakonet e ndryshme tė kulturave tė huaja. Unė u bėra e njohur pėr mjeshtėrinė time tė kuzhinės iranase.
Punėsimi im nė shoqatėn bėmirėse nė spital ishte mundėsia tjetėr, pėrmes sė cilės mundohesha tė miqėsohesha me gratė e mjekėve tė tjerė.
Nė njė rreth tjetėr ne u zgjodhėm pėr anėtarė tė udhėheqjes sė shoqatės. Siē e deshi fati, nė afėrsi tė Texas-A&I-University gjendej njė shkollė e preferuar pėr nxėnėsit iranas. Ne i ftonim mjaft shpesh ata dhe, pasiqė ishim edhe anėtarė tė Shoqatės Islamike pėr Texasin Jugor, organizonim ndenja dhe festime tė ndryshme, nė ditė tė caktuara tė festave islame. Tėrė kėtė kohė e ndieja veten aq tė lumtur qė Moody, mė nė fund, kishte gjetur balansin mes jetės sė tij tė kaluar dhe kėsaj tė tashme. Atij i pėlqente vetja para vendėsve tė tij mė tė rinj, nė rolin e njė mjeku amerikan dhe njė njeriu tė moshuar me renome.
Atėherė, kur konkurroi pėr ta fituar shtetėsinė amerikane, si dėshmi theksoi edhe integrimin e tij nė ambientin kulturor amarikan. Nė formularin e konkurrimit ishin tė theksuara edhe shumė pyetje pėr t‘u pėrgjigjur, ndėr tė cilat edhe kėto:

I bindeni ju Kushtetutės amerikane dhe mėnyrės sė qeverisjes tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės?
Jeni i gatshėm tė betoheni pėr besnikėrinė tuaj ndaj Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės?
Nėse nga ju kėrkon ligji, a jeni i gatshėm tė bartni armė, nė emėr tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės?

Secilės prej kėtyre pyetjeve, Moody iu pėrgjigj me: Po.


Ne tė dy udhėtonim mjaft shpesh dhe disa herė morėm rrugė pėr nė Kaliforni dhe Meksikė. Gjithmonė, kur nė ēfarėdo qyteti mbahej ndonjė seminar medicinal, apo thjesht ndonjė konferencė tjetėr, unė dhe Moody merrnim pjesė, ndėrsa John dhe Joe i linim nė shtėpi, nė shoqėrinė e ndonjė bejbisiteri, i cili gjatė kėsaj kohe banonte nė shtėpinė tonė. Ligjet tatimore na mundėsonin tė rezervonim hotelet dhe restorantet mė luksoze, sepse tė gjitha kėto harxhime mė pas ishte e mundur t‘i zbrisnim si shpenzime raklame. Nė ēdo qytet nė tė cilin ne tė dy gjendeshim me punė, unė me vete merrja njė kovertė, nė tė cilėn i futja tė gjitha faturat, me tė cilat dėshmonim karakterin zyrtar tė kėtyre aktiviteteve tona.
Ky ndryshim marramendės nė jetėn time herė pas here kėrcėnonte tė mė pushtonte tė tėrėn. Edhe pse nuk ushtroja fare ndonjė profesion tė rėndėsishėm, megjithatė isha e ngarkuar me punė mė tepėr se kurrė mė parė. Ndjehesha e pushtuar nga zemėrgjerėsia dhe nga shuma tė larta tė hollash, pastaj e dashuruar deri nė kufij tė lajkatimit, prandaj as qė mund tė dyshoja apo tė ankohesha pėr ēfarėdo qoftė?
Mirėpo, qė nga fillimi nė martesėn tonė filluan tė ndodhnin edhe probleme tė thella dhe, qė atėherė, ne tė dy mė tepėr preferonim t’i injoronim ato. Nė momente tė rralla, kur nė pah dilte ndonjė ndryshim i botėkuptimeve tona, ne parapėlqenim t‘i kuptonim ato vetėm si pasojė e diferencave tona kulturore. Shpesh pėr Moodyn kėto ishin imtėsi, edhe pse vėrtet edhe atė e hutonin mjaft. Pėr shembull, kur deshėm tė hapnim njė xhirokonto te njė bankė nė Corpus Christi, nė formular ai shkroi vetėm emrin e vet.
„Ēfarė do tė thotė kjo?“ e pyeta unė me atė rast. „Pėrse nuk e hapim konton edhe nė emrin tim?“
Ai mbeti shumė i hutuar. „Po ne nuk hapim dot konto nė emėr tė grave“, tha ai. „Iranasit nuk e bėjnė njė gjė tė tillė.“
„Por, ti nuk je kėtu njė njeri iranas“ ia ktehva unė. „Ti tashmė vetė ke shprehur dėshirėn pėr t’u amerikanizuar.“
Pas disa diskutimeve tė tilla Moody lėshoi pe. Atij me tė vėrtetė nuk mund t‘i futej nė kokė qė gjithė pasurinė tonė duhej ta dispononim sė bashku.
Njė shprehi tjetėr e tij, e cila mė irritonte pa masė, ishte pretendimi i tij pėr tė mė trajtuar sikur tė isha unė xhirokontoja e tij, kapitali i tij personal. Atėherė, kur gjendeshim nė ndonjė shoqėri me shumė njerėz, dėshira e tij ishte qė tė rrija gjithmonė nė anėn e tij. Pastaj vinte dorėn e tij mbi mua, apo thjesht mė mbante pėr dore, sikur tė frikėsohej se unė do tė mund t‘i arratisesha. Vėrtet unė e ndieja veten tė lajkatuar nga gjithė ky kujdes dhe nga bujaria e tij, mirėpo gjithė kjo besnikėri e tij shpeshherė edhe mė bezdiste.
Pastaj edhe nė rolin e njerkut, nė vend se tė sillej si njė mik i mamasė, Moody nuk tregohej kushedi se ēfarė. Natyrsisht se, sipas tij, vetėkuptohej qė ai i kthehej mėnyrės iranase tė edukimit tė fėmijėve, duke kėrkuar nga Joe dhe John dėgjueshmėri dhe nėnshtrim tė padiskutueshėm. Pėr Joe, i cili sapo kishte filluar vitin e njėmbėdhjetė tė jetės, ishte mjaft e bezdishme pėr ta nėnshtruar pavarėsinė e tij. Mė parė Joe kishte qenė ai burri i familjes.
Megjithė kėto kėtu gjendej edhe Reza, pa dyshim arsyeja kryesore e tensionimeve tona tė asaj kohe. Reza kishte studiuar nė Universitetin Shtetėror Wayne nė Detroit dhe pėr njė kohė kishte jetuar nė apartamentin e Moodyt. Pak kohė pas kurorėzimit tonė, Reza diplomoi nė lėmin e shkencave ekonomike dhe pastaj Moody e ftoi tė jetonte tek ne, nė Corpus Christi, derisa tė mos gjente ndonjė vend pune.
Gjithmonė, kur Moody nuk ishte nė shtėpi, Reza merrte mbi vete rolin e tė zotit tė shtėpisė dhe mundohej tė na komandonte, si mua, ashtu edhe fėmijėt e mi, duke kėrkuar nga ne nėshtrim tė padiskutueshėm, si tė ishte kjo njė e drejtė e tij, e cila i takonte natyrshėm. Pak kohė pas shpėrnguljes sė tij tek ne unė kisha ftuar nė gosti disa mikesha tė miat pėr tė pirė ēaj. Reza mbeti tė rrinte me ne nė dhomė, ashtu i heshtur dhe vėrehej qartė se si mundohej, si i parespekt qė ishte, tė shėnonte nė mendjen e tij gjithė atė ēfarė flisnim ne, qė pastaj tė mund ta informonte Moodyn. Nė atė ēast, sapo u larguan shoqet e mia, mua mė urdhėroi qė t‘i pastroja enėt menjėherė.
„Unė do tė kujdesem pėr enėt kur tė kem kohė“, ia ktheva me plot helm.
Madje Reza mundohej edhe tė mė urdhėronte se kur ishte koha pėr t’i pastruar ndėrresat, pastaj se ēfarė duhej t‘u ofroja ēunave pėr drekė dhe kur duhej tė shkoja tek fqinjėt pėr kafe. Unė nuk u bindesha fare kėtyre, mirėpo megjithatė ankesat e tij nuk pushonin, ndėrkohė qė atij vetė as qė i shkonte mendja pėr tė ofruar ndonjė ndihmė nė shtėpi.
Disa herė me radhė iu ankova Moodyt pėr praninė e bezdishme tė Rezas nė pėrditshmėrinė time, mirėpo Moody nuk ishte prezent kur ndodhnin aksidente mė tė acaruara dhe, kėshtu, ai mė kėshillonte qė tė kisha durim. „Po ai gjendet kėtu vetėm pėr njė kohė tė shkurtėr, derisa tė gjejė ndonjė vend pune“, thoshte ai. „Ai ėshtė nipi im dhe mua mė duhet t‘i ndihmoj.“
Unė dhe Moody u interesuam tė investonim njė pjesė tė tė hollave tona nė ndonjė shtėpi, nė tregun e lirė tė objekteve tė patundshme, pėr ta dhėnė mė pas me qira, duke dashur tė shfrytėzonim me kėtė lehtėsitė tatimore. Me kėtė rast ne krijuam lidhje tė ngushta me njėrin prej bankierėve mė tė sukseshėm tė qytetit, tė cilin e binda qė t‘i ofronte Rezas njė shans pėr tė konkurruar pėr njė vend pune.
„Mė ofruan punė vetėm pėr kaser“, u ankua Reza kur u kthye nė shtėpi, pas bisedės sė tij tė prezantimit. „Por unė nuk dua tė punoj si kaser i ēfarėdo banke.“
„Shumė njerėz do tė ishin tė lumtur po t’u ofrohej njė vend i tillė“, i thashė unė, e zemėruar pėr qėndrimin e tillė tė tij. „Prej atij vendi pune ekzistojnė shumė mundėsi tė tjera pėr tė pėrparuar mė tutje.“
Nė kėtė vėrejtje Reza reagoi me njė shprehje tė veēuar, tė cilėn unė e kuptova mirė disa vite mė vonė, atėherė kur mėsova nga afėr pėr egon e burrave iranas, sidomos atė qė manifestohej nė familjen e Moodyt. Reza tha: „Unė nuk dua tė pranoj kurrsesi ndonjė vend pune, nėse nuk emėrohem udhėheqės ndėrmarrjeje.“
Ai pra ishte i kėnaqur tė jetonte nė koston tonė, derisa ndonjė firmė amerikane tė mos tregonte menēurinė e saj pėr t’iu nėnshtruar kontrollit tė tij.
Ndėrkaq ditėt i kalonte duke u rrezitur nė plazh, pastaj duke kėnduar Kuranin, duke u falur dhe duke u munduar tė kontrollonte tė gjitha veprimtaritė e mia. Atėherė kur molisej nga tė gjitha kėto detyrime thjesht, bėnte njė sy gjumė.
Javėt e bezdisshme shndėrroheshin nė muaj, para se ta detyroja Moodyn tė lėvizte dhe tė ndėrmerrte diēka me Rezan.
„Ose do tė largohet ky, ose unė!“ i thashė nė fund.
E mendoja unė vallė kėtė pėrnjėmend? Mbase jo, mirėpo unė llogaritja shumė nė dashurinė e Moodyt, gjė qė u dėshmua e drejtė.
Reza hungėroi diēka nė farsi, me siguri ndonjė mallkim mbi mua dhe u shpėrngul nė njė banesė, tė cilėn e financonte edhe mė tej Moody. Pak kohė mė vonė ai u kthye sėrish nė Iran, pėr t’u martuar me kushėrirėn e tij, Esseyn.
Pasiqė Reza qe larguar, ne iu kthyem sėrish njė jete tė lumtur bashkėshortore, sė paku kėshtu mendoja unė. Unė dhe Moody kishim diferencat tona, mirėpo unė isha mjaft e vetėdijshme qė martesa kėrkonte edhe kompromise. Pastaj isha e sigurt se me kohė tė gjitha gjėrat do tė merrnin ritmin e duhur.
Fillova tė pėrqendrohem vetėm nė anėt pozitive. Jeta ime ishte bėrė mė e pasur nė shumė pikėpamje. Mė nė fund unė e kisha gjetur atė qė vėshtirė definohet, ate diē mė tepėr.
Si mund ta dija unė vallė qė nė lindje, 15 000 kilometra larg prej kėtu, ziente orkani i papėrshkruar, i cili do tė ma trondiste martesėn time, pastaj do tė mė sillte deri nė kėtė arrest e tė mė ndante nga bijtė e mi dhe do tė mė kėrcėnonte jo vetėm jetėn time, por edhe tė bijės sime, e cila asokohe ende s’kishte lindur?
Ne tė dy kishim vėnė kurorė tashmė njė vit e gjysmė, pikėrisht atėherė kur Moody bleu njė radiotransistor tė shtrenjtė me valė tė shkurtra, tė pajisur edhe me njė palė kufjesh. Ishte kjo tepėr impresionuese, qė tė mund t‘i dėgjosh radiotransmetimet e mė shumė se gjysmės tjetėr tė botės. Moody papritur zbuloi se kishte interes tė dėgjonte Radio Iranin.
Nė Teheran studentėt kishin inskenuar njė sėrė demonstratash kundėr pushtetit tė shahut. Pėrplasje tė tilla kishte pasur edhe nė tė kaluarėn, mirėpo tani ato qenė mė serioze dhe mė tė pėrhapura se mė parė. Nga ekzili nė Paris Ayatollah Khomeini kishte filluar tė pozicionohej ashpėr, nė veēanti kundėr shahut dhe, nė pėrgjithėsi, synonte tė mposhtte ndikimin e Perėndimit.
Kėto lajme, tė cilat i dėgjonte Moody pėrmes radios sė tij, shpeshherė ishin nė kundėrshtim me ato qė i shihnim ne nė mbrėmje nė televizion dhe, si rezultat i kėsaj, doli se Moody filloi tė dyshonte nė raportimet e korrespondentėve amerikanė.
Atė ditė qė u largua shahu nga vendi i tij dhe tė nesėrmen kur Ayatollahu u kthye nė vend nė mėnyrė triumfale, pėr Moodyn kjo qe arsye pėr tė festuar. Kėshtu pra, pėr ta festuar kėtė, nė shtėpinė tonė me vete solli pa paralajmėruar fare, disa dyzina studentėsh iranianė, tė cilėt pastaj mbetėn deri vonė dhe tė cilėt mbushėn shtėpinė time amerikane me llafosjet e tyre tė gjalla dhe tė eksituara nė gjuhėn farsi.
Nė shtėpinė tonė zhvillohej revolucioni ngjashėm me atė nė Iran. Moody zuri tė shprehte lutjet e tij islamike me njė afsh aq tė theksuar, ēfarė nuk e kisha vėrejtur kurrė mė parė. Pastaj filloi tė dhuronte edhe shuma tė larta tė hollash pėr shoqata tė ndryshme shiite.
Pa mė pyetur mua fare zbrazi tė gjitha rezervat tona tė pijeve mė tė shtrenjta alkoolike, qė i mbanim nė shtėpi pėr mysafirėt tanė tė shpeshtė. Madje vetėm kjo ndikoi qė shumica e mysafirėve tanė amerikanė tė heqnin dorė tė na vizitonin mė tej, ndėrsa toni i tij, me tė cilin Moody godiste gjatė bisedimeve, ndikoi tė largohen madje edhe tė tjerėt, antialkoolistėt. Filloi edhe tė trazohej mbi mediat amerikane, duke i quajtur tė gjithė reporterėt si gėnjeshtarė. Gjatė muajve tė ardhshėm studentėt vijuan ta shfrytėzonin mjaft shpesh shtėpinė tonė si vendtakim tė tyre. Pastaj themeluan edhe njė, siē e quanin ata, „Shoqatė tė Myslimanėve tė Brengosur“ dhe, nė kuadėr tė aktiviteteve tė tyre, pėrpiluan edhe njė letėr qė ua shpėrndanė mediave tė ndryshme.

Nė emėr tė Allahut tė gjithėmėshirshėm dhe zemėrgjerė:

Nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės aktualisht Islami ėshtė duke u keqkuptuar me tė madhe nė jetėn e pėrditshme. Pėr kėtė ekzistojnė disa arsye: 1. Raportimi i gabuar i mediave mbi Republikėn Islamike tė Iranit, 2. Refuzimi i qeverisė amerikane pėr t‘i trajtuar fer Shtetet Islamike, 3. Refuzimi i Krishterizmit pėr ta akceptuar si tė barabartė Islamin dhe ithtarėt e tij.
Masmediat ushtrojnė njė ndikim tė pashlyeshėm mbi ndėrgjegjen e shoqėrisė amerikane. Lajmet kryesore tė mbrėmjes, pastaj gazetat ditore dhe revistat javore, janė baza e vetme e formimit tė mendimit tė lirė amerikan. Tė gjitha kėto burime janė propagandė e shkallės mė tė lartė, pėr arsye se ato pėrkrahin vetėm faktet e paraqitura tė interesave amerikane. Prandaj tė gjitha ngjarjet nė hapėsirėn ndėrkombėtare, nė tė shumtėn e rasteve, prezantohen vetėm si veprime tė marra.
Shembulli mė aktual i kėtyre ngjarjeve ndėrkombėtare, tė cilat trajtohen si tė pakuptimta, ėshtė edhe themelimi i Republikės Islamike tė Iranit. Ishte vetė populli islamik ai qė e dėboi shahun dhe e pėrkrahu njėzėshėm ngritjen e njė republike tė tillė, islamike. Para pak kohėsh dėgjuam edhe pėr rebelimin e kurdėve nė Iran. Nėse kurdėt do tė kenė luftuar me tė vėrtetė pėr vetėvendosjen e tyre, atėherė pėrse nė ato luftime u ngatėrruan edhe ushtarėt izraelitė, rusė dhe ata irakianė?
Revolucioni islamik nė Iran ka dėshmuar qė populli iranas ėshtė vetėm kundėr politikės sė jashtme amerikane dhe kurrsesi kundėr opinionit amerikan. Ne kėrkojmė nga ju qė t‘i trajtoni nė mėnyrė kritike tė gjitha masmediat tuaja. Ju lutemi tė rrini nė kontakt me myslimanėt nga Irani, tė cilėt janė tė informuar saktėsishtė mbi gjendjen momentale nė Iran.

Ju falenderojmė shumė.
Shoqata e Myslimanėve tė Brengosur,
Corpus Christi, Texas


Pėr mua kjo ishte e tepėrt. Unė u ngrita nė mbrojtje tė vendit tim dhe fillova t’ia zija frymėn Modyt me sharje dhe fyerje tė ndryshme. Bisedat tona u shndėrruan nė debatime nga mė tė ashprat, gjė qė ishte mjaft atipike pėr mėnyrėn e jetės sonė, pėrndryshe tė papėrgatitur pėr konfrontime tė tilla.
„Ne na duhet armėpushim“, propozova unė e dėshpėruar. „Ne nuk mund tė bisedojmė mė tej kėshtu mbi politikėn."
Moody u pajtua dhe kėshtu ia dolėm tė jetonim tė qetė pėr njė kohė tė gjatė, mirėpo tani e tutje unė nuk isha mė ajo e mėparshmja, qendra e vėmendjes sė tij. Kujtimet e tij pėr dashurinė e pėrditshme filluan tė zbeheshin. Tani e tutje dukej se ishte i martuar jo me mua, por me radion e tij tė valėve tė shkurtra dhe me dyzina gazeta tė ndryshme, revista dhe fletushka tė tjera propaganduese, tek tė cilat tashmė ishte abonuar. Disa syresh ishin tė shtypura nė shkrimin persik, ndėrsa tė tjerat nė gjuhėn angleze. Herė pas here hidhja ndonjė vėshtrim mbi to, atėherė kur Moody nuk ishte i pranishėm dhe habitesha e tmerrohesha me ligėsinė dhe iracionalitetin e sulmeve tė tyre kundėr Amerikės.
Moody anuloi kėrkesėn e tij pėr shtetėsinė amerikane.
Ndodhnin edhe momentet kur fjala „shkurorėzim“ rrinte pezull dhe ngjitur nėn sipėrfaqen e vetėdijes sime. Ishte kjo njė fjalė qė e pėrbuzja dhe tė cilės i frikėsohesha. Kėte procedurė tashmė e kisha pėrjetuar njė herė, kėshtuqė nuk mė pėlqente tė mė pėrsėritej sėrish. Tė lejoja tė ndahesha nga Moody, do tė thoshte ta braktisja kėtė stil tė lartė tė jetės sime, tė cilin nuk do ta arrija dot vetėm po ta braktisja martesėn me tė, pėr tė cilėn isha e bindur edhe mė tej se ishte ngritur mbi bazamentin e dashurisė.
Veē kėsaj, ēdo peshim real i njė hapi tė tillė pėrjashtohej i tėri, atėherė kur mėsova se isha me barrė.
Kjo mrekulli ndikoi qė Moody tė kthehej nė vete dhe tė bėhej prapė esėll. Nė vend se t‘i dorėzohej i tėri politikės iranase, tani tregohej krenar pėr atėrinė e tij. Pastaj iu kthye prapė asaj shprehisė sė tij tė mėparshme dhe tė kėndshme tė mė ngazėllente me dhurata pothuaj pėr ēdo ditė. Sapo fillova tė bartja fustana shtatzėnie, Moody mburrej sa herė qė vėshtronte mbi barkun tim, duke shkrepur edhe qindra foto dhe duke mė siguruar se si shtatzėnia mė kishte zbukuruar mė tepėr se kurdoherė.
Vera e tretė e martesės sonė kalonte nė gėzim tė qetė dhe nė pritje tė lindjes. Derisa Moody punonte nė spital, unė dhe John kalonim kohėn sė bashku shumė tė lumtur. Ai tashmė i kishte mbushur tė tetat, pra ishte bėrė njė burrė i vogėl qė mund tė ndihmonte pėr ta rregulluar shtėpinė pėr tė vėllain apo pėr motrėn e tij qė duhej lindur. Ne tė dy sė bashku shndėrruam njė dhomė tė vogėl tė fjetjes nė dhomė fėmijėsh. Na bėhej qejfi kur dilnin pėr tė blerė gjėra pėr veshje tė bardha dhe tė verdha bebesh. Unė dhe Moody sė bashku vizitonim kurset pėr shtatzėninė, tek tė cilat ai nuk fshehte fare se mė me dėshirė do ta kishte njė ēun se sa njė vajzė. Pėr mua ishte krejt njėsoj. Kjo jetė e re nė barkun tim, nėse ishte ēun apo ēupė, ishte njė qenie tė cilėn qė tani e dashuroja.


Nė fillim tė shtatorit, kur isha nė muajin e tetė tė shtatzanisė, Moody mė ftoi tė vizitonim njė kongres medicinal nė Houston. Ky ekskursion do tė na mundėsonte disa ditė luksoze para se tė ndesheshim me gėzimin strapacues tė tė qenit prind. Akusheri im mė lejoi udhėtimin, duke mė siguruar se nė lindje do tė mė duhej pritur sė paku edhe njė muaj.
Mirėpo, qė nė mbrėmjen e parė, nė dhomėn e hotelit tonė nė Houston, mė sulmuan dhembje tė rėnda tė shpinės, kėshtuqė fillova tė brengosesha se mos me tė vėrtetė kishte ardhur koha ime.
„Do bėsh mė mirė“, mė siguronte Moody.
Dėshira e tij ishte qė tė nesėrmen tė vizitonim NASA-nė.
„Por unė nuk e ndiej veten tė aftė pėr kėtė“, thashė unė.
„Nė rregull. Atėherė tė dalim dhe tė blejmė gjėra“, propozoi ai.
Para se tė niseshim pėr tė blerė, sė pari u kthyem tė hanim, por nė restorant dhembjet e shpinės u shndėrruan nė dhembje tė padurueshme, ndėrkohė qė mė kaploi edhe molisje e madhe.
„Tė lutem, tė kthehemi nė hotel“, thashė unė. „Ndoshta do tė mund tė dal pėr tė blerė nėse mė parė pushoj njė ēikė.“
Sapo u kthyem nė hotel dhembjet filluan prapė, ndėrkohė qė filloi tė rridhte edhe uji i fėmijės.
Moody nuk mund tė besonte se kishte ardhur koha. „Ti je mjek“, i thashė. „Mua mė ka pėlcitur placenta. E di ti ē‘do tė thotė kjo?“
Ai i telefonoi akusherit tim nė Corpus Christi, kurse ai e udhėzoi tek njė mjek houstonas, i cili u tregua i gatshėm tė ndėrhynte dhe i cili na detyroi tė shkonim sa mė shpejt nė spital.
Edhe tani mė kujtohet si e gjallė drita e ngrohtė dhe vezulluese e pavionit tė lindjes dhe Moody qė rrinte nė anėn time, i veshur nė uniformė sterile, duke mbajtur dorėn time dhe duke mė kėshilluar. Pastaj mė kujtohen edhe ato dhembjet torturuese tė lindjes dhe ato tė tjerat, tė cilat e shoqėrojnė fillimin e njė jete tė re. Ndoshta tė gjitha kėto duhej tė ishin njė paralajmėrim pėr atė se ēfarė do tė ndodhte disa vite mė vonė.
Por, para sė gjithash mė kujtohet kur akusheri mė bėri me dije: „Ju keni lindur njė vajzė.“
Tė gjitha infermieret shpėrthyen me atė piskamėn e tyre magjepsėse, pėr hatėr tė respekimit qė provokon gjithmonė nė kėso raste njė mrekulli e tillė, e re. Unė fillova tė kukurisja e mpirė nga gėzimi, nga lehtėsimi dhe nga molisja. Njėra prej infermiereve dhe njė mjek tjetėr kujdeseshin pėr foshnjėn dhe, mė vonė e sollėn bijėn tonė qė tė njihej me prindėrit e vet.
Ishte ajo njė xhevahir i vėrtetė, me ngjyrė tė ndritshme tė lėkurės dhe me sy tė kaltėr, tė cilėt i rrudheshin nga drita lėbyrėse e pavionit. Kaēurrelat e saj kuqalashė tufa-tufa i mbulonin kokėn e njomur, ndėrsa nė fytyrėn e saj vėreheshin tė stampuara nė miniaturė tiparete fytyrės sė Moodyt.
„Pėrse ka kjo flokė tė kaltėr?“ pyeti Moody me njė zė tė tensionuar dukshėm. „Pėrse sytė e saj janė tė kaltėr?“
„Nė kėtė punė nuk mund tė kem ndikuar unė“, iu pėrgjigja unė e mposhtur, si nga gėzimi, ashtu edhe nga molisja, duke mos mundur t‘i kushtoja vėmendje ankesave tė pakuptimta tė Moodyt pėr kėtė fėmijė perfekt qė sapo e linda. „Pėrveē me ngjyrėn e flokėve tė saj, ajo tė pėrngjan ty kryekėput.“
Pėr njė kohė tė gjatė vėmendjen time e mori ēupa ime e dashur, kėshtuqė nuk vėreja fare se ēfarė bėnin me mua mjekėt dhe infermieret e tjera, apo se ēfarė ngjyre kishte vetė qielli. Unė pėrkundja foshnjėn time nė kraharorin tim dhe vetėm sa e fusja nė zemrėn time. „Do tė tė quaj Maryam“, i pėrshpėrita. Ishte ky emri mė i bukur iranas qė dija unė, i cili tingėllonte gjithashtu edhe si emėr amerikan, mirėpo i cili shkruhej paksa nė mėnyrė mė ekzotike.
Kaluan disa ēaste derisa nuk vėrejta qė tashmė Moody ishte larguar.
Se ēfarė ngatėrrimi i rrallė emocionesh mė kaploi nė atė ēast! Ishte e qartė qė Moody nuk ishte nė gjendje tė reagonte arsyeshėm mbi problemin, i cili e brente me tė vėrtetė. „Pėrse vajzė?“ ishte fajėsimi qė me tė vėrtetė donte ta hidhte mbi mua. Krenaria e tij, e njė burri islamik, ishte lėnduar me lindjen e fėmijės sė tij tė parė femėr dhe pėr kėtė na la vetėm, mu atė natė, kur me tė vėrtetė do tė duhej tė ishte pranė nesh. Ky nuk ishte ai virtiliteti i njė burri tė cilin e preferoja unė.
Nata kaloi. Gjumi im i trazuar ndėrpritej vazhdimisht nga ndjenja tė papėrshkruara gėzimi, atėherė kur fėmija im i sapolindur thithte gjirin tim, por edhe nga ēastet depresive pėr shkak tė sjelljeve fėmijėrore tė Moodyt. Pastaj pyeteja nėse e tėrė kjo kishte qenė vetėm njė xhindosje e tij e pėrkohshme, apo ndoshta ai do tė ketė ikur pėrgjithmonė. Kėto ēaste isha aq e zemėruar, sa me tė vėrtetė pėr mua ishte krejt njėsoj.
Mėngjesin e ardhshėm telefonoi shumė herėt, pa thėnė njė fjalė ndjese pėr zhdukjen e tij tė papritur dhe pa theksuar fare se mė me dėshirė do ta kishte njė djalė. Pastaj shpjegoi se tėrė natėn e kishte kaluar duke iu falur Allahut nė masxhed, ku ishim kurorėzuar ne.
Pak mė vonė atė mėngjes, kur erdhi prapė nė spital, filloi tė qeshte dhe tė valėviste njė grumbull fletėsh tė letrave tė mbuluara me shkronja shkrimi iranas. Ishin kėto dhurata tė burrave nga masxhedi.
„Ēfarė do tė thonė kėto grafema?“ e pyeta unė.
„Mahtab“, ma ktheu ai me fytyrė tė ndritur.
„Mahtab? Ēfarė do tė thotė kjo Mahtab?“
„Rreze hėne“, tha ai. Pastaj shpjegoi se i kishte telefonuar familjes sė tij nė Iran, e cila i kishte propozuar shumė emra pėr fėmijėn. Moody shpjegoi se ai vetė e kishte zgjedhur emrin Mahtab, pasiqė natėn e fundit hėna kishte qenė e plotė.
Unė pretendoja pėr Maryam, pasiqė ky emėr tingėllonte amerikanēe dhe se ky fėmijė ishte i tillė, amerikan. Mirėpo unė isha e kapitur nga ndjenjat e mia lesheli, kėshtuqė ishte Moody ai, qė plotėsoi certifikatėn e ditėlindjes me emrin Mahtab Maryam Mahmoody. Habitesha se si ishte e mundur qė t’i lejoja vetes t‘i nėnshtrohesha kėshtu burrit tim.


Mahtabi kishte mbushur tashmė dy muaj dhe bartte njė fustan tė vockėl mėndashi, ngjyrė rozė, nga njė dollap i mbushur pėrplot me rroba tė ndryshme qė e kishte mbushur burri im dhe tė cilat atij i dukeshin aq magjepsėse, duke harruar kėshtu zhgėnjimin e tij nė fillim dhe duke u shndėrruar nė njė baba mė se krenar. Foshnja ndjehej e lumtur nė kraharorin tim dhe mė shikonte thellė nė sy, ndėrkohė qė sytė e saj ndryshuan ngjyrėn e tyre tė kaltėr tė foshnjės, nė njė ngjyrė tė kaftė tė mbyllur. Kėta sy tani vėshtronin fenomenet e jetės derisa nė tė gjitha anėt rreth nesh mė tepėr se njėqind studentė myslimanė festonin Eid e Ghorban, festėn e kurbanit. Ishte kjo dita e 4 nėntorit tė vitit 1982.
Si anėtar gjithnjė aktiv i Shoqatės Islamike pėr Teksasin Jugor, Moody ishte njėri nga organizatorėt kryesorė tė njė tubimi qė do tė mbahej nė njė park afėr nesh. Tashmė unė isha kėndellur dhe fuqia mė ishte kthyer shpejt dhe, sa herė qė bėhej fjalė pėr aktivitete tė tilla shoqėrore, tė ndara nga politika, unė isha e gatshme dhe me gjithė dėshirė merrja pjesė nė pėrgatitjet e tyre. Gjatė kėsaj ndihmoja tė ziheshin sasi enorme tė orizit. Sė bashku me gratė e tjera, njė pėrzierje grash nga Irani, pastaj gra tė tjera egjiptase, saudiarabike dhe gra tė tjera amerikane, pėrgatitja salca tė ndryshme dhe tė pasura pėr khoresh. Ne prenim flegra trangujsh, pastaj domate e qepė dhe pastaj tė gjitha kėto i spėrkatnim me lėng limoni. Pastaj dekoronim shporta tė mėdha me tė gjitha llojet e pemėve tė freskėta, tė cilat mund tė gjendeshin nė treg. Pėrgatitnim dhe bakllava.
Kėtė ditė feste ishin burrat ata, qė nė pėrgjegjėsi tė vet merrnin pėrgatitjen e gjellės kryesore. Me kėtė festė kujtohej dita kur Perėndia kishte urdhėruar Abrahamin pėr ta flijuar tė birin e tij, Isakun, mirėpo mė vonė e shpėtoi ēunin dhe lejoi qė nė vend tė tij, nė altar tė therej njė qengj. Disa nga burrat morėn disa dele tė gjalla dhe i prenė nė fyt, duke shikuar me kėtė rast nė drejtim tė Mekės dhe duke kėnduar disa dua tė shenjta. Pastaj burrat tėrhoqėn zvarrė kafshėt e pajetė, drejt njė vendi pėr skarė, ku duhej tė pėrgatiteshin pėr ushqim festiv.
Kjo festė festohej nė tė gjitha vendet islamike dhe jo vetėm nė Iran, kėshtuqė atė ditė temat politike qenė kufizuar vetėm pranė turmave iranasve, tė cilėt me plot entuziazėm bisedonin mbi orvatjet e suksesshme tė Ayatollahut pėr ta centralizuar pushtetin.
Unė rrija larg kėtyre diskutimeve dhe bisedoja me mikeshat e mia tė shumta, tė cilat pėrbėnin Kombet e Bashkuara nė mini
 
Vlersim i shkrimit:
   
imi


RE: Roman - vazhdim ..., 25.Jun.2003 17:42


Mirėpo, ky ishte vetėm qėllimi im i dytė, sepse, me tė vėrtetė, unė e kisha me njėmend me lutjet dhe faljet e mia islamike, madje shumė mė tepėr se sa qė mund tė paramendonte Moody. E dėshpėruar thellė, me tė vėrtetė kėrkoja ndihmė nė tė gjitha anėt, ngado qė do tė vinte ajo. Nėse Allahu duhet tė ishte i madhėrishėm, sikur vetė Perėndia, atėherė unė do t‘i pėrmbushja tė gjitha kėrkesat e tij, sa mė mirė qė tė mundja, sė paku aq sa i pėrmbushte Moody.
Pasi mbaruam me lutjet tona, Moody m‘u drejtua nė mėnyrė lakonike: „Ti nuk duhet t‘i thuash duatė e tua nė gjuhėn angleze.“
Tani para meje gjendej edhe njė detyrė e re. Kėshtu tėrė kėte ditė, por edhe ditėn e nesėrme, mbeta duke ushtruar fjalėt nė gjuhėn arabe, duke u munduar njėkohėsisht tė sigurohesha dhe tė isha e kėndellur, pėr tė mos u shndėrruar me tė vėrtetė e tėra nė njė grua shtėpiake dhe tė dėgjueshme iranase.


Njė ditė nė vizitė erdhi Ellen dhe shtypi butonin e ziles mbi derė tė jashtme, pėr ta paralajmėruar ardhjen e saj. Ne tė dyja filluam tė bisedonim pėrmes dritares.
“E di, Moody mė ka urdhėruar tė rri sa mė larg teje, mirėpo mua mė duhej tė vija patjetėr tė tė shoh dhe tė mėsoj se ēfarė ėshtė duke ndodhur me ty, apo edhe nėse je gjallė fare“, tha Ellen. „Ka ndryshuar me ty ndonjė gjė?“
„Jo, asgjė.“
„E di ti ku rri Mahtabi?“
„Jo, nuk e di. Po ti?“
„Jo, as unė nuk di gjė“, u pėrgjigj Ellen dhe shtoi: “Ndoshta pėr kėtė do mund tė ndihmonte Aga Hakim. Moody ka respekt tė madh pėr tė. Unė mund tė bisedoj me Aga Hakimin.“
„Mos, tė lutem“, ia ktheva shpejt. „Nėse Moody dikton se kam biseduar me cilindo njeri, atėherė do tė pėrkeqėsohen tė gjitha. Dėshira ime ėshtė vetėm ta shoh Mahtabin.“
Ellen kuptoi druajtjet e mia dhe filloi tė shkundte kokėn e saj tė mbėshtjellė me chador.
„Por, ti mbase edhe do tė mund tė bėsh diēka pėr mua“, thashė unė. „Ti do tė mund tė ma sjellėsh kėtu Dhiatėn tėnde tė Re.“
„Po si“, u pajtua ajo. “Por, si do tė mund tė ta jap unė ty atė?“
„Thjesht, unė do tė lidh njė shportė pėr njė litar, apo diēka tė ngjashme.“
„Okay.“
Ellen u largua, por nuk u kthye kurrė me Dhiaten e saj tė Re. Mbase e brente ndėrgjegjja dhe ishte bėrė pishman pėr vizitėn e saj tė fshehtė dhe, pėr kėtė do t‘i ketė treguar Hormozit.


Njė mėngjes me diell dola jashtė, nė ballkonin e prapmė tė shtėpisė dhe pyetja veten nė mos vallė, mė kishte mbetur mua edhe njė ēikė fuqi shpirtėrore apo jo. Sa kohė e gjatė duhet tė ketė kaluar tashmė kėshtu? Fillova t‘i kthehem dhe tė llogaris pėr ditėn e parė tė kacafytjes sonė. Kishte kaluar njė muaj i tėrė nga ajo ditė? Ndoshta dy? Nuk mė kujtohej. Qė tani vendosa t‘i numėroja vetėm ditėt e premte, sepse ato ishin ditėt e vetme qė dallonin nga ditėt e tjera, kur ndodhnin thirrje mė tė shpeshta pėr t‘u falur. Sado qė mundohesha mė shumė pėr t‘i kujtuar ato, megjithatė dija vetėm pėr njė tė premte qė kur ishim grindur ne. Vallė, kishte kaluar prej atėherė vetėm njė javė? Apo mė pak se dy javė? Ishim ne ende nė muajin prill?
Ndėrkohė vėrejta se mė vėshtronte njė fqinje nga dritarja e saj pėrtej rrugės, pas oborrit tonė tė shtruar me beton. Atė grua nuk e kisha vėrejtur kurrė mė parė.
„Prej nga jeni?“ mė pyeti befas, me njė anglishte tė ēalė.
Nė ēast mbeta e habitur dhe e hutuar. Edhe me mosbesim. „Pėrse doni ta dini kėtė?“ ia ktheva unė.
„Sepse unė e di qė ju jeni e huaj.“
Dėshpėrimi im mė shthuri gjuhėn dhe fillova tė flisja ashtu, duke gėluar, por duke mos dashur tė humbisja kohė pėr tė supozuar se cila ishte ajo grua: mike apo armike. „Gjendem e arrestuar kėtu“, belbėzova unė. „Mė kanė ndarė nga bija ime, ndėrsa mua mė kanė mbyllur kėtu brenda dhe tani kam nevojė pėr ndihmė. Ju lutem, mė ndihmoni.“
„Sa mė vjen keq“, tha ajo dhe shtoi: „Do tė shoh nėse mund tė bėj gjė.“
Vallė, ēfarė mund tė bėnte kjo grua? Njė grua shtėpiake iranase dispononte vetėm pak mė tepėr liri se sa unė. M‘u kujtua njė ide dhe i thashė: „Dua ta shkruaj njė letėr pėr familjen time.“
„Mirė. Atėherė shkruani ju letrėn dhe, mė pas, unė do tė dal nė rrugė dhe hidhmani poshtė.“
Menjėherė fillova tė shkarravis njė shkresė, ashtu rrėmbimthi, e cila, si dukej, do tė ishte vėshtirė pėr t‘u lexuar. Sa mė shpejt qė munda pėrshkrova tė gjitha ngjarjet e reja dhe tė tmerrshme, duke ua tėrhequr vėrejtjen Mom dhe Dad qė nė kėtė ēast tė mos bėnin tepėr presion nė ambasadė si dhe pranė Ministrisė sė Jashtme. Ata nuk guxonin tė ndėrmerrnin diēka nė asnjė mėnyrė, para sa ta kisha pranė vetes Mahtabin. Nė fund u shkrova se sa fort i doja, ndėrsa lotėt mė pikonin mbi letėr.
Pastaj ēmontova fletėn mbrojtėse tė xhamit nga dritarja e pėrparme dhe me kovertė nė dorė e prisja atė gruan, derisa ta shihja se afrohej pėrmes rrugicės sė ngushtė. Kalimtarė tė ēastit nuk kishte shumė, mirėpo unė nuk isha e sigurt nėse do ta njihja fare, pasiqė edhe ajo, pra, si tė gjitha gratė e tjera kėtu, ishte e mėshtjellė. Kaluan disa gra, por asnjėra prej tyre nuk bėri me dije se mė njihte.
Pas pak kohėsh u afrua edhe njė tjetėr. Ishte pikėrisht ajo, e veshur nė manto dhe rusari, nxitonte me tė shpejtė nė drejtimin tim, nė dukje tė parė sikur tė kishte dalė pėr tė kryer punėt e furnizimit tė pėrditshėm. Mirėpo, sapo arriti afėr, nga ku mund ta shihja mirė, ngriti lart shikimin e saj dhe thuaja e pavėrejtur tundi kokėn. Letra ime rrėshqiti nga dora dhe fluturoi mbi trotuar, sikur tė ishte njė gjeth vjeshte. Komplotistja ime e re ngriti letrėn me tė shpejtė dhe e futi nėn pallton e saj pa ngadalėsuar hapin fare.
Kėtė grua nuk e pashė mė kurrė, edhe pse shumė kohė kaloja nė ballkonin e prapmė, me shpresė se do ta shihja. Me siguri qė ishte bindur se qe rrezik i madh tė bėnte ēfarėdo tjetėr pėr mua.


Siē edhe shpresoja, pjesėmarrja ime nė lutje filloi ta qetėsonte njė ēikė Moodyn dhe, si lloj shpėrblimi, mė solli The Khayan, njė gazetė ditore nė gjuhėn angleze. Tė gjitha informatat nė tė ishin tė falsifikuara nga propaganda iraniane, por sė paku tani mund tė lexoja edhe diēka tjetėr, pėrveē kėtyre librave fetarė dhe kėtij fjalorthi tė shkruar nė gjuhėn time. Prej tani mund tė dija se cilat ishin ditėt. Qe pėr mua mjaft vėshtirė tė besoja, se si unė kisha qenė e izoluar vetėm njė javė e gjysmė. Mbase The Khayani, ndėr tė tjera, falsifikonte edhe datat, siē edhe shkruante gjėra pėrgjithėsisht tė pavėrteta.
Tani pra edhe vetėm prania e kėsaj gazete paralajmėronte ndryshim tė atypėratyshėm tė gjendjes sime, apo sė paku kjo kuptonte njė ndryshim nė qėndrimin e Moodyt ndaj meje. Qė kėtej, Moody filloi tė kthehej pėr ēdo natė nė banesė dhe gjithmonė me vete kishte edhe The Khayan, herė pas here edhe ndonjė befasi tė vogėl.
„Shiko, dredhėza“, tha ai papritmas njė pasdite, kur u kthye nė shtėpi. „Ėshtė vėshtirė t‘i gjesh kėto, pastaj janė edhe shumė shtrenjtė.“
Se ēfarė lajkatimi i papritur dhe i pamaskuar pėr paqe! Asokohe, kur ne tė tre u kthyem nga Ellen e Hormoz, Moody refuzoi tė blente dredhėza pėr Mahtabin. Ishte ajo nata e fundit qė kur unė dhe Mahtabi kishim qenė bashkė.
Tani sapo nuk kishte kaluar njė vit i tėrė prej se nuk kisha ngrėnė dredhėza mė. Dredhėzat e tyre ishin tepėr tė vogla, tė thata dhe mbase edhe tė pashijshme, mirėpo kėtė ēast pėr mua ishin tė jashtėzakonshme, kėshtuqė pėr njė ēast i pėrpiva tri copė, para se tė pėrmbahesha. „Tė lutem, i merr kėto me vete dhe ia sill Mahtabit“, iu drejtova atij.
„Nė rregull“, tha ai.
Nė disa nga mbrėmjet Moody tregohej relativisht i mirė ndaj meje dhe i gatshėm pėr tė biseduar njė ēikė me mua. Nė netėt e tjera ishte i distancuar dhe i vrazhdė. Edhe pse e pyesja papushuar pėr Mahtabin, ai megjithatė nuk mė fliste gjė pėr tė.
„Por, mė thuaj edhe sa kohė duhet tė shkojė kėshtu?“ e pyeta.
Ai vetėm hungėroi.
Kėshtu, njė ditė e dėshpėruar vetėm sa vijonte ditėn tjetėr.
Mu nė mes tė natės nga gjumi na zgjoi zilja e derės. Gjithmonė syēelė pėr tė parandaluar djajtė, tė cilėt ia zinin frymėn, Moody kėrceu nga shtrati dhe nxitoi me vrap nė dritaren e pėrparme, ndėrsa unė, e kthjellur ca nga letargjia ime, fillova tė pėrgjoja nga dhoma jonė e fjetjes, prej ku mund ta dėgjoja zėrin e Mostafasė, tė birit tė tretė tė Haxhi Babės dhe Ameh Bozorg. Dėgjova edhe Moodyn tek thoshte nė farsi se do tė nisej me tė menjėherė.
„Ēfarė ka ndodhur?“ e pyeta Moodyn, sapo u kthye nė dhomė pėr tė hedhur mbi vete disa rroba.
„Mahtabi ėshtė e sėmurė“, tha ai. „Mė duhet tė shkoj menjėherė.“
U shtanga. „Mė lejo tė vij me ty!“ iu luta unė e mjera.
„Jo. Ti do tė rrish kėtu.“
„Tė lutem.“
„Jo!“
„Tė lutem, sille kėtu, nė shtėpi.“
„Kurrsesi. Madje ti duhet ta dish se unė nuk do ta sjell kurrė mė kėtu.“
Sapo u nis drejt derės pėr tė dalė jashtė, kėrceva nga shtrati dhe vrapova pas tij, e gatshme qė mu kėshtu, e veshur vetėm nė kėmishė tė natės, tė nxitoja pėrmes rrugėve tė Teharanit nėse kjo do tė ma kthente bijėn time.
Moody mė shtyri anash, doli jashtė dhe mbylli derėn pas vetes, duke mė lėnė tė vetme nė kėtė tmerr tė ri. Mahtabi ishte e sėmurė! Madje aq e sėmurė sa qė Mosatafasė iu desh tė vinte nė mes tė natės pėr ta njoftuar Moodyn. Vallė, do ta shpjerė ai nė ndonjė spital? Ishte ajo kaq e sėmurė? Ēfarė nuk ishte nė rregull tani? Xhani im! Shpirti im! Shpirti i nėnės! vajtoja unė e mjera.
Gjatė tėrė kohės sė kėsaj nate tė gjatė dhe tė pagjumė, duke qarė me lotė me parandjenjat mė tė errėta, u mundova ta hulumtoja rėndėsinė dhe peshėn e kėtyre grimcave mė tė reja, tė kėtyre informatave pėr Mahtabin. Pėrse Mostafaja?
Dikur vonė m’u kujtua se Mostafaja dhe gruaja e tij Malouk jetonin larg nesh vetėm tri blloqe shtėpish. Ishte ky njė vend mjaft i pėrshtatshėm pėr Moodyn pėr ta fshehur Mahtabin, ndėrkohė qė edhe Mahtabi i njihte tė dy ata dhe shkonte mjaft mirė me fėmijėt e tyre. Sė paku Malouk ishte mė e pastėr dhe mė e afėrt se shumica e anėtarėve tė tjerė tė familjes dhe vetė kjo njohuri, qė Mahtabi gjendej pranė Malouk, mė qetėsoi sė paku njė ēikė, mirėpo prapėseprapė nė brengat e mia tė mėdha ishte ky njė ngushėllim tepėr i vogėl. Njė fėmijė duhet tė ketė nėnėn pranė vetes, aq mė tepėr kur ėshtė i sėmurė. Nė mendjen time mundohesha t‘i nisja disi dashurinė time e ngushėllimet e mia dhe lutesha me shpresė se do tė mė dėgjonte dhe do ta ndjente se ēfarė brengash mė kaplonin pėr tė.
Gjatė javės sė kaluar kisha besuar se kisha arritur pikėn mė tė thellė tė krizės sime, mirėpo tani dėshpėrimi im mė mundonte edhe mė thellė. Mė nė fund ikėn orėt e fundit tė kėsaj nate tė vėshtirė dhe tė pikėlluar dhe mėngjesi filloi tė agonte, mirėpo unė edhe mė tej nuk dija dot ndonjė lajm. Koha e paradites zvarritej edhe mė me ngadalė, ndėrsa unė me ēdo rrahje tė zemrės sime tė brengosur klithja emrin e fėmijės tim: „Mahtab, Mahtab, Mahtab!“
Nuk mund tė haja. Nuk mund tė flija.
Nuk mund tė bėja gjė fare.
Kėto ēaste mund ta paramendoja vetėm tė shtrirė nė njė shtrat spitali.
Kėshtu kaloi njė pasdite angėshtuese dhe me dhembje, tė cilėne konsideroja si ditėn mė tė gjatė tė gjithė kohės sime tė mjerė kėtu.
Mė pllakosi edhe njė presion i tmerrshėm dhe i jashtėzakonshėm. Tėrė kohėn rrija vetėm duke vėshtruar pėrmes dritares sė dhomės sonė tė fjetjes, mirėpo e gjithė ajo ēfarė shihja unė ishin pjesėt e prapme tė shtėpive tė fqinjėve dhe njė grua nė oborrin e njėrit prej fqinjėve. Ishte kjo njė ndihmėse pėr punė shtėpiake, njė grua e moshuar, e mbėshtjellė nė chador, e cila sapo ishte pėrulur mbi njė shatėrvan tė bukur dhe pastrone tenxhere dhe tiganė tė ndryshėm, aq mirė sa mund ta bėnte kėtė me njėrėn dorė tė lirė. Kėte grua e kisha vėshtruar tashmė disa herė duke larė enė, mirėpo deri mė sot nuk kishim biseduar fare.
Nė atė ēast mora vendim. Tani do tė shpėrtheja jashtė nga ky burg dhe do tė vrapoja drejt shtėpisė sė Mostafas dhe Malouk qė ta shpėtoja fėmijėn tim tė sėmurė. Isha e eksituar tepėr, si njė bishė e egėr, sa s’mund tė kisha mendjen e kthjellėt, mirėpo edhe aq mė bėnte pėr tė gjitha konsekuancat e mundshme. Ishte e parėndėsishme ēfarėdo qė do tė ndodhte; mua mė duhej ta shihja fėmijėn tim. Tani.
Nė dritaren e prapme tė shtėpisė nuk ekzistonin fare shufra parmaku, por as edhe fletė mbrojtėse tė xhamit. Hoqa zvarrė njė karrige kėtej, u ngjita mbi tė dhe fillova tė pėrvidhem praptazi, pėrmbi kornizat e dritareve, duke kėrkuar me tė prekur me shputat e kėmbėve vendkalimin e ngushtė, tė gjerė vetėm tre deri nė katėr centimetra, i cili lartėsohej pėrtej dhe ēonte drejt murit tė shtėpisė.
Sapo vura kėmbėt mbi vendkalim, ndėrkohė qė lart mbahesha shtrėngueshėm pėr kornizat e dritares, nė ēast u gjenda vetėm njė hap larg pullazit tė shtėpisė njėkatėshe tė fqinjit tė parė. Ktheva kokėn time nga ana e djathtė dhe thirra: „Khanom!“
Gruaja e moshuar u kthye drejt meje e tmerruar.
„Shoma Englisi sohbat mikonid?“ e pyeta. „Flisni ju anglisht?“ Shpresoja se sė paku do tė mund tė kuptoheshim pėr aq, sa tė mė lejonte tė ngjitesha mbi pullazin e saj dhe pastaj tė mė lejonte tė hyja brenda nė shtėpi dhe tė dilja jashtė, pėrmes derės sė shtėpisė sė tyre.
Por, nė vend se tė pėrgjigjej, ajo shtrėngoi edhe mė tepėr chadorin e saj dhe nxitoi menjėherė brenda nė shtėpi.
Me shumė kujdes u ktheva prapa nė banesė. Pra, nuk kishte ndihmė, nuk kishte mundėsi tė dilja nė rrugė. Mbeta tė sillem nėpėr dhomė andej-kėndej, duke u munduar tė gjeja ndonjė zgjidhje tjetėr.
Kėrkova ndonjė gjė pėr tė lexuar dhe kėshtu fillova tė rrėmoja nėpėr dollapin e Moodyt qė tė gjeja ndonjė libėr nė gjuhėn angleze, tė cilin deri mė tani nuk e kisha pėrpirė tė tėrin me sy prej fillimi e deri nė fund. Ndėrkohė gjeta njė fletushkė katėrfaqėshe, e cila kishte rrėshqitur dhe kishte mbetur e fshehur prapa njė grumbulli librash qė mė zgjoi kureshtjen. Deri mė tani nuk e kisha vėrejtur fare. Ishte ky njė libėrth mėsimi, i shkruar nė gjuhėn angleze, nė tė cilin shpjegoheshin deri nė dataje lutjet e posaēme islamike pėr rituale tė caktuara.
Rrėshqita me ngadalė mbi dysheme dhe, ashtu e plogėsht, fluturimthi ngula vėshtrimin tim mbi njė pėrshkrim tė njė nazri.
Njė nazr ėshtė njė premtim solemn ndaj Allahut, njė pėrbetim, njė lloj marrėveshjeje apo njė preokupim. Reza dhe Essey tashmė kishin bėrė njė nazr. Nė rast se Allahu do t‘i mundėsonte qė nė ēfarėdo mėnyre t‘i drejtoheshin shputat e kėmbėve tė shtrembėruara tė Mehdiut, atėherė Rezas dhe Esseyt do t‘u duhej tė pėrmbushnin detyrimet e tyre tė pėrvjetshme, duke sjellė nė masxhed tavllo tė mbushura plot me bukė, djathė, sabzi dhe gjėra tė tjera ushqimore, sė pari pėr t‘i bekuar dhe pastaj pėr t’ua shpėrndarė nevojtarėve tė shumtė.
Altoparlantėt nė rrugė filluan tė paralajmėronin kohėn e lutjeve. Derisa unė kryeja ritualet e mia tė larjes sė pjesėve tė caktuara tė trupit tim dhe derisa mbėshtillesha nė chador, filluan tė mė pėrshkonin lotėt mbi faqe. Tani e dija se ē’mė duhej tė bėja. Unė do tė kėndoj njė nazr.
Harrova tėrėsisht se si isha duke i bėrė lesheli tė gjitha principet themelore tė Islamit dhe tė Krishtėrimit sapo fillova tė lutem me zė: „Tė lutem, o Allah, nėse do tė bashkohem vetėm edhe njėherė me Mahtabin dhe nėse do tė shkojmė shėndoshė dhe mirė nė shtėpi, atėherė unė tė premtoj se do ta bėj njė shtegtim deri nė Jerusalem, nė vendin e shenjtė. Ky ėshtė pra nazri im.“ Pastaj vazhdova tė lexoja me zė nga ky libėrth para vetes, duke ujdisur me veneracion dhe me gjithė mend njė meditim tė ndershėm, njė lutje tė gjatė dhe tė posaēme nė gjuhėn arabe. Isha e bindur thellė, e izoluar kėshtu nė kėte banesė nga e tėrė bota, se tani po komunikoja drejtpėrdrejt me vetė Perėndinė.


Erdhi mbrėmja dhe tėrė Teheranin e kaploi errėsira e thellė, derisa unė edhe mė tej rrija e shtrirė mbi dyshemenė e dhomės sė madhe duke u munduar ta kaloja kohėn duke lexuar.
Papritur u shuan tė gjitha dritat. Pėr herė tė parė, pas shumė javėsh, nė vetėdijen time tė leqendisur keq shpėrthei ulėrima e tmerrshme e alarmit pėr sulme ajrore.
Mahtab! mė shkoi mendja. Mahtabi e gjorė do tė frikėsohet tmerrshėm. E tėra e lemeritur, vrapova drejt derės, por natyrisht se ajo ishte e kyēur, ndėrsa unė isha e ngujuar nė kėtė banesė, nė katin e dytė. Ashtu shpirtplasur, herė dilja dhe herė hyja nė dhomė, duke mos mė shkuar mendja fare tė bėja diēka dhe tė strehohesha diku. M’u kujtuan prapė fjalėt e Joes qØmė shkruante nė letėr. “Tė lutem, kujdesu shumė pėr Mahtabin dhe mos lejo tė largohet nga ti.“ Fillova tė qaja pėr bijėn time, duke derdhur lotėt mė tė hidhur, mė tė bezdisshėm dhe mė tė dhembshėm qė kisha derdhur ndonjėherė, qė do t‘i derdhja mė vonė, apo qė do tė mund t‘i derdhja fare.
Pėrjashta dėgjoheshon sirenat duke ulėritur, ndėrsa nga larg dėgjoheshin edhe gjėmimet e raketave tė forcave kundėrajrore. Dėgjoja edhe ulėrimėn e motorėve tė avionėve dhe shpėrthimet e bombave, mirėpo tė gjitha kėto vinin diku nga larg, ndėrsa unė gjithnjė vetėm lutesha, lutesha dhe vetėm lutesha pėr Mahtabin tim.
Pas pak ēastesh sulmi ajror mori fund. Ishte ky sulmi mė i shkurtėr qė kishim pėrjetuar deri mė tani, por unė megjithatė, dridhesha edhe mė tej. Isha vetėm nė kėtė shtėpi tė errėsuar, nė kėtė qytet tė errėsuar dhe nė dėshpėrimin tim mė tė errėt. U shtriva mbi dysheme dhe vazhdova tė qaja.


Kaloi mbase diku edhe rreth njė gjysmė ore para se tė dėgjoja se si po hapej dera e jashtme e shtėpisė. Hapi i rėndė i Moodyt filloi tė ushtonte shkallėve, ndėrsa unė vrapova drejt nė paradhomė, e gatshme t‘i pėrulesha nė gjunj dhe qė ta lutja me afsh pėr lajmin mė tė vogėl pėr Mahtabin. Dera e paradhomės u hap e tėra dhe ai doli para. Silueta e tij ngrihej nė sfond, nga drita e dobėt e llambės sė vogėl tė xhepit, si hije tepėr e zbehtė e natės.
Nė duar bartte diēka, njė deng tė madh dhe tė rėndė. U afrova pranė pėr tė parė se ēfarė ishte ajo.
Pėrnjėherė mbajta frymėn. Ishte Mahtab! Ishte e mbėshtjellė nė njė batanie dhe mbėshtetej pėr tė, shtatdrejt, e tėra e hutuar. Madje edhe nė banesėn e errėt fytyra e saj dukej e zbehtė, sikur tė ishte njė fytyrė fantazme.



17

„Oh, Zoti im, tė falemnderit. Tė falemnderit shumė“, pėshpėritja unė me zė. Nazri! Ishte i vetmi ai nė tė cilin mė shkonte mendja tash, nė lutjet e mia tė veēanta, tė cilat i kėndova sot.
Zoti pra i kishte dėgjuar lutjet e mia.
Mbeta e entuziazmuar, por njėkohėsisht e frikėsuar tepėr. Bija ime dukej aq e pikėlluar, aq e molisur, aq e sėmurė.
I mbėrtheva tė dytė nė pėrqafimin tim, burrin dhe bijėn time. „Me tė vėrtetė tė dua tepėr qė e solle prapė nė shtėpi“, i thashė, ndėrkohė qė fjalėt qė i thosha mė dukeshin tepėr qesharake, pasiqė vetė ky ishte arsyeja e tė gjitha torturave tė mia. Por, unė isha aq mirėnjohėse qė e shihja sėrish Mahtabin tim, kėshtuqė me tė vėrtetė kėtė shprehje time tė palogjikshme e mendoja vetėm gjysmė pėrnjėmend.
„Jam i bindur se ky sulm ajror ėshtė njė shenjė nga Perėndia“, tha Moody. „Nuk ekziston kurrfarė arsye qė ne tė jetojmė tė ndarė. Kėtė kohė ne duhet tė jemi tė gjithė sė bashku. Me tė vėrtetė isha tepėr i brengosur pėr ty. Pra, tani e tutje ne nuk do tė duhej tė jetonim tė ndarė.“
Mbi ballin e Mahtabit vėreheshin djersė ethesh. Zgjata duart drejt saj dhe Moody ma afroi. Ishte kjo ndjenjė aq e bukur qė mund ta pėrkėdhelja prapė.
Derisa e bartja drejt dhomės sė fjetjes ajo nuk tha asnjė fjalė. Moody vinte prapa. E mbėshtolla nė disa batanie tė tjera dhe mora njė petk, tė cilin e ula nė ujė tė ftohėt dhe ia freskoja ballin me tė. Ajo ishte e vetėdijshme pėr tė gjithė, mirėpo megjithatė, kishte mosbesim dhe vėrehej qartė se frikėsohej tė mė thoshte ndonjė fjalė nė praninė e Moodyt.
„Ka ngrėnė ndonjė gjė?“ pyeta Moodyn.
„Po“, tha ai, mirėpo pėrshtypja e saj e jashtme nuk mbėshteste fjalėt e tij. Mahtabi dukej e mpakur.
Gjatė tėrė natės Moody u kujdes tė mos na linte vetėm. Mahtabi rrinte e hutuar dhe e qetė, por kujdesi im ndihmoi qė t‘i fashitej njė ēikė temperatura. Qė tė tre kaluam natėn sė bashku nė tė njėjtin shtrat. Mahtabi flinte nė mes, por me njė gjumė tė shqetėsuar, duke u zgjuar shpeshherė nga dhembjet e barkut dhe nga jashtėqitjet, ndėrsa unė tėrė natėn e mbaja nė pėrqafimin, pasiqė edhe vetė flija vetėm kohė pas kohe, duke u frikėsuar tmerrėsisht pėr ta pyetur Moodyn se ēfarė do tė ndodhte tani e tutje?
Nė mėngjes, derisa Moody bėhej gati pėr tė shkuar nė punė, m‘u drejtua pa vrazhdėsi, por jo as me ate afėrsinė e mbrėmjes sė kaluar: “E bėj gati Mahtabin.“
„Tė lutem, mos e merr me vete.“
„Po si. Nuk e lė dot kėtu me ty.“
Nė atė ēast tė tmerrshėm nuk ma merrte mendja t‘i kundėrshtoja. Moody dispononte me tėrė kontrollin e tij mbi mua, kėshtuqė unė nuk mund ta rrezikoja edhe njė izolim tjetėr total dhe, duke heshtur edhe mė tej, i lejova ta merrte me vete dhe ajo, pas vetes la nėnėn tė vetmuar, e cila mendonte se me siguri do tė vdiste nga zemra e plasur.


Me ne tė tre ndodhte diēka mjaft e pazakontė. Mua m‘u desh njė kohė e gjatė pėr t‘i deshifruar kėto ndryshime tė mistershme nė marrėdhėniet tona, mirėpo nė mėnyrė intuitive e dija se ne ishim duke kaluar nė njė fazė tė re tė jetės sonė tė pėrbashkėt.
Moddy rrinte githnjė i vetėpėrmbajtur dhe mė pak kėrcėnues, por njėkohėsisht mė kalkulues se mė parė. Nga jashtė dukej i qetė, sikur tė ishte stabilizuar personaliteti i tij, mirėpo nė sytė e tij, mes tjerash, mund tė vėreja shenja tė xhindosjeve tė mėdha, pasiqė tani ishte duke e preokupuar kryesisht ēėshtja e tė hollave. „Mua nuk janė duke mė paguar ende nė spital“, ankohej ai. „I tėrė mundi im ėshtė duke shkuar bosh.“
„Por, kjo ėshtė qesharake“, thashė unė. „Pėr tė mos besuar fare. Atėherė prej nga i merr ti tė hollat?“
„Tė hollat, me tė cilat jemi duke jetuar tėrė kohėn, jam duke i huazuar nga Mammali.“
Nuk i besoja, pasiqė isha e bindur se ai vetėm dėshironte tė mė bėnte tė besoja se nuk kishim mė tė holla dhe kėshtu, kinse nuk ekzistonin mundėsi pėr t‘i ndryshuar kushtet e jetės sonė.
Mirėpo, nga njė arsye tjetėr e pashpjegueshme Moody filloi tė zhvendoste dalngadalė synimin e shpėrthimeve tė zemėrimeve tė tij. Tani filloi ta sillte me vete Mahtabin pėr ēdo mbrėmje, pėrveē atėherė kur i duhej tė rrinte nė gatishmėri shėrbimi. Pas njė apo dy javėsh filloi t‘i lejonte Mahtabit qė, herė pas here, tė rrinte me mua edhe gjatė ditės kur ai punonte, mirėpo gjithnjė duke dashur ta theksonte arrestin tonė pėrmes zhurmės sė rezes sė derės, kur e kyēte atė pas vetes, duke rrotulluar dy herė ēelėsin nė bravė.
Njė mėngjes Moody u nis si gjithherė mė parė nė punėn e tij dhe unė prisja ta dėgjoja atė zhurmėn e njohur tė rezes, mirėpo kėsaj radhe nuk u dėgjua fare. Hapave tė tij u shuhej jehona derisa largohej nga shtėpia. Nė ēast vrapova drejt dritares sė dhomės sė fjetjes, qė ta shihja se si largohej rrugicės teposhtė.
Vallė, kishte harruar ai tė na ngujonte? Apo ishte kjo vetėm ndonjė sprovė e tij?
Vendosa tė besoja nė variantin e fundit. Unė dhe Mahtabi mbetėm brenda nė banesė derisa ai tė mos kthehej sėrish, pas disa orėsh, me ēehren e tij shumė mė tė disponuar se herave tė tjera. Me siguri se e gjithė kjo kishte qenė vetėm njė sprovė, isha e bindur pėr kėtė. Mbase ai kishte pėrgjuar banesėn - apo mbase kishte angazhuar edhe ndonjė spiun pėr kėtė -, ndėrsa ne u dėshmuam se ishim tė besės.
Tani Moody filloi tė fliste me pasion pėr ne tė tre si njė familje dhe dėshira e tij ishte qė tė lidheshim sa mė afėr qė tė tretė, si njė lloj strehimi kundėr tė gjitha sulmeve nga e tėrė bota tjetėr pėrreth. Derisa ditėt dalngadalė kalonin nė javė, unė bindesha gjithnjė e mė tepėr se ai do tė ma kthente Mahtabin pėrsėri dhe pėr tėrė kohėn.
Edhe vetė Mahtabi kishte ndryshuar tepėr. Nė fillim fliste vetėm me gjysmė zemre, mbi detajet e ndarjes sė saj nga unė. „Ke qajtur ti shumė?“ e pyesja unė. „Iu ke lutur Daddyt tėnd tė tė kthente prapė tek unė?“
„Jo“, thoshte ajo me zė tė ulėt dhe tė frikshėm. „Nuk iu kam lutur fare. Unė nuk kam biseduar me asnjėrin. Nuk kam luajtur fare. Nuk kam bėrė asgjė.“
Duheshin bisedime tė shumta, urgjente dhe ngulmuese me tė, sė paku qė t’i mėnjanohej kjo rrashtė ndaj meje. Mė vonė nga ajo kuptova se u ishte nėnshtruar shumė pyetjeve tė tėrthorta, posaēėrisht nga Malouk, gruaja e nipit tė Moodyt, e cila e kishte pyetur nėse Mommy e kishte marrė me vete ndonjėherė dhe nėse kishim shkuar sė bashku nė ambasadė, apo nė mos kishim provuar ndonjėherė tė arratiseshim nga vendi. Mahtabi ishte pėrgjigjur gjithmonė me „Jo.“
„Mommy, unė me tė vėrtetė kam provuar tė ikė“, tha ajo me njė rast, kur u shtira kinse isha hidhėruar qė ajo nuk kishte dalė tė arratisej. „Unė e dija rrugėn pėr tė arritur kėtu nga shtėpia e Malouk. Gjithherė, kur unė dhe Malouk dilnim nė treg pėr tė blerė perime apo ndonjė gjė tjetėr, unė doja tė ikja me vrap dhe tė kthehem kėtu, tek ti.“
Sa isha e lumtur qė nuk ia kishte dalė tė ikte. Vetėm pėrfytyrimi qė e shihja tė vetme, nėpėr rrugėt e stėrngarkuara tė Teheranit, nė mes tė trafikut tė dendur dhe me vozitės tė pakujdesshėm, pastaj me njė polici tė dyshimtė, zemėrlig dhe tė pashpirt, thjesht ishte pėr ta futur tmerrin.
Natyrisht se nuk kishte ikur. Madje nuk kishte bėrė asgjė tė tillė. Dhe mu ky ishte ai ndryshimi qė kishte ngjarė nė Mahtabin. Pra, edhe pėrkundėr dėshirės sė saj, ajo ishte kujdesur pėr veten. Vuajtjet dhe frika ishin bėrė tė tepėrta pėr tė dhe tani dukej e dėshpėruar, e sėmurė, zemėrlėshuar dhe - e dėrrmuar.
Tė dyja kėto ndryshime tė personalitetit tė saj nė vete u kujdesėn edhe pėr tė tretėn, kėsaj radhe tek unė. Gjatė atyre ditėve tė pafund, kur kohėn mė tė madhe e kaloja e ngujuar edhe mė tej nė banesėn e Mammalit, kisha kohė tė mjaftueshme pėr tė rrahur mendjen mirė e mirė. Kėshtu pra, fillova nė mendjen time tė formuloja sa mė tepėr argumente tė logjikshme, pastaj t‘i analizoja gjėrat dhe t‘i planifikoja ato me njė strategji mė tė shoshitur se kurrė mė parė. Ishte fakt i paluhatshėm se unė kurrėn e kurrės nuk do t‘i pėrshtatesha kėsaj jete nė Iran. Madje isha e bindur thellė se mendja e ēoroditur e Moodyt nuk do tė shėrohej kurrnjėherė. Nė kėto ēaste ai me tė vėrtetė gjendej mė mirė dhe tregohej mė i arsyeshėm dhe mė pak kėrcėnues, mirėpo megjithatė nuk guxoja tė lirohesha tepėr dhe t‘i besoja deri nė fund. Tani mund ta shfrytėzoja kėtė shans pėr ta pėrmirėsuar pėrkohėsisht gjendjen time tė tanishme, derisa tė mos fillonin telashet pėrsėri qė nga fillimi, gjė qė parashihej.
Por, si mund tė pėrfitoja unė mė shumė nga gjithė kjo? Unė nuk i dija tė gjitha gjėrat deri nė imtėsi, mirėpo megjithatė fillova tė shtjelloja disa gjėra tė rėndėsishme dhe parimore. Qė tani do t‘i dyfishoja dhe do t‘u japja kah krejt tjetėr pėrpjekjeve tė mia pėr t‘u arratisur nga Irani pėr nė SHBA, sė bashku me Mahtabin, mirėpo njė fushatė e tillė kėrkonte hapa tė menduar mirė dhe tė saktė. Pra, vendosa qė tani e tutje mė duhej tė mbaja fshehur shumė gjėra nga bija ime. Mė shqetėsonte pa masė ajo qė Mahtabi u ishte nėnshtruar pyetjeve tė shumta dhe tė tėrthorta nga Malouk. Unė nuk mund tė lejoja qė t’ia nėnshtroja vajzėn time njė rreziku tė tillė, pėr tė ditur ajo gjėra tė tepėrta. Pra, tani e tutje nuk do tė flas mė me tė pėr kthimin tonė nė Amerikė. Ky vendim imi nė njė mėnyrė mė shkaktonte dhembje tė tepėrt, sepse unė vetėm sa do tė digjesha pėr ta ndarė me tė ndonjė lajm tė ri, nėse do tė ndodhte ndonjė gjė e tillė ndonjėherė nė tė mirėn tonė. Por, nė anėn tjetėr, nė brendinė time mė intime e kisha mė se tė qartė se pėrmes heshtjes sime asaj vetėm sa do t‘i tregoja edhe mė tepėr dashuri. Unė nuk do t‘i zgjoja asaj kurrfarė shprese para kohe, por vetėm atėherė kur tė gjendeshim nė rrugė e sipėr pėr nė Amerikė – e unė edhe mė tej nuk kisha ide se si duhej tė ndodhte kjo –, do t'i flisja pėr kėte.
Kėshtu ne filluam qė secila pėr vete tė ngrenim nga njė mur vetiak preventiv, derisa Moody mundohej tė kėndellej nga motivet e tij tė ēmendura dhe tė kėrkonte mbėshtetje mė tė madhe emocionale nga gruaja e tij dhe nga e bija.
E gjithė kjo tani ēonte drejt njė paqeje tė tendosur, drejt njė gjendjeje tė pazakonshme, e cila nga jashtė nė imtėsi ishte e thjeshtė, e qetė dhe e sigurt, mirėpo tensionimet e saj mbeteshin tė fshehura edhe mė thellė. Gjendja jonė e pėrditshme pėrmirėsohej gjithnjė e mė tepėr, mirėpo nė brendinė tonė kishim pėrjetuar goditje pėrplasjesh tė pajtimeve, tė cilat mund tė bėheshin mė kėrcėnuese dhe mė ogurzeza se kurrė mė parė.


Mammal dhe Nasserine nuk u kthyen mė tej nė shtėpinė e tyre, pora ata edhe mė tej jetonin pranė tė afėrmve tė vet, ndėrsa Reza dhe Essey u vendosėn prapė nė katin e poshtėm. Unė dhe Essey ripėrtėritėm sėrish miqėsinė tonė, megjithatėse me njolla mosbesimi.
Dita e gjashtėmbėdhjetė e muajit persik, Ordibehesht, e cila kėtė vit binte mė 6 maj, ishte ditėlindja e Imamit Mehdi - imamit tė dymbėdhjetė, i cili qe zhdukur bafas para shumė shekujsh dhe tani besimtarėt shiitė besonin se ai do tė paraqitej prapė, sė bashku me Krishtin (Jesusin), nė ditėn e Gjyqit tė Fundit. Nė ditėn e lindjes sė tij ėshtė zakon qė tė lutesh pėr mėshirė.
Essey mė ftoi tė venim nė shtėpi tė njė gruaje tė moshuar, e cila atė vit mbushte vitin e saj tė dyzetė tė nazrit tė vet. Premtimi i saj konsistonte nė atė se si kundėrshpėrblim pėr shėrimin e bijės sė saj nga njė smundje, e cila sapo nuk kishte pėrfunduar me vdekjen e sė bijės, aranzhonte pėr ēdo vit festė pėr nder tė ditėlindjes tė imamit. Pastaj Essey tha se tė pranishme do tė ishin rreth dyqind gra tė tjera, mirėpo unė, pasiqė nga e gjithė kjo pėrfytyroja vetėm njė ditė plot ulėrima dhe lutje tė pandėrprera, thashė: „Jo, nuk dua tė vij me ju.“
„Tė lutem, eja“, tha Essey. „Secili njeri, i cili ka njė dėshirė dhe do qė t‘i realizohet ajo, duhet tė vijė tek kjo grua, tė paguajė ca lekė dhe pastaj, ajo do tė kėndojė diēka nga Kurani dhe do tė lutet pėr tė. Para se tė mbushet njė vit i plotė nga ditėlindja e ardhshme e Imam Mehdiut, dėshira do tė tė realizohet. Vallė, nuk ke ti fare ndonjė dėshirė qė do tė tė realizohet?“ Ajo buzėqeshte me njė sinqeritet tė vėrtetė. Me siguri qė e dinte mirė dėshirėn time!
„Mirė“, thashė unė. „Nėse mė lejon Moody, atėherė do tė vij.“
Pėr habinė time Moody u pajtua. Gati tė gjitha kushėrirat e tij do tė vinin atje, ndėrkohė qė Essey do tė kujdesej dhe tė mė mbikėqyrte mua dhe Mahtabin. Madje edhe ai vetė dėshironte qė unė tė merrja pjesė nė festa tilla tė shenjta.
Nė mėngjesin e caktuar e tėrė shtėpia u mbush pėrplot me njerėz. Burrat u mblodhėn nė banesėn e Rezas, ndėrsa njė dyzinė grash mbeten tė ndrydheshin nėpėr vetura, duke marrė rrugė rreth njėorėshe drejt gruas sė moshuar, e cila jetonte pranė aeroportit, nė jug tė qytetit.
Kjo ditė mua mė solli njė befasi tė rrallė. Brenda ndeshėm shtėpinė tė mbushur pėrplot me gra tė pambėshtjella fare, tė cilat bartnin rrobat e tyre mė tė bukura festive - rroba ndenje pa rrip, me ngjyrė tė kuqe tė ndezur, me dekolte tė thella, pastaj fustana tė stolisur me pllakėza tė ndryshme mėndashi dhe me kostume tė tjera tė ngjitura mjaft pėr trupi. Tė gjitha ishin me frizura tė onduluara freskėt, ndėrsa mbi fytyrat e tyre vėrehej Make-up i tepruar. Sa pėr t‘u ekspozuar bartnin edhe stoli ari. Muzika bandari, karakteristike pėr interpretime tė daulleve, tamburave dhe legenave tė tjerė, jehonte me zė tė lartė nga shumė stereoaparate dhe altoparlantė. Nė tė gjitha anėt e dhomės sė madhe gratė hedhnin valle sensuale, duke mbajtur mbi kokė duart e tyre dhe duke dredhur ijet. Asnjėra prej tyre nuk bartte mbėshtjellėse.
Edhe Essey hodhi poshtė chadorin e saj dhe, mė pas, nė pah doli fustani i saj ngjyrėtyrkiz i stolisur me shumė flori, me njė prerje tė thellė skandaloze.
Nasserine bartte njė fustan dypjesėsh, ngjyrėkaltėr nė tė mbyllur, tė zbukuruar me njė mostėr Paisley tė kuqe.
Edhe Zoreh dhe Fereshteh ishin tė pranishme, mirėpo prezenca e nėnės sė tyre, Ameh Bozorg, nuk vėrehej fare. „Ėshtė e sėmurė“, shpjeguan ato.
Tani qė vėreja se ēfarė tubimi ishte ky, e kuptova mirė pėrse Ameh Bozorg nuk kishte mundur ta duronte tėrė kėte ngrohtėsi dhe tėrė kėtė gaz; me siguri se kjo ndenjė do ta bėnte tė sėmurej.
Sė shpejti nė skenė doli njė grup valltaresh, tė cilat filluan tė luanin njė lloj kėrcimi me bark, ndėrsa disa tė tjera kėndonin. Pas kėtyre pasuan edhe valltare tė tjera me veshjet e tyre tė larmishme.
Njėra pas tjetrės, gratė shkonin drejt njė qosheje tė dhomės, tek ajo kėnduesja e Kuranit, e cila pastaj pėrmes altoparlantit publikonte dėshirėn e secilės grua veē e veē dhe kėndonte njė dua.
Dėshira e Fereshteh ishte qė tė pėrfundonte me sukses njėrin nga provimet nė shkollė.
Zoreh ėndėrronte pėr njė burrė.
Dėshira e Esseyt ishte qė i biri i saj, Mehdiu, tė fillonte tė ecte.
Nasserines i mungonte dėshira.
Kjo ndenjė e shfrenuar vazhdoi kėshtu pėr njė kohė tė gjatė dhe, ndėrkohė, Essey mė pyeti: „Po ti? Nuk ke ti ndonjė dėshirė?“
„Natyrisht qė kam dėshirė, por nuk kam idenė se si mė duhet ta bėj kėtė.“
Essey mė ofroi njė shumė tė hollash dhe mė tha. „Shko thjesht tek ajo grua dhe japja kėto tė holla. Pastaj ti vetėm ulu pranė saj e, mė pas, ajo do tė lutet pėr ty. Ti nuk je e detyruar t‘i thuash dėshirėn tėnde, mirėpo, sapo tė fillojė ajo tė lutet, ti duhet tė pėrqendrohesh thellė nė dėshirėn tėnde.“
Hoqa pėr dore Mahtabin dhe u nisa drejt gruas sė shenjtė, tė cilės ia dhashė tė hollat. Nuk i fola gjė, por vetėm u ula pranė saj.
Kjo grua pastaj mbi kokėn time vuri njė cohė tė motivuar me ngjyrė tė zezė dhe filloi tė kėndonte lutjet e saj.
Sa budallaqe qė jam! mendoja unė. E gjithė kjo ėshtė e pamundur tė funksionojė. Por, megjithatė, fillova tė shoshitja se si, ndoshta, nė kėtė punė me tė vėrtetė mund tė ketė ndonjė shans sado tė vogėl, qė tė realizohet dėshira ime. Mua mė duhej t‘i provoja tė gjitha, pra, fillova tė pėrqendrohem: Dėshira ime ėshtė qė sė bashku me Mahtabin tė kthehem nė Amerikė.
Ky ritual zgjati vetėm disa minuta. Sapo u ktheva pranė Esseyt, m‘u kujtua se si nga e gjithė kjo do tė mund tė mė lindnin telashe, sepse Essey, Nasserine, Zoreh, Fereshteh dhe mbesat e tjera tė panumėrta tė Moodyt, tė gjitha tė pranishme aty, do tė mund mbase edhe do t‘i thonė atij qė edhe unė e kam shprehur njė dėshirė timen dhe ai, mė pas, do tė kėrkonte nga unė tė dinte pėr kėtė.
Prandaj vendosa t‘i tregoja vetė Moodyt pėr kėtė, sapo tė arrija nė shtėpi, para se ta bėnte kėtė ndonjėra prej atyre tė tjerave.
„Sot edhe unė shpreha njė dėshirė timen“, i thashė. „Unė iu luta Imam Mehdiut tė mė pėrmbushė njė dėshirė.“
„Po cila qe dėshira jote qė doje tė tė pėrmbushet?“, pyeti ai me mosbesim.
„Unė shpreha dėshirėn qė ne tė tre tė mund tė ēonim pėrsėri njė jetė tė lumtur si njė familje.“


Dalngadalė Moody filloi tė humbte interesin pėr tė na mbikėqyrur mė tej, kėshtuqė tani, thuaja njė muaj pasiqė pėr herė tė parė e solli natėn Mahtabin sėrish nė shtėpi, ne tė tre filluam tė jetonim sė bashku si njė familje. Tani i lejonte Mahtabit tė rrinte me mua disa ditė nė javė. Herė pas here lejonte edhe tė dilnim sė bashku, pėr tė kryer furnizimet; herave tė tjera na kontrollonte prapė me pėrpikėri dhe me xhelozi. Kėshtu pra, unė dhe Mahtabi ēonim njė jetė tė pazakontė murgu.
Pėr mua ishte vėshtirė tej mase tė pritja atė ēastin mė tė pėrshtatshėm, mirėpo ishte kjo e gjitha qė mund tė bėja. Tani edhe me Mahtabin luaja lojėn time tė tmerrshme, mu ashtu siē luaja me Moodyn, duke kėnduar me ndėrgjegje lutjet e mia islamike, ndėrkohė qė edhe Mahtabi e bėnte tė njėjtėn gjė, sipas shembullit tim. Dalngadalė Moody thellohej nė grackėn e iluzionit, duke dashur tė besonte vetė se, nė perspektivė shihte sėrish njė jetė tė re dhe njė jetė normale. Mirėpo mua mė kishte kapluar frika e tmerrshme pėr njė katastrofė tė mundshme, pasiqė, tani qė filluam pėrsėri me jetėn tonė si familje, isha e detyruar qė tė shtiresha dhe tė luaja besnikėrinė. Ēfarė do tė ndodhte vallė po tė mbetesha me barrė? Unė nuk doja nė asnjė mėnyrė t‘i vėshtirėsoja vetes edhe mė tej gjendjen time, duke sjellė nė jetė edhe njė fėmijė tjetėr nė kėtė vend tė ēmendur. Nuk doja tė kisha edhe njė fėmijė tjetėr me kėtė njeri, tė cilin e pėrbuzja. Madje, po tė mbetesha me barrė, unė do tė mbetesha e lidhur pėr kėtė vend mė tepėr se kurrė mė parė.
Mė 9 qershor ishte ditėlindja ime e dyzetė, por unė u mundova tė mos i jepja rėndėsi fare. Atė natė Moody ishte nė detyrė gatishmėrie dhe nga ne kėrkoi tė rrinim nė katin e poshtėm, ku Essey do tė mund tė na mbante nėn kontroll. Unė kundėrshtova, mirėpo ai qe i pamėshirshėm, kėshtuqė natėn e ditėlindjes sime mua dhe Mahtabit na duhej ta kalonim duke kėrkuar vend sa mė tė rehatshėm mbi dyshemenė e Esseyt, pėr tė shtrirė bataniet tona pėr tė fjetur, duke u munduar t‘i largonim trupat e mėdhenj tė bumballave tė ngordhura, tė cilat ndilleshin pandėrprerė nga urina e Mehdiut qė nuk thahej kurrė.
Nė mes tė natės tingėlloi telefoni. Essey u ngrit, mori dėgjojėsen, ndėrsa unė e dėgjoja tė pėrsėriste fjalėt, „Na, na.“
„Kjo ėshtė familja ime“, i thashė. „Dua tė flas me ta. Sot unė kam ditėlindjen.“ Me shpejtėsinė e njė rrebeli, tė pazakontė pėr mua, i shqita Esseyt dėgjojėsen nga dora dhe nė anėn tjetėr dėgjova zėrin e motrės sime, Carolyn. Ajo mė njoftoi mbi gjendjen aktuale shėndetėsore tė babait, e cila ishte stabile dhe vazhdoi tė mė shpjegonte pėr tė gjitha detajet e punėsimit tė Joes nė njė pune konvejimi, tek punėdhėnėsi im i mėparshėm, ITT Hancock, nė Elsie. Sytė m‘u mbushėn me lot, ndėrsa njė lėmsh nė fyt mė bėnte tė flisja me vėshtirėsi. E gjithė ajo qė munda tė thosha nė atė ēast qe: “Thuaji atij se e dua shumė. Thuaji edhe Johnit... qė edhe atė ...e dua.“
Nė mėngjes Moody u kthye nga kujdestaria e tij e gjatė nė spital. Me vete solli njė tufė luleshqerrash dhe krizantema, si dhuratė pėr ditėlindjen time. E falėnderova nė ēast dhe i tregova menjėherė se mė kishte telefonuar Carolyn, para se t‘ia thoshte kėtė Reza apo Essey. Pėr lehtėsimin tim, ai reagoi mė tepėr me njė apati se mė hidhėrim.


Njė ditė vere me diell Moody na ftoi tė dilnim tė shėtitnim dhe mė pas na priu drejt njė shtėpie, disa blloqe godinash banimi larg banesės sonė, qė ta vizitonim njė ēift bashkėshortor paksa nė moshė, i cili u takonte gjithashtu tė afėrmve tė tij. I biri i tyre, Morteza, i moshės diku tė ngjashme me atė tė Moodyt, jetonte sė bashku me prindėrit. Mortezasė i kishte vdekur gruaja para disa vitesh dhe tani prindėrit e tij i ndihmonin pėr ta rritur tė bijėn e tij, Elhaminė, e cila ishte disa vite mė e moshuar se Mahtabi. Ishte kjo njė vajzė e ėmbėl dhe e bukur, por disi gjithnjė e mrrolur dhe e vetmuar, e cila kohėn mė tė madhe rrinte e papėrfillur si nga i ati i saj, ashtu edhe nga gjyshi dhe gjyshja.
Qė nė fillim tė bisedės Morteza bėri me dije se tėrė farefisnia e Moodyt tė kishte bėrė presion mbi tė, pėr tė mė lejuar mua njė ēikė mė tepėr liri. „Gėzohemi pa masė qė mund t’ju shohim prapė“, m’u drejtua ai. „Kohėt e fundit ty nuk tė ka parė dot njeri. Madje tė gjithė ne pyetenim se ēka kishte ndodhur me ty dhe nėse ēdo gjė ishte nė rregull.“
„Mirė ėshtė ajo“, tha Moody, ndėrsa zėri i tij tingėllonte me sekėlldi. „Ti edhe vetė mund ta vėresh qė ajo tė ėshtė mirė.“
Morteza punonte pranė ministrisė pėr kontrollimin e telekseve qė vinin nga jashtė dhe qė dilnin nga vendi. Ishte kjo njė pozitė e lartė dhe e rėndėsishme, e cila i mundėsonte atij edhe shumė privilegje. Gjatė ditės, nė bisedė e sipėr, ai shpjegoi se kishte nė plan qė gjatė njė udhėtimi pėr nė Zvicėr, apo ndoshta edhe nė Angli, me vete do ta mirrte edhe Elhamin. „Do t‘ju isha tepėr mirėnjohės po ta mėsonit ju Elhamin tė flasė njė ēikė nė anglishte, para se ne tė marrim rrugė“, tha ai.
„Oh, po unė me gjithė dėshirė do ta mėsoja tė flasė nė anglishte“, thashė unė.
„Kjo ėshtė njė ide e shkėlqyer“, ndėrhyri Moody. „Pėrse nuk e sillni atė tek ne qė nesėr? Betty mund t’i mėsojė asaj anglishten derisa unė tė jem nė punė.“
Mė vonė, rrugės pėr nė shtėpi, Moody rrėfeu se ndihej mjaft i lumtur. Elhami ishte njė fėmijė i ėmbėl dhe sillej shumė mė mirė se shumica e fėmijėve tė tjerė iranas, ndėrkohė qė edhe Moody kishte dėshirė tė ndihmonte. Ky e kuptonte atė mjaft mirė, pasiqė edhe ajo kishte mbetur pa tė ėmėn e saj si fėmijė, sikundėr edhe Moody. Veē kėsaj, thoshte ai, ishte shumė i lumtur qė mė kishte siguruar mua njė lloj aktiviteti. „Dėshira ime ėshtė qė ti tė ndjehesh e lumtur kėtu“, tha ai.
„Edhe unė dua tė jem e lumtur kėtu“, ia ktheva unė me hile.
Ishte kjo pėrgjigjja pėr lutjet e mia qė tani mund ta mėsoja Elhamin tė fliste nė anglishte. Pastaj Moody pushoi ta shpinte Mahtabin nė shtėpinė e Malouk, pasiqė mua dhe Elhamit ajo na duhej si pėrkthyese, ndėrkohė qė kur mbaronim me mėsimin, tė dy vogėlushet luanin sė bashku me gjithė dėshirė.


Reza dhe Essey planifikonin njė shtegtim pėr nė masxhedin e shenjtė nė Meshad, ku mė parė kishte qenė edhe Ameh Bozorg, atėherė kur mori rrugė tė kėrkonte shėrim. Para se tė kishte lindur Mehdiu, Reza dhe Essey kishin kėnduar njė nazr dhe kishin premtuar tė ndėrmerrnin njė pelgrinazh, nėse Allahu ua falte fėmijėn djalė. Vetė fakti se Mehdi kishte mbetur i shėmtuar dhe psikikisht i retarduar, nuk linte pėrshtypje; sepse atyre u duhej pėrmbushur nazrin e vet. Kur na ftuan edhe ne pėr t‘i shoqėruar, bėra menjėherė presion mbi Moodyn pėr ta pranuar ofertėn.
Menjėherė m‘u kujtua se pėr tė arritur nė Meshad duhej fluturuar nė pjesėn mė verilindore tė Iranit. Kohėt e fundit nė vend ndodhėn disa rrėmbime aeroplanėsh me pasagjerė dhe kėshtu ekzistonte njė mundėsi sado e vagullt qė edhe aeroplani ynė tė mund tė ateronte pėrkohshėm dhe nė mėnyrė tė paplanifikuar nė aeroportin e Bagdadit.
Pastaj e kisha tė qartė se, sipas tė gjitha gjasave, ky pelegrinazh do t‘i zbuste njė ēikė dyshimet e Moodyt. Natyrisht qė dėshira ime pėr tė marrė pjesė nė kėtė shtegtim e bėnte atė mė me shpresė, se si unė, dita mė ditė, do t‘i pranoja me pėrkushtim tė gjitha kushtet e jetės tė imponuara nga ai.
Mirėpo pėr kėtė zell timin ekzistonte njė arsye tjetėr, shumė mė e thellė. Unė doja tė merrja pjesė nė kėtė pelegrinazh nga bindja ime e njėmendtė, pasiqė Essey mė kishte shpjeguar mė parė se, po tė zbatoheshin tė gjitha ritualet, nė pėrputhje me rregullat pranė varrit-monument nė Meshad, atėherė do tė tė pėrmbusheshin tri dėshira. Unė kisha vetėm njė dhe, me tė vėrtetė, doja tė besoja nė kėtė mrekulli tė Meshadit. „Disa njerėz kėtu sjellin anėtarėt e tyre tė sėmurė, madje edhe ata tė ēmendurit, tė cilėt mė pas i lidhin me litar pėr monument dhe presin tė ndodhė mrekullia“, shpjegonte Essey, e bindur nė atė qė fliste. “Shumė mrekulli tė tilla tashmė kanė ndodhur.“
Me tė vėrtetė nuk dija se ēfarė mė duhej tė besoja dhe ēfarė jo nga religjioni i Moodyt, por isha e sigurt se e gjithė kjo mė nxiste dėshpėrim.
Moody u tregua menjėherė i gatshėm pėr shtegtim. Edhe ai kishte dėshirat e tij.
Fluturimi pėr nė Meshad zgjati njė kohė tė shkurtėr dhe, sapo arritėm atje, Moody na detyroi tė gjithėve tė futeshim nė njė taksi tė vetme pėr nė hotelin tonė. Reza dhe Moody kishin rezervuar dhomat tona nė hotelin mė tė mirė tė qytetit. „Ēfarė ėshtė kjo“, murmuroi ai, sapo u futėm brenda nė dhomėn tonė tė ftohtė dhe tė lagėsht, nė tė cilėn vėrehej vetėm njė shtrat i madh. Mbi dritare ishte hedhur njė copė e shqyer stofi, e cila duhej penguar shikimet e huaja, ndėrsa muret qenė tė kullufitura me njė ngjyrė tė hirtė dhe mbi to vėreheshin tė ēara tė mėdha edhe pėr shkak se nuk qenė lyer me dhjeta vite. Pastaj qilimi i dhomės ishte i tėri i pėrlyer, sa as qė na shkonte mendja se ecnim zbathur, ndėrsa nga toaleti ndjehej njė kundėrmim i tmerrshėm.
„Suita“ e Rezas dhe Esseyt, e cila kufizihej me dhomėn tonė, nuk ishte asgjė mė e mirė. Kėshtu ne vendosėm tė nisemi dhe ta vizitonim menjėherė Haramin, varrin-monument, tė nxitur pjesėrisht nga fanatizmi fetar, por mė tepėr pėr tė qenė sa mė larg hotelit.
Unė dhe Essy u mbuluam me abatė tona, tė cilat i kishim huazuar mu pėr kėtė rast. Kėto janė disa petka, pelerina arabe, tė ngjashme me chadorėt, por tė cilat mbahen ngjitur pėrmes njė shiriti gome. Pėr njė amatore siē isha unė, me njė aba ishte shumė mė lehtė pėr tė manipuluar.
Tė gjithė ne u nisėm pėr nė masxhed, qė gjendej larg hotelit diku rreth pesė blloqe shtėpishė. Rrugėt e qytetit qenė tė bllokuara nga gjithėfarė shitėsish, tė cilėt qė tė gjithė pothuaj bėnin gara mes vete se cili do tė ishte mė i zhurmshėm pėr tė reklamuar mallėrat e veta, siē ishin, pėr shembull, tasbihėt, pastaj rruazat e tjera pėr tė numėruar gjatė lutjeve, mohrėt dhe gurė nėnkrese pėr lutje. Disa tė tjerė tregtonin me mallėra tė tjera tė bukura, siē janė ato qėndisjet e ndryshme dhe stoli tė tjera tė punuara nga xhevahirėt blu nė tė gjelbėr. Kudo pėrreth nga altoparlantėt e qytetit dėgjoheshin zėra tė ējerrė tė lutjeve.
Kjo masxhed ishte me e madhja nga gjithė tė tjerat qė kisha parė unė deri mė tani, e cila ishte e zbukuruar me kupola dhe minare tė mrekullueshme. Vijuam rrugėn pėrmes masės sė dendur tė besimtarėve dhe mė pas ndaluam pranė njė lavamani tė madh, ku filluam pastrimet tona rituale pėr t‘u bėrė gati pėr t‘u falur. Pastaj filluam t‘i shkonim prapa njėrit prej prijėsve tė kėtushėm, pėrmes njė oborri tė madh dhe gjatė rrugės pėr njė kohė tė shkurtėr kundronim shumė salla tė mėdha, tė gjitha tė shtruara me qilima tė shtrenjtė persikė, me mure tė zbukuruara me pasqyra tė shumta, tė praruara me ar e argjend. Shandanėt nga kristali me pėrmasa gjigante ndriēonin skenėn, ndėrsa dritat e reflektuara nga tė gjitha kėto pasqyra t’i merrnin sytė.
Sapo iu afruam haramit, gratė dhe burrat u detyruan tė ndaheshin. Unė dhe Essey tėrhiqnim pas vetes Mahtabin dhe Maryamin, duke u munduar t‘i hapnim rrugė vetes me bėrrylet tanė pėrmes turmės pendestare dhe tė thelluar nė ekstazė, qė tė mund tė afroheshim sa mė pranė, pėr ta prekur haramin dhe gjatė kėsaj kohe t‘i luteshim Zotit tė pėrmbushte dėshirat tona. Mirėpo, e tėrė turma na detyroi tė shtyheshim prapa disa herė. Nė fund ne u futėm nė njėrėn nga sallat pranė dhe filluam tė luteshim.
Pas disa ēasteve Essey vendosi tė provonte edhe njė herė. Mua dhe Mahtabin na la prapa, ndėrsa vetė, sė bashku me Maryamin tė ngritur nė duart e saj, u sul pėrpara pėrmes turmės sė besimtarėve. Nė fund, me kėmbėngulje, arriti pranė haramit dhe mbi masėn e njerėzve ngriti lart Maryamin qė edhe kjo tė mund ta pėrkėdhelte varrin.
Mė vonė Moody u hidhėrua shumė nė mua pasiqė unė nuk i kisha mundėsuar Mahtabit tė njėjtėn gjė. „Nesėr ti do ta marrėsh me vete Mahtabin“, e urdhėroi Esseyn.
Tri ditė tė tėra kaluam nė njė ekstazė religjioze. Nė fund, duke luftuar me mund, ia dola edhe vetė t‘i afrohesha haramit dhe, derisa e prekja varrin, fillova tė lutesha me afsh qė Allahu tė mė plotėsonte vetėm njė dėshirė: Tė na mundėsonte mua dhe Mahtabit tė ktheheshim tė sigurta nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe tė arrija me tė shihja njė herė tim atė para se tė vdiste.


Ky shtegtim mė preku thellė dhe mė nxiti mė tepėr se tė gjitha gjėrat e tjera tė besoja me tė vėrtetė nė religjionin e Moodyt. Mbase e gjithė kjo ishte e mundur tė qe vetėm si rrjedhojė e zhgėnjimit tim dhe rrjedhojė e ndikimit hipnotik tė ambientit pėrreth, mirėpo ēfarėdo qė tė ishte unė fillova tė besoja me tė vėrtetė nė fuqinė e haramit. Ditėn e katėrt dhe tė fundit nė Meshad, vendosa ta pėrsėritja kėtė ritual tė shenjtė me tėrė devotshmėrinė time qė mund ta mobilizoja.
„Sot dua ta vizitoj haramin vetėm“, i thashė Moodyt.
Nuk mė pyeti asgjė. Si duket, pėrshpirtshmėria ime i kishte rėnė nė sy edhe atij. Madje njė zgėrdhirje e tij e lehtė tregonte se sa shumė i pėlqente ky shpėrfytyrim imi.
Nga hoteli u largova heret nė mėngjes, para se tė bėheshin gati edhe besimtarėt e tjerė dhe fillova tė pėrgatitesha pėr lutjen time tė fundit tė njėmendtė. Sapo iu afrova masxhedit, me kėnaqėsi konstatova se unė kisha arritur kėtu para turmės sė besimtarėve tė tjerė. Pastaj njė njeriu me turban nė kokė, i cili u tregua i gatshėm tė lutej pėr mua - pėr dėshirėn time tė padeklaruar - i shtriva nė dorė disa rialė, ndėrsa vetė u ula pranė varrit tė shenjtė dhe pėr disa ēaste u thellova nė meditim tė thellė. Gjatė tėrė kėsaj kohe pėrsėritja para Allahut dėshirėn time dhe njėkohėsisht vėreja se si nė mua pėrhapej njė ndjenjė e rrallė dhe e prajshme. Nė njė mėnyrė isha e sigurt se vetė Allahu apo Perėndia do tė pėrmbushte dėshirėn time. Dhe kjo do tė bėhej madje shumė shpejt.


Nė kokėn time filluan tė montoheshin pjesė tė ndryshme tė njė rebusi.
Njė ditė Moody na mori me vete pėr nė vizitė tek Ameh Bozorg, ku sapo arritėm ai nuk u kujdes fare pėr ta hedhur mbi vete si herave tė tjera pixhamėn pėr nė shtėpi, qė ishte uniformė e zakonshme gjatė vizitave, por ndenji veshur nė kostumin e tij. Vetėm pak ēaste mė vonė u ngatėrrua nė njė grindje tė ashpėr fjalėsh me tė motrėn e tij, duke kaluar nė dialektin e tyre shustari, gjuhė nė tė cilėn tė dytė kishin bisedur sa kishin qenė fėmijė, kėshtuqė as unė dhe as Mahtabi nuk kuptonim gjė, mirėpo, me gjasė, ishte ky vazhdim i ndonjė zėnke nga e kaluara.
„Mua mė duhet ta kryej njė punė“, tha Moody papritur. „Ti dhe Mahtabi do tė rrini kėtu.“ Pastaj u zhduk rrufeshėm, sė bashku me Maxhidin.
Unė nuk do ta vizitoja me dėshirė kėtė shtėpi, nga e cila bartja kujtimet mė tė tmerrshme, njėkohėsisht qė nuk mė rrihej dot vetėm me asnjėrin prej atyre qė jetonin aty. Unė dhe Mahtabi dolėm tė shėtitnim jashtė, nė tarracėn e prapme pranė pishinės dhe tė shfrytėzonim rrezet e diellit, tė cilat mund tė shpėrthenin pėrmes rrobave tona, por njėkohėsisht edhe sa pėr t’u distancuar nga anėtarėt e tjerė tė familjes.
Pėr tmerrin tim Ameh Bozorg na erdhi prapa.
„Azizam“, tha ajo tepėr butė.
„Xhani im!“ Ameh Bozorg mė quante mua xhan!
Pastaj mbi mua hodhi duart e saj me eshtra tė gjerė. „Azizam“, pėrsėriti ajo, duke llafosur nė farsi dhe duke pėrdorur fjalėt mė tė thjeshta qė tė mund ta merrja vesh unė, apo qė tė mund tė pėrkthente Mahtabi. „Man khayli, khayli, khayli mota“asefam, azizam. Sa shumė, shumė, mė dhembsesh ti. Ti mė dhembsesh tepėr, zemra ime.“ Pastaj filloi tė godaste mbi kokėn e vet me tė dy duart, duke thėnė: „Ay Khoda! O Zot!“ dhe shtoi: „Ec brenda tė telefonosh, tė bisedosh me familjen tėnde.“
Ky ėshtė vetėm njė truk, mendova unė. „Jo“, thashė unė dhe me ndihmėn e Mahtabit i shpjegova: „Unė nuk mund tė telefonoj, pasiqė Moody do kėshtu. Mua nuk mė lejohet tė telefonoj.“
„Po, po. Telefono ti vetėm me familjen tėnde“, insistonte mė tej Ameh Bozorg.
„Por, Daddy do tė hidhėrohet shumė“, tha Mahtab.
Ameh Bozorg filloi tė na vėshtronte tė dyjave me shumė kujdes, ndėrsa unė e studioja nė sytė e saj dhe mbi atė pjesė tė fytyrės qė mund tė shihej nga chadori. Ēfarė loje ėshtė duke u luajtur kėtu? pyetja unė veten. Ishte kjo njė grackė qė kishte kurdisur vetė Moody, vetėm sa pėr tė mė sprovuar se sa isha duke iu bindur atij, apo ndoshta, ndėrkohė, kėtu kishte ndryshuar diēka, pėr ēfarė unė nuk dija asgjė?
Ameh Bozorg iu drejtua Mahtabit: „Daddy yt nuk do tė hidhėrohet fare, pasi qė ne nuk do t‘i tregojmė asgjė.“
Mirėpo unė, megjithatė, kundėrshtoja edhe mė tej, duke u ngatėrruar dhe duke dyshuar gjithnjė e mė tepėr, sidomos kur mė kujtohej se si ajo ma kishte hedhur disa herė, si atėherė nė Ghom, kur sė pari mė urdhėroi tė ulesha e tė prisja, ndėrsa pastaj ankohej kinse unė kisha kundėrshtuar t‘i kryeja deri nė fund rregullat e shtegtimit, pranė varrit tė martirėve tė shenjtė myslimanė.
Ameh Bozorg u zhduk pėr njė ēast dhe sė shpejti u kthye prapė, e shoqėruar me bijat e saj, Zohreh dhe Fereshteh, tė cilat filluan tė flisnin me ne nė gjuhėn angleze: „Ec tė telefonosh me familjen tėnde“, tha Zohreh. „Neve me tė vėrtetė ėshtė duke na vrarė ndėrgjegjja qė njė kohė tė gjatė ti nuk ke biseduar me ta. Tani thirri tė gjithė dhe bisedo gjatė, sa tė duash. Ne nuk do t’i tregojmė asgjė atij.“
Fjala „atij“ u shqiptua me njė theks keqdashės.
Ishte kjo pra, ajo qė mė bindi mė nė fund. Kėtė ēast mė ofrohej shansi t’i telefonoja familjes sime dhe, sado e shkurtėr dhe njėkohėsisht sa me dhembje dhe sa me gėzim qė do tė ishte biseda, megjithatė, ia vlente tė rrezikoja edhe hidhėrimin e Moodyt.
Kėshtu pra, telefonova dhe gjatė tėrė kohės qava me lotė tė gjitha hallet dhe tėrė dashurinė time. Edhe ata qanin, ndėrsa Dad mė shpjegoi se gjendja e tij shėndetėsore dita mė ditė vetėm sa vinte e pėrkeqėsohej dhe se tė kishte dhembje gjithnjė mė shumė, ndėrkohė qė mjekėt kishin nė plan tė ndėrhynin edhe me njė operim tjetėr. Bisedova edhe me Joe dhe John, tė cilėt i zgjova nga gjumi mu nė mes tė natės, nė shtėpinė e babait tė tyre.
Gjatė tėrė kohės sė bisedės telefonike Ameh Bozorg na la vetėm, duke mos i shkuar mendja fare pėr tė na pėrgjuar. Mė pas mė ofroi tė zija njė vend nė paradhomė dhe, me ndihmėn e pėrkthimit tė Mahtabit, tė Zohreh dhe Fereshteh, zhvilluam njė bisedė tė gjatė dhe intensive.
„Unė isha ajo qė i thashė Moodyt se ai duhet tė ta kthente Mahtabin“, pohonte ajo. „Unė i kam thėnė se herave tė tjera ai nuk do tė duhej tė ta bėnte ty njė gjė tė tillė. Nuk guxon ai tė tė trajtojė ty mė nė kėtė mėnyrė.“
Vallė, ishte e mundur qė kjo grua, tė cilėn deri mė sot e urreja aq tepėr dhe e cila ndaj meje ishte sjellė me aq armiqėsi, tani ishte shndėrruar nė njė aleate timen? Vallė, iu kishte kėndellur mendja kėsaj tani aq tepėr dhe po vėrente qartazi ēmendurinė nė rritje e sipėr tė tė vėllait tė saj mė tė vogėl? A thua ndjente kjo aq keqardhje sa tė mundohej tė bėnte gjithė atė, ēfarė ishte nė fuqinė e saj dhe qė unė dhe Mahtabi tė mbeteshim tė parrezikuara nga kaq rreziqe tė panjohura? E gjithė kjo pėr mua qe e tepėrt sa tė mund ta kisha tė qartė se ēfarė ishte duke ndodhur. Megjithatė, me Ameh Bozorg flisja edhe mė tej e pėrmbajtur, por, si dukej, ajo e kuptonte kėtė dhe i kuptonte mirė arsyet e mia. Ishte ky njė favor i qartė i kėsaj gruaje tė ēuditshme. Ajo e dinte mirė qė unė e vėreja nė tė njė ndryshim tė pakapshėm. Natyrisht se unė nuk mund t‘i shprehja dhe t‘i besoja dot fshehtėsitė e mia mė intime, ēfarėdo qė ishte duke ndodhur tani. Por, vallė, a mund t‘i besoja unė kėsaj, se kjo edhe nė tė ardhmen do t‘i trajtonte sjelljet e Moodyt si tė luhatshme.
Po atė ditė desha tė rregulloja edhe njė ēėshtje tjetėr derisa isha kėtu. Pjesa mė e madhe e gjėrave tona gjendeshin edhe mė tej tė bllokuara kėtu, nėpėr dollapėt e zbrazėt tė dhomės sė fjetjes, ku kishim jetuar njė kohė tė pafund. Pėrndryshe, kjo dhomė edhe mė tej nuk shfrytėzohej nga asnjeri, sepse ende trajtohej si jona. Pasiqė kisha pak kohė pėr vete, u drejtova lart nė kėtė dhomė dhe fillova t‘i klasifikoja rezervat e barėrave qė i kishte sjellė Moody me vete nga SHBA.
Tabletat e imta ngjyrė rozė, tė emėruara si Nordette, gjendeshin tė paqetuara nė mėnyrė hermetike, nė njė folie plastike. Unė nuk munda tė dija kurrė se si kishte mundur t‘i kontrabandonte Moody kėto pilula pėrmes doganės dhe sidomos nė njė republikė islame, ku planifikimi dhe kontrollimi i lindjeve ishte i kundėrligjshėm. Me siguri qė duhet ta ketė korruptuar ndonjėrin nga doganierėt, por sidoqoftė, pilulat ishin kėtu, tė paqetuara veē e veē dhe tė shpėrndara nė asortimente tė posaēme barėrash. Vallė, i kishte numėruar Moody ato? Nuk e dija kėtė. Fillova tė peshoja mėdyshjen time se a do tė mund ta dinte nėse do tė merrja njė paqetė, krahas frikės tjetėr tė mbetjes me barrė, kėshtu rrezikova dhe me vete mora njė paqetim tremujor.
Sapo fsheha kutinė e vogėl mes palėve tė rrobave tė mia, mbėshtjellėsi plastik filloi tė fėrfėrinte dhe tė kėrciste me ēdo lėvizje timen, ndėrsa unė lutesha qė kėtė gjė tė mos e dėgjonte ndonjė njeri tjetėr.
Mė vonė, kur Moody u kthye prapė pėr tė na marrė me vete pėr nė shtėpi, asnjėri prej tyre nuk foli asgjė pėr bisedėn time telefonike me Amerikėn. Ne u bėmė gati pėr t‘u nisur, ndėrsa unė ngjethesha pas zhurmės mė tė vogėl tė paqetimit, mirėpo, si duket, kėtė kėrcitje e dėgjoja vetėm unė.
Menjėherė, sapo arritėm nė shtėpi, tė gjitha pilulat i fsheha nėn dyshekė. Tė nesėrmen pėrpiva pilulėn e parė, pa ditur fare nėse tė ishte kohė e pėrshtatshme. Mua mė mbetej vetėm tė lutem, qė t’ia kemė qėlluar.
Nė njėrėn prej mbrėmjeve tė pastajme Haxhi Baba i telefonoi Moodyt dhe i tha se ai do tė kthehej tek ne pėr njė bisedė, tė cilėn Moody nuk mund ta refuzonte. Unė nxitova menjėherė nė kuzhinė pėr tė zier ēaj dhe pėr tė pėrgatitur ushqim pėr mysafirin e nderuar. Mė kaploi frika se mos qėllimi i vizitės sė tij ishte t‘i tregonte Moodyt pėr bisedėn time telefonike me familjen time, mirėpo nė vend tė kėsaj nga dhoma e fjetjes unė dhe Mahtabi pėrgjuam njė bisedė, e cila mė mbushi me plot optimizėm tė papritur.
Sa mund tė kuptonim ne, Haxhi Baba i thoshte Moodyt: „Kjo ėshtė banesa e Mammalit. Tani ai jeton tek prindėrit e gruas sė tij, sepse Nasserine nuk ėshtė e gatshme qė pėr shkak tė pranisė sate tė rrijė e mbėshtjellė nė shtėpinė e vet gjatė tėrė ditės. Ti rri kėtu brenda gjatė tėrė kohės. Ata janė tepėr tė brengosur. Pastaj, poshtė ėshtė banesa e Rezas dhe edhe ata je duke i penguar, ndonėse edha ata, gjithashtu, kanė shumė halle me ty. Ti duhet tė shpėrngulesh sa mė parė nga kėtu, nė ndonjė vend tjetėr.“
Moody pėrgjigjej qetė dhe me plot respekt. Natyrisht se do t‘i bindej „lutjes“ sė Haxhi Babės. Njeriu i moshuar tundi kokėn, duke qenė i sigurtė se fjalėt e tij kishin fuqinė e njė autoriteti hyjnor. Nė fund, pasiqė kreu misionin e tij, u largua.
Moody u zemėrua tepėr nė familjen dhe nė tė afėrmit e vet. Tani unė dhe Mahtabi ishim gjithė ajo qė kishte ai. Tani ne tė tre qėndronim tė vetėm, pėrballė tėrė kėsaj bote tė padrejtė.
Mė vonė vumė Mahtabin nė shrat pėr tė fjetur, ndėrsa Moody dhe unė vazhduam tė bisedonim deri thellė nė natė.
„Unė i mundėsova Rezas tė regjistrohet dhe ta kryejė universitetin“, thoshte Moody. „I ofrova tė gjitha ēfarė i duheshin. I dhashė tė holla, pastaj i bleva veturė tė re, i mundėsova tė shėrbehej me banesėn time. Pastaj erdhi edhe Mammali pėr t‘u operuar, pėr tė cilin pata organizuar tė gjitha parapėrgatitjet dhe pėr tė cilin kam paguar tė gjitha shpenzimet. Familjes sime i ofrova gjithmonė tė gjitha ēfarė kėrkonte nga unė. Sa herė qė mė telefononin nė Amerikė dhe kėrkonin nga unė ndonjė pallto, unė ua dėrgoja gjithnjė. Kam harxhuar shumė tė holla dhe si duket tani e kanė harruar kėtė. Kėta i harruan tė gjitha ēfarė bėra pėr ta. Dhe tani thjesht, ata duan tė largohem.“
Mė pas iu kthye Nasserines ta gėrric me kritika.
„Dhe Nasserine! Ajo ėshtė aq e marrė - dhe asaj nuk i duhet fare tė rrijė e mbėshtjellė tėrė kohėn. Pėrse vallė nuk ėshtė edhe ajo si Essey? Vėrtet pėr ne qe kėtu mjaft mirė, mirėpo ti ke pastruar kėtu, pastaj ke pėrgatitur ushqimet dhe je kujdesur t‘ia ndėrrosh edhe pelenat Amirit. Ti i ke bėrė kėtu tė gjitha punėt, ndėrsa ajo nuk bėnte asgjė, pėrveē qė lante Amirin njė herė nė dy muaj, atėherė kur afrohej ndonjė eid, njė festė. Por, ēfarė nėne dhe ēfarė gruaje ėshtė ajo? Tani qė gjatė tėrė verės ka pushimet e saj semestrore dhe ėshtė e detyruar tė rrijė nė shtėpi, asaj nuk i duhet mė tej ndonjė bebisitėr dhe mund tė thonė thjesht: “Zhdukuni!` Unė nuk kam idenė se ku do tė mund tė shpėrngulesha, pastaj nuk kam as tė holla; si munden pra kėta tė kėrkojnė nga unė qė tė largohem kėshtu?“
Kėto fjalė tė tij qenė pėr tė t’u habitur. Gjatė muajve tė kaluar, duke u nisur nga botėkuptimet e tij tė sė drejtės islame, Moody ankohej mbi Esseyn dhe pėr mospėrfilljen e saj gjatė mbėshtjelljes, duke theksuar gjithnjė si shembull Nasserinen dhe virtytet e saj. Tani ky ndryshim i pikėpamjeve tė tij tė bėnte tė shtangeshe.
Unė pėshpėritja me shumė kujdes vetėm fjalė ngushėllimi. Po tė isha unė Nasserine, me siguri se nuk do ta dėshiroja Moodyn nė shtėpinė time, mirėpo kėtė tė vėrtetė nuk e theksoja dot, por me gjithė qenien time kalova t‘i mbaja krahun burrit tim, ashtu siē edhe priste ai nga unė. Tani unė isha prapė ajo aleatja e tij, isha ithtarja e tij besnike dhe ndihmėtarja e tij sypatrembur - unė vetėm sa ia pėrkėdhelja egon pėrmes njė lajkatimi tė tėrė tė pandershėm, tė cilin mund ta trilloja kėto ēaste me kėtė trurin tim tė vagėlluar.
„Ėshtė e vėrtetė qė ne nuk kemi tė holla?“ e pyeta unė.
„E vėrtetė ėshtė. Mua nuk mė kanė shpaguar ende nė spital, ngase shumė formalitete kanė mbetur tė parregulluara.
I besova me tė vėrtetė dhe e pyeta: „Por, si mund tė shpėrngulemi ne nga kėtu nė kėto rrethana?“
„Maxhidi ka premtuar se pėr ne do tė gjejė ēfarėdo banese qė duam ne, ndėrsa sė bashku me Mammalin do tė kujdesen pėr shpenzimet e tjera.“
Vetėm me vullnetin dhe durimin tim mė tė thellė frenova veten tė mos shpėrtheja nga gėzimi. Isha mė se e sigurt se na duhej tė shpėrngulemi patjetėr nga ky burg, nė katin e dytė, sepse Moody tashmė i kishte dhėnė fjalėn Haxhi Babės dhe, mes tjerash, e dija mirė se nuk duhej tė druhesha fare se na duhej tė kthehemi sėrish nė shtėpinė e Ameh Bozorg, pasiqė Moody vetėm sa lejonte tė shpėrthente gjithė inati i tij qėllimkeq ndaj motrės sė tij, mė parė aq tė nderuar dhe tė adhuruar. Ē’ėshtė e vėrteta, nė kėto ēaste nuk diskutohej fare mundėsia pėr tė banuar tek ēfarėdo i afėrm i tij, sidomos tani kur kėta e kishin lėkundur me themel dinjitetin e tij.
Vallė, mund tė peshoja unė dhe tė shpresoja se Mody do tė vendoste qė, mė nė fund tė kishte ardhur koha pėr tė na kthyer sėrish nė Amerikė?
„Ty nuk tė kuptojnė kėta“, i thashė unė me tė butė. „Ti ke bėrė aq shumė pėr ta, mirėpo do tė rregullohen tė gjitha. Do tė sqarohen gjėrat. Mė nė fund, ne tė tre sė paku kemi njėri-tjetrin dhe jemi sė bashku.“
„Po“, u pėrgjigj ai dhe mė pėrqafoi. Pastaj edhe mė puthi. Gjatė kėtyre ēasteve tė pakta dashurie mė shkoi pėr dore tė harroja realitetin. Nė kėtė ēast trupi im ishte vetėm njė vegėl, tė cilėn, po tė jetė e nevojshme, do ta futja nė shėrbim tė luftės pėr lirinė time.


Filluam tė kėrkonim shtėpi me qira, tė cilėn do tė mund ta paguanim, duke shėtitur pėrmes rrugėve tė ndotura dhe kuarteve tė stėrmbushura me plehra, sė bashku me njė ndėrmjetėsues iranas pėr shitblerje shtėpish. Secila shtėpi qė vizituam ishte nė gjendje rrėnimi dhe nė asnjėrėn prej tyre nuk ishte pėrdorur fare ndonjė furēė apo penel pėr ngjyrosje me dhjeta vite.
Reagimet e Moodyt ishin gjithnjė inkurajuese, ngase edhe ai vetė vetėm kėrleshej nga e gjithė papastėrtia pėrreth. Atij iu desh pothuaj njė vit i tėrė pėr t‘u kėndellur dhe pėr t‘u liruar nga kujtimet e tij tė fėmijėrisė, qė tė vėrente me tė vėrtetė tė gjitha kėto ēorodi, tė cilat vendėsit e tij i trajtonin si gjėrat mė normale. Pra, Moody tani e tutje nuk dėshironte tė ēonte jetėn kėshtu.
Tė gjitha kėto rrethana, secila mė e skajshme se tjetra, ndikuan qė t‘ia zinin atij frymėn si me njė lak rreth qafės. Edhe pse nė spital kishte vendin e punės mjaft tė respektuar - ai edhe mė tej praktikonte nė mėnyrė jozyrtare – megjithatė, nuk kishte influencė pėr ta detyruar kėtė pushtet antiamerikan qė t‘i vėrtetonte dhe t‘i pranonte zyrtarisht diplomėn e tij. Kėshtu pra, atij nuk i paguheshin tė ardhurat e veta, pastaj ky nuk mund tė pėrfitonte nderin dhe namin, qė sipas tij i takonin, si pretendim i tij legjitim familjar.
Moody njėmend u befasua kur iu kujtua se kishte kundėrshtuar detyrimet e tij dhe nuk respektonte amanetin dhe vullnetin e anėtarit mė tė vjetėr tė familjes. Njė mik i Haxhi Babės, me profesion ndėrmjetėsues pėr shitblerjen e shtėpive, na ofroi njė banesė qė gjendej larg shtėpisė sė Mammalit vetėm njė bllok godinash banimi, mirėpo ajo shtėpi nuk na pėlqeu dhe nuk deshėm tė vendosemi nė tė. Kėshtu mori zjarr njė grindje mes Moodyt dhe Haxhi Babės.
„Ajo shtėpi nuk ka oborr“, u ankua Moody. „Mahtabit i duhet njė kopsht qė tė mund tė dėfrehet.“
„Por, kjo nuk ėshtė ndonjė arsye“, thoshte Haxhi Baba. Dėshirat apo nevoja pėr dėfrimin e fėmijėve atė nuk e interesonin fare.
„Pastaj aty nuk kishte mobilje fare dhe as aparaturė tjetėr shtėpiake“, shtoi Moody.
„Nuk prish punė kjo. Juve nuk ju duhen mobiljet.“
„Po ne nuk kemi asgjė tonėn“, theksonte Moody. „Nuk kemi shporet, pastaj nuk kemi as frigorifer, lavatriēe, madje nuk kemi asnjė lugė apo ndonjė pjatė tė vetme.“ Derisa pėrgjoja kėtė bisedė, unė jo vetėm qė konstatova se ndėrkohė e kuptoja mė mirė gjuhėn farsi, por u shtanga nga gėzimi, derisa dėgjoja arsyetimet e Moodyt. Dėshira e tij ishte qė shtėpia tė kishte kopsht pėr Mahtabin. Pėr mua donte frigorifer. Pra, tė gjitha kėto gjėra i kėrkonte pėr ne, jo vetėm pėr vete, madje duke theksuar kėto si tepėr tė rėndėsishme, sa e kundėrshtonte edhe vetė kryefamiliarin mė tė respektuar.
„Por, tė gjitha kėto gjėra janė tė parėndėsishme“, pėrsėriste Haxhi Baba pėr tė satėn herė. „Sė pari, ty do tė mundėsojmė tė kesh shtėpinė tėnde dhe pastaj secili prej nesh do tė tė dhurojė tė gjitha ēfarė tė duhen.“
„Taraf“, ia ktheu Moody dhe me kėtė sa nuk i piskati kėtij njeriu tė shenjtė. „E gjithė kjo do tė thotė vetėm njė taraf.“
Haxhi Baba u largua i hidhėruar, ndėrsa Moody mbeti i brengosur nėse do ta kishte tepruar. „Me tė vėrtetė ne na duhet tė gjejmė sa mė shpejt njė shtėpi tonėn”, tha ai. “Duhet tė gjejmė njė shtėpi qė tė ketė mjaft hapėsirė, ku mund tė hap edhe njė ordinancė timen dhe tė fitoj vetė tė hollat e mia.“ Pasiqė mbeti tė shoshiste mendjen e tij edhe pėr njė kohė tė gjatė, nė fund shprehu njė vėrejtje qė mė shqetėsoi sė tepėrmi. „Na duhet t‘i transferojmė gjėrat tona nga Amerika,“ tha ai.


Reza Shafiee, njėri nga kushėrinjt
 
Vlersim i shkrimit:
   
imi


RE: Roman -Vazhdim, 25.Jun.2003 18:42


“Futu nė ndonjė autobus”, tha Moody. “Ėshtė njė rrugė mjaft e gjatė dhe nuk tė kushton gjė.” Pastaj nė dorėn time futi njė bllok tė tėrė biletash, tė cilat u ndaheshin falas nėpunėsve tė pushtetit.
Pėr mua ishte krejt njėsoj nėse i kurseja unė atij ndonjė rial apo jo, mirėpo me gjithė dėshirė doja tė mėsoja tė shėrbehesha me tė gjitha mjetet e mundshme tė qarkullimit nė qytet, kėshtuqė unė dhe Mahtabi iu bindėm menjėherė urdhrave tė tij. Sė pari vrapuam deri nė rrugėn Pasdaran, njėra ndėr arteriet kryesore tė trafikut, ku u futėm nė njė taksi pėr tė arritur deri nė stacionin e autobusėve nė afėrsi tė shtėpisė sė Mammalit, pastaj aty u futėm nė njė autobus, i cili mė tepėr i ngjante njė autobusi ndėrurban, sesa njė autobusi amerikan pėr ralacione tė shkurtra. Tė gjitha ulėset ishin tė zėna, ndėrsa shumė udhėtarė ishin tė detyruar tė rrinin nė kėmbė.
Vozitja deri nė qendėr tė qytetit zgjati mė tepėr se njė orė, ndėrkohė qė autobusi ndalonte shumė shpesh dhe ēdo herė zbrisnin jashtė, apo futeshin brenda njė dyzinė e tėrė njerėzish. Asnjėri prej tyre nuk tregonte durim tė priste, por qė tė gjithė mundoheshin tė futeshin apo tė zbretnin njėkohshėm, duke u shtyrė dhe duke i rrasur bėrrylat njėri-tjetrit, duke mallkuar dhe njėkohėsisht duke qeshur me zė.
Mė nė fund gjetėm dyqanin dhe blemė gjėrat qė na duheshin. Ndėrkohė unė dhe Mahtabi ndiheshim tė rraskapitura. Tė stėrngarkuara me paketa mjaft tė rėnda, me mund tė madh mundoheshim tė pėrvidhemi pėrmes rrugėve tė tejmbushura sa tė arrinim pranė depos sė autobusėve, ku qenė parkuar shumė sish. Unė nuk e vėreja atė autobusin me numrin qė na kishte thėnė Moody. Filloi tė mė mposhtte paniku. Pėr mua ishte me rėndėsi qė t’ia dilja dhe tė kryeja kėtė detyrė sa mė me rregull, sepse po tė dėshtoja kėsaj radhe, atėherė Moody do tė nėnkuptonte qė unė vetėm nuk isha e zonja pėr kėso gjėrash. Pėr mė keq, ai do tė mund tė dyshonte po tė vonoheshim ne dhe nėse nuk do tė mund tė gjenim ndonjė arsye bindėse.
Duhej tė vėrehej qartazi shqetėsimi im nė fytyrėn, kėshtuqė njė burrė iranas mė pyeti: “Khanom, chi mikhai? Zonjė, ēfarė jeni duke kėrkuar ju?”
“Sayyed Khandan”, ia ktheva unė, duke menduar me kėtė kuartin e qytetit ku jetonte Mammali, ku ne do tė mund tė kalonim nė ndonjė taksi ngjyrė portokalli dhe mė pas tė arrinim shumė lehtė deri nė shtėpi. Bėra shenjė me dorė drejt njė autobusi dhe pėrsėrita: “Sayyed Khandan?”
“Na”, tha ai duke shkundur kokėn. Pastaj na bėri me dije se unė dhe Mahtabi duhej t‘i shkonim pas dhe ai na priu deri para njė autobusi tė zbrazėt. “Sayyed Khandan”, tha ai.
Tunda kokėn nė shenjė falėnderimi. Unė dhe Mahtabi u kacavarėm brenda, tė stėrngarkuara rėndė me mallėrat. Pasiqė kishim mundėsi tė zgjedhnim se ku do tė uleshim, u vendosėm nė karriget e para tė lira, menjėherė pas vozitėsit.
Nuk kaloi shumė kohė dhe i tėrė autobusi u mbush me udhėtarė pėr nė Sayyed Khandan. Pėr habinė time, nė autobus hyri edhe ai njeriu i cili mė parė na tregoi autobusin dhe zuri vendin e shoferit. Vetė fati deshi pra, qė ky ishte vozitėsi.
Unė i zgjata biletat tona tė udhėtimit, por ai i refuzoi me njė lėvizje dore. Tani fillova tė pendohem qė ishim ulur nė kėto vende, sepse ky farė vozitėsi iranas kutėrbonte si rrallėkush. Ishte ky njė burrė shtatulėt, i rruar xham dhe, e vetmja gjė e pastėr nė trupin e tij, ishte kjo rrojė e tij. Rrobat e tij kundėrmonin njėsoj dhe dukeshin sikur tė mos ishin pastruar me muaj tė tėrė.
Kur erdhi koha pėr t‘u nisur, vozitėsi filloi tė parakalonte pėrmes korridorit tė ngushtė tė autobusit, pėr tė mbledhur biletat e udhėtimit. Unė nuk i jepja rėndėsi fare. Mahtabi ishte mjaft e lodhur dhe e acaruar. Paqetat tona i mbanim mbi prehėr, duke u munduar kot tėrė kohėn, tė gjenim ndonjė pozitė mė tė rehatshme nė ulėset tona.
Vozitėsi arriti prapė pėrpara dhe shtriu dorėn drejt nesh. Kur zgjata dorėn pėr t‘ia dhėnė biletat, pėr njė ēast ai shtrėngoi dorėn time para se ta tėrhiqte tė tijėn ngadalė, sė bashku me biletat. Unė e kuptova kėtė vetėm si njė gjest padashjeje, sepse burrat iranas nuk i pėrkėdhelin gratė kėshtu, kėshtuqė menjėherė e hodha nė harresė kėtė aksident, duke dashur tė arrija sa mė parė nė shtėpinė time.
Mahtabi filloi tė kotej gjatė rrugės dhe nė fund, kur arritėm nė stacionin e fundit, nė Sayyed Khandan, ajo tashmė flinte thellė. Si do ta bartja vallė tani edhe atė, me gjithė kėto paqeta? pyetja. Provova ta zgjoja nga gjumi.
“Eja Mahtab”, i thashė me zė tė butė. “Duhet tė zbresim.”
Ajo nuk u trazua fare, por vetėm vazhdoi tė flinte mė tej.
Ndėrkohė tė gjithė udhėtarėt e tjerė zbritėn poshtė. Ngrita kokėn lart dhe vėrejta vozitėsin qė na priste ne. Ai filloi tė buzėqeshte dhe shtriu duart pėr tė ma bėrė me dije se ai vetė do ta bartte Mahtabin deri jashtė autobusit. Sa i kujdesshėm qenka, mendova unė.
Ai e ngriti Mahtabin lart dhe, pėr tmerrin tim, e puthi nė faqe fėmijėn tim tė pėrgjumur, me buzėt e tij tė pėrlyera.
Shikova rreth e rrotull dhe nė ēast mė kaploi frika. Autobusi i zbrazėt ishte mjaft i pandriēuar, ndėrsa korridori i ngushtė. Mblodha paqetat e mia dhe u ngrita pėr tė zbrtitur jashtė.
Mirėpo vozitėsi, i cili me njėrėn dorė mbante Mahtabin edhe mė tej shtrėngueshėm, mė zuri rrugėn. Pa thėnė njė fjalė u mbėshtet pėr mua me tėrė trupin e tij, duke mė ngjeshur fuqishėm.
“Babaksheed”, thashė unė. “Mė falni.” Shtriva duart e mia dhe shkėputa Mahtabin prej tij dhe u mundova t’i kaloja pranė, mirėpo ai ma bllokoi rrugėn me njėrėn dorė. Edhe mė tej nuk thoshte asnjė fjalė, por gjatė tėrė kohės shtypte trupin e tij kutėrbues pėr trupin tim.
Tani mė pushtoi frikė e vėrtetė. Fillova tė pyetja se ēfarė mė duhej tė pėrdorja si armė? Mė duhej mua tė rrezikoja dhe ta godisja me gjurin tim nė nėnbarkun e tij? Nga molisja dhe neveria isha afėr tė kolaboja. “Ku jetoni ju?” pyeti ai nė farsi. “Unė do t‘ju ndihmoj juve deri nė shtėpinė tuaj.”
Pastaj zgjati dorėn dhe e vuri mbi gjoksin tim.
“Babaksheed!” u ēora unė me sa zė qė kisha. Me njė atak tė rrufeshėm dhe energjik dhe pėrmes njė goditjeje tė suksesshme bėrryli, arrita tė pėrvidhem pranė tij dhe kėrceva nga autobusi, sė bashku me Mahtabin, e cila edhe mė tej ishte nė gjumė.


Tė gjitha rreziqet pėr jetėn dhe shėndetin nė kėtė qytet tė varfėruar, tė mbushur ding me refugjatė, dolėn nė pah para meje nė mėnyrėn mė tė tmerrshme, njė ditė kur isha nė vizitė tek Ellen.
Ndėrkohė unė dhe Ellen kishim arritur njė armėpushim tė padeklaruar. Megjithė kėrcėnimet e tyre, qė nė emėr tė detyrimeve islame tė mė denonconin para Moodyt, ajo dhe Hormozi bėnė gjithė atė qė mundėn pėr tė mė ndihmuar nė ēastet mė tė vėshtira dhe ēėshtjen e arratisė sime nuk e pėrmendėn mė kurrė. Edhe pse botėkuptimet tona dallonin nė mėnyrė thelbėsore, megjithatė unė dhe Ellen ishim amerikane dhe edhe mė tej kishim shumė gjėra tė pėrbashkėta.
Sapo ishte errėsuar kur unė desha tė largohesha nga shtėpia e tyre.
“Ti nuk do tė shkosh vetėm“, tha Ellen.
“Ah, s‘prish punė”, ia ktheva unė.
“Kurrsesi. Hormozi do tė tė vozisė.”
“Por, unė nuk dua t‘ju bezdis. Tani do ta marr njė taksi dhe gjithēka do tė jetė nė rregull.”
“Nuk tė lejoj dot tė shkosh vetėm”, pėrsėriti Ellen dhe filloi ta tregonte arsyen e insistimit tė saj. “Dje ėshtė vrarė kėtu nė fqinjėsi njė gocė e re. Ėshtė zbuluar mu kėtu pranė. E shkreta, kishte mbushur vetėm tė trembėdhjetat. Ishte nisur nga shtėpia heret, qė nė ora pesė, pėr tė blerė mish nė treg, por nuk ishte kthyer mė. Pastaj prindėrit e saj kishin dalė ta kėrkonin. Nė kėtė lagje gjetėn trupin e saj. Ajo ishte dhunuar mė parė dhe pastaj ishte vrarė.”
Natyrisht qė isha e shokuar.
“Gjėra tė tilla ndodhin ēdo ditė”, vazhdoi Ellen e shqetėsuar. “Kohėt e fundit gjėra tė tilla ndodhin pandėrprerė.“
Vėrtet nuk e dija nėse mė duhej t‘i besoja pėr tėrė kėtė histori. Nėse Ellen dinte qėmoti pėr kėto gjėra, atėherė pėrse nuk mė kishte treguar pėr to mė parė? Unė nuk kisha lexuar kurrnjėherė nėpėr gazeta pėr gjėra tė tilla, siē janė plaēkitjet, dhunimet apo ndonjė vrasje.
“Tė gjithė kėta keqbėrės janė afganė”, tha Ellen. “Kėtu nė Iran ka aq shumė njerėz nga Afganistani, tė cilėt jetojnė vetėm, pa gratė e tyre dhe pėr kėtė ata i dhunojnė tė gjitha femrat tė cilat ndeshin.”
Pas pak kohėsh erdhi edhe Maxhidi, tė cilit i tregova menjėherė rrėfimin e Ellen.
“Oh, po. E vėrtetė ėshtė.”, tha Maxhidi. “Gjėra tė tilla ndodhin ēdo ditė. Me tė vėrtetė ėshtė rrezik tė dalėsh vetėm nė rrugė. Ti duhet tė jesh mjaft e kujdesshme.”


Njė pasdite mė telefonoi Essey me buzė nė vaj. “Kam frikė tė tmerrshme”, tha ajo. “Nėna jote sapo telefonoi nga Amerika dhe unė i shpjegova pėr shpėrnguljen tuaj. Ajo deshi ta dinte numrin tėnd tė ri tė telefonit, por unė i thashė se nuk e dija. Pastaj ajo u hidhėrua dhe mė quajti gėnjeshtare. Sidoqoftė, unė i dhashė numrin tuaj tė telefonit, mirėpo tani jam e sigurt se do tė kem probleme me Da“ixhanin.”
„Mos u bėj ti merak pėr kėtė”, i thashė unė. „Moody nuk ėshtė nė shtėpi dhe ēdo gjė do tė jetė nė rregull. Por, tė lutem, ta pėrfundojmė tani bisedėn tonė qė tė mund tė mė telefonojė nėna ime.”
Vetėm disa ēaste mė vonė tingėlloi telefoni. Me tė shpejtė ngrita dėgjojėsen dhe nė anėn tjetėr dėgjova zėrin e nėnės sime tė thoshte: “Hallo.” Mė pas telefonin e mori edhe im atė. Kėtė bisedė e pėrjetova tepėr vėshtirė dhe tėrė kohėn me njė lėmsh nė fyt.
“Po si je ti?”, e pyeta unė.
“Ia kaloj disi”, u pėrgjigj ai. “Kur ka vullnet gjendet edhe rrugėdalje.” Nė zėrin e tij vėrehej se ishte shteruar tepėr.
“Po ti. Si je ti?” m‘u drejtua nėna.
“Mė mirė.” Pastaj i tregova pėr banesėn tonė tė re dhe pėr lirinė time mė tė shtrirė. “Si janė Joe dhe John?”, e pyeta mė pas. “Mė mungojnė tmerrshėm!”
“Janė shumė mirė ata dhe tashmė janė bėrė burra tė vėrtetė.”, tha Mom.
Joe punonte nė ndėrrimin e dytė pranė ITT Hancock, ndėrsa John vijonte vitin e dytė nė shkollėn e mesme, ndėrkohė qė luante edhe nė ekipin futbollistik tė shkollės. Dhe unė isha e detyruar ta humbja njė pjesė kaq tė madhe tė jetės sė tyre.
“Tė lutem, u tregoni atyre qė i dua shumė.”
“Do t‘u themi, pa merak.”
Pastaj shoshitėm mirė kohėn se kur ishte mė e pėrshtatshme pėr tė mė telefonuar. Pasiqė Moody ditėn e martė dhe tė mėrkurė punonte nė spital, ishin kėto ditėt mė tė pėrshtashme tė bisedonim tė lira. Vėrtet kjo do tė thoshte se pėr ta bėrė kėtė atyre u duhej tė zgjoheshin nė ora tre tė mėngjesit, por ia vlente kjo. Javėn e ardhshme do tė mundohemi qė pranė telefonit tė jenė edhe Joe dhe John, tha Mom.
Tė nesėrmen e vizitova Esseyn pėr ta arsyetuar dhe pėr ta ngushėlluar. Kur u ktheva nė shtėpi i shpjegova Moodyt se, kinse, familja ime kishte telefonuar tek Essey, sa isha unė nė vizitė dhe ua kisha dhėnė numrin tonė tė ri tė telefonit.
“Nė rregull”, tha ai, duke mos i bėrė shumė pėrshtypje kjo qė unė kisha biseduar me ta, por madje, dukej se edhe i vinte mirė pėr kėtė gjė.


“Eja tė pimė ēaj”, mė ftoi njė ditė nė telefon Chamsey.
E luta Moodyn tė mė lejonte dhe ai u pėrgjigj: “Po si.” Madje ēfarė i mbetej atij tė thoshte tjetėr? Tė dyja kėto, Chamseyn dhe Zareen, i nderonte aq tepėr dhe, si duket, nuk dėshironte qė edhe ato tė dinin si mė kishte trajtuar ky nė tė kaluarėn.
Kjo pasdite e shoqėruar me ēaj, pėr mua qe njė ngjarje e mrekullueshme. Tė dyja ne, unė dhe Chamsey, u miqėsuam shpejt dhe kalonim pėr mrekulli, madje gjatė tėrė kohės sė verės kaluam sė bashku shumė ditė tė bukura.
Zakonisht Chamsey kalonte vetėm dy muaj nė vit nė shtėpinė e saj tė bukur, nė afėrsi tė banesės sonė, mirėpo kėsaj radhe planifikonte tė rrinte mė gjatė nė Teheran, pasiqė ajo dhe bashkėshorti i saj donin ta shitnin shtėpinė e tyre dhe pastaj tė bartnin pėr nė Kaliforni sa mė tepėr qė tė mundnin nga gjithė pasuria e tyre. Chamsey ndihej mjaft e ekscituar pėr atė se i duhej tė shkėpuste shumė nga lidhjet dhe kujtimet e saj me Iranin dhe i gėzohej pa masė kthimit tė saj tė sėrishėm pėr nė Kaliforni, mirėpo ideja qė ne tė dyjave na duhej tė ndėrpritnim miqėsinė tonė, tė ngritur ndėrkohė si tė ishim motra tė vėrteta, na bėnte tė pikėllohemi pa masė.
“Nuk mund tė pėrfytyroj dot se si mund tė kthehem unė nė Kaliforni dhe ta lė Bettyn kėtu”, i tha njė ditė Moodyt. “Ti duhet t‘i lejosh Bettyt tė vij me mua.”
As unė dhe as Moody nuk deshėm tė rrezikonim dhe tė reagonim nė kėtė vėrejtje tė saj dhe qė mė pas tė nxisnim grindje.
Prania e Chamseyt nė jetėn time thoshte njė freski, mirėpo megjithatė nė javėt e para nuk e peshoja t‘i tregoja tepėr imtėsira nga historia ime. Vėrtet unė isha mjaft e sigurt se kėsaj mund t‘i besoja dhe se nga ajo mund tė prisja pėrkrahje, mirėpo prapėseprapė dyshoja njė ēikė nė gatishmėrinė e saj pėr tė ndenjur gojėkyēur. Unė tashmė isha tradhtuar njėherė kėtu. Chamsey do tė mund tė nxitonte tek Moody dhe ta akuzonte se si ishte e mundur tė mė ndalonte ai kėtu, pėrkundėr dėshirės sime. Pra, reagimi i saj i natyrshėm do ta nxiste Moodyn tė kthehej sėrish kundėr meje, sidomos tani, kur sapo filloja me hapa pėrpara. Pra, unė me tė vėrtetė isha e lumtur qė mund tė shoqėrohesha me tė, mirėpo megjithatė mbeta tė pėrmbahem, derisa vetė ajo tė mos mėsonte pėr imtėsirat. Madje edhe ngjante kėshtu, pasiqė mua mė duhej ta lutja Modyn edhe pėr gjėrat mė tė imta. Secila shėtitje, secili rial, tė gjitha gjėrat duhej qė mė parė tė shqyrtoheshin me tė.
Mė nė fund, njė ditė, pasiqė i shpjegova se sa vuaja unė pėr tim atė nė Michigan, ajo mė pyeti: “Po pėrse nuk shkon ti nė shtėpi dhe ta vizitosh babain tėnd?“
“Nuk mundem”, ia ktheva unė.
“Betty, ti do tė gabosh tepėr nėse nuk do tė shkosh ta vizitosh babain tėnd.” Pastaj filloi tė mė tregonte njė histori tė saj. “Derisa unė jetoja nė Shushtar, ndėrsa im atė nė Teheran, njė ditė mė erdhi njė parandjenjė e ligė. Se ēfarė mė thoshte se mė duhej ta vizitoja patjetėr atė dhe pėr kėtė bisedova me burrin tim. ‘Jo‘, tha ai. ‚Ti nuk do tė shkosh tani, por muajin tjetėr, kur tė pėrfundojnė mėsimet.“ Mė pas filluam tė grindemi tmerrėsisht, herėn e parė dhe tė fundit nė jetėn tonė. Asokohe i pata thėnė: ‘Nėse nuk me lejon tė shkoj tani tek im atė, unė do tė ndahem nga ti.“ Pas kėsaj mė lejoi”
Sapo ishte futur Chamsey nė shtėpinė e tė atit tė saj nė Teheran kishte mėsuar se atij i duhej tė shtrihej nė spital qė tė nesėrmen, pėr t’iu nėnshtruar disa testimeve rutinore. Gjatė tėrė natės kishin biseduar sė bashku, duke kėmbyer tė ndodhat e reja dhe duke evokuar kujtimet nga e kaluara, ndėrsa tė nesėrmen ajo e kishte shoqėruar deri nė spital, ku i ati i saj kishte vdekur papritmas, po atė ditė, nga njė sulm nė zemėr.
“Po tė mos shkoja asokohe, kur mė thoshte ajo parandjenjė imja, unė nuk do t’ia falja kurrė burrit tim”, mė thoshte Chamsey. “Mbase edhe do tė ndahesha nga ai. Asokohe mua m‘u desh ta vizitoj tim atė pėr njė arsye tė pashpjegueshme. Pra, edhe ti duhet tė shkosh dhe ta vizitosh tėt atė.”
“Por, unė nuk mundem”, fillova tė dėnesja, ndėrsa mbi faqet e mia mė pėrshkonin lotėt. Mė pas i shpjegova pėrse.
“Nuk mund ta besoj dot qė Moody mund tė ta bėjė ty njė gjė tė tillė.”
“Ai mė solli kėtu, por tani me tė vėrtetė tė gjitha janė duke shkuar mbarė. Unė jam tepėr e lumtur qė tė kam ty mike, mirėpo, nėse ai mėson qė edhe ti i di tė gjitha dhe sidomos kėtė gjė, se dėshira ime ėshtė qė tė kthehem sa mė shpejt nė shtėpi, atėherė me siguri do tė mė ndalonte tė shoqėrohem me ty.”
“Mos u merakos ti“, tha Chamsey. „Unė nuk do t’i them asgjė.“
Dhe, Chamsey e mbajti fjalėn! Por prej asaj dite vėrehej qartazi njė ndryshim nė qėndrimin ndaj Moodyt. Tani me tė sillej mė ftohtė, bėhej mė e pashkueshme, mirėpo megjithatė e frenonte hidhėrimin e saj, por vetėm pėrafėrsisht, aq sa mund t‘ia mbulonte rrobat chadori i saj me pejėza tė tejdukshme.
Vera kaloi disi vjedhurazi dhe Java e Luftės, nė ditėt e fundit tė gushtit, erdhi si kujtesė e mbrapshtė, se unė dhe Mahtabi tashmė kishim mbushur mė tepėr se njė vit qė gjendeshim tė ndaluara me dhunė kėtu, nė Iran. Pėr ēdo mbrėmje mbaheshin marshime nėpėr rrugėt e qytetit. Burrat marshonin nė formacion dhe u prinin ritualeve duke luajtur me kamxhik. Me njė ritėm preciz goditnin vetveten me zinxhirė mbi supet e tyre lakuriqe, sė pari mbi krahun e djathtė, pastaj mbi atė tė majtė, ndėrsa pėrmes kėndimeve tė tyre tė pandėrprera dhe monotone kalonin gradualisht nė njė lloj transi. Mbi shpinėt e tyre u shkonte gjaku rrėke, mirėpo nuk vėrehej fare se ndjenin dhembje.
Lajmet nė televizion bėheshin gjithnjė mė tė poshtra nė retorikėn e tyre, por kėsaj radhe unė e kisha mė lehtė t‘i pėrpija, pasiqė ndėrkohė e kuptoja mė mirė dallimin e madh mes fjalėve dhe veprave iranase. Tė gjitha fjalimet e tyre tė mllefosura dhe kėndimet e tyre tė zėshme nuk ishin asgjė tjetėr pėrveē njė taraf.


“Me shumė dėshirė do ta pėrgatitja njė tė kremte tė vėrtetė pėr ditėlindjen e Mahtabit”, thashė unė.
“Nė rregull. Por, nuk do ta ftojmė asnjėrin nga familja ime”, u pėrgjigj ai dhe, pėr befasinė time, shtoi: “Ashtu-kėshtu, unė nuk dua t’i kem kurrė mė nė shtėpinė time. Tė gjithė ata janė tė papastėr dhe qė tė gjithė kundėrmojnė.” Disa muaj mė parė ishte e pamundur ta pėrfytyroje njė gjė tė tillė. “Do t‘i ftojmė vetėm Chamseyn dhe Zareen, Ellen dhe Hormozin, pastaj Maliheh dhe familjen e saj.”
Malileh ishte fqinja jonė nga banesa, e cila kufizohej me dhomėn tonė tė fjetjes. Ajo nuk fliste shumė nė gjuhėn angleze, mirėpo ishte njė grua shumė e mirė me mua. Ne tė dyja bisedonim rregullisht mes vete dhe kėshtu unė mėsoja gjithnjė e mė tepėr gjuhėn farsi.
Lista e tė ftuarve, e pėrpiluar nga Moody, tregonte qartė se sa tė kishte ndryshuar rrethi ynė i miqve dhe sa ishte bėrė mė tolerant qėndrimi i tij ndaj Ellen dhe Hormozit. Ndėrkohė, edhe vetė ai e kishte tė qartė se ata vetėm sa kishin bėrė tė mundshmen pėr tė na ndihmuar kur ne tė dy ishim nė krizė. Nė kėtė periudhė tė jetės sė tij relativisht tė kthjellėt, pėrndryshe herave tė tjera mjaft tė turbullt, gatishmėria e tij pėr tė pėrtėritur miqėsinė me Ellen dhe Hormozin nė vete dėshmonte njė lloj pohimi tė heshtur se pjesa mė e madhe e vuajtjeve tė tij buronte nga vetė ēmenduria e tij.
Kėsaj radhe Mahtabi nuk deshi tė kishte tortė nga bukėpjekėsi, por dėshira e saj ishte qė njė tė tillė ta gatuaja unė. Ishte kjo njė sfidė e madhe pėr mua. Lartėsia mbidetare e Teharanit, por edhe pėrmasat e pjesėve tė ndara tė furrės sė shporetit, ndikuan qė tė ruinohet e tėrė mjeshtėria ime e gatimit. Kėshtu, ėmbėlsira doli e thatė dhe e thyeshme, por megjithatė ajo i pėlqeu Mahtabit, posaēėrisht pėr atė se nė mesin e saj kisha vėnė njė kukull tė lirė nga plastika.
Kėtė vit ditėlindja e Mahtabit pėrputhej me Eid e Ghadir, me njėrėn prej festave tė tyre tė panumėrta fetare. Pra, pasiqė kėtė ditė asnjėri nuk ishte i detyruar tė punonte, planifikuam tė pėrgatitnim drekė, nė vend tė darkės.
Unė pėrgatita biftek me tė gjitha shtesat, garniturė tradicionale, pastaj pure patatesh dhe fasule tė pjekura - kjo e fundit gjella mė shijshme pėr Ellen.
Tė gjitha qenė gati; tė gjithė tė ftuarit tashmė arritėn, pėrveē Ellen dhe Hormozit. Derisa i prisnim ata, Mahtabi filloi t‘i shpaqetonte dhuratat e saj. Maliheh i dhuroi njė mi, njė kukull, punim dore nga myshku, e cila kėtu nė Iran ishte njė kafshėz e adhuruar tepėr nga filmat vizatimorė, me veshė ngjyrė portokalli tė mėdhenj pa masė. Chamsey dhe Zaree i dhuruan diēka tepėr tė veēantė, njė ananas tė freskėt, pemė tepėr e rrallė kėtu. Moody dhe unė i dhuruam njė palė pantallona ngjyrė vjollce, ngjyra mė e preferuar e saj, mirėpo dhurata mė e bukur nga tė gjitha qe njė biēikletė e prodhimit tajvanez, pėr tė cilėn paguam rreth katėrqind e pesėdhjetė dollarė.
Ne na u desh ta shtynim drekėn edhe pėr njė kohė, por nė fund ishte uria ajo qė na detyroi t’ia fillonim pa i pritur mė tej Ellen dhe Hormozin, tė cilėt erdhėn dikur vonė pasdite dhe mbetėn tė befasuar qė ne tashmė kishim pėrfunduar drekėn.
“Por, ti mė ke thėnė mua pėr darkė jo pėr drekė”, filloi tė ziejė Ellen nga mllefi.
“Unė jam e sigurt qė nuk tė kam thėnė njė gjė tė tillė”, ia ktheva unė. “Mbase kjo ėshtė vetėm njė mosmarrėveshje.”
“Ti nuk pushon dot me gabimet tuaja”, i tha Hormozi. “Pėr shkak teje ne na duhet ose tė vonohemi, ose tė arrijmė nė kohė tė gabuar, sepse ti tė gjitha gjėrat i bėn lesheli.” Hormozi vazhdoi ta shante Ellen edhe pėr njė kohė, para tė gjithė mysafirėve tė tjerė, derisa ajo vetėm pėrulej me kokėn e mbėshtjellė me chador.
Ellen ishte pėr mua vetėm edhe njė motivacion mė tepėr pėr tė kėrkuar mundėsi nė ēdo mėnyrė dhe pėr t‘u larguar nga Irani. Vėrtet unė do ta bėja kėtė edhe nė mungesė tė shembullit tė saj negativ, mirėpo ajo vetėm sa mbėshteste edhe mė tepėr ndjenjėn time pėr urgjencė, sepse, sa mė gjatė qė tė rrija kėtu, aq mė i madh ishte rreziku qė edhe vetė njė ditė tė bėhesha e tillė.
Jeta jonė nė Iran tashmė kishte arritur njė kthesė. Ajo ishte pėrmirėsuar dukshėm, ishte bėrė mjaft e rehatshme dhe mu kjo gjė nė vete bartte rrezikun e plogėshtisė. Vallė, ishte e mundur qė tė mbetesha nė Iran dhe tė arrija nė njė gjendje tė tillė, tė jetoja nė njė lumturi relative me Moodyn? Apo tė jetoja nė njė rehati tė zakonshme, e cila mund tė ofronte rreziqe mjaft reale, para tė cilave do tė gjendemi unė dhe Mahtabi kur do tė provonim tė arratisemi?
Ēdo mbrėmje, kur shkoja nė shtrat me Moodyn, isha e sigurt se pėrgjigjja ime ishte e qartė dhe negative. Unė e urreja kėtė njeri me tė cilin flija dhe, ē’ishte mė e tmerrshme, i frikėsohesha pa masė. Kohėt e fundit ky tregohej paksa mė stabil, mirėpo isha e sigurt qė kjo nuk do tė zgjaste shumė. Ishte vetėm koha nė pyetje se, kur do tė shpėrthente pėrsėri ēmenduria e tij.
Pasiqė unė tani disponoja me telefon dhe herė pas here mund tė kthehesha edhe nė ambasadė, fillova sėrish me orvatjet e mia pėr tė gjetur ndonjėrin qė do tė ishte nė gjendje dhe i gatshėm pėr tė mė ndihmuar. Mjerisht, ai kontakti im tepėr shpresėdhėnės dukej se ishte avulluar nė kėtė ajėr tė nxehtė vere. Telefoni i Miss Alavi nuk funksiononte mė tej. Provova edhe njė herė tė bėja pazar, ashtu kot sė koti, me Rashidin, shokėt e tė cilit kontrabandonin njerėz pėrtej kufirit me Turqinė, mirėpo ai refuzonte edhe mė tej qė tė merrte me vete njė fėmijė.
Pra, mua mė duhej qė ta gjeja ndonjė njeri tjetėr. Por cilin vallė? Dhe si?



19

Hodha shikimin mbi njė adresė, tė cilėn mė parė mbi njė copė letėr ma kishte shkruar njė njeri i panjohur.
“Shkoni atje dhe pyetni pėr manaxherin”, mė dha instruksione i panjohuri, duke ma pėrshkruar rrugėn se si arrihej tek ai. Pėr ta zbuluar identitetin e kėtij bėmirėsi tim, do tė thoshte se ndonjėri do tė duhej dėnuar me vdekje, nga duart e pushtetit tė Republikės Islamike tė Iranit.
Pėrshkrimi i adresės ēonte nė njė zyrė, nė pjesėn e kundėrt tė qytetit. Pėr tė arritur atje duhej kaluar njė rrugė tė gjatė pėrmes trafikut tė stėrngarkuar, por unė isha e vendosur pėr t‘u nisur menjėherė, edhe pse kjo ishte mjaft me rrezik. Mahtabin e kisha pranė vetes. Tani sapo kishte filluar pasditja dhe unė nuk isha e sigurt nėse do tė ktheheshim nė shtėpi para se tė kthehej Moody nga spitali, mirėpo ēėshtja e lirimit tim mė kurajonte. Nėse do tė mė duhej tė arsyetohesha, atėherė do tė bleja diēka - ēfarėdo - pėr shtėpi dhe Moodyt do t‘i shpjegoja se si ne tė dyja ishim vonuar pėr atė shkak. Me gjasė, Moody do ta pėrpinte njė arsyetim tė tillė, sė paku herėn e parė.
Mora vendim tė prerė se ishte e pamundur tė prisja mė tepėr. Mua mė duhej tė nisesha qė tani.
Pėr tė kursyer kohė, unė dhe Mahtabi morėm njė telefontaksi, nė vend tė atyre taksive tė thjeshta ngjyrė portokalli. Megjithatė, udhėtimi qe i gjatė dhe i bezdisshėm. Mahtabi nuk pyeste fare pėr ku ishim nisur, thuase nuhaste se ekzistonin gjėra qė pėr hir tė sigurisė sonė ishte mė mirė tė mos i dinte fare.
Mė nė fund arritėm nė adresėn e shėnuar nė copė tė letrės. Ishte ajo njė godinė zyresh, nė tė cilėn punonin nėpunės tė ndryshėm tė zellshėm, me njė efiēiencė tė rrallė pėr kėte qytet. Njėrėn prej portiereve, e cila fliste anglisht, e pyeta pėr manaxhuesin.
“Shkoni atje nė tė majtė“, tha ajo. „Pastaj vazhdoni shkallėve teposhtė, deri nė fund tė korridorit.”
Unė dhe Mahtabi iu bindėm pėrshkrimit tė saj dhe sė shpejti u gjendėm nė njė bodrum, me njė kompleks zyrash. Nė njė anė tė kėsaj zone me zyra gjendej edhe njė dhomė pritjeje, e mobiluar me mobilje komode tė stilit perėndimor, ku gjendeshin edhe libra tė ndryshėm dhe revista tė tjera pėr vizitorėt.
“Pėrse nuk pret ti kėtu, Mahtab”, i thashė unė asaj.
Ajo u pajtua menjėherė.
“Si mund ta gjej manaxherin?” iu drejtova njė nėpunėsi qė sapo parakalonte kėtej.
“Nė fund tė korridorit”, tha ai, duke treguar drejt njė zyrė tė ndarė nga zyrat e tjera. U nisa atje me synimin tim tė qartė.
Trokita nė derė dhe, sapo nga brenda u dėgjua njė zė burri. Unė u prezantova ashtu siē mė ishte udhėzuar paraprakisht: “Unė jam Betty Mahmoody.”
“Urdhėroni brenda“, tha njė burrė me njė anglishte perfekte dhe filloi tė shkundte dorėn time. „Ka kohė qė jam duke ju pritur”
Pastaj mbylli derėn dhe mė ofroi njė karrige qė tė ulesha, duke buzėqeshur tėrė kohėn me sinqeritet. Ishte ky njė burrė shtatulėt dhe thatanik, mirėpo mjaft i pastėr, i veshur nė njė kostum dhe me kravatė. Pastaj u ul pas tavolinės sė tij tė shkrimit dhe filloi tė fliste me mua mė njė zė tė qetė, duke qenė i vetėdijshėm pėr sigurinė e ambientit tė tij nė zyrė dhe pėrreth zyrės dhe, gjatė tėrė kohės sa bisedonim mbetej tė trokiste mbi tavolinė me stilolapsin e tij.
Njėri mė kishte shpjeguar edhe pėr disa imtėsira tė tjera. Ky njeri shpresonte se njė ditė edhe vetė do tė arratisej nga Irani, sė bashku me familjen e tij, mirėpo rrethanat e jetės sė tij qenė mė se tė komplikuara. Gjatė ditės ky ishte njė afarist i suksesshėm, i cili nė dukje mbėshteste regjimin e Ayatollahut, ndėrsa natėn e tėrė jeta e tij konsistonte nga njė rrjet tjetėr intrigash.
Ky njeri njihej me shumė emra; unė e quaja thjesht: Amahl.
“Me tė vėrtetė mė vjen shumė keq qė ju gjendeni nė kėtė gjendje”, tha Amahl pa ndonjė pretekst. “Unė do tė bėj gjithė atė qė ėshtė nė mundėsinė time pėr t‘ju ndihmuar tė largoheni nga kėtu.”
Sinqeriteti i tij ishte njėherėsh dashamirės, por edhe i frikshėm. Ai e dinte mirė tėrė historinė time dhe ishte i bindur se mund tė ndihmonte, mirėpo unė tashmė isha sprovuar me mundėsi tė tilla, njėherė me Trishėn dhe Suzannen, pastaj me Rashidin dhe me mikun e tij dhe, nė fund, me Miss Alavinė e mistershme.
“Dėgjoni, ju lutem”, thashė unė. “Unė e kam provuar kėtė disa herė, mirėpo duhet ta dini se unė kam edhe njė problem tjetėr. Unė nuk dua tė largohem nga kėtu pa bijėn time. Nėse ajo nuk mund tė vijė me mua, atėherė unė nuk largohem dot. Pra, nuk dua t’jua harxhoj kohėn, sepse vetėm kėshtu mund tė bisedojmė mė tej.“
“Unė e respektoj thellė kėtė qė thoni ju”, u pėrgjigj Amahli. “Nėse ju doni kėshtu, atėherė unė do t‘ju largoj qė tė dyjave - por vetėm me njė kusht: qė tė keni durim. Unė nuk e di se si dhe kur do tė mund tė aranzhohet gjithė kjo, por ju lutem tė keni durim.”
Fjalėt e tij mė ngrohėn zemrėn time prush, kėshtuqė isha e detyruar tė pėrmbahesha. Ky burrė mė ofronte shpresė, por thoshte haptazi se nuk e dinte kur dhe si do tė mund tė arratiseshim.
“Kėta janė numrat e mi tė telefonave”, tha ai duke mė shkruar numrat mbi njė copė letėr nga fletorja e tij e shėnimeve. “Mė lejoni t’ju tregoi se si duhet t’i kodoni kėta numra. Kėta janė numrat e mi privatė, njėri kėtu nė zyrė dhe tjetri nė shtėpi. Kėtu ju mund tė mė telefononi nė ēdo kohė, si ditėn ashtu edhe natėn. Pra, mos ngurroni. Mua mė duhet tė kem informata pėr ju sa mė shpesh qė ėshtė e mundur dhe, ju lutem, mos lejoni t’ju shkojė mendja se mund tė mė pengoni. Pra, ju duhet tė mė telefononi mua, pasiqė unė nuk mund ta bėj kėtė gjė, sepse bashkėshorti juaj do tė mund tė keqkuptonte. Madje edhe tė xhelozonte!“
Amahli e thoshte kėtė duke qeshur.
Disponimi i tij qe shumė mbėrthyes. Gjynah qė ishte i martuar, mė shkoi mendja, duke ndjerė njėkohėsisht tė mė brente lehtė ndėrgjegjja.
“Nė rregull”, ia ktheva unė dhe tunda kokėn time e trazuar njė ēikė. Amahli kishte nė vete njė zell tė mrekullueshėm.
“Ne nuk duhet tė bisedojmė tepėr pėrmes telefonit“, mė tėrhoqi vėrejtjen. “Ju do tė thoni vetėm, ‘Si jeni’ apo diēka tė ngjashme, ndėrsa unė, nėse do tė kem ndonjė gjė tė re pėr ju, atėherė do t‘ju them se mė duhet t’ju takoj dhe pastaj ju duhet tė vini kėtu, sepse pėrmes telefonit ne nuk mund tė flasim.”
E gjithė kjo duhet tė jetė me bisht, mendoja unė. Ndoshta nė pyetje janė tė hollat? “Mė duhet t‘u them prindėrve tė mė dėrgojnė tė holla nė ambasadė?” e pyeta unė.
“Jo, jo. Mos u mėrzitni ju pėr tė hollat. Unė vetė do tė paguaj pėr ju, ndėrsa ju do t‘i ktheni ato kur tė arrini nė Amerikė.”


Gjatė udhėtimit tonė tė gjatė me taksi pėr nė shtėpi, Mahtabi heshtte, gjė qė mua mė lehtėsonte, pasiqė koka mė ishte bėrė lesheli prej shumė mendimesh. Edhe mė tej i dėgjoja fjalėt e Amahlit dhe mundohesha t‘i peshoja dhe t‘i vlerėsoja shanset tona pėr sukses. Vallė, kisha gjetur unė tani me tė vėrtetė mundėsinė pėr t‘u larguar nga Irani?
“Ju do tė paguani mė vonė borxhin tuaj, atėherė kur tė arrini nė Amerikė”, thoshte ai me plot besim.
Mirėpo, mua mė duhej tė mendoja edhe nė fjalėt e tij: “Unė nuk kam ende idenė se si dhe kur do tė mund ta aranzhoj kėtė.”



20

Vera kaloi dhe erdhi koha pėr tė filluar pėrsėri mėsimin shkollor. Mua mė duhej tė shtiresha se kinse edhe unė isha pėr atė qė Mahtabi ta vijonte klasėn e parė, kėshtuqė nuk kundėrshtova fare kur Moody inicoi kėtė ēėshtje.
Pėr ēudi nuk kundėrshtoi as Mahtabi. Ajo me tė vėrtetė sapo i pėrshtatej idesė pėr tė jetuar nė Iran.
Njė mėngjes unė, Mahtabi dhe Moody u nisėm nė njė shėtitje dhjetėminutėshe pėr ta vizituar njė shkollė nė afėrsi tė banesės sonė. Kjo godinė shkollore nuk i ngjante fare Madrezes Zinab, asaj godinės qė gjasonte nė njė godinė burgu, pasiqė kjo ishte e pajisur me mė shumė dritare, pėrmes tė cilave depėrtonin rreze tė mjaftueshme dielli. Megjithatė kjo atmosferė dukej tė mos i linte pėrshtypje drejtoreshės sė shkollės, njė gruaje tė moshuar dhe humorprishur, tė mbėshtjellė nė chador, e cila gjatė tėrė kohės na gėrmonte me sy dhe me mosbesim.
“Duam ta regjistrojmė bijėn tonė”, iu drejtua Moody nė farsi.
“Jo”, u ēor ajo me zė ca tė lartė. “Nė shkollėn tonė nuk kemi asnjė vend tė lirė.“ Pastaj, nė mėnyrė tė vrazhdė, na tregoi rrugėn pėr njė shkollė tjetėr, e cila shtrihej tepėr larg banesės sonė.
“Por ne erdhėm kėtu, pasiqė kėtė shkollė e kemi mė afėr”, deshi ta bindte Moody.
“Nuk ka vende tė lira!”
Unė dhe Mahtabi u kthyem prapa pėr t‘u larguar nga kėtu; sa e ndjeja mirė qė edhe ajo po ndjehej e lumtur, pasiqė nuk ishte e detyruar tė rrinte nėn mbikėqyrjen e kėsaj gruaje tė moshuar dhe tė ngrysur.
“Por, unė me tė vėrtetė nuk kam kohė pėr ta vizituar sot atė shkollėn tjetėr“, hungėroi Moody. „Mua mė duhet tė jem nė sallė tė operimit.“
“Oh!”, u kthye drejtoresha. “Ju jeni mjek?”
“Po.”
“Oh, atėherė, ejani brenda, ju lutem. Uluni kėtu.” Pėr bijėn e njė mjeku pra gjendej gjithmonė njė vend i lirė. Moody filloi tė shndriste nga dėshmia e namit tė tij tė lartė.
Pastaj drejtoresha sqaroi gjėrat mė tė rėndėsishme, duke shtuar se Mahtabit i duhej njė uniformė ngjyrė hiri, njė pallto, pastaj pantallona dhe njė macknay - nė shall, tė cilin nuk duhej lidhur fare nėn fyt, por duhej bartur varur pėrpara, diēka ngjashėm me rusarin, por jo i shėmtuar si njė chador. Pastaj mua mė shpjeguan se njė ditė tė caktuar mė duhej ta sjellja Mahtabin nė njė tubim tė nėnave dhe nxėnseve.
Sapo u larguam nga shkolla, iu drejtova Moodyt: “Por, si mund ta ketė kjo vetėm njė uniformė? Mos vallė presin ato se kjo duhet ta bartė pėr ēdo ditė tė njėjtėn uniformė?”
“Tė gjitha nxėnėset e tjera bėjnė kėshtu”, tha ai. “Por, ti me tė vėrtetė ke tė drejtė. Ajo duhet t‘i ketė disa sosh.”
Pataj ai u nis pėr nė punė, duke mė shtrirė mė parė njė shumė tė hollash pėr t‘i blerė uniformat pėr shkollė. Dhe, derisa ne tė dyja shėtitnim pėr t‘i blerė ato, rrezet e ngrohta tė diellit tė pasdites sė hershme tė shtatorit mė kthenin njė ēikė disponimin tim. Pra, unė isha kėtu, jashtė dhe sė bashku me bijėn time mund tė shėtitja e lirė. Tani ia kisha arritur njė qėllimi tjetėr tė rėndėsishėm: derisa Mahtabi do tė mbetej nė shkollė vetėm, ndėrsa Moody nė punė, unė mund tė shėtitja rrugėve tė Teheranit nga tė ma donte qejfi.
Disa ditė mė vonė unė dhe Mahtabi morėm pjesė nė tubimin orientimor nėnė-bijė, me ē“rast lutėm fqinjen tonė Malileh pėr tė na shoqėruar si pėrkthyese. Ajo e kuptonte pak gjuhėn angleze, mirėpo me ndihmėn e saj dhe tė Mahtabit, sė paku pjesėrisht, mund tė pėrcillja se si zhvilloheshin gjėrat.
Tubimi zgjati diku rrethė pesė orė, gjatė tė cilave pjesa mė e madhe e kohės kaloi duke u falur dhe duke kėnduar Kuranin. Pastaj drejtoresha mbajti njė fjalim tė zjarrtė, me ē’rast nga prindėrit kėrkoi qė tė falnin ndihma, duke shpjeguar se nė kėtė shkollė nuk ekzistonin fare toalete dhe se tė hollat do tė pėrdoreshin pėr rregullimin e pajisjeve sanitare, para se t’ia fillonte mėsimi.
Mė vonė i thashė Moodyt: “Kjo gjė nuk duhet tė diskutohet fare! Ne nuk do tė japim asnjė metelik pėr tė ndėrtuar toalete. Nėse ata kanė tė holla pėr tė paguar pasdaranėt, tė shėtitin rrugėve dhe tė zbulojnė ndonjė grua nė mos rastėsishtė i ka rrėshqitur ndonjė qime floku jashtė rusarit, apo ndoshta iu ka zhdjergur ndonjėra nga ēorapet, atėherė me siguri se mund tė investonin tė holla pėr tė ndėrtuar toalete pėr fėmijėt nėpėr shkolla.“
Moody ishte i mendimit tjetėr dhe dhuroi tė holla, duke qenė madje edhe mjaft dorėlirė. Mė vonė shkolla u hap dhe e gjithė ajo qė vėrehej nga pajisjet sanitare, qenė vetėm disa gropa tė radhitura mbi dysheme.


Pas njė kohe tė shkurtėr tė gjitha kėto ngjarje tė reja u shndėrruan nė rutinė. Mahtabi zgjohej heret pėr tė shkuar nė shkollė dhe gjithė ajo qė duhej tė bėja unė ishte, ta shoqėroja deri te stacioni i autobusėve dhe pasdite tė dilja po aty dhe ta prisja kur tė kthehej nga shkolla.
Zakonisht, Moody rrinte nė shtėpi dhe punonte nė ordinancėn e tij. Pas pak kohėsh, kur u zgjeruan tė pėrfolurat mbi aftėsitė e tij kompetente dhe profesionale, filluan ta vizitonin shumė pacientė. Tė gjithė kėta njerėz ishin tė kėnaqur, posaēėrisht nga lehtėsimet e dhembjeve qė ua mundėsonte ai pėrmes terapisė manipulative, edhe pse shpeshherė i duhej tė ndeshej nė vėshtirėsi me gratė paciente ca mė tė kujdesshme dhe kinse tė ndershme. Dhe pėr t’u dalė nė ballė kėtyre pengesave, Moody mė mėsoi qė edhe unė tė ushtroja me tretmanet e metodės manipulative. Kėshtu pra tani si zonjė e pranimit tė pacientėve midis detyrimeve tė tjera shtėpiake, unė kisha mundėsi mjaft tė vogla pėr tė bredhur e lirė.
Kėshtu jetoja vetėm pėr ditėn e martė dhe tė mėrkurė, kur Moody punonte nė spital. Kėto dy ditė mė takonin vetėm mua, gjatė tė cilave mund tė bredhja gjerė e gjatė qytetit, sipas dėshirės sime.
Ndėrkohė fillova tė takohesha rregullisht me Helen nė ambasadė, herė ditėn e martė e herė ditėn e mėrkurė. Pėr ēdo javė dėrgoja apo merrja ndonjė letėr nga prindėrit apo fėmijtė e mi. Nė njėrėn anė kjo ishte njė ndjenjė e mrekullueshme, por nė anėn tjetėr edhe tepėr deprimuese. Ata mė mungonin tmerrėsisht! Pas ēdo letre qė merrja nga nėna ime, brengosesha gjithnjė e mė tepėr kur lexoja si e pėrshkruante ajo gjendjen e pėrkeqėsuar tė babait. Edhe ajo vetė nuk dinte se sa gjatė do tė mund tė mbahej ai. Pastaj shkruante se ai pėr ēdo ditė fliste pėr ne tė dyja dhe lutej tė na shihte edhe njė herė para se tė vdiste.
Edhe Amahlin e thirrja pėr ēdo ditė, sapo mė jepej mundėsia, ndėrsa ai gjithmonė vetėm mė pyeste pėr shėndetin tim dhe shtonte: “Vetėm durim, ju lutem.”
Njė ditė qeshė detyruar tė kujdesesha pėr furnizimin mė tepėr se herave tė tjera me gjėra tė ndryshme. Moody mė urdhėroi se duhej tė bėja edhe njė ēelės rezervė pėr banesėn tonė. M’u kujtua se vetėm disa dyqane larg lokalit Pol-Pizza gjendej njė punėtori pėr rregullimin e ēelėsave. Rrugės sime pėr tė arritur atje parakalova pranė njė librarie, tė cilėn nuk e kisha vėrejtur kurrė mė parė dhe, e nxitur nga njė impuls i brendshėm, u futa nė tė rrėmbimthi.
Pronari i dyqanit fliste gjuhėn angleze. “Mos keni ndoshta ndonjė libėr gatimesh nė gjuhėn angleze?“ e pyeta unė.
“Po, atje poshtė.”
U drejtova poshtė dhe gjeta disa libra tė vjetėr dhe tė pėrdorur pėr pėrgatitjen e gjellėrave dhe, nė ēast, u ndjeva e lumtur sikur tė prekja nė qiell. Vallė, sa mė kishte munguar kjo mundėsi e thjeshtė e studimit tė recetave pėr gatim! Nė mendjen time paramendoja meny tė tėra, duke shpresuar se do t‘i gjeja tė gjitha zarzavatet e duhura pėr pėrgatitjen e tyre, apo sė paku tė gjeja zėvendėsime pėr to.
Nga kjo kėnaqėsi magjepsėse mė kėndelli njė zė fėmijėror. Njė ēupėz e vogėl i thoshte tė ėmės nė gjuhėn angleze: “Mommy, a s“mė blen mua njė libėr pėrrallash?”
Mbi trotuar vėrejta njė grua dhe njė fėmijė tė mbėshtjella nė pallto dhe me shalla. Gruaja ishte shtatlartė dhe me flokė tė zez, ndėrsa lėkura e saj kishte njė nuancė tė bronztė nė tė ēelė, ngjyrė karakteristike pėr shumicėn e iranasve. Kjo nuk dukej fare se ishte njė grua amerikane, mirėpo prapėseprapė iu drejtova: “Mė falni, mos jeni ju amerikane?”
“Po”, m’u pėrgjigj Alice Sharif.
Ne tė dyja u miqėsuam menjėherė, nė kėtė vend tė huaj. Alice ishte njė mėsuese nga San Francisco, e martuar pėr njė burrė irano-amerikan. Pak kohė pasiqė bashkėshorti i saj, Malek, kishte mbaruar pėr Dr. phil. nė Kaliforni, atij i kishte vdekur i ati. Tani njė kohė tė shkurtėr jetonin kėtu, nė Teharan, derisa tė mos rregullonin ēėshtjen e trashėgimisė. Edhe asaj nuk i pėlqente jeta kėtu, mirėpo nuk mėrzitej tepėr. E bija e saj, Samira - tė cilėn ata e quanin Sammy - ishte e moshės sė Mahtabit
“Oh, Zoti im!” thashė unė kur vėrejta se sa ishte koha. “Mė duhet tė marr bijėn time nga autobusi i shkollės. Tashti mė duhet nxitoj me vrap.” Para se tė nisesha ndėrruam numrat e telefonave tanė.
Nė mbrėmje i tregova Moodyt pėr Alicen dhe Malekun. “Atėherė ne na duhet t‘i ftojmė vizitė“, tha ai me sinqeritet. “Do tė ishte mirė t‘i njoftojmė edhe me Chamseyn dhe Zareen.”
“Ēfarė mendon ti, t‘i ftojmė kėtė tė premte?”, propozova unė.
“Nė rregull”, u pajtua ai menjėherė.
Derisa afrohej pasditja e sė premtes, Moody tregohej kureshtar mu si unė dhe, sapo u njoh me Alice dhe Malek, ata i hynė nė zemėr. Alice ishte njė grua inteligjente dhe shumė temperamente, njė partnere e mrekullueshme bisedimi dhe gjithmonė e gatshme pėr humor. Derisa i vėshtroja atė mbrėmje mysafirėt tanė, m‘u kujtua se prej tė gjithė njerėzve qė njihja kėtu, Alice dhe Chamsey dukej se ishin tė vetmet qė me tė vėrtetė linin pėrshtypjen se ishin tė lumtura. Ndoshta ēėshtja qėndronte se tė dyjat e dinin se sė shpejti do tė ktheheshin nė Amerikė.
Alice filloi tė tregojė njė shaka: “Njė njeri futet nė njė dyqan tė pikturave dhe menjėherė vėren pikturėn e Khomeinit. Shpreh dėshirėn pėr ta blerė atė dhe pronari i tregon se ajo kushtonte pesėqind tumonė.” Njė tumon ka vlerėn e dhjetė rialėve.
‚Unė ju jap treqind tumonė‘, i thotė blerėsi.
‚Kurrsesi. Vetėm pesėqind.‘
‚Katėrqind‘ thot klienti dhe kjo ėshtė oferta ime e fundit‘
Nė atė ēast nė dyqan futet njė blerės tjetėr, i cili sapo gjen njė pikturė tė Jezu Krishtit dhe e pėlqen atė, e pyet pronarin pėr ēmimin.
‘Pesėqind tumonė‘, i thotė shitėsi.
‘Nė rregull‘, tha ky. Pastaj ai i paguan pesėqind tumonėt dhe largohet.
Pas kėsaj, pronari i dyqanit i kthehet klientit tė parė dhe i thotė: ‘Zotėri, e vėrejtėt ju atė njeri? Ai hyri brenda, e shikoi pikturėn, e pėlqeu dhe pagoi aq sa i kėrkova dhe u largua.‘
Klienti i parė ia kthen: ‘Shikoni, nėse mund ta gozhdoni ju Khomeinin nė kryq, atėherė edhe unė do t‘ju jap pesėqind tumonė!”
Tė gjithė nė dhomė shpėrthyen sė qeshuri, pėrfshirė edhe Moodyn.
Ditėn e nesėrme mė telefonoi Chamsey. „Betty, Alice ėshtė njė grua e mrekullueshme.
Ti duhet tė miqėsohesh me tė patjetėr.”
“Po”, i thashė unė, duke qenė edhe vetė e tė njėjtit mendimit.
“Por, harroje Ellen”, shtoi ajo. “Ellen ėshtė vetėm njė dėshtake.”
Unė dhe Alice vazhduam tė takohemi regullisht. Ishte kjo e vetmja grua nė Iran, nga tė gjitha tjerat qė i njihja, e cila dispononte me njė nga ato aparatet luksoze moderne, tė cilin e quanin rrobatharės. Pastaj tek ajo kishte edhe lavamanė! Dhe senf!
Dhe, ajo kishte edhe pasaportė, e cila i mundėsonte tė kthehej nė ēdo kohė nė shtėpinė e saj.


”Ti nuk guxon t’i tregosh kurrė Chamseyt, pėr jetėn tėnde tė mėparshme nė Iran”, m‘u kėrcėnua Moody. “Por edhe Alices, gjithashtu. Po u tregove ti atyre, atėherė nuk do t’i takosh mė kurrė.”
“Nė rregull”, i premtova unė.
Moody ishte i lumtur po tė besonte atė ēfarė dėshironte tė besonte, ndėrsa pėr temėn e kthimit tonė nė Amerikė nuk u diskutua kurrė mė. Tashti ai kishte ngadhėnjyer. Kishte arritur tė bėnte me mua atė ēfarė kishte bėrė Hormozi me Ellen.
Dhe tani pra, pėr shkak tė fjalės sime tė dhėnė, i shpenguar, mund tė mė lejote tė takohesha me Chamseyn dhe me Alicen. Fundi i fundit atij edhe nuk i mbetej zgjidhje tjetėr, sepse, po tė provonte tė mė ngujonte sėrish me dhunė, nė banesėn tonė tė re do tė ishte e pamundur tė mbante edhe mė tej nė fuqi dhe para tė gjithė miqve tanė enigmėn e njė martese tonė tė lumtur.
Edhe pse raportet e tij me familjen qenė ftohur sė tepėrmi, megjithatė ne ishim tė detyruar t’u pėrmbahemi obligimeve tona sociale. Vėrtet Moody nuk dėshironte t‘i ftonte fare pėr darkė Haxhi Babėn dhe Ameh Bozorg, mirėpo prapėseprapė ishte i detyruar pėr t‘u treguar respekt. Pra, ne kishim shpėrfillur pėr kohė tepėr tė gjatė ftesėn tonė tė detyrueshme.
“Mahtabi duhet tė shkojė nė shkollė dhe, kur tė kthehet, i duhet tė futet nė shtrat qė nė ora tetė. Pra, ejani ju nė ora gjashtė”, i tha Moody motrės sė tij nė telefon.
Ajo i bėri me dije se ata nuk hanin darkė kurrė para orės dhjetė.
“Aq mė bėn mua pėr kėtė”, ia ktheu Moody. “Ju do tė hani darkė nė ora gjashtė, nė tė kundėrtėn mos ejani fare.”
E mbėrthyer pėr muri, Ameh Bozorg pranoi.
Pėr tė mos e ndjerė veten keq nga prania e tyre, pėr darkė ftuam edhe Hakimėt.
Unė pėrgatita njė gjellė tė posaēme. Si paragjellė mbi tryezė vura kofshė gjeli, pasiqė dėshira ime ishte qė pėr darkė para tyre tė shtroja mishin mė tė mirė. Pėr shkak tė furnizimit mė tė mirė tė tregut, mbi tryezė u gjend edhe lakėr brukseli - lakrat e para qė kisha vėrejtur unė qėkur isha nė Iran -, sė bashku me presh dhe karrota, tė cilat mė parė i ula nė ujė njė ēikė.
Haxhi Baba dhe Ameh Bozorg, tė cilėt i shoqėronin edhe Maxhidi dhe Fereshteh, arritėn pak para orės tetė, nė vend se tė vinin nė ora gjashtė, mirėpo njė gjė tė tillė ne edhe e prisnim. Ishte ky pra njė lloj kompromisi. Pastaj sė bashku me Hakimėt zumė vendet rreth tryezės sė ushqimit pėr t‘ia filluar darkės.
Vėrehej mirė qė Hakimėt ishin mjaft tė regjur nga pėrvoja e tyre pėr tė qenė tė kujdesshėm, mirėpo Haxhi Baba dhe Ameh Bozorg u gjendėn para vėshtirėsive qė tė silleshin si duhet, edhe pse vėrehej se mundoheshin me tė gjitha qė tė jenė sa mė tė sjellshėm dhe tė lėnė pėrshtypje mirėsie. I shtanguar, Haxhi Baba ua kishte ngulur sytė takėmeve tė argjendta tė dorės, pėr tė tė pazakonta, duke mos qenė i sigurt se ēfarė duhej bėrė me to. E vėreja mirė si pyetej se ēfarė i duhej tė bėnte edhe me pacetat prej stofi dhe mbase e trajtonte vetėm si ekstravagancė qesharake qė secili prej nesh kishte para vetes gotėn e vet.
Ameh Bozorg gjatė tėrė kohės vetėm sa rrotullohej andej-kėtej nė ulėsen e saj, duke u munduar tė gjente ndonjė pozitė mė tė rehatshme, mirėpo mė kot. Nė fund mori pjatėn e saj nga tryeza e bukės dhe u ul pranė nesh, poshtė mbi dysheme dhe filloi tė dėrdėlliset, e kėnaqur tepėr pėr shijen e kėndshme tė lakrave, tė cilat i quante si “kokėza tė vogla lakrash tė Bettyt.”
Vetėm pas pak ēastesh nė dhomėn time tė pritjes mbretėroi rrėmujė e gjallė. Shumė trohėza dhe pjesė tė tėra tė gjellėrave dhe tė ushqimeve filluan tė fluturonin pėrreth, nga tryeza mbi dysheme, pasiqė mysafirėt pėrdornin lugėt apo ndonjė takėm tjetėr vetėm herė pas here. Unė, Mahtabi dhe Moody hanim tė qetė, duke u shėrbyer me tė gjitha takėmet pėrkatėse.
Darka mori fund shumė shpejt dhe pastaj mysafirėt zunė vendet e tyre nė dhomėn e pritjes. Ndėrkohė Moody m‘u drejtua duke murmuruar: “Pa shiko aty ku ishte ulur Mahtabi pėr tė ngėrnė. Pranė pjatės sė saj, mbi dysheme nuk mund tė vėresh dot asnjė kokėrrz tė vetme orizi. Dhe shiko tani mirė ku ishin ulur dhe ku hėngrėn kėta tė moshuarit.“
Por, unė nuk doja tė shihja fare kėtė marifet, pasiqė e dija mirė se do tė mė duhej tė mbetesha zgjuar deri thellė nė natė, pėr tė mbledhur nga dyshemeja dhe nga muret kokrra tė shpėrndara orizi dhe mbeturina tė tjera tė ushqimeve si dhe pėr tė gėrvishtur mirė tė gjithė tepihėt.
Nė dhomėn e pritjes shėrbeva ēajin. Ameh Bozorg fuste lugėn e saj thellė nė enė tė sheqerit dhe, derisa mbushte gotėn e saj tė vogėl dhe derisa gėrmonte nė tė, pas vetes, mbi tepih, linte njolla tė thekshme tė bardha dhe tė ėmbla tė sheqerit.


Njė mbrėmje vajtėm nė vizitė tek Akram Hakim, e ėma e Xhamalit, njėrit prej “nipėrve” tė shumtė tė Moodyt, i cili asokohe - vėrtet tashmė kishin kaluar shumė vite qėkur kishte ndodhur ajo - erdhi tė takohej me ne gjatė mėngjesit nė hotelin tonė nė Austin dhe solli lajmin pėr pushtimin e ambasadės amerikane nė Teheran. E pranishme ishte edhe mbesa e Akram Hakimit, e cila linte pėrshtypje tė qartė se ishte e shqetėsuar. Unė e pyeta pėr arsyen dhe ajo filloi tė tregonte historinė e saj nė gjuhėn angleze.
Mė heret po atė ditė ajo kishte filluar tė thithte pluhurin nė banesėn e saj dhe pėrnjėherė iu kishte shfaqur dėshira pėr tė pirė duhan. Pastaj mbi vete kishte hedhur manton dhe rusarin dhe kishte kaluar nė anėn tjetėr tė rrugės, derisa tė dy gocat e saj, njėra dhjetėvjeēe dhe tjetra shtatėvjeēe, kishin mbetur vetėm nė shtėpi. Pasiqė kishte blerė duhan, rrugės pėr nė shtėpi ishte ndaluar nga pasdaret. Pastaj, disa nga pasdaret e kishin futur me dhunė nė veturėn e tyre dhe me ndihmėn e acetonit i kishin mėnjanuar tėrė llakun nga thonjtė e saj dhe tė kuqėt e buzėve, duke mos pushuar tė ēirreshin mbi tė gjatė tėrė kohės dhe duke iu kėrcėnuar se do ta fusnin nė burg.
Ajo iu kishte lutur me afsh pėr t‘i lejuar qė mė parė nė banesėn e saj t‘i mirrte me vete edhe tė dy tė bijat e mitura.
Gratė pasdare as qė ishin mėrzitur pėr vogėlushet, por tė ėmėn e tyre e kishin ndaluar edhe pėr dy orė tė tėra nė automjetin e vet, duke mos pushuar me kritikat e tyre tė ashpra. Pastaj e kishin pyetur nėse ajo i kishte kėnduar lutjet e veta, ndėrsa kjo kishte mohuar. Para se ta lejonin tė largohej, nga ajo kishin kėrkuar tė betohej se herave tė tjera nuk do tė vinte kurrė mė llak nė thonj apo tė kuq tė buzėve. Mes tjerash ajo ishte detyruar tė premtonte qė tash e tutje do tė pėrmbushte me rregull detyrimet e saj tė namazit. Nėse nuk e mbante fjalėn, kėshtu iu kishin kėrcėnuar gratė pasdare, ajo do tė mbetej njė grua e pėshtirė dhe do tė vente nė ferr.
”Unė i urrej pasdarėt”, ia ktheva unė sa pėr ta ngushėlluar.
“Unė ua kam frikėn”, tha ajo. “Ato janė tepėr tė rrezikshme.” Pastaj shtoi se gratė pasdare nė rrugėt e Teheranit, tė cilat i detyronin gratė e tjera pėr t‘iu pėrmbajtur rregullave tė veshmbathjes, nuk ishin asgjė tjetėr pėrveē se njė cenim i moralit publik. Por, megjithatė, ato vetėm kryenin urdhrat e shėrbimit sekret shtetėror, nė hetimin e armiqve tė republikės, apo vetėm hetonin njerėz tė thjeshtė dhe tė pafajshėm sa pėr t’ua futur frikėn nė palcė. Gjithmonė, kur pasdarėt arrestonin ndonjė grua e cila mė vonė duhej ekzekutuar, mė parė dhunohej nga burrat duke iu pėrmbajtur motos: “Asnjė femėr nuk duhet tė vdesė e virgjėr.”


Mendimi im i parė dhe i fundit ēdo ditė ishte enkas qė tė vlerėsoja ēėshtjen e mundėsive tė mia pėr t‘u arratisur. Ndėrkohė nuk ndodhte asgjė e veēantė, mirėpo megjithatė, unė e bėja tė mundshmen pėr tė mbajtur aktiv secilin kontakt tė mundur, duke mbetur kėshtu nė lidhje pothuaj tė pėrditshme me Helen nė ambasadė dhe me Amahlin.
Secili detaj i pėrditshmėrisė sime i dedikohej kėtij qėllimi tim tė shenjtė. Tashmė kisha vendosur tė shndėrrohem nė njė bashkėshorte tė mirė dhe nė njė nėnė tė zellshme dhe kėtė e bėja pėr tri arsye. E para ishte pėr ta ngurtėsuar dukejn e normalitetit dhe tė lumturisė sime dhe pėr ta luftuar mosbesimin e Moodyt, tė cilin ishte e mundur qė e brente edhe mė tej. Arsyeja e dytė ishte pėr t‘i mundėsuar Mahtabit tė ndjehej e lumtur dhe pėr ta larguar nga brengat e saj, nga kjo gjėndje jona e arrestit.
“Mommy, mund tė kthehemi ne fare pėr nė Amerikė?“ pyeste ajo herė pas here.
“Tani jo”, i thosha unė. „Ndoshta njė ditė Daddy do ta ndėrrojė mendjen e tij dhe do tė kthehemi tė gjithė nė shtėpi, por kjo me siguri mund tė zgjasė edhe njė kohė bukur tė gjatė.“
Ky iluzion i zbuste njė ēikė vuajtjet e saj, mirėpo jo edhe tė miat.
Arsyeja ime e tretė pėr tė aktruar njė vatėr tė „lumtur“, ishte qė tė mbroja veten time nga ky njeri qė luante menē gjithnjė e mė tepėr. Unė nuk mund tė dija se ēfarė do tė ndodhte me mua dhe me Mahtabin, nėse ne, nė fund, do tė shpėrthenim dhe do tė gjendshim tė lira, por edhe nuk doja ta lodhja mendjen aq tepėr pėr rreziqet e mundshme. Herė pas here mė kujtoheshin Suzanne dhe Trisha dhe se si, asokohe tė isha zbrapsur, e frikėsuar tepėr nga pretendimet e tyre, qė mua dhe Mahtabit tė na duhej tė arratiseshim menjėherė dhe t‘u shkonim pas atyre. Vallė, kisha gabuar unė asokohe? Nuk isha e sigurt. Vallė, ėshtė e mundur qė do ta mblidhja unė edhe njė herė atė guximin e duhur? Pastaj do tė jemi nė gjendje unė dhe Mahtabi qė atėherė, kur tė vijė ēasti mė i pėrshtashėm, t‘u dalim nė ballė tė gjitha sfidave nė tė cilat do tė duhej tė ndeshemi? As kėtė nuk e dija. Kėshtu pra, derisa tė arrijė ajo kohė, ditėt e mia do tė jenė mė tė lehta sikur tė merresha me ndonjė punė.
Moody mundohej tė mė bėnte tė lumtur dhe njė ditė propozoi se mė duhej tė vizitoja njė sallon kozmetike zbukurimi nė afėrsi tė shtėpisė sonė. Njė gjė e tillė mė dukej absurde nė kėtė vend, ku nuk lejohej tė shpaloja apo tė tregoja sadopak fytyrėn apo flokėt e mi, mirėpo megjithatė shkova. Kur m’u drejtua njė grua dhe mė pyeti nėse dėshiroja tė mė ndukeshin vetullat dhe se ndoshta tė mė mėnjanoheshin edhe disa qime nė fytyrėn time, unė u pajtova.
Nė vend se tė shėrbehej me dyll apo me pinceta pėr shkuljen e qimeve, kjo mjeshtre e kosmetikės nxori nė pah njė fije peri nga pambuku, tė hollė dhe tė gjatė, tė cilin e mbante tė ngrehur dhe filloi ta fėrkonte dhe ta lėvizte andej kėndej mbi fytyren time, duke dashur qė me te tė shkulte qimet.
Me gjithė dėshirė do tė shpėrtheja me britmė nga dhembjet, por durova disi dhe i lejova tė vazhdonte me kėtė procedurė mbi mua, duke u pyetur se si mund tė lejonin kėto gra, qė nė emėr tė zbukurimit tė torturoheshin nė kėtė mėnyrė. Pasiqė e tėra kjo mori fund, fytyrėn e ndjeja se ishte bėrė e tėra e vrazhdė, ndėrsa lėkura mė digjej flakė.
Nė mbrėmje, nė fytyrėn time vėrejta njė ekcemė, e cila pėrhapej me tė shpejtė teposhtė, pėrgjatė qafės dhe drejt dekoltes. “Me siguri se peri duhet tė ketė qenė i ndotur“, hungėronte Moody.


Njė mbrėmje, sapo u ktheva nga supermarketi nė shtėpi, vėrejta dhomėn e pritjes sė Moodyt tė ishte mbushur me pacientė.
“Hape derėn dhe futi brenda disa pacientė nė dhomėn tonė tė pritjes”, tha Moody.
Vėrtet, unė nuk doja tė fusja iranas tė panjohur nė dhomėn time tė pritjes, mirėpo bėra ashtu, siē m’u urdhėrua dhe hapa dyert e mveshura prej druri dhe pastaj ua bėra me shenjė disa prej pacientėve qė rrinin nė kėmbė se mund tė uleshin nėpėr karrige dhe nė divan.
Njėra prej detyrave tė mia nė recepsion ishte qė t‘i shėrbeja pacinetėt me ēaj. Unė e pėrbuzja pa masė kėtė detyrė timen, kėshtuqė atė mbrėmje mė pushtoi edhe njė disponim mjaft i lig, pasiqė e dija mirė se si do tė dukej sė shpejti dhoma ime e pritjes nga gjurmėt e sheqerit dhe nga ēaji i derdhur pėrreth.
Megjithatė, shėrbeva ēajin dhe, sapo desha tė kthehesha prapa nė kuzhinė pėr t‘i kthyer tavllat, njė grua e pranishme nė dhomėn time mė pyeti: “Mos jeni ju amerikane?“
“Po”, ia ktheva unė. “Flisni ju anglisht?“
“Po si. Unė kam studiuar nė Shtetet e Bashkuara.”
U ula pranė saj dhe nė ēast m’u kthye disponimi. “Nė cilin vend?” e pyeta unė.
“Nė Michigan.”
“Oh, por edhe unė jam nga Michigan. Ku keni studiuar ju nė Michigan?”
“Nė Kalamazoo.”
Quhej Fereshteh Noroozi. Ishte njė grua e re dhe e bukur, tė cilėn nga spitali e kishin preferuar tė kurohej tek Moody. Ajo lėngonte nga dhembje nė fyt dhe nė shpinė, shkaktari i tė cilave nuk mund tė konstatohej dhe tani priste me shpresė se do t’i ndihmonte terapia e manipulimit.
Ne tė dyja biseduam sė bashku rreth tre ēerekė orė derisa ajo priste radhėn e saj.
Fereshteh kthehej shpesh nė vizitė pėr terapi dhe unė e ftoja gjithmonė brenda, nė dhomėn time tė pritjes, qė tė bisedonim sė bashku. Njė mbrėmje m‘u rrėfye nė besė: “Unė e di mirė se prej nga i kam dhembjet”, tha ajo.
“Ti e di kėtė? Po prej nga pra?”
“I kam vetėm nga stresi”, tha ajo dhe filloi tė qante. Pastaj vazhdoi tė rrėfente se si para njė viti burri i saj ishte nisur nga shtėpia pėr t‘u furnizuar me bencinė dhe nuk ishte kthyer fare. Mė pastaj Fereshteh dhe prindėrit e saj e kishin kėrkuar nė tė gjitha spitalet, por pa arritur tė binin nė ndonjė gjurmė tė tij. “Pas njėzet e pesė ditėsh nė shtėpi kishin telefonuar nga policia”, tha Fereshteh me lotė nė faqe. “Ata thanė: ‘Ejani dhe merreni veturėn e tij“, mirėpo mė tepėr nuk deshėn tė thonė asgjė pėr tė.”
Fereshteh dhe vogėlushja e saj njėvjeēe mė vonė ishin shpėrngulur tek prindėrit e saj. Pastaj kishin kaluar edhe katėr muaj tė ankthshėm derisa kishin lajmėruar nga policia se bashkėshorti i saj gjendej nė burg dhe se kėsaj i lejohej ta vizitonte.
“E arrestuan ashtu thjesht dhe e ngujuan nė burg”, dėneste Fershteh. “Tashmė ka kaluar mė tepėr se njė vit dhe ai ende nuk ėshtė akuzuar pėr asgjė.”
“Por, si ėshtė e mundur qė ta bėjnė njė gjė tė tillė?“ pyeta unė. “Pėrse vallė?”
“Ai kishte diplomėn e fakultetit tė shkencave ekonomike”, shpjegoi Fereshteh. “Edhe unė e kam njė tė tillė. Ne tė dy kemi studiuar nė Amerikė dhe regjimi ka frikė nga kjo kategori njerėzish.”
Fereshteh deshi tė mos i flisja askujt pėr burrin e saj. Madje ajo kishte frikė se edhe vetė do tė arrestohej, nėse vėrehej se ishte duke u ankuar.
Vonė natėn, pasiqė Moody mbylli ordinancėn e tij, m‘u drejtua: “Mua mė pėlqen Fereshteh. Ēfarė punon burri i saj?“
“Ai ėshtė njė ekonomist i diplomuar”, i thashė unė.


“Ejani sa mė shpejt qė ėshtė e mundur.”
Nė zėrin e Amahlit vėrehej njė ton urgjence, i cili bėri tė mė rrahte zemra me shqetėsim.
“Por, unė nuk mund tė vij mė heret se tė martėn, atėherė kur Moody tė gjendet nė spital”, ia ktheva unė.
„Atėherė mė telefononi sa mė parė qė tė mund t’ju pres”, tha Amahli.
Ēfarė ishte e mundur tė ketė ndodhur tani? Zėri i Amahlit tingėllonte me njė optimizėm tė matur, pra mė parė mund tė prisja ndonjė lajm tė mirė se sa ndonjė telashe.
Ditėn e martė u zgjova mė herėt se zakonisht dhe sė bashku me Moodyn kėndova lutjet e mėngjesit dhe rrija e pritja tė ikte koha me ngadalė. Mahtabi u nis nė shkollė nė ora shtatė, ndėrsa Moody u largua dyzet e pesė minuta mė vonė.
Mbeta nė dritare tė pėrcillja atė derisa tė mos futej nė taksi dhe pastaj i telefonova Amahlit pėr ta konfirmuar takimin. Pastaj nxitova jashtė, drejt rrugicės teposhtė, deri nė ballė tė saj, ku rrugica piqej me rrugėn kryesore dhe qė nga aty tė mund tė ndalja ndonjė taksi pėr vete.
Ishte fillimi i nėntorit. Njė fllad i ftohtė paralajmėronte dėborė tė mundshme. Kėtė mėngjes trafiku ishte me shumė ngecje, ndėrkohė qė udhėtimi im bėhej edhe mė i vėshtirė pasiqė isha e detyruar t‘i ndėrroja taksitė disa herė. Nė fund, kur arrita para godinės sė zyreve dhe trokita mbi derėn e zyrės sė Amahlit, koka ime tashmė kishte filluar tė zukaste nga pyetje e shumta dhe tė zėshme.
Ai iu pėrgjigj menjėherė trokitjes sime dhe, sapo mė vėrejti, filloi tė ngėrdheshej. “Ejani brenda”, tha ai. “Uluni. Mos doni ndonjė ēaj apo kafe ndoshta?”
“Njė kafe, ju lutem.”
Unė e prisja me padurim tė ma sillte gotėn time me kafe, mirėpo ai mbetej tė kėnaqej duke e zvarritur sa mė tepėr atė ēast.
Nė fund solli kafenė time dhe u ul pas tavolinės sė tij tė shkrimit dhe tha: “Mua mė duket se do tė ishte mirė tė telefononit nė familjen tuaj.”
“Ēfarė ka ndodhur?”
“Ju duhet t‘u lajmėroni se pėr kėtė festė, tė cilėn ju e quani Thanksgiving apo festa tė korrave, ata duhet tė shtrojnė pėr ju edhe dy takėmė buke mė tepėr.”
Njė ofshamė e thellė lehtėsimi mė pėrshkoi buzėt. Kėsaj radhe do t’ia dalim, e dija kėtė gjė. Unė dhe Mahtabi do tė kthehemi nė Amerikė! “Por si?” e pyeta.
Amahli filloi tė sqaronte planin e tij. Unė dhe Mahtabi do tė fluturonim me njė avion iranian pėr nė Bandar Abbas, nė pjesėn mė jugore tė vendit dhe prej atje do tė transferoheshim nė mėnyrė ilegale, pėrmes njė anijeje tė shpejtė, pėr njėrin prej emirateve arabe pėrmes Gjirit Persik. “Nė Emirate me siguri se do tė keni ca vėshtirėsira burokratike”, tha Amahli. “Mirėpo ju do tė gjendeni jashtė Iranit dhe nga atje nuk do t‘ju kthejnė prapa. Pastaj nė ambasadė do t‘ju japin menjėherė njė pasaportė dhe pastaj do tė mund tė fluturoni pėr nė shtėpi.”
Pėrfytyrimi pėr tė lundruar me anije pėrmes detit tė hapur mė nxiste frikė e ankth, mirėpo nėse kjo do tė ishte bileta hyrėse drejt liris sime dhe tė Mahtabit, atėherė do tė rrezikonim.
“Mė duhet tė kem tė holla?” e pyeta Amahlin.
“Unė do t’i paguaj tė gjitha”, tha Amahli dhe pėrsėriti edhe njė herė: “Ju do tė m’i dėrgoni tė hollat kur tė arrini nė Amerikė.”
“Urdhėroni”, i thashė dhe i hodha njė deng tė hollash. “Dua t‘i ruani pėr mua. Nuk dua tė rrezikoj dhe t‘i gjejė Moody.” Tė gjitha bankėnotat kishin diku rreth nėntėdhjetė dollarė nė valutė amerikane, pra diku rreth gjashtėqind rialė iranianė, shumė qė mė kishte mbetur nga tėrė pasuria ime. Amahli pranoi menjėherė qė t’i ruante pėr mua.
“Juve ju duhet tė keni letėrnjoftimin tuaj qė tė mund tė futeni nė avion” tha ai.
“Nė ambasadė gjendet patentshoferi im, pastaj edhe kartėkredia ime dhe certifikata ime e lindjes“, thashė unė.
“Certifikata juaj iraniane e lindjes?”
“Jo, jo. Ata kanė vetėm certifikatėn time amerikane, tė cilėn e kam sjellė kėtu me vete. Moody duhet ta ketė fshehur diku atė timen, iranasen.”
“Ne do tė provojmė t’ju sigurojmė njė biletė nė emėr tė certifikatės suaj amerikane”, tha Ahmali, pasiqė shoshiti ēėshtjen pėr njė ēast. “Mirėpo, do tė ishte shumė mė mirė po ta kishit atė iranase. Tani nisuni ju pėr nė ambasadė dhe i merrni tė gjitha dokumentet tuaja, por mundohuni t‘i gjeni edhe ato tė tjerat, iranaset.”
“Nė rregull. S’mė thoni se kur do tė fluturojmė?”
“Tani sapo kam dėrguar njė njeriun tim pėr nė Bandar Abbas, i cili ėshtė duke u kujdesur t‘i pėrgatisė tė gjitha dhe unė e pres tė kthehet kėtu, nė Teheran, diku pas dy ditėsh. Por ju nuk duhet tė bėheni merak tepėr. Ju dhe Mahtabi do tė jeni nė shtėpinė tuaj pėr festėn e tė korrave.”
Pastaj nga zyra e tij telefonova me Helen nė ambasadė. “Mė duhet tė takohem me ju menjėherė”, i thashė unė.
Koha zyrtare e vizitave nė ambasadė tashmė kishte kaluar, por Helen tha: “Unė do tė shkoj menjėherė poshtė tek portieri dhe do t‘i them t’ju lejojė tė futeni brenda.”
Pas bisedės telefonike, Amahli mė tėrhoqi vėrejtjen edhe pėr njė gjė: “Mos u thoni gjė pėr planin tonė atyre nė ambasadė.”
Mirėpo unė isha aq e shqetėsuar saqė Helen, sapo mė shikoi nė fytyrė, m’u drejtua me zė: “Oh, Zot. Ēfarė ka ndodhur me juve? Ju dukeni aq e lumtur, dukeni disi krejt ndryshe.”
“Sė shpejti do tė nisem pėr nė shtėpi”, ia ktheva unė.
„Nuk mund ta besoj kėtė.”
“Po, po. Unė do tė udhėtoj pėr nė shtėpi dhe tani mė duhen dokumentet e mia dhe kartėkredia ime.”
Helen i vinte me tė vėrtetė mirė pėr mua. Nė fytyrėn e saj vėrehej njė buzėqeshje entuziazmi. Pastaj mė pėrqafoi fuqishėm dhe, nė ēast, tė dyjat filluam tė qanim me lot gėzimi. Nuk mė pyste fare si, kur, apo me kė, sepse as vetė s’donte tė dinte gjė.
Helen mė dorėzoi tė gjitha dokumantet e mia, tė cilat i kishte ruajtur pėr mua; patentėshoferin tim, certifikatat tona amerikane tė lindjes dhe pasaportat e reja amerikane, tė cilat ndėrkohė kishin arritur pėr ne si dhe kartėkredinė time. Pastaj shkuam tek Mr. Vincop. Edhe ai u gėzua pėr kėtė, por megjithatė ishte pak mė i pėrmbajtur. “Ėshtė detyrė jona t’jua tėrheqim vėrejtjen qė tė mos provoni ndonjė arrati”, tha ai. “Ju nuk do duhej ta rrezikoni edhe jetėn e Mahtabit.”
Mirėpo fizionomia e tij tradhtonte peshėn e fjalėve qė thoshte. Natyrisht qė detyra e tij ishte tė mė tėrhiqte vėrejtjen, por vėrehej qartė se edhe ai gėzohej qė unė ia kisha dalė me planin tim.
Pastaj shtoi edhe njė vėrejtje, tė cilėn e dėgjova me shumė vėmendje. “Me tė vėrtetė jam shumė i brengosur pėr ju“, tha ai. “Nė kėtė ēast ju dukeni aq e lumtur, sa burri juaj do tė mund tė vėrente menjėherė se me juve diēka nuk ėshtė nė rregull.”
„Do tė mundohem ta fsheh kėtė” thashė unė.
Shikova orėn time dhe vėrejta se isha vonuar mjaft. Moody do tė kthehej krejt vonė nga spitali, mirėpo mua mė duhej tė isha nė shtėpi nė ora njė e pesėmbėdhjetė, kur duhej tė kthehej Mahtabi nga shkolla. Kėshtu pra kėrkova falje dhe nxitova menjėherė rrugės teposhtė pėr t’ia filluar me rrugėn time tė gjatė pėr nė shtėpi.
Ishte ora diēka para njė e gjysmė, kur mė nė fund arrita rrėmbimthi para shtėpisė dhe vėrejta Mahtabin duke pritur para derės sė mbyllur, me fytyrėn e saj tė qullur nga lotėt.
„Unė mendova se ti tashmė ke ikur pėr nė Amerikė pa mua”, tha ajo duke mos pushuar sė qari.
Sa me dėshirė do t‘i tregoja se ku kisha qenė tani dhe pėr gjithė atė ēfarė do tė ndodhte! Por, kėtė ēast e peshoja se mė duhej mė pak se kurrė mė parė, pra s’ia vlente tė ndaja me tė kėtė sihariq tė mrekullueshėm. Termini i caktuar ishte shumė afėr, ndėrsa mua mė duhej tė kujdesesha edhe pėr shumė gjėra tė tjera. Edhe ajo do ta kishte vėshtirė ta fshehte gėzimin e saj mu si unė tani.
“Po unė nuk do tė largohem kurrė pa ty pėr nė Amerikė”, e sigurova unė. Pastaj e hoqa pas vetes nė shtėpi dhe i thashė: “Mahtab, tė lutem mos i trego Daddyt qė unė arrita nė shtėpi pas teje.“
Ajo tundi kokėn. Tashmė i kaloi edhe frika dhe nxitoi tė dėfrehej, ndėrsa mua koka mė gumėzhinte nga shumė mendime. Dokumentet e mia i fsheha menjėherė nėn divanin e dhomės sė pritjes, tė mėshtjella dhe tė mbėrthyera pėrmes zinxhirėve tė imtė tė mbėshtjellėses dhe mė pas vazhdova tė pėrpunoja ndonjė strategji se si do tė mund ta ndrydhja tėrė kėtė gėzim trazues.
Pas pak kohėsh nė kokėn time filloi tė merrte formė njė ide dhe pastaj i telefonova Alices.
“Me gjithė dėshirė do ta festoja festėn e tė korrave kėtu tek ne”, i thashė. “Ne tė dyja do tė mund ta pėrgatitnim drekėn sė bashku. Pastaj do t‘i ftonim edhe Chamseyn dhe Zareen, por kam dėshirė qė ta njoftosh edhe Fereshteh.”
Alice pranoi menjėherė.
Kjo ėshtė njė ide e mrekullueshme! mendova unė. Atė kohė unė nuk do tė jem kėtu, mirėpo do tė shtirem kinse do tė jem kėtu.
Moody arriti nė shtėpi vonė pasdite dhe unė fillova nė ēast tė dėrdėllis para tij: “Alice dhe unė do tė pėrgatisim njė drekė pėr festėn e tė korrave.”
“Nė rregull”, tha ai. Pjekurina e misėrokut ishte ushqimi i tij mė i pėlqyer.
“Duhet tė shkojmė nė treg ta blejmė njė misėrok.
“Mund t’ia dalėsh dhe t’i gjesh tė gjitha vetėm me Alice?”
“Natyrisht.”
“Okay”, tha ai, duke shndritur nga gėzimi qė vėrente gruan e tij nė njė disponim aq tė lumtur tė ardhmėrisė.


Javėt e ardhshme, derisa Mahtabi gjendej nė shkollė, ndėrsa Moody ishte i preokupuar me punėn e tij, unė shėtisja nėpėr rrugėt e Teheranit me njė energji dhe me njė vitalitet tė njė nxėnėseje. Sė bashku me Alicen kėrkoja harxhe tė ndryshme dhe tė rralla, pėr pėrgatitjen e ushqimit festiv tė tė korrave.
Alice ishte e impresionuar pėr orientimin tim kaq tė shkathtė nėpėr rrugėt e Teheranit. Edhe ajo shėtiste me gjithė dėshirė, mirėpo nuk guxonte dot tė largohej tepėr larg nga shtėpia e saj. Tani ndjehej e lumtur dhe e sigurt nė shoqėrinė time, derisa tė dyjat ishim nė rrugė pėr nė treg, nė kėrkim e sipėr tė ndonjė misėroku pėr tė kremten e tė korrave.
Ne na u desh mė tepėr se njė orė pėr tė arritur nė cakun tonė. Nė treg hymė pėrmes njė qemeri tė madh tė portės, i cili ēonte nė brendi tė tregut, ku sapo hymė ndeshėm njė botė tė shfrenuar, tė ndotur, kundėrmuese dhe me pamje tė shėmtuar. Para nesh shtriheshin qindra stenda tregtarėsh para blloqeve tė shumta tė shtėpive, tė cilėt lėviznin mbi trotuar pandėrprerė andej-kėndej duke ofruar mallėrat e tyre. Nė tė gjitha anėt dėgjoheshin tė ēirreshin tregtarėt qė lavdėronin mallėrat e tyre ndėr mė tė ndryshmet. Turma njerėzish ngjesheshin deng mes vete, duke tėrhequr ndonjė karro dore dhe duke u grindur mes vete. Vėreheshin edhe shumė burra afganė, tė veshur nė pantallona tė zhubavitura nga thasėt, tė cilėt bartnin pesha marramendėse mbi shpinat e tyre.
“Nė kėtė lagje mund tė gjesh tė gjitha llojet e gjėrave ushqimore”, i shpjegova Alices. “Mund tė gjejsh mish peshku, mish gjeli - thjesht kėtu mund t’i gjesh tė gjitha llojet e mishit.”
Tė dyja filluam tė shtyhemi dhe tė godasim me bėrryla mbi
 
Vlersim i shkrimit:
   
imi


RE: Roman - Vazhdim ..., 25.Jun.2003 19:33


Ameh Bozorg urdhėroi qė secili nga mysafirėt tė provonte ngapak nga tė gjitha ushqimet, sepse tė gjitha kėto ushqime tė rralla amerikane, tė cilat i kishte pėrgatitur motra e saj, ishin tė shenjta.
Mė vonė, nė mbrėmje, kur disa prej mysafirėve tashmė ishin larguar, arritėn Aga dhe Khanum Hakim. Si njė bartės turbani qė ishte, Aga Hakim filloi, si gjithmonė, tė diktonte temėn e bisedės, duke iu kthyer religjionit.
“Dua tė flas diēka pėr historinė e Kėrshėndellave”, tha ai dhe filloi tė lexonte nga Kurani strofat 17-37 tė sures 19:
Pėrkujtimet e historisė sė Mėrisė nė libėr (Kuran). Kur u largua njėherė nga familja e saj dhe, ashtu e mbėshtjellė u tėrhoq nė vetizolim nė njė vend diku nė lindje, ne i dolėm pėrpara me shpirtin tonė nė shtatin e pėrkryer tė njė mashkulli (Gabrieli). Ajo tha: „Nga frika prej teje dua tė kėrkoj strehim pranė tė gjithėmadhėrishmit; nėse edhe ti i druhesh atij, atėherė mos m'u afro.“ Ai ia ktheu: „Mua mė ka dėrguar Zoti yt tė ta dhuroj ty njė djalė tė shenjtė.” Ajo tha: “Por, si mund tė kem unė njė djalė, kur nuk mė ka prekur ende njeri? Unė nuk jam ndonjė zuskė” Ai ia ktheu: “Megjithatė, kėshtu duhet tė ndodhė; Perėndia jote thotė: >Kjo ėshtė njė gjė e lehtė pėr mua. Ne do ta bėjmė atė njė simbol mrekullie pėr gjithė njerėzimin dhe ky fėmijė do tė jetė dėshmia e mėshirės sonė. Tashmė kjo gjė ėshtė vendosur.< “ Kėshtu pra kjo grua mbeti me barrė dhe u tėrhoq nė izolim nė njė vend tė largėt. Njė ditė, kur nėn trungun e njė palme e mbėrthyen dhembjet e lindjes, ajo tha: “Oh, por unė mendova tė kem vdekur tashmė dhe tė jem harruar qėmoti!” Nė kėtė njė zė (fėmija) nėn tė ia kthen: “Mos u brengos ti shumė. Zoti yt ka mundėsuar qė tė rrjedhė njė pėrroskė pranė kėmbėve tuaja, ndėrsa ti vetėm e shkund pakėz kėtė trungun e palmės dhe pėrreth teje do tė bien mjaft hurma tė pjekura. Dhe ti ha e pi, qetėsohu dhe bėhu e lumtur. Dhe, nėse do tė ndeshėsh nė ndonjė njeri dhe ai tė pyet diēka pėr fėmijėn, atėherė ti thuaj: >Unė i jam betuar tė gjithmėshirshmit pėr agjėrim dhe kėtė ditė tė sotme nuk flas dot me njeri.<” Nė fund ajo u kthye nė gjirin e familjes sė saj dhe pranė popullit tė saj, duke bartur fėmijėn nė kraharor. Populli i saj tha: “Oj Mėri, ti kė bėrė njė vepėr tė mrekullueshme! Oj motėr e Aaronit, yt atė me tė vėrtetė nuk qe njė burrė i lig, ndėrsa jote ėmė nuk ishte zuskė.” Pas kėsaj ajo ngriti fėmijėn e saj qė edhe ai tė mund tė fliste. Njerėzit pėrreth thanė: “Por, si mund tė flasim ne me njė fėmijė nė djep?” Mirėpo, fėmija (Jesusi) ua ktheu: “Unė jam me tė vėrtetė shėrbėtori i Allahut. Ai mė dha mua Shkrimin (e shenjtė) dhe mė urdhėroi pėr profet. Pastaj mė dha bekimin e vet kudo qė tė jem dhe mė urdhėroi qė tė ushtroj lutjet dhe qė tė shpėrndaj lėmoshė pėr sa kohė qė tė jem gjallė dhe ndaj nėnės sime tė jem gjithnjė plot dashuri. Ai nuk bėri nga unė njė fodull tė mjerė. Ditėn qė linda unė me mua erdhi edhe paqja dhe do tė jetė paqe edhe ditėn qė do tė vdes gjithashtu, pra edhe ditėn e ringjalljes sime.“ Ky ėshtė pra Jesusi, i biri i Mėrisė; kjo ėshtė historia e vėrtetė pėr ata qė dyshojnė. Mirėpo nuk i ka hije tė flitet se si Allahu ka pasur djalė. Lavdi me tė dhe atij i qofshim falė! Kur tė vendosė ai pėr diēka, ai thotė: “Bėhu!” - dhe ashtu bėhet.

Kurani bėn me dije qartė se Jezu Krishti nuk ishte biri i Perėndisė, edhe pse ai ishte mbarėsuar pėrmes mrekullise sė tij.

Unė natyrisht qė isha e njė mendimi tjetėr, por nuk thashė asgjė.


Moody rrinte nė qejf tė madh dhe lajkatohej nga fakti qė vatra jonė kishte qenė nė qendėr tė vėmendjes gjatė ditėve tė festės dhe m‘u pėr kėtė nuk i dhashė zor pėr t‘iu lutur tepėr kur desha tė ftoja miqtė tanė mė tė afėrt, pėr ta kaluar nė shtėpinė tonė festėn e Vitit tė Ri. Pėr habinė time, Moody shpėrtheu frikshėm.
“Ju nuk do tė pini asnjė pikė alkool!” urdhėroi ai.
“Por, prej nga mund tė kem alkool unė?” e pyeta.
“Ndoshta ata do ta sjellin me vete.”
“Unė do t'u them atyre qė tė mos sjellin gjė me vete. Edhe unė nuk dua tė kem alkool nė shtėpi. Kjo gjė ėshtė tepėr me rrezik.”
Nė njė mėnyrė kjo e qetėsoi Moodyn, mirėpo ai vazhdoi edhe mė tej me kundėrshtimet e tij. “Nuk dua tė vallėzoni apo edhe tė putheni fare”, tha ai. “Ti nuk do ta puthėsh asnjėrin pėr t‘i uruar Vitin e Ri.”
“Nuk do tė bėj asgjė tė ngjashme. Unė dua vetėm tė jem sė bashku mė miqtė tanė.”
Moody mbeti tė kėrrasė si derr edhe mė tej. Tani ishte vonė pėr tė anuluar ftesat. Pastaj caktoi termine pėr pacientė pėr tėrė pasditen dhe vazhdoi me shėrimin e tyre deri vonė nė mbrėmje, madje edhe atėherė kur arritėn tė ftuarit tanė: Alice dhe Chamsey me burrat e tyre si dhe Zaree e Fereshteh. Ne na duhej tani t’i mbanim tė ngrohta ushqimet mė tepėr se njė orė, ndėrkohė qė pinim ēaj dhe hanim pemė. Dr. Najafin, bashkėshortin i Zarees, e ftuan nė telefon pėr njė operacion urgjent, mirėpo ai refuzoi. “U thoni atyre qė ta gjejnė njė kirurg tjetėr”, tha ai duke mos i shkuar mendja tė largohej nga e kremtja jonė e vogėl.
Mė nė fund, kur Moody u kthye nga ordinanca e tij, tha: “Sapo mė telefonuan nga spitali. Ėshtė njė rast urgjent dhe mė duhet tė shkoj.” Tė gjithė pyetėn se pėrse i shmangej Moody tubimit tonė festiv. Edhe ky, sikur Dr. Najafi, mund t‘u thoshte atyre qė tė gjenin njė zėvendėsim pėr tė.
Pas disa ēastesh para derės sė shtėpisė arriti njė veturė e ndihmės urgjente me drita sinjalizuese. Ishte kjo mėnyra mė e mirė dhe mė e shpejtė pėr t‘u graduar mė lart si mjek nė spital, por edhe pėr tė dėshmuar pohimin e tij se ky me tė vėrtetė ishte njė rast urgjent.
Kėshtu, ne tė tjerėt u ulėm tė hanim darkėn e Vitit tė Ri nė mungesė tė tij dhe, kur u kthye ai diku rreth orės dhejtė e gjysmė, ne edhe mė tej ishim duke ngrėnė. “Eja tani tė hash me ne”, i thashė unė.
Mirėpo, mu nė atė ēast tingėlloi telefoni. Moody nxitoi menjėherė drejt tij.
“Ėshtė njė paciente”, tha ai. “Ka dhembje tė padurueshme nė shpinė dhe do tė arrijė sė shpejti.”
“Tė lutem mos”, protestova unė. “U thuaj atyre se duhet tė vijnė nesėr heret.”
“Ti nuk do tė duhej tė pranosh pacientė kaq vonė, por do tė duhej t‘i pėrmbahesh njė orari tė caktuar tė punės”, i tha Chamsey.
“Jo”, tha ai. “Mua mė duhet t’i ofroj ndihmė qė tani.” Pastaj u zhduk nė ordinancėn e tij.
“Ky vetėm sa ėshtė duke prishur disponimin tonė”, murmuroi Alice.
“Kėshtu ndodh shpesh”, thashė unė. „Unė jam duke u mėsuar me tė dalngadalė dhe pėr mua nuk prish punė.
Atė ēast vėreja se si tė gjithė atyre u vinte keq pėr mua, mirėpo nė tė vėrtetė unė isha mė e lumtur tė rrija nė mesin e miqve tė mi pa praninė e burrit tim.
Darka qe shumė e mirė, mirėpo mysafirėve u duhej tė gjendeshin heret nė shtėpitė e tyre. Dita e Viti tė Ri perėndimor nė Teheran vinte dhe merrte fund e pavėrejtur fare; dita e nesėrme do tė jetė vetėm njė ditė e rėndomtė tregu. Vetėm pesė minuta pas mesnatės tė gjithė miqtė filluan tė bėheshin gati dhe tė niseshin mu nė atė kohė kur Moody sapo u kthye nga ordinanca.
“E keni ju ndėrmend tė largoheni me tė vėrtetė?”, tha ai me pėrshtypjen e tij kinse i vinte keq. “Unė tani sapo pėrfundova me punėn time.”
“Ne na duhet tė zgjohemi heret”, tha Dr. Najafi.
Ende pa dalė tė gjithė mirė nga dera, Moody mė pėrqafoi papritur dhe filloi tė mė puthte me afsh.
“Ēfarė do tė thotė kjo tani” thashė unė ca e trembur.
“Paj, urime pėr Vitin e Ri.“
Vėrtet njė Vit i Ri i gėzuar, mendova unė. Njė mijė e nėntėqind e tetėdhjetė e gjashtė. Kaloi edhe njė vit dhe unė edhe mė tej gjendesha kėtu. Edhe pėr sa kohė vallė?


Ditėt e festave kaluan dhe unė e ndieja veten tė dėshpėruar dhe tė zhgėnjyer mė tepėr se kurrė mė parė. Kėto ditė i shfrytėzoja vetėm sa pėr ta larguar vėmendjen nga vetja ime. Secila festė nė vete bartte njė qėllim nė vete. Secilėn prej tyre mė me dėshirė do ta kaloja nė Michigan dhe jo kėtu, mirėpo festa e tė korrave kaloi, pastaj ajo e Kėrshėndellave dhe nė fund Viti i Ri, kurse tani kalendari premtonte vetėm edhe njė dimėr tė gjatė dhe tė turbullt.
E tėrė kjo kohė vetėm sa tretej nė plogėshti.
“Keni durim”, thoshte Amahli gjithmonė kur flisja me tė
Dėbora e mbuloi qytetin. Tė gjitha rrugėt u shndėrruan nė njė shkretėtirė nga njė baltė ngjyrė kafe, ndėrsa unė zgjohesha pėr ēdo mėngjes e zhgėnjyer dhe pėr ēdo ditė ngjante diēka e re, qė dukej tė mė thellonte edhe mė tepėr ndjenjėn time tė pashpresė.
Njė ditė, derisa parakaloja pranė njė vendi tė gjallėrishėm, nė afėrsi tė shtėpisė sonė mė ndaloi njė grua pasdarane. Nė ēast m’u kujtua takimi im i fundit me to, atėherė kur shqiptova vetėm disa fjalė nė gjuhėn farsi dhe kur pasdaranet filluan tė dyshonin pasiqė unė nuk mund tė vijoja mė tej bisedėn. Mahtabi ishte nė shkollė; asnjėri nuk ishte pranė meje qė tė pėrkthente. Kėsaj radhe vendosa tė bėhesha kinse jam e marrė.
“Nuk ju kuptoi dot”, thashė unė nė anglishte.
Pėr habinė time, gruaja pasdare m’u pėrgjigj nė gjuhėn angleze. Ishte kjo hera e parė qė mė ndodhte njė gjė e tillė. Ajo tha me plot hidhėrim: “Sapo kalonit rrugės, unė vėrejta njė rrip tė vogėl tė gjurit tuaj tė zbuluar mes palltos suaj dhe ēorapeve. Ju duhet tė bartni ēorape mė tė rregullta.”
“Mendoni ju se mua mė pėlqejnė kėto ēorape tė miat?” ia ktheva unė. “Ēorape tė tilla nuk kam veshur kurrė nė jetėn time. Po tė kisha unė ndonjė zgjidhje tjetėr, tani do tė isha nė Amerikė dhe atje do tė veshja gerta dhe jo kėto ēorape qė nuk rrinė dot ngjitur. Ju lutem, mė thoni ju se ku mund tė blej unė njė palė ēorape qė nuk do tė mė rrėshqisnin fare poshtė?“
Pasdarania filloi tė mendohej dhe tė ndiejė mirėkuptim pėr mua.
“E di Khanum, e di kėtė”, tha ajo tani nė mnyrė miqėsore dhe u largua nė ēast duke mė lėnė vetėm dhe tė hutuar. Pėr herė tė parė ndesha njė grua pasdare me plot mirėkuptim tė vėrtetė.
Nė tė njėjtin ēast nė shpirtin tim m’u skalitėn pikėllim dhe dhembje mė tė thella se kurdoherė. Se ēfarė malli mė kaploi tė zhvendosesha nė njė botė, ku do tė mund tė vishesha si tė doja vetė. Nė njė botė ku do tė mund tė ngopesha frymė.


Ishte mesi i janarit, diku rreth orės katėr pasdite, kur filloi tė tingėllonte telefoni. Isha ulur nė dhomėn e pritjes tė ordinancės sė Moodyt, e rrethuar nga disa pacientė. Ngrita receptorin dhe dėgjova zėrin e motrės sime, Carolyn nga Amerika. Ajo qante.
“Mjekėt kanė tubuar tė gjithė familjen tok”, tha ajo. „Dad ka njė ngatėrrim zorrėsh dhe tani kanė vendosur ta operojnė. Ata thonė se, po tė mos operohet, nuk ka shans fare pėr tė shpėtuar, mirėpo nuk janė aq tė sigurt se ka fuqi tė mjaftueshme pėr t’i bėrė ballė operacionit. Madje ata janė tė mendimit se do tė vdesė qė sot.”
E tėrė dhoma m'u turbullua sapo filluan tė mė rridhin lotėt, tė cilėt e squllnin rusarin tim. Zemra ime m'u thye. Im atė dergjej nė shtratin e vdekjes mija kolometra larg meje, ndėrsa unė nuk kisha kurrfarė mundėsie tė gjendesha pranė tij dhe t‘i mbaja dorėn, t‘i shprehja dashurinė time dhe ta ndaja dhembjen dhe pikėllimin me familjen time. Pastaj vazhdova ta gėrmoja motrėn time Carolyn me pyetjet nga mė tė imtat mbi gjendjen shėndetėsore tė tij, mirėpo nga dhembja e madhe nuk e kuptoja fare pėrgjigjen e saj.
Pėrnjėherė hapa sytė dhe pranė vetes vėrejta Moodyn, nė ftyrėn e tė cilit vėrehej brengė dhe shqetėsim. Ai kishte dėgjuar mjaft sa pėr tė mundur tė pėrfytyronte gjėrat e tjera, pėr tė cilat kishim biseduar ne pak mė parė.
Me zė tė ulėt ai m'u drejtua: “Po pėrse nuk shkon ti? Ec dhe vizitoje Dadyn tėnd.”


22

Fjalėt e Moodyt mė goditėn tepėr, pasiqė isha e papėrgatitur e tėra pėr njė gjė tė tillė. Mua m’u desh mė parė tė bindesha nėse vallė kisha dėgjuar me tė vėrtetė atė qė tha ai. Vura dorėn mbi receptor dhe i thashė: “Babai ėshtė nė gjendje tepėr tė rėndė. Ata janė tė bindur se nuk do tė mund ta pėrballojė ditėn e sotme.”
“I thua asaj se ti do tė shkosh nė shtėpi.”
Pėr sa hap e mbyll sytė u gjenda e mposhtur nga lumturia, mirėpo nė ēast mė pushtoi edhe dyshim. Prej nga tani pėrnjėherė ky ndryshim nė qėndrimin e tij? Pėrse i duhej tani Moodyt kaq papritur, pas njė viti e gjysmė tė na lejonte mua dhe Mahtabit tė ktheheshim nė Amerikė?
Desha tė fitoja nė kohė. ”Mendoj se pėr kėtė ne duhet tė bisedojmė mė parė”, thashė unė dhe iu ktheva prapė telefonit. “Carolyn”, i thashė asaj duke u ējerrė nė receptor pėr ta luftuar largėsinė, “dua tė flas me Dad para se tė futet nė sallė tė operimit.”
Moody nuk kundėrshtoi fare dhe ndenji pranė tė dėgjonte se si unė dhe Carolyn i shoshitnim tė gjitha detajet pėr telefonatėn. Sė pari, mua mė duhej tė porositja njė bisedė telefonike me Carson City Hospital pikėrisht tri orė mė vonė, ndėrsa ajo do t’i organizonte tė gjitha nė mėnyrė qė Dad tė mund tė bisedonte me mua para se tė futej nė sallėn e operimit
“I thuaj Carolyn se ti do shkosh pėr nė shtėpi“, pėrsėriti Moody.
E ngatėrruar, injorova urdhrin e tij.
“Thuaj qė tani”, pėrsėriti ai.
Diēka e ēuditshme duhet tė jetė nė lojė tani, mendova unė. Diēka e tmerrshme.
“Tani!” pėrsėriti ai edhe njė herė me njė ēehre mjaft kėrcėnuese.
„Carolyn”, i thashė unė, “Moody thotė se unė mund tė vij nė shtėpi.”
Motra ime filloi tė ēirrej nga gėzimi dhe lumturia.
Menjėherė, sapo mbaruam me bisedėn telefonike, Moody iu kthye sėrish pacientėve tė shumtė nė dhomėn e pritjes, tė cilėt kishin nevojė pėr ndihmėn e tij dhe me kėtė mė la tė kuptoja se ishte i pamundur ēdo diskutim tjetėr, ndėrsa unė u largova me vrap nė dhomėn time tė qetė tė fjetjes pėr tė gjetur ngushėllim dhe qė tė mund tė qaja, ashtu e pikėlluar thellė siē isha, pėr shėndetin e babait tim. Nė brendinė time mė rrotullohej njė pėshtjellim i tėrė prej rrėmuje dhe prej gėzimi njėkohėsisht, pėr vendimin e Moodyt se ne tė dyja mund tė ktheheshim nė Amerikė.
Nuk di as vetė se sa gjatė kam ndenjur brenda nė dhomė duke qarė, kur papritmas vėrejta Chamseyn nė dhomėn time. „Telefonova rastėsisht dhe Moody mė shpjegoi lajmin e lig pėr babain tėnd” tha ajo. “Unė dhe Zaree erdhėm qė tė jemi pranė teje.”
“Ju falemnderit shumė”, thashė unė duke tharė lotėt. U ngrita nga shtrati dhe iu hodha nė pėrqafim, ndėrsa lotė tė tjerė filluan tė mė rridhnin nėpėr faqe.
Chamsey filloi tė mė ndihmonte duke mė prirė pėrpara drejt shkallėve teposhtė nė dhomėn e pritjes. Nė dhomė ishte edhe Zaree, e cila kishte ardhur sė bashku me Chamseyn pėr tė mė ngushėlluar. Tė dyjat donin t‘i dinin tė gjitha pėr babain tim, duke kujtuar nė vdekjen e papritur babait tė tyre para disa vitesh.
“Sot nė mėngjes unė kam zhvilluar njė bisedė tė gjatė me Moodyn para se tė flisje ti me familjen tėnde”, tha Zaree. “Me tė vėrtetė jam e prekur thellė pėr ty dhe pėr shėndetin e tėt atė, kėshtuqė e kam bindur edhe Moodyn tė tė lejojė tė shkosh nė shtėpi.”
Unė mbajta veshėt lart. Vallė, ka ndryshuar Moody mendjen e tij kaq befas vetėm pėr kėtė?
Pastaj Zaree tėrė bisedėn e saj me tė ma tha pėrmbledhtazi. Moody i kishte thėnė kėsaj se ai nuk mė lejonte tė shkoja pėr nė Amerikė, pasiqė nuk ishte i sigurt se unė do tė kthehesha sėrish kėtu.
“Por, si mund t’ia bėsh ti njė gjė tė tillė?“ e kishte pyetur Zaree. “Ti nuk mund ta mbash atė tėrė jetėn tė mbyllur kėtu vetėm pėr atė se ti je i bindur qė ajo nuk do tė kthehet prapė.” Pastaj Zare e kishte quajtur bad nėse ai nuk do tė mė lejonte ta vizitoja babain tim. Natyrisht se e gjithė kjo ēfarė i kishte thėnė Zaree kishte qenė njė ofendim i hidhur dhe poshtėrues, sidomos kur kėtė ia kishte thėnė Zaree, si mė e moshuar se Moody dhe e cila meritonte njė respekt tė lartė si mikeshė e vjetėr e familjes sė tij.
Megjithatė, Moody s’ishte bindur derisa Zaree nuk ishte kujdesur - pa tė keq -, pėr ta zgjidhur dilemėn. Me sinqeritetin e saj tė skajshėm kishte menduar se Moody brengosej mė sė tepėrmi pėr atė se kush do tė kujdesej pėr Mahtabin derisa unė do tė isha larg nga kėtu dhe kishte propozuar: “Nėse ti je i shqetėsuar pėr atė se kush do tė kujdeset pėr Mahtabin, atėherė mund tė jesh i sigurt se ajo mund tė rrijė tek Chamsey derisa tė mos kthehet Betty.“
Gjatė tėrė kohės prej tetėmbėdhjetė muajve tė mi kėtu, nė kėtė ferr, deri mė tani nuk kisha pėrjetuar njė thumbim kaq tė mprehtė. Ishte e qartė se qėllimi i Zarees me tė vėrtetė ishte i pasherr, por me kėtė ajo vetėm sa mė kishte futur nė grackė. Gjithherė, kur unė dhe Moody bisedonim pėr njė kthim tė mundshėm pėr nė Amerikė, atėherė nėnkuptohej gjithmonė sė bashku me Mahtabin! Unė dhe Mahtabi mendonim gjithmonė kėshtu. Dhe tani gjithė kėtė brengė dhe ngarkesė tė shqetėsimeve tė mia mė tė reja nuk mund tė lejoja t‘i ndaja me tė.
Pa Mahtabin nuk do tė merrja rrugė pėr nė Amerikė kurrsesi, madje edhe nėse Moody provon tė mė detyrojė nė ēfarėdo mėnyre.


“Gjysh, ne do tė vijmė tek ju!” i tha Mahtabi atij nė telefon. Nė fjalėt e saj vėrehej shqetėsim i lehtė, mirėpo fytyra e saj tregonte ngatėrrim. E vėreja mirė se as ajo nuk besonte qė i ati i saj do tė lejonte tė udhėtonim. Vėrehej edhe se sa ishte e pikėlluar, mirėpo dėshira e saj ishte qė gjyshit tė saj t‘i thoshte vetėm lajme tė mira, ndėrsa ai mundi tė flasė me Tabyn e tij tė vogėl vetėm pėr kohė tė shkurtėr, sepse i duhej mundim i madh pėr ta shqiptuar secilėn fjalė.
“Jam tepėr i lumtur qė do tė vini nė shtėpi”, mė tha mua. “Nxitoni, ju lutem. Mos pritni shumė kohė.”
Nė brendinė time qaja derisa mundohesha ta qetėsoja, sepse e kisha tė qartė se ndoshta as ditėn e sotme nuk do ta pėrballonte dot dhe se ndoshta nuk do ta shihja kurrė mė nė jetėn time. Nėse me tė vėrtetė do tė merrja rrugė pėr nė shtėpi, atėherė duket se do tė arrija vetėm pėr varrimin e tij. “Do tė lutem pandėrprerė gjatė operimit tėnd”, i premtova unė.
“Kur ka vullnet gjendet rrugėdalje”, tha ai ndėrsa nė zėrin e tij vėreja se po i kthehej fuqia. Pastaj tha: “Dua tė flas me Moodyn.”
“Dad do tė flasė me ty”, i thashė atij dhe ia zgjata receptorin.
“Gjysh, ne do tė vijmė tė tė vizitojmė”, tha Moody. “Ti je duke na munguar tepėr.” Sė bashku me mua dhe Mahtabin tė gjitha kėto fjalė i dėgjonin edhe Chamsey dhe Zaree. Ne tė gjitha e dinim mirė se ēfarė gėnjeshtari ishte ai.
Biseda telefonike pėrfundoi shpejt; ishte koha pėr operim.
“Tė falemnderit shumė pėr kėto fjalė qė i the babait”, i thashė Moodyt me njė dėshirė tė fshehtė qė ta ketė tė plasur njė valė orkani tė fryrė.
Ai vetėm murmuroi diēka. Po tė dėshironte ai mund tė shndėrrohej nė njė aktor mjaft tė shkathėt. Isha e sigurt se ai nuk kishte as mė tė voglin qėllim qė edhe vetė tė merrte rrugė pėr nė Amerikė, apo edhe t‘i lejonte Mahtabit tė nisej me mua. Por ēfarė loje luante tani ky me mua?


Moody vazhdoi tė shėronte pacientėt e tij deri vonė nė mbrėmje. Mahtabi tashmė ishte shtrirė nė shtrat dhe flinte me njė gjumė tė trazuar, ngase brengosej tepėr pėr gjyshin e saj, ndėrkohė qė pėrfytyrimi i saj pėr tė udhėtuar pėr nė Michigan e kishte shqetėsuar mjaft, ndėrsa unė, e shtrirė nė shtratin tim, lotėve tė mi u lejoja tė rridhnin lirshėm mbi faqet e mia. Qaja gjatė tėrė kohės me dhembje tė thellė pėr tim atė, i cili gjatė kėsaj kėohe ndoshta edhe kishte ndėrruar jetė. Qaja edhe pėr vuajtjet e sime ėmė, pastaj pėr motrat dhe vėllezėrit e mi, pėr Joe dhe John, tė cilėve u duhej ta pėrjetonin humbjen e gjyshit tė tyre pa mė pasur pranė pėr t‘i ngushėlluar. Qaja gjithashtu edhe pėr Mahtabin; si ishte e mundur tani qė ajo t’i bėnte ballė edhe kėsaj bezdisjeje shtesė? Ajo e kishte dėgjuar tė atin e saj qė kishte premtuar se ne do tė merrnim rrugė pėr nė shtėpi, nė Amerikė dhe se do ta vizitonim gjyshin. Dhe si do tė mundja unė - si do tė mundte kushdo qoftė – t‘i shpjegoja asaj se ajo nuk do tė mund tė mė shoqėronte mua dhe se tani e tutje nuk do tė ketė mė gjysh pėr ta vizituar?
Moody erdhi nė dhomėn e fjetjes diku rreth orės dhjetė e gjysmė dhe u ul pranė meje nė shtrat duke u munduar tė tregohej mė i butė, tė tregonte dhembshuri dhe tė mė ngushėllonte.
Edhe pranė dėshpėrimit tim mė tė thellė mundohesha tė shtillja njė strategji tė re pėr ta larguar nga kėtu veten time dhe Mahtabin. “Eja edhe ti me ne”, i thashė. “Nuk dua tė shkoj vetėm nė Amerikė. Unė dua qė edhe ti tė vish me ne. Dėshira ime ėshtė tė shkojmė qė tė tre. Nė njė kohė tė vėshtirė si kjo ti mė duhesh tepėr. Unė nuk di se si mund t’ia dalė pa ty.”
“Jo, unė nuk mund tė vij kurrsesi”, tha ai. “Po tė largohem unė tani nga kėtu, atėherė do tė humbja vendin tim tė punės nė spital.”
Fjalėt e fundit i thashė vetėm pėr tė provuar qė tė pamundshmen ta bėja tė mundshme dhe ashtu, pa u menduar tepėr, thuaja sikur tė mos isha parapėrgatitur mė parė fare, i thashė: ”Sė paku me vete do tė mund ta merrja Mahtabin, apo jo?”
“Kurrsesi. Ajo duhet tė vijojė mėsimet.“
“Po nėse ajo nuk vjen me mua, atėherė as unė nuk udhėtoj fare”, ia ktheva, ndėrsa Moody, pa thėnė njė fjalė, u ngrit nga shtrati dhe doli nga dhoma.


Mėngjesin e ardhshėm Moody tha: “Mammali do t'i rregullojė tė gjitha. Unė jam tepėr i lumtur qė ti mund ta vizitosh familjen tėnde. Cilėn ditė do tė udhėtosh ti? Dhe mė thuaj kur do tė kthehesh prapė?”
“Unė nuk dua tė udhėtoj fare pa Mahtabin.”
“Po, po”, tha Moody, me njė ton tė hekurt. “Ti do tė udhėtosh gjithsesi.”
“Nėse mė duhet tė shkojė, atėherė vetėm pėr dy ditė.”
“Ēfarė je duke thėnė ti kėshtu?” tha Moody. “Unė do tė rezervoj pėr ty njė biletė fluturimi pėr nė Corpus Christi.”
“Po ēfarė mė duhet mua tė bėj nė Corpus Christi?”
“Duhet ta shesėsh shtėpinė atje. Ti nuk do tė udhėtosh pėr nė Amerikė fare po qe se nuk do ta shesėsh shtėpinė. Duhet ta dish se kjo rrugė nuk ėshtė aq e shkurtėr. Pra, ti nuk do tė udhėtosh atje vetėm pėr disa ditė, por ty tė duhet qė ta shesėsh gjithė pasurinė tonė dhe tė kujdesesh t‘i sjellėsh kėtu tė gjithė dollarėt. Pra, ti nuk do tė kthehesh kėtu para se unė tė mos i kem parė tė hollat.”
Kėshtu pra qėndronin gjėrat, kėto ishin pra ato shtjellimet e tij tė ēmendura, pas tė cilave fshihej vendimi i tij i befshėm pėr tė mė tė lejuar tė shkoja nė shtėpi. Ai nuk jepte as njė kėrpudhė qeni pėr babain tim, pėr nėnėn time, pėr bijtė e mi, apo pėr anėtarėt e tjerė tė familjes sime. Atij as qė i linte fare pėrshtypje gėzimi qė do tė ma mundėsonte njė vizitė e tillė, por atij i interesonin vetėm tė hollat dhe ishte mė se e qartė se Mahtabin donte ta mbante peng, me tė cilin do ta kushtėzonte dhe do ta garantonte kthimin tim.
“Unė nuk do ta bėj kurrė njė gjė tė tillė!“ piskata unė. “Nuk dua tė udhėtoj fare. Por, edhe nėse shkoj, atėherė vetėm sa pėr ta varrosur tim atė. Duhet ta dish se unė nuk do tė jem nė gjendje e as s’do tė kem fuqi pėr t‘i shitur tė gjitha ato gjėra. Madje edhe ti vetė e di se nė sa gjėra kemi investuar ne dhe nuk ėshtė lehtė qė t‘i shesėsh tė gjitha. Mė nė fund, si do tė mundem unė nė kėtė kohė t‘ia dal dhe t‘u qasem edhe kėtyre gjėrave?”
“Unė jam i vetėdijshėm se e gjithė kjo nuk ėshtė e lehtė”, ma ktheu ai duke u ējerrė. “Mirėpo, pėr mua ėshtė krejt njėsoj se a do tė qėndrosh ti atje njė kohė tė shkurtėr apo tė gjatė. Pastaj aq mė bėnė mua se sa kohė tė duhet ty, por duhet ta dish se ti nuk guxon tė kthehesh kėtu pa i shitur tė gjitha!”


Menjėherė, sapo Moody u nis pėr nė punėn e tij nė spital, nxitova jashtė dhe u futa nė njė taksi, me tė cilin do tė arrija deri nė zyrėn e Amahlit. Ai dėgjoi me gjithė kujdes tė gjitha ngjarjet mė tė reja tė jetės sime tė zėnė pisk. Nė fytyrėn e tij vėrehej njė pėrshtypje dhembje e brenge.
Ndoshta mund tė shkoj vetėm pėr dy-tri ditė, sa pėr tė marrė pjesė nė varrimin e babait tim dhe tė kthehem prapė”, iu drejtova. „Mė vonė unė dhe Mahtabi do tė mund tė arratiseshim sė bashku, siē edhe kemi planifikuar mė parė.“
“Ju nuk duhet tė niseni fare”, me kėshilloi Amahli. “Nėse do tė udhėtoni ju, atėherė Mahtabin nuk do ta shihni mė nė jetėn tuaj. Pėr kėtė gjė jam mė se i bindur. Ai nuk do t‘ju lejojė tė ktheheni kėtu sėrish.”
“Por ēfarė mė duhet tė bėj tani, kur tashmė kėtė ia kam premtuar babait tim? Gjatė tėrė jetės sime unė vetėm sa e kam dėshpėruar, madje shumė shpesh.“
“Mos udhėtoni, ju lutem.”
“Por, nėse udhėtoj unė dhe kėtu i sjell tė gjitha tė hollat e tij, atėherė unė do tė sillja me vete edhe tė hollat e tjera pėr tė paguar arratinė time!”
“Mos udhėtoni. Edhe babai juaj do tė pranonte tė mos takohej fare me ju, po ta dinte qė Mahtabi ka mbetur kėtu, nė Iran.”
Amahli kishte tė drejtė, kėtė e dija mirė unė. E dija edhe se, po tė largohesha unė nga Irani pa Mahtabin, madje edhe vetėm pėr pesė minuta, atėherė ai do tė kujdesej qė tė mbetem e ndarė nga ajo pėr tėrė jetėn. Megjithė jetėn tonė komfore qė bėnim ne ndėrkohė nė Iran, zemra ime mė thoshte se ai do tė ishte tepėr i lumtur po tė mund tė mė mėnjanonte. Dėshira e tij ishte qė ta kishte vetėm pėr vete bijėn tonė. Pastaj ai do tė mė mbante gjithnjė nė premtime derisa do tė mė detyronte qė sė pari ta shisja tėrė pasurinė tonė dhe mė pas tė kėrkonte t‘i dėrgoja tė gjitha tė hollat para se tė kthehesha vetė. Sapo t‘i fuste tė hollat nė duart e veta, ai do tė ndahej nga unė dhe pastaj do ta pengonte hyrjen time nė Iran. Pastaj do tė martohej me njė grua tjetėr iranase, e cila do ta zinte vendin tim dhe mė pas ajo do tė kujdesej pėr Mahtabin nė vend timin.
Ndėrkohė biseda jonė mori kah tjetėr. “Vallė, ėshtė e mundur t‘i pėrshpejtonim disi planet tona dhe tė arratiseshim para se tė mė detyronte ai mua pėr tė udhėtuar?”
Mjaft i trazuar, Amahli vetėm lėkundej andej-kėndej nė karrigen e tij, duke qenė i vetėdijshėm se planet e tij do tė zgjasnin tepėr dhe se tani ne kishim arritur nė njė pikė kritike. Mirėpo ishte e qartė se ai nuk mund tė bėnte ēudira.
“Ėshtė shumė me rėndėsi”, tha ai ashtu siē mė kishte shpjeguar mė parė, „se duhet rregulluar dhe sqaruar tė gjitha gjėrat para se ju dhe Mahtabi tė largoheni nga Moody. Ėshtė tepėr rrezik pėr t'u mbajtur fshehur nė qendėr tė Teheranit derisa t‘i rregullonim tė gjitha detajet. Nė kėtė vend nuk ka shumė autostrada qė ēojnė jashtė qytetit dhe, po t'ju kėrkojnė nė aeroport apo diku tjetėr nė autostradė, ėshtė e mundur t‘ju zbulojnė shumė lehtė.”
“Keni tė drejtė”, u pajtova unė. “Mirėpo ne na duhet tė punojmė mė shpejt.”
“Unė do t’i provoj tė gjitha”, tha Amahli. “Por ju nuk guxoni tė brengosni kaq tepėr.” Pastaj mė shpjegoi se si mua mė duhej njė pasaportė iraniane. Pasaporta jonė e tashme iranase, me tė cilėn kishim hyrė kėtu, vlente pėr ne tė tre sė bashku dhe, pėr ta shfrytėzuar atė, ne duhej tė udhėtonim qė tė tretė si familje. Unė nuk kisha mundėsi ta shfrytėzoja vetėm, por as pasaportėn tjetėr amerikane, tė cilėn Moody nuk dihej se ku e mbante fshehur. Pra, mua mė duhej njė pasaportė imja personale iranase. “Mos u brengosni fare, sepse ai nuk ka mundėsi pėr t’ju siguruar pasaportė, pėr kohė kaq tė shkurtėr”, mundohej tė mė qetėsonte ai. “Koha e rėndomtė e pritjes pėr t'u lejuar njė pasaportė ėshtė rreth njė viti. Madje, nėse ndonjėrit i duhet me tė vėrtetė tepėr urgjent dhe kur i ai tė ketė lidhje tė forta, edhe atėherė kjo procedurė duhet tė zgjasė sė paku gjashtė javė deri nė dy muaj. Koha mė e shkurtėr qė di unė ishte gjashtė javė dhe unė jam i sigurt se gjatė kėsaj kohe do t’ia dal t’ju largoj nga kėtu. Pra, vetėm durim.“


Tė njėjtėn pasdite bisedova prapė me motrėn time, Carolyn. Dad kishte pėrballuar mjaft mirė operacionin. Ai ishte gjallė ende! Derisa e ēonin rrugės pėr nė sallė tė operimit tė gjithė mjekėve dhe motrave medicinale u kishte thėnė se Betty dhe “Tabby” do tė vinin nė shtėpi. Carolyn ishte e bindur qė kishte qenė vetėm kjo gjė qė i kishte dhėnė fuqi pėr ta pėrballuar tėrė kėtė, mirėpo ai ishte edhe mė tej i pavetėdije, ndėrkohė qė mjekėt dyshonin se ishte akoma nė rrezik jete.


Tė njėjtėn mbrėmje nė vizitė erdhėn Mammali dhe Maxhidi, tė cilėt ndenjėn pėr njė kohė brenda nė ordinancėn e Moodyt, ku shtjellonin tė gjitha parapėrgatitjet pėr udhėtimin tim, pėr tė cilin unė nuk isha e gatshme fare. Sapo isha duke ndenjur vetėm nė kuzhinė, brenda hyri Mahtabi. Ēehrja e fytyrės sė saj mė thoshte se duhej tė kishte ndodhur diēka e tmerrshme. Mahtabi nuk qante fare, mirėpo nė sytė e saj vėrehej njė ngatėrrim prej zemėrimi dhe pikėllimi tė thellė.
“Ti nuk do tė mė braktisėsh mua?” tha ajo.
“Po pėr ēfarė flet ti kėshtu?”
“Daddy tha se ti do tė udhėtosh pėr nė Amerikė, por pa mua”, tha ajo dhe ndėrkohė filluan t’i rridhnin lotėt.
Bėra njė hap para qė ta mbėrtheja me duart e mia, por ajo u zbraps drejt derės.
“Ti mė ke premtuar se nga kėtu nuk do tė largohesh kurrė pa mua”, dėneste ajo. “Dhe tani ti do tė mė braktisėsh.”
“Po ēfarė tė tha ty Daddy?”
“Ai tha se ti do tė mė lėsh kėtu dhe se nuk do tė mė shohėsh kurrė mė.”
“Eja me mua”, i thashė unė dhe e hoqa pėr dore. Nė kokėn time mė nxiste inat tė madh. “Tani do tė bisedojmė ne pėr kėtė me Daddyn tėnd.”
Me rrėmbim hapa derėn e ordinancės sė tij dhe u futa mes burrave, tė cilėt sapo mbrunin komplotin kundėr meje. “Pėrse i thua ti Mahtabit qė unė do tė udhėtoj pa tė nė Amerikė?”, u ēora mbi tė.
Moody ma ktheu edhe ai duke u ējerrė: “Pra, tani e tutje nuk ka kuptim tė fshehim gjė para saj. Tash e tutje Mahtabit i duhet tė mėsohet me kėtė dhe do tė ishte mirė t’ia fillon sa mė parė.”
“Kurrsesi. Unė, ashtu-kėshtu nuk dua tė udhėtoj.”
“Po si, po si. Ti do tė udhėtosh.”
“Kurrsesi. Madje as qė mė shkon mendja fare.”
Vazhduam tė ēirremi njėri mbi tjetrin edhe pėr njė kohė tė gjatė, duke mos lėshuar pe asnjėri prej nesh, ndėrsa Mammali dhe Maxhidi rrinin indiferentė pėr shpjegimin tim dhe pėrballė efektit tė tėrė kėsaj mbi Mahtabin.
Mė nė fund, dola jashtė me rrėmbim dhe sė bashku me Mahtabin shkuam nė dhomėn time tė fjetjes. Pastaj atė e vura nė prehrin tim dhe fillova t‘i flisja pandėrprerė: “Mahtab, pa ty unė nuk largohem dot nga kėtu! Unė nuk do tė tė braktis ty nė asnjė mėnyrė.”
Vėrehej mirė se Mahtabi donte tė mė besonte, mirėpo nė sytė e saj mund tė shihja qė ishte e kotė kjo, pasiqė ishte e vetėdijshme mbi fuqinė e tė atit tė saj qė mund ta ushtronte mbi ne tė dyja.
Provova edhe njė herė: “Unė nuk dua kėtė qė ta them tani ta dijė edhe Daddy, por nėse ai ndėrkohė nuk ndėrron mendjen e tij para fluturimit tim, atėherė unė do shtirem kinse jam tepėr e sėmurė, aq e sėmurė sa nuk mund tė futem nė aeroplan, mirėpo ti nuk guxon t’ia thuash kėtė Daddyt tėnd nė asnjė mėnyrė.”
Megjithatė, isha e bindur se nuk mė besonte, ndėrsa pėr t‘i folur diēka pėr Amahlin nuk e peshoja ende. Jo edhe pėr njė kohė.
Matabi qajti nė gjumė gjatė tėrė natės duke u ngjitur pėr trupin tim.


Moody vajti nė entin pėr ndarjen e pasaportave dhe tėrė ditėn mbeti atje duke pritur nė njė rend tė gjatė, i frustruar nga indiferenca dhe paaftėsia e tyre burokratike. Siē edhe kishe profetizuar Amahli, ai u kthye duarthatė.
“Ti duhet tė shkosh vetė atje”, tha ai. “Do tė shkosh qė nesėr, por edhe unė do tė tė shoqėroj.”
“Po ēfarė duhet tė bėjmė me Mahtabin?”, e pyeta unė me tė shpejtė, duke u munduar me kėtė tė gjeja rrugėdalje tjetėr. “Ti ishe vetė atje tėrė ditėn. Unė jam e sigurt se tėrė ditėn e nesėrme do ta kalojmė atje dhe se nuk do tė mund tė kthehemi me kohė para se tė kthehet ajo nga shkolla.”
Moody filloi ta rrahte mendjen e tij. “Atėherė ti do tė shkosh vetėm”, tha ai nė fund. “Mė parė unė do t‘i shpjegoj tė gjitha ty, ndėrsa vetė do tė rri nė shtėpi qė ta pres Mahtabin.”
Nė mbrėmje Moody u fut nė ordinancėn e tij pėr tė shkruar kėrkesėn pėr mua pėr ndarjen e njė pasaporte, duke shtuar mbi njė letėr tė pastėr njė shpjegim mbi gjendjen shėndetėsore tė babait tim, i cili gjendej para vdekjes. Pastaj mė pėrshkroi rrugėn e saktė pėr nė entin e ndarjes sė pasaportave dhe mė tregoi njė emėr tė njė njeriu i cili duhej tė mė priste atje.
Ēfarė mė duhej tė bėja tjetėr pėrveē tė shkoja? Isha e detyruar t‘i pėrmbahesha edhe terminit tė caktuar me atė nėpunėsin pėr ndarjen e pasaportave; pėrndryshe Moody do tė tė mė survejonte padyshim, mirėpo unė megjithatė isha tepėr e bindur se nė shtėpi do tė khehesha me formularė tė tjerė tė rinj dhe me shumė shfajėsime mbi tė gjitha zvarritjet.
Enti pėr ndarjen e pasaportave ishte njė godinė me njė labirint tė tėrė korridoresh dhe dyersh, para tė cilave vėreheshin radhė tė gjata burrash dhe grash tė ndarė mes vete, tė cilėt qė tė gjithė shpresonin ta futnin nė dorė ndonjė leje udhėtimi, e cila kėtu fitohej mjaft vėshtirė, pėr t'u larguar pastaj nga Irani. Gjatė tėrė kohės, sa gjendesha kėtu, unė kisha ėndėrruar pėr njė shans tė tillė, ndėrsa tani, sa i ēuditshėm dhe sa angėshtues mė dukej ky tmerr, pėr ta marrė njė pasaportė dhe njė vizė largimi.
Fillova tė pyetja pėr atė njeriun me tė cilin Moody tashmė kishte caktuar takimin tim. Ai mė pėrshėndeti miqėsisht duke murmuruar diēka tė pakuptueshme nė gjuhėn farsi dhe mė priu, duke parakaluar pėrmes disa dhomave, me ē“rast autoritetin e tij pėr tė dalė nė ballė tė kėtyre radhėve tė njerėzve e ushtronte pėrmes bėrrylave tė tij. Por, megjithatė, dukej se edhe kėshtu arrinim shumė pak, gjė qė pranė meje vetėm sa e rriste kurajon. Nė fund mė shpuri nė njė sallė tė madhe, ku tashmė prisnin disa qindra burra, duke u ndrydhur njėri pas tjetrit mjaft ngjeshur. Me sytė e tij filloi tė vėshtronte me kujdes, pėrmes sallės, derisa nuk vėrejti atė, tė cilin e kėrkonte; njė njeri tė ri iranas, tė cilin e solli pranė meje dhe filloi t’i fliste diēka nė farsi.
“Unė di tė flas nė gjuhėn angleze”, tha ēuni i ri. “Ky kėtu ėshtė sektori pėr burra.” Kjo gjė ishte pėr t'u vėrejtur qartė. “Ai tha se ju duhet tė prisni kėtu, nė kėtė radhė, derisa tė mos kthehet prapė diku pas dy orėsh”.
“Por, ēfarė mė duhet tė bėj unė kėtu?”
Ēuni i ri pėrktheu dhe u pėrgjigj nė disa pyetje tė miat tė herpashershme.
“Juve do t'ju dorėzohet kėtu njė pasaportė.”
“Qė sot?”
“Po. Kėtu, nė kėtė radhė.”
Mė shkoi mendja qė tė mundohesha dhe ta vonoja disi tėrė ēėshtjen dhe i thashė: “Ah, vėrtet? Po sot unė desha vetėm tė informohem.”
“Jo, jo. Kjo ėshtė e pamundur.”
“Po si. Unė kam shtruar kėrkesėn sot nė mėngjes.”
“Sido qė tė jetė, juve do t‘ju jepet sot njė pasaportė. Pritni kėtu.”
Tė dy burrat mė lanė mua tė lemeritur dhe nė panik. Ėshtė e mundur vallė kjo? pyetja unė. Vetė Moody edhe sot e kėsaj dite ishte duke pritur qė t‘i mundėsohej ta hapte ordinancėn e tij, por kot. Pavarėsisht nga mburrja e tij, as ai dhe as familja e tij nuk dispononin ndonjė ndikim tė theksuar nė burokracinė shėndetėsore. A ishte e mundur vallė qė unė dhe Amahli t‘i kishim nėnēmuar tepėr mundėsitė e tij? Dhe tė Mammalit? Tė Maxhidit? Mbase edhe tė Haxhi Babės dhe lidhjet e tij nė Import-Export? M'u kujtuan edhe kushėrirnjtė e parė tė Moodyt, tė cilėt i takuam nė aeroport, atėherė kur arritėm nė Teheran. Asokohe Zia Hakim ishte pėrvjedhur pėrmes doganės deri tek ne.
Mė kaploi njė parandjenjė e ligė dhe filluan tė mė merren mendėt. Nė mesin e qindra burrave iranas llomotitės, e ndieja veten sikur tė isha e zhveshur e tėra lakuriqe, e pafuqishme, njė grua e vetme nė kėtė mes vetėm prej burrash. Vallė, ėshtė e mundur qė tė ndodhte kjo me tė vėrtetė? Ėshtė e mundur qė Moody tani do ta realizonte kėtė plan tė tijin djallėzor?
Me gjithė dėshirė do tė kthehesha prapa dhe tė largohesha vrap nga kėtu, mirėpo tė shumtėn qė do tė bėja do tė arratisesha vetėm nė rrugėt e Teheranit. Ndoshta nė ambasasdė? Nė polici? Tek Amahli? Por Mahtabi nuk gjendej pranė asnjėrit prej tyre. Ajo ishte nė shtėpi tek i ati i saj, nė duar tė njė hasmi.
Kėshtu pra, mbeta aty ku isha, duke pėrparuar dalngadalė nė mesin e radhės sė gjatė, e sigurt se Moody do tė kėrkonte dhe do tė merrte informatė tė plotė sė paku nga tė kėta dy burra tė lidhjes sė tij.
Radha, nė tė cilėn prisja unė, bėhej gjithnjė mė e shkurtėr nė mėnyrė shqetėsuese. Herave tė tjera mua mė duhej tė prisja me orė tė tėra pėr njė bukė, pėr ndonjė copė mish, apo pėr tė blerė disa vezė, prej tė cilave gjysma e tyre ishin me tė ēara. Pra, pėrse nuk do tė duhej tani tė zgjaste njė ēikė mė tepėr ndarja e njė pasaporte? Mė duhej vallė qė tani tė ndeshesha nė efiēiencė?
Mė nė fund u gjenda nė ballė tė radhės dhe i dorėzova dokumentacinin tim njė nėpunėsi me ēehre tė vrazhdė. Ndėrsa ai nė ēast mė shtriu njė pasaportė! E shtanguar, ngula sytė mbi nėpunėsin, duke mos pasur idenė se ēfarė duhej bėrė.
Koka ime m'u turbullua, mirėpo, sapo u largova nga enti, m‘u kujtua se Moody me siguri do tė llogariste nė vonesėn time. Tani sapo kishte kaluar ora trembėdhjetė, ndėrkohė qė ai nuk mund ta dinte se sa shpejt mė ishte dorėzuar ky dokument i tmerrshėm.
Tani doja tė veproja me vendosmėri. Duke u orvatur pėr tė gjetur ndonjė rrugėdalje dhe pėr t‘i shpėtuar kėtij kurthi mė tė ri, ndalova njė taksi ngjyröportokalli dhe u nisa drejt zyrės sė Amahlit.
Ishte kjo hera e parė qė e vizitoja pa i telefonuar mė parė. Nė fytyrėn e tij vėrehej habi dhe brengosje, duke e pasur tė qartė ngushticėn time.
“Nuk mund tė besoj fare”, tha ai derisa e shikonte pasaportėn. “Pėr njė gjė tė tillė nuk kam dėgjuar ende. Me siguri se duhet tė ketė lidhje tepėr tė forta, pėr tė cilat unė nuk di gjė. Edhe unė kam lidhjet e mia nė atė ent, por njė gjė tė tillė nuk mund ta arrij dot.”
“Ēfarė mė duhet tė bėj tani?” pyeta unė.
Amahli vazhdoi ta analizonte pasaportėn me shumė kujdes. “Kėtu shkruan qė ju keni lindur nė Gjermani”, vėrejti ai. “Pėrse kjo tani? Ku keni lindur ju.”
“Nė Alma, Michigan.”
Amahli filloi tė shoshiste nė mendjen e tij. “Alman nė gjuhėn farsi do tė thotė Gjermani. Mirė pra. Ju duhet t‘i shpjegoni Moodyt se kėtė pasaportė duhet ta ktheni prapa qė nesėr dhe se duhet ta ndėrroni me njė tjetėr. Kjo pasaportė nuk ėshtė e vlefshme nėse doni ta shfrytėzoni. Pra, ju duhet ta ktheni prapa dhe mundohuni tė mos u lini mundėsi pėr ta korigjuar fare. Pastaj i thoni burrit tuaj se ata tė entit e ndalėn pasaportėn tuaj dhe ne kėshtu do tė fitojmė nė kohė, derisa tė sqarohen tė gjitha.”
“Okay.”
Dola me tė shpejtė nga zyra e Amahlit dhe nxitova pėr nė shtėpi pėrmes rrugėve tė qytetit, duke u munduar t‘i radhitja tė gjitha gjėrat nė kokėn time. Isha aq e preokupuar pėr ta gjetur njė shpjegim sa mė adekuat pėr Moodyn, pėr gabimin e shkruar nė pasaportė, i cili mė befasoi mjaft edhe mua.
“Ku ishe deri kėtė kohė?”
“Isha nė entin pėr pasaporta.”
“Po ata mė telefonuan nė ora njė dhe mė lajmėruan qė ty tė kanė dorėzuar pasaportėn”, tha ai me zėrin e tij tė qetė, por plot helm.
“Ty tė kanė telefonuar?”
“Po.”
“Hmm, mė vjen keq qė u vonova, por trafiku ishte i tmerrshėm dhe unė rrugės ndesha nė vėshtirėsi me ndėrrimin e automjeteve.”
Moody mė shikonte me mosbesim. Si dukej atij i bėhej qejfi tė mė fajėsonte se unė po gėnjeja, mirėpo unė kalova menjėherė nė temėn tjetėr.
“Kėta idiotė tė marrė!” iu drejtova unė duke i vėnė pasaportėn para syve. “Shikoje kėtė. Edhe pse m'u desh tė prisja gjysmė dite nė radhė tė gjatė burrash, ata mė ndanė njė pasaportė tė pavlefshme, nė tė cilėn shkruan qė unė kinse kam lindur nė Gjermani. Mua mė duhet ta kthej kėtė qė ta korrigjojnė.”
Moody filloi ta analizonte pasaportėn me kujdes dhe vėrejti qė unė e thosha tė vėrtetėn. Tė dhėnat nė pasaportė nuk pėrputheshin me certifikatėn e lindjes sime.
“Nesėr”, hungėroi Moody dhe nuk tha mė tej asnjė fjalė.
Tė nesėrmen provova ta bindja tė mė lejonte tė shkoja prapė vetėm nė entin pėr pasaporta. Njė ditė mė parė ia dola. Pra unė mund ta kryeja edhe vetė kėtė detyrė, mirėpo ai nuk deshi tė dėgjonte fare pėr argumentet e mia. Edhe pse pėr kėtė mėngjes kishte caktuar termine tė shumta pėr pacientėt e tij, ai mė shtyri rrėmbimthi nė njė telefontaksi tė shpejtė. Pastaj vozitėsit i hungėroi disa urdhra tė ashpra dhe sė shpejti u gjendėm para entit ku menjėherė kėrkoi atė mikun e tij, tė cilit ia dorėzoi pasaportėn time dhe pastaj vetėm pesė minuta mė vonė e njėjta pasaportė, e korrigjuar si me njė dorė magjike, u gjend prapė nė duart e tij.
Tani pra, unė disponoja edhe dokument zyrtar pėr tė mundur tė largohesha nga Irani.
Vetėm.
Moody rezervoi njė biletė fluturimi nė Swisair pėr tė premten, mė 31 Janar.


“Tė gjitha janė gati”, tha Amahl. “Mė nė fund.”
Ndodhi kjo nė mėngjesin e sė martės, tri ditė para fluturimit tim. Unė dhe Mahtabi do tė arratiseshim nesėr, derisa Moody punonte nė spital, kėshtuqė ne do t‘ia kalonim planit tė tij pėr dy ditė.
Amahli filloi t‘i shoshiste me mua tė gjitha detajet me shumė kujdes. Pranė tė gjitha parapėrgatitjeve tė bezdishme, plani i parė pėr tė fluturuar pėr nė Bandar Abbas dhe pėr t‘u larguar mė pas pėrtej kufirit pėrmes njė anijeje tė shpejtė, nuk qe ende i pėrkryer. Pasiqė ishte vetė Moody ai qė na detyroi tė vepronim, Amahlit iu desh tė organizonte njė plan tjetėr. Kėshtu pra unė dhe Mahtabi do tė fluturonim prej Teheranit pėr nė Zahidan me aeroplanin e orės nėntė tė mėngjesit dhe pastaj do tė kalonim pėrtej kufirit pėrmes maleve shkėmbore pėr nė Pakistan. Njė grup kontrabanditėsh profesionalė do tė na shpinte pėr nė Quetta, nė Pakistan dhe prej atje do tė fluturonim pėr nė Karachi.
Mė kaploi njė panik i llahtarshėm pasiqė sapo kisha lexuar nė Khayan njė artikull tė tmerrshėm, ku shkruante se si njė ēift bashkėshortor australian ishte kidnapuar nga bandat lokale nė Quetta dhe ishte zvarritur pėr nė Afganistan, ku ishin ndaluar pėr mė tepėr se tetė muaj derisa ishin liruar. Mua mė mbetej vetėm ta paramendoja tėrė atė tmerr, tė cilin duhej ta kenė pėrjetuar ata.
I tregova Amahlit pėr kėtė histori.
“Ėshtė e vėrtetė kjo”, tha ai. “Gjėra tė tilla ndodhin pandėrprerė, por pėr t‘u larguar nga Irani ėshtė e pamundur pa rrezikuar shumė.” Pastaj u mundua tė mė qetėsonte duke mė shpjeguar se ky njeri, i cili njėkohėsisht ishte edhe udhėheqės bande dhe i cili kontrollonte tė dy anėt e kufirit, ishte njė mik i tij i ngushtė. “Kjo ėshtė rruga mė e sigurt pėr t'u arratisur nga kėtu”, thoshte ai. “Kėtu i kam lidhjet e mia mė tė mira. Projektet, siē janė Bandar Abbas dhe tė tjerat, kohėt e fundit nuk janė duke funksionuar me shpejtėsi tė duhur, ndėrsa mundėsia e largimit pėrmes Turqisė ėshtė e pamundur, pasiqė tash tė gjitha rrugėt janė tė bllokuara pėr shkak tė dėborės sė madhe, kėshtuqė kontrabandistėt nuk punojnė fare. Dėbora ėshtė tepėr e lartė dhe bėn acar i madh. Rruga pėr nė Zahidan ėshtė padyshim mė e sigurt se ajo pėrmes Turqisė. Njėherėsh, pėr shkak tė miqve tė mi tė shumtė, por edhe pėr atė se kufiri me Turqinė ėshtė duke u kontrolluar mjaft rreptė dhe se nė tėrė kėtė rajon pasdarėt janė aktivė pandėrprerė.“
Ne na duhej tė iknim. Neve nuk na mbetej nė dispozicion aspak hapėsirė kohore pėr tė dėgjuar edhe mė tej atė fjalėn e preferuar tė Amahlit: „Keni durim“. Nė vend tė tyre ne do tė dėgjonim kėshillat e babait tim: “Ku ėshtė vullneti, aty ėshtė edhe rrugėdalja.“
Amahlit i shtriva njė qese plastike qė tė kujdesej pėr tė, nė tė cilėn gjendej njė komplet rrobash pėr ndėrrim pėr Mahtabin dhe pėr mua dhe disa gjėra tė tjera qė nuk doja t‘i lija kėtu nė asnjė mėnyrė. Mes kėtyre gjėrave ishte edhe njė qilim i madh dhe i rėndė muri, mbi tė cilin ishin pikturuar sė bashku burra, gra dhe fėmijė, duke u kėnaqur pranė bukurisė magjepsėse tė njė pėrroske tė njė fshati. Vetė kompozimi i ngjyrave altroze, ngjyrė e kaltėr, ngjyrė qielli dhe e gjelbėr, qe harmonizuar nė mėnyrė tė mrekullueshme. Kėtė qilim e kisha palosur mirė nė njė paqetė katrore. Mes tjerash, me vete doja t‘i merrja edhe ato shishėzat me safran, tė cilat m’i kishte dhuruar Ameh Bozorg pėr Kėrshėndella.
Derisa unė dhe Amahli bisedonim dhe i shoshitnim tė gjitha kėto, nė kokėn time bluhej njė mori mendimesh. Lajmet nga Amerika qenė joshėse. Babai im mbahej ende nė jetė me njė kryeneēėsi, me shpresė se do tė na shihte edhe njė herė. Unė kisha dėshirėn dhe vullnetin, ndėrsa Amahli kujdesej pėr zgjidhjen dhe rrugėdaljen. Tė nesėrmen do ta detyroja Mahtabin qė gjatė pėrgatitjes sė saj pėr tė vajtur nė shkollė, tė zvarritej sa mė gjatė. Mua mė duhej tė jem e sigurt se ajo do tė vonohej pėr ta zėnė me kohė autobusin e saj tė shkollės dhe pastaj do tė nisesha me tė mė kėmbė, rrugės pėr nė shkollė. Sapo tė dilnim nė rrugė dhe kur tė gjendeshim tė sigurta nga Moody, unė do t‘i thosha asaj pėr kėtė lajm tė gėzuar, se tashmė ne gjendeshim nė rrugė e sipėr pėr nė Amerikė. Pra, derisa burri im tė nxitonte drejt punės sė tij nė spital, duke mos ditur asgjė pėr ne, unė dhe Mahtabi do tė takoheshim me njerėzit e besuar tė Amahlit, tė cilėt do tė kujdeseshin tė arrinim sa mė shpejt nė aeroport dhe mė vonė tė fluturonim pėr njė kohė sa mė tė shkurtė pėr nė Zahidan.
Ishte kjo njė ironi qė na duhej tė merrnim tė njėjtin itenerar, tė cilin mė parė pėr ne e kishte planifikuar Miss Alavi. Vallė, ēfarė kishte ndodhur me tė? pyetja. Mos ishte arrestuar ajo? Ndoshta ajo tashmė ishte larguar edhe vetė nga Irani. Me gjithė dėshirė shpresoja nė kėtė tė fundit.
“Por, sa do tė kushtojė e gjithė kjo? pyeta Amahlin.
“Ata kėrkojnė dymbėdhjetė mijė dollarė”, u pėrgjigj ai. “Mirėpo ju nuk duhet tė brengoseni pėr kėtė. Ju do t‘i dėrgoni tė hollat kur tė arrini nė Amerikė”.
“Unė do t’jua dėrgoj tė gjitha tė hollat patjetėr”, u betova para tij. “Dhe shumė, shumė tė falemnderit.”
“S'ka pėrse.”
Por, pėrse vallė i duhej Amahlit qė ta bėnte gjithė kėtė pėr mua dhe pėr Mahtabin, tė ishte madje kaq besimplotė dhe tė rrezikonte edhe dymbėdhjetė mijė dollarėt e tij? Mundohesha ta gjeja sė paku njė arsye, edhe pse nuk e kisha pyetur kurrnjėherė drejtpėrdrejt.
Sė pari, me tė vėretė besoja se Amahli ishte ajo pėrgjigjja mbi tė gjitha lutjet e mia, si tė krishtera ashtu edhe islamike, pastaj ato tė nazrit tim, nė lutjet e mia drejtuar Imam Mehdiut, pastaj tė shtegtimit tim pėr nė Meshed. Mė nė fund ne i bindeshim tė njėjtės Perėndi.
Si duket, me kėtė Amahli dėshironte t'i dėshmonte diēka vetvetes, ndoshta mua apo mbase tė tjerėve. Unė isha ndaluar kėtu me dhunė pėr mė tepėr se tetėmbėdhjetė muaj, nė kėte vend, i cili, siē mė dukej mua, ishte i populluar vetėm me njerėz tė ligė. Hamidi, pronari i dyqanit, qe njeriu i parė i cili mė dėshmoi diēka mė tė arsyeshme. Pastaj Miss Alavi, Chamsey, Zaree, Fereshteh dhe disa tė tjerė mė dėshmuan se njerėzit nuk do tė duhej gjykuar vetėm sipas pėrkatėsisė sė tyre nacionale. Madje edhe vetė Ameh Bozorg filloi tė dėshmonte nė mėnyrėn e saj tė ēuditshme se edhe ajo dispononte me veti tė mira.
Dhe tani ishte Amahli nė radhė. Motivacioni i tij qe njėkohėsisht sa i thjeshtė aq edhe i komplikuar: Dėshira e tij ishte t‘u ndihmonte dy viktimave tė pafajshme tė kėtij revolucioni iranian, duke mos kėrkuar kurrfarė shpagimi pėr kėtė. Si duket, kėnaqėsia e tij qė do ta ndjente me ngadhėnjimin tonė, do tė ishte dėmshpėrblimi mė i mirė pėr tė.
Por, vallė, a do tė ketė sukses kjo arrati jona?
Artikulli nė gazetė mbi kidnapimin e atij ēiftit bashkėshortor australian, por edhe fjalėt e Mr. Vinkop mė futnin frikėn nė palcė. Herėn e parė kur kisha shprehur mundėsinė e arratisjes sonė me ndihmėn e kėtyre kontrabandistėve, Mr. Vinkop mė kishte tėrhequr vėrejtjen: “Ata vetėm sa ua marrin tė hollat, pastaj ju shpien deri nė afėrsi tė kufirit, ju dhunojnė dhe nė fund ju vrasin apo nė rastin mė tė mirė ju dorėzojnė tek forcat policore.”
Mirėpo tani kjo vėrejtje e tij nuk kishte asgjė tė afėrt me aktualitetin. Vendosmėria ime ishte mė se e qartė. Mundėsia e parė ishte qė kėtė tė premte tė futem nė aeroplan dhe tė fluturoj pėr nė Amerikė, nė rehatinė time mė tė madhe dhe pastaj tė mos ta shohė kurrė mė bijėn time. Apo e dyta: tė nesėrmen do tė mund ta merrja pėr dore bijėn time dhe tė nisesha pėr nė kėtė rrugė mė se tė rrezikshme, tė cilėn vetėm sa mund ta paramendoja.
Mė nė fund, ēfarė zgjidhje tjetėr mė mbetej mua?
Pra, ekzistonte mundėsia qė unė tė vdisja diku nė mes tė maleve shkėmbore, mes Pakistanit dhe Iranit, apo do tė kisha sukses dhe ta shpurja bijėn time shėndosh e mirė nė Amerikė.


Trupi im filloi tė dridhet nga tė ftohtit e akullt sapo zbrita nga taksia ngjyrė portokalli dhe derisa ēapitesha me hapa tė rėndė drejt shtėpisė sime mbi dėborėn e bėrė llucė mbi trotuar, ku tashmė isha thelluar e tėra nė mendime. Sė shpejti Mahtabi do tė kthehej nga shkolla, ndėrsa mė vonė do tė kthehej edhe Moody nga spitali. Nė mbrėmje do tė vinin pėr vizitė lamtumirėse Chamsey, Zaree dhe Hakimėt. Siē paramendonin ata, unė do tė udhėtoja tė premten pėr ta vizituar tim atė, i cili gjendej nė shtratin e vdekjes dhe pas varrimit tė tij do tė kthehesha kėtu sėrish. Pra, mua mė duhej tė mbahesha mirė dhe t‘i fshehja tė gjitha shpresat dhe tė gjitha druajtjet e mia, tė cilat silleshin vėrdallė nė kokėn time.
Gati sa nuk kisha mbėrritur nė shtėpi kur ngrita kokėn dhe vėrejta Moodyn qė rrinte sė bashku me Mammalin para derės sė shtėpisė, duke mė vėshtruar me hidhėrim. Moody dukej aq i zemėruar, sa nuk i bėnte pėrshtypje era e akullt qė shtjellonte dėborėn e dendur para vetes.
“Ku ishe deri tani?” u ēor ai.
“Pėr tė blerė ca gjėra.”
“Gėnjeshtare! Ti nuk ke fare paqeta me vete.”
“Isha duke kėrkuar ndonjė dhuratė pėr Mom, mirėpo nuk gjeta asgjė.“
„Ti gėnjen! Ti je duke fshehur diēka. Eja tani, futu brenda. Tani e tutje ti do tė rrish nė shtėpi tėrė kohėn deri tė premten, kur do tė nisesh pėr nė aeroport.”
Mamahli u zhduk pėr t‘u kujdesur pėr furnizim, ndėrsa Moody mė shtyri brenda pėrmes derės, duke mos pushuar me kėrcėnimet e tij. Mua mė ndalohej tė dilja jashtė shtėpisė. Mua nuk mė lejohej tė telefonoja. Pra ai do tė mė ngujonte gjatė tėrė kohės derisa tė vinte koha pėr t’u futur nė aeroplan. Ditėn e sotme e kishte rezervuar si ditė tė lirė. Madje tė lirė do ta merrte edhe ditėn e nesėrme, qė tė rrinte nė shtėpi dhe tė mė mbante nėn kontroll. Derisa merrej me pacientėt e tij, Moody mbylli telefonin nė ordinancė. Kohėn e pasdites e kalova nė kopshtin e rrethuar pėrpara shtėpisė, i cili mund tė vėshtrohej mirė nga dritaret e ordinancės. Pastaj ne tė dyja ngritėm njė dordolec dhe e stolisėm me njė shall ngjyrė vjollce, qė ishte ngjyra mė e dashur e Mahtabit.
Tani gjendesha e futur sėrish nė grackė dhe kėshtu unė dhe Mahtabi tė nesėrmen heret nuk do tė mund tė takoheshim fare me njerėzit e Amahlit, ndėrsa unė nuk kisha mundėsi t’i telefonoja atij, pėr ta informuar pėr ngjarjet mė tė reja tė llahtarshme.
Gjatė mbrėmjes fillova tė dridhesha nga frika dhe nga tė ftohtit derisa bėhesha gati pėr t‘i pritur mysafirėt tanė. Derisa duart e mia i kisha tė zėna, mendimet e mia vetėm sa mė fluturonin. Mua mė duhej t’i telefonoja Amahlit gjithsesi. Ai duhej tė gjente njė rrugėdalje pėr tė na larguar nga shtėpia mua dhe Mahtabin. Dridhesha edhe mė tej, por kėsaj radhe vėrejta se shtėpia jonė tė bėhej me tė vėrtetė gjithnjė mė e ftohtė. Nė kokė mė erdhi njė ide.
“Si duket, ėshtė ndėrprerė ngrohja e shtėpisė”, turfullova unė nė drejtim tė Moodyt.
“Ėshtė prishur apo nuk kemi vaj mė?” pyeti ai.
“Do tė shkoj tek Maliheh ta pyes se ēfarė ėshtė duke ndodhur me ngrohjen”, thashė unė duke shpresuar se kjo qė thosha do tė tingėllonte bindshėm.
„Nė rregull.”
U mundova tė mos diktohej sa tė nevojshme e kisha punėn pėr tė arritur deri nė banesėn e Maliheh, tė cilėn nė ēast e pyeta nė farsi nėse mė lejonte tė shėrbehesha me telefonin e saj. Ajo tundi kokėn nė shenjė pohimi. Unė e dija mirė se ajo nuk do ta kuptonte njė bisedė telefonike nė gjuhėn angleze.
“Plani ynė nuk mund tė realizohet”, i thashė Amahlit. “Unė nuk mund tė largohem fare. Nuk mund tė largohem nga shtėpia. Ai kishte qenė kėtu kur u ktheva nė shtėpi dhe filloi tė dyshonte menjėherė.”
Amahli ofshani thellė. “Por, ashtu-kėshtu ky plan nuk do tė funksiononte”, tha ai. “Unė sapo bisedova me njerėzit e mi nė Zahidan, tė cilėt thonė se atje ka rėnė dėborė e madhe si kurrė mė parė nė kėtė shekull dhe se ėshtė e pamundur pėr tė kaluar pėrtej bjeshkėve.”
“Ēfarė duhet tė bėjmė atėherė?” u ēora unė me zė tė lartė.
“Thjesht, mos hyni nė aeroplan. Ai nuk mund t’ju fus me zor nė bordin e avionit.”
“Mos udhėto”, tha Chamsey nė mbrėmje, sapo mbetėm vetėm pėr njė ēast nė kuzhinė. “Mos u fut fare nė avion. Tani jam duke i vėrejtur tė gjitha qė janė duke ndodhur. Menjėherė, sapo tė largohesh ti, ai do ta shpjerė Mahtabin tek motra e tij dhe pastaj do tė bjerė sėrish nėn ndikimin e plotė tė familjes sė tij dhe do t‘i nėnshtrohet i tėri asaj. Pra, ti mos u nis fare.”
“Edhe unė vetė nuk dua ta bėj kėtė. Jo pa Mahtabin.”
Mirėpo unė e diktoja qė mė shtrėngonte gjithnjė e mė fuqishėm nė fyt ai laku i Moodyt. Ai tashmė mė kishte shpėnė nė ngushticė; mund tė mė kėrcėnonte tė ndante Mahtabin nga unė. Kėtė pėrfytyrim nuk mund ta duroja dot, mirėpo mua as qė mė shkonte mendja ta lija atė kėtu, nėse mė duhej tė nisesha pėr nė Amerikė. Tė dyja mundėsitė pėr mua thoshin se unė do ta humbja atė.
Gjatė darkės nuk ndieja shije pėr asnjė gjellė qė fusja nė gojė, vetėm sa pėrgjoja copėza bisede.
“Ēfarė, ju lutem?” ia ktheva edhe unė me pyetje pyetjes sė Khanom Hakim.
Khanom Hakim kishte dėshirė qė ditėn e nesėrme ta shoqėroja pėr nė tavaunee, nė njė dyqan tė anėtarėve tė masxhedit tė Aga Hakim, nė tė cilin sapo kishte arritur sasi e madhe e lentave, tė cilat ishte vėshtirė t‘i gjeje kėtu. “Ne do tė duhej t‘i blenim ato para se tė harxhohen tė gjitha”, tha ajo nė farsi.
Edhe Chamsey donte tė vinte me ne dhe unė, ashtu mendjehumbur, u pajtova duke mos i pasur fare mendėt tek lentat.
Mė vonė, po atė mbrėmje, pasiqė Chamsey dhe Zaree tashmė qenė larguar, ndėrsa Mahtabi kishte vajtur nė shtratin e saj dhe Moody ishte duke pėfunduar vizitat e fundit tė pacienteve tė tij nė ordinancė, unė, Aga dhe Khanom Hakim rrinim ulur nė dhomėn e pritjes, kur papritmas arriti njė mysafir tepėr i padėshiruar: ishte ky Mammali.
Ai pėrshėndeti Hakimėt dhe pėr vete kėrkoi njė ēaj me njė ton tė pacipė, pastaj nga xhepi i tij nxori biletėn time tė fluturimit dhe filloi ta shkundte para meje andej-kėndej me ngėrdheshjen e tij tė rėndomtė dhe tė poshtėr.
I tėrė hidhėrimi im i kėtyre tetėmbėdhjetė muajve kėtu mė shpėrtheu nga brendia mė e thellė dhe nė ēast humba kontrollin. “Ma jep atė biletė!“ u ēora unė. „Do ta gris copė e grimė.”
Aga Hakim doli nė rolin e ndėrmjetėsuesit tė pajtimit. Ky njeri shpirtėbutė me turban, njeriu mė i menēur ndėr tė gjithė familjarėt e Moodyt, filloi tė mė shtronte haptazi disa pyetje hetuese. Ai nuk fliste fare gjuhėn angleze. Mammali mund tė pėrkthente, por nuk donte ta bėnte kėtė. Mua mė vinte vėshtirė pėr t'u shprehur nė farsi pėr tė mė kuptuar ai, mirėpo megjithatė provova me shumė mund, sepse nė personalitetin e Aga Hakimit vėreja vetėm njė mik timin dhe njė lloj aleati.
Nė ēast e tėrė historia ime shpėrtheu nga unė. “Ju nuk dini gjė pėr atė se ēfarė kam pėrjtuar unė kėtu“, fillova tė dėnesja unė. “Ai mė ka detyruar me dhunė tė rri kėtu. Unė doja gjithnjė tė kthehesha sėrish nė Amerikė, mirėpo ai mė detyron tė rrija kėtu.”
Tė dy Hakimėt mbetėn tė shokuar thellė. Aga Hakim vazhdoi me pyetjet e tij dhe nė ēdo pėrgjigje timen fytyra e tij shtrembėrohej nga dhembja. Tė gjitha detajet e tmerrshme tė njė viti e gjysmė kėtu tani sapo dilnin nė dritė.
Mirėpo pastaj ai u hutua edhe mė tepėr: “Por, pėrse tani ti nuk ndjehesh e lumtur qė mund tė shkosh te familja jote?”
“Unė me gjithė dėshirė do tė shkoja tek familja ime, mirėpo ai do qė unė tė mbetem atje, derisa ta shesė tėrė pasurinė tonė dhe pastaj t'i sjell kėtu atij tė gjitha tė hollat. Im atė gjendet i shtrirė pėr vdekje dhe unė nuk dua qė nė kėtė kohė tė shkoj nė Amerikė dhe tė bėj biznes.”
Ndėrkohė Moody pėrfundoi me pacientėt e tij dhe erdhi e u ul pranė nesh nė dhomėn e pritjes. Aga Hakim filloi t’i shtronte atij disa pyetje tė rrepta, ndėrsa Moody pėrgjigjej nė farsi tepėr i qetė, duke u shtirur kinse ishte mjaft i befasuar dhe sikur dėgjonte pėr herė tė parė kundėrshtimet e mia pėr tė marrė kėtė rrugė.
Nė fund Aga Hakim e pyeti: „Por, mė thuaj ti, ēfarė duhet tė ndodhė nėse Betty nuk do tė udhėtojė fare? I duhet asaj tė udhėtojė doemos?"
“Kurrsesi”, shpjegoi Moody. “Dėshira ime ishte qė t'i mundėsoja tė shkonte dhe ta vizitonte familjen e saj.“ Pastaj u kthye drejt meje: “Do ti tė udhėtosh nė shtėpi apo jo?”
“Jo”, u pėrgjigja unė me tė shpejtė.
„Nė rregull. Atėherė pėrse na duhet ne gjithė ky maraz? Unė e bėra kėtė vetėm pėr ty, qė ta vizitosh dhe ta shohėsh edhe njė herė babain tėnd para se tė vdesė. Por, nėse ti nuk do tė shkosh, atėherė mos shko.” Tė gjitha kėto fjalė Moody i thoshte me plot ēiltėrsi, plot dashuri dhe respekt, nga frika e kėshillave tė urta tė Aga Hakimit. Dhe me kėtė kjo ēėshtje mori fund.
Gjatė tėrė kohės sa ishin tek ne Hakimėt, Moody llafoste me njė disponim tė mirė, duke u shtirur kinse ishte njė mikėpritės i ndershėm dhe nė fund, kur deshėn tė largoheshin, me pėrulėsi kėrceu nė kėmbė qė t‘i shoqėronte deri te dera, duke i falėnderuar tė gjithė pėr vizitėn e tyre, ndėrsa Aga Hakimin e falėnderonte posaēėrisht.
“Unė do tė kthehem nesėr heret nė ora dhjetė tė tė marrė me vete pėr nė tavaunee“ tha Khanom Hakim. Unė shpresoja se me kėtė rast, gjatė rrugės pėr tė blerė lenta, ndoshta do tė mė ofrohej shansi t‘i telefonoja Amahlit. Moody mbylli derėn me tė lehtė pas Hakimėve. Priti edhe njė kohė derisa tė largoheshin mirė dhe sa tė gjendeshin larg rrezes sė dėgjimit, pastaj u kthye drejt meje, i hidhėruar deri nė ēmenduri dhe me grushtin e tij mė goditi mbi fytyrė, me aq fuqi sa kishte dhe unė u rrėzova e tėra pėrtokė.
“Tani ia dole!” piskati ai. “Ia arrite t'i shkatėrrosh tė gjitha. Por, megjithatė, ti do tė futesh nė aeroplan dhe, nėse nuk e bėn kėtė, unė do ta ndaj nga ti Mahtabin pėrgjithmonė, ndėrsa ty do tė tė mbyll nė dhomė pėr tėrė kohėn sa tė jesh gjallė!”



23

Ai mund ta bėnte dhe do ta bėnte kėtė.
Atė natė nuk fjeta fare. Nga dhembjet torturuese vetėm rrokullisesha nė shtrat andej-kėndej, duke mallkuar veten papushuar qė kisha lejuar ta sillja Mahtabin kėtu.


Telashet tona filluan diku rreth katėr vite mė parė, nė mbrėmjen e 7 prillit tė vitit 1982, pasiqė Moody u kthye nga puna e tij nė spitalin e Alpenas, i thelluar nė mendime dhe disi i distancuar. Nė fillim nuk ia vura veshin fare, nga qė vetė isha e zėnė me pėrgatitjen e njė darke tė veēantė. Ishte kjo ditėlindja e dymbėdhjetė e birit tim, John.
Dy vitet e fundit ne ēonim njė jetė mjaft tė lumtur. Mė 1980 Moody qe kthyer nga Corpus Christi, me vullnet tė madh dhe i vendosur thellė pėr t‘i mėnjanuar nga jeta e tij tė gjitha ngjarjet politike nė Iran. “Tė gjithė e dinė se unė jam njė i huaj kėtu”, tha ai, “mirėpo unė nuk dua ta dinė tė gjithė se unė jam njė njeri iranas.“
Fotoja mbresėse e Ayatollah Khomeinit fytyrėngrysur tashmė ishte internuar e tėra nga kujtesa e tij. Pastaj Moody u betua se gjatė kohės sė punės nuk do tė fliste kurrė mė mbi revolucionin, duke qenė i vetėdijshėm se rikthimi i zjarrtė i atėhershėm, i pasionit tė tij pėr vendlindjen e vet nė Corpus Christi nuk i kishte sjellė asgjė tjetėr, pėrveē se telashe. Kėtu, nė vendin e ri tė punės nė Alpena, filloi tė ngrihet sėrish nė karrierė, ndėrkohė qė iu kthye sėrish i tėri stilit tė jetės sė njė amerikani.
Gjendja ime shpirtėrore u pėrmirėsua menjėherė, sidomos atėherė, kur buzė Thunder Bay River zbuluam njė shtėpi shumė tė bukur. Ishte ajo njė shtėpi e vogėl dhe nė dukje tė parė nuk binte shumė nė sy, mirėpo, sapo hyra brenda pėr herė tė parė, mė pėlqeu pa masė. E tėrė shtėpia shtrihej me orientim tė tėrė pėrbri lumit. Nė pjesėn e prapme kishte dritare tė mėdha, nga tė cilat vėrehej njė pamje mahnitėse, ndėrsa drejt katit pėrdhes njė palė shkallė ēonin teposhtė. Edhe nė katin pėrdhes kishte hapėsirė tė mjaftueshme dhe tė ndriēuar mjaft, dyshemeja e tė cilit qe veshur pėr mrekulli me dėrrasa tė bukura. Nga kėtu dilej mbi njė tarracė mjaft tė gjerė prej dėrrasave, e cila shtrihej larg lumit vetėm pesė metra. Mė tej, mbi ujė ngrihej edhe njė urėz e drunjtė, e pėrshtatur pėr mrekulli pėr peshkim dhe pėr ta mbėrthyer barkėn pėr tė. Kjo shtėpi ishte e ngritur mu nė kthesė tė lumit, ndėrsa teposhtė, nė drejtim tė rrjedhės sė tij, vėrehej edhe njė urė tjetėr piktoreske me ēati, e cila nga kėtu shihej mjaft mirė.
Brendia e shtėpisė mė befasoi me hapėsirėn e madhe tė saj, pastaj me dhomat e gjera tė fjetjes, me dy banjot, pastaj dy kaminė dhe njė dhomė mjaft tė madhe tė pritjes, ndėrkohė qė pamja mbi lumin linte njė pėrshtypje rehatie.
Edhe Moody ishte i impresionuar sikundėr unė, kėshtuqė shtėpinė e blemė menjėherė.
Alpena gjendet larg Bannisterit diku rreth tri orė rrugė me veturė, kėshtuqė tani do tė mund ta vizotoja shumė shpesh familjen time. Dad dhe unė ishim robėr tė pasionuar tė njė hobi tė pėrbashkėt, pėr tė peshkuar me grep dhe sė shpejti, nė kėtė lumė tė qetė filluam tė peshkonim peshk hėne, peshk silur, sharamak dhe herė pas here ndonjė mėlysh. Unė dhe Mom kalonim orė tė tėra duke pėrgatitur gjellėra tė ndryshme, duke llafosur dhe duke punuar punė me grep. Isha aq mirėnjohėse pėr shansin qė tani mund tė kaloja kaq kohė me ta, sidomos tani kur ishin moshuar. Mom lėngonte nga njė liken lėkure dhe ndjehesha e lumtur qė pranė vetes i kishte nipat dhe mbesėn e saj. Mahtabi e vockėl me hapat e saj tė pasigurt nėpėr shtėpi, Momit dhe Dadit u ofronte dėfrim dhe kėnaqėsi tė veēantė. Dad e quante atė “Tabby”.
Sė shpejti u integruam nė shoqėrinė e lartė akademike tė Alpenas. Pastaj nė shtėpinė tonė filluan tė kthehen vizitorė tė shpeshtė, mirėpo edhe ne ftoheshim nga ata. Moody ndjehej mjaft i kėnaqur me punėn e tij, ndėrsa unė e ndjeja veten tepėr tė lumtur si njė grua shtėpiake, si njė bashkėshorte dhe nėnė - deri nė atė mbrėmjen kur Moody u kthye nga puna e tij me njė pėrshtypje dhembjeje tė mbytur nė sy.
Njė ēun trevjeēar, pacient i tij, kishte vdekur gjatė operimit pasi nė klinikė gjendej pėr njė operim tė lehtė. Moody u suspendua menjėherė nga puna, nė kohėn derisa hetohej rasti.
Tė nesėrmen telefonoi motra ime, Carolyn. Ngrita receptorin ashtu e mpirė, pasiqė natėn e kaluar thuaja nuk kisha fjetur fare, me sy tė fryrė nga pagjumėsia dhe tė skuqur nga lotėt. Si nėpėr mjegull e dėgjova tė thoshte: “Dad ėshtė i sėmurė nga kanceri.”
Ne u nisėm menjėherė pėr nė spital, nė Carson City, aty ku ishim takuar pėr herė tė parė unė dhe Moody dhe ku tani shėtitnim andej-kėndej nė njė dhomė pritjeje, derisa mjekėt kirurgė ushtronin operacionin e parė tė nėnbarkut tė Dad. Rezultati qe tepėr trishtues. Pastaj kirurgėt bėnė njė kolostomi, pasi qė nuk ishte e mundur qė ta mėnjanonin gjithė tumorin, ndėrkohė qė sėmundja ishte pėrhapur tepėr. Mė pas u konsultuam me njėrin prej hemoterapeutėve, i cili shpjegoi se ishte e mundur qė Dadit t‘i zgjatej jeta edhe pėr njė kohė, mirėpo - pėr sa kohė kėtė nuk mund ta thoshte. Ishte e sigurt se nė fund ne do tė duhej tė pajtoheshim me humbjen e tij.
U betova nė vete se tėrė kohėn time tė mundshme dhe tė lirė do ta kaloja pranė tij, duke i mbajtur dorėn dhe do t‘i them tė gjitha ato qė duhej thėnė para se tė ishte vonė.
Pėrnjėherė e tėrė jeta ime filloi tė kthehej sė prapthi. Vetėm disa muaj mė parė ne ndjeheshim tė lumtur si kurrnjėherė mė parė dhe tani, kaq papritur, karriera e Moodyt u rrezikua, pastaj im atė u gjend nė shtratin e vdekjes; e tėrė ardhmėria jonė dukej e zymtė. Tani stresi kėrkonte haraēin e vet nga ne tė dy, si bashkėshortė dhe si individė.
Javėt nė vijim i kalonin nė vajtjeardhje mes Alpenas dhe Carson Cityt. Moody i ndihmonte Dad sė tepri pėr ta pėrballuar traumėn e tij tė pasoperimit. Atij i duhej qė vetėm ta shihte Moodyn dhe nė ēast dukej se i kalonin tė gjitha dhembjet. Pastaj Moody, si mjek me pėrvojė qė ishte, i ofronte kėshillat e tij dhe atij si laik qė ishte, ia mundėsonte ta mėsonte terminologjinė medicinale.
Pasiqė gjendja shėndetėsore e tim atė u pėrmirėsua dukshėm, madje edhe sa pėr tė mundur tė kalėronte, Moody e ftoi nė vizitė nė Alpena, ku me tė kalonte orė tė tėra duke e ngushėlluar dhe duke i ndihmuar pėr ta kuptuar realitetin e sėmundjes sė tij dhe tė mėsohej tė jetonte me njė kolostomi.
Kėtė kohė Dad ishte me tė vėrtetė pacienti i tij i vetėm dhe gjithmonė, sa kohė qė ishin bashk, Moody e ndjente veten sėrish si mjek, mirėpo, kur mbetej tė rrinte ulur nė shtėpinė tonė nė Alpena dhe kur dita mė ditė nuk bėnte gjė dhe bėhej gjithnjė mė turivarur, atėherė e ndjente veten vetėm si njė dėshtak. Kėshtu pra, sa mė tepėr qė kalonin javėt, kjo vrasje e kohės kėrkonte haraēin e vet.
“Nė kėtė ka qėllime politike”, thoshte ai pandėrprerė, duke menduar me kėtė nė hetimet nė spital.
Megjithatė, Moody mundohej tė rrinte nė korrent duke vizituar edhe mė tej njė numėr tė madh tė seminareve mjekėsore pėr kualifikim tė mėtejshėm, mirėpo edhe me to ndjehej mjaft bosh, pasiqė eksperiencėn e vet nuk mund ta ushtronte nė praktikė.
Qė tė dytė filluam tė brengosemi sė tepėrmi edhe pėr ēėshtjen e tė ardhurave tona. Unė isha e bindur se nėse Moody do tė punėsohej pėrsėri, atij do t‘i kthehej edhe disponimi, mirėpo ishte e pamundur tė gjendej ndonjė klinikė qė do t‘i mundėsonte tė punonte si anesteziolog para se tė pėrfundonin hetimet. Mirėpo, Moody dispononte edhe mė licencėn tjetėr tė punės, si chiropraktik i mjekėsisė sė pėrgjithshme. Madje unė gjithmonė isha e mendimit se nė kėtė lėmė ai do tė kishte mė tepėr sukses, se sa nė tė tjerat.
“Ti do tė duhej tė shkosh pėr nė Detroit”, i propozova unė. “Lajmėrohu prapė nė klinikėn e atjeshme nė Rrugėn e Katėrmbėdhjetė. Atyre u duhet gjithmonė ndihmė profesionale.” Gjatė viteve tė praktikimit atje ai kishte punuar nė tė zezė dhe atje kishte edhe mė tej miq tė tij.
“Jo”, u pėrgjigj ai. “Unė do tė rri kėtu dhe do tė vazhdoj tė luftoj mė tej.”
Nuk kaluan shumė ditė dhe i tėri u tėrhoq nė vete sikur tė futej nė kufk
 
Vlersim i shkrimit:
   
imi


RE: Roman - vazhdim, 25.Jun.2003 19:49


“Mua me tė vėrtetė nuk mė pėlqen qė jeni duke udhėtuar pėr nė Iran”, shtoi ajo. “Mirėpo, thėnė tė drejtėn, unė nuk shoh edhe diēka tė keqe kėtu. Pastaj ėshtė e mundur qė Moody tė ketė qenė i deprimuar, pasiqė pėr kohė tė gjatė ka jetuar nėn trysni tė madhe dhe se ndoshta, pasi ta ketė vizituar familjen e tij, ai do ta ndiejė veten sėrish nė rregull. Mbase mė vonė do t‘i kthehet jetės sėrish qė nga fillimi. Unė thuaja jam e bindur se njė udhėtim i tillė atij vetėm se do t‘i ndihmonte.”
Kjo bisedė mė hutoi mė tepėr se qė kisha qenė mė parė. Po ta ngreja unė padinė pėr t'u ndarė, atėherė Moody do ta merrte me vete bijėn time dhe do ta ndante nga unė, pastaj do ta detyronte tė jetonte nė Iran me njė jetė tė mallkuar, tė shkretė dhe tė pashpresė. Pra, unė nuk kisha zgjidhje tjetėr vetėm po tė spekuloja se, pavarėsisht nga ajo se ēfarė komplotesh, tė trilluara apo tė vėrteta, tė shtilleshin rrotull nė mendjen e tij shpirtėngushtė, megjithatė diferencat e qarta shoqėrore dhe kulturore nė fund do ta bindnin pėr t'u kthyer sėrish nė Amerikė. Asokohe unė vetėm mund tė paramendoja se sa e dėshpėruar dhe e shkretė duhet tė ishte jeta nė Iran, mirėpo mua mė duhej tė besoja se pėr Moodyn do tė mjaftonin vetėm dy javė atje.
Arsyeja kryesore pėr ta marrė Mahtabin me vete nė Iran ishte kjo: Unė me tė vėrtetė do tė isha e mallkuar po qe se e merrja me vete, mirėpo po qe se nuk e merrja atėherė Mahtabi do tė mallkohej vetė.
Arriti edhe dita e nisjes. Unė dhe Mahtabi paqetuam vetėm pak gjėra, ato mė tė nevojshmet, pėr t‘u lėnė vend dhuratave tė shumta, tė cilat donim t‘i merrnim nė Iran. Mirėpo Moody pėr vete kishte pėrgatitur njė numėr tė madh ēantash. Njėra prej tyre ishte mbushur pėrplot me barėra, me pėrshkrim tė detyruar nga mjeku, tė cilat, siē thoshte ai, do t‘ia dhuronte qendrės medicinale pėr furnizim. Nė momentin e fundit para nisjes Mahtabit iu kujtua qė me vete tė mirrte edhe lepurushin e saj.
Kėshtu pra ne filluam me fluturimin tanė mė 1 gusht tė vitit 1984, duke fluturuar sė pari pėr New York dhe pastaj pėr nė Londėr, ku mė pas duhej tė prisnim edhe dymbėdhjetė orė tė tėra, qė ishte kohė e mjaftuar pėr t‘u kujdesur njė ēikė pėr vete. Mahtabit i bleva njė ēiftėz britanez kukullash. Por sa mė shumė qė kalonte koha, aq mė shumė mė rritej frika pėr t‘u futur sėrish nė aeroplan.
Derisa prisnim edhe mė tej nė aeroportin Heathrow pėr tė vazhduar me fluturimin tonė pėr nė Teheran, pėrmes qiellit mbi Qipro, Moody filloi tė bisedonte me njė mjek nga Irani, i cili sapo kthehej nė vendlindje nga njė vizitė nė SHBA.
„Mė tregoni, ju lutem, ėshtė vėshtirė pėr t‘u larguar prapė nga vendi juaj?“ e pyeta unė atė pak me nervozizėm.
„Jo, jo“, mė qetėsoi ai.
Pastaj mjeku nga Irani filloi tė na jepte disa kėshilla, se si ishte e mundur qė tė parakalohej mė sė lehti pėrmes doganės iraniane. Nė Iran, shpjegonte ai, paguheshin shumė lart taksat doganore pėr tė gjitha prodhimet amerikane tė cilat futeshin nė vend. „Nėse u thoni atyre se ju do tė rrini dhe do tė punoni atje, atėherė mbase nuk do t’ju duhet tė paguani fare taksat doganore“, thoshte ai.
Pėr njė gjė tė tillė unė as qė doja tė dėgjoja, madje edhe atėherė kur qėllimi i vetėm ishte pėr tė kursyer tė holla.
„Por ne nuk kemi nė plan tė mbetemi gjatė “
„Unė e di kėtė“, mė nderpreu ai.
„Ne nuk kemi ndėrmend nė asnjė mėnyrė tė mbetemi njė kohė tė gjatė nė Iran“, vazhdova unė. „Do tė qėndrojmė vetėm dy javė dhe do tė kthehemi menjėherė prapa.“
„Ashtu ėshtė“, tha ai. Pastaj u kthye drejt Moodyt dhe vazhduan tė bisedonin nė farsi.
Kur erdhi koha pėr t'u futur nė bordin e avionit, i tėrė trupi im filloi tė dridhej. Atė ēast doja tė ēirresha, tė kthehesha prapa dhe tė pėrvidhesha nėn rampė, mirėpo trupi nuk i bindej zemrės sime dhe kėshtu, sė bashku me Mahtabin, e cila ngjitej pėr dorėn time me plot besim, u futėm nė aeroplan, pastaj kėrkuam ulėset tona dhe mė vonė lidhėm rripat tanė sigurues.
Gjatė fluturimit pėr nė Qipro unė edhe njė herė fillova tė shoshitja nė kokėn time mbarė e prapsht, tėrė gjendjen time tė zėnė pisk. Nė ato ēaste, kur rrotėt e aeroplanit u poqėn me tokėn e kėsaj ujdhese mesdhetare, e dija mirė se ky do tė ishte shansi im i fundit. Pra mua mė duhej vetėm tė merrja Mahtabin pėr dore, tė nxitoja me vrap jashtė aeroplanit dhe me aeroplanin e parė tė kthehesha nė shtėpinė time. Unė me tė vėrtetė e peshoja kėtė mundėsi timen tė fundit, mirėpo i dėgjoja edhe fjalėt e avokates sime: „Ai nuk ka kryer ende vepėr penale dhe nuk ekziston fare ndonjė arsye pėr t’iu ndaluar e drejta pėr ta vizituar Mahtabin.“
Mirėpo unė, ashtu-kėshtu, nuk kisha mundėsi pėr t’u tė larguar nga aeroplani, sepse, derisa rrotėt e tij rrokulliseshin mbi pistėn e aterrimit, njėri nga stjuardėt pėrmes altoparlantėve shpjegoi se aterrimi nė Qipro do tė ishte vetėm njė ulje e pėrkohshme dhe se tė gjithė pasagjerėt, tė cilėt duhej tė fluturonin mė tej pėr nė Teheran, duhej tė mbeteshin nė aeroplan.
Kaluan vetėm disa minuta dhe ne u gjendėm pėrsėri nė pistėn e startimit, mbi tė cilėn aeroplani ynė filloi ta ngriste shpejtėsinė. Turinjtė e aeroplanit u ngritėn pėrpjetė dhe rrotėt e tij humbėn kontaktin me tokėn. Tani ndieja fuqinė e madhe shtytėse tė motorėve qė na ngrinin nė qiell.
Mahtabi ishte mbėshtetur nė prehrin tim dhe dremiste, e molisur nga fluturimi i gjatė.
Moody lexonte njė libėr iranas.
Unė rrija ulur nė njė gjendje shoku dhe gati sa nuk ēmendesha nga tendosja. E dija mirė qėllimin e udhėtimit tim, mirėpo nuk dija gjė fare pėr fatin qė mė priste.



24

Dita e mėrkurė e 29 janarit tė vitit 1986 agoi e ftohtė dhe zymtė, e ngjashme vetėm me disponimin tim. Nė pasqyrė vėrejta fytyrėn time tė skuqur dhe tė buhavitur, si rezultat i dėnesjes sime gjatė tėrė natės. Moody e shoqėroi Mahtabin deri tek autobusi i shkollės dhe, sapo u kthye, m'u drejtua dhe tha se ne tė dy do tė shkonim pėr nė zyrėn e Swissairit, pėr ta dorėzuar pasportėn time, e cila duhej tė qėndronte aty deri tė premten, ditėn e fluturimit tim.
„Por, mua mė duhet tė vej me Chamseyn dhe me Khanom Hakim pėr nė tavaunee“, ia tėrhoqa vėrejtjen. Moody nuk kishte guxim tė shpėrfillte takimin tim me gruan e njė njeriu qė ishte bartės i turbanit.
„Mė parė do tė kthehemi nė zyrėn e Swissairit“, tha ai.
Pėr t'ia filluar me kėtė itenerar duhej llogaritur nė njė kohė mjaft tė gjatė, pasiqė agjencia gjendej nė anė krejt tė kundėrt tė qytetit. Derisa zvarriteshim me taksi pėrmes rrugėve tė qytetit, nė mendjen time sillej ajo rruga tjetėr, rruga pėr tė blerė gjėra nė tavaunee. Vallė, do tė na lejonte Moody ne tė triave tė shkonim vetėm? Apo vallė, do tė kem unė fare shans pėr tė telefonuar?
Pėr habinė time, Moody mė shpuri deri para shtėpisė sė Chamseyt.
„Ēfarė ka ndodhur?“, pyeti ajo sapo vėrejti fytyrėn time tė fryrė.
Unė nuk iu pėrgjigja fare.
„Mė thuaj, tė lutem, ēfarė ka ndodhur“, insistonte ajo.
Moody rrinte pranė meje me qėndrimin e tij kėrcėnues.
„Unė nuk dua tė udhėtoj fare pėr nė Amerikė“, fillova tė dėnesja. „Moody thotė se mė duhet tė udhėtoj atje vetėm sa pėr tė rregulluar disa ēėshtje biznesi. Mua mė duhet tė shes tėrė pasurinė. Por, unė nuk dua tė udhėtoj.“
Chamsey u kthye drejt Moodyt dhe mė zė tė lartė i tha: „Ti nuk mund ta detyrosh tani, nė kėtė kohė pėr tė mjaft tė vėshtirė, qė tė kryejė punė tė tilla. Ti duhet t‘i lejosh kėsaj qė tė udhėtojė vetėm pėr disa ditė, sa pėr ta vizituar tė atin e saj.“
„Jo, nuk bėn“, hungėroi ai. „I ati i saj nuk ėshtė i sėmurė fare, por ky ėshtė vetėm njė truk i tyre i thjeshtė. Tė gjitha kėto janė vetėm trillime.“
„Por, kjo ėshtė e vėrtetė!“ u ēora unė. „Dad ėshtė me tė vėrtetė tepėr i sėmurė dhe ti e di mirė kėtė.“
Unė dhe Moody vazhduam tė villnim vrer kundėr njėri-tjetrit dhe ta zbraznim tėrė mėrinė tonė, duke u ējerrė me zė tė lartė para Chamseyt dhe para Zarees.
„Ti ke rėnė pikėrisht nė grackėn tėnde!“ ziente Moody. „Ky ishte vetėm njė truk juaji, vetėm sa tė mund tė shkosh ti nė Amerikė. Dhe tani ti do tė shkosh. Ti do tė udhėtosh dhe pastaj do tė m’i dėrgosh tė gjitha tė hollat kėtu.“
„Kurrsesi!“ piskata unė.
Moody mė hoqi fuqishėm pėr dore dhe mė shtyri jashtė derės. „Ec tani“, tha ai.
„Ameh Bozorg“, tha Chamsey. „Qetėsohuni. Ju duhet t'i shoshitni sė bashku dhe qetė tė gjitha gjėrat."
„Eja tani!“, pėrsėriti Moody.
Derisa mė tėrhiqte me dhunė jashtė, unė iu luta me zė Chamseyt dhe Zarees: „Ju lutem, mė ndihmoni. Ju lutem tė interesoheni pėr mua. Ky ka ndėrmend tė bėjė diēka me ne tė dyja.“
Moody pėplasi derėn pas vetes fuqishėm.
Kėshtu, duke mė mbėrthyer pėr dore me tėrė fuqinė e tij, Moody vazhdoi tė mė tėrhiqte zvarrė pėrgjatė trotuarėve, drejt shtėpisė sė Hakimėve. E gjithė kjo zgjati diku rreth pesėmbėdhjetė minuta dhe gjatė kėsaj kohe Moody shante me fjalėt e tij mė tė poshtra vėnēe, mirėpo tė gjitha kėto sharje dhe mallkime nuk mė preknin tepėr nė shpirt si fjalėt: „Ti nuk do ta shohėsh kurrė mė Mahtabin!“
Sapo arritėm afėr shtėpisė sė Hakimėve, ai tha: "Tani mblidhe veten. Nuk dua tė tė shoh lot para Khanom Hakim. Kujdesu pra tė tė mos vėrejnė gjė.“
Moody nuk pranoi fare gotėn e ēajit, tė cilėn i ofroi Khanom Hakim, por vetėm tha: „Ejani tani tė nisemi pėr nė tavaunee.“
Mė pastaj, ne tė tre u nisėm drejt dyqaneve tė masxhedit, ndėrkohė qė Moody nuk lironte pėr asnjė ēast dorėn time dhe sapo blemė njė sasi tė konsiderueshme thjerrėzash pėr supė, u kthyem sėrish nė shtėpi.
Pasdite Moody filloi tė punonte me pacientėt e tij nė ordinancė. Pa thėnė asnjė fjalė mė mbikėqyrte nė heshtje dhe, siē dukej, kėtė e kishte ndėrmend ta bėnte edhe gjatė dy ditėve tė tjera, derisa tė mos futesha nė aeroplan pėr nė Amerikė.
Menjėherė, sapo Mahtabi u kthye nga mėsimi dhe u sigurua se Daddy i saj ishte i zėnė me punėn e tij, ajo erdhi tek unė nė kuzhinė dhe papritur tha: „Moomy, tė lutem tė mė shpiesh qė sot pėr nė Amerikė.“ Ishte kjo hera e parė, pas shumė muajve, qė ajo thoshte njė gjė tė tillė. Pra, edhe ajo parandjente se ishte koha pėr t’u arratisur.
E vura nė prehrin tim dhe fillova ta pėrkundja. Tė dyjave filluan tė na pėrshkonin lotėt faqeve, duke na u pėrzier me tė njėra-tjetrės. „Mahtab“, i thashė unė, „ne nuk mund tė largohemi nė kėtė ēast. Por ti mos u brengos fare, sepse unė nuk do tė largohem kurrė pa ty pėr nė Amerikė.“
Por, si mund ta pėrmbushja unė vallė kėtė premtim timin? Ishte e mundur vallė qė Moody tė mė zvarriste dhe tė mė fuste me dhunė nė aeroplan, edhe sikur unė do tė ēirresha dhe do tė rropatesha? Mbase ishte e mundur kjo, mendova unė dhe madje asnjeriu nuk do t‘i shkonte mendja pėr ta penguar. Pastaj Moody kishte mundėsi tė mė mpinte, tė mė drogonte dhe tė mė bėnte tė pavetėdije. Moody ishte i gatshėm t‘i bėnte tė gjitha!
Fereshteh erdhi vonė pasdite pėr t'u pėrshėndetur me mua. Ajo e dinte mirė se sa thellė isha deprimuar dhe mundohej tė mė ngushėllonte aq sa mundej. Tani ishte e pamundur qė tė shtiresha mė tej para saj dhe para miqve tė tjerė, madje edhe para vetė Moodyt; nuk disponoja mė tej fuqi qė tė shtiresha mė tutje, kinse tė isha njė grua e lumtur myslimane. Dhe pėrse tė shtiresha vallė?
Moodyn filloi ta brente diēka dhe nga unė kėrkoi ēaj. E pyeti Fereshteh pėr burrin e saj, ndėrsa kėsaj filluan t‘i rridhin lotėt. Tė gjithė ne kishim probleme.
Tė lutem, o i madhi Zot, lutesha unė, tė lutem na mundėso mua dhe Mahtabit tė largohemi nga Moody. Tė lutem, tė lutem, tė lutem!
Dėgjoja automjetin e ndihmės urgjente, apo vetėm mė bėnin veshėt? I shihja unė vallė me tė vėrtetė dritat e alarmit tė shndrisnin mbi mur, apo vetėm ėndėrroja? Sirenat nuk dėgjoheshin fare. Thjesht, vetura vetėm sa kishte ndaluar para derės sė shtėpisė. Ky duhet tė ishte vetėm njė fenomen jashtėtokėsor.
Njė rast urgjent! Moodyt i duhej tė paraqitej menjėherė nė spital.
Pėr njė ēast sytė e tij u ngulitėn nė sytė e mi. Nė shikimet tona vėreheshin rrjedha tė tėra mėrie, frustrimi dhe habie tė pathėna, por tė drejtuara nė llogari tė njėri-tjetrit. Si mund tė shkonte ky tani nė spital dhe tė mė linte kėtu vetėm, pa mbikėqyrjen e askujt? Por, fundi i fundit, ku mund tė shkoja unė? Pėr njė ēast filloi tė ngurronte, i mbėrthyer mes dyshimit tė tij tė thellė ndaj meje, si grua e tij dhe ndaj ndėrgjegjjes tė detyrės sė tij si mjek. Ishte e qartė se si mjek nuk mund ta refuzonte kėtė rast urgjent, mirėpo njėkohėsisht nuk ishte i gatshėm tė lejonte dhe tė shtendoste sadopak kontrollin e tij mbi mua.
Fereshteh kuptoi menjėherė dilemėn e tij dhe iu drejtua Moodyt: „Unė do tė rri kėtu derisa tė kthehesh ti.“
Pa thėnė njė fjalė kapi ēantėn e tij tė mjekut dhe nė ēast kėrceu brenda nė veturėn e ndihmės sė shpejtė.
Pastaj u largua. Unė nuk e dija se kur do tė kthehej ai, pas pesė orėsh apo pas njė gjysmė ore, sepse gjithė kjo varej nga pesha e lėndimit.
Nė ēast mendja ime u shkėput nga letargjia ime. Ky duhet tė jetė ai rasti i vėrtetė pėr tė cilin isha lutur unė, thashė me vete. Ē’je duke pritur tani? Ndėrmirr diēka! Tani!
Fereshteh ishte mikesha ime shumė e afėrt dhe e dashur, tė cilės mund t‘i besoja deri nė pafund. Kėtė ēast fatin tim dhe jetėn time e vija nė duart e saj. Por ajo nuk dinte asgjė pėr Amahlin as pėr tė gjitha fshehtėsitė e tjera tė jetės sime. Madje edhe po tė insistonte ajo, unė nuk do tė lejoja ta ngatėrroja nė kėtė gjė. Burri i saj tashmė gjendej nė burg, pasiqė kishte pasur mėri tė fshehtė ndaj pushtetit, kėshtuqė edhe vetėm kjo mjaftonte qė gjendja e saj tė jetė shumė e vėshtirė. Pra, unė nuk do tė duhej ta ngarkoja atė mė tepėr.
Lejova tė kalojnė edhe disa minuta, duke mos dashur tė ngutesha dhe duke manipuluar me njė kohė tė pacaktuar. Pastaj thashė, duke luftuar me vetveten, qė zėri im tingėllonte mė i qetė: „Mua mė duhet tė blej lule kėtė mbrėmje.“
Ne ishim ftuar pėr njė darkė tjetėr lamtumirėse tek fqinja jonė, Maliheh, kėshtuqė preteksti pėr tė blerė lule ishte mjaft bindės, sepse ishte ēėshtje e manirit tė mirė po tė merrje me vete lule pėr vizitė.
„Nė rregull. Unė do tė tė vozis“, tha Fereshteh.
Ishte kjo njė ide e mirė. Nė kėtė mėnyrė ne do tė largoheshim shumė mė shpejt nga lagjja jonė dhe nga kuarti ynė, se sa mė kėmbė. Sa mė shpejt qė munda mbėshtolla Mahtabin nė rroba tė ngrohta, duke u munduar qė gjatė kėsaj pune tė jem e qetė dhe ta fsheh rrėmujėn time. Pas pak ēastesh kėrcyem nė veturėn e Fereshteh, pastaj ajo parkoi pranė njė dyqani me lule, vetėm disa lagje larg shtėpisė sonė. Kur deshi tė ngrihej dhe ta hapte derėn e veturės pėr tė na ndihmuar tė dilnim jashtė, iu drejtova: „Na lė kėtu, tė lutem. Mua mė duhet tė rri njė ēikė nė ajėr tė freskėt. Unė dhe Mahtabi do tė kthehemi nė shtėpi mė kėmbė.“
Edhe vetė unė nuk u besoja veshėve tė mi, sepse e gjithė kjo qė thosha unė tingėllonte mjaft qesharake. Nė kėtė kohė, nė kėtė dėborė dhe acar nuk ėshtė e mundur tė gjendej njeri qė i duhet njė shėtitje e tillė.
„Tė lutem, mė lejo t’ju vozis tė dyjave“, insistonte Fereshteh.
„Jo, jo. Mua me tė vėrtetė mė duhet tė rri njė kohė nė ajėr tė pastėr. Dua tė shėtis mė kėmbė.“ Pastaj rrėshqita mbi ulėsen e parė dhe e pėrqafova. „Na lėr kėtu dhe largohu“, i thashė prapė. „Nisu tani. Tė falėnderohem shumė pėr tė gjitha.“
Mbi faqet e saj filluan tė rridhnin lotėt. „Okay“, tha ajo.
Unė dhe Mahtabi kėrcyem jashtė veturės dhe mbetėm ta vėshtronim Fereshteh se si largohej me veturėn e saj.
Era e akullt filloi tė ēante fytyrat tona, mirėpo aq mė bėnte mua pėr tė ftohtit. Pasojat e kėtij acari me siguri do t’i ndiej mė vonė. Mahtabi nuk pyeste fare.
Pėr t‘u larguar nga kuarti ynė dhe pėr t‘i humbur gjurmėt ishim tė detyruara t’i ndėrronim dy taksi ngjyrė portokalli, derisa nė fund zbritėm mbi njė rrugė tė mbuluar me dėborė, pranė sė cilės gjetėm njė kabinė telefoni. Me duar tė ngrira dhe tė trazuara, fillova ta rrahja numrin privat tė telefonit, nė zyrėn e Amahlit. Ai ngriti receptorin me tė parėn. „Ky ėshtė shansi im i fundit“, i thashė unė. „Mua mė duhet tė arratisem qė tani, nė kėtė ēast.“
„Por mua mė duhet kohė“, ma ktheu Amahli. „Ende nuk janė gati tė gjitha.“
„Nuk bėn ndryshe kurrsesi. Duhet tė rrezikojmė nė ēdo mėnyrė. Nėse nuk nisem tani, unė Mahtabin nuk do ta shoh kurrė mė nė jetėn time.“
„Okay. Atėherė ejani.“ Pastaj mė pėrshkroi njė adresė tė njė banese nė afėrsi tė zyrės sė tij dhe mė vonė mbeti duke ma ngulitur nė kokė se mė duhej tė kisha kujdes tė madh se mos po na pėrcillte ndokush.
Vara kufjen dhe iu ktheva Mahtabit pėr t‘i shpjeguar lajmin e mrekullueshėm. „Mahtab“, i thashė unė, „prej tani ne jemi nė rrugė e sipėr pėr nė Amerikė.“
Pėr tmerrin tim ajo filloi tė qante.
„Por, ēfarė ke ti tani?“, e pyeta. „Sot pasdite ti vetė shprehe dėshirėn tėnde qė tė tė shpie nė Amerikė.“
„Po“, filloi tė nuhasė ajo, „unė dua tė vij nė Amerikė, por jo menjėherė. Mua mė duhet mė parė tė kthehem nė shtėpi dhe ta marr me vete lepurushin tim.“
U mundova tė pėrmbahem. „Dėgjo“, i thashė unė, „ne e kemi blerė lepurushin tėnd nė Amerikė, apo jo?“ Ajo tundi kokėn. „Ne mund ta blejmė prapė njė tė ri nė Amerikė. Do ti tani tė vish me mua nė Amerikė, apo do tė kthehesh tek yt atė?“
Mahtabi filloi tė thante lotėt. E shikova thellė nė sy vogėlushen time gjashtėvjeēe dhe nė sytė e saj vėrejta njė vendosmėri bindėse, sa nė ēast isha e sigurt se Moody nuk ia kishte arritur ta nėnshtronte. Gėzimi i zemrės sė saj vetėm sa ishte ligėshtuar, por jo edhe thyer. Ky fėmijė nuk ishte i tillė, njė fėmijė iranas i pėrulur, por ishte kjo bija ime rezolute amerikane.
„Unė dua tė vij nė Amerikė“, tha ajo me vendosmėri.
„Eja tani pra tė nxitojmė“, thashė unė. „Tani na duhet tė gjejmė njė taksi.“


25

„Betty?“ pyeti njė grua e re pėrmes tė ēarės sė vogėl mbi derė.
„Po.“
Gruaja u largua anash dhe lejoi qė tė futemi brenda nė banesė. Ne na u desh mė tepėr se njė orė pėr ta gjetur kėtė rrugė, duke u sjellė rreth e rrotull rrugėve tė Teheranit, pėrmes stuhisė me dėborė, duke ndėrruar disa taksi ngjyrė portokalli. Kjo vonesė jona Amahlit i siguronte mė tepėr kohė, pėr t‘i vėnė nė lėvizje pėrgatitjet e tij pėr arratinė tonė tė beftė. „Amahli urdhėroi se duhet t’ju jap diēka pėr tė ngrėnė nėse jeni tė uritura“, tha gruaja.
Unė dhe Mahtabi nuk ndjenim uri. Nė kokat tona bluhej diēka krejtė tjetėr, e mė sė paku uria, mirėpo unė e dija mirė se na duhej tė shfrytėzonim ēdo rast pėr tė mbėshtetur forcat dhe rezervat tona para sfidės sonė, e cila ishte para nesh dhe para kėsaj pasigurie misterioze, tė kėsaj nate pllakosėse dimri, si dhe pėr netė e ditė tė tjera tė ardhshme pėrplot rrezik.
„Po”, u pėrgjigja unė. “Ju lutem.”
Gruaja e re ngriti rusarin e saj tė zi, i cili ia mbulonte fytyrėn e re. Duhej tė ishte kjo mbase njė studente, mė shkoi mendja. Por, sa mund tė dinte vallė kjo grua e re pėr ne? Ēfarė interesash e lidhnin kėtė me Amahlin?
„Do tė kthehem sė shpejti“, tha ajo.
Pastaj doli me nxitim dhe na la vetėm ne tė dyja nė kėtė ambient tė ri. U ngrita menjėherė dhe mbylla tė gjitha perdet.
Banesa ishte e vogėl dhe ca e parregullt, mirėpo ishte shumė mė e sigurt se tė prisje nė rrugė. Nė dhomėn e pritjes gjendej njė divan i vjetėr me susta tė shkatėrruara, ndėrsa nė dhomėn e fjetjes nuk kishte fare shtretėr, por vetėm disa mbulesa tė mbėshtjella mbi dysheme.
Frika ėshtė disi ngjitėse, kėshtuqė tani vėreja se frika ime pasqyrohej edhe nė sytė e Mahtabit. Vallė, ishte kthyer tani Moody nė shtėpi? Apo kishte lajmėruar ai policinė?
Mirėpo, nė sytė e Mahtabit vėrehej diēka mė tepėr se frikė. Shqetėsim, energji apo shpresė? Mė nė fund, sė paku ne ndėrmorėm hapat tanė tė parė. E bėmė kėtė pėr tė mirė apo pėr tė keq, kėtė nuk mund ta dinim ende, mirėpo tashmė muajt e gjatė paralizues plot pasivitet mbetėn pas nesh.
Shumė pyetje bluheshin nė kokėn time. Ēfarė mund tė ndodhte vallė nėse ne nuk do tė mund tė largoheshim shpejt nga Teherani? Mos vallė do tė na duhej tė rrinim kėtu tė ngujuara pėr net tė tėra? Njė numėr i madh njerėzish tashmė mė kishin tėrhequr vėrejtjen se shpresa jonė e vetme pėr t‘u arratisur tė sigurta ishte nėse mė parė planifikonim tė gjitha saktėsisht, deri nė minutė. E ne? Ne qė tani kishim thyer rregullat.
Ngrita kufjen dhe i telefonova Amahlit pėr ta konfirmuar arritjen tonė tė sigurt.
„Aahlo“, dėgjova nė anėn tjetėr zėrin e tij tė besueshėm.
„Ne sapo arritėm“, thashė unė.
„Betty!“ piskati ai. „Jam shumė i lumtur qė keni arritur shėndoshė e mirė nė banesė. Mos u bezdisni fare. Tė gjitha gjėrat do tė shkojnė nė rregull. Ne tashmė jemi duke u kujdesur pėr ju. Unė sapo kam rėnė nė kontakt me disa njerėz dhe ju siguroj se tėrė natėn do tė merrem me pėrpunimin e njė plani pėr arratisjen tuaj. Ne nuk e kemi pėrfunduar ende kėtė, mirėpo unė jam duke punuar me tė madhe.“
„Ju lutem tė nxitoni.“
„Mirė. Pa merak. Tė gjitha gjėrat do tė shkojnė si duhet.“ Pastaj shtoi: „Ajo goca e re do tė sjellė pėr ju diēka pėr tė ngrėnė dhe pastaj asaj i duhet tė largohet, ndėrsa nesėr tė parėn gjė qė do ta bėj unė ėshtė qė tė kthehem tek ju sa mė heret dhe t‘ju sjell ndonjė gjė pėr mėngjes. Pra, juve ju duhet tė rrini vetėm nė banesė dhe tė mos largoheni fare nga godina, duke ndenjur gjithnjė larg dritareve. Nėse ju duhet ndonjė gjė, duhet vetėm tė mė telefononi. Madje, nėse ju duket e rėndėsishme, mund tė mė telefononi edhe natėn, pa marrė parasysh kohėn“.
„Okay.“
„Ndėrkohė, nė mendjen time kam gatuar diēka dhe kėtė dua ta shkruani ju“, tha ai. Largova receptorin dhe nga ēanta ime nxora njė copė letėr dhe njė laps shkrimi. „Pėr t‘ju nxjerrė juve tė sigurta nga Teherani, ne na duhet qė nga bashkėshorti juaj tė sigurojmė kohė tė duhur“, tha Amahli. „Ju duhet t‘i telefononi atij dhe t‘i krijoni bindje se ėshtė e mundur qė tė ktheheni prapė tek ai.“
„Pėr t‘i telefonuar Moodyt - kjo ėshtė gjėja e fundit qė dua unė“, ia ktheva.
„E di unė kėtė, por ju megjithatė duhet t‘i telefononi.“ Pastaj mė dha udhėzime tė sakta se ēfarė duhej t‘i thosha, ndėrsa unė tė gjitha kėto i shėnoja nė letėr.
Sapo pėrfunduam bisedėn tonė, gruaja e re u kthye sėrish dhe pėr ne solli picė iraniane - njė sasi tė vogėl lėngu domatesh dhe njė ēikė mish tė ngrirė mbi lavash si dhe dy shishe cola. Ne iu falėnderuam, kurse ajo pastaj u largua me nxitim, duke mbaruar misionin e saj.
„Unė nuk dua ta ha kėtė“, tha Mahtabi duke vėshtruar picėn e pashijshme. Edhe mua nuk mė hahej. Nė kėtė ēast ushqimi ynė kryesor ishte adrenalina.
Hodha njė vėshtrim mbi shėnimin tim, pastaj gjithė kėtė e shkrova nė njė copė tjetėr tė letrės sė pastėr dhe fillova ta lexoja me vėmendje dhe ta bluaja nė mendjen time tėrė bisedėn tonė, duke qenė e vetėdijshme se isha unė ajo qė i largohesha telefonatės. Jo me dėshirė ngrita receptorin dhe u rashė numrave tė mi tė telefonit nė shtėpi.
Moody ngriti receptorin qė nė tingėllimėn e parė.
„Unė jam“, i thashė.
„Po, ku je ti tani?“, ma priti ai.
„Tek miqtė e mi.“
„Cilėt miqė?“
„E, kėtė nuk ta them dot.“
„Ti do nisesh menjėherė qė tė kthehesh nė shtėpi!“ urdhėroi ai.
Siē edhe pritja, Moody ziente shkumė nga hidhėrimi, mirėpo unė nuk lejova tė gabohesha lehtė, sepse u pėrmbahesha vetėm udhėzimeve tė Amahlit.
„Sė pari ne duhet tė bisedojmė pėr disa gjėra“, i thashė unė. „Edhe unė me gjithė dėshirė do ta zgjidhja kėtė problem, nėse edhe ti je i gatshėm.“
„Po, natyrisht se jam i gatshėm“ tha ai, duke ulur zėrin dhe duke u munduar tė kalkulonte. „Eja nė shtėpi dhe atėherė do tė provojmė.“
„Unė nuk dua qė pėr kėtė ēfarė ka ndodhur tė mėsojnė tė gjithė“, thashė unė. „Nuk dua t’u tregosh pėr kėtė as Mammalit dhe as Maxhidit, madje as edhe motrės sate apo ndokujt tjetėr. Nėse ne duhet t‘i rregullojmė gjėrat, atėherė kjo gjė na pėrket vetėm ne tė dyve dhe vetėm ne tė dy duhet t’i zgjidhim problemet tona. Kohėt e fundit Mammali ka filluar tė fusė prapė hundėt nė jetėn tėnde dhe qė atėherė ēdo gjė ka filluar tė ngecė. Pra, unė nuk jam e gatshme pėr tė diskutuar fare, nėse ti nuk je dakord me kėtė ēfarė thashė unė.“
Vėrehej qartė qė Moody nuk ishte tepėr i lumtur pėr kėtė ton timin.
„Eeja ti vetėm nė shtėpi“ pėrsėriti ai. „Pastaj ne do tė bisedojmė pėr tė gjitha.“
„Unė jam e sigurt se, po tė kthehem tani nė shtėpi, ti do tė mė presėsh para derės sė bashku me Mammalin, pastaj Mammali do ta rrėmbejė Mahtabin dhe do ta marrė me vete, ndėrsa mua ti do tė mė ngujosh, ashtu siē mė ke kėrcėnuar.“
Moody u hutua dhe nuk diti ēfarė tė thoshte mė tej. Zėri i tij filloi tė tingėllonte mė butė. „Jo, jo. Tė siguroj se nuk do ta bėj njė gjė tė tillė. Unė madje kam anuluar tė gjitha terminet e pacientėve pėr ditėn e nesėrme. Tani ti vetėm kthehu dhe ne do tė hamė sė bashku pastaj do tė bisedojmė tėrė natėn.“
„Unė nuk dua tė udhėtoj me aeroplan ditėn e premte.“
„E kėtė nuk mund ta premtoj unė.“
„Okay. Atėherė tė them unė ty tani se ditėn e premte kėmba ime nuk do tė shkelė fare nė aeroplan." Fillova tė vėrej se mė ngrihej zėri. Kujdes, ia tėhoqa vėrejtjen vetes. Mos lejo tani tė humbasėsh kontrollin. Kėtė ēast ty tė duhet vetėm tė sigurosh kohė dhe jo tė ngatėrrohesh nė grindje.
Nė anėn tjetėr tė telefonit Moody piskati: „Unė nuk dua tė tė premtoi asgjė! Ti do tė kthehesh menjėherė nė shtėpi! Tė jap vetėm gjysmė ore kohė, ose do ta bėj atė ēfarė duhet bėrė.“
E dija mirė qė kjo do tė thoshte se atij i duhej tė alarmonte policinė dhe mu pėr kėtė tani doja tė luaja nė kartėn time tė fshehtė, pėr tė cilėn mė kishte mėsuar Amahli.
„Dėgjo“, i thashė unė prerazi. „Ti tashmė njė kohė tė gjatė je duke punuar pa leje pune dhe nėse ti do tė mė sjellėsh telashe, atėherė edhe unė do tė tė denoncoj pranė pushtetit.“
Zėri i Moodyt u zbut nė ēast. „Mos, tė lutem, mos ma bėj kėtė“, mė lutej tani ai. „Ti e di mirė se sa na duhen tė hollat. Unė jam duke vepruar kėshtu vetėm pėr ne. Tė lutem tė mos e bėsh njė gjė tė tillė, por vetėm kthehu nė shtėpi.“
„Pėr kėtė mua mė duhet tė mendoj ende“ ia ktheva unė dhe vara receptorin.
Nuk kisha idenė se ēfarė do tė mund tė ndėrmerrte Moody, por isha e sigurt se nuk e kishte alarmuar ende policinė. Madje isha e bindur se kėrcėnimi im e kishte frikėsuar mjaft, sa nuk do ta bėnte kėtė gjė sė paku kėtė mbrėmje.
U ktheva drejt Mahtabit, e cila ndėrkohė me shqetėsim tė madh kishte pėrgjuar fundin e bisedės sime me Moodyn. Tani tė dyjat bisedonim pėr arratinė tonė pėr nė Amerikė. „Mahtab, je e sigurt ti se do tė ikėsh?“ e pyeta unė. „Duhet ta dish se Daddyn tėnd nuk do ta shohėsh kurrė mė nė jetėn tėnde, nėse largohemi tani nga kėtu.“
„Po“, tha ajo. „Jam e sigurt se kėtė e dua unė. Madje dua tė arrij sa mė parė nė Amerikė.“ Pėrsėri u shtanga se sa kthjellėt i kishte kapur tė gjitha, ndėrkohė qė vendosmėria nė zėrin e saj tek unė ndikonte tė ndjehem edhe mė e fortė. Tani e tutje nuk kishte kthim prapa.
Gjatė orėve nė vijim tė trazuara filluam t’i kėmbenim evokimet tona mbi Amerikėn. Kohė e gjatė kishte kaluar! Herė pas here biseda jonė ndėrpritej nga telefonatat e Amahlit, i cili thėrriste pėr tė mėsuar nėse me ne ishte ēdo gjė nė rregull dhe pėr tė na thėnė ndonjė lajm tė ri mbi pėrparimet e tij tė vogla mbi planin e arratisė sonė.
Telefonata e tij e fundit erdhi diku rreth orės dymbėdhjetė e gjysmė. „Ėshtė hera e fundit qė ju telefonoj sonte“, tha ai. „Ju tė dyja tani duhet tė fleni dhe tė bėheni gati pėr ditėt e vėshtira qė ju presin. Shkoni pra tani nė shtrat, ndėrsa nesėr heret do tė bisedojmė sėrish.“
Unė dhe Mahtabi shtruam gjysmėn e divanit jo tė rrafshtė dhe orėt e ardhshme i kaluam mjaft parehatueshėm, herė nė lutje e herė duke u rrokullisur andej-kėndej. Dikur vonė Mahtabin e zuri gjumi, mirėpo unė mbeta zgjuar tėrė natėn, derisa nė dhomė nuk filloi tė depėrtonte dalngadalė drita e agimit, kur edhe telefonoi Amahli dhe lajmėroi se do tė arrinte sė shpejti.
Amahli hyri nė dhomė diku rreth orės shtatė dhe me vete bartte njė ēantė pikniku tė mbushur pėrplot me bukė, djathė deleje, pastaj domate, tranguj, vezė dhe qumėsht; pėr Mahtabin edhe disa libra vizatimi dhe disa lapsa me ngjyra, disa qese plastike me rroba rezervė ndėrrimi dhe ato suveniret qė ia kisha dorėzuar ditėn e martė nė zyrėn e tij. Nė mėnyrė solemne mua mė dhuroi njė ēantė tė shtrenjtė lėkure me rripa krahėsh - si dhuratė lamtumirėse.
„Tėrė natėn kam punuar dhe kam biseduar me tė gjithė njerėzit qė njoh unė“, tha ai. „Plani pra duket ashtu qė ju duhet tė largoheni pėrmes kufirit me Turqinė.“
Turqia! Mė kaploi tmerri. Fluturimi pėr nė Bandar Abbas dhe lundrimi me anije pėrmes Golfit Persik - fluturimi pėr nė Zahidan dhe pastaj pėr nė Pakistan, njė fluturim tjetėr pėr nė Tokio me ndonjė pasaportė tė huazuar - ishin kėto tė gjitha alternativat tona tė mundshme dhe tė realizueshme. Turqia kishte qenė gjithmonė alternativa e fundit, tė cilėn e preferonte Amahli. Asokohe mė kishte shpjeguar se largimi pėrmes Turqisė ishte jo vetėm fizikisht mė i mundimshmi, por edhe mė i rrezikshmi, pėr shkak tė njerėzve tė dyshimtė qė merreshin me transfer njerėzish.
„Shiko, pasiqė ju tani e tutje trajtoheni si tė arratisura, ėshtė e pamundur qė tė largoheni pėrmes aeroportit“, shpjegi ai. „Juve ju duhet tė largoheni nga Teherani vetėm me ndihmėn e automobilit. Deri nė kufi me Turqinė rruga ėshtė mjaft e gjatė, mirėpo prapėseprapė ėshtė kufiri mė i afėrt.“ Aktualisht Amahli ishte duke u marrė edhe mė tej me pėrgatitjet pėr tė na mundėsuar tė voziteshim deri nė Tabriz, nė pjesėn veriperėndimore tė Iranit dhe me tutje nė drejtim tė perėndimit, nga ku pėrtej kufirit do tė transferoheshim me njė autoambulancė tė Kryqit tė Kuq. „Kėta njerėz kėrkojnė tridhjetė mijė dollarė amerikanė“, tha Amahli. „Ėshtė shumė e lartė kjo. Unė jam duke bėrė ende negociata me ta pėr ta zbritur kėtė kėrkesė tė tyre dhe tani kemi arritur nė shumėn prej pesėmbėdhjetė mijė dollarė, mirėpo edhe kjo shumė ėshtė tepėr e lartė.“
„Nė rregull ėshtė. Pranojeni kėtė shumė“ thashė unė pa mė shkuar mendja se sa tė holla kishim ne nė tė vėrtetė, nė kontot tona nė Amerikė. Por kjo shumė pėr mua ishte e parėndėsishme. Me siguri disi dhe dikur do t‘i tuboja kėto tė holla.
Amahli mbeti tė kujtohej. „Megjithatė, kjo shumė ėshtė e lartė“, pėrsėriti ai.
Nė ēast m’u kujtua se ne tėrė kohėn llogaritnim vetėm me tė hollat e Amahlit dhe jo me ato tė miat. Atij i duhej qė sė pari ta paguante shumėn e tė hollave, pa pasur fare garanci qė unė do tė arrija nė Amerikė dhe se ai do t’i marrė sėrish tė hollat e veta.
„Mua mė duhet t‘i ndrydhė edhe njė ēikė“, tha ai. „Ditėn e sotme unė kam pėr tė punuar shumė, prandaj nėse ju keni nevojė pėr ndonjė gjė, atėherė mė telefononi nė zyrėn time.“
Unė dhe Mahtabi kaluam njė ditė tė tendosur duke ndenjur ulur, duke biseduar dhe duke u lutur. Herė pas here ajo merrte nė duar ndonjė libėr vizatimor, mirėpo vėmendja e saj mbi tė ishte vetėm e ēastit. Unė marshoja andej-kėtej duke mihur kėshtu mbi qilimin persik tė stėrpėrdorur, ndėrsa disponimi im luhatej mes frikės dhe njė lloj gėzimi tė trazuar. Isha vallė unė njė grua egoiste? Mos e rrezikoja me kėtė edhe jetėn e bijės sime? Mirėpo, sado qė ishte e tmerrshme kjo, mos vallė, nuk do tė ishte mė mirė qė ajo tė mbetej kėtu dhe tė rritej kėshtu me mua apo pa mua, apo mė mirė ishte tė mos rritej fare?
Amahli u kthye prapė diku rreth drekės dhe lajmėroi se kishte arritur tė zbriste ēmimin nė vetėm dymbėdhjetė mijė dollarė.
„Pranojeni kėtė shumė“, i thashė unė. „Vetė ēmimi ėshtė i parėndėsishėm pėr mua.“
„Thėnė tė drejtėn, unė nuk e besoj se do tė mund ta ulja mė tepėr.“
„Atėherė pranojeni kėtė“, pėrsėrita unė.
„Nė rregull“, tha ai. Pastaj u mundua tė mė qetėsonte. „Kėta njerėz juve nuk do t’ju bėjnė gjė. Kėtė jua premtoj unė. Janė nė rregull kėta. Unė vetė kam pyetur nė tė gjitha anėt dhe kam marrė informata tė sakta dhe ju e dini mirė se, po qe se do tė dyshoja vetėm pak, atėherė unė nuk do tė lejoja nė asnjė mėnyrė qė tė merrni rrugė me ta. Pastaj pėr mua ky nuk ėshtė edhe rasti i parė, mirėpo ne na duhet tė veprojmė shumė shpejt. Pra, kėta njerėz do tė kujdesen shumė mirė pėr ju.“
Edhe kjo natė, para se tė agonte dita e premte, pėr mua kaloi pa futur gjumė nė sy. Divani ishte aq i parehatshėm, kėshtuqė kėsaj radhe ne tė dyja provuam tė flenim nė dysheme, mbi dyshekėt e hollė. Mahtabi fjeti menjėherė, me gjumin e njė fėmije tė virgjėr, mirėpo pėr mua nuk do tė ketė rehati derisa ta shpie ēupzėn time nė Amerikė - apo para se tė mė dalė shpirti gjatė orvatjeve tė mia.
Tė premten, heret nė mėngjes, Amahli erdhi prapė, i ngarkuar me njė sasi tė madhe gjėrash ushqimore: mish tė pjekur pule, tė mbėshtjellė nė letėr gazete dhe pėr Mahtabin njė gjė tė shijshme - pupagjel, qė ishte tepėr vėshtirė t‘i gjeje kėtu, pastaj njė numėr tė madh librash tė tjerė vizatimorė, njė batanie, njė manto pėr Mahtabin, njė chador tė zi pėr mua dhe njė kuti ēamēakėza, tė importuara nga Gjermania. Derisa Mahtabi i vėshtronte sheqerkat me kureshtje, Amahli vuri nė pah tėrė situatėn tonė. „Unė edhe mė tej jam duke punuar papushuar mbi kėtė plan“, tha ai. „Mirėpo, ėshtė shumė vėshtirė pėr tė vepruar, pasiqė shumica e njerėzve nuk kanė telefona.“
„Po kur do tė nisemi ne atėherė?“ pyeta unė shpejt.
„Kėtė nuk mund ta them ende“, u pėrgjigj ai. „Dhe mu pėr kėtė ju duhet qė sot pasdite t‘i telefononi burrit tuaj pėrsėri, mirėpo jo nga ky telefon. Unė do tė kthehem kėtu dhe do tė rri me Mahtabin, derisa ju tė telefononi nga njė kabinė telefoni. Por sė pari ne duhet ta shkruajmė atė ēfarė duhet t‘i thoni ju.“
„Nė rregull“ thashė unė. Unė dhe Mahtabi kishim besim tė pakufizuar nė tė. Mahtabi nuk do tė pranonte tė rrinte pranė asnjė njeriu tjetėr nėse mė duhej tė largohesha unė, mirėpo tani edhe vetė ajo e kuptonte mirė gjithė kėtė se ēfarė ishte duke ndodhur, kėshtuqė vetėm i tundi kokėn Amahlit nė shenjė pohimi pėr propozimin e tij, duke i buzėqeshur dhe duke pėrtypur ēamēakėzat.
Pasdite u largova nga banesa relativisht e sigurt e Amahlit dhe dola jashtė mbi rrugėt e akullta dhe tė rrezikshme tė Teheranit. Pėr herė tė parė, pas njė viti e gjysmė, isha mirėnjohėse ndaj chadorit tė zi, pasiqė mund tė fshihesha nėn tė. Gjatė rrugės era e akullt frynte drejt mbi mua derisa kėrkoja njė kabinė, e cila duhej tė ishte nė njė distancė tė sigurt nga banesa e Amahlit. Gishtėrinjtė e mi tanimė qenė mpirė kur ngrita kufjen dhe fillova t'u bija numrave, ndėrkohė qė nga ēanta nxora listėn me udhėzimet e shkruara.
Nė aparat u lajmėrua Maxhidi.
„Po, ku je ti?“ pyeti ai.“Ku je?“
Pa iu pėrgjigjur fare pyetjes sė tij, unė i shtrova njė pyetje atij: „Ku ėshtė Moody? Dua tė flas me Moodyn.“
„Hmm, ai nuk ėshtė kėtu. Ka shkuar nė aeroport.“
„Kur do tė khehet?“
„Diku pas tri orėsh.“
„Unė dua tė flas vetėm me tė, pėr kėtė ēėshtje.“
„Por edhe ai do tė flasė me ty. Kthehu nė shtėpi, tė lutem.“
„Nė rregull. Atėherė unė do tė kthehem nesėr dhe me vete do ta sjell Mahtabin, dhe avokatin tim dhe vetėm atėherė mund tė flasim njėri me tjetrin, mirėpo pa prezencėn e askujt tjetėr. I thuaj atij se unė mund tė vij diku mes orės njėmbėdhjetė dhe dymbėdhjetė, apo mes orės gjashtė dhe tetė. Janė kėto termine tė vetme kur avokati im ėshtė i lirė“, gėnjeva unė.
„Atėherė eja ti mes orės njėmbėdhjetė dhe dymbėdhjetė“, tha Maxhid. „Ai i ka anuluar tė gjitha terminet e pacientėve pėr nesėr paradite. Por mos merr fare me vete ndonjė avokat.“
„Po si. Pa avokatin tim nuk kthehem dot.“
„Sille kėtu Mahtabin dhe eja vetėm“, kėmbėngulte Maxhidi. „Ne do t'i rregullojmė tė gjitha. Pastaj edhe unė do tė jem i pranishėm.“
„Por, unė kam frikė“, thashė. „Herėn e fundit Moody mė rrahu dhe mė ngujoi, ndėrsa ti dhe familja jote nuk ndėrmorėt asgjė qė tė mė ndihmonit.“
„Mos u brengos ti pėr kėtė, sepse edhe unė do tė jem kėtu“, pėrsėriti Maxhidi.
Ishte ndjenjė kėnaqėsie qė njėrit prej nipave tė Moodyt mund t’ia pėrplasja kėtė nė fytyrė me shpoti dhe kėtė, vėrtet, e bėja tani. „Dhe kjo do tė mė ndihmoj mua shumė“, murmurova unė. „Tashmė gjithė kėtė e kam pėrjetuar njė herė. I thuaj ti vetėm kėtė, ēfarė tė thashė unė.“
Sapo mbarova bisedėn, trupi im filloi tė dridhej nga tmerri. E dija mirė se pėrse kishte vajtur Moody nė aeroport. Ai donte ta merrte pasaportėn time iranase nga Swissairi, duke mos dashur tė rrezikonte qė ta bėja unė kėtė para tij. Vallė, do tė drejtohej ai tani nė polici?
Edhe pse e mbėshtjellė nė chadorin anonim, gjatė rrugės pėr nė banesė e ndieja veten sikur shėtisja rrugėve tė Teheranit e tėra e zhveshur. Kudo rreth meje vėreja policė me armėt e tyre nė pozitė tė gatshme. Mua mė dukej se tė gjithė kėta mė kėrkonin vetėm mua.
Isha e vetėdijshme se, sadoqė arratia jonė ishte e rrezikshme, prapėseprapė mua mė duhej t‘i peshoja tė gjitha dhe pashmangshėm. Edhe po tė ishin kėta kontrabandistė nė veriperėndim tė Iranit aq tė zymtė, aq tė kobshėm dhe aq tė llahtarshėm, megjithatė isha e sigurt se ata nuk mund tė ishin mė tė rrezikshėm se burri im. Tashmė unė isha kidnapuar njėherė, isha plaēkitur dhe isha dhunuar. Madje nga Moody mund tė prisja edhe tė mė vriste.
Sapo u ktheva nė banesė, Amahli ma priti: „Ju do tė niseni qė sonte.“ Pastaj para nesh vuri njė kartė tė vendit dhe filloi tė mė shpjegonte planin e itenerarit tonė; njė udhėtim i vėshtirė prej Teheranit deri nė Tabriz. Pastaj duhej kaluar pėrtej bjeshkėve tė larta, tė cilat kontrolloheshin njėkohėsisht si nga nga ana e rebelėve kurdė, ashtu nga rojat e pasdarėve. Kurdėt edhe mė parė kishin qenė nė armiqėsi tė pandėrprerė me regjimin e shahut, mirėpo edhe Ayatollahun e konsideronin njėsoj armik tė tyre. „Nėse ju drejtohet juve ndonjėri dhe do qė tė flasė me ju, ju nuk guxoni t’i tregoni nė asnjė mėnyrė prejardhjen tuaj“, ma tėrhoqi vėrejtjen Amahli. „Pastaj nuk guxoni t'u thoni asgjė pėr mua. Mos u tregoni kurrė se jeni amerikane. Thjesht, mos flisni asgjė.“
Detyra e kontrabandistėve ishte qė ne tė dyja tė na shpinin sė pari prej Teheranit deri nė kufi dhe pastaj, pėrmes njė autoambulance tė Kryqit tė Kuq tė na trensferonin pėrtej kufirit dhe tė na vozitnin deri nė qytetin Van, i cili shtrihej nė malet e larta, nė lindje tė Turqisė. Pastaj prej kėtu ne duhej tė marrim fatin tonė nė duart tona. Por edhe atėherė ne do tė duhej tė ishim shumė tė kujdesshme, kėshillonte Amahli. Pasiqė ne nuk do ta kalonim kufirin nė vendkontrollin oficiel, pasaportat tona amerikane nuk do ta kenė vulėn hyrėse pėr nė shtetin turk, kėshtuqė pushtetarėt turq, gjatė legjitimit tonė eventual do tė mund tė dyshonin, mirėpo edhe po tė na hetonte dhe tė na zinte policia turke, ajo vėrtet, nuk do tė na detyronte tė ktheheshim nė Iran, por ishte mė se e sigurt se do tė na burgosnin, mbase edhe tė na ndanin.
Nga qyteti Van ne do tė fluturonim me aeroplan apo do tė udhėtonim me autobus direkt pėr nė Ankara, ku do tė kėrkonim ambasadėn amerikane, vend i vetėm ku mė nė fund do tė ishim tė sigurta.
Amahli mė lėshoi nė dorė njė sasi tė madhe monedhash metalike: „Mė telefononi gjatė rrugės nga secila kabinė“, tha ai. „Por ju lutem, zgjidhini fjalėt me kujdes“, tha dhe pėr njė ēast ngriti shikimin e tij nė tavan. „Isfahan“, shqiptoi ai emrin e njė qyteti iranas. „Kjo fjalė le tė mbetet kodi ynė pėr Ankaranė. Atėherė, kur tė arrini nė Ankara, ju mė thoni se jeni nė Isfahan.“
Ndieja dėshirė qė Amahli tė rrinte edhe mė tej me ne, tė na shoqėronte dhe tė fliste me ne. Sa kohė qė ishte ai pranė nesh e ndieja veten shumė mė tė sigurt, mirėpo atij i duhej tė nxitonte dhe tė kryente obligimet e tija tė mbetura pas, tė sė dielės sė tyre myslimane.
Ishte vallė kjo e premtja ime e fundit nė Iran? I lutesha Zotit - Allahut qė tė ngjante kėshtu.
Pastaj u bėra mė praktike. Ēfarė mė duhej tė merrja me vete? Vėshtrova qilimin e rėndė tė murit, tė cilin ditėn e martė e kisha bartur me vete me shumė mund deri nė zyrėn e Amahlit. Ēfarė ėshtė duke ndodhur me mua, mendova. Nuk mė duhej mua qilimi? Nuk mė duhej mua asgjė nga kėtu. Unė dua vetėm tė arrij nė shtėpinė time. Kjo ėshtė e tėra. Qilimi dhe shafrani do tė mbeten kėtu.
Mirėpo, stolitė e mia ndoshta gjatė rrugės do tė mund t'i shndėrroja nė tė holla tė gatshme, ndėrsa ora ime e dorės do tė mė duhej tė dija pėr kohėn. Tė gjitha kėto gjėra i futa nė ēantė sė bashku me njė kėmishė nate pėr Mahtabin dhe disa palė ndėrresa tė pastra pėr vete. Mahtabi paqetoi nė ēantėn e saj tė shkollės pupagjelėt, keksat dhe disa libra tė vizatuar.
Me kėtė ne tė dyja ishim tė gatshme. Tani vetėm prisnim urdhrin pėr t‘u nisur.
Rreth orės gjashtė telefonoi Amahli dhe tha: „Do tė niseni nė ora shtatė!“
Vetėm edhe njė orė. Pas sa e sa ditėsh, javėsh e muajsh, duhej pritur vetėm edhe njė orė. Tashmė unė isha zhgėnjyer shumė herė. Nė kokėn time filluan sėrish tė mė sillen mendėt vėrdallė. O Zot i madh, lutesha unė, ēfarė duhet bėrė? Tė lutem, kujdesu pėr ne dhe rri me ne. Tė lutem ruaje bijėn time, ēfarėdo qė tė ndodhė.
Dhjetė minuta pas orės shtatė nė dhomė hyri Amahli i shoqėruar me dy burra tė tjerė, tė cilėt nuk i kisha parė kurrė mė parė.
Tė dytė ishin mė tė rinj se sa qė prisja unė, ndoshta rreth tė tridhjetave. Njėri prej tyre, i cili fliste disa fjalė nė anglishte, nė vete bartte xhinsa, njė bluzė vere me mėngė tė shkurtra dhe njė xhaketė motoēiklete, qė ma kujtonte atė Fonzin, nga seriali televiziv amerikan „Happy Days“. Tjetri burrė qe njė mjekrosh, i cili nė vete bartte njė xhaketė sportive. Tek unė dhe Mahtabi tė dy ata linin pėrshtypje afėrsie.
Ne nuk kishim mė kohė pėr tė humbur. I ndihmova Mahtabit qė ta veshte manton e saj, ndėrsa unė mbulova fytyrėn time pothuaj tėrėsisht me chadorin tim. Edhe njė herė isha mirėnjohėse qė mund tė fshihesha nėn kėtė stof tė zi.
U ktheva drejt Amahlit dhe pėrnjėherė qė tė dyve na kaploi njė emocion. Mė nė fund, ēasti pėrfundimtar i ndarjes sonė erdhi.
„Jeni e sigurt se doni ta bėni kėtė me tė vėrtetė?“ pyeti Amahli
„Po“, ia ktheva unė. „Dua tė largohem.“
Amahlit filluan t‘i rridhnin lotėt, derisa thoshte: „Tė dyjave ju kam nė zemėr.“ Pastaj iu kthye Mahtabit: „Ti ke njė Moomy tė jashtėzakonshme. Tė lutem tė kujdesesh pėr tė.“
„Do ta bėj kėte unė“, tha ajo me gjithė mend.
„Ju falėnderohem pėr tė gjitha qė keni bėrė pėr ne“, i thashė unė. „Dymbėdhjetė mijė dollarėt pėr kontrabandistėt unė do t’jua dėrgoj sapo tė arrij shėndoshė e mirė nė Amerikė.
„Nė rregull“, u pajtua ai.
„Po ju keni bėrė shumė pėr mua“, shtova unė. „Do tė duhej qė tė fitonit ndonjė dollar.“
Amahli hodhi shikimin e tij mbi bijėn time. Ajo filloi tė frikėsohej.
„Pagesa ime e vetme qė e dua unė ėshtė qė ta shoh njė buzėqeshje mbi fytyrėn e Mahtabit“, tha ai. Pastaj ngriti skajin e chadorit tim dhe me puthi lehtė nė tė dy faqet. „Tani nxitoni!“ urdhėroi ai.
Unė dhe Mahtabi rrėshqitėm jashtė vjedhurazi, pas djaloshit tė ri, tė cilin nė mendjen time e quaja Fonzi, ndėrsa tjetri burrė mbeti brenda me Amahlin.
Fonzi filloi tė na printe drejt njė veture modeste, tė parkuar pranė cepit tė rrugės. Me tė shpejtė u futa brenda dhe Mahtabin e vura nė prehėr. Nė ēast vėrshuam nė errėsirėn gjithnjė e mė tė dendur tė kėsaj mbrėmje tė ditės sė premte, drejt njė rrugėtimi me rreziqe tė papritura dhe drejt njė caku tė panjohur. Mė nė fund erdhi edhe ky ēast, mendova unė. Tani mbase do t“ia dalim, apo edhe nuk do t“ia dalim. Do t“ia dalim vetėm me ndihmėn e Zotit. Nėse ai nuk e do kėtė, atėherė me tė vėrtetė me ne duhet tė ketė qėllime tė tjera. Derisa voziteshim dhe bėnim luftė me veturat e tjera dhe me boritė e tyre, me vozitėsit e tjerė dhėmbėshtrėnguar dhe me kėmbėsorė tė shumtė tė pikėlluar, me shikimet e tyre tė vrazhda, unė nuk mund ta besoja se kjo tė ishte jeta qė Zoti e kishte paramenduar pėr ne.
Bori tė shumta dhe sirena tė ndryshme jehonin nga tė gjitha anėt, zhurmat e tė cilave ishin krejt normale, mirėpo mua mė dukej se ato binin pėr ne. Chadorin tim e mbaja ngjitur pėr fytyre, duke lėnė tė lirė vetėm njėrin sy, mirėpo megjithatė edhe kėshtu e ndjeja se bija nė sy dhe njėkohėsisht se isha e fyer.
Vazduam tė vozitemi kėshtu rreth gjysmė ore, diku nė drejtim tė shtėpisė sonė, nė veri tė qytetit, kur papritur Fonzi frenoi, pastaj lakoi ashpėr veturėn e tij dhe filloi ta drejtojė pėrgjatė njė rrugice tė ngushtė.
„Bia, zud bash! Ejani, nxitoni!“ urdhėroi ai.
Filluam tė ngjitemi kėmbė mbi trotuar dhe pastaj dikush na shtyri me tė shpejtė nė ulėset e prapme tė njė veture tjetėr, duke mos pasur kohė fare pėr tė shtruar pyetje. Menjėherė, pas nesh nė veturė u futėn edhe disa njerėz tė tjerė tė panjohur dhe mė vonė qė tė gjithė nxituam tutje, duke lėnė Fonzin prapa.
Nė ēast fillova t‘i analizoja fytyrat e bashkudhėtarėve tanė tė rinj. Unė dhe Mahtabi ishim ulur pas vozitėsit tonė tė ri, qė ishte njė burrė rreth tė tridhjetave. Nė anėn e tij tė djathtė ishte ulur njė ēun i ri diku rreth dymbėdhjetė vjeē, ndėrsa me tej, nė „vendin e qitjes“, njė burrė tjetėr mė i moshuar. Nė anėn time tė djathtė, nė mesin e ulėseve tė prapme, ishte ulur njė ēupėz diku rreth moshės sė Mahtabit, e veshur nė njė pallto dimri, model londinez dhe mė tej njė grua tjetėr. Tė gjithė flisnin nė farsi tepėr shpejt dhe pakapshėm pėr mua, mirėpo nga ngjyra e zėrit tė tyre, tė njė bisede intime, kuptova se bėhej fjalė pėr njė familje.
Ne ishim njė familje! mė shkrepi mua befas. Ky ishte pra ai maskimi ynė.
Por, kush mund tė ishin kėta njerėz vallė? Dhe sa mund tė dinin kėta pėr ne tė dyja? Mos vallė ishin edhe kėta duke u arratisur?
Vozitėsi filloi ta ngiste veturėn nė drejtim tė perėndimit, duke u rėnė rreth e rrotull rrugėve tė qytetit pėr t’iu afruar njėrės prej autostradave, e cila ēonte drejt njė krahine tė hapur dhe tė rrafshtė. Nė dalje tė qytetit ndaluam para njė vendkontrolli policor, ku njėri prej inspektorėve policorė filloi tė vėshtronte brenda, duke drejtuar armėn e tij drejt fytyrave tona. Mirėpo polici nė veturė vėrente vetėm njė familje shtatanėtarėshe, tipike iranase, qė ishte nisur nė njė ekskurzion tė mbrėmjes sė tė premtes, prandaj bėri shenjė se mund tė vazhdonim.
Sapo kaluam nė autostradė, mbi njė rrugė moderne katėrkorsore, nė ēast vijuam rrugėn pėrmes errėsirės me njė shpejtėsi tė lartė, diku rreth njėqind e dyzet kilometra nė orė. Gruaja prapa mundohej tė llafoste me mua, duke ngatėrruar copėza fjalėsh nė anglishte me gjuhėn e saj farsi. M’u kujtua kėshilla e Amahlit tė mos i flisja askujt pėr ne. Edhe kjo grua pra, nuk duhej tė dinte qė ne ishim amerikane, mirėpo vėrehej qartė se ajo e dinte kėtė. Unė u bėra sikur tė mos merrja vesh gjė dhe fillova tė shtiresha kinse flija, sa pėr t‘i ndėrprerė mundin kėsaj gruas pėr tė nisur muhabet. Mahtabi flinte e trazuar.
Amahli mė kishte treguar se Tabrizi gjendej larg Teheranit sė paku pesėqind kilometra, ndėrsa prej aty e deri nė kufi me Turqinė mbeteshin diku rreth njėqind e pesėdhjetė tė tjerė. Ndėrkohė, bashkudhėtarėt e tjerė u qetėsuan dhe filluan tė dremitnin. Edhe mua do tė mė bėnte mirė njė sy gjumė, mirėpo nuk mė vinte dot.
Herė-herė picėrroja syrin tim tė majtė pėr tė parė se si largoheshim. Minuta tė pafundme rrahnin nė orėn time. Fillova tė llogaritja nė mendje se si me kėtė shpejtėsi pėr ēdo minutė i afroheshim kufirit mė tepėr se pėr dy kilomatra.
Kėshtu, pas vetes linim tabelat rrugore qė tregonin qytete tė panjohura si: Kazvin, Takistan, Ziaabad.
Dikur vonė, thellė pas mesnate, diku nė shkretėtirė tė Iranit, mes Ziaabadit dhe qytetit Zanjan, vozitėsi ynė filloi tė ngadalėsonte veturėn. Vėshtrimit tim tė kthjellėt zvogėlimi i shpejtėsisė i thoshte se kėta donin tė ndalonin pranė njė vendparkimi, afėr njė pompe tė benzinės dhe njė bujtine tė vogėl. Mė ftuan edhe mua qė t‘i shoqėroja deri nė restorant, mirėpo unė nuk doja tė rrezikoja, duke pasur frikė se ndėrkohė mund tė kishte filluar tė na kėrkonte policia.
U bėra me shenjė drejt Mahtabit, e cila flinte nė prehrin tim, duke dashur me kėtė t'ua bėja me dije se mė me dėshirė do tė rrinim nė veturė.
Familjarėt vajtėn nė restorant dhe qėndruan brenda, siē mė dukej mua, pėr njė kohė mjaft tė gjatė. Njė numėr i madh veturash ndalonte pandėrprerė para dyerve tė restorantit. Pėrtej dritareve me xhama tė bujtinės vėreja shumė njerėz qė bėnin pauzė duke pirė ēaj. I merrja lakmi Mahtabit pėr gjumin e saj; nė kėtė mėnyrė koha kalon mė sė shpejti. Vallė, po tė ishte e mundur qė vetėm t‘i mbyllja sytė dhe tė flija kėtu, ndėrsa tė zgjohesha nė Amerikė.
Mė nė fund, njėri prej burrave u afrua pranė veturės dhe pyeti: „Nescafe?“ tha ai duke kėrritur dhe, pėr habinė time, mė ofroi njė tas me kafe. Nė Teheran thuaja ishte e pamundur tė gjeje kafe, ndėrsa kėtu tani, para meje avullonte njė tas i mbushur plot me kafe, nga ky restorant i mjerė pėr ibret, nė mes tė shkretėtirės tė kėtij vendi tė frikshėm. Kafja qe e fortė pėr kiamet, mirėpo mua mė erdhi tepėr mirė qė ky njeri ishte kujtuar pėr mua. Murmurova disa fjalė falėnderimi dhe fillova ta pija kafenė time. Mahtabi nuk lėvizte ende.
Pas pak kohėsh u kthyen tė gjithė, u futėn nė veturė dhe mė pas me shpejtėsi tė madhe vazhduam tė largohemi nga Teherani nė drejtim tė kufirit. Ndėrkohė autostrada me rripa ndarės u shndėrrua nė njė rrugė dykahėshe, e cila tani ēonte nė drejtim tė bjeshkėve, herė pėrpjetė e herė teposhtė.
Nuk kaloi shumė kohė dhe mbi xhamat e parė mbrojtės tė veturės filluan tė kėrcitnin fluska dėbore. Vozitėsi ynė kyēi fshesėn e xhamave dhe shkrirėsin e akullit. Stuhia vetėm sa vinte e ashpėrsohej dhe pas pak kohėsh u shndėrrua nė njė furtunė tė egėr. Ndėrkohė edhe rruga u bė xham, mirėpo vozitėsi ynė nuk kishte ndėrmend ta ndalonte fare shpejtėsinė e lartė theqafėse. Edhe po tė kishim fat tė shpėtonim dhe mos tė binim nė duart e policisė, ishte e mundur qė ta humbnim jetėn nė ndonjė aksidenti qesharak, mendoja unė. Herė pas here edhe rrėshqisnim mbi akull, mirėpo vozitėsi ynė ēdoherė e vinte veturėn sėrish nėn kontrollin e tij. Shoferi ishte me tė vėrtetė mjaft i shkathėt, mirėpo po t’i duhej tė frenonte me tė shpejtė, atėherė, mendoja unė, shanset tona do tė ishin tė pakta.
Nė fund rraskapitja mundi frikėn, kėshtuqė edhe unė fillova tė dremitja, mirėpo pranė ēdo tundjeje tė veturės nė ēast bėhesha gjysmė e zgjuar.
Mė nė fund agoi dielli mbi qiellin e njė treve tė huaj, ekzotike dhe tė ēuditshme. Nė horizont, para dhe mbi ne, stivoheshin bjeshkėt e mbuluara me dėborė, majat e tė cilave atje larg, drejt perėndimit, bėheshin gjithnjė e mė tė larta dhe mė tė frikshme. Edhe mė tej voziteshim me shpejtėsi tė furishme, mbi njė rrugė tė shndėrruar tėrėsisht nė akull.
Sapo vėrejti gruaja pranė se unė isha zgjuar, u mundua menjėherė tė niste muhabet. Ajo fliste diēka, sikur tė dėshironte tė thoshte se edhe ajo do tė largohej pėr nė Amerikė. „Irani ėshtė aq i poshtėr“, murmuroi ajo. „Ne nuk na japen viza kėtu.“
Mahtabi u rrotullua nė prehrin tim, hapi gojėn nė gjumė dhe shtriqi trupin e duart nga mpirja dhe nga molisja. „Shtiru kinse nuk kupton asgjė“, i pėrshpėrita unė. „Mos u mundo tė pėrkthesh fare.“ Ajo tundi kokėn nė shenjė pohimi.
Ndėrkohė iu afruam Tabrizit dhe zvogėluam shpejtėsinė, sapo vėrejtėm se po i afroheshim njė vendkontrolli. Zemra ime ndaloi sė punuari kur para nesh pashė ushtarėt, tė cilėt ndalonin disa prej veturave, ndėrsa tė tjerave u bėnin shenjė tė vazhdonin. Vetura jonė qe njėra prej atyre tė ndalurave kuturu. Njėri nga oficerėt, njė pasdar i ri dhe i pacipė, futi kokėn pėrmes dritares sė veturės dhe filloi tė bisedonte me vozitėsin. Ndala frymėn. Unė dhe Mahtabi me vete kishim pasaportat tona amerikane. Vallė ishim tė shenjuara tani ne nė ndonjė listė klandestinėsh tė kėrkuar nga policia? Pasdarani bisedoi vetėm shkurt me vozitėsin dhe i bėri shenjė me dorė se mund tė vazhdonim, pa kėrkuar tė kontrollonte dokumentet tona tė legjitimimit. Tė gjithė ne nė veturė morėm frymė shumė mė lehtė.
Vazhduam rrugėn brendapėrbrenda Tabrizit. Ishte ky njė qytet mė i vogėl se Teherani, mirėpo shumė mė i pastėr, mė i rregulluar dhe mė i freskėt. Ishte e mundur qė ky tė ishte vetėm nga efekti i dėborės tė saporėnė, apo ndoshta ky qytet paralajmėronte njė parandjenė tė lirisė. Tabrizi ishte i tėri qytet i Republikės Islamike tė Iranit, mirėpo ishte tepėr larg nga qendra e aktiviteteve revolucionare. Edhe kėtu pasdarėt dhe trupat e tjera ushtarake iranase patrullonin nė tė gjitha anėt, mirėpo unė fitova menjėherė pėrshtypjen se, qytetarėt e Tabrizit ishin tė zotėt e fatit tė tyre mė tepėr se ata tė Teharanit.
Sikur Teherani, ashtu edhe Tabrizi, ofronte njė peizazh kundėrthėnės, vetėm se kėtu nė njė masė mė tė ulėt, mes arkitekturės sė lartė moderne dhe asaj tė kasolleve gjysmė tė rrėnuara e tė kalbura. Ne Iran nė tė njėjtėn kohė mund tė ndeshje nė kulturėn e Lindjes dhe nė atė tė Perėndimit dhe ishte vėshtirė tė thuhej se cilės prej kėtyre tė dyjave duhej bindur.
Vozitėsi ynė filloi ta ngiste veturėn e tij pėrmes rrugicave tė fshehta anėsore dhe pas pak kohe frenoi pėrnjėherė. Me disa fjalė tė shkėputura nė farsi ajo gruaja e urdhėroi ēunin tė zbriste. Unė e kuptoja gjuhėn farsi aq sa pėr ta kuptuar se atij i duhej ta vizitonte hallėn e vet. Pastaj iu urdhėrua qė tė mos i fliste hallės asgjė pėr ne e as pėr qėllimin tanė. Mė pas ēuni u zhduk nė njė rrugicė tė shkurtėr, mirėpo vetėm pas pak minutave u kthye prapė dhe tha se halla nuk gjendej nė shtėpi. Nė ēast, gruaja kėrceu jashtė dhe sė bashku me tė u nis drejt rrugicės, gjė qė mua mė bėri tė shqetėsohesha pa ditur fare pėrse. Mė vonė e pata tė qartė se edhe vetėm prezenca e gruas nė veturė tek unė ndikonte tė isha e qetė, edhe pse ajo ishte vetėm njė grua e huaj. Edhe burrat ishin tė afėrt, mirėpo prapėseprapė nuk kisha dėshirė tė rrija vetėm me ta. Unė kisha dėshirė qė nė veturė tė ishte edhe njė grua tjetėr.
Mahtabi filloi tė trazohej. „Mom, nuk ndjehem mirė“, filloi tė dėneste ajo, ndėrsa balli i qe nxehur valė. Tha se i vinte pėr tė vjellė dhe nė ēast, sė bashku me tė, rrėshqita drejt anės sė shoqėruesit tė vozitėsit dhe hapa derėn me kohė qė tė villte nė kanal. Pra, edhe ajo lėngonte nga tendosja. Pritėm edhe disa ēaste, kur papritur, gruaja u kthye prapė, por tani vetėm.
Halla kishte qenė nė shtėpi, tha ajo, mirėpo nuk kishte dėgjuar trokitjet e ēunit. Menjėherė ndjeva lehtėsim, sepse gruaja vinte edhe mė tej me ne. Vazhduam rrugėn menjėherė.
Vetėm dy-tre minuta mė vonė ndaluam nė njė udhėkryq tė gjallė, ku si duket duhej tė ishte tregu i qytetit. Vozitėsi ndaloi mu para kėmbėve tė njė polici, i cili rregullonte trafikun.
„Zud bash! Zud bash! Ejani shpejt! Nxitoni!“ tha gruaja, derisa njė njeri i panjohur nga trotuari hapi derėn dhe bėri me dorė se na duhej tė dilnim jashtė dhe pastaj na hodhėn rrufeshėm brenda nė njė veturė tjetėr, e cila nė ēast ndaloi pas nesh, derisa gjatė tėrė kėsaj kohe vozitėsi ynė i mėparshėm diskutonte edhe mė tej dhe nė mėnyrė tė ndezur me policin, i cili i thoshte se nuk guxonte tė ndalonte nė atė vend. Nėse ishte ky inskenim i planifikuar mė parė, si dredhi pėr ta larguar vėmendjen, atėherė kjo funksiononte shkėlqyeshėm. Kėshtu pra, para se tė vėrente njeriu se ēfarė ishte duke ndodhur, unė dhe Mahtabi u strehuam nė veturėn tjetėr. Edhe ai burri me gjithė gruan dhe vogėlushen e tij u plandosėn pas nesh, nė ulėset e prapme dhe sė shpejti vazhduam rrugėn tutje, duke lėnė prapa vozitėsin tonė tė mėparshėm duke u grindur mė tej edhe mė zėshėm me policin. Sjelljeve tė tilla nė Iran nuk ua vėnė veshin shumė.
Gruaja bėri me dorė drejt vozitėsit tonė tė ri, njė njeriu tė moshuar, diku rreth tė gjashtėdhjetė e pestave dhe pėshpėriti: „Mos flisni gjė me kėtė njeri. Mos lejoni tė dijė qė ju tė jeni amerikane.“
Vozitėsi dukej se ishte i shkueshėm, mirėpo ishte e mundur qė ai tė mos dinte fare se ishte i ngatėrruar nė njė dramė ndėrkombėtare. Ishte e mundur qė atij vetėm i ishte urdhėruar thjesht, pėr tė na shpėnė prej cakut A deri nė cakun B. Mbase edhe nuk dinte asgjė mė tepėr se kaq.
Vazhduam rrugėn tutje duke kaluar Tabrizin tejpėrtej dhe pastaj arritėm nė njė qytet tjetėr, ku vozitėsi vazhdoi ta ngiste veturėn e tij pėrmes rrugėve tė pafundme tė njė kuarti. Gjithkund pėrreth vėreheshin shenja tė luftės. Godina tė tėra shtėpish ishin rrėnuar nga bombat, ndėrsa tė gjitha muret ishin shoshitur nga plumbat. Nė ēdo anė patrullonin ushtarėt. Pas goxha njė kohe ndaluam nė njė rrugė anėsore, prapa njė kamioni tė kaltėr, nė kabinėn e tė cilit vėreheshin dy burra. Burri pranė shoferit zbriti nga kamioni dhe me hapa tė sigurt u nis drejt veturės sonė dhe filloi tė fliste diēka me vozitėsin tonė nė njė gjuhė tė huaj, tė cilėn unė, nė trazimin tim, e trajtoja si gjuhė turke.
Burri u kthye prapė nė kamionin qė u largua me tė shpejtė, ndėrsa ne filluam t‘u shkojmė prapa, mirėpo sė shpejti u ngatėrruam nė trafik, duke i rėnė qytetit rreht e pėrqark, pėr njė kohė tė gjatė. Pėrse zgjaste vallė kjo tani? pyeteja unė. Eni tė pėrfundojmė me kėtė. Tani ishte e shtunė, dita kur mė duhej tė shkoja sė bashku me avokatin tim pėr t’u takuar me Moodyn. Vallė, sa kohė do t‘i duhet atij ta kuptonte se unė ia kisha hedhur? Vallė, kur do ta mposhtte hidhėrimin dhe tė shkonte nė polici pėr tė mė paraqitur? Apo ndoshta tashmė e ka bėrė kėtė? Nuk dija asgjė.
Mė shkoi mendja tek Amahli. Deri mė tani nuk m’u ofrua ndonjė rast pėr t‘i telefonuar siē m’u kishte lutur ai. Me siguri qė brengosej. Ēfarė bėnin vallė tani Joe dhe John dhe prindėrit e mi nė Michiganin e largėt? Vallė, a do t'u telefonojė Moody atyre? Apo do t’i telefonojnė vetė ata pėr tė mė njoftuar pėr Dad? Ēfarė do t'u thoshte Moody, vallė? A do t‘u duhet tė brengosen tani edhe pėr mua dhe Mahtabin, sikur qė brengoseshin pėr Dad? Vallė, do t‘i duhej familjes sime nė tė ardhmen e afėrt tė bėhej gati pėr tri varrime?
Me gjithė dėshirė do tė ēirresha: Eni tani tė pėrfundojmė shpejt me kėtė!
Mė nė fund u larguam nga qyteti dhe, pėrmes njė rruge fshati, vijuam nė drejtim tė perėndimit. Orė tė tėra kalonin nė heshtje, e cila u ndėrpre vetėm njė herė: „Nakon!“, hungėroi vozitėsi i moshuar dhe hodhi shikimin drejt Mahtabit. „Nakon! Mjaft mė!“
„Mahtab, ti je duke goditur me kėmbėt e tua mbi ulėsen e tij“, i thashė asaj dhe i ngrita kėmbėt e ia vura mbi ulėsen tonė.
Vazhdonim mė tej. Nė fund, dikur pasdite, ndaluam para njė shtėpie tė braktisur pranė rrugės sė fshatit dhe nė shpejtėsi pas nesh ndaloi i njėjti kamion qė e takuam nė qytet. Me siguri qė duhet tė na ketė ndjekur prapa. Mua dhe Mahtabit na u bė me dije se na duhej tė kalonim nė kamion dhe, sapo u kacavarėm ne, vetura me tė cilėn arritėm deri kėtu, u largua me nxitim, duke na lėnė vetėm me njė vozitės tė ri dhe me njė njeri tjetėr tė panjohur.
Vozitėsi i kamionit i pėrngjante mė tepėr njė indiani se njė iranasi. Flokėt e tij tė thinjur dhe tė zez ishin tė prerė nė mėnyrė tė rregullt me kujdes, ndėrsa eshtrat e mollėzave nė fytyrė dominonin nė fizionominė e tij tė rėnduar. Kjo ēehre e tij tė fuste frikėn nė palcė.
Burri tjetėr, i ulur nė mes tė kabinės, dukej se ishte njė ēikė mė i afėrt. Ishte njė burrė shtatlartė dhe thatanik, por me njė qėndrim vetėbesues. Kur kamioni u nis prapa, pėr tė dalė nga hyrja e oborrit tė shtėpisė sė braktisur, ai filloi tė buzėqeshte dhe m‘u drejtua nė farsi: „Unė jam Mosehn.“ tha ai. Pastaj vazhduam edhe njė pjesė tė shkurtėr tė rrugės, diku rreth disa qindra metra mė tej, pastaj lakuam mbi njė rrugė qė ēonte drejt njė fshati tė vogėl, pėrgjatė tė cilit vėreheshin kasolle tė vogla tė shkapėrderdhura dhe, ndonėse bėnte acar i hidhur, gjithkund pėrreth pėrjashtė ladronin njė mori fėmijėsh tė zbathur, tė veshur nė rrobat e tyre tejet tė varfėra. Ndaluam pėrnjėherė dhe shoferi ynė kėrceu nga kamioni. Pastaj vrapoi drejt njė muri tė ngritur prej gurėsh dhe u ngrit lart qė tė mund ta shihte rrugėn pėrtej. Rruga ishte e lirė; bėri me dorė se mund tė afroheshim. Mosehni rrėshqiti nė ulėsen e vozitėsit dhe filloi ta ngiste kamionin centimetėr pas centimetri. Njė derė e hekurt u hap hapakrah dhe ne u futėm brenda. Pas nesh dera e hekurt u mbyll nė ēast.
„Zud bash! Zud bash!“ thoshte Mosehn.
Unė dhe Mahtabi rrėshqitėm nga kamioni nė njė oborr tė baltosur pėrplot me pula dhe me dele. Filluam t'i shkonim prapa Mosehnit, duke u ngatėrruar nė baltė dhe mė pas u futėm nė njė lloj plevice tė ngritur nė mes tė oborrit. Disa prej shtazėve dhe shpezėve tė tjera na vinin prapa; disa prej tyre u futėn brenda sė bashku me ne.
Muret e plevicės nga betoni vetėm sa e rritnin tė ftohtit, i cili depėrtonte deri nė eshtra dhe na bėnte tė dridheshim. Fryma ime rrinte pezull nė ajėr para meje, sikur tė ishte re e akullt, derisa i pėshpėritja Mahtabit: „Tani e tutje duhet tė shtiresh se je njė ēupėz e drojtur. Mos pėrkthe asgjė pa tė thėnė unė dhe mos lejo t‘u bėsh me dije qė ti i kupton ata. Tė lutem vetėm shtiru, kinse je e molisur dhe tė flihet. Ne nuk duam qė kėta njerėz tė mėsojnė diēka pėr ne.“
Pėrqafova fėmijėn tim qė tė mund tė ngrohnim njėra-tjetrėn dhe fillova ta vėshtroja plevicėn rreth e rrotull. Mbi dysheme vėreheshin tė shtrira e tė radhitura shtrojė tė gjata nga stofi i larmishėm me ngjyra tė ndezura, tė mbėrthyera tok, tė holla dhe tė pambushura mirė, tė cilat mė tepėr u ngjanin mbulesave tė arnuara, se sa dyshekėve, ndėrsa mbi mure vėreheshin tė varura mbulesa tė ndryshme. Burrat sollėn brenda njė stufė kerozini dhe e mbushėn me lėndė djegėse. E ndezėn dhe pastaj me njė lėvizje dore kėrkuan nga ne qė tė uleshim pranė. Derisa punonin edhe mė tej, njėri prej tyre goditi mbi stufė dhe njė ēikė kerozine spėrkati jashtė. Mė kapi frika se si zjarri do tė mund tė digjte mbulesat tona.
Iu afruam furrės dhe u ulėm sa mė afėr qė ishte e mundur, ndėrsa mbi trupat tanė hodhėm edhe disa batanie tė lagėshta e tė ftohėta, mirėpo stufa e vogėl pothuaj nuk ndihmonte fare kundėr kėtij tė ftohti mpirės. Era e fortė e kerozinės sė djegur filloi ta rėndonte ajrin nė dhomė. Ishte vėshtirė tė rrija ulur nė njė vend dhe e qetė dhe nuk e dija se, nėse mė nxehtė e kishim me batanie tė lagėshta apo pa to. Kėshtu pra prisnim ngjarjet qė duhej tė ndodhnin.
„Unė do tė kthehem mė vonė“, tha Mosehn dhe doli jashtė, sė bashku me njeriun tjetėr.
Pas pak kohėsh nė plevicė hyri njė grua. Ishte e veshur me rroba kurde, tė cilat dallonin aq kėndshėm nga rrobat e pangjyra tė grave tė Teheranit. Mbi trupin e saj, njėrin mbi tjetrin bartte disa shtresa fustanash tė larmė rudha-rrudha, tė shtrėrnguar dhe tė lidhur ngjitur, tė lėshuar teposhtė rreth belit, duke lėnė kėshtu pėrshtypje qė kofshėt t'i kishte mė tė fryra. Mbi shpinėn e saj kishte lidhur njė foshnjė tė vogėl, diku rreth njėvjeēe, koka e sė cilės ishte e madhe si e atij shoferit tonė fytyrėngrysur dhe me tipare tė ngjashme tė fytyrės sė tij. Me siguri se duhet tė ishte i biri i tij, mė shkoi mendja.
Kjo grua ishte njė objekt serioz studimi, me lėvizjet e saja permanente, e cila filloi tė pastrojė sabzi dhe, mė pas doli jashtė. Pėrmes derės sė hapur e vėreja tek spėrkaste tėrė oborrin. Pas pak kohe u kthye sėrish brenda dhe nga dyshemja filloi t‘i ngrinte shtrojat e arnuara dhe qilimin lecka-lecka, pastaj i paloi tė gjitha nė njė anė dhe filloi ta fshinte dyshemenė e zhveshur me njė fshesė prej shkurre, me thupra tė lidhura tok pėrmes njė lecke. Derisa ishte e zėnė me kėtė punė, disa pula shpėrthyen brenda nė plevicė, ndėrsa gruaja filloi t‘i trembte pėrjashta me fshesėn e saj provizore dhe mė pas vazhdoi tė pastronte sėrish.
Ēfarė duhej ndodhur tani? pyetja unė. Vallė, do tė kthehen me tė vėrtetė Mosehni dhe tė tjerėt tė na marrin nga kėtu? Sa mund tė di kjo grua pėr ne? Pėr ēfarė nėne dhe ēfarė bije na mbante kjo? Ajo nuk ofronte asnjė pikėmbėshtetje qė tė mund tė mėsonim ndonjė gjė pėr tė, por vetėm na injoronte derisa bėnte punėt e saj shtėpiake.
Pas pak na la vetėm pėr njė kohė tė shkurtėr dhe pastaj u kthye prapė, tani duke sjellė pėr ne bukė, djathė dhe ēaj. Djathi qe aq i fortė sa as unė dhe as Mahtabi nuk mundėm ta pėrtypnim fare, edhe pse ishim shumė tė uritura, prandaj pimė vetėm ēajin dhe u munduam tė kapėrdinim copa tė thata buke aq sa mundėm.
Mbrėmja kaloi nė njė heshtje brejtėse dhe pa bėrė asgjė. Unė dhe Mahtabi vetėm dridheshim nga tė ftohtit dhe nga frika. Tani me tė vėrtetė ishim tė braktisura dhe rrinim ulur diku nė njė zgrip tė shkėputur tė njė populli, nė vendin e tė cilit madje edhe nė kushtet mė tė mira jeta ēohej nė mėnyrėn mė primitive. Po t'u shkonte mendja kėtyre njerėzve tė na plaēkitnin, ne tė dyja nuk do tė kishim shans fare pėr t’u mbrojtur. Kėshtu pra ne i ishim dorėzuar vetėm mėshirės sė tyre.
Pritėm edhe pėr disa orė derisa tė kthehej Mosehn sėrish. Nė njė mėnyrė nė sjelljet e tij vėrehej thuaja njė lloj fisnikėrie. Unė isha e vetėdijshme se nė pafuqinė time ishte e natyrshme qė ndaj secilit njeri, i cili do tė dilte nė rolin e mbrojtėsit tonė, tė ndiej simpati. Ishte e tmerrshme dhe pikėlluese qė pas vetes kishim lėnė Amahlin. Sė pari, unė kisha frikė nga ajo gruaja nė auto; mė pas mu asaj i zura besė. Tani kėtu ishte Mosehn. Jeta ime - dhe e Mahtabit - prej tani gjendej nė duart e tij. Dėshira ime ishte qė pranė tij tė ndjehem e sigurt. Mua mė duhej tė ndjehesha e sigurt pranė tij.
„Ēka keni ju nė ēantėn tuaj?“ pyeti ai.
Fillova ta zbrazja ēantėn time, nga e cila nxora tė gjithė librat vizatimorė tė Mahtabit, disa rroba tona tė pakta, ca stoli dhe disa monedha tė tjera, pastaj monedhat e metalta, tė cilat m’i kishte dhuruar Amahli pėr t’i telefonuar rrugės, pasaportat tona amerikane; tė gjitha kėto i vura mbi dyshemenė prej guri.
“Betaman“, tha Mosehn. „M’i jipni mua.“

 
Vlersim i shkrimit:
   
imi


RE: Roman - pjesa fundit, 25.Jun.2003 20:30


Papritur para nesh dėgjova disa zėra. Zemrėn time e kaploi zhgėnjim i thellė. Kėta duhet tė jenė pasdarėt, isha e sigurt nė kėte. Vallė, do tė duhej tė na zinin kėta, tani qė pėrjetuam tėrė kėtė tmerr dhe qė kishim kaluar kaq rrugė tė gjatė?
Por „njeriu, i cili qe kthyer prapė“, vazhdoi tė printe mė tej mjaft i shkujdesur dhe pas disa ēastesh ndeshėm nė njė kope delesh. Sa e ēuditshme ishte tė ndeshje pikėrisht kėtu kėto kafshė! Vallė, si mund tė mbijetonin kėto dele nė kėtė klimė kaq tė ashpėr? Madje edhe mishi e tyre duhet tė jetė si lėkurė, mendoja unė, mirėpo duke ua pasur lakmi pėr mbulesat e tyre tė leshta.
Sapo u afruam pranė vėrejta burrin plak, skautin tonė, tė filloi tė bisedonte me bariun, njė njeri tė veshur i tėri nė tė zeza, pranė tė cilit gjithė ēfarė mund tė vėreja qenė vetėm konturet e fytyrės dhe kėrraba e tij.
Bariu i deleve pėrshėndeti me zė tė ulėt „njeriun i cili qe kthyer prapė“. Pastaj, nga duart e tij mori frenjtė e kalit dhe filloi tė na printe mė tej, duke i lėnė pas delet e veta dhe duke pėrdorur shkopin e tij pėr tė mbajtur drejtpeshimin. Nė mėnyrė instinktive u ktheva prapa pėr ta parė edhe njė herė atė mbrojtėsin tim, mirėpo ai u largua tutje pa thėnė njė fjalė lamtumirėse.
Burri plak u largua sėrish pėrpara pėr ta hulumtuar rrugėn, ndėrsa ne tė dyjave na printe bariu.
Kaluam mbi njė kodėr, pastaj edhe njė tjetėr. Ne ia dilnim disi tė mbaheshim mbi kalė, mirėpo duart mė dukej se mė ishin shkėputur nga trupi dhe kishin ngrirė pėr jelen e kalit. Mė pastaj nuk i ndieja se i kisha fare. Ne nuk do t’ia dalim, qaja unė nė vete nė heshtje. Pra, edhe pas tė gjitha kėtyre mundimeve nuk do t’ia dilnim. Nė pėrqafimin tim Mahtabi dridhej papushuar dhe kjo ishte dėshmia e vetme se ishte gjallė.
Ndėrkohė, krejt rastėsisht, shikova lart dhe para nesh, mbi kreshtėn e njė kodre tė pjerrėt, vėrejta diēka tejet tė frikshme: hije tė zeza si lugetėrish ngriheshin lart, mbi qiellin e llahtarshėm, tė ndritshėm nė tė bardhė dhe tė mbytur. Atje lart mbi kuaj vėreheshin disa kalorės. „Pasdarėt“, pėshpėrita unė nė vete.
Nga tė gjitha goditjet mė tė hidhura tė fatit tim, qė mund tė paramendoja tani, ishte rėnia nė duart e pasdarėve mė tronditėsja. Tashmė kisha dėgjuar aq shumė rrėfime pėr pasdarėt dhe qė tė gjitha ishin tė hidhura. Padyshim se ata tė gjitha viktimat e tyre femra, mė parė i dhunonin pashmangshėm, pastaj i vrisnin duke mos pėrjashtuar madje as ēupėzat e vogla. Mė pushtuan tė ngjethurat kur m’u kujtua motoja e tyre e neveritshme: „Njė femėr nuk duhet tė vdesė e virgjėr.“
Po tė ishte e mundur tė paramendoje tė ngjethura mė tė thella, tė papėrjetuara deri tani, tani i vėreja ato.
Vazhduam tutje.
Pas pak kohėsh para nesh u dėgjuan sėrish zėra, por kėsaj radhe mė tė zhurmshėm dhe tingėllonin si grindje. Tani isha e sigurt se kishim rėnė nė duar tė pasdarėve! Mbėrtheva Mahtabin edhe mė fuqishėm, e gatshme pėr ta mbrojtur, ndėrsa nga dhembja dhe nga tmerri, filluan tė mė rridhnin lotėt dhe tė mė ngrinin mbi faqe.
Bariu ndaloi kalin me shumė kujdes.
U ndalėm tė pėrgjonim.
Era bartte zėrat deri tek ne. Para nesh qėndronin disa njerėz, tė cilėve, siē vėrehej, aq ua bėnte pėr ta fshehur praninė e tyre, mirėpo ngjyra e zėrit tė tyre tani nuk tingėllonte si ndonjė grindje.
Mbetėm tė prisnim derisa tė kthehej burri plak, mirėpo ai nuk kthehej dot. Filluan tė kalonin kėshtu minuta tė tėra tė tendosura.
Nė fund bariut si duket iu mbush mendja se mund tė ishim tė sigurt tė vazhdonim mė tej, prandaj hoqi kalin pėr frerėsh dhe filloi tė printe me nxitim, nė drejtim tė zėrave para nesh.
Derisa vazhdonim kėshtu tė afroheshim tutje, mushka ngriti veshėt pėrnjėherė, sapo dėgjoi hingėllimat e kuajve tė tjerė dhe mė pas ndeshėm njė grup njerėzish prej katėr vetave, tė cilėt llafosnin mes vete tė shtendosur thua se gjendeshin nė ndonjė piknik normal. Pranė tyre vėreheshin edhe tre kuaj tė tjerė.
„Salam!“, tha njėri prej burrave me zė tė ulėt. Mu nė mes tė kėsaj stuhie ky zė m'u duk i afėrt, mirėpo megjithatė m'u desh edhe njė kohė pėr ta njohur fytyrėn e kėtij burri. Ishte ky Mosehn! Ai ishte kthyer qė ta mbante fjalėn e tij tė dhėnė. „Deri mė sot nuk kam marrė kurrnjėherė me vete ndokė pėrtej kufirit“, tha prijėsi i banditėve. „Por kėsaj radhe juve do t’ju marr dhe qė sonte do t‘ju shpie pėrtej. Zbritni tani nga kali poshtė.“
Sė pari i zgjata Mahtabin, ndėrsa vetė rrėshqita poshtė me shumė mirėnjohje dhe nė ēast ndjeva se edhe kėmbėt e mia mė ishin mpirė njėsoj, sikundėr edhe duart, kėshtuqė nuk mund tė qėndroja mė kėmbė fare.
Mosehni mė shpjegoi se i tėrė plani duhej ndryshuar, sepse dje pasdite, kur ishte qėlluar vetura jonė dhe ishte ndaluar nga ushtarėt, ne kishim shpėtuar vetėm nė saje tė djallėzisė sė vozitėsit, i cili nga hiēi kishte shpikur njė shpjegim mbi praninė tonė nė zonėn kufitare-luftarake. Kjo ngjarje kishte zhvendosur ushtarėt dhe policinė nė njė gjendje gatishmėrie tė lartė, kėshtuqė Mosehnit i dukej se ishte tepėr e rrezikshme qė kufiri tė kalohej pėrmes veturės sė ndihmės sė shpejtė dhe me kėtė tė rrezikonim t'u nėnshtroheshim edhe njėherė pyetjeve dhe kontrollit. Mu pėr kėtė ne do tė na duhej qė tani e tutje rrugėn pėr nė Turqi ta vijonim duke kalėruar pėrmes bjeshkėve tė zhveshura e tė rrezikshme dhe sa mė larg tė gjitha rrugėve.
„Lėrini Mahtabin tė kalėrojė mbi njė kalė tjetėr me njėrin prej kėtyre burrave“, m'u drejtua Mosehni nė farsi.
„Jo, nuk dua“, filloi tė qante Mahtabi nė ēast.
Pas pesė ditėsh me radhė arratie dhe orėve tė pafundme tė urisė e tė dhembjeve tė tjera nė atė rrėmujė, nė fund ajo u dorėzua. Mbi faqet e saj filluan tė rridhnin lotėt, tė cilėt krijonin heje tė vogla akulli nė shallin e saj. Ishte kjo hera e parė tė qante, ēasti i parė i dėshpėrimit tė saj, ē‘prej se pranoi tė nisej pėr nė Amerikė pa lepurushin e saj. Ēupa ime e vogėl dhe e guximshme kishte pėrballuar gjithė kėtė pa u ankuar fare, deri nė kėtė ēast, kur kėrcėnohej tė ndahej nga unė. „Mommy, unė dua tė rri pranė teje“, dėneste ajo.
„Shhhht“, iu drejtova unė. „Mė nė fund ne veē sa nuk kemi arritur. Tani jemi krejt afėr kufirit. Nėse kalojmė vetėm edhe njė copė tė shkurtėr tė rrugės, atėherė ne do tė gjendemi nė anėn tjetėr tė kufirit dhe pastaj do tė shkojmė pėr nė Amerikė. Ndryshe ne na duhet tė kthehemi tek Daddy. Tė lutem, e bėj ti kėtė vetėm pėr hatrin tim.“
„Por, unė nuk dua tė kalėroj vetėm mbi kalė“, pėrsėriti ajo duke dėnesur.
„Njėri prej kėtyre burrave do tė kalėrojė me ty.“
„Por, unė nuk dua tė kalėroj pa ty.“
„Duhesh patjetėr. Kėta kėtu e dinė mė mirė se ēfarė duhet bėrė. Tė lutem, vepro ashtu siē thonė kėta. Ti duhet t‘u besosh fjalėve tė tyre.“
Diku thellė nė shpirtin e saj Mahtabi gjeti fuqinė qė i duhej. Fshiu lotėt dhe mori kurajo. Tha se do ta bėnte gjithė atė ēfarė do tė kėrkonte Mosehni, mirėpo vetėm pasi ta kryente njė ēikėrrimė. „Mua mė duhet...“, tha ajo. Aty, nė mes tė bjeshkėve, nė errėsirė tė thellė tė asaj nate, e rrethuar nga burra tė panjohur, nė mes tė stuhisė sė akullt dhe tė hidhur, u lirua.
„Mahtab“, i thashė unė. „Mė vjen keq pėr gjithė kėtė. Unė nuk e kam ditur se si e gjithė kjo do tė jetė kaq e mundimshme. Pastaj, unė nuk di edhe se si do t’ia dalėsh ti, por nuk di as pėr vete se si do t’ia dalė nėse do t’ia dalė fare.“
Edhe pse e tėra e molisur, ndėrsa nga uria dhe tė ftoftit dridhej pandėrprerė, nė kėtė erė tė akullt dimri, Mahtabi mori veten. „Do ta bėj“, tha ajo me plot vendosmėri. „Unė jam e fuqishme. Unė do ta bėj gjithė atė ēfarė mė duhet qė tė arrij nė Amerikė:“ Mė pas shtoi: „Unė e urrej Daddyn, sepse vetė ai na detyroi tė veprojmė kėshtu.“
Pastaj e lejoi njėrin prej burrave, i cili tashmė ishte ulur mbi njė kalė tė ri, qė ta ngriste lart dhe ta vinte para, nė prehrin e tij, ndėrsa Mosehni mė ndihmoi qė unė tė hipja mbi njė kalė tjetėr dhe njėri prej burrave filloi t’i tėhiqte frerėt. Burrat filluan rrugėn duke na prirė mė kėmbė mua e Mahtabit dhe dy kuajve tė tjerė rezervė. Kėshtu pra vazhduam mė tej. U ktheva prapa tė shihja se ē’bėnte Mahtabit. I dėgjoja hapat e kalit mbi tė cilin kalėronte ajo, mirėpo kalin dhe Mahtabin nuk i shihja dot.
Bėhu e fortė, ēupa ime, i thosha asaj nė heshtje, por edhe vetes.
Nata e tmerrshme dhe e pafundme zgjaste ende. Kodrinat para nesh bėheshin mė tė pjerrta. Herė poshtė e herė lart. Kur do ta arrijmė vallė, mė nė fund, kufirin? Pyetja unė. A ishim ne ende nė anėn tjetėr?
Ia tėrhoqa vėrejtjen prijėsit tim: “Turqia? Turqia?“ i pėshpėrita, duke treguar me dorė drejt tokės.
„Iran, Iran“, pėshpėriti ai.
Mė pas arritėm pranė njė kodre, e cila ishte tepėr e pjerrėt pėr kuajt qė tė mund tė bartnin ngarkesat e tyre. Mosehni urdhėroi tė zbritnim nga kuajt dhe tė vazhdonim mė tej mė kėmbė, kodrės pėrmes shtegut tė akullt. Rrėshqita nga kali, por kėmbėt e mia ishin tė pafuqishme pėr tė ndenjur hipur. Njėra shputė imja m'u ngatėrrua nga fundet e gjata, ndėrsa ēizmet rrėshqitėn mbi akull. Njėri prej burrave mė rroku nė ēast, para se tė shtrihesha pėrtoke dhe arriti tė mė mbronte. Pastaj mė ndihmoi tė ngjitesha kodrės pėrpjetė, duke mbajtur shtrėngueshėm duart e mia. Pas meje njėri prej burrave tė tjerė ngriti Mahtabin mbi supe dhe filloi ta bartte kaliboē. Me fuqinė e fundit dhe me vendosmėrinė time mundohesha tė vazhdoja mė tej, mirėpo me rrėshqitjet dhe rrėzimet e mia tė pandėrprera si dhe nga ngatėrrimet pėr fundet qė bartja, tėrė bandėn e detyroja tė ngadalėsohej.
Mė nė fund, kur arritėm mbi majėn e kodrės nė trurin tim tė shteruar rrokullisej ideja se si kėtu duhet tė ishte kufiri, pasiqė kjo kodėr ishte mė e pjerrėta nga tė gjitha tė tjerat.
„Turqia? Turqia?“ e pyetja njeriun, i cili mė mbante pėr dore.
„Irani, Irani“, ma ktheu ai.
Pėrsėri u ngjitėm mbi kuaj dhe filluam tė shkonim tani teposhtė, por saora ngecėm midis pirgjeve tė larta tė dėborės. Kėmbėt e para tė kalit tim u pėrthyen nė gjunjė, ndėrsa kėmbėt e mia shtynė dėborėn. Burrat filluan ta tėrhiqnin me forcė dhe ta ngrenin lart, derisa kafsha e guximshme nuk arriti tė ngrihej nė kėmbėt e saj dhe tė bėhej gati pėr tė vazhduar rrugėn.
Kėshtu u afruam rrėzė kodrės dhe arritėm pranė njė gremine, njė grope tė hapur, e cila ishte skalitur thellė nė pllajė, duke ndarė kėtė kodėr nga tjetra.
Prijėsi im u kthye prapa dhe u afrua pranė meje, aq afėr fytyrės sime sa mund ta shihja qartė. Vuri gishtin mbi buzėt e tij dhe unė mbajta frymėn.
Tė gjithė burrat pritėn pėr disa ēaste nė heshtje tė thellė. Nė kėto bjeshkė tė larta ishim tė sigurt se nuk vėreheshim, mirėpo rrafshnalta para nesh, e mbuluar me dėborė, ndriēohej nga njė dritė e turbullt qiellore, kėshtuqė hijet tona do tė konturoheshin mbi sfondin e bardhė dhe tė rrėshqitshėm.
Prijėsi im mė tėrhoqi vėrejtjen mbetesha e qetė.
Nė fund, njėri prej burrave filloi tė bėnte hapat e tij pėrpara me shumė kujdes. Menjėherė, sapo doli nė plato, nė fytyrėn e tij vėrejta fizionominė e tij tė zbehtė. Pastaj u zhduk.
Disa ēaste mė vonė ai u kthye prapė dhe filloi t‘i pėshpėriste Mosehnit diēka nė vesh, ndėrsa ky ia pėrcolli atė prijėsit tim gjithnjė duke pėshpėritur. Pastaj prijėsi m'u drejtua mua me njė zė gati tė pakapshėm.
„Duhet t’ju bartim ndaras nė anėn tjetėr“, tha ai nė gjuhėn farsi. „Ky shteg i kėsaj gryke, pėrmes tė cilit duhet tė kalojmė tani, ėshtė tepėr i ngushtė dhe i rrezikshėm. Pra ne na duhet qė sė pari t’ju kalojmė ju dhe mė pas fėmijėn tuaj.“
Mosehni nuk mė la shans tė kundėrshtoja, por u nis para me nxitim. Prijėsi im hoqi frerėt e kalit tim dhe me tė shpejtė, por mjaft qetė dhe filloi t‘u shkonte prapa hapave tė Mosehnit, duke mė ndarė kėshtu nga Mahtabi. Mua mė mbeti vetėm t‘i lutem Zotit qė ajo tė mos e vėrente mungesėn time.
Pastaj dolėm mbi plato dhe filluam tė kapėrcenim pranė tė ēarės sė madhe, duke u munduar ta kalonim sa mė shpejt dhe sa mė qetė qė ishte e mundur. Sė shpejti ndeshėm nė njė shteg mjaft tė ngushtė, tė gjerė sa pėr tė kaluar vetėm njė kalė, i cili ēonte pėrmes shkėmbinjve tė ngrirė. Vazhduam rrugėn mbi shtegun e ngrirė akull, i cili pasqyrohej mjaft kthjellėt mbi sipėrfaqen e pjerrėt tė shkėmbit. Prej kėtu shtegu ēonte teposhtė shpatit, drejt anės tjetėr dhe mė pas lart mbi rrafshnaltė. Kėta njerėz ishin me tė vėrtetė mjeshtėr tė zanatit tė tyre, kėshtuqė vetėm dhjetė minuta mė vonė u gjendėm nė anėn tjetėr.
Prijėsi im ndenji pranė meje, ndėrsa Mosehni u kthye prapa pėr ta sjellė Mahtabin. Unė mbeta ulur mbi kalė, duke heshtur vazhdimisht, duke u dridhur nga tė ftohtit dhe duke pritur plot trishtim. Vėshtrimet e mia mundoheshin ta ēanin errėsirėn. Ju lutem, ju lutem, kthehuni shpejt, qaja nė vete. Mė kapi frika se Mahtabi do tė mund tė shpėrthente nė histeri.
Mė nė fund ajo arriti e mbėrthyer ngjeshur nė kraharorin e njėrit prej burrave, duke u dridhur e tėra dhe duke mos mundur tė zaptonte veten, mirėpo tėrė kohėn ishte e zgjuar dhe e qetė.
Pas kėsaj prijėsi im ndeshi shikimin tim dhe tregoi drejt tokės.
„Turqia! Turqia!“, pėshpėriti ai.
„Al-hamdu lilah!“ thashė unė, duke dėnesur thellė. „Shyqyr Zotit!“
Megjithė ngricėn e paimagjinuar, pėr njė ēast mė pėrshkoi njė ngrohtėsi e kėndshme. Ne ishim nė Turqi! Tani ne ishim jashtė Iranit!
Por, megjithatė, ne edhe mė tej nuk ishim tė lira. Po tė na diktonin kufitarėt turq, do tė mund tė hapnin zjarr mbi njė bandė ilegale kontrabandistėsh. Dhe, po t‘i shpėtonim njė sulmi tė tillė, atėherė turqit me siguri do tė na burgosnin dhe pastaj do tė na duhej t’u pėrgjigjeshim edhe shumė pyetjeve. Mirėpo, nė njė gjė isha e sigurt: Amahli mė kishte siguruar se pushtetarėt turq nuk do tė na kthenin prapa nė asnjė mėnyrė dhe tė na dorėzonin tek zyrtarėt iranas.
Njė ndjenjė e ftohtė dhe e tmerrshme mė pėrshkoi trupin. Me drithmė nė zemėr m'u kujtua se, derisa unė e prisja Mahtabin nė njėrin cep tė grykės, tashmė kisha qėndruar nė Turqi rreth njėzet minuta, ndėrkohė qė ajo ishte ende nė Iran. Falė Zotit, kjo e vėrtetė mė erdhi nė kokė atėherė, kur i tėrė rreziku tashmė kishte kaluar.
Pėrsėri fillova tė ndjeja erėn e akullt. Ne gjendeshim edhe mė tej nė mes tė bjeshkėve dhe nė mes tė stuhisė, kėshtuqė vetėm njė vijė imagjinare kufitare mes dy shteteve, mbi njė kartė gjeografike, nuk mund tė sillte dot ngrohtėsi tė vėrtetė, e cila tani na duhej si kurrė mė parė. Ēfarė ēmimi mė duhej tė paguaja unė vallė, pėr lirinė tonė? Isha e sigurt se disa prej gishtėrinjve tė mi tashmė i kisha humbur, por mė mbante shpresa se Mahtabi do tė kalonte mė mirė.
Pastaj u ngjitėm sėrish mbi njė kodėr tjetėr me njė pjerrtėsi marramendėse. Kėsaj radhe rrėshqita nga kali dhe rashė mbi dėborė, para se tė mund tė mė ndihmonte prijėsi im. Ai dhe Mosehni mė ngritėn mė kėmbė dhe mė ndihmuan tė ecja. Edhe pėr sa kohė do tė ndikonte adrenalina? pyetja unė. Me siguri jo aq gjatė.
Pėr disa ēaste kisha pėrshtypjen se mendja ime braktisi trupin tim. Njė pjesė imja, nė mėnyrė tė distancuar dhe shtanguar, veneronte shkathtėsitė e njė qenie tė dėshpėruar, derisa ngjitesha kodrės pėrpjetė. Bėja sehir me veten time se si mundohesha tė pushoja pak, derisa vrapoja tatpjetė. Pastaj vėshtroja vetėn time se si luftoja tė ngjitem sėrish lartė, mė kėmbė.
„Edhe sa kodra i kemi pėrpara“, e pyeta Mosehnin.
„Nazdik“, tha ai. „Nuk jemi larg.“
Megjithė kėtė iformatė tė paktė, e ndjeva veten njė ēikė tė lehtėsuar, mirėpo mua mė duhej nė mėnyrė urgjente ngrohja dhe pushimi. Ka kėtu afėr ndonjė vend ku do tė gjenim strehim dhe ku do tė mund tė rimerrnim veten?
„Ajo para nesh ėshtė e fundit“, tha Mosehni duke pėshpėritur.
Kėsaj radhe kėmbėt mė tradhtuan tėrėsisht, sapo rrėshqita nga kali. Fillova tė rropatem mbi dėborė me kėmbė e duar, por nuk arrija tė rrija mė kėmbė, madje edhe me ndihmėn e dy burrave. Pastaj edhe kėmbėt e mia nuk ndjeja tė ishin tė ngjitura pėr trupin tim dhe se, edhe pranė kėtij tė ftohti tė paimagjinuar, kisha bindjen tė digjesha e tėra flakė.
„Da daghighe digar“, tha dhe tregoi me dorė lart. „Vetėm edhe dhjetė minuta.“
„Ju lutem, mė lejoni tė pushoj pakėz“, e luta unė.
Prijėsi im nuk lejoi kėtė, por mė ngriti mė kėmbė dhe filloi tė mė tėrhiqte para. Kėmba ime rrėshqiti mbi akull dhe unė u luhata aq shumė sa qė as atij nuk i shkoi pėr dore tė mė mbante pėr dore. U plandosa poshtė shpatit dhe rrėshqita diku rreth tri metra, para se tė ndalesha e shtrirė si njė pirg, e tėra pa frymė. Prijėsi vrapoi drejt meje me nxitim.
„Nuk ia dal dot“, rėnkova unė.
Prijėsi im ftoi nė ndihmė Mosehnin dhe ai u duk nė ēast.
„Mahtab,“ pėshpėrita unė. „Ku ėshtė Mahtabi?“
„Ajo ėshtė mirė. Burrat janė duke e bartur.“
Mosehni dhe prijėsi im mė ngritėn lart. Tė dy burrat ngritėn duart e mia mbi supet e tyre, pastaj mė ngritėn nga toka dhe vazhduan tė mė tėrhiqnin zvarrė, lart shpatit tė pjerrėt, pa thėnė njė fjalė, derisa kėmbėt e mia lėronin dėborėn duke u lėkundur andej-kėndej.
Megjithė peshėn qė bartnin, hapat e tyre i hidhnin duke mos ndjer lodhje dhe duke marrė frymė fare lirshėm. Disa herė liruan shtrėrngimin e tyre duke dashur tė mė linin tė ecja vetėm, mirėpo ēdoherė gjunjėt e mi thyheshin nė ēast dhe atyre u duhej tė mė bartnin tutje.
„Ju lutem, mė lejoni tė pushoj njė ēikė!“ u thashė unė.
Zėri im i dėshpėruar e detyroi Mosehnin tė mėshirohej dhe tė mė ndihmonte tė shtrihesha mbi dėborė. Pastaj vuri dorėn e tij tė akullt mbi ballin tim, qė tė bindej nėse isha me temperaturė. Fytyra e tij - apo ajo ēfarė mund tė vėreja unė - linte tė vėreje pėrshtypje brenge dhe dhembshurie.
„Nuk do t‘ia dal dot“, gulēoja unė. Isha e bindur se do tė vdisja qė kėtė natė. Unė vetė nuk do t’ia dilja, por sė paku Mahtabin e largova jashtė Iranit. Sė paku tė shpėtojė ajo.
Kjo mjaftonte.
„Mė lini kėtu“, i thashė Mosehnit. „Vazhdoni ju mė tej me Mahtabin dhe kthehuni nesėr tė mė merrni mua.“
„Kurrsesi!“ tėrfėlloi Mosehni ashpėr.
Autoriteti i zėrit tė tij mė bėri tė turpėrohesha mė tepėr se njė flakareshė mbi fytyrė. Si mund tė lejoja unė vallė njė gjė tė tillė? mė shkrepi nė kokė. Vallė, sa kohė tė gjatė kisha pritur unė kėtė ditė. Pra, mua mė duhej tutje.
„Okay“, pėshpėrita.
Mirėpo nuk kisha fuqi. Tė dy burrat mė ofruan nė ndihmė fuqinė e vet si kompensim pėr pafuqinė time, duke mė ngritur sėrish mė kėmbė dhe filluan tė mė hiqnin zvarrė kodrės pėrpjetė. Aty-kėtu pirgjet e dėborės u arrinin mbi gjunjė dhe, sado qė ishin tė sigurt mbi kėmbėt e tyre, prapėseprapė u duhej tė ngatėrroheshin me ngarkesėn e tyre tė mjerė. Disa herė edhe u ngatėrruam qė tė tretė mbi dėborė, mirėpo burrat nuk donin tė dorėzoheshin lehtė dhe, sa herė qė rrėzoheshim, tė dy ata nė ēast ngrenin shpatullat e tyre pa komentuar asgjė, pastaj mė hiqnin pėr duar dhe vazhdonin tė mė tėrhiqnin zvarrė mė tej.
Mendja ime m’u turbullua. Mbase po humbja vetėdijen.
Mė dukej disi si tė isha disa vite mė pas dhe tė dėgjoja Mahtabin duke mė pėshpėritur nga larg: “Mommy!” Ajo ishte pranė meje. Dhe ishim mu nė majė tė bjeshkėve.
„Pjesėn tjetėr tė rrugės mund tė kalėroni“, tha Mosehni.
Vuri njėrėn dorė mbi kofshėt e mia, ndėrsa me tjetrėn mbajti fuqishėm kėmbėn time. Burri tjetėr bėri tė njėjtėn gjė nė anėn tjetėr dhe mė pas, qė tė dy, nga ana e prapme e kalit ngritėn trupin tim tė ngrirė nga tė ftohtit dhe e vunė mbi shpinėn e tij. Pastaj vazhduam rrugėn.
Disi ia dola tė rrija mbi kalė derisa tė arrinim poshtė. Ne edhe mė tej na mbėrthente terri, edhe pse e dija se sė shpejti duhej tė gdhinte. Nuk munda t‘i dalloja fytyrėn Mosehnit kur ndaloi para meje dhe filloi tė tregonte me gishtin e tij nė njė drejtim, derisa unė nė largėsi vėrejta njė dritė tė turbullt llambash. „Ne duhet tė shkojmė atje“, tha ai. Mė nė fund arritėm strehimin tonė. Me fuqinė time tė fundit vazhdova tė luftoja qė tė rrija mbi shalė edhe nė kėtė pjesė tė fundit tė rrugės, nė kėtė natė tė papėrshkruar dhe tė pafund.
Kalėruam diku edhe rreth dhjetė minuta kur u dėgjuan tė lehnin qentė, tė cilėt paralajmėronin arritjen tonė. Sė shpejti iu afruam njė shtėpie tė fshehur nė mes tė bjeshkėve. Disa burra dolėn jashtė nė oborrin e pėrparmė, tė cilėt, si duket, ishin duke na pritur. Derisa po afroheshim mė tej, vėrejta se ajo nuk ishte gjė tjetėr pėrveē njė kasolle e mjerueshme, njė strehė e vetmuar pėr kontrabandistėt nė pjesėn lindore tė kufirit tė Turqisė.
Brenda nė shtėpi burrat pėrshėndetėn bandėn tonė me buzėqeshje tė gjerė dhe me dėrdėllitje tė gjalla. Mosehnin dhe burrat e tjerė i vendosėn nė mesin e tyre dhe filluan t’ua uronin misionin e tyre tė suksesshėm. Ai burri, i cili kishte kalėruar sė bashku me Mahtabin, e vuri atė mbi dysheme me shumė kujdes dhe pastaj iu bashkangjit tė tjerėve nė ceremoni. E paaftė pėr tė lėvizur kėmbėt dhe pėr tė zbritur nga kali, u lirova nga jelja, pastaj rrėshqita anash dhe e tėra e ngurtė dhe pa u vrejtė fare nga njeri, rashė mbi kthinėn e ulėt prej betoni. Mahtabi vrapoi drejt meje pėr tė mė ndihmuar, ndėrsa burrat - madje edhe vetė Mosehni - dukej tė na kishin harruar tėrėsisht. Disa prej tyre u kujdesėn pėr kuajt, ndėrsa tė tjerėt u futėn brenda nė shtėpinė e ngrohtė.
Duke mobilizuar fuqinė time tė fundit, fillova tė zvarritem barkas me ndihmėn e duarve, duke tėrhequr pas vetes kėmbėt e mia tė ngathėta, ndėrsa Mahtabi u mundua tė mė tėrhiqte. Bėrrylat e mi gėrvishtnin mbi betonin e fortė dhe tė ftohtė derisa shikimin e ngrirė e mbaja ngulitur mbi derė.
Arrita disi tė afrohem deri te pragu i derės. Vetėm atėherė Mosehni vėrejti mjerimin tim dhe nė ēast u ngrit mė kėmb dhe me ndihmėn e burrave tė tjerė mė tėrhoqi brenda nė shtėpinė tepėr modeste. Mosehni filloi tė m’i zbathte ēizmet nga kėmbėt e mpira, ndėrsa unė ulėrija nga dhembjet. Mė pastaj burrat na bartėn mua dhe Mahtabin nė mes tė dhomės dhe na urdhėruan qė tė shtriheshim pranė njė stufe me dru tė skuqur nga zjarri.
Kaloi mjaft kohė derisa munda t‘i lėvizja muskujt e parė. Vazhdova tė rrija edhe mė tej e shtrirė dhe e qetė, duke dashur tė ēlodhesha sa mė shumė pranė stufės sė ngrohtė.
Ngrohtėsia tani tek unė ndikonte si njė tonikum, i cili dalngadalė zuri tė ma ngrohte edhe zemrėn. I dhurova Mahtabit njė buzėqeshje. Ne ia dolėm! Tani ishim nė Turqi!
Mė nė fund munda tė ulesha dhe fillova t‘i ngjeshja gishtėrinjtė e kėmbėve dhe tė duarve, qė ta bėja tė mundur qarkullimin e gjakut nė ta. Si shpagim i kėtij masazhi filluan tė mė pushtonin dhembje tė forta dhe tė zjarrta.
Me tė kthyer tė vetėdijes, nė hundė zuri tė mė depėrtonte edhe kutėrbimi, i cili mbretėronte nė atė dhomė. Ndėrkohė mė kaploi sėrish frika. E tėrė shtėpia ishte e mbushur pėrplot me burra; vetėm burra dhe - unė dhe Mahtabi. Tė gjithė ne sė bashku shlodheshim pranė zjarrit. Vėrtet ne tashmė ishim nė Turqi, mirėpo isha e vetėdijshme se edhe mė tej gjendeshim nė mėshirėn e njė grupi kontrabandistėsh tė kundėrligjshėm pėr tė mirė dhe pėr tė keq. Mos vallė na sollėn kėta burra deri kėtu dhe tani na nėnshtronin me tortura tė papėrfytyrueshme? Vallė ishte edhe Mosehni i tillė, i gatshėm tė bėnte njė gjė tė tillė?
Si duket, pasiqė e kuptoi frikėn time, njėri prej burrave solli ēaj pėr mua dhe pėr Mahtabin. Futa nė gojė disa kokrra sheqeri dhe fillova ta rrufis ēajin tim pėrmes kėtyre kokrrave, ashtu siē bėnin tė gjithė iranasit. Nė tė vėrtetė unė nuk i hidhja sheqer kurrė ēajit tim, mirėpo tani mė duhej energjia. E inkurajova Mahtabin qė edhe ajo tė merrte sheqer sa mė shumė, sepse ai ta ndihmonte.
Mbase kaloi njė orė e tėrė kėshtu derisa pėrftova pėrshtypjen se mund tė ecja sėrish. U ngrita mė kėmbė, por nė ēast u ngatėrrova e pasigurt.
Sapo Mosehni vėrejti kėtė, bėri me dorė qė t'i shkonim pas, duke na prirė mua dhe Mahtabit sėrish pėrjashta, nė njė muzg tė akullt, duke i rėnė shtėpisė rrotull, drejt pjesės sė prapme tė oborrit, ku gjendej edhe njė kasolle tjetėr.
U futėm brenda nė njė dhomė tė mbushur pėrplot me gra dhe fėmijė. Disa prej tyre llafosnin mes vete, ndėrsa tė tjerat, tė mbėshtjella nė batanie dhe tė shtrira mbi dysheme, vėreheshin tė kredheshin nė gjumė tė thellė.
Me tė hyrė brenda disa gra, tė veshura nė shumė shtresa tė trasha fundesh kurde, nxituan drejt nesh. Mosehni e prezantoi njėrėn prej tyre nė farsi: „Kjo ėshtė motra ime!“
Mosehni hodhi nė stufė dru dhe tha: „Nesėr do t’ju shpiem deri nė Van.“ Pastaj u kthye sėris nė shtėpinė e burrave.
Motra e Mosehnit na ofroi disa mbulesa tė rėnda, tė mbushura me pendla dhe pastaj pėr ne siguroi njė hapėsirė tė vogėl mbi dyshemenė e stėrmbushur, ngjitur pėr muri dhe mjaft larg zjarrit.
Ndėrtesa ishte e ftohtė dhe e lagėsht. Unė dhe Mahtabi filluam ta pėrkėdhelnim dhe ta fėrkonim njėra-tjetrėn nėn mbulesat tona.
„Ne jemi nė Turqi. Tani jemi nė Turqi.“ Mahtabin e pyesja pandėrprerė: „E beson ti kėtė, Mahtab?“
Ajo mė mbante ngjitur fuqishėm pėr trupin e saj, derisa nuk e kaploi gjumi i thellė. Ishte kjo njė ndjenjė e mrekullueshme qė e kisha nė pėrqafimin tim dhe mundohesha qė nė gjumin e saj tė pabrengė tė gjeja edhe pėr vete njė ēikė ngushėllim. Nė kokėn time rrapėllonin edhe mė tej shumė dyshime, ndėrsa trupin ma sulmonin dhembje pulsive, ndėrkohė qė mė mundonte edhe nė uri e ngjajshme me ate tė ujkut. Mė nė fund bėra disa orė njė gjumė tė trazuar. Kohėn mė tė madhe e kaloja duke iu lutur dhe duke iu falėnderuar Zotit, qė na kishte mundėsuar tė arrinim deri kėtu, por nga ai kėrkoja edhe diēka mė tepėr: Tė lutem, i madhi Zot, tė jesh me ne edhe pjesėn tjetėr tė rrugės sonė, sepse vetėm kėshtu ne do tė mund t“ia dalim.
Isha krejtėsisht e turbullt kur Mosehni hyri brenda diku rreth orės tetė tė mėngjesit, pėr tė na marrė me vete. Edhe pse kishte fjetur vetėm disa orė, ai dukej mjaft i freskėt. Mahtabi zgjohej me ngadalė, derisa nuk i shkrepi nė kokė se ne tanimė gjendeshim nė Turqi. Nė ēast kėrceu mė kėmbė dhe filloi tė bėhej gati me plot zell pėr t‘u nisur nė rrugė.
Edhe unė isha shlodhur njė ēikė. Ne gjendeshim nė Turqi. Mahtabi ishte pranė meje. Trupin e ndieja sikur tė mė kishte rrahur ndokush me dru, mirėpo tani i ndieja prapė tė gjallė gishtėrinjtė e mi tė kėmbėve dhe tė duarve. Edhe unė isha e gatshme pėr rrugė. Mosehni na priu jashtė, drejt njė veture relativisht tė re, tė pajisur me zinxhirė dėbore. Derisa futeshim nė auto, prapa timonit vėrejtėm qė tashmė tė ishte ulur njėri prej kontrabandistėve.
Filluam me itenerarin tonė, pėrmes njė rruge tė ngushtė malore, e cila ēonte pėrbri humnerave qė shtriheshin njėra pas tjetrės. Me siguri qė asnjėri prej parmakėve rrugorė nuk do tė na ndihmonte tė shpėtonim, po ta pėrjetonim ndonjė aksident. Pėr fatin tonė vozitėsi ynė ishte njė ngasės i shkathėt, por edhe zinxhirėt e dėborės ndihmonin mjaft. Rruga e ngushtė ēonte gjithnjė drejt maleve pėrpjetė, nė brendi tė Turqisė, duke u larguar ndėrkaq gjithnjė e mė shumė nga Irani.
Pas pak ēastesh ndaluam para njė shtėpie fshati, tė ndėrtuar rrėzė njė shpati dhe pastaj na urdhėruan qė tė futeshim brenda, ku po na priste njė mėngjes me bukė, ēaj dhe shumė djathė tė fortė dhe tė prishur. Edhe pse isha e uritur tmerrshėm, hėngra krejt pak, mirėpo me shumė afsh piva disa gota ēaj me shumė sheqer.
Njė grua solli pėr Mahtabin njė gotė qumėsht dhie tė ngrohtė. Mahtabi provoi qumėshtin, por mė pas tha se mė me dėshirė do tė pinte ēaj.
Mė vonė brenda hyri njė grua jashtėzakonisht e trashė dhe pa dhėmbė fare, me fytyrėn tėrėsisht tė rrudhur dhe me flokė tė thinjur para kohe, nga jeta e ashpėr nė bjeshkė. Dukej sikur t‘i kishte tė tetėdhjetat. Pėr ne kishte rroba tė reja. Mua dhe Mahtabit na ndihmoi tė vishemi sipas dokeve tė tyre kurde, mirėpo, kėsaj radhe me variacione tė kėtushme turke.
Vazhduam tė rrinim ulur edhe pėr njė kohė duke mos bėrė asgjė, kėshtuqė ndėrkohė fillova edhe tė shqetėsohem. Pyeta dikė se pėrse prisnim kėtu dhe mėsova se Mosehni kishte vajtur pėr nė „qytet“ pėr ta sjellė njė veturė tjetėr. Mes tjerash mėsova edhe se gruaja e moshuar dhe e trashė ishte e ėma e Mosehnit. Edhe gruaja e tij ishte aty. Ishin kėto pėrgjigjet nė pyetjet e mia. Mosehni ishte njė shtetas turk e jo iranas. Nė tė vėrtetė ai edhe nuk ishte i tillė. Ai ishte njė njeri kurd, i cili nuk pranonte ta njihte ligjshmėrinė e kėtij kufiri qė e kaluam njė ditė mė parė.
Kthimi i Mosehnit me veturėn tjetėr nxiti gjallėri. Mua mė hodhi njė paqetė tė vogėl, tė mbėshtjellė nė letėr gazete dhe pastaj urdhėroi tė nxitonim drejt veturės. Sa hap e mbyll sytė futa paqetėn nė ēantėn time dhe u ktheva drejt tė ėmės sė Mosehnit qė t“i falėnderohesha pėr mikpritjen e saj, mirėpo ajo mė befasoi kur kaloi pranė meje dhe filloi tė kacavarej nė ulėsen e prapme tė veturės dhe mė vonė bėri me dorė qė edhe ne tė dyja tė bėnim tė njėjtėn gjė.
Njėri nga kontrabandistėt u ul pas timonit, ndėrsa pranė tij u ul njė ēun i rritur.
Tani, tė maskuar si njė familje tipike kurdo-turke, filluam rrufeshėm rrugėn tonė pėrmes rrafshnaltės. Brenda nė veturė, nga pėrmasat gjigante tė sė ėmės sė Mosehnit, ne tė dyja pothuaj humbėm. Mbase ky maskim kishte kėtė qėllim. Gjatė tėrė rrugės, pėrmes bjeshkėve tė rrezikshme pėr jetė, kėnaqėsia mė e madhe pėr tė ėmėn e Mosehnit ishte qė tė kafshonte cigaret turke dhe tė tymoste nga ato.
Sapo arritėm rrėzė malit, vozitėsi ngadalėsoi shpejtėsinė dhe sė shpejti para nesh u shfaq njė vendkontroll, njė lloj shtėpie e vogėl pėr rojė. U shtanga nė vend. Njė ushtar turk filloi tė afrohet drejt nesh dhe tė vėshtronte brenda nė veturė, duke zhvilluar me vozitėsin tonė njė lloj bisede gjepurash, derisa kontrollonte dokumentet e tij, mirėpo nga ne nuk kėrkoi gjė. E ėma e Mosehnit mbi fytyrėn e tij fryu tymin e cigares. Ushtari bėri me dorė dhe ne vazhduam tutje.
Nga kėtu rruga filloi tė zgjerohej nė njė rrugė tė shtruar dykahėshe mbi njė rrafshnaltė. Tani e tutje ne na duhej tė ndalonim pothuaj ēdo njėzet minuta, pranė ndonjė vendkontrolli. Nė ēdo ndalje zemra ime pushonte sė rrahuri, mirėpo tė gjitha kėto i kalonim gjithnjė pa vėrshirėsi. E ėma e Mosehnit na kishte kamufluar mirė me rrobat e tyre.
Me njė rast vozitėsi ndaloi pranė cepit tė rrugės, nė njė vend, nga ku njė rrugė e rrahur ēonte drejt njė fshati tė largėt me vetėm disa kasolle. Ēuni i rritur zbriti kėtu dhe u nis me vrap drejt fshatit, ndėrsa ne vazhduam menjėherė nė drejtim tė qytetit Van.
Pėrnjėherė m‘u kujtua se nė tėrė atė rrėmujė, kur u desh tė ndahemi dhe tė largohemi nga shtėpia fshatare, nuk pata mundėsi t‘i thosha Mosehnit lamtumirė, apo edhe vetėm t‘i falėnderohesha. Pėr njė kohė tė gjatė mbeta me njė ndjenjė tė ligė dhe tė mė brente ndėrgjegjja.
Pastaj m’u kujtua paqeta e vogėl qė ma dorėzoi nė ndarje dhe tė cilėn e kisha futur tė pahapur nė ēantėn time. Fillova tė gėrmoja menjėherė nė tė dhe shpalova letrėn e gazetės dhe nė tė vėrejta pasaportat tona me tė gjitha tė hollat dhe stolitė e mia. Tė gjithė dollarėt e mi amerikanė qenė aty, ndėrsa rialėt iranianė qenė shndėrruar nė njė deng tė trashė lirash turke. Mosehni mė kishte kthyer tė gjitha gjėrat, pėrveē qafores sė artė. Ishte kjo njė ndarje dhe njė fund i ēuditshėm, i njė takimi tė shkurtėr dhe tė jashtėzakonshėm. Pėr jetėn time dhe tė Mahtabit mė duhej t‘i falėnderohesha Mosehnit. Tė gjitha kėto tė holla dhe stolitė e mia nė kėtė ēast nuk mė dukeshin tė rėndėsishme. Si duket, Mosehni kishte llogaritur xherdanin e artė si njė lloj bakshishi tė merituar pėr vete.
Mė pas ndaluam nė njė rrugė tjetėr, e cila ēonte prapė drejt njė fshati tjetėr tė mjerueshėm. E ėma e Mosehnit ndezi njė cigare tė re, duke hedhur mė pas duēin e cigares tjetėr tė djegur pothuaj deri nė fund. Pastaj kėrceu jashtė veturės dhe u largua pa thėnė njė fjalė lamtumirėse.
Pas kėsaj vazhduam rrugėn me nxitim nė drejtim tė Vanit, tani vetėm ne tė dyja dhe vozitėsi ynė.
Mė vonė, pas njė kohe udhėtimi, pėrmes kėsaj krahine kaq tė mjerė vozitėsi ynė ndaloi ndanė rrugės dhe filloi tė gjestikulonte, duke u munduar tė bėnte me dije se ne tė dyjave na duhej t’i zhveshnim shtresat e jashtme tė rrobave tona. Vepruam ashtu siē urdhėroi ai dhe u zhveshėm deri nė rrobat tona amerikane. Prej tani ne tė dyja ishim vetėm dy turiste amerikane, edhe pse me pasaporta tė pavulosura.
Derisa vijonim rugėn mė tej, vėrejta se si fshatrat pranė tė cilave kalonim bėheshin gjithnjė e mė tė shpeshta dhe mė tė mėdha. Sė shpejti arritėm edhe nė paralagjet e qytetit Van.
„Nė aeroport“, u mundova t‘i shpjegoja vozitėsit tonė. Mahtabi i tha kėtė me fjalė mė tė pėrshtashme nė farsi dhe fytyra e vozitėsit ndriti sapo mori vesh. Pas pak kohėsh ndaloi para njė zyre, dritarja e sė cilės ishte stolisur me afishe tė ndryshme iteneraresh. Ne tė dyjave na urdhėroi tė rrinim nė veturė, ndėrsa vetė u fut nė zyrė. Pas disa minutave u kthye prapė dhe, me ndihmėn e Mahtabit, filloi tė mė shpjegonte se avioni i parė pėr nė Ankara do tė fluturonte pas dy ditėsh.
Ishte kohė kjo tepėr e gjatė pėr tė pritur. Ne na duhej tė niseshim sa mė parė pėr nė Ankara, para se tė fillonte ndokush tė shtronte pyetje.
„Bus?“ e pyeta unė me shpresė tė madhe.
Vozitėsi mė shikonte i irrituar.
„Otubus?“
„Ah“, psherėtiu ai nė shenjė kuptimi. Pastaj futi veturėn nė njėrin nga marshet dhe filloi tė bredhte rrugėve tė Vanit derisa arritėm para stacionit tė autobusėve. Edhe kėsaj radhe ne tė dyja duhej tė rrinim brenda nė veturė. Vozitėsi doli jashtė dhe u nis drejt stacionit tė autobusėve dhe vetėm pas pak ēasteve u kthye prapė dhe pyeti: „Lire?“
Nga ēanta ime e dorės nxora njė deng me lira turke dhe ia zgjata. Ai i mori vetėm disa monedha dhe u zhduk sėrish. Nuk kaloi kohė e gjatė dhe u gjend brenda nė veturė, duke u zgėrdhirė nė tėrė fytyrėn dhe duke shkundur nė dorėn e tij dy bileta autobusi pėr nė Ankara. Pastaj filloi tė bisedonte me Mahtabin nė farsin e tij tė ēalė.
„Ky thotė se autobusi niset tek nė ora katėr“, tha Mahtabi, „dhe se nė Ankara nuk do tė arrijė deri nesėr para mesditės.“
Shikova orėn dhe vėrejta se ishte ora njė. Pasiqė nuk doja tė sillesha vėrdallė nėpėr stacionin e autobusėve tri orė tė tėra dhe pasiqė koha e afėrt e lirisė sonė mė bėnte njė ēikė mė tė shtendosur, thashė njė fjalė qė, siē e dija mirė, do ta pushtonte edhe Mahtabin.
„Chaza“, thashė unė dhe ngrita dorėn drejt gojės. „Tė hanim diēka.“ Prej se ishim larguar nga ajo shtėpia e sigurt nė Teheran, ushqimi ynė i vetėm qė kishim ngrėnė rrugės kishte qenė buka dhe farat e lulediellit, tė cilat i kishim pėrpirė me ndihmėn e ēajit.
Vozitėsi ynė filloi tė interesohej pėr kėtė gjė nė afėrsi, prandaj na bėri shenjė me dorė qė ta shoqėronim. Pas pak kohe ne tė tre u gjendėm nė njė resorant dhe, derisa bėheshim gati tė ulemi, ai thoshte: „Tamum, tamum“, duke fėrkuar duart e veta. „Mori fund e tėra“.
Aq mirė sa ishte e mundur, iu falėnderuam kėtij njeriu pėr ndihmėn e tij, ndėrsa atij, kur deshi tė ndahej nga ne, tė dy sytė iu mbushėn me lot.
Unė dhe Mahtabi porositėm njė gjellė tė panjohur, nga menyja e pakuptueshme e restoranit nė kėtė vend tė huaj, duke mos qenė tė sigurta se ēfarė do tė na servirej. Mirėpo ne u befasuam pa masė kur u shėrbyem me njė gjellė tė shijshme, me mish pule dhe me oriz. Gjella qe me tė vėretė shumė e mirė.
Qėndruam kėshtu pėr njė kohė tė gjatė, duke ngrėnė edhe dromcat e fundit dhe duke vrarė kohėn kot sė koti, duke biseduar me afsh mbi Amerikėn. Nė brendinė time brengosesha pėr Dad. Stomaku im ishte mbushur plot, mirėpo ndjehesha e uritur pėr lajme tė reja mbi familjen time.
Ēehrja e Mahtabit ndriti pėrnjėherė. „Oh“, tha ajo. „Shiko atje. Atje ėshtė ende ai njeriu qė na ndihmoi.“
Ngrita shikimin dhe vėrejta vozitėsin tonė tė ofrohej drejt tavolinės sonė. Ai u ul pranė nesh dhe porositi ēaj dhe diēka pėr tė ngrėnė. Me siguri ndėrgjegjja e tij nuk e lejonte tė largohej, para se tė sigurohej qė ne tė dyja kishim zėnė vend nė autobusin tonė.
Nė fund ne tė tre u nisėm drejt stacionit tė autobusėve. Sapo arritėm, vozitėsi ynė kėrkoi njė burrė turk, mbase shefin e stacionit, me tė cilin filloi tė llafoste me tė pėr ne tė dyja. Burri turk na pėrshėndeti pėrzemėrsisht, ndėrsa vozitėsi pėrsėriti edhe njė herė, „Tamum, tamum“ dhe mė vonė iu mbushėn sytė sėrish me lot. Pra, prej kėtij ēasti ai na dorėzoi nė pėrkujdesjen e kėtij turku.
Burri turk na priu dhe na udhėzoi tė ulemi nė njėrėn nga ulėset pranė njė stufe drush, ndėrsa njė ēun i moshės rreth dhjetėvjeēe na solli ēaj. Mė pastaj ne duhej vetėm tė prisnim.
Sapo u afrua ora katėr, burri turk erdhi pranė nesh. „Pasaportat?“, pyeti ai.
Zemra ime filloi tė rrahte me tė shpejtė. E shikova me njė shikim tė zbrazėt, duke u shtirur kinse nuk e kuptoja.
„Pasaportat?“ pėrsėriti ai.
Hapa ēantėn time dhe, me zhgėnjim, futa dorėn brenda, duke mos mundur tė pėrfytyroja se ky burrė do t‘i kontrollonte pasaportat tona.
Pastaj me tė shpejt shkundi kokėn e tij, duke ngritur lart pėllėmbėt e duarve, duke dashur tė mė bėnte me shenjė se duhej tė pėrmbahesha. Kur u largua nga ne pėr tė kontrolluar dokumentet e udhėtarėve tė tjerė, u mundova t‘i peshoja sjelljet e tij. Si duket ai ishte i detyruar tė kontrollonte dokumentet e tė gjithė pasagjerėve. Ai e dinte qė ne kishim pasaportat tona dhe mė tej nuk donte tė dinte asgjė. Vallė, ēfarė duhet t’i ketė shpjeguar atij vozitėsi ynė?
Ne edhe mė tej gjendeshim nė njė botė pėrplot intriga, me kufij dhe dokumente legjitimimi tė njė bote sqarimesh pėshpėritėse dhe me shprehje mirėkuptimesh tė plota vetėm me tundje koke.
Zėri i njė zyrtari paralajmėronte diēka dhe unė kuptova fjalėn Ankara. Unė dhe Mahtabi u ngritėm nė kėmbė dhe filluam t‘u shkonim prapa pasgjerėve tė tjerė, tė cilėt ndrydheshin mes vete drejt njė autobusi modern ndėrurban, tė ngjashėm me njė Greyhound.
Kėrkuam dy vende tė lira nė anėn e majtė. Shumė pasagjerė tashmė gjendeshin nė bord, ndėrsa tė tjerėt vazhdonin tė kacavareshin brenda dhe pas pak kohėsh u plotėsuan pothuaj tė gjitha vendet. Motori punonte nė marshin neutral, kėshtuqė nė bord bėnte mjaft ngrohtė.
Tani na mbetej qė ta pėrballonim vetėm edhe njė rrugė njėzetekatėrorėshe deri nė Ankara dhe pastaj do tė gjendeshim nė siguri tė plotė.
Nga qyteti u larguam vetėm pėr pak minuta dhe kaluam mbi njė rrugė gjarpėruese, pėrmes bjeshkėve tė mbuluara me njė shtresė tė trashė akulli. Vozitėsi u shpėtoi pėr disa herė aksidenteve duke rrėshqitur vrullshėm kthesave tė mprehta tė pasiguruara fare me parmakė rrugėsh. O Zot, mendoja unė, arritėm vallė deri kėtu dhe tani mund tė rrėshqitnim nė ndonjė grykė?
Ndėrkohė mė mposhti njė rraskapitje e madhe. I tėrė trupi mė ishte dėrrmuar gjatė kalimit tė kufirit, mirėpo megjithatė tėra kėto dhembje nuk mund ta mposhtnin gjumin tim. Kėshtu pra, fillova tė dremitja, por edhe mė tej isha e kthjellėt, mirėpo tani nė njė mes tė ngrohtė dhe me plot ėndrra pėr ditėn e nesėrme.
Mė doli gjumi me njė hop mu nė mes tė natės sė errėt. Vozitėsi ynė kishte frenuar me tė shpejtė dhe autobusi rrėshqiti rrezikshėm derisa u ndal plotėsisht. Pėrjashta tėrbonte njė stuhi me dėborė. Para nesh vėreheshin tė ndaluar shumė autobusė tė tjerė dhe prej kėtu nė largėsi vėreja se si nė njė kthesė ishte bllokuar rruga nga dėbora nė tė cilėn tashmė kishin ngecur njė apo ndoshta dy autobusė tė tjerė dhe tė cilėt tani sapo kishin bllokuar rrugėn.
Nė afėrsi tė kėtij vendi shtrihej njė godinė, si duket njė hotel, apo restorant. Duke qenė tė bindur se kėtu duhej ndaluar pėr njė kohė tė gjatė, disa nga pasagjerėt zbritėn nga autobusėt dhe nxituan brenda, nė godinėn e ngrohtė.
Ishte koha pak para mesnatės. Mahtabi bėnte gjumė tė thellė nė prehrin tim, ndėrsa unė me njė afsh mpirės vėshtroja pėrjashta dramėn dimėrore. U thellova sėrish nė gjumė.
Kėshtu kalonin orė tė tėra dhe unė kthjellesha herė pas here duke u dridhur nga tė ftohtit, pasiqė ndėrkohė autobusi kishte ndalur ngrohjen. Mirėpo unė megjithatė ndjehesha tepėr e lodhur pėr tė lėvizur vendit, kėshtuqė thellohesha sėrish nė gjumė.
Gati sa nuk kishte aguar, kur njė zhurmė e njė pastruesi dėbore mė trembi nga gjumi, i cili lironte rrugėn para nesh. Mahtabi dridhej pandėrprerė nė prehrin tim, mirėpo flente edhe mė tej.
Mė nė fund, pas njė ndalimi prej gjashtė orėsh, vazhduam rrugėn mė tej, pėrmes krahinės sė mbuluar me dėborė.
Mahtabi filloi tė lėvizte pranė meje, pastaj fėrkoi sytė dhe pėr njė ēast, nguliti vėshtrimin e saj pėrtej dritares, para se t‘i kujtohej se ku gjendeshim. Pastaj shtroi atė pyetjen e stėrlashtė tė fėmijėve gjatė udhėtimit: „Mommy, kur do tė arrijmė ne?“
U mundova t‘i shpjegoja mbi ndalesėn e gjatė dhe i thashė: „Me siguri se do tė arrijmė shumė vonė.“
Autobusi ēalonte andej-kėndej me orė tė tėra me njė shpejtėsi theqafėse, duke shpėrthyer stuhinė therėse me dėborė. Derisa vozitėsi ynė nga autobusi i tij mundohej ta nxirrte shpejtėsinė maksimale, pranė meje rritej frika e madhe dhe vetėm prisja se si mund tė vriteshim nė ēdo kthesė tė mbuluar me akull, tė kėsaj rruge mes shkėmbinjsh. Mua mė dukej e pamundur qė nė kėtė mėnyrė autobusi ynė do tė mund tė mbetej nė trasenė e tij. Sa marrėzi do tė ishte po tė vdisnim nė kėtė mėnyrė!
Vonė pasdite autobusi ndaloi dhe ne u gjendėm sy mė sy me vdekjen. Nė mes tė rrugės para nesh vėrehej njė varavingo e madhe dhe, derisa autobusi ynė i afrohej metėr pas metri vendit tė ngjarjes, vėrejtėm se kishte ndodhur njė aksident i tmerrshėm. Sė paku njė gjysmė dyzine autobusėsh ishin rrokullisur, duke u munduar t’i shmangeshin njė kthese tė ashpėr. Shumė pasagjerė tė lėnduar vėreheshin tė shtrirė mbi dėborė dhe duke rėnkuar, ndėrsa tė tjerėt mundoheshin t‘u ndihmonin. M’u ngritėn zorrėt lart deri nė fyt.
Vozitėsi ynė priti edhe njė kohė, derisa i erdhi radha pėr tė kaluar pranė vendngjarjes sė aksidentit. U mundova tė mos shikoja fare andej, mirėpo nuk munda tė bėja ndryshe.
Ishte e papėrfytyrueshme kjo, mirėpo, sapo kaluam vendin e aksidentit, vozitėsi ynė shtypi pedalin e gazit deri nė fund. Tė lutem, i madhi Zot, na mundėso tė arrijmė shėndoshė e mirė deri nė Ankara, lutesha unė.
Filloi tė errėsohej sėrish – ishte nata e dytė e kėtij udhėtimi nė kohėzgjatje tė rėndomtė prej njėzet e katėr orėsh. Tani edhe vetė pėrsėrisja nė vete atė pyetjen e Mahtabit: Kur do tė arrijmė vallė nė cakun tonė?
Gjumė i parehatshėm dhe plot brenga vinte dhe shkonte. Pranė ēdo lėvizje ndieja dhembje nė tėrė trupin, mirėpo megjithatė mė duhej tė rrija ulur dhe tė mos lėvizja. Secili muskul nė trupin tim mė bėnte tė ulėrija. Gjatė tėrė kohės mundohesha tė rrotullohem nė ulėsen time dhe tė qetėsohem, mirėpo ishte e pamundur tė gjeja pozitė tė rehatshme.
Tashmė ishte bėrė ora dy e mėngjesit kur, mė nė fund, arritėm nė njė stacion tė madh dhe modern autobusėsh, nė qendėr tė Ankarasė. Udhėtimi ynė prej Vanit e deri kėtu, pėrndryshe nė kohėzgjatje prej njėzetė e katėr orėsh, ishte tejzgjatur nė tridhjetė e dy orė tė tėra tė mundimshme. Mirėpo tani e tėrė kjo mbeti prapa nesh.
Ishte ditė e mėrkurė, mė 5 shkurt, pikėrisht njė javė e tėrė nga largimi ynė i beftė dhe i llahtarshėm, nga pėrqafimi frymėnxėnės i Moodyt. Tani e tutje nuk mund tė dėshtonte asgjė, mendoja unė.
Sapo zbritėm nga autobusi dhe u futėm nė sallėn e pritjes tė stėrmbushur me njerėz, njė njeri shqiptoi atė fjalėn internacionale „Taxi!“ dhe nė ēast ne i shkuam prapa, duke mos dashur nė asnjė mėnyrė tė ndeshemi nė ndonjė polic.
„Sheraton. Hotel Sheraton“, i thashė unė, duke mos pasur idenė fare nėse nė Ankara gjendej ndonjė hotel i tillė.
„Na.“
„Hotel Hyatt.“
„Na.“
„Khub hotel“, thashė unė prapė. „Njė hotel tė mirė.“ Si duket ky njeri e kuptoi kėtė fjalė tė shqiptuar nė farsi dhe me nxitim mori rrugėn drejt njė kuarti tregtar tė qytetit. Derisa voziteshim pėrmes rrugėve tė qytetit, pėr njė ēast filloi ta ngadalėsonte veturėn e tij dhe bėri me dorė drejt njė godine tė ndriēuar turbullt, e cila gjatė natės ishte e mbyllur. „Amerika“, tha ai.
Ambasada! Nesėr nė mėngjes, sapo tė zgjohemi, ne tė dyja do tė shkonim tek kjo godinė.
Vozitėsi ynė ngau veturėn vetėm edhe njė rrugė mė tej, pastaj ktheu prapa mbi njė bulevard dhe pas pak kohėsh ndaloi para njė godine mjaft elegante, mbi tė cilėn nė njė tabelė nė gjuhėn angleze shkruante: HOTEL ANKARA.
Taksisti ynė bėri shenjė me dorė tė rrinim brenda nė veturė, ndėrsa vetė u fut nė hotel dhe sė shpejti u kthye prapa, sė bashku me shefin e pranimit, i cili fliste nė gjuhėn angleze.
„Po, ne kemi edhe njė dhomė tė lirė pėr sonte“, tha ai. „Keni ju pasaportat tuaja?“
„Po.“
„Atėherė urdhėroni, ju lutem. Futuni brenda.“
Taksistit tonė i dorėzova njė duē tė trashė bakshishi dhe pastaj i shkuam prapa shefit tė pranimit, i cili na priu drejt njė foajeu mjaft komfort. Aty plotėsova kartat tona tė identifikimit, nė tė cilat shėnova adresėn e prindėrve tė mi nė Bannister, Michigan.
„Ju lutem, mė jepni tani pasaportat tuaja“, tha shefi i pranimit.
„Menjėherė.“ thashė unė dhe fillova tė gėrmoja nėpėr ēantėn time tė dorės, e vendosur qė ta pėrdorja njė truk tė mėsuar mė parė nga Amahli. Kur i dorėzova pasaportat tana shefit tė pranimit tė hotelit, sė bashku me ta i zgjata edhe njė shumė prej njėqind e pesėdhjetė dollarėsh nė valutė amerikane, qė pėr tė ishte e papėrfytyrueshme. „Kėto tė holla janė pėr dhomėn“, i thashė unė.
Shefi i pranimit filloi tė pėrfillė mė tepėr tė hollat se sa pasaportat tona, prandaj mė vonė, sė bashku me njėrin nga shėrbėtorėt e hotelit, duke u zgėrdhirė gjerė, na shoqėroi drejt njė dhome, e cila na dukej se ishte dhoma mė e bukur nė botė. Brenda nė dhomė gjendeshin dy shtretėr tė butė dopio, pastaj njė sofė, njė banjo moderne dhe mjaft e gjerė me njė dhomė tjetėr tė ndarė pėr veshje dhe njė televizor. Sapo mbetėm vetėm unė dhe Mahtabi pėrqafuam njėra-tjetrėn dhe filluam ta ndanim mes vete entuziazmin tonė.
„Mahtab, mund ta besosh ti kėtė?“ e pyeta unė. „Kėtu madje mund tė pastrojmė edhe dhėmbėt, tė bėjmė dush... dhe tė flemė.“
Papritur shumė Mahtabi u nis nė banjo pėr ta pastruar nga vetja e saj pėrgjithmonė gjithė Iranin, duke e fėrkuar tėrė trupin fort.
Papritur, nė derėn tonė u dėgjua njė trokitje e zėshme.
E dija mirė se ishte ēėshtja e pasaportave. „Kush ėshtė?“, pyeta.
„Shefi i pranimit“, u dėgjua njė zė i mbytur.
Hapa derėn dhe vėrejta shefin me pasaportat tona nė duar. „Prej nga i keni ju kėto pasaporta?“ pyeti ai me zė tė ashpėr. „Kėto pasaporta nuk kanė viza fare dhe nuk kanė vulė udhėtimi pėr nė Turqi.“
„Nė rregull, nė rregull.“ i thashė unė. „Me tė vėrtetė ėshtė njė problem qė do ta sqaroj nesėr nė mėngjes. Sapo tė zgjohem nesėr do tė nisem pėr nė ambasadė.“
„Jo, jo. Ju nuk mund tė rrini kėtu kurrsesi. Pasaportat tuaja nuk janė nė rregull dhe unė jam i detyruar tė telefonoj nė polici.“
Oh, vetėm kėtė mos e bėj pas gjithė asaj ēfarė pėrjetuam.
„Ju lutem“, i thashė unė me afsh. „Bija ime sapo ėshtė futur nė banjo. Ne jemi aq tė lodhura dhe tė uritura dhe kemi shumė tė ftohtė. Ju lutem, na lejoni tė rrimė kėtu vetėm sonte dhe nesėr herėt do tė nisemi pėr nė ambasadė.“
„Nuk bėn. Mua mė duhet tė telefonoj nė polici“, pėrsėriti ai. „Ju lutem, ju duhet ta lironi dhomėn sa mė parė.“
Zėri i tij tingėllonte i butė, por i vendosur. Sado qė i vinte keq pėr ne, megjithatė nuk guxonte ta rrezikonte vendin e tij tė punės. Priti edhe njė kohė, derisa t‘i futnim gjėrat nė ēantėn time tė dorės dhe pastaj na priu deri nė foaje.
Pėr dy minuta tė tėrė ishim tė sigurta, mendoja unė nė ato ēaste me shpresė tė humbur.
Gjatė zbritjes poshtė nė foaje provova edhe njė herė: „Do t‘ju jap tė holla mė tepėr. Ju lutem, na lejoni tė rrimė kėtu vetėm sonte.“
„Jo, jo. Nuk bėn. Ne jemi tė detyruar t‘i paraqesim nė polici tė gjithė tė huajt qė kalojnė natėn kėtu. Pra, ju nuk mund ta kaloni natėn kėtu.“
„Por, a mund tė rrimė atėherė kėtu, nė foaje, deri nesėr nė mėngjes? Ju lutem, mos mė detyroni tė largohem pėrjashta me bijėn time, nė kėtė tė ftoht tė hidhur.“
Nė kokėn time mė erdhi njė ide. „Ėshtė e mundur tė telefonojmė nė ambasadė?“ e pyeta. „Ndoshta ėshtė e mundur tė bisedojmė edhe nė kėtė kohė me ndokė qė tani t‘i sqarojmė tė gjitha.“
Shefi i pranimit u tregua i gatshėm ta bėnte gjithė atė qė ishte nė mundėsinė e tij, nė pėrputhje me rregullat dhe filloi t‘u binte numrave tė telefonit tė ambasadės. Pastaj bisedoi pėr disa ēaste me ndonjėrin dhe mė zgjati receptorin. Nė anėn e kundėrt tė aparatit qe njė burrė amerikan, njė rojė e marinės.
„Ēfarė ka ndodhur, Ma“am?“ pyeti ai me njė zė i cili shprehte njė nuancė zemėrimi.
„Mua nuk mė lejojnė tė kaloj natėn kėtu, pasiqė pasaportat tona nuk janė tė vulosura. Unė dhe bija ime kemi nevojė pėr njė dhomė pėr tė fjetur. Ju lutem, a ėshtė e mundur qė tė vijmė nė ambasadė nė kėtė kohė?“
„Jo. Nė asnjė mėnyrė!“ ulėriu ai me hidhėrim. „Ju nuk mund tė vini kėtu kurrsesi.“
„Por, ēfarė na duhet bėrė atėherė?“ vazhdova tė ankohem unė tepėr e frustruar.
Zėri i tij ushtarak tingėlloi edhe mė akullt. „Por, si keni mundur tė arrini ju kėtu nė Turqi dhe tė mos u vulosen pasaportat?“
„Kėtė gjė unė nuk do t“jua thosha pėrmes telefonit. Ndoshta do tė duhej tė mendoni se ēfarė jeni duke folur.“
„Por, nė ēfarė mėnyre keni arritur ju kėtu nė Turqi?“ pyeti ai prapė.
„Duke kalėruar.“
Ushtari i marinės filloi tė qeshte me zė dhe tė mė shpotiste. „Dėgjoni, zonjė, tani ėshtė ora tre e mėngjesit“, tha ai. „Unė nuk kam kohė tė bisedoj me ju pėr gjėra tė tilla. Ēėshtja juaj nuk ėshtė ēėshtje e ambasadės. Ēėshtja juaj ėshtė problem pėr policinė. Ju lutem, lajmėrohuni nė polici.“
„Ju nuk guxoni tė ma bėni njė gjė tė tillė!“ u ēora unė nė aparat. „Ne jemi duke iu shmangur policisė tashmė njė javė tė tėrė, ndėrsa ju mė thoni se mė duhet t‘u paraqitem atyre. Ju duhet tė mė ndihmoni.“
„Jo. Ne nuk jemi tė detyruar t’ju ndihmojmė juve nė asnjė mėnyrė.“
E frustruar e tėra, vetėm njė rrugė largė lirisė, mirėpo megjithatė tepėr larg pėr shkak tė njė bote tė tillė burokratike, vara receptorin dhe i shpjegova shefit tė pranimit qė pėr tė biseduar me ndonjėrin nė ambasadė ishte e mundur vetėm nesėr nė mėngjes. Iu luta edhe njėherė tė na lejonte tė rrinim nė foaje.
„Unė nuk mund t‘jua mundėsoj tė rrini kėtu nė asnjė mėnyrė“, tha ai. Fjalėt e tij tingėllonin tė vendosura, por ngjyra e tonit e zbutur. Ndoshta edhe ky kishte ndonjė bijė tė vetėn. Toni i tij i ndryshuar mė jepte shpresė, kėshtuqė provova me njė taktikė tjetėr.
„Keni ju mundėsi tė aranzhoni pėr mua njė R-telefonatė me Amerikėn?“ e pyeta.
„Po si.“
Derisa prisnim lidhjen tonė telefonike me Banisterin nė Michigan, shefi i pranimit u shqiptoi disa tė tjerėve disa urdhra dhe nė ēast, para nesh u gjend njė njeri me njė servis ēaji, me gota ēaji mbi tė dhe me serveta tė vėrteta pėlhure. Ne tė dyja filluam tė pinim ēajin ngadalė duke iu kėnaqur kėtij ēasti dhe duke shpresuar se ndoshta nuk do tė detyroheshim tė dilnim pėrjashta nė kėtė natė tė errėt dhe tė akullt.
Nė Ankara ishte ditė e mėrkurė, mirėpo nė Michigan ishte ende e martė, nė ēastin kur fillova tė flisja me nėnėn time.
„Unė dhe Mahtabi gjendemi nė Turqi!“ i thashė.
„Falė i qofshim Zotit!“ shpėrtheu Mom. Pėrmes lotėve tė gėzimit mundohej tė mė shpjegonte se motra ime Carolyn kishte telefonuar nė Teheran dje nė mbrėmje, pėr tė biseduar me mua dhe se Moody i kishte shpjeguar me hidhėrim qė ne tė dyja ishim zhdukur dhe se ai nuk dinte asgjė se ku ishim. Pastaj ata ishin brengosur shumė.
Me shumė frikė shtrova pyetjen time, duke iu frikėsur pėrgjigjjes: „Si ėshtė babai?“
„Ai ėshtė duke u mbajtur ende“, tha Mom. „Madje ai nuk vajti fare nė spital. Ja ku ėshtė. Tani do ta ofroj aparatin pranė shtratit tė tij.“
„Betty!“ shpėrtheu im atė nė aparat. „Jam i lumtur pa masė qė ia dolėt. Tė lutem, ejani nė shtėpi sa mė shpejt qė ėshtė e mundur. Unė do tė... mbahem gjithsesi derisa t“u shoh ju edhe njė herė“, tha ai me njė zė i cili sapo vinte e dobėsohej.
„Unė jam e sigurt se ti do t“ia dalėsh, Dad. Kur ėshtė vullneti gjendet edhe zgjedhja.“
Mom mori prapė dėgjojėsen dhe unė e luta qė tė vinte kontakt me atė bashkėpunėtorin e Ministrisė sė jashtme, me tė cilin kishte bashkėpunuar deri mė tani dhe qė nga ai tė kėrkonte tė mundėsonte qė ndonjėri nga Washingtoni ta sqaronte ēėshtjen time kėtu nė ambasadė, nė Ankara.
„Unė do t‘ju telefonoj prapė, sapo tė gjendem nė ambasadė“, i thashė pastaj.
Pasi mbarova me bisedėn fillova tė fshija lotėt dhe iu ktheva prapė problemit tim aktual: „Ēfarė mė duhet tė bėj tani?“ pyeta shefin e pranimit. „Unė nuk mund ta heq pas vetes vajzėn time mu nė mes tė natės pėrmes rrugėve tė qytetit.“
„Merreni njė taksi dhe provoni hotel pas hoteli“, tha ai. „Ndoshta do ta gjeni ndonjė qė do t‘ju pranojė. Ju mos i tregoni fare pasaportat tuaja nėse nuk jua kėrkojnė.“ Pastaj m’i ktheu pasaportat sė bashku me njėqind e pesėdhjetė dollarėt e mi dhe ftoi njė taksi.
Vėrehej qartė se nuk i shkonte mendja ta lajmėronte policinė. Dėshira e tij ishte qė ai vetėm tė mos kishte vėshtirėsi vetė. Sapo arriti taksia, shefi i pranimit iu drejtua vozitėsit: „Hotel Dedeman“, tha.
Nė atė hotel shefi i pranimit u tregua mė tolerant dhe, kur i shpjegova se ēėshtjen e pasaportave do ta rregullonim nė mėngjes, ai vetėm pyeti: „Mos keni ju ndonjė problem me policinė?“
„Jo“, ia ktheva unė.
„Mirė“, tha ai dhe mė preferoi tė shėnoja ndonjė emėr tė rrejshėm. Shėnova emrin tim tė vajzėrisė, Betty Lover.
Sapo u gjendėm nė dhomė unė dhe Mahtabi bėmė dush tė ngrohtė. Mė pas pastruam edhe dhėmbėt dhe na kaploi njė gjumė i thellė.
Mėngjesin e ardhshėm i telefonova Amahlit
„Bett-i-e!“ shpėrtheu ai me plot gėzim. „Ku gjendeni ju tani?“
„Esfahan!“ ia ktheva unė duke brohoritur plot gaz.
Amahli klithi nga gėzimi kur i shqiptova emrin kod pėr Ankaranė. „Jeni mirė ju? Kaluan tė gjitha pa vėshtirėsi? Janė sjellė mirė me ju?“
„Po, po“, e siguroja unė. „Tė falėnderohem, shumė tė falėnderohem! O Zot! Tė falėnderohem shumė!“
Mė pas unė dhe Mahtabi mbushėm pėrplot stomakėt tanė, duke ngrėnė pėr mėngjes vezė dhe patate tė fėrguara, tė cilat notonin nė ketchup. Pimė edhe lėng portokalli. Unė piva edhe kafe amerikane.
Pasiqė mbaruam me mėngjesin, morėm njė taksi pėr nė ambasadėn e Shteteve tė Bashkuar tė Amerikės. Derisa paguaja taksinė, Mahtabi klithi: „Mommy, shiko, shiko kėtej!“ dhe bėri me dorė drejt flamurit tė SHBA, i cili valonte lirshėm nė ajėr.
Sapo hymė brenda, njė zonje tė pranimit, e cila rrinte ulur nė njė kafaz pas xhamave tė blinduar, i shqiptuam emrat tanė dhe i dorėzuam pasaportat tona.
Vetėm pas pak ēasteve para nesh doli njė burrė qė pas zonjės sė pranimit u prezantua se ishte zėvendėskonsulli, Tom Murphy, i cili qė mė parė ishte informuar pėr ne drejtpėrdrejt nga Washingtoni.
„Me tė vėrtetė mė vjen keq pėr atė qė ju ka ndodhur mbrėmė“, tha ai. „Ju premtoj se gjatė tėrė vitit tė ardhshėm rojės sė marinės nuk do t‘i ndahet fare shtesė e rrogės! Mos keni ju dėshirė ndoshta tė qėndroni kėtu pėr disa ditė dhe tė vizitoni Turqinė?“
„Kurrsesi“, u pėrgjigja unė me njė zė ca tė lartė. „Unė dua tė largohem nga kėtu sa mė parė qė ėshtė e mundur. Mundėsisht me aeroplanin e parė.“
„Nė rregull“, u pajtua ai. „Pasaportat tuaja do t’jua rregullojmė menjėherė dhe qė sot pasdite do tė uleni nė aeroplanin e parė dhe do tė fluturoni pėr nė shtėpi.“
Pastaj na ofroi tė prisnim edhe pėr disa ēaste nė foaje. Vėshtrimi im ra mbi njė flamur tjetėr amerikan, kėsaj radhe nė shtyllėn pingule tė foajeut. Mė erdhi menjėherė njė lėmsh nė fyt.
„Mund tė besosh ti, Mahtab, se ne tani jemi nė rrugė pėr nė shtėpi?“ e pyeta. „Mund tė besosh ti fare qė ne mė nė fund do tė fluturojmė pėr nė Amerikė?“
Tė dyja sė bashku filluam ta shqiptonim njė lutje tė thjeshtė: „Tė faleminderit, i madhi Zot. Tė feleminderit.“
Derisa prisnim edhe mė tej, Mahtabi gjeti – apo ndoshta ndokush i ofroi – disa lapsa vizatimi. Mbi njė letėr tė huazuar nga hoteli ynė filloi tė vizatonte me zell, ndėrkohė qė mua, nė kokėn time mė silleshin vėrdallė mendime tė ndryshme, kėshtuqė nuk ia kisha vėnė aq vėmendjen, derisa nuk e pėrfundoi sė vizatuari dhe ma shtriu pėrpara vizatimin e saj tė gatshėm.
Lart nė ilustrimin e saj vėrehej dielli i ngjyrosur me tė verdhė. Nė sfond shtriheshin katėr radhė vargmalesh me ngjyrė kafe. Nė plan tė parė vėrehej njė varkė me vela, e cila pėrkujtonte shtėpinė tonė nė Alpena. Nė njėrėn anė fluturonte njė avion apo ndoshta ndonjė shpend. Me ngjyrė tė zezė vėrehej se ishte vizatuar njė shtėpi kurde, ashtu ēfarė kishim vėrejtur ne pandėrprerė, gjatė udhėtimit tonė. Madje ajo kishte vizatuar edhe vrima plumbash mbi muret e tyre. Mu nė mes tė vitzatimit, nė ajėr valonte njė flamur nė tė kuq, bardhė dhe nė tė kaltėr. Me njė laps tė zi Mahtabi kishte shkruar njė fjalė, e cila shndriste nga vetė flamuri
Edhe pse kėtė fjalė e kishte shkruar me germa tė pastra shtypi, megjithatė nuk mund ta lexoja, pasiqė mė rridhnin lotė papushuar. Me njė shkrim fėmijėsh Mahtabi kishte shkarravitur:

AMERIKA





Pasthėnie

Unė dhe Mahtabi arritėm nė Michigan mė 7 shkurt tė vitit 1986 dhe menjėherė pėrjetuam se liria tė ishte njė gjė madhėshtore. Gėzimi ynė qė takonim prapė Joe dhe John, Mom dhe Dad qe i papėrshkrueshėm. Kthimi ynė i ndihmoi babait tim tim tė merrte sėrish veten. Pastaj ai u bė mė i fuqishėm dhe mė i lumtur edhe pėr njė kohė tė gjatė, mirėpo mė 3 gusht tė vitit 1986 megjithatė u mposht nga kanceri, pra po atė ditė kur, dy vite mė parė unė dhe Mahtabi kishim arritur nė Teheran. Dad ėshtė duke na munguar tmerrėsisht.
Tani Mom ėshtė duke u munduar t‘i pėrshtatet jetės sė re nė mungesė tė Dad, duke qajtur shpesh, mirėpo duke qenė njėkohėsisht tepėr e lumtur qė bija dhe mbesa e saj tė kenė shpėtuar nga ferri, mirėpo ajo ėshtė duke u brengosur pėr tė ardhmen.
Joe dhe John janė duke u munduar qė tė na ndihmojnė vazhdimisht dhe me shumė afsh qė jetėn tonė ta sjellim pėrsėri nė rregull. Ata janė bijtė e mi tė mbarė, ndėrkohė qė mund tė thuhet se mė parė tė jenė burra, se sa ēuna, tė cilėt na ofrojnė fuqinė e tyre rinore si pėrkrahje tė parezervė.
Pėr mikeshat e mia Chamsey, Zaree, Alice dhe Fereshteh nuk kam dėgjuar ndonjė lajm fare. Asnjėra prej tyre asokohe nuk dinte gjė pėr planet e mia tė arratisė dhe tani mė mbetet tė shpresoj shumė qė ato pėr shkak timin tė mos kenė pėsuar vėshtirėsi. Pėr shkak tė sigurisė sė tyre unė nuk dua tė provoj vė kontakt me to nė asnjė mėnyrė.
Helen Balassanian edhe sot e kėsaj dite ėshtė duke punuar nė pėrfaqėsinė e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, pranė ambasadės zvicerane nė Teheran dhe ėshtė duke bėrė gjithė atė ēfarė ėshtė nė mundėsinė e saj pėr t’u ndihmuar tė gjithė atyre qė gjenden nė njė situatė tė ngjashme me timen. Hamidit, pronarit tė dyqanit tė rrobave pėr meshkuj, nga i cili kisha telefonuar gjithmonė me Helen, pastaj Amahlit dhe disa tė tjerėve, ua kam dėrguar nga njė lajm tė shkurtėr. Si pėrgjigje kam marrė njė letėr qė mė ėshtė dorėzuar nėpėrmjet njė personi tė tretė. Ja njė fragment nga ajo letėr:

Motrės sime tė guximshme Betty,

Si mund t“ju bėj unė me dije juve se ēfarė kam pėrjetuar kur mora letrėn tuaj? U ula prapa tavolinės sime tė shkrimit dhe pas njė kohe mjaft tė gjatė e ndjeva veten shumė mirė. Thirra gruan time dhe i tregova pėr gjendjen tuaj dhe ajo u gėzua pa masė. Ėshtė gėzim i madh pėr ne tė dėgjojmė se ju tani jeni nė shtėpinė tuaj dhe qė ia kaloni mirė. Sikundėr qė e dini edhe ju, unė e dua shumė partneren time tė vogėl M! Tėrė jetėn time nuk do ta harroj atė.
Dyqani mė ėshtė mbyllur diku para pesėdhjetė ditėsh, pasiqė unė kisha shitur disa bluza verore, tė shkruara me shkronja nė anglishte, kėshtuqė tani nuk jemi duke punuar fare. Gjendja kėtu ėshtė duke u pėrkeqėsuar dita mė ditė. Jam i bindur se ju me tė vėrtetė keni shumė fat.
Ju lutem, i thoni M. Hallo dhe i pėrshėndetni prindėrit tuaj pėrzemėrsisht.

Zoti ju bekoftė,
Hamidi

Njėri nga bankierėt e kėtushėm, i cili bashkėndjente me mua pėr fatin tim, mė ofroi kredi qė tė mund t‘i ktheja menjėherė Amahlit tė gjitha tė hollat e tij. Diku nga fundi i vitit 1986 ai kishte punuar mbi njė plan pėr arratisjen e tij, mirėpo arratia kishte dėshtuar pasiqė qenė shtrėnguar ashpėr masat e sigurisė pėr shkak tė konfliktit tė acaruar, tė cilin e provokonte furnizimi i Iranit me armė amerikane. Edhe gjatė botimit tė kėtij romani ai ėshtė duke punuar vazhdimisht nė planet e veta pėr t’u arratisur.
Ky shqetėsim i tij pėr furnizim me armė nga ana e SHBA-ve mė befasoi mjaft, sikur edhe tė gjithė ata qė cilėt vitet e fundit kanė jetuar nė Iran. Nė kėtė vend dihej qėmoti se SHBA-tė janė duke pėrkrahur tė dyja palėt njėsoj, nė luftėn mes Irakut dhe Iranit.
Ripėrshtatja e Mahtabit nė jetėn amerikane nuk ishte edhe aq e lehtė, mirėpo mbi tė gjitha ajo mbeti tė reagonte me njė elasticitet fėmijėror. Nga shkolla solli njė dėftesė tė pastėr me notat e saj qė tė gjitha pesa dhe tani ajo ėshtė pėrsėri njė fėmijė i lumtur, njė Rreze Dielli. Herė pas here ndjen mungesėn pėr Daddyn e saj, mirėpo jo pėr atė tė ēmendurin, i cli na kishte mbajtur tė ngujuara peng nė Iran, por pėr atė babain e saj tė dashur, i cili mė parė na kishte mbajtur tė dyjave pėr dore. Asaj i mungon gjithashtu edhe lepurushi i saj. Nė tė gjitha dyqanet e lojėrave kemi kėrkuar njė tė tillė, mirėpo nuk kemi gjetur njė tė ngjashėm.
Pas kthimit tonė nė Amerikė u njoha me Teresa Hobgood, njė nėpunėse nė Ministrinė e Jashtme, e cila gjatė tėrė kohės prej tetėmbėdhjetė muajsh tė mundimshėm i kishte dalė nė ndihmė familjes sime. Ajo u pajtua me mua pėr atė se mua mė duhej tė flisja gjithsesi pėr historinė time, me tė cilėn do t“ua tėrhiqja vėrejtjen grave tė tjera. Sektori ku punon Teresa vazhdon tė mbledhė edhe mė tej shėnime mbi rastet e tilla tė grave dhe tė fėmijėve amerikanė, tė cilėt edhe tani janė duke u mbajtur peng kundėr dėshirės sė tyre, si nė Iran, ashtu edhe nė shtetet e tjera islamike. Ky sektor aktualisht ėshtė duke pėrpunuar diku mbi njė mijė raste tė tilla.
Unė dhe Mahtabi jemi duke jetuar me rrezikun se mbase nuk do tė lirohemi kurrė nga mundėsia e kidnapimit nga ana e Moodyt. Ai mund tė jetė i gatshėm qė ta ndėrmarrė njė aksion tė tillė, madje edhe nga hemisfera e kundėrt e rruzullit. Hakmarrja e tij ėshtė e mundur tė na godasė nga vetė ai personalisht, por ėshtė e mundur qė kėtė ta bėjė ai edhe nėpėrmjet nipave tė tij tė panumėrt. Moody e di mirė se vetėm po t‘i shkonte pėr dore, madje disi si me anėn njė magjie, qė ta kidnaponte Mahtabin dhe ta sillte edhe njė herė nė Iran, tė gjitha ligjet e botės sė tij, tė njė shoqėrie tė ēuditshme, do tė ishin nė anėn e tij.
Mirėpo atė ēfarė Moody mbase nuk e di, ėshtė ajo qė edhe hakmarrja ime mund tė jetė e fuqishme, sikundėr ajo e tij. Ndėrkaq edhe unė kam shumė miq, si nė Amerikė ashtu edhe nė Iran, tė cilėt nuk do tė lejonin kurrė tė ngadhėnjente ai. Tani kėtu unė nuk mund t‘i shpjegoj tė gjitha masat e kujdesit tė ndėrmarra nga ana ime. Ndoshta do tė mjaftonte vetėm edhe kaq, po tė them se unė dhe Mahtabi tani e tutje jemi duke jetuar me emra tė tjerė tė rinj, diku nė njė vend tė pacaktuar nė Amerikė.
Pėr Moodyn nuk di gjė mė tepėr, pėrveē se atė, siē mėsova nga njė lajm i shkruar nga Ellen, i datės 14 korrik 1986, dėrguar nė adresėn e nėnės sime, ku ajo shkruante:

E dashura Betty,
shpresoj se kjo letėr do tė tė gjej ty shėndoshė e mirė dhe tė lumtur. Vėrtet unė kam shpresuar se ti do tė mė shkruash ndonjėherė dhe se do tė mė tregosh se ēfarė ka ndodhur me ty. Mė nė fund ne ishim edhe shoqe tė mira, apo jo?
Pas largimit tėnd ne kemi vizituar edhe disa herė burrin tėnd. Thėnė tė drejtėn, unė edhe i kam ndihmuar atij pėr tė telefonuar gjithkund, pasiqė edhe vetė unė ndjehesha e shqetėsuar sė tepėrmi. Mund tė paramendosh edhe vetė se ēfarė droje tė tmerrshme supozoja. Edhe tani jam kureshtare tė di se ēfarė ka ndodhur me ty.
Dr. Mahmoodyn nuk e kemi parė me muaj tė tėrė. Njė ditė deshėm ta vizitonim, por ai nuk qe aty. Gjatė tėrė kohės sė dimrit kemi provuar tė vėmė kontakt me tė. Dordoleci, tė cilin e kishit ngritur ti dhe Mahtabi, dita mė ditė bėhej gjithnjė e mė i ulėt, derisa njė ditė mbi tokė mbeti shtrirė vetėm njė shall ngjyrė vjollce. Ai u avullua nė erė, si duket, sikundėr edhe ti...




Fjalorth


Aahlo Alo Abbah Gungė e pamėngė, e cila edhe sot e kėsaj dite bartet mė sėtepėrmi nga mullahėt dhe burrat fshatarė

Aga Zotėri (gjithashtu edhe shprehje e zakonshme)

Al-hamdu lillah Zotit i qofshim falė

Allahu akbar Allahu ėshtė i madh (i gjithfuqishėm)

Alman Gjermani

Ameh Teze nga ana e babait, hallė

Ameh Bozorg Teze e madhe; teze e nderuar, e respektuar

Amu Dajė nga ana e babait (axhė)

Ashkali Bartės plehėrash

Ay khoda O Zot; Zoti im

Azan Thirrje pėr lutje

Azzi zam Mė e dashura ime, xhani im

Bad I keq, i lig, i poshtėr

Baba Baba; shprehje edhe pėr burra tė moshuar

Baba Haxhi Sprehje plot respekt ndaj njė burri, i cili ka vizituar Mekėn gjatė shtegtimit tė tij

Babaksheed Kėrkim ndjese!

Bakllava Embėlsirė nga mjalta

Banderi Muzikė e kėndshme popullore nga Jugu i Iranit, e cila qe ndaluar nga ana e Ayatollah Khomeinit

Barbari Bukė e thartuar simiti

Bedehman Ma jep mua!

Beshin Ulu; uluni!

Bia Eja; ejani ju!

Bibi Haxhi Shprehje respekti ndaj njė gruaje, e cila ka vizituar Mekėn nė shtegtimin e saj

Bomb Bombė
Bozorg I madh; madhėshti

Chador Shami e madhe nė formė gjysmėhėne, e cila bartet mbi kokė dhe mbi supe dhe e cila lejon qė tė vėrehen tė
lira vetėm sytė, hunda dhe goja


 
Vlersim i shkrimit:
   
imi


RE: Rekomandim, 25.Jun.2003 20:46


Vizitorė tė dashur tė Odės sė Llapit,

Me njė gjest njė ēikė tė pazakonshėm dua tė ju pėrshėndes dhe tė ju uroj ēaste tė kėndshme gjatė leximit tė kėtij romani, nė tė cilin mund tė ndesheni shumė dukuri tė shėmtuara tė nėnēmimit tė gruas. Nė rrethet konservative nė trevat tona, pra edhe nė Llap, edhe sot e kėsaj dite mund tė vėrehen pėrēmime tė tilla. Pra, derisa gruaja tė mos trajtohet e barabartė nė njė shoqėri, ajo (shoqėria) mbetet e gjykuar tė rri gjithnjė nė bisht tė ngjarjeve lukrative pėr interesin e saj.

Pėrkthyesi

 
Vlersim i shkrimit:
   
Lule fleta


Pershendetje pėr imi-n, 30.Jun.2003 10:23



Ju falenderoi shumė per mundesin qė na ofruat,ta bejmė leximin e ketij romani permes internetit,mund te them se keni bere nje pune mjaftė me vlere.
Kisha deshiruar qe sa me shume te kemi lexues qe merren me ofrimin e mundesive te tilla dhe ne kete menyr ta njofim realitetin e nje pervoje jetėsore.
Ju uroj punė tė mbar;
Lule fleta
 
Vlersim i shkrimit:
   
stendo


RE: Roman - pjesa pare, 21.Aug.2003 15:59


Tutjeta
me deshire do ta merrja direkt kete roman, nga se keshtu eshte veshtire per tu lexuar.

Ma tregoni mundesine se si mundem me ardhe deri tek romani
Falemderit
 
Vlersim i shkrimit:
   
Im Internet, Im Forum suchen nach Roman pjesa pare
  shkruaj pėrgjigje | mbrapa te Oda


Ju Faleminderit pėr Vizitėn Tuaj !


Privacy Policy | Get your own free Forum at ForumRomanum